Frederik Gjerasi: Ç’ndodhi me Hysni Kapon në Bukuresht

September 19, 2016 12:11

Frederik Gjerasi: Ç’ndodhi me Hysni Kapon në Bukuresht

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Kujtimet e Frederik Gjerasit

Mosmarrëveshjet ruso-kineze dhe reagimi i shqiptarëve

Qysh në shkurt të vitit 1960, kur Enveri dhe Mehmeti ndodheshin në Moskë, Mikojani u kish folur me orë të tëra për mosmarrëveshjet me Kinën dhe iu lut t’i mbanin gjërat sekret. Ky ishte çasti që priste

Enveri. Tani e tutje ai do t’i bënte veshët katër, që të mësonte çdo lajm që vinte nga Kina.

Ato ditë prilli në tavolinën e librave të rinj të bibliotekës gjeta një broshurë me kopertinë të kuqe me titull “Rroftë leninizmi”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Leninit. Ishte përkthyer nga gjuha

kineze në shqip, botuar në Kinë. Më tërhoqi shumë leximi që në faqet e para, aty flitej me gjuhë të fortë kundër revizionizmit të Titos, por kuptohej qartë se fjala ishte për revizionizmin e Hrushovit.

Revizionistët akuzoheshin se kishin shtrembëruar mësimet e Leninit mbi karakterin e epokës sonë, se përhapnin iluzione të gabuara mbi zbutjen e natyrës së imperializmit. Kritikohej me emër Titoja dhe nënkuptohej Hrushovi edhe për problemet e luftës e të paqes, për shkarje në pozitat e pacifizmit borgjez, për absolutizimin e rrugës paqësore të kalimit në socializëm dhe mohimin e nevojës së revolucioneve proletare e nacionalçlirimtare, e të tjera akuza në terminologjinë e asaj kohe. Zbrita nga kati i katërt të takoja shefin tonë të sektorit të propagandës, i fola i emocionuar për këtë libër që porsa kishte ardhur në bibliotekë, por ai ishte njeri i mbyllur, pinte shumë duhan e alkool, kishte halle familjare dhe nuk e prishte shumë gjakun për këto punë.

Erdhi mesi i qershorit të vitit 1960, në Tiranë të nxehtit qe rritur, ishte e pamundur të mbaje xhaketën dhe ne, punonjësit e aparatit të KQ, e linim atë varur në zyrë dhe nuk e merrnim me vete kur mbaronte orari zyrtar dhe shkonim në shtëpi. Unë isha treguar i pakujdesshëm dhe atë ditë nuk e kisha as në zyrë xhaketën. Kisha dalë nga shtëpia me një këmishë me katrore dhe mëngë të shkurtra.

Po lexoja në zyrë kur hyri Sadik Myftiu, zëvendësi i Haxhi Kroit, sekretarit të Enver Hoxhës, që mungonte atë ditë dhe më thotë: Eja shpejt, se të kërkon shoku Enver në zyrë. Në korridor takova njërin nga shokët që punonte afër zyrës time dhe i mora xhaketën, më rrinte ca e vogël. Përpara më printe Sadiku, i shkurtër e i imët, siç ishte, çeli zyrën e Haxhiut, pasi u mendua pak, hapi ngadalë derën që të çonte në zyrën e Enverit dhe më bëri shenjë të hyja. Në tavolinën përballë pashë të përkulur mbi shkresa Enverin. Ky ngriti kokën, vështroi vrenjtur në drejtimin tim dhe foli: Po ti ç’do?! U trondita. Megjithëse e dija që më njihte, u përgjigja: Më thanë se më keni kërkuar. Po ti ç’do?!, përsëriti ai me një ton më të vrazhdë. Unë ngriva. Ndjeva një zhurmë të lehtë nga mbrapa. Ktheva pak kokën. Kishte hyrë edhe Sadiku në zyrë, rrinte prapa meje dhe tani po dilte. Kuptova se Enveri i drejtohej atij e jo mua. Sadiku kishte gabuar që më “shoqëroi” deri këtu, unë fundja isha punonjës i aparatit dhe kaloja shpesh para atyre zyrave për të shkuar në bibliotekë. Më shkriu gjaku. Eja këtu pranë, Frederik, më tha Enveri me një ton të butë, do më përkthesh nga rusishtja këtë material.

Sovjetikët kishin sjellë një kopje të procesverbalit të bisedës së De Golit me Hrushovin, që kishte shkuar në Paris për mbledhjen e të katërve. Hrushovi thoshte se do të largohet pa filluar mbledhja, sepse Ajzenhaueri ka ardhur në Paris për bisedime e në të njëjtën kohë dërgon aeroplanë spiunë mbi Bashkimin Sovjetik (sapo ishte rrëzuar nga sovjetikët një aeroplan spiun U-2 dhe ishte kapur piloti amerikan). De Goli mundohej t’i mbushte mendjen Hrushovit të mos dështonte mbledhja.

Përkthimi nga rusishtja në shqip ishte i lehtë për mua. E lexova sikur të ishte shkruar në shqip. Madje një herë më ndërpreu Enveri dhe më tha të përktheja më ngadalë. Në fund më falënderoi. Kur dola nga dhoma e tij, pashë se më priste në korridor një shok i drejtorisë sonë, i cili më njoftoi se duhej të paraqitesha menjëherë te zyra e Hysni Kapos. Ky më komunikoi se nesër do të niseshim për në Bukuresht, me një delegacion që e kryesonte ai për në kongresin e partisë rumune. Në delegacion bënin pjesë edhe Sul Baholli dhe Thanas Nano. Ky i fundit ishte nëndrejtori im.

Zyrtarisht thuhej se në Bukuresht delegacionet pjesëmarrëse në kongresin e partisë rumune do të mblidheshin për të caktuar datën e mbledhjes së 81 partive, por në të vërtetë parashikoheshin ngjarje

dramatike, sepse Hrushovi nuk do të duronte dot deri atëherë pa i sulmuar kinezët. Pra, dilte e nevojshme që në delegacion të ishte dhe një njeri që të dinte mirë rusishten dhe të njihte problemet ideologjike që po rriheshin në gjirin e lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare.

