INTERVISTA / Abrahams: SHBA gaboi në Shqipëri, elita politike ka dështuar si e tërë

Entela Resuli December 22, 2015 23:15

INTERVISTA / Abrahams: SHBA gaboi në Shqipëri, elita politike ka dështuar si e tërë

Ekskluzive Dita – “Pas rënies së komunizmit, Shqipëria bëri një ndryshim të shpejtë. Ajo u shndërrua nga vendi me kufij të mbyllur, në ëndrrën e kontrabandistëve, nga shteti i vetëm ateist në botë në një shesh konkurrence për fetë, nga një vend pa makina private, në një rrëmujë makinash, autobusësh dhe kamionësh që villnin tym. Shqipëria u kthye sa hap e mbyll sytë në një vend të shtypjes së ashpër nga lart-poshtë në një shtet me gjallëri ku ndodh çfarëdo që mund të ndodhë – shkruan Fred Abrahams në librin e tij të sapobotuar në shqip, “Shqipëria e re”.

Ky libër ofron një histori të 25 viteve të tranzicionit shqiptar dhe një këndvështrim të brendshëm të ngjarjeve, nga protestat studentore të vitit 1991, tek revolta e vitit 1997, lufta në Kosovë e në vazhdim.

Autori tregon se si gjatë gjithë kësaj kohe ka patur mundësinë të përzihet me elitën e Shqipërisë.

“ Mua më kanë quajtur komunist, agjent të CIA-s, proshqiptar, antishqiptar, progres, antigrek, proserb, antiserb dhe pati një gazetar që më quajti “çunak tekanjoz me vath në vesh e me pantallona të shkurtra”. Megjithatë, para së gjithash unë kam pasur privilegjin të kundroj nga prapa perdes një shoqëri që është e padepërtueshme nga shumë të huaj”- shprehet ai.

Më shumë se partitë politike, “historinë e Shqipërisë e shpjegojnë kafenetë e Tiranës” –thotë Abrahams.

Evolucioni i kafeneve tregon se sa larg ka ecur Shqipëria. Megjithatë, për mua masa nuk është se si duket Shqipëria në maj, por sa larg ka ecur ajo në tërësi. Është tunduese të shohësh kafenetë dhe restorantet e reja si progres, derisa futesh në periferitë e Tiranës, ose të shumicës së qyteteve të tjera pa folur pastaj për zonat fshatare, ku mbizotërojnë fikjet e dritave dhe rrugët me baltë”.

Një rol të rëndësishëm në libër e ka edhe ish-kryeministri Sali Berisha, një ndër personat e paktë që nuk ka pranuar të intervistohet.

Gabimi i përkrahësve ekstremistë të Berishës nuk ishte fakti që ata mbështetën atë njeri – mund të argumentohet se ai ishte njeriu më i aftë për ta udhëhequr Shqipërinë në vitet e para – por gabimi ishte dhënia atij e aq shumë pushteti dhe mbështetja jokritike, gjë që riformoi traditën e udhëheqësve të fortë në Shqipëri. Në një vend që po dilte nga katër dekada diktature, ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të forcohej ndarja e pushteteve dhe kontrollet mbi sundimin e një personi. Dështimi për të bërë këtë i dha guxim Berishës dhe e bëri më të keq autoritarizmin e tij”.

Megjithatë, në fund të fundit autori çelësin ua lë në dorë shqiptarëve.

Ata kanë parë se si u graduan mashtruesit, si hynë në parlament dhe se si e drejtojnë shtetin. Ata kanë mësuar se si të paguajnë për provime, madje edhe për diploma. Ai shpirt që do të mbizotërojë- emancipimi apo mashtrimi – do të përcaktojë edhe kafenenë e mëpasme të Shqipërisë”- shprehet Abrahams.

Abrahams është këshilltar i “Human Rights Watch” dhe një ish-kërkues i “Open Society”, që gjatë 20 viteve të fundit ka punuar vazhdimisht në Shqipëri dhe Kosovë, duke u specializuar në çështjet shqiptare. Ky është vëllimi i dytë i tij, i cili trajton çështjet shqiptare, pas librit mbi krimet e luftës në Kosovë në vitin 2002.

“Dita” ka biseduar me Abrahams dhe e sjell rrëfimin e tij në këtë intervistë…

 

-Zoti Abrahams, sapo kini botuar një libër në 25 vjetorin e përmbysjes së regjimit komunist. Pse ju ka ngjallur kaq shumë interes një vend si Shqipëria?

Unë kam studiuar degën për marrëdhënie ndërkombëtare dhe gjuhën gjermane dhe u diplomova në vitin 1989, kështu që zhvendosja në Berlin pas rënies së murit të Berlinit ishte diçka që erdhi natyrshëm. Menjëherë u tërhoqa nga politika dhe tranzicioni i Europës lindore: Gjermania, Çekosllovakia, Polonia, dhe Hungaria. Por vëmendja ime shumë shpejt u kthye në Jug si pasojë e dy ngjarjeve të rëndësishme, luftës në ish Jugosllavi dhe dramës interesante të Shqipërisë që pas 4 dekadash nën regjimin më brutal dhe shtypës komunist, u hap me botën. Për herë të parë në Tiranë isha në vitin 1993 dhe që nga ajo kohë unë jam marrë me Shqipërinë.

