Spartak Braho, “çanta” e tij dhe një dokument për imunitetin e Berishës

October 10, 2018 11:58

Spartak Braho, “çanta” e tij dhe një dokument për imunitetin e Berishës

Xhevdet Shehu

Këtë shkrim e konsideroj si një hyrje për një cikël intervistash dhe shkrimesh që do të botohen në vijim në ‘DITA’, në thelb të të cilave është një merak i gjithëmbarshëm popullor: A do të vazhdojë të mos ndëshkohet krimi në këtë vend? Deri kur do të kemi një sistem gjyqësor të paftë për të ulur në bankën e të akuzuarve kriminelë, politikanë e gjyqtarë të lidhur me krimin etj.? Është kjo një nga temat më të diskutuara në rrugë, në kafene, në shtëpi e në faqet e shtypit. Mirëpo edhe për sa kohë do të jemi në stadin e konstatimeve dhe jo të ndëshkimeve?

Dje piva një kafe me deputetin dhe politikanin Spartak Braho, të cilin shpesh e thërrasin “Baba Taku”. Unë nuk i thërras kështu, por thjesht Taku, ndonjëherë “zoti Braho” sipas rrethanave, për shkak të njohjes së hershme me të. Nuk e di zanafillën e këtij epitetit ‘Baba Taku”, por dyshoj se ia kanë ngjitur për natyrën e tij të veçantë, me një qetësi olimpike, i matur, asnjëherë i nxituar, autoritar dhe me një logjikë juridike. Sepse ai nuk është baba i ndonjë teqeje, nuk është as Baba Mondi i bektashinjve. Sidoqoftë ai duket se është i familjarizuar me këtë epitet.

Dje e pimë një kafe si miq të vjetër prej rreth dyzet vjetësh, por edhe për të diskutuar sidomos për mosndëshkueshmërinë e krimit në këtë vend. Si një nga politikanët më jetëgjatë të Kuvendit, por edhe si jurist, ai ka një koncept të qartë për çka ndodhur e ndodh në këtë vend. Përveç ndonjë deklarate të shkurtër në media të ndryshme, ai asnjëherë nuk është “zbërthyer” deri në fund. Flet rrallë, kur e gjykon se duhet të flitet. Dhe të mendosh se është një nga njerëzit që di ndoshta më shumë se kushdo tjetër për prapaskenat dhe lojërat politike të pas vitit 1990. Prandaj dhe është përhapur një proverb se “po hapi çantën Baba Taku gjysma e politikanëve shkojnë në burg”. Ai vetëm buzëqesh kur e dëgjon këtë. E kam dëgjuar edhe nga të tjerë, më thotë, por nuk e di as vetë se sa është e vërtetë. Sepse, ja e hapa çantën? Kush do t’i gjykojë çështjet që unë mund t’i bëj publike? Nuk kam besim…

Edhe unë di fare mirë që “çanta e Baba Takut” është një hiperbolë. Por edhe një të vërtetë ka brenda saj kjo shprehje. Ajo çantë është e madhe dhe rëndon shumë. Unë e pashë dje atë çantë. Ajo duhet të mbajë shumë enigma dhe gjëra të panjohura për publikun e gjerë brenda saj. Taku di shumë, prandaj dhe ka dalë ajo fjala që përmenda pak më sipër.

Ndaj dhe bisedën me Spartakun dje e përqendrova pikërisht në këtë çështje: do ta hapë apo jo çantën emblematike ai?

Mendova dhe besova dje se Spartaku ka vendosur ta hapë atë çantë.  Në mos të gjithën, për disa çështje shumë të përfolura dhe të nxehta, që, edhe pas shumë vitesh, vazhdojnë të jenë si tema tabu dhe që gjyqtarët frikësohen nga to si djalli nga thimjani.

– E pra, do ta hapësh apo jo atë çantë?- e pyeta.

Spartaku nxjerr nga çanta dhe më vë përpara një sërë dokumentesh.