Mund të përmendja me hamendje disa arsye, përse më zgjodhën mua si përkthyes. Ndoshta sepse flitej që unë e dija rusishten më mirë se shokët e tjerë, sidomos e shqiptoja mirë. Sepse kisha marrë baza më të forta se shokët e tjerë shqiptarë në gjuhën ruse. Kur isha në vitin e pestë të universitetit, ambasadori ynë në Moskë, Mihal Prifti më zgjodhi përsëri të përktheja gjatë një pritjeje në aeroportin e Moskës, kur Nexhmije Hoxha me një delegacion të Kuvendit Popullor shkonte për vizitë në Kinë. Kur fillova të përktheja përshëndetjen e përfaqësuesit të Sovjetit Suprem, Nexhmija tha se më njohu nga zëri që isha spikeri i Radio-Moskës. Pas disa muajsh, kur mbarova studimet, ajo do më emëronte në drejtorinë e saj të propagandës dhe kulturës.

Për të më marrë si përkthyes mund të ketë qenë edhe propozimi i Ramiz Alisë, i cili sapo kishte ardhur në krye të drejtorisë së propagandës dhe sillej mirë ndaj meje, ndoshta sepse në moshë isha punonjësi më i ri në aparat. Ai më thoshte se jam “nga fshati i gruas” së tij elbasanase prej familjes së respektuar të Xhuvanëve. Mund të shtoja dhe një hamendje tjetër: unë kisha diksion e zë të mirë dhe këtë ndoshta e pëlqente Enver Hoxha, i cili e kishte pasion të veçantë të dallohej për lexime pompoze të fjalimeve të tij.

Në ditët e para të atij qershori më thirri në zyrë Ramiz Alia, më tregoi një artikull të gazetës Pravda kundër dogmatizmit, që aludonte hapur kundër kinezëve dhe më tha t’ia sillja pas 3-4 orësh të përkthyer në shqip. Pa dashje dhe pa më shkuar mendja se ku ishte qëllimi, i thashë se do t’ia diktoja daktilografistes direkt dhe për një orë përkthimi do të ishte gati. Ai vështroi me një mënyrë domethënëse nga Manush Myftiu, që ndodhej aty rastësisht. Më vonë e kuptova se isha piketuar e propozuar për përkthyes. Megjithatë, Enver Hoxha donte të më provonte vetë, prandaj më thirri në zyrë një ditë përpara se Hysni Kapo të nisej për në mbledhjen e Bukureshtit më 20 qershor 1960. Duhet të pranoj se unë vërtet e shqiptoja mirë rusishten, por nuk mund të pretendoja se e zotëroja si duhet të folurit rusisht. Vetëm pesë vitet në Bashkimin Sovjetik nuk mjaftonin që të përktheja saktë në rusisht, aq më tepër që unë vetëm dy vitet e para kisha bërë mësime të rusishtes dhe nuk përpiqesha të mësoja mirë gramatikën e saj, sepse nuk studioja për letërsi. Veç kësaj, vitin e parë në universitetin e Kievit flitej dhe ukrainisht. Megjithatë, nuk mund të kundërshtoja dhe pa dashje u futa në një vorbull nga ku nuk do të dilja dot.

 

Ditët e Bukureshtit dhe radiogramet e Enverit për Hysniun

Në Bukuresht shkuam disa ditë para fillimit të kongresit të partisë rumune. Hysni Kapon e vendosën në

Frederik Gjerasi me bashkeshorten

Frederik Gjerasi me bashkeshorten

një vilë, ne të tjerët te një hotel aty pranë. Shëtitëm nëpër Bukuresht të shoqëruar nga ministri i ndërtimit i Rumanisë. Në kryeqytetin rumun atëherë bëheshin ndërtime të shumta, me të cilat ministri mburrej. Brodhëm edhe nëpër parkun e madh, që atëherë më duket mbante akoma emrin e Stalinit, ose të paktën nuk i kishin vënë ende emër tjetër.

Të nesërmen Hysniu do të dilte shëtitje nëpër rrugët e Bukureshtit. Më mori vetëm mua me vete. Nga pas vinte një oficer i sigurimit, veshur civil. Hysniu mbante një kostum veror në ngjyrë të çelët dhe

këpucë lëkure të bardha, që nuk i shihje ndër banorët e Bukureshtit dhe mua më linin një ndjesi jo të këndshme, sepse njerëzit kthenin kokën. Megjithëse ishte vapë, Hysniu mbante kollare.

Kongresi i partisë rumune mbahej në një sallë të re, të madhe, pothuaj ngjitur me ish pallatin e mbretit dhe lidhej me të me një korridor të ndërtuar posaçërisht. Në kongres, i pari nga miqtë foli Hrushovi. Ai përsëriti tezat e tij, nuk përmendi njeri me emër, por duke kritikuar “dogmatikët”, aludoi hapur për kinezët. “Disa janë larguar nga mësimet e Leninit, i cili, po të ngrihej nga varri, do t’ua tërhiqte veshin”, tha Hrushovi. Kurse kryetari i delegacionit kinez, Pen Çen, atëherë kryetar i Bashkisë së Pekinit, në fjalën e tij para kongresit iu përgjigj se “revizionistët janë larguar aq shumë nga mësimet e Leninit, sa po të ngrihej ky nga varri e të zgjaste dorën për t’u tërhequr veshin, nuk do t’i arrinte dot!” Delegatët e kongresit, natyrisht e kuptuan se për kë aludohej.

Pas dy ditësh që vazhdonin punimet e Kongresit, lajmërohemi se të nesërmen do të ketë mbledhje të delegacioneve. Atë mbrëmje vonë, më thërret Hysniu në vilë, aty vjen Andropovi, atëherë drejtor i

drejtorisë së jashtme të KQ të PKBS për vendet socialiste, i shoqëruar nga Mogjorosh, sekretar i KQ të Rumanisë, që shihte vëngër. Ai na dorëzoi një material prej 60 faqesh, të përkthyer në shqip e të

daktilografuar, ku shtroheshin të gjitha pikëpamjet e Hrushovit dhe kontradiktat me kinezët. Veprimi i sovjetikëve ishte vërtet i djallëzuar: Kur kishin aq kohë sa t’i përkthenin e daktilografonin në

shqip këto 60 faqe, përse na i sollën aq vonë në prag të mbledhjes? Me siguri që të mos kishim mundësi të përgatiteshim dhe të shkonim në mbledhje sa për të ngritur dorën “pro” në përkrahje të Hrushovit!

