14 shtatori ’98 sipas dëshmitarit kyç të një grushti shteti

September 15, 2017 19:41

14 shtatori ’98 sipas dëshmitarit kyç të një grushti shteti

Të shtunën e 12 shtatorit 1998, ndodhi vrasja e Azem Hajdarit para selisë së Partisë Demokratike.

Më 14 shtator, ditën e varrimit të Azemit do të ndodhte një grusht shteti, me mësymjen kundër qeverisë institucioneve shtetërore dhe Radio-Televizionit.

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, është një nga personat protagonistë të atyre tri ditëve dramatike në Tiranë.

Ai ka rrefyer në DITA nga Turqia detaje, duke rindërtuar edhe njëherë ngjarjen e 19 viteve më parë e cila në mos tjetër na mëson që krimet e pandëshkuara pjellin krime të reja.

Intervista e meposhtme eshte pjese e nje serie intervistash botuar ne DITA ne shtator 2015:

 

– Izet, po e bëjmë këtë bisedë së bashku pasi u mbushën 17 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, i konsideruar dhe si hero i demokracisë në Shqipëri. Para një viti ju kini folur ekskluzivisht për këtë dhe ngjarje të tjera në DITA, por do doja të fokusoheshim në ngjarjet që nisin me vrasjen e deputetit Hajdari. Sigurisht dhe në marrëdhëniet tuaja… Janë hedhur disa variante dhe arsye në lidhje me këtë vrasje. Kë duhet të besojmë si të vërtetin?

– Po, para rreth një viti kam sqaruar për gazetën DITA për herë të parë rrethanat, autorët dhe pjesëmarrësit në vrasjen e Azem Hajdarit. Kam treguar për ata që e kanë nxjerrë në pritë Hajdarin.

Është e vërtetë se janë hedhur disa variante dhe arsye. Kjo rrëmujë ka bërë që kjo ngjarje të mbështillet me mister. Është folur sikur vrasja ka qenë e lidhur me prishjen e pazareve të kontrabandës së armëve, është thënë që është bërë nga pushteti i atëhershëm dhe Fatos Nano si hakmarrje ndaj “tribunit të demokracisë”, si hakmarrje ndaj atij që “shembi komunizmin” etj., etj.

Në fakt këto janë variantet e Berishës dhe të PD-së në lidhje me vrasjen e Hajdarit. Variantet e PS-së janë sikur Berisha më përdori mua për të nxjerrë në pritë e vrarë Hajdarin, e shumë të pavërteta të tjera në lidhje me këtë vrasje; sikur ne të kemi marrë pjesë një batalion i tërë me mbi 120 veta…

Kjo sipas Berishës dhe të vesë së Hajdarit, që çuditërisht ka qenë në një linjë me Berishën, pavarësisht se ajo e din shumë mirë se kush e nxori në pritë burrin e saj të “dashur” e “besnik”.

– Sidoqoftë, Izet, emri juaj është nga më të lakuarit në këtë vrasje. Cili ka qenë roli apo pozicioni juaj në këtë ngjarje?

– Unë e kam thënë këtë publikisht, por dua të sqaroj edhe njëherë pozicionin tim në lidhje me këtë vrasje, duke e lidhur pak edhe me të kaluarën dhe marrëdhëniet e mia me Hajdarin. As unë dhe as vëllezërit e mi të akuzuar e dënuar pa të drejtë për pjesëmarrje në këtë vrasje, nuk kemi pasur as edhe një arsye më të vogël për të qenë të përzier në këtë vrasje. Përkundrazi, ne kemi ndihmuar në shumë raste Hajdarin dhe kemi siguruar jetën e tij.

– Siguruar… si?

– Faktet flasin vetë për këtë që sapo ju thashë. Në fushatën e dhunshme të zgjedhjeve qershor ‘97 vëllezërit e mi kanë marrë përsipër dhe siguruar vizitën e Hajdarit në Tropojë me kërkesë të tij. Kuptohet pa i ndodhur as edhe një incident në mitingun që ai bëri në Tropojë… Unë, edhe pse në arrest shtëpie, e kam shoqëruar në janar të ‘98-s Hajdarin në vizitat e tij në jug, në Gjirokastër e Sarandë, pasi ai kishte marrë kërcënime për jetën dhe donte të anulonte këto vizita. Por ka qenë këmbëngulja ime që ai duhej të shkonte në këto vizita, pasi as jugu e as veriu nuk mund të ishte domen politik i askujt dhe PD duhej të kryente veprimtarinë e saj në çdo cep të Shqipërisë…

Unë nuk e kam bërë këtë për të marrë merita, por ngaqë kam menduar se PD është një parti që i përket edhe jugut edhe veriut. Në bazë të njohjeve të mia e miqve të mi, kemi bërë që këto vizita të mbaronin pa as më të voglin incident, aq sa Hajdari i frymëzuar nga kjo, tha që të nisemi për në Vlorë… Pas këtij “pushtimi” të jugut nga ana e PD-së, siç e quajti Hajdari, atij iu rrit oreksi për marshime të reja që do ta përgatisnin atë për marshimin e fundit sipas tij, atë drejt postit të kryetarit të PD-së…

– E ka pasur këtë ambicie Azemi?

Azem Hajdari

Azem Hajdari

– Po, dhe shumë të theksuar. Por deri në kongresin e PD-së kishte akoma muaj përpara dhe duheshin që autoriteti i Hajdarit të forcohej brenda PD-së, në një kohë kur kini parasysh se autoriteti i Berishës ishte drejt kuotave zero. Kuptohet që këto aksione të Hajdarit ndiqeshin me kujdes e vigjilencë nga Berisha. Këto aksione do pasoheshin me atë të Shkodrës që përfundoi me të ashtuquajturën pritë e Milotit. Them me të “ashtuquajturën”, sepse në shkurt të ‘98-s nuk ka pasur një pritë në Milot ndaj Hajdarit.

– Po atje thonë se është bërë luftë…

– Unë jam një dëshmitar i asaj që ndodhi dhe do ta sqaroj, sepse është spekulluar shumë me gjoja pritën që i është bërë Hajdarit. Kam qenë në arrest shtëpie dhe më çon fjalë Hajdari që do të shkojmë në Shkodër për të parë një ndeshje futbolli të Vllaznisë, ku Hajdari ishte president nderi. Kemi arritur në stadium pak para ndeshjes dhe jemi futur ne tribunën e nderit që është për njerëzit që bëjnë pjesë në protokollin shtetëror. Aty ka qenë i ulur ndër të tjerët edhe drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës, Mitat Havari, një polic që ka patur poste drejtuese edhe në kohën e qeverisjes së PD-së dhe, mesa më kujtohet, vjen nga shtresa e ish të persekutuarve politikë dhe për mendimin tim, ka qenë një polic korrekt.

– Çfarë ndodhi konkretisht me Mitat Havarin?