– Ja, e hapa çantën, -më thotë me të qeshur. – Shiko, për shembull, se si jemi sjellur ne socialistët për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Ju si ‘DITA’ jeni marrë herë pas here me ngjarjet e shtatorit të 20 viteve më parë. Unë atëherë isha kryetar i Komisionit të Imunitetit, Mandateve dhe Rregullores së Kuvendit, dhe menjëherë pas grushtit të shtetit, ekzaktësisht më 16 shtator, i kam dërguar njoftim deputetit Sali Berisha dhe disa të tjerëve që të paraqiteshin në komision. E kam thirrur në Komision Sali Berishën më 17 shtator si organizator i grushtit të shtetit. Fillimisht ai nuk deshi të paraqitej, madje m’u përgjigj me arrogancë negativisht, por më në fund erdhi. Edhe aty deshi të bënte të fortin. I thashë lëri këto, por shiko kërkesën e Prokurorisë dhe firmos këtu se more dijeni.

Në raportin që i paraqitëm Kuvendit është theksuar pa mëdyshje se:

“Lidhur me rolin nxitës dhe organizator të kësaj kryengritjeje të armatosur nga deputeti Sali Berisha, komisioni krijoi bindjen se ky rol ka qenë një vijë sjelljeje e tij gjatë gjithë kohës para datës 13 dhe 14 shtator si dhe në vazhdim…

Argumentet e mësipërm na krijojnë bindjen se deputeti Sali Berisha, i cili akuzohet për veprën penale të organizatorit të kryengritjes së armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, nga organi i Prokurorisë, duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme…”

Mbështetur në fakte dhe argumente ne si Komision kërkuam heqjen e imunitetit të deputetit Berisha. Është e rëndësishme të thuhet se Berisha u paraqit vetë në Komision dhe aty pashë se sa i9 frikësuar ishte ai nga hapat që po ndërmerreshin me shpejtësi…

– Dhe ky imunitet u hoq? – e pyes.

– Po. Kjo ndodhi në seancën e datës 18 shtator të atij viti, pra vetëm katër ditë pas grushtit të dështuar të shtetit. Ja dhe vendimi i Kuvendit, me firmën e kryetarit Skënder Gjinushi.

– Megjithatë, e di shumë mirë se Berisha nuk u ndoq asnjëherë penalisht. Pse ndodhi kjo?

– Është vërtet e çuditshme se si ndodhi që ai nuk u ndoq penalisht, kush ishte i interesuar që ai të mos dënohej. Është fakt se ai ka qëndruar katër vjet në sallën e Kuvendit pa imunitet, por po kaq e vërtetë është se Prokuroria nuk e thirri asnjëherë… Mbase Fatos Nanoja di më shumë, por mendoj se edhe Fatosit nuk i interesonte arrestimi i Saliut, nga frika e ndonjë trazire të re. Sepse edhe Fatosi, ashtu si Saliu, nuk është ndonjë farë trimi…

– Më thatë se kini thirrur në Komision,me kërkesë të Prokurorisë, edhe disa deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe si vepruat me ta?

-Po, kemi thirrur përveç Berishës, edhe Pjetër Arbnorin, Shaban Meminë, Leonard Demin, Jemin Gjanën dhe Vili Minarollin… Por lidhur me këta të fundit, Komisioni ia ktheu mbrapsht Prokurorisë kërkesën, pasi u mendua se ajo nuk ishte e plotë dhe e argumentuar…

Më tej biseda me Spartakun rrodhi në hullinë e aktualitetit. Spartaku është skeptik për shumë zhvillime, madje edhe për reformën në drejtësi…

Sidoqoftë, biseda e nisur dje me Spartakun është interesante dhe është një shenjë e mirë edhe për veprimin e drejtësisë në këtë vend. Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga ajo ngjarje e hidhur, ajo vazhdon të ngjallë interes, pikërisht nga mosgjykimi dhe mosndëshkimi i shkaktarëve. Mbase rihapja e asaj çështje do të shënojë një pikë kthese për rikthimin e besueshmërisë tek drejtësia shqiptare. Mbase me këtë rast do të rihapen edhe dosje të tjera ende të pazbardhura dhe që vazhdojnë ta mundojnë skenën politike të këtij vendi. Natyrisht edhe politika vetë, që është aq shumë e akuzuar dhe e përgojuar, do të ndihet më e relaksuar.