Shpejt e shpejt u bë një përmbledhje e materialit sovjetik 60 faqesh në vetëm 1-2 faqe, që të mund të transmetohej me radiogram nga ambasada jonë për në Tiranë. E priste Enver Hoxha, që ndiqte me

interesim të veçantë ngjarjet në Bukuresht nëpërmjet radiogrameve. Të nesërmen, kur ishim ulur në tavolinën e gjatë të mbledhjes së Bukureshtit, Hysniu më porositi të merrja një bllok e të mbaja shënim gjithçka thuhej. Unë stenografi nuk dija, por më ndihmoi përvoja që kisha fituar në universitet, kur mbaja shënim leksionet e lëndëve për të cilat nuk kishte tekste: ca fjalë shqip midis rusishtes, ca fjalë të plota e të tjerat me shkurtime, ca me shenja të veçanta, etj. Kur ndonjëherë lodhesha dhe i ndërprisja shënimet, Hysniu më binte me bërryl dhe unë vazhdoja.

Nga Tirana i erdhën Hysni Kapos me radiogram për gjithë natën idetë e fjalës, që ky duhej të mbante të nesërmen dhe vetëm në mëngjes unë e përktheva atë në rusisht. Të gjitha delegacionet u ulën rreth tryezës së gjatë në katin e dytë të pallatit mbretëror. Mbledhjen e hapi i zoti i shtëpisë, Georgiu Dezh. Ai ja dha fjalën delegacionit shqiptar, sepse ndoqi rendin alfabetik. Hysniu pyeti nëse ka mundësi të mos ndiqet rendi alfabetik, Dezhi ia dha fjalën bullgarit, duke ruajtur përsëri rendin alfabetik, që më pas u prish, sepse Hrushovi nuk duroi dot të priste radhën. Ai foli plot pasion kundër kinezëve. Ndër të tjera tha se, po të doni, jua japim Stalinin ta varrosni në sheshin Tien An Men! Pas tij u përgjigj Pen Çeni me një gjuhë edhe më të ashpër. Deri atëherë Hrushovi ndodhej në ngjitje të autoritetit të tij dhe ishte hera e parë që i kundërviheshin në mënyrë të tillë, prandaj u skuq i gjithi nga zemërimi. Mbaj mend se u bë një pushim, unë zbrita pranë sallës së madhe të kongresit, mora disa kokrra qershi dhe po ngjisja shkallët ngadalë. Kur befas, në mes të shkallëve, hapet një derë në formë perdeje, që nuk binte në sy, e cila të çonte në dhomat ku ndoshta mbreti rumun dikur sillte dashnoret ose kishte ndonjë dhomë pune. Prej andej del me vrull Hrushovi, i nxehur e i skuqur, gati sa nuk u përplas me mua. U ngjit me të shpejtë shkallëve si një derrkuc. Por u kthye befas dhe bërtiti drejt meje: “Asnjë të mos dalë gjëkundi”. Ktheva pak kokën dhe pashë Pospjellovin që kishte nxjerrë kokën te perdet e derës nga doli Hrushovi. Me sa duket, ky i kishte dhënë urdhër të shkruante përgjigjen kinezëve sipas porosive të tij.

Më egër filloi t’i sulmojë Hrushovi kinezët, të cilët përsëri u përgjigjën me të njëjtin ton. Nga vendi, si dhe të tjerët, Hysni Kapo lexoi në shqip paragrafin e parë të fjalës së tij të shkruar. Pasi e përktheva këtë paragraf prisja të lexonte Hysniu më tej, por ai më tha “vazhdo”. Vetë rrinte në këmbë dhe unë vazhdoja përkthimin e shkruar me dorë. Tashmë dihet përmbajtja e kësaj fjale, që mund të përmblidhet shkurt: Udhëheqja e partisë sonë do t’i studiojë me kujdes materialet e të dyja palëve dhe do ta thotë fjalën e vet në mbledhjen e 81 partive, që është caktuar për në nëntor në Moskë, por më parë të dyja palët le të përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Kjo natyrisht, nuk i pëlqeu Hrushovit. Ai kërkonte miratim të plotë nga të gjitha partitë e vendeve socialiste. Dhe nuk nguroi të shfaqte pakënaqësinë e tij. Në tekstin e fjalës sonë kishte një frazë që gjoja shprehte në formë figurative dashurinë e veçantë të shqiptarëve për sovjetikët: “Edhe në qoftë se në botë do të ndodhë ndonjë kataklizmë, shkruhej në tekstin tonë, arkeologët e ardhshëm do të gjejnë pranë njëri-tjetrit shqiptarët dhe rusët”. Më kujtohet se atë mëngjes, kur përktheja dhe shkruaja me të shpejtë këtë diskutim, nuk më kujtohej si thuhej në rusisht fjala “kataklizmë”, më dukej sikur ajo duhet të ishte ndryshe në këtë gjuhë, por sapo mbarova së lexuari këtë frazë, Hrushovi më ndërpreu dhe me sarkazëm tha: Lëreni atë botë kur do të jemi varrosur, ne kërkojmë të jemi bashkë dhe në unitet sa të mbetemi gjallë! Unë prita një moment mos kishte ndonjë përgjigje nga Hysniu, sepse këtij sikur i ndryshoi fytyra, por në fakt ai nuk e kuptonte rusishten, nuk më kërkoi t’ia përktheja replikën e Hrushovit dhe unë vazhdova më tej leximin.