– Kam parë që pas një urdhri të Azemit dhënë shoqëruesve të tij, pak a shumë që “atë person nuk dua ta shof aty”, Mitati është nxjerrë në mënyrë të dhunshme nga tribuna. Duke i grabitur edhe armën personale dhe radion e policisë. Kam ndërhyrë duke u thënë se ky është një veprim i gabuar…

I dorëzova armën dhe radion Havarit dhe i kam thënë që mund të qëndrosh në tribunë. Por Mitati është larguar i zemëruar, me të drejtë, pas këtij poshtërimi dhe ka thënë se do të përgjigjeni për këtë veprim ndaj shtetit.

– Po pritën ndaj Azemit kush e bëri?

– Forcat e Renea-s që kryenin detyrën në Shkodrën e trazuar, janë nisur dhe kanë krijuar postbllok në hyrje të Lezhës. Në grupin që shoqëronte Hajdarin kemi qenë rreth 12 veta me tre makina, mund të kemi pasur me vete rreth 8 armë të ndryshme, duke futur këtu edhe bombat e dorës.

Azemi ka zbritur nga makina ku ishte postblloku i forcave të Renea-s, por është futur në makinë pas reagimit të rreptë të tyre. Shume prej këtyre djemve të Renea-s i njifja dhe kam hyrë në dialog me ta që të hapnin rrugën. Kemi urdhër për ndalimin e njerëzve që shoqërojnë Hajdarin, më thanë. Mbas disa negociatave kanë hapur postbllokun dhe jemi nisur për rrugë, por tek ura e Lezhës ka qenë një postbllok tjetër. Edhe aty pasi kemi debatuar me zëvendës-shefin e policisë së Lezhës, nën kërcënimin e armëve tona, është hapur rruga nga policia e lodhur e shtetit.

Por në autokolonën tonë mungonte Ali Kazazi, të cilin e gjetëm të fshehur në ferrat poshtë rrugës, si duket ishte trembur nga nxjerrja e armëve. Më vonë, Aliu i kishte treguar Salës për heroizmin që kishte kryer.

Izet-Haxhia

Izet-Haxhia

Kemi mbërritur në Milot. Aty kemi parë që ishte ngritur një postbllok me policë të shumtë me maska në kokë. Jemi përpjekur t’u afrohemi e të komunikojmë me ta, por kundërpërgjigja e tyre ka qenë me të shtëna në ajër, çka tregonte se me këta policë nuk mund të bëhej as shaka, as bisedime.

Kemi ndenjur të bllokuar aty dhe më vonë kanë ardhur deputetët e PD-së nga Tirana. Mes tyre Shaban Memia e Pal Dajçi. Makina me të cilën udhëtonte Hajdari ishte një makinë e blinduar. Këtë makinë pas plagosjes në parlament të Hajdarit, ia kam kërkuar një mikut tim që t’ia jepte Hajdarit, pasi ndihej i rrezikuar. Miku im edhe pse ndodhej në hasmëri me një grup të fuqishëm në Tiranë, nuk ma prishi dhe ia dha këtë makinë Hajdarit.

– Sa e sigurt ishte kjo makinë për jetën e Azemit?

Këtë e them me bindje. Në këtë makinë të ardhur nga Italia ka pasur 5 shenja plumbash që i kishim gjuajtur unë dhe miku im për të provuar fortësinë e blindit.

Unë i dija këto shenja plumbash dhe i kam thënë Hajdarit që duhet të thotë që makina e tij është gjuajtur nga policia. Ja dhe shenjat e plumbave…

– Domethënë një mashtrim?

– Po. E kam bërë këtë paudhësi apo gënjeshtër, quajeni si të doni, të cilën Hajdari e përdori më vonë si provë të “atentatit” ndaj tij në Milot.

– Si dolët nga postblloku?

– Gjatë asaj kohe veshët e mi u bënë “mysafirë” të një bisede në mes të (Shaban) Memisë dhe Hajdarit. Hajdari e pyeste se çfarë arsye ka policia për ndalimin, ndërsa Memia i thoshte që thonë se do arrestojmë Izetin, pasi ka ikur nga arresti shtëpiak.

Ndërhyj në bisedë meqë u përmend emri im. Më thotë Azemi me pafytyrësinë dhe pabesinë që e karakterizonte: “Pse, në arrest shtëpie je ti?” Qesha dhe i thashë: E ke me gjithë mend këtë që thua? Pse nuk e din ti që unë jam në arrest shtëpie? A nuk të kam thënë kur më ke kërkuar të shoqëroj në jug e tani në Shkodër?

– Si reagoi?

Berisha ne rivarrimin e Azemit

Berisha ne rivarrimin e Azemit

– I thashë Azemit: “Meqë puna qenka kështu, unë po largohem e shof punën time, ju shifni tuajën. Vërtet mirë ma bën, sepse unë nuk vura mend ndonjëherë duke të besuar, prapë ty e ti vazhdon akoma me prerje në besë”.

Këto kanë qenë fjalët që unë kam folur me Hajdarin dhe nuk kam folur më me të deri në një konferencë shtypi që është bërë tek PD për arrestimin e të gjashtëve në gusht të ‘98-s. Atëherë ai më ka kërkuar të pi një kafe me të dhe t’u çoj të fala miqve të mij, sipas tij Haklajve.

Jam larguar i shoqëruar nga Pal Dajçi dhe kam fjetur atë natë në Milot. Armët që kanë pasur me vete, trimat e Azemit i kanë hedhur në një kanal diku afër ku ishte postblloku i policisë. Të nesërmen jam kthyer në Tiranë, i shoqëruar po nga deputetët e PD-së dhe kam marrë vesh nga intervista e Neritan Cekës tek VOA se akuzohesha… për vjedhjen e bankës së Tropojës dhe për këtë ishte bërë prita e Milotit, për të më kapur mua me lekët e vjedhura.

Hajde shtet e hajde ministër! Prita të vinte të më merrte policia, por nuk erdhën. E sqarova këtë ngjarje për të hedhur dritë për këtë të ashtuquajtur atentat që nuk është bërë ndonjëherë dhe që përfundimisht këputi kontaktet e mia me Hajdarin…

– Megjithatë, Izet, emri yt është lakuar shpesh si pjesëmarrës në vrasjen e Azemit. Mund ta sqarosh se si u përzieve në këtë histori?

– Unë kam folur për juve të DITA-s dhe kam sqaruar pozicionin tim dhe “pjesëmarrjen” time në këtë vrasje, për të cilën nuk kam patur dijeni. Një ditë përpara vrasjes jam takuar me Fatmir Haklajn në Linzë për të pirë kafe, ku më falënderoi ngaqë kisha parë e vizituar të vëllain e tij, Halilin, në burgun e Elbasanit, ku ishte bashkë me vëllain tim.