 (Vijon nesër)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI POPULLOR

VENDIM

Nr. 391, datë 18.9.1998

PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETIT SALI RAM BERISHA DHE DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR NDJEKJE PENALE

Në mbështetje të nenit 22 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 për Dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe neneve 97 dhe 178 të rregullores së Kuvendit Popullor, me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

  1. T’i hiqet imuniteti deputetit Sali Ram Berisha dhe jepet autorizimi për ndjekje penale ndaj tij për krimin e parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI

Skënder Gjinushi

 

 

October 10, 2018 11:58
Komento

28 Komente

  1. BLACK SWAN October 10, 12:31

    Shokë e Shoqe, deputetë dhe koqe ;
    Biroja e KurVendit te kolerës se kuqe vendos;
    ti hiqet imuniteti deputetit SALI RAM BERISHA ;
    dhe autorizohen shokët biroiste ; Baba Taku-Halabaku; Fatos Thanas Xhoana; Gaforre Mazreku, Gramoz Ruqi, pasi të heq fustanin e 97; EDver Rama me… çorape nëpër kembë e gjithë debatikasit socialtritolist, autorizohen ,të paisej me armë, dmth me mjete të mprehta, si psh vegla roje, briqe astra, sepse njihen nga shokët si mjete tepër efikase ..; u be 30 vjet që i përdorin kundër Salit 😛

    përjashtohet nga kjo nismë Xhevo Shehu, ai lejohet te mbajë llapën jashtë, sa her që partia s’di si ti vej emrin ndonjë “babaleje” Llapa e Xhevoz, te fillojë të prodhojë lajme nga seria “kokëpalarët e rrrrrrrilindur”

    ftohen gjithë beeeee-beeee-bbbeeeee e blogut te fillojnë te qyrraviten “fajin e ka saliu” …..

    Reply to this comment
  2. MH October 10, 12:58

    Me kete çante ore ti BabaTaku injoroni vetveten.Jeni ma keq se SHQUP – i sot.
    Ma mire te mos e kishit vue titullin “Hapet çanta e Baba Takut”
    Na tregoni pafatesi dhe korrektes ne zbatimin e ligjit.Berishes i duhesh ven hekurat ne duar dhe ne biruce te burgut per te mos e pa dielli ma kete ftyre mbi toke.Cojeni mendjen jo tek E.Hoxha po tek Erdogani cfare zbaton per eksponentet e grushti te shtetit.I kalb ne burg.Tashti na tregoni lloqet e qelbura per mos ekzekutim dhe rrespektim te ligjit.A ka ma idiotisem qe ta mbash 4 vjet pa imunitet dhe i rruani bythen dhe i pastroni kokolepcat e bithes keti surrati qe e ka vendin ne burg te perjetshem ose varje ne litare po nuk na lejon i fameshmi Helsinki ku USA nuk pyet fare per Helsinkin per keto lloj tertabiqesh kur meritojne si i vorfni copen i kalojne me nji shirnge ne bithe e çu ba.
    Do ju ndjekim edhe ma tutje ne ate hapje çante.Qe ma shume asht bombe per juve e jo per shkelsit penal te ligjit.

    Reply to this comment
  3. Buzukua October 10, 13:20

    Babà Taku? Po’ Metà, kush. Ne LSI vidhej baballekshe. Dhe zoteria e tij ne mos vidhte, i mbyllte syte; po’ vjedhja Ka shume marifte…