 

Historia e rishkruar dhe mashtrimi i Thanas Nanos

Në librin “Hrushovianët”, duke i tragjedizuar gjërat, Enver Hoxha shkruan: “Shoku Hysni Kapo, në emër të Partisë dhe në bazë të direktivave të hollësishme që i dërgonim çdo ditë, shpesh dhe dy herë në ditë, sulmoi metodat komplotiste që përdorën sovjetikët, mbrojti Partinë Komuniste të Kinës dhe kundërshtoi vazhdimin e një mbledhje të tillë”. Në të vërtetë Hysni Kapo nuk e sulmoi Hrushovin, megjithëse ai një herë i përmendi emrin: “Hë, shoku Kapo, a foli Pen Çeni për bashkekzistencën paqësore?” Në të vërtetë Hysni Kapo as e përdori shprehjen “metoda komplotiste” për sovjetikët, siç thotë Enver Hoxha, as nuk guxoi të kundërshtojë vazhdimin e mbledhjes. Është e vërtetë që Hrushovi tha në fjalën e tij të dytë në mbledhjen e Bukureshtit “a doni t’ju dërgojmë ju, shoku Kapo, të merreni vesh me Maon”. Por është e sajuar përgjigja e Kapos se “unë nuk marr urdhra nga ju”. Ai vetëm përmendi se disa ditë më parë ishin mbledhur ministrat e brendshëm të vendeve socialiste dhe kishin vënë në dukje ndërhyrjet e  revizionistëve jugosllavë në këto vende. Por kjo nuk kishte fort lidhje me temën e diskutimeve në atë moment.

Enver Hoxha shkruan gjithashtu: “Andropovi, njeriu i prapaskenave dhe i intrigave (prandaj e kanë bërë edhe shef të KGB-së), ishte ndër më aktivët dhe bënte çmos që ta detyronte Partinë tonë të aderonte në komplot”. E vërteta është se Andropovi, siç e përmendëm, erdhi një natë para fillimit të mbledhjes së Bukureshtit dhe i dha Hysni Kapos materialin sovjetik prej 60 faqesh, në vend që të na e jepte 2-3 ditë përpara, kur rrinim pothuajse kot në Bukuresht. Kjo ishte vërtet një taktikë jo e ndershme e sovjetikëve. Por më vonë s’patëm ndonjë kontakt me Andropovin dhe nuk di që ai “të ketë bërë çmos që ta detyronte partinë tonë të aderonte në komplot”!

Nga të gjitha vendet socialiste të Europës Lindore kishin ardhur në Bukuresht sekretarët e parë. Është e vërtetë se në pushimin tjetër na u afrua Georgiu Dezh dhe na u lut të lajmëronim të vinte urgjent në mbledhje shoku Enver. Ne ju japim dhe avionin tonë, shtoi ai. Natyrisht, ai vinte me porosi të Hrushovit, që ndoshta dyshonte se Hysniu fliste me kokë të tij, por nuk erdhi të na e thoshte këtë vetë, siç shkruan Enver Hoxha në librin e tij “Hrushovianët”. Hysniu u përgjigj se shoku Enver nuk vjen, partia jonë do ta thotë fjalën e saj në mbledhjen e nëntorit në Moskë. Enveri ndiqte ngjarjet dhe i dërgonte radiograme Hysniut.

Ditën e fundit të mbledhjes, të premten, delegacioni kinez donte ta merrte përsëri fjalën për të replikuar ndaj disa akuzave që iu bënë. Kur nuk ju dha fjala, Pen Çeni tha se do ja jepnin çdo delegacioni një kopje të diskutimit të tyre. Erdhi njëri nga kinezët edhe te ne, kur ishim jashtë, në këmbë, të katër ne shqiptarët, dhe i dha Hysniut në dorë kopjen e materialit të delegacionit kinez. “Na, Frederik, mbaje këtë dokument të rëndësishëm në çantë bashkë me materialet e tjera”, më tha Hysniu. Unë zgjata dorën ta marr, por më doli përpara Thanasi: Po e mbaj unë, shoku Hysni, se është material i rëndësishëm.

Të nesërmen, e shtunë, u kthyem në Tiranë aty nga dreka. Sapo zbritëm, Hysniu më tha: Ti je beqar, nuk ke obligime familjare, shko lër valixhen në shtëpi dhe kthehu në zyrë të zbardhësh shënimet që ke marrë, sepse shokët e Byrosë duan të dinë sa më parë me hollësi për mbledhjen.

Më caktuan daktilografiste Zoica Kroin, një grua e urtë, punëtore dhe e sjellshme. Unë shihja shënimet dhe i diktoja. Punova me të deri vonë në darkë, pastaj erdhi një daktilografiste tjetër dhe gjithë natën zbardha mbi 100 faqe të daktilografuara. Nga ora 3 e mëngjesit daktilografistja më tha se kisha dremitur dhjetë minuta. Çdo 2-3 orë vinte vetë Hysniu ose dërgonte njeri për të marrë faqet e daktilografuara.

Të dielën, rreth orës 8 të mëngjesit, kur po përfundoja zbardhjen e shënimeve të mia, Hysniu erdhi me disa shtojca të daktilografuara që i qepi në faqet ku flitej për gjoja diskutimet e tij në mbledhjen e

Bukureshtit. I lodhur, siç isha, i vështrova ato shtojca, ku shkruhej se Hrushovi i tha Hysniut ashtu e ai ju përgjigj kështu, por s’bëra zë, tunda kokën në shenjë pohimi, firmosa poshtë materialin si procesverbal të mbledhjes së Bukureshtit dhe u nisa në shtëpi për të fjetur.

Të hënën vajta në zyrë. Më thërret Thanas Nano dhe më kërkon kopjen e diskutimit që nuk e folën dot kinezët dhe na e dorëzuan ditën e fundit në Bukuresht, e kërkonte Hysniu. Po atë dokument e morët ju, shoku Thanas, ishim të gjithë aty, kur e morët, iu përgjigja menjëherë. Ai u mendua ca i ngrysur e më tha: “Mirë, mirë, shko, por herë të tjera të jesh më vigjilent”. U nisa të dal nga zyra e tij, por kur i isha afruar derës, seç më hipi në kokë dhe iu ktheva: “Vigjilencën tregojani vetes tuaj, mos duhet të takoj shokun Hysni e ta sqarojmë?!” “Jo, nuk është nevoja”, më tha me ton më të butë, megjithëse unë i kisha folur me inat. Bëra gabim që nuk e vazhdova më gjatë këtë çështje. Thanasi mund t’i ketë thënë se e humba unë, por mua nuk ma përmendi më njeri tjetër çështjen e dokumentit. Ai me siguri vetëm dyshonte se mund ta gjente te unë dokumentin, ndryshe nuk do ta linte me kaq. Por mënyra sugjestionuese, si ma tha nuk ishte korrekte.