Kanë qenë rreth gjashtë persona që e shoqëronin Fatmirin, duke përfshirë këtu të vëllain e tij, Halilin dhe xhaxhain e tij, Elezin, që ishte rreth të tetëdhjetave me moshë. Më tha që kemi ardhur për të takuar dikë me pushtet që të rregullonte kthimin e tij në polici dhe për këtë kishte marrë me vete edhe xhaxhain e tij.

– Kush ka qenë më shumë i interesuar për vrasjen e Azemit?

– Unë kam thënë që vrasja e Azemit ka qenë rastësi apo u është dhuruar koka e tij në tepsi nga dikushi. Dhe ky dikushi është Berisha, sepse Berisha ka qenë në dijeni të makinës me targa Vlore që ishte parkuar në krah të PD, ka patur dijeni se kush ka qenë brenda asaj makine.

Sepse Berisha si një dhelpër dhe iblis (shejtan) që është, e kishte kuptuar që Hajdari konfliktin e Tropojës dhe vrasjet donte t’i lidhte me Berishën dhe urdhërat e tij pas bisedës me plakun e Haklajve. Kjo e shqetësoi shumë dhe i prishi gjumin Berishës.

Berisha tentoi në qershor të 98-s të dorëzonte në tepsi kokën e Hajdarit, duke e nxitur të shkonte për vizitë në Tropojë. Në të njëjtën kohë, unë edhe pse nuk flisja me Hajdarin, i kam thënë atyre që do ta shoqëronin dhe vëllait të Hajdarit, Saliut, që mbushjani mendjen Azemit që të mos shkojë në Tropojë sepse situata është shumë e turbullt e me shumë intriga, thashetheme e akuza dhe e rrezikshme për të.

– Si rrodhën më tej ngjarjet deri në momentin e vrasjes së Azemit?

– Pasi dështoi ky atentat ndaj Hajdarit, Berishës i kishte ardhur momenti i artë që të hiqte qafe Hajdarin, duke e thirrur në zyrën e tij e duke e dërguar tek makina me targa Vlore, pa i treguar se kush ndodhej në atë makinë, por e gënjeu duke i thënë se dyshohej se ka bombë. Sikur Azemi ishte xhenjer e merrte vesh nga çmontimi i bombave!

E kam treguar se nga kush e ka marrë vesh Berisha se kush ka qenë në makinën e vrasjes. Kjo është mbesa e tij, Shpresa Breçani që i ka treguar Berishës për njerëzit në këtë makinë, pasi ajo i njifte shumë mirë si Fatmirin, si Jahon. Dhe ajo përpara se të thirrej Azemi në zyrën e Berishës ka vizituar tri herë zyrën e dajës Berishë. Fatmiri për rreth një orë ka qenë në atë makinë dhe Azemi ka qenë duke pirë kafe rreth 20 metra larg makinës së tij. Po të kishte qenë se Fatmiri donte ta vriste atë, nuk do priste t’i vinte tek makina me pistoletë në dorë, por mund ta vriste aty ku po pinte kafe, pasi guximi dhe zotësia për ta bërë këtë nuk i mungonte Fatmirit.

Por këtu janë një sërë pyetjesh që mund të bëhen. Për shembull, nga kush ishte njoftuar Berisha për ardhjen e Haklajve në Tiranë? Nga i vinin këto informacione të klasifikuara, të cilat i merr edhe sot e kësaj dite? Padyshim nga njerëzit e tij që kanë ndërtuar strofullat në institucionet më të rëndësishme shtetërore. Ku është telefoni që kishte me vete Hajdari kur u vra? Cilat janë telefonatat e fundit që ka bërë apo që i kanë bërë Hajdarit? Në emër të kujt ka qenë e regjistruar karta celulare që përdorte Azemi? Po aparati telefonik dhuratë e kujt ishte? Përse ky person që edhe kartën edhe aparatin e telefonit ia kishte dhuruar Azemit, u vra në Tetovë të Maqedonisë pas vrasjes së Azemit?

E ai person ka qenë një shqiptar i Maqedonisë dhe pjesëtar i forcave FARK të Bukoshit.

– Pra, Berisha e dinte kush ndodhej në atë makinë?

– Unë e thashë më sipër që Berisha ka pas dijeni të plotë për emrat e personave që ndodheshin në makinën me targa Vlore, i njoftuar nga mbesa e tij.

Mund të them gjithashtu me garanci të plotë që Berisha pas perdeve të zyrës së tij në katin e dytë e ka parë live momentin e vrasjes së Hajdarit dhe pas kësaj është ulur dhe ka shkruar komunikatën, ku identifikonte vrasësit, por duke ndërruar identitetin e vrasësit dhe me qëllim ia hiqte këtë Fatmirit (tashmë dihet nga të gjithë se vrasësi i Azemit është Fatmir Haklaj) dhe ia vinte Jahos, pasi ai e dinte edhe detyrën që bënte Jaho Mulosmani.

Intervistoi Xhevdet Shehu

 

September 15, 2017 19:41
Komento

57 Komente

  1. gjini September 12, 13:33

    Keto deklarata,edhe pse ne media,duhet te futen ne dosjen “Hajdari” dhe nga te REJAT qe dalin prej ketyne Deklaratave,Prokuroria duhet me patjeter te rihape edhe nji here gjygjin per vrasjen e Deputetit.

    Reply to this comment
    • avokati September 12, 15:39

      Nëse sot do të duhej të ri-hetohej dosja e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, çfarë do të duhej të bënte ndryshe prokuroria? Kësaj pyetje hipotetike, mund t’i përgjigjemi edhe duke sjellë në ndihmë elementët e rinj të sjellë nga intervista e Jaho Salihit qe ju te Dites e keni marre ca kohe me pare.

      Nuk ka diskutim që i pari në listën e personave që duhej të pyeteshin dhe në detaje madje, duhej të ishte Sali Berisha. Ai në asnjë moment nuk ka rrëfyer dijeninë apo rolin, aktivitetin, telefonatat dhe kontaktet e tij me Azemin, ditën që u vra, por sidomos komunikimin mes tyre pak minuta përpara se Azemi të dilte nga selia e PD-së.

      Nëse i referohesh dëshmisë së Jaho Salihit, i vetmi person që ka qenë dëshmitar i këtij komunikimi mes Berishës dhe Hajdarit atë natë, është ish-sekretarja e Berishës. Që është e ndjera Linda Ihsani, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar për shkak të një sëmundje.

      I treti në listë me siguri do të ishte, ish-truproja i Hajdarit, Zenel Neza, i cili ndodhet nën azil politik jashtë vendit dhe rezulton se dhe gjatë hetimit të parë ka bërë çdo përpjekje për të mos folur drejtpërdrejtë për ato që dinte dhe ato që kishte jetuar natën e vrasjes.