    Reply to this comment
  4. OPGJ October 10, 14:03

    Z.Xhedo je i nderuar serjos dhe me qellime te mire.Po megjithe respektin me.Spartak Brahon meresh ti.Nuk e kupton se me ke.te.besh.Pash zotin pyeta pse e ka mare rogen.ne monizem cfare ka bere.Po ne.demokraci Nanoist i thekur ka mbrojtur bemat e”.Smail Qemalit” (nanos) binjak siamez ne shkencen e mashtrim.Pasi mblodhi therimet nga suarete e Nanos si i majte.i revoltuar kaloi me liken.Por ketu therimet qene me.te pakta.se oreksi i familjes ternardie ishte i madh.E megjithate skuthi nga Skrapari nuk doli dhe aq keq.Pasi administroi punesoi dhe ropi per.vite me radhe gjithe bandat dhe hajdutet e komunes Skrapar ne.fund i ktheu bythen Ilirit dhe me pseudocanten e tij.qe te.siguroj ka vetem leter higjenike ku eshte.stamposur.reklamaT.A K U.Ka disa kohe qe po mbledhe therimet e Edi Rames per te cilin deklaron se ja hedh sa here.te doje se.eshte pak i leshte.Per te vertetuar se cperfaqeson Spartak Braho zoti Xhedo a mund ti beni nje pyetje Baba Takut.KU I KE BOLET?Mos u cudit kur te fuse doren poshte sqetulles per ti verifikuar i ka apo nuk i ka.Ai nuk i duhet.as.dreqit.

    Reply to this comment
  5. Lakja October 10, 14:03

    Thano dobet shume dobet…..
    Si ka mundesi qe bini kaq posht ne tregimin e perrallave..
    Para ca ditesh tregonte perralla Shaqir Vukaj, sot tregon perralla Baba Taku…
    E ulet shume niveli dhe nuk po thoni asgje… Ka mbetur gazeta ne doren e dy tre prrallaxhinjve….

    Reply to this comment
  6. Arben October 10, 14:08

    o te dhjefsha ty, bashke me sigurimsat si puna e ketij.

    edhe njehere o milet,

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT, NDRYSHE NUK

    KEMI TE ARDHME.

    Reply to this comment
    • Agel October 10, 19:20

      Kan kaluar 30 vite ,dhe skoma e keni frike sigurimin e shtetit,dhe ata bij nenash ishin e jane?,por kan punuar me dinjitet dhe dashuri per atdheun,kan respektuar ligjet e ketij vendi,kan pergjuar,mund te jete e vertete,por jo si sot ,babale e kunati babales me shoke,gjysma me kriminela e gjysma me pergjime te pa autorizuara.,skeni pare gje akoma,dhe me ne fund me profesorin e pergjimeve z.salianji.Respekte per ata bura dhe gra qe kan punuar ne keto segmente te mbrojtjes se pavarsise se atdheut.

      Reply to this comment
  7. ETHEM October 10, 14:15

    D I T A,PO RIFILLON TE SHKRUAJ PER KRIMET E SALIUT,MEQENSE PO BEHET DREJTESIA E RE.POR,DOSJET TE QEPEN MIRE E TE DOREZOHEN TE ARTA MARKU.MEGJITHATE,NUK KA BURRE NENE TE FIRMOS ARRESTIMIN E SB,PASI AI MBROHET NGA ATA QE E PRUNE NE PUSHTET NE 1992-PRESIDENT,ATA QE E BESUAN SE DO LUFTONTE KOMUNIZMIN DUKE QEN KOMUNIST ME TESER PARTIE 8.11.1968,ATA QE EDHE KUR VRAU NE 21 JANAR 2011 E CILESOI “BURR SHTETI” E LULIN”YLL NE NGJITJE”,ATA QE AKOMA I BREDHIN NGA PAS KUR LULI NUK U MBUSH MENDJEN,KUR NE MEDJE SALIU KERCENON KM RAMA SE DO E VRISTE ME DOREN E TIJ PO TA KISHTE PARE NE SHESH..DHE GAZETARI SOKOL BALLA ZGERDHIHEJ DUKE QESHUR.KJO ESHTE FATKEQESI PER KETE VEND,KUR POLITIKANI KRIMINEL MBESHTETET NGA MEDJE E OPINIONIST TE BLERE NGA HORRAT E POTIKES.
    I UROJME D I T E S QE TE EVIDENTOI NJE-PER-NJE DOSJET E KRIMIT 28 VJEÇAR.

    Reply to this comment
    • Romak October 12, 03:52

      Te evidentoj dosjet e karit gazeta Dita.
      Po kush e rruan karin per çfare dosjesh shkruan Dita,kujt i plas per to?
      Gazeta Dita ka gjetur tre plakushe qe shkruajne perralla nga e kaluara qe si hyjne ne pune as dreqi.Ne kete vend nuk denohen krimet e fresketa qe vihne era gjak e jo krimet e dikurshme te vyshkura e te harruara.