 

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu. Titujt janë të redaksisë.

 

Vijon

Nesër do të lexoni:

– Dënimi i Liri Belishovës dhe Koço Tashkos

-Përgatitjet e delegacionit shqiptar dhe pjesëmarrja në mbledhjen e 81 partive

-Bashkëpunimi shqiptaro-kinez, roli i Ten Hsiao Pinit dhe qëndrimi i Hysni Kapos

-Çfarë ndodhi në sallën Gjeorgjevskaja dhe si i ka pasqyruar ato Enver Hoxha

September 19, 2016 12:11
Komento

24 Komente

  1. demo September 19, 13:42

    Thanas Nano,gjarper topalli!Ka shfrytezuar tolerancen e Hyzniut dhe bindjen e Fredit.Keshtu veproi dhe Saliu.Megjithe shtesat e mevoneshme kam pershtypjen se Hysni Kapo eshte sjelle korrekt ne Bukuresht.

    Reply to this comment
    • AI September 19, 17:12

      Eshte hera e pare qe komentuesi me nick-un “intelektuali” ka dale kaq shume nga kontrolli.pas disa vitesh qe leshon kete SHIT STORM

      Me kete fajlor rrugaces dhe me keto epilepsi antikamuniste pa dashje po e vlerson enverin pafundesisht.

      Kriminalja e komentuesir intelektual-nastradinit eshte se dhe atdhetaret qe nuk e rruajne per enverin sot ky i quan enveriste.

      meshire per komentuesin intelektual qe i doli llapa ne keto forume si zvarranik enverofagos

      *****
      Kishte nje fare sensi deri nga 1996-1997 te shaje enverin.Sepse sot problemi nr-1 eshte denimi i monstres berishe,Pra mos denimi i kriminelit berishoviq dhe nderimi qe i behet tradhetarit ahmet zogolli automatikisht eshte nderimi qe i bejne sot enverhoxhes

      Ne fakt enveristet nuk perbejne me shume se 0,1 e te popullsise dhe jane jo vetem absolutisht te parrezikshem por dhe jane te mjere..jane per meshire
      Kurse populli i thjeshte qe po provon THIKEN DERI NE KOCKE ne financa dhe moral perbejne mbi 80 perqind te popullsise…Pse te ndegjojme keto pordhe te paguara te ASS-it…..pse nuk behet referendum dhe do jem i pari qe do ti kerkoj falje syzekavanozit nqe del nen 70% ne favor te xhaxhit.
      Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
      _-Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito-Rankoviqi…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem pse nuk na cliruan keta miq per fiq
      -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula
      -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla andrea stefani sali berisha…vazhdon lista me mijra qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…
      Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare
      Pra ndiqni albitrin e Enverit::
      Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
      20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
      1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
      2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
      3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
      4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
      5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
      6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
      7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
      8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
      9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
      10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
      11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
      12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
      13-në publik shfaqej rrallë
      14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
      15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
      16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
      17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
      18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
      20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
      ***
      Para pak muajsh zoti Obama vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
      Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
      Po ashtu vizitoi Vietnamin dhe ka shume fotografi me kreun e shtetit vietnamez pikerisht para bustit te Ho shi minit,kur dihet se vietnamezet vrane apo plagosi rreth gjysem miljoni ushtare amerikane..Po enveri qe nuk vrau asnje ushtar amerikan ??

      Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..
      Mos duhet te shkoje zoti Obama dhe Kongresi amerikan ti lutet dy bossave qe merren me shqiperine Elez biberaj dhe frank wisner..Aman o elez dhe fran..pushoni luften me enveri e vdekur se late koqen e namit dhe me kete ASS-in e Dites qe duket hapur qe jo vetem eshte I paguar por po na I ben Enverin Legjende
      Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot

      boll o intelektualeshi

      enveri kishte Hallatin me te madhe se ty…meshire

      Reply to this comment
  2. intelektuali September 19, 14:26

    TREGIMET E NJE “VAMPIRI” TE MONSTRES ENVER HOXHA, VAMPIR PERKTHYES QE KA ZGJEDHUR TE JETOJE NE SHBA ARMIKE TE PARTISE SE PUNES DHE QE NUK NDJEN ASNJE PENDESE SE I KA SHERBYER BESNIKERISHT NJE SISTEMI GJAKATAR, I CILI MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU TE PAFAJSHEM NE VENDIN TONE

    Ky do te ishte titulli me i sakte i intervistes se Xhevdet Shehut ne gazeten DITA me Frederik VAMPIRIN perkthyes te Enverit. Sa turp dhe sa pa moral evropian jane keto intervista rezili te Xhevdet Shehut ne gazeten DITA qe vetem tregojne per nivelin mizerabel te shoqerise sone civile, ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon t’i bashkohet Botes Demokratike dhe Antikomuniste.

    Kur lexon kete shkrim te VAMPIRIT perkthyes te Enver Hoxhes: “…Shkova ketu erdha aty, me thirri Enveri, me pas me thirri Hysniu, por me mashtroi Thanas Nano i poshter e me the te thashe…” si thashetheme shtrigash dhe shtriganesh ne kujtimet e Luciferit shqyptar, ky perkthyes VAMPIR ne sherbim te Enverit nuk kujtohet asnjehere ne kujtimet e tij qe rjedhin gjak se ku gjendet varri i intelektualeve properendimore shqyptare qe Enveri dhe aparati i tij vrastar i masakroi me nje pabesi te papare njesoj si fati i afro 800 ruseve te martuara ne Shqypni qe Enveri i masakroi me gjithe familjet e tyre? Per me teper: O Frederik VAMPIRI i Enverit ku gjendet varri i Kryeinxhinieres se Kombinatit te Drurit Misto Mame, Taisa me gjithe femijet e saj qe u zhduk menjehere pasi u spiunua nga familja e Avni Mules, nje krim qe ka mbetur i mbyllur me 7 dryne nga xhelatet e Enverit si te gjitha krimet e tij makaber. He pra o Frederik Perkthyesi, VAMPIRI i Enverit pse nuk tregon me mire per krimet e komunizmit ne Shqypni perpara se te shkruash ne DITA dacibao kineze per LOQE dhe KOQE dru me pre duke lavderuar Enverin dhe Hysniun dhe duke kritikuar Thanasin, duke perqeshur Hrushcovin qe po perpiqej te bente “socializem me fytyre NJERIU” ndryshe nga socializmi i Stalinit dhe i Maos me “fytyre KULCEDRE”.