      Personi i katërt është ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia. Ai ndodhet nën azil politik gjithashtu, në Turqi, pasi ka fituar me gjyq atje të drejtën për azil dhe për t’u strehuar. Pra, nga lista e 4 dëshmitarëve kyç, rezulton se Berisha është i vetmi dëshmitar kyç i mbetur gjallë dhe që ndodhet në territorin shqiptar aktualisht. Të tjerët, ose nuk janë më, ose janë në azil jashtë vendit.

      Reply to this comment
      • peci September 12, 15:40

        gjyqi duhet hapur si çdo gjyq tjeter normal, pa shpenzim forcash e energjishe (sepse kane shume pune Gjin Gjonajt e Llallet e prokurorise), per te gjetur vrasesit dhe ndeshkuar sipas ligjit.
        Por, dhe arrij tek pyetja qe ben, meqenese kemi tebejme me nje krim te organizuar nga forca te erreta serbo-malazezo-amerikane ne bashkepunim me kriminelin e gjithe antishqiptar te te gjithe kohrave Sali Ram Shiqere Berisha, i mbeshtetur deri ne momentin e vrasjes edhe nga gangsteri Azem Hajdari me shoke qe i vune kazmen Shqiperise, them me plot bindjen PO !
        Hetimeve te Prokurorise duhet me kete rast ti paraprije nje komision kuvendor i perbere nga me te miret (ata te pakte qe kane ngelur), per vete temen delikate per te cilen duhet te hetojne, dhe me pas denoncimi ne organet e drejtesise (??).
        Gjithashtu,meqe flitet per nje shume 200 milioneshe te vene ne qarkullim, te degjuar edhe me pare si vjedhje ne Rrugen e Kombit, ishte interesante e dobiprurese edhe per financat e boshatisure te vendit te gjurmohej edhe ne kete drejtim.

        Reply to this comment
        • ernest September 12, 17:25

          Dita e vleresojm kemenguljen tuaj por lodheni kot. Rilindja shum shum mund te arrestoj ndonje berber, po kurre kryekriminelin Sali Berisha

          Reply to this comment
  2. askushi September 12, 13:41

    Te lumte o Izet qe ua freskon mendjen ketij populli por ky nuk e ka me arsye dhe koshjence por e ka me frike ashtu si edhe bagetia…frike se ska per tu zgjuar asnjeher!

    Reply to this comment
    • . September 12, 15:43

      Qetniku agjent serb Damir Fazliq (nipi i agjentit serb numer një ne Serbi Jovica Stanishiq spiun i UDBse dhe mik i afert me Milordad Ulemek Legijan komandantin qetnik qe iu priu forcave special serbe ne kryerjen e masakres se famijes Jashari ne Prekaz dhe masakren e reqakut dhe mik i famijes qetnike spiune te UDB berisha e basha ) ishte kapur ne flagrance nga policija e bosnjes dhe se bashku me kriminelin dhe spiunin serb Naser Oric (truprojen e Miloseviqit- spiun i UDBse I infiltruar ne rradhet e boshnjakve bile si komandant I srebrenices te cilen ky me UDB e faroi te tërën) per krim te organizuar dhe reketim te nji femre nga qyteti Tuzla ( ishte ulur me nji tavolin e qetnikun spiunin e UDBse Naser Oric truproje e Milosheviqit ne gazimestan me 1989) shih videon ..minuta 1.17
      http://www.youtube.com/watch?v=pkXTiPI68O8
      Qetniku spiun I UDBse Damir fazlic Ne TV klan..
      http://www.youtube.com/watch?v=QjlqG5PqRoc
      ketu thote spiuni I UDBse se baabi i tij eshte musliman ndersa nenen e ka qetnike serbe …qka domethen se qetniket serb i ka DAJE……… minuta 3.14…………… dhe punon per ta 24 ore per te plaqkitur dhe faruar popullin shqiptar ne shqiperi …minuta 3.32……..familja ime thote ky qetnik serb Damir Fazlic ka jetu ne pjesen lindore te bosnjes ..dmth ne pjesen serbe te bosnjes qe sot quhet Republika Srpska -krijes gjenocidiale-ky serbiI bosnjes paraqet rrezik te madh per shqiperin dhe ekzistence biologjike te kombit shqiptar……
      Vrasesi me pages i qetnikutr Slobodan Milosevic dhe bashkepunori i Damir fazliqit Naser Oric deklaron per gazeten serbe kurir me 25.02.2012 Orić: Ratovao sam za Srbiju na Kosovu!..Kam luftuar per serbet ne Kosove….si pjestar i nisis speciale serbe kam luftuar kunder seperatistve shqiptar ne Kosove ..pra ky eshet spiuni qetnik Naser Oric ..http://www.kurir-info.rs/oric-ratovao-sam-za-srbiju-na-kosovu-clanak-667003

      Reply to this comment
      • . September 12, 15:44

        Siç edhe del nga shkrimet e autoreve te respektuar,kete lemsh te ngaterruar,shkaterrimin e shqiperise dhe rropatjen 23 vjeçare per demokraci e kan sjell ne kete vend SALI BERISHA & AZEM HAJDARI.Keta 2 persona mblodhen pas vete edhe njerz te tjer nga Tropoja e rrethe te tjera te malesise per ti patur si militant te eger ndaj rregjimit komunist dhe,kush e shante me shume kete rregjim-ngrihej ne kariere,por ne luften per pushtet hengren koken e njeritjetrit dhe shume te tjere nga frika moren arratin-ne azil.Sal Berisha i ka lizur te gjitha fijet e ksaj marrezie te papare ne shqiperi,nen dirigjimin e agjenturave te huaja.Dhe sa te jet i lire ky njeri,nuk gjendet e verteta e vrasjes se Hajdarit,por dhe vrasjeve te tjera te shumta,vjedhjeve,plaçkitjeve,shitjes se pasuris kombetare,korrupsionit ne drejtesi,problemi pronave te bera rremujhane,etj,sa nuk e nje as “QENI TE ZONE”Respekte DITES.

        Reply to this comment
  3. Arben September 12, 13:41

    O GAZETE E DEGJENERUAR PROPOGANDISTIKE RAMISTE.

    KJO NGJARJE E KA HUMBUR FARE AKTUALITETIN NE DITEN E SOTME.

    SOT PO BEN RAMA SI PUNA E KETYRE GJITHE DITEN.

    POR VETE RAMA, PERSE NUK E DENON SALIUN??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SEPSE PO ECEN EDHE AI NE GJURMET E TIJ.

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT.

    Reply to this comment
    • Tartufi September 12, 14:22

      Arben… degjenerimi i ketij populli eshte pjese e pa ndare e jetes se tij… Ajo pjese e ketij populli qe nuk e ka pranuar dhe nuk e pranon dhe sot degjenerimin e peshtire,nuk futet ne loje per te kryer detyrat degjeneruse ne
      forma te ndryshme ne kohe te ndryshme me emra te ndryshem.
      Degjenerimi i formes, gjoja te djathte… nuk ka as me te voglin ndryshim nga
      degjenerimi i formes gjoja te majte,,,, Kjo gazete eshte pjese e degjenerimit
      gjoja te majte… biles eshte ne shkallen siperore ne degjenerim shoqeror.