      Reply to this comment
  8. Lad October 10, 14:29

    Shoke! Shkurt muhabeti, sot muarrme vesh qe Xhevo dje ka pi kafe. Dhe padyshim qe ja vlen te hapesh gazeten me kete. Imagjino kur te haje qofte Xhevo, do dale ke CNN.

    Reply to this comment
  9. Adih October 10, 14:56

    Z Xhevdet ,mos e ulni vehten tuaj ,te pini kafe me kete Brahon .E kam pare vetem nje here ,ne nje dasem ne Durres .Martese ne nje familje te nderuar ne kete qytet .Pak anash meje nje ing ,shoku i im prej me shume se tre dekatave ,pa e pare, nis tme tregoje . Me coi shteti shqiptar ne greqi ,me sherbim .Me beri pershtypje ,se pala Greke u sillte shume keq me te gjithe shqiptaret ,po ashtu edhe me mua . Kurse kam qene ne Gjermani ,dhe gjermanet ne kufi me tjeter kulture ,zbatuan shume te qete ligjin ,interesant cfare diference . Hidhem dhe i pergjigjem shokut tim dhe i them ,se sjellja e keqe e grekeve ,ka te beje se ne nuk kemi shtet ,nuk i kerkon shteti llogari Grekeve .Pra kjo eshte e gjitha .
    Ne kete kohe Ky Braho i nevrikosur sa spo me mbyste ,i nevrikosur po u dridhte si esterik ,,me ofendoi me brutalitet .Nuk e njihja fare kush ishte ,as si surrat nuk e njihja . Direkt me kallxon nje miku im aty afer ,dhe kur e mora vesh u nevrikosa me shume . Por Braho ,ky kelysh i thekur dhe karjerist i komunizmit , sot do ishte tek shpia pa qera ,qe nje moment qe ne sekonte me hiku truri nga ofendimi i ketij muti , se i shava partine e tij PPSH tja thyeja shishen e birres ne koke ,por shpetoi ,dhe u permbajta ,sishte mire ,do prishaj dasma ,ku familjari i dasmes ishte nje njeri shume i rrespaktuar .Prandaj o Xhevdet ,kot je lodhur te meresh me kete funderine ,sigurimsash te thekur te PPSH .Jane te ligj ne gene ,dhe me beso mos harxho kohen kot te pish kafe me keta rugace te pa ndreqshem ,dhe haroje perfundimisht ,kete canten e ketij gomari te Katovices,.

    Reply to this comment
  10. Bureto October 10, 16:41

    Plotësisht dakord me disa nga komentuesit më sipërm. Por ajo që i vë kapakun karakterit të këtij kameleoni është roli tejet i pështirë, në gjyqin në GjL, kundër Ilir Metës, ku ai fitoi 5-0. Nuk jam aq naiv sa të besoj që ishte Spartaku ai që determinoj fatin e asaj video, por ama rolin e zagarit, Spartak Braho e kreu më së miri. Rolin e tij prapa kulisave asnjë nuk e di. Do ta mirëkuptoja po të ishte avokat në atë rast, roli i të cilit dihet, është të mbrojë me të gjitha mjetet klientin e tij, se për atë paguhet, por aty ishte si politikan dhe me ndërgjegje u bë palë në atë aferë tejet poshtëruese e tipit mafioz të shefit, por edhe bashkëfshatarit të tij skraparlli, Ilir Meta. Në fund të fundit për të përcaktuar karakterin e një njeriu nuk duhen 101 shembuj. Mjafton një.

    Reply to this comment
  11. Kujtimi October 10, 16:47

    E njihni kengetarin elbasanas Mustafa Mehja? Shkurt Faci, kur ka qene ushtar para 1990, ka ikur pa leje nga reparti dhe ish Prokurori ushtarak i kohes e ka denuar me 6 muaj burg. Doni emrin e tij? Ky qe sot i thoni Baba Taku.