    Dhe meso o VAMPIRI perkthyes qe me shume i ben elozhe vetes si perkthyes famoz i rusishtes, meso ketu o Frederik perkthyesi famoz i Enverit, qe Enver Hoxha te gjitha veprat e tij famoze ne kete gjuhe i ka perkthyer me ARMIQTE e Kllases qe i mbante ne burgjet e tij staliniste me patllake tek koka dhe jo me Frederiket e tu por ky perkthyes famoz i rusishtes qe po vazhdon me guxim serialet roze te Xhote Shehut pas intervistave te tij bolshevike me Nexhmijen, Viton dhe me kriminelet te tjere gjakatare te Partise se Punes, eshte shume interesante per lehtesine e tij ne tregimet tip dacibao per LOQE e KOQE dru me pre te Kohes se Qepes sovjetike dhe te cudit si nuk ndjen kurfare pendese per krimet e tyre monstruoze kunder popullates dhe kunder njerezimit ne Shqypni si pjese perberese e Aparatit gjakatar te Partise se Punes.

    PSE TREGON ME KAQ LEHTESI DHE ADMIRIM FREDERIK ENVERISTI PER KRIMINELET E PARTISE SE PUNES DHE PER SHERRET ME HRUSHCOVIN QE ISHTE I VETMI BOS KOMUNIST QE I THA NE SY MONSTRES ENVER HOXHA TE VERTETEN PER KRIMET E TIJ NE SHQYPNI?

    He pra pse keshtu o Frederik enveristi qe admiron kaqe shume Enverin dhe Hysniun dhe mallkon Thanasin e Fatos Nanos, nderkohe qe je futur ne Brimen e Miut ne SHBA qe ishte ARMIKU kryesor i Shqypnise ne vitet e tua te lavdishme si perkthyes famoz?

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 19, 15:49

      psiko merr ilaçet!
      ti vetë ke thënë se ke përkëthyer për sigurimin mor debil!!çfar mutin ke që i vërsulesh frederikut mordobiç i tredhur në bythë??

      Reply to this comment
    • kirurg September 19, 16:16

      Ndonje dite do vdesesh nga helmi yt… 😛

      Reply to this comment
    • fteri September 19, 18:07

      ……Megjithatë përkthyesi i shkëlqyer Frederik Gjerasi shkëlqen ,duket se është zgjedhur nga burra serjozë të një shteti serjozë siç ishte RPSSH-së me në krye E.Hoxhën .
      …..Jam i bindur se F.GJerasi do ti japë popullit të vetë atë që i përket ,duke patur parasyshë më tepër të vërtetën se sa udhëheqjen dhe atdheun e vetë ,ashtu si nuk do ti lejonte vetes ,ti rrëmbente popujve të tejrë atë që u përket atyre.
      …@@@@@@@Çuditem që “ato lumejtë e gjakut nuk e pasakan rrëmbyer këtë qenin me sëmundje tërbimi të ndërsyer Kundër E.Hoxhës që i nxjerrë dhëmbët duke lehur pa pushim kundër cilido që nuk i pëlqen ” !!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
    • Shpatar September 19, 19:05

      Me keto e ke pjerdhur.

      Reply to this comment
  3. nuk ka tym pa zjarr September 19, 15:44

    Doni me per belulin e paske shkruar more mik.

    Reply to this comment
  4. Dibra A September 19, 15:59

    @intelektuali
    Shko or HAJVAN se po te presin ne pskiatri.

    Reply to this comment
  5. MH September 19, 17:18

    Nuk mund te rrije pa pjerdhur intelektuali.Dhe per cudi gazrat e jashtqitjes i njerre nga “oxhaku” lart mbi germaz nen hund dhe i duken te shijshme.

    Reply to this comment
  6. Halil September 19, 18:41

    E prisja prej kohesh kete liber, jam ne Amerikke do e porosiit te ma dergojne nga Tirana .Per mua dhe Sokratin e per gjithe neve qe e kemi jetuar ate kohe Fredi na ben nje dhurate te cmuar. Fredi na jep falkte,nuk mburr asnjeri,libri ka vlere ,pandaj duhet lexuar,por jo me syza te errta sic disa lexues me lart qe ju eshte erresuar ndergjegjia.!!

    Reply to this comment
  7. Halo September 19, 19:06

    Bravo Fredi!

    Reply to this comment
  8. Mark ramy uk scotland irland September 19, 19:20

    Kujtuam se kishe kthyer patkonjt nga qielli more hajvan plak dhe na kishe lene rehat njerezine more intelektuhale.

    Reply to this comment
  9. lili September 19, 19:38

    Ndoshta u helmuar kapo ndermjet ketyre dokumentave qe ‘humben’

    Reply to this comment
  10. skifteri September 19, 20:30

    ….Për idjotin me nofkën intelektualin !
    …..Zoti na ruajë nga menëtë e kokës ,por jo për ju , do vdesishë një viktimë e demagogve dhe sharlatanve një shpifës politik kundër luftës legjendare Anti -fashiste-nac-çlirimtare kundër E.Hoxhës dhe ,një aventurjer mashtrues i historisë ,përfajqësues të interesave të ngushta të klasës shfrytëzuese si dje në kohën e zogut ,edhe sot kjo klasë politikanësh të ri të degjeneruar që po mbanë popullin në skllavëri .
    ……E.Hoxha i ktheu shqiptarët nga një popull të shtypur e të shfrytëzuar,një turmë të përgjakur skllevrish të varfër e analfabet të futur në hasmëri e gjakmarrje , e ktheu në një kombë me kulturë e dinjitet ndërkombëtar ,dhe atëdheun në një vendë të bashkuar ,të lirë ,të qytetruar,ku jetohej me nder !
    ….Vetë parulla -Popull -Parti -Enver ,jemi gati kurdoherë janë kuptim më i plotë plotë i së vërtetës. ….E.Hoxha zgjoi e drejtoi e plugoi mendjen e popullit në rrugë të drejtë , për 50 vjet ,është hero fitimtar i pa diskutueshëm …
    ……. Mjerimi juaj nuk do mëshirë se i ke kaluar të 80 -tat ! .Mendja juaj nuk ndërgjegjësohet më për ndikuar në vetëdijen tuaj në mënyrë që të dalloshë të vërtetën nga gënjeshtra ,të bardhën nga e zeza .Por ti mbete viktimë e armiqve demagog një qen i ndërsyer nga armiqtë e brendëshëm dhe të jashtëm që nuk pushon së lehuri kundër luftës Antifashiste Nacional -çlirimtare dhe udhëheqësit fitimtar E.Hoxhës .!!!