      Reply to this comment
      • opozitar i sfilitur September 12, 15:06

        Vijimesia esht gogoli i mendjeve te ceketa. Kjo vlen per dy komentuesit me siper. Nuk durojne dot te kerkosh drejtesi per krimet e shkuara. Per ta koha ristarton vetem kur ne pushtet jane rivalet e tyre politik. Sa keq. Kush harron peson. Kush harron krimet me von bie vete viktime e tyre. Si edhe ka ndodhur rendom ne Shqiperi

        Reply to this comment
      • Kopacen me gunga ne koke September 13, 09:24

        I nderuar tartuf shellira . Tani qe iku behari , duhet te pastrohesh , se je bere kellire , duke fjetur ferrave , me bagetine . Paske pire dhalle te thartuar farmak a i zi ? E qysh kuvendon ashtu a i vrare ? Beje tutje e levis nga vendi se turperove fshane . Ajde merr bagetine , e shko andej nga karaburuni , se nuk eshte politika per tyja . Ik e futi nje harapash me zorre te palara . E po kuvendon tjatri si stanar ?

        Reply to this comment
    • mirel September 12, 15:14

      Pse e ka humbur aktualitetin
      eshte krim I shumefishte, kunder Hajdarit dhe kunder shtetit.
      Te marrin vesh kurvat e Berishes qe populli te pakten do I gjykoje, mire shteti se eshte shtet kurve vete.

      Reply to this comment
      • Arben September 12, 16:07

        O BYRAZER, KJO ESHTE LOJA E SIGURIMIT.

        SHAJ ME TE MADHE “PSEUDOKUNDERSHTARIN” QE TE HARROJNE ZULLUMET QE JE DUKE BERE PER VETE.

        LUM SI POPULLI YNE SYTRIM DHE SYPETRIT,

        PERSE NUK E DENON RAMA BERISHEN, TE GJITHE E DINE CFARE ESHTE BERE, NUK KA NEVOJE NJERI ME PER DESHMI DHE MUHABETE, DUHEN VEPRIME.

        PO LALLEN, PERSE NUK E HEQ RAMA NGA PROKUROR????!!!!!!

        PERKUNDRAZI E VOTOI KUR U ZGJODH??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        KETA ARTIKUJ JANE PERRALLA GJUMI PER MILETIN.

        Reply to this comment
        • fredi September 16, 13:15

          Po ti Arben Pushti lojen e kujt ben? Ja ta them une, ti ben lojen e Sali Qenit, per nje mizerje rroge prej 220 Euro qe te paguan çdo muaj Sy Peshkaqeni.

          Reply to this comment
          • Arben September 17, 14:06

            UNE BEJ LOJEN E POPULLIT SHQIPETAR,

            TRIM DHE HEROIK,

            PER MOMENTIN AI ESHTE NE GJUME, DHE

            ME SHUME MUNDESI EDHE VDEKJA

            NE GJUME DO TA GJEJ.

    • Po,Po September 12, 17:37

      E nxori koken serisht bajga e pa stazhionuar “Arben” .Jenicer i terbuar i shpellarit te Vucidolit .

      Reply to this comment
    • ARBEN e TARTUF = Blet e Sali Qenit September 16, 13:03

      Dolen Bolet e Sali Qenit dhe Sy Peshkaqenit.

      Reply to this comment
  4. p September 12, 13:47

    Ky krankeshtajni,bashke me të gjithë ata që përmend,
    i përqasen bukur një bejteje të mrekullueshme që
    thuhej në Tiranë kur ishte e civilizuar,ose,
    Para Erës së Barbarëve.Që tingëllonte pak a shumë kështu;
    VIJNË MALOKËT TRUMA TRUMA,
    ME I MORË ERË NUSES KE SUMA.

    Reply to this comment
  5. i ri September 12, 13:53

    Cila pprokuriri ,e hirres apo ajo e dhallit te hape dosjen Hajdari,,,.As mos e mendoni ,ky vend e ka marre rrugen per ne Janine,,,,,,,,,!

    Reply to this comment
  6. emigranti September 12, 14:08

    Krim me te madh nuk do te kishe degjuar, qe te marresh te vdekurin dhe me te te mundohesh te rrezosh nje Qeveri legitime dhe ta akuzosh ate se na keni vrare liderin tone kete nuk do arrij ta kuptoj Asnjeri dhe me e keqja e me e paturpshme ta lesh te vdekurin aty vetem dhe te vazhdosh planin per rrezimin e pushtetit. Nuk e di se kujt debil i ka vdekur LLOGJIKA.

    Reply to this comment
  7. shqiptari September 12, 14:25

    lavdi heroit kombetare FATMIR HAKLAJ I PAHARUARE JE O TRIM I SHQIPERIS

    Reply to this comment
  8. Edi September 12, 14:31

    Njerez barbare, primitive dhe absolutisht pa asnje lloj shenje civilizimi.

    Reply to this comment
  9. Guri i Kamjes September 12, 14:47

    Me ben pershtypje perdorimi i shprehjes “grusht shteti” per ngjarjen e 14 shtatorit 1998. “Grusht shteti” quhet organizimi e veprimi ne kundershtim me Kushtetuten e ligjin i disa personavre brenda strukturave shteterore te ndermarra kunder kreut te shtetit e perkrahesve te tyre. Perasonat qe organizuan kete ngjarje ishin ne pergjithesi jashte çdo strukture te shtetit shqiptar. Ata nuk kryenin ndonje detyre kryesore administrimi apo komandfimi ushtarak. Per rrjedhoje ai duhet te quhet nje rebelim i paster, i organizuar nga poshte ne gjakftohtesi duke shfrytezuar per kete vrasjen e A.Hajdarit. Ky rebelim i armatosur eshte kryer nga lidershipi i PD ne bashkepunim me agjentura te huaja. Persa i perket vrasjes se A.Hajdarit ajo me sa dime eshte kryer nga nje i aferm i fisit Haklaj, i cili me pas eshte vrare. Kete e ka pohuar edhe vellai i ekzekutorit, i cili ndodhet sot si emigrant politik ne Suedi. Ai nuk mjaftohet me deklaraten e tij, por shton se eshte i gatshem qe kete deshmi ta jape para autoriteteve shqiptare, por ne gjendjen si e shikon ai drejtesine ne kete vend ardhjen e tij e quan te pamundur.