    Reply to this comment
  12. alphade October 10, 17:11

    E ka thene Pandeli Kallogreja se patem nje telefonate nga Amerika qe na tha: “Mos e prekni zotin Berisha” ?!
    Per Pandeli Majkon cilido lapanjoz amerikan qe merr ne
    telefon urdheri i tij pervers e i paguar me bileta te jeshilta,
    duhet zbatuar. Ja ciket jane politikanet tane ?! VEMJE !
    Pa pike personaliteti,pa pike dinjiteti…!,! Servile deri ne
    peshtiresi. Dhe pse ? Per te ruajtur kolltukun jane gati te
    Zvarriten ne gjirizet e ujrave te zeza te Amerikes,race e ndyre……!

    Reply to this comment
  13. Kris 1 October 10, 17:30

    Eshte koha qe miu hiqet si luan.

    Reply to this comment
  14. Ilir October 10, 18:03

    Prape e nxorret kete monster ,kete pervers?,

    Reply to this comment
  15. Eri October 10, 18:35

    Ky eshte nji tutkun qe rron me parate e shqiptareve.Dhe kur u semur me parate e shqiptareve u kurua ne Turqi.Se beniamini i tij Like Meta qe ky e mbron i kishte mundesite ti paguante ato para qe gjithashtu jua ka vjedhur shqiptareve,po jo u desh ti merrnin nga buxheti i shtetit.

    Reply to this comment
  16. Agel October 10, 19:22

    Kan kaluar 30 vite ,dhe skoma e keni frike sigurimin e shtetit,dhe ata bij nenash ishin e jane?,por kan punuar me dinjitet dhe dashuri per atdheun,kan respektuar ligjet e ketij vendi,kan pergjuar,mund te jete e vertete,por jo si sot ,babale e kunati babales me shoke,gjysma me kriminela e gjysma me pergjime te pa autorizuara.,skeni pare gje akoma,dhe me ne fund me profesorin e pergjimeve z.salianji.Respekte per ata bura dhe gra qe kan punuar ne keto segmente te mbrojtjes se pavarsise se atdheut.

    Reply to this comment
  17. mirel October 10, 19:48

    Tos qelbaniku, dhe Rame mashtruesi.
    Keta hane ata paloburrat qe gjoja do fusnin ne burg Berishen.
    Politika eshte e lidhur me krimin.
    Te mos e kuptosh, dhe te besh tifozllek klanor per nje pale apo per tjetren eshte njelloj si te behesh shtojce e krimit.
    Pra ne vend ye behemi shtojce e mira eshte te distancohemi nga keti vemje PS-PD qe thjesht po na pijne gjakun dhe po na tjetersojne Shqiperine.
    Nuk ka arsye qe populli ti toleroje keto plera.
    Tani detyra me imediate e cdo shqiptari eshte te dali ne rruge kunder koncesioneve, kunder PPPve dhe kunder shitjes se detit.
    Duhet ti jepet fund lejimit te PD e PS qe te perfaqesojne kauzat e shqiptareve.
    Jane te dyja organizata mafioze kriminale.

    Reply to this comment
    • 21 janari 2011 gur kilometrik ne histori October 10, 20:06

      mireloqja jam 99% me ju por ju beni nje gabim kozmik se barazoni krimete berishes me gafat e Rames..
      .
      Nese ka nje veprim kriminal te Rames eshte se nuk hapi asnje krim te berishese dhe ne vend te saj hapi bunkaret e enverit.

      Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

      Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

      Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm,

      Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

      Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.

      Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran

      . Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij qofte dhe imptenti Rama

      Reply to this comment
      • mirel October 11, 03:20

        o 99% e loqeve te mia dakort,,. duhet tja drejtosh kete sentence Edi Ramutit, mbase e kupton qe Rame Berisha duhet te shkoje ne burg..
        E shikon sa mijera kilometra larg jemi?

        Reply to this comment
  18. bravo alphade ! October 10, 19:50

    i nderuar Xhevdet !
    Ju lutem mos u tallni me shqiptaret dhe mos ulni reputacjonin e kesaj gazete e do perfundoni si gazeta KOHA JONE DHE TEMA qe kane vdekur por nuk jane varrosur
    __________________
    Vetem nje fjali nga komentusi me lart ”
    alphade” qe

    E ka thene Pandeli Kallogreja se patem nje telefonate nga Amerika qe na tha: “Mos e prekni zotin Berisha” ?!
    ….
    Por ajo qe e ben kete Takun tuaj nje ndyresire KRIMINALE eshte korriku 2008 kur i thote berishales agjent dhe pas 9 muajsh beri kualicjon me agjentin

    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
    Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.