    Reply to this comment
  11. intelektuali September 19, 21:26

    Po mire o enverista te pacipe, po pse kaq mllef me intelektualin kur ai tregon vetem te VERTETEN?

    Po nga do ta mesonit ju o kaqola te Partise se Punes te VERTETEN nese nuk do te ishte intelektuali qe t’i hiqte petet e Laknorit Gjakatar dhe t’u tregonte me faktet e tij se lodrat tinzare te Enverit stalinist me Hrushcovin revizionist ishin vetem per te mbajtur pushtetin e tij absolut kriminal ne CIFLIGUN e tij feudal qe e kishte rrethuar me tela me gjemba anekend Shqypnise dhe qe vriste si zog pule ata qe e kalonin kufirin per te shpetuar koken nga PARAJSA e Enverit dhe Nexhmijes.

    Po pse besohen keto shkrime sot per LOQE dhe KOQE dallkauke qe tregon ky Frederik KAQOLI besnik i Partise se Punes dhe i Enverit qe veten e quan perkthyes famoz me disa te meta gjuhesore, por tregon me qetesi xhelati si bridhte koridoreve te KQ te PPSH, per takimet me Enverin, Hysniun apo per takimet me VAMPIRET si Haxhi dhe Musin Kroi dhe nuk i shkon fare ne mendje qe ai vete ka qene pjese e makines vrastare te Enver Hoxhes qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni. Cdo njeri normal ne SHBA do te kerkonte me pare falje per krimet e shefave te tij kriminele, por ky edepsez mburravec Frederik Gjerasi as qe i ka menduar keto dhe nuk ka mesuar ASGJE nga demokracia amerikane, vetem di te perdore me mjeshteri “Mesallane me dy faqe” si nje enverist i mirefillte:

    NGA NJERA ANE I THURR HYMNE SHBA DHE NGA ANA TJETER I KENDON ELEGJI DIKTATORIT STALINIST PUTIN QE BOTA E KA QUAJTUR SI STALINI I VOGEL

    NGA NJERA ANE LAVDERON ENVERIN DHE NGA ANA TJETER QAN PER TRAGJEDINE E MAREDHENIEVE SOVJETO-SHQYPTARE QE U PRISHEN NGA AFRIMI I BRSS ME TITON DHE JUGOSLLAVINE

    NGA NJERA ANE LAVDERON HYSNIUN DHE NGA ANA TJETER SHAN THANASIN E FATOS NANOS QE TE GJITHE E DININ SE ISHTE SPIUNI I ENVERIT NE ADMINISTRATEN E KQ TE PPSH

    Cilat te besosh nga keto teza per LOQE dhe KOQE dallkauke te shkruara nga Fraderik Perkthyesi i Enverit?

    sepse:

    Vetem kurvat e bordellove dhe enveristet fanatike nuk e kuptojne se keto teza te Frederik Perkthyesit te Enverit vuajne nga llogjika elementare dhe jane njesoj si artikujt e Zeri te Popullit qe pergatiste pikerisht Thanasi i poshter, babai i Fatos Nanos kur Enveri e beri Kryeredaktor te gazetes se tij Famekeqe dhe qe per fatin e keq te shqyptareve vazhdon te helmoje shqyptaret me genjeshtra dhe mashtrime njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit.

    akoma me teper:

    Keto teza te Frederik Perkthyesit mund t’i lexoje cdo kush ne librin e Enverit “Hrushovianet” qe intelektuali e ka perkthyer ne burg me patllake tek koka se sic e pranon edhe vete perkthyesi famoz Frederik Gjerasi keta VAMPIRE te Enverit e njihnin gjuhen ruse aq sa e dine gabelet shqypen dhe nje miku im qe ka perkthyer madherishem vepren e Pushkinit “Vajza e Kapitenit” (Kapitanskaja Doc) kur profesori i Komunizmit shekncor, Agim Popa beri disa gafa te palejueshme per nje pekthyes dhe e kishte zene paniku se Enveri do ta sikteroste me tha:

    “Shikoji keta vampire qe nuk dine gje tjeter pervec UNIT te tyre”

    prandaj:

    O enverista te pacipe uleni mllefin dhe intatin pa llogjike per intelektualin se nuk ka kush tjeter qe t’ju tregoje te VERTETEN.

    Reply to this comment
    • Doktori September 20, 07:48

      Me qe ke respekte per demokracine e USA.
      Te uroj qe jeta juaj te jete , e njejte sic USA e deshiron Shqiperine!

      Reply to this comment
  12. Vm September 19, 22:40

    Kujtime objektive dhe shume terheqese. I lumte per modestine dhe realizmin qe permbajne kujtimet e tija.

    Reply to this comment
  13. Mark ramy uk scotland irland September 19, 23:32

    Ti more hale as ne burg ske wene dhe as gjuhe te huaj sdi. Vertet ta vrane tetat kopil te zogut po ti je nje cope injoranti qe dhe sot ne pleqeri je kaqol. Debil. I lave halete atje ku je more debic?