    Reply to this comment
  10. XXL September 12, 15:06

    Qe publiku dhe gazeta Dita te mos jene “degjenerim” siç perpiqet t’i quaj tartufi, qe nuk e le as veten tek pjesa e padegjeneruar,duhet te rreshtohet per flijim ne mbrojtje te Sal-uk-ari shpellarit,shpifesit, hajdutit dhe vrastarit me te korruptuar,nen okielon e deshmorit te te gjitha prapesive shpellariste-malokiste-komuniste-demokratiste-primitiviste-korrupsioniste te karaduz Hajdarit

    Reply to this comment
    • Tartufi September 12, 15:53

      O komentatori hajvani me larte… qe kjo gazeta Dita mos te akuzohet si pjese
      e degjenerimit ne vazhdimesi te kesaj politike te degjeneruar,nga une me shoke,,,, duhet qe popullit ti tregoje thelbesoren e degjenerimit te kesaj historie
      degjeneruse, e jo brockolla me llumra te vrare per pretekste per terorizma si ky
      Hajdar plehanija viktime per te kryer nje remuje. Detyrat patriotike ne te tera
      kohet i kane bene dhe i bejne qytetaret dhe jo gazetat qe lepijne bythen e atyre
      qe ju japin lemosha. Lexo me vemendje o hajvani komentator,, Gazeta Dita duhet ti thote popullit ti dhe mua keto { thelbesoren } jo bajga me Hajdarer.
      Terori i 14 shtatorit qe se breke hequri Fatos Nano se bashku me partine socialiste u takuan me serbet dhe greket ne teritorin e Greqise per nje platforme ballkanike dhe jo per nje platforme Angloamerikane,per goditjen e Serbise. Lexo o hajvani shqiptar, ,,, nuk e kane problem Anglezet apo Amerikanet te vrasin dhe 5000 shtetas te tyre per justifikimin e nje lufte per interesa te medha te tyre,,,, per te mos folur per plehanera si ky Hajdari apo plehanera si socialisti brek hequr Nano,, lexo hajvan vendi tend dhe vendi tim
      eshte nje protektorat i ketyre qe te shkrojta me larte,,, ai qe punon per kete protektorat per te mos thene koloni ata nuk denohen me te gjitha teroret qe bejne kundra ketij populli te kesaj kolonie,,,, ata qe e kundershtojne ata ikin me
      breke te hequra ose vriten si kriminele,,, Shpellari ka zgjedhur detyren e kolonizatoreve,,, Hajvani Hajdari nuk ka kuptuar kurre nga loja e kolonise u vra
      si viktime per terror si hajvan qe ka qene,,, llumi Nano kerkonte te ndertonte nje
      protektorat te ri per kete popull oooo kafsha e bute shqiptare. Ky kallami i gjate
      rilindas nuk ja mban bytha te ngatroje teroristet e kesaj kolonie se e kupton qe i
      presin topet pa meshire. Keto duhet ti shkruaj Dita jo Tartufi qe ne ti perulemi me respekt kesaj gazete.

      Reply to this comment
  11. edi September 12, 15:08

    po pse e detyroni Izetin te thote po ato gjera qe jua tha para 1 viti.Burri nje here flet ,dhe ketu lidh ate qe tha Mulosmani:”ne maloket nuk jemi te gjithe si ai(saaaaali)”.(Dhe kete jua thote nje durrsak,qe nje zot e di sa mund i duhet ti jape te drejte nje maloku)…RESPEKTOJ MAKSIMALISHT PER POZICIONIN SOT IZETIN,JAHON DHE HAKLAJT..

    Reply to this comment
  12. Ylli September 12, 15:09

    Te lumte gazetar intiligjent interviste interesanta per cdo gje fajin e ka sali rom kriminel berisha

    Reply to this comment
  13. Profesori September 12, 15:24

    O Izet, popullit te PD i eshte thare truri. Ka 25 vjet qe Sala e vret dhe e vjedh, dhe prap ky populli i PD ben be ne koke te Sales. Keshtu, de se mire e ka!

    Reply to this comment
  14. ilir September 12, 15:46

    AI SOT I KA KOCKAT NE VARREZAT E DESHMOREVE TE ATDHEUT. POR NUK KA DHE NUK KA PER TE PATUR AFENDIM ME TE MADHE PER ATA QE DHANE JETEN PER LIRI , KUR NE KRAH KANE NJE KRYEKRIMINEL SI AZEM HAJDARI, NJE NGA TE PARET SHKATERRUES TE SHQIPERISE, ZJARRVENESI I EKONOMISE SHQIPETARE, SPIUN DERI NE PIKEN E FUNDIT I SHUMEFISHTE, NE SE DO TE DETYROHEJ TE PAGUANTE DEMET E KRYERA DIREKT APO INDIREKT ATIJ NUK DOTI MJAFTONIN 7oo MIJE BREZ PER TA PAGUAR, NXITESI ME ARROGANT PER TE KRIJUAR ARMIQESINE NE MES TE SHQIPTAREVE, TE KERKOHET NJE REFERENDUM , DESHMORET E ATEDHEUT NUK KANE NEVOJE PER KOCKAT E ATYRE TE VRAREVE PER GJAKMARRJE, GJAKUN LE T’IA PAGUAJ AI QE E KA VRARE S A L A.

    Reply to this comment
  15. iks September 12, 15:47

    Azem Hajdari nuk ishte as Hero dhe as Deshmor.
    Ai ishte nje TRIM qe shfrytezoi situaten e krijuar dhe degjeneroi ne nje politikan-mafjoz dhe kriminel.
    Ai u shfrytezua barbarisht nga Sali Berisha ,por jo per te miren e Shqiperise por per te zezen e saj.

    Reply to this comment
  16. benik September 12, 15:48

    .Nuk kishte bere vaki ne historine e shqiptarve ajo qe organizoje Saliu per te rrezuar Nanon

    Reply to this comment
  17. . September 12, 15:50

    PD ESHTE NJE PARTI FASHISTE QE DUHET NXJERE JASHTE LIGJIT

    Reply to this comment
  18. endri September 12, 15:52

    O Zot sa deme i ka sjelle ketij vendi kjo qenie e semure me ate emer te mallkuar.
    O Zot merr ti hak per ato zemra qe jane shkateruar nga veprimtaria e kesaj qelbesire qe me vjen neveri ti permend emrin.
    Beje ti o Zot se njerezit jane kaq te dobet, dhe harrojne kaq shpejt sa te dhimbsen

    Reply to this comment
  19. harilla September 12, 15:52

    Mbani gjalle kujtesen, ndryshe do kthehemi prape atje ku ishim
    Ndeshkojeni kete njeri ne emer te gjithe gabimeve te medha qe kemi bere. Zoti Rama, Zoti Meta, jeni votuar per te rivendosur shpirtin e kombit ne qetesi, mos e harroni kete