-Në ç’rrethana keni ardhur në Shqipëri?

Ishte viti 1993 kur erdha si student i diplomuar dhe punova shkurtimisht në Universitetin e Tiranës dhe pastaj në fondacionin “Soros”. Më pas u angazhova në “Human Rights Watch” si përgjegjës për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në periudhën 1994-2000. Aty shkruaja raportime për të drejtat e njeriut, sidomos përgjatë luftës së Kosovës. Pas kësaj, puna ime në Shqipëri kishte të bënte me librin e ri.

-Ka një opinion të përhapur në Shqipëri që mund të shprehet me pak fjalë: Ne prisnim më shumë nga Amerika, por ajo na la në baltë… Sa i vërtetë është ky opinion sipas një amerikani?

Fred Abrahams

Fred Abrahams

Opinioni bazohet në fakte disi problematike. Në libër mbulohen shumë gabime të bëra nga qeveria amerikane në vitet 1992-1996. Përgjatë asaj kohe, SHBA-të më së shumti mbështetën vetëm një forcë politike, duke vendosur individët mbi institucionet. Ky ishte një gabim i madh sepse u ushqye në modelin historik shqiptar të autoritarizmit. Shqipëria ende po vuan nga ajo politikë përkrahjeje një partiake, pavarësisht se pikëpamjet e Uashingtonit kanë ndryshuar shumë tani. Por si përfundim, shqiptarët e kishin gabim që mendonin se Amerika apo kushdo tjetër do t’u krijonte atyre tokën e premtuar. Tranzicioni nga komunizmi në demokraci mund të arrihet vetëm nga vetë shqiptarët.

-Ju kini qenë në Shqipëri në fillimin e ndryshimeve. A ka patur diçka që ju ka bërë përshtypje në atë periudhë?

Në vitin 1993 dy gjëra më lanë përshtypje. E para, shpresa e jashtëzakonshme që kishte shumica e njerëzve. Pas gati rreth 50 vite errësire, shqiptarët kishin nisur garën për të kapur kohën e humbur. Ky mentalitet i kishte prekur të gjithë. Në të njëjtën kohë unë u befasova nga fakti se sa e vështirë është që të arratisesh nga barra e diktaturës. Me këtë nënkuptoj se sa shumë partia drejtuese dhe në veçanti lideri i saj, po përdorte mjaft nga të njëjtat teknika të regjimit të vjetër; të qeveriste me frikë dhe me ideologjinë “ne kundër atyre”.

-Përveç “Dhjetorit” të famshëm, ju jeni ndalur në libër edhe në një vit të mbrapshtë për shqiptarët. Çfarë përfaqëson viti 1997 për ju?

Viti 1997 solli shpërthimin e inatit pas viteve të mashtrimit politik dhe financiar. Shqiptarët e ndjenë vetën të tallur. Në të njëjtën kohë është e lehtë që t’ia vësh fajin qeverisë së atëhershme sepse toleroi dhe mbështeti skemat piramidale. Mund të kujtohet thënia e famshme e Berishës se “paratë e shqiptarëve ishin më të pastrat në botë”. Por edhe shumë pjesë të tjera të shoqërisë janë për t’u fajësuar. Opozita heshti dhe media promovoi skemat. Asnjë nuk doli që të paralajmëronte qytetarët rreth asaj që po ndodhte, sepse çdokush po bënte para. Dhe këtu, edhe komuniteti ndërkombëtar është për t’u fajësuar mjaft. Qeveria e SHBA-ve, qeveritë europiane, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar qëndruan me gojë mbyllur deri sa u bë shumë vonë. Ata nuk donin që të shkatërronin imazhin e Shqipërisë si një sukses i madh.

-Në librin tuaj, ju përmendni shumë gabime të shqiptarëve pas vitit 1990 në rrugëtimin e tyre drejt Europës. Po Europa a nuk ka ndonjë përgjegjësi apo gabim në këtë qëndrim ndaj shqiptarëve?

Libri është jashtëzakonisht kritik ndaj SHBA-ve dhe politikës europiane kundrejt Shqipërisë pas 1990, sepse ata më së shumti mbështetën një lider të korruptuar dhe autoritar për hir të stabilitetit rajonal apo bashkëpunimit në luftën ndaj terrorit. Fatmirësisht kjo gjë ka ndryshuar sot. SHBA-të dhe qeveritë europiane me të drejtë po flasin për të luftuar korrupsionin, reformimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimin e një shteti të fortë ligjor.

-Për shkak të punës, por edhe të punuarit mbi këtë libër, e njihni mirë politikën në Shqipëri. Cili është politikani që ju ka zhgënjyer më shumë?

Nuk ka ndonjë emër mbi të tjerët. Për mua, është elita politike që ka dështuar si e tërë, sepse shumë prej tyre i shikojnë pozicionet që mbajnë si një mundësi, më shumë se sa si përgjegjësi.

-Sa shpresë ju ngjall Kryeministri Edi Rama për të bërë diçka më të mirë për Shqipërinë?

Unë nuk i besoj ndonjë individi