    Reply to this comment
  14. Qarri i zigurit September 19, 23:45

    Intelektuhale.
    E lexove ate historine e sheqeres qe shkonte me ate serbo-boshnjakun dhe la nga mbrapa dobicin sali?
    Ashtu dhe joteme me zogun e kurves nje nate perpara se te ikte si qeni ne shi, zogu fjeti ne shtepine e tyteti dhe pas nente muajve linde ti. Nxire certifikaten e lindjes po nuk ke lindur ne fillim te janarit te vitit 40te. Dhe shko bej dhe adn ta njohesh baben qe se ke njohur ne 77 vite

    Reply to this comment
  15. i vemendshmi September 20, 00:13

    Ka nje lajthitje nne keto kujtime nga ana e frederikut. Me lart thote se “nuk eshte ashtu sikunder shkruan Enveri per Mbledhjen e Bukurshtit”, ndersa me pas tregon se Hysniu futi disa shtesa se gjoja kishte thene keshtu e ashtu. Pra, Enveri eshte mbeshtetur ne ato shtesa qe ka shtuar Hysniu dhe qe vete Frederiku i ka firmosur si te verteta. Kete detaj duhej ta korigjonte, gje qe te le te kuptosh se nuk eshte shume i sinqerte, se duhet te kete urrejtje ndaj Enverit. Edhe Agim Popa keshtu perfundoi ne intervistat e tij me Enverin. Qe do te thote se Enveri ka qene i rrethuar me mosirenjohes dhe njerez pa kurajo. Le te shohim shkrimet e mepasme.

    Reply to this comment
  16. intelektuali September 20, 07:42

    Po pse dilni nga tema e gazetes DITA more mjerane fanatike,

    sepse:

    Debati qe po zhvillohet nuk eshte biografia e intelektualit, por:

    A ISHTE PARIMOR ENVERI NE ZENKAT ME HRUSHCOVIN?

    Sic eshte perpjekur t’i paraqese VAMPIRI i Partise se Punes Frederik Gjerasi ne shkrimin e tij mallengjyes per LOQE dhe KOQE budallaqe pa patur ASNJE ndjenje pendimi se me punen e tij si perthyes famoz i satrapit pederast Enver Hoxha ka qene pjese e makines vrastare te tij qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG personal feudal per 50 vjet me radhe. Te pakten t’i kishte shkruar keto rezile nga Moska e Putinit, apo nga Kuba e Fidelit, pse jo nga Korea e Veriut e Kimit, por kursesi nuk shkon qe keto rezile enveriste per LOQE dhe KOQE debilesh t’i shkruaje nga SHBA Imperialiste ku ka gjetur brimen e miut qe te jetoje pasi i sherbeu MONSTRES Enver Hoxha me nje besnikeri te madhe.

    Qe te dalim ne teme dhe te parashtrojme me llogjike pa fyerje personale idiote tezat parimore:

    Ceshtja qe po debatohet ketu ne DITA eshte:

    A ISHTE PARIMOR ENVERI NE ZENKAT ME HRUSHCOVIN?

    Nga njera ane Fraderik Pekthyesi e bazon argumentin e tij kryesor se Enveri ishte PARIMOR ne faktin se Hrushcovi qe hoqi Kultin e Individit ne Rusi dhe ne vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore po kerkonte zbutjen dhe afrimin me Jugosllavine e Titos dhe enveri si stalinist i perbetuar nuk ishte dakord me kete linje politike te Hrushcovit dhe prandaj i prishi relatat me BRSS duke i quajtur sovjetiket ne fillim si:

    REVIZIONISTET HRUSHOVIANE

    Deri ketu dakord megjithese Enveri ishte PJELLA e Titos dhe Vukmanovicit, por po e kalojme ne heshtje kete fakt, qe te vazhdojme dhe te zhvillojme me tej llogjiken e debatit:

    Kur Hrushcovi coi tanket ne Hungari dhe shtpypi me nje barbarizem te papare revolten hungareze te Budapestit 1956 Enver Hoxha tha:

    USHTRIA E KUQE FITOI MBI KUNDERREVOLUCIONI HUNGAREZ

    Por pas Hrushcovit kursi politik i BRSS shkon drejt forcimit te Diktatures Bolshevike dhe pas do kohe ne pushtet vjen Leonid Brezhnjevi, nje stalinist i perbetuar shume me teper se levendi borgjez Enver Hoxha qe i futi friken Ronald Reganit dhe SHBA me Luften e tij te Yjeve dhe kur ne Cekosllovaki populli u ngrit kunder MURTAJES bolshevike ai perseri si Hrushcovi ne Budapest 1956 dergoi tanket e tij dhe e shtypi me barbarizem kete revolte te Prages ne vitin 1968. Por kete here Enveri qe kishte bere shurren ne breke dhe e kishte kapur paniku i humbjes se pushtetit nuk foli per Ushtrine e Kuqe si me pare, por deklaroi

    SOCIALIMPERIALIZMI SOVJETIK SHTYPI ME BARBARIZEM REVOLTEN PAQESORE TE POPULLIT CEK

    dhe shpalli largimin nga Traktati i Varshaves duke pritur me frike ne zemer ndeshkimin e miqve te tij komuniste nga siberiani stalinist Leonid Brezhnjev.

    KU QENDROJNE ATEHERE PARIMET E ENVERIT NE MOSMAREVESHJET E TIJ ME BRSS? PSE NUK U BASHKUA STALINISTI FANATIK ENVER HOXHA ME STALINISTIN E PERBETUAR BREZHNJEV KUR DEBATI ISHTE VETEM PARIMOR?

    sepse:

    Pervec interesit te ruajtjes se pushtetit personal me cdo kusht dhe cdo mjet nuk del na pah asnje parim tjeter.

    Reply to this comment
  17. Caca September 20, 21:36

    Frederik Gjerazi ka qene dhe mbetet burre i nderuar. Ka bere punen si te gjithe ( e kane perzgjedhur, nuk eshte veteofruar), gje qe brezi i tij dhe i shume nga ne me pas e kemi bere, se s’mund te benim dot te kunderten, nuk i bihej murit me koke ne oto vite, kur diktatori hante kokat e te veteve. Turp per ata qe hedhin balte mbi rrefimin e tij te sinqerte. I kane kerkuar shume intervista me pare dhe kur ka provuar te flase ja kane deformuar e interpretuar thenjiet, ndaj eshte gjeja me normale e me e ndershme te rrefeje me gojen e tij,me sinqeitet e ndershmeri qe asnjeri nga keta palo komentues nuk i ka.

    Reply to this comment
  18. Luli October 19, 14:16

    Zotni burr Jet te gjat te kete…

    Reply to this comment
  19. Luli Mici October 19, 14:20

    Zotni burr Jet te gjat te kete…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*