    Reply to this comment
  20. hakmarrja September 12, 15:55

    U plake dhe kurve qe kurve ngele o Sali

    Reply to this comment
  21. Eqerem Kasemaj September 12, 15:56

    Jam i sigurt qe Sali zgjyra i lexon kete shkrim dhe keto komente.
    ndaj dua ti tjem prej ketu
    Ti nxorre komunikaten me emra 1 minute pas vrasjes dhe ja cove ambasades Amerikane.Si ka mundesi,qe nuk i mban mend vrasesit?Izet Haxhia thote se ti u lajmerove nga mbesa jote Shpresa Brecani per makinen me targa vlore dhe tropojanet,qe prisnin aty.Nxorre Hajdarin te armatosur ta rregullonte kete pune dhe vete kqyre skenen nga xhamlleku i zyres tek selia PD.
    Akuzove Fatos Nanon per organizimin e vrasjes,por sot nuk je i sigurte ne ishte Fatos Nano apo Fatos Klosi,po Skender Gjinushi ishte me siguri(Duhet per te zevendesuar Nanon,se ka dale burre zotni).Nga momenti i lajmerimit,pate dy ore kohe sa te vinte Hajdari nga Lushnja per nje mbledhje “urgjente” ne seline e PD-se.Ke pasur gjithe kohen per te filmuar dhe fotografuar ngjarjen.Pse nuk deshmove per ngjarjen kur u be gjyqi.?Dil e thuaj se e vrau Erion Velia me Erion Bracen se gati i ke ca Mark-uk me cadra pistolete!

    Reply to this comment
  22. oioukki September 12, 15:59

    Theniet perkojne me realitete qe ne,populli i thjeshte,i dime….
    Pse nuk shkoi asnjehere ne prokurori Sali Berisha….??!!
    Po miqesia e forte e Sali Berishes me Fatos Nanon,e faktuar me vone…!!??
    Te gjitheve duhet t’u kujtohen sekuencat televizive te gjyqit te vellezereve Haklaj,plaku i tyre qe deklaronte ne gjyq se gjakun borxh ma ka Sali Berisha….a nuk ju kujtohen o njerez…!?….e pra,ne ate kohe,ne pushtet ishte Fatos Nano….!!??

    Reply to this comment
  23. . September 12, 16:00

    Jam ish student i dhjetorit dhe e kam njoh Azem Hajdarin por jo shume.Duke mos i hequr aktivitetin e tij pozitiv do pranuar se me ate turravrap qe ai kish shkelte perpara te njome e te thate.Vrasja e tij besoj dhe se ve ne dyshim qe eshte veper direkte e Berishes.Jo se ai ishte ndryshe nga ai por per luften per pushtet.

    Reply to this comment
  24. vaku September 12, 16:02

    jam kurioz te lexoj pjesen e dyte ku flet per iken e Fatosit.
    Fatosi eshte pasqyra e njeriut qe s’ka burreri, prandaj perfundoi si qen i rrahur jashte shtetit.
    Qeshja ateher kur thosh Sali ordineri e vrau Fatosi Azemin.
    Fatos Nano trembej nga hija e tij, jo te vriste Azemin. Azemi doli bedel ne rruge per Sali Berishen, dhe si i trashe qe ishte , e hengri plumbin qe do vriste Berishen.
    Berisha eshte dhelper, dhe e perdori Azemin si deshi.

    Reply to this comment
  25. arhan September 12, 16:04

    azem hajdari ishte burre trim, ,jo si berisha,qe eshte nje kokerr frikacaku dhe mashtrusi qe hedh gurin e mshef doren

    Reply to this comment
  26. shpatar September 12, 16:12

    Jepjani Kinostudjos Shqiptare apo Hoollivudit te xhiroje filma se keshtu do kete me shume vlera. Sa me shume te flasin pjestaret e bandave te Veriut aq me shume kuptojme se cperfaqsojne ata .Kuptojme se vetem ne demokraci keta cuba hane buke e bejne filma si keto qe po degjojme per 24 vjete .Pse nuk kuptoni anen tjeter te medaljes.Nuk u duhet dhene pushtet edhe sikut te nderrohen 100 breza .
    Pa vriheni pak mendjen e te ktheheni mbrapa ne historin e majmunve te Veriut .Nuk ka periudhe te historise se tyre pa keto krime mbas shpine per sundim .Te lidhur me agjenturat e huaja sa babaen dhe vellane kane shpure ne boten tjeter .
    Mos kerkoni te mesoni te vertetat mbi gjemat e ketyre te pagdhendurve .Kane jetuar e jetojne ne hasmeri qe nga dita qe kane lindur .Kjo filozofi e te menduarit e te vepruarit i mbijetoje dhe dores se hekurt te Dulles.Dulla ua dinte keto dhe nuk kishte rruge tjeter vecse ti azgjesonte kur nxirrnin koken .Sot,fale fjalve te bukura qe na thone per demokracine ,nuk i kuptone se me ke ke te beshe apo di dorezosh pushtetin .Sistemi i ka marre dhe do ti mbroje deri sa te hane kokat me njeri tjetrin .Si mund te shpjegohen spastrimet ne Pd ne ane te eliminimit fizik .Kane shpetuar vetem ata qe i jane ulur ne gjunje Berishes.Ata qe dhe mbas karjeres jane bere gojembyllur.
    Menyra e veteme qe te shpetoje ky popull eshte te mos mashtrohet tu japi voten.Mos prisni qe Rama te beje cudine qe kerkojme vite pas viti .Te beje ate qe te mos i lejoje te ngrihen me.Ta pranoje sic po e pranon gjendjen dhe nese i duhet te krijoje koalicjone jashte spektri ti beje .Izolimi i tyre eshte shpetimi i popullit shqiptare dhe fundi i marrezise se trasheguar .

    Reply to this comment
  27. lato September 12, 16:20

    Si mund te kooptohej ne strukturat e Partise sllaviste komuniste malsia? Asnjehere!Brigadat partizane pasi e lane ne gjak malsine dhe Kosoven ushtruan terror mbi pjesen e mbetur, me bataljonet ndeshkuese te quajtura bataljonet e mbrojtjes.Toger Baba,eshte emri simbol i terrorit te luftes civile,te judgut komunist mbi veriun nacionalist.Toger baba i fuste macokun ne citjane grave te malsoreve te tregonin burrin,djalin,vellain.Keto gra te tmerruara linden skllever te traumatizuar ne malsi,si Sali Berisha,Mehmet Elezi,Azem Hajdari,ca Bucpapa me shumice.Sindroma Stokholmit.?Jo,eshte sindroma Jenicerit.Krijesa e frustuar,e krijuar si kamikaz ,me i ngjashem eshte me nje qen pitbull se me njeriun.Cfare kerkoni njeriun e lire ne ca krijesa kafsherore si Sali Berisha ,Axem Hajdari,Mehmet Elezi e bucpapa me shunice e pakice te krijuar ne kazermat e jenicereve?Asgjesojini si qent e rruges,sepse nuk i ka krijuar natyra,jane kafshe hibride ,krijesa te tmerrit!

    Reply to this comment
  28. petro September 12, 16:48

    Po kryeprokurori Dhalla akoma e tund me dore kosin per ta bere ayran!