    Reply to this comment
  19. gjermani i fundit October 10, 21:56

    ky thote qe ka canten, Likja ka thesin, Sala ka arkiven, Edi ka projektet e Oligarkise dhe Basha ka pas vetes neocon-et. E si mund te besosh ne shtet te se drejtes kur cfare duhet te kete shteti ne zyre e ka Taku ne cante, Sala ne arkive, Likja ne thes, Rama ne video apo Basha ne pantallona? Si ka mundesi qe ky personi te beje shantazh me cante ne dore dhe shteti ta beje sehir, qe gjasme apo tamam ky personazh paska superprova korrupsioni por nuk i paraqet se ashtu i do bytha, kur ne nje shtet serioz ta shkulnin canten nga duart e te fusnin trefazorin te kendoje si cecua. Nuk e lexova fare intervisten se ky fare zyrtari do kete folur shume pa thene asgje duke cekur gjera me mesazhe nen rreshta per te rritur pazarin e jo per ti sherbyer detyres. Krimi me i madh i ketyre pothuaj 28 vjet tranzicion eshte se askush nuk i detyrohet kodit te detyres qe ngarkohet ta beje dhe ligjerisht eshte i detyruar ta beje, por perdorin postet dhe ofiqet ne funksion te interesave personale. Ketyre te paafteve duhet tu vije turp te dalin ne publik.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN October 10, 22:56

      dëgjo këtu ti shok,
      mos guxo te përdoresh mendjen tënde, e të na fyesh kuadrot e vjetër te partisë !!
      jo se që ta dish ti, ne sajë te këtyre baballarëve je dhe ti sot aty ku je; mos dëgjo reaksionarët e te devijosh rrugën që ke pasur deri tani;
      (se do më çojnë mua ne burg, do dal neti do më telendisë që po ju devjoj nga rruga marksiste, është më budall se cjapi 😛

      dhe shiko se kjo nuk është intervistë për të rritur pazarin baba Halabaku, se ai 80 lekë e ka pasur dhe e ka paguar tashme gropën afer SuloGradecit, do rrinë bashkë në ferrin që gatuan, kjo është thjesht llomotitje e gazePtarit;
      këtij sendi demagogjik te pavlerë
      e di që ka qene 4 vjet kr i komisionit te sigurisë kombëtare baba Halabaku ?? (si puna e asaj shprehjes ‘armiqtë na kanë ne grikë të pushkës e ne i kemi në grike te.. Halabakut
      di gazePtari ta pyesë, ne 4 vjet çfarë bërën ?? 4 vjet po pyes ??
      shtytën vendimin e dorëzimit te armëve pa leje, nga 30 prilli në 30 dhjetor 2017 …4 vjet të rrrrrrrrilindur !!

      ah, mar çuni hitlerit,
      ti e di, për tu bër komunist duhet te kesh 10 cilësi te zeza , per tu bër sigurims duhet te kesh 101 te zezat dhe mamin kurve !!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit October 11, 21:47

        bsw, nqs ti ke “baballare” kjo eshte çeshtje gustoje e mamase tende, se une baba kam nje dhe jam ketu se me ka mesuar ta fitoj buken me pune dhe dinjitet. Une nuk e besoj se te gjithe te persekutuarit ishin te gjithe nje kualitet, kishte atje te pafajshem, mendje te çmuara, kishte edhe maskarenj e fuksa dhe keqberes e po ashtu kishte edhe komuniste te devotshem e punetore, kishte edhe xhambaze dhe maskarenj, prandaj mos u orvat te pergjithesosh gjerat, se je edhe goxha burre me tipare gruaje e s’te ka lezet harbutlleku.

        Reply to this comment
  20. Romak October 12, 04:09

    O vetem si rruani koqet Berishes.Me kete shtet te kurruptuar deri ne qelize Berisha me shoke behen 1 000 vjeçare e as ju hyn gjemb ne kembe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*