    Reply to this comment
  29. redon September 12, 16:58

    Te gjithe kundershtaret e Saliut nuk egzistojne me, biles edhe sekretarja e shkrete, djemte e Tropojes i zhduku me fise, jo vetem,.26 ne Gerdec, 4 ne bulevard, Remzi Hoxhen, Kosta, Santom. Azemin,Zhulalin, etj etj, Deri kur PD do vazhdoje ta mbaje kete vrases, kete qe i beri gropen Shqiperise ne te gjitha drejtimet…

    Reply to this comment
  30. K September 12, 17:12

    KJO ISHTE LUFTË MAFJOZE MES KRIMINELËSH.
    E.HOXHA-M.SHEHU
    S.BERISHA-A.HAJDARI
    KUSHDO TË ELEMINOHEJ PËR POPULLIN
    DHE KOMBIN NUK NDRYSHONTE ASGJË.

    Reply to this comment
  31. deda September 12, 21:07

    Ne kete interviste gjen shum fakte por,per kete ngjarje ka dhe shum emra dhe njerez te cilet dine dhe me shume mire e plotesojne kronologjine.
    Po arrestimin e Hajdarit tek stadiumi “Dinamo”kur mbahej mitingu nga Hajdari per sindikatata,kush e dha urdherin ???
    Izeti e ka arrestuar vete. Mundet ta tregoje se kush ja dha urdherin.
    Kjo do e plotesonte dhe me shume kronologjin e ngjarjes

    Reply to this comment
  32. NA ISHTE NJE HERE,,,,,,, September 12, 21:25

    Ishin thjesht banda qe moren fatet e shqiperise ne dore,,bandite qe shoqeroheshin NGA bandite,,,,si popull injorant qejemi prisnin qe ketà bandit rrugesh te sillnin demokracine ne shqiperi,,,,por per fat shumica e popullit e kuptoj rolin e ketyre banditeve,,,qe mbaruan ashtu sic e nisen,dikush me Luke tek koka dhe te tjere te syrgjynosur per jete neper bote,,,

    Reply to this comment
  33. asi September 13, 08:01

    Izeti ka pasur histori te gjate mardheniesh me Bedel Hajdarin.Azemi doli ne skene pas ngjarjeve te 97-es,per te rikuperuar zhvleftesimin e PD-se,pra e shtrydhi dhe nje here para shtrydhjes finale.Azemi ishte lojtar qe pelqente lirine,por i donte dyert e shqyera,ndryshe i shqyente vete,por kjo nuk i pelqente timonierit.A ka te verteta te tjera.Duhet te kete,por kaq mjaftojne,te pakten per te bere nje gjyq moral,per bedelizimin e fundem te Azemit.Dhe kemi pritur te ece vendi me nje te pabese.Kujtoni varken e Drilonit e oxhakun.I futi nene e bir ne burg per kafe,kur per vite e vite kapardisej e bente kariere me ato foto.Beseprere

    Reply to this comment
  34. Kopacen me gunga ne koke September 13, 09:24

    I nderuar tartuf shellira . Tani qe iku behari , duhet te pastrohesh , se je bere kellire , duke fjetur ferrave , me bagetine . Paske pire dhalle te thartuar farmak a i zi ? E qysh kuvendon ashtu a i vrare ? Beje tutje e levis nga vendi se turperove fshane . Ajde merr bagetine , e shko andej nga karaburuni , se nuk eshte politika per tyja . Ik e futi nje harapash me zorre te palara . E po kuvendon tjatri si stanar ?

    Reply to this comment
  35. Bajraktari October 12, 01:29

    Nje gje pranohet nga te gjithe pjesemarresit ne ate ngjarje……kush e nxori Azem Hajdarin ne PRITE…..pra pranohet qe ishte ngritur PRITE. Qe ketu do nisur filli i ngjarjes. Fatmir Haklaj me makine me targa vlore duke pritur gjate ne ate erresire ne krah te nderteses se PD e perforcon arsyetimin qe ata shkuan te vrasin dike. Saliun apo Azemin kete te na e thoje Jaho Mulosmani i cili deri tani na e pershkruan ngjarjen sikur po prisnin per nje ore aty dike per tu sqaruar. Nuk behen sqarimet aty ne mes te nates duke e ditur se si i kishin mardheniet me Saliu dhe Azemin Haklajt.

    Reply to this comment
  36. AS KOMUNIST AS I DJATHTE..ATEIZEM POLITIK September 16, 14:34

    arrestoje berishen o edi i gjate…po su arrestu berisha…shqiperia do i ket komet e lidhme…dhe boll e bote hero kete kepucarin e tropojes…ka qene rrugaci i viteve 80 qe hzni ne politike ..iu trash qafa pa mase ..dhe kur e teproi i futi mir haklaj kokrren e plumit…saliu duhet incriminu dhe fut mrena…nuk cohen mo cecenet e tropojes po u arrestu berisha….o ed arrestoje po pate bythe…KA BO ME SHUME KRIME SALIU NE 25 VJET…SE ENVERI NE 50 VJET…

    Reply to this comment
  37. Mirko September 16, 19:18

    Izeti si edhe shume te tjere qe ne ato vite i dukej vetja mbret e te pa prekshem, me tere ato krime qe ka bere , nuk meritonte as te ishte ne kete bote sot. Nuk eshte gje tjeter vec nje bastard bashke Saliun e sorollopin tij. Tani qe i ka rene bytha ne uje vjellin vrere larte e poshte per njeri tjetrin. Ne koke do ju bjere haku i popullit te gjitheve qofshit majtas o djathtas. Fare e keqe

    Reply to this comment
  38. Merqez Katunari September 17, 01:51

    Deri tani jane marre ne interviste te denuarit per kete ngjarje.
    Duhet te pyetet deshmitari kryesor Zenel Neza ne Belgjike. Ai eshte kyci i ceshtjes.
    Zeneli ne nje interviste te pa publikuar i ka thene nje gazetari se kur Azemi shkoi tek makina Fatmiri i ka thene: U TAKUAM EDHE NJE HERE?
    Nuk ka diskutim qe haklajt ishin aty per Azemin dhe shoqerimi i Izetit me ta ato dite le dyshimin se edhe ai ka ka gisht ne vrasje

    Reply to this comment
  39. eko September 17, 21:37

    ..thjeshte sot ne administrate te larte ka pjestare qe orkestruan, drejtuan keshilluan ate kryengritje qe turperoje Shqiperine, por politika nuk pyet shume , mjafton t ‘na sigurosh ca vota dhe ata injorojne shkeljet e ligjit, lere pastaje kur degjon qe, ca eksponenete te larte perbetohen se falin djalin per partine e kryetaritn te saje, pa e percaktuar partine pasi deklarata vlene ne cdo kohe cila do parti del e para nga zgjedhjet. E, pra besoni kush mund te beje Vitingun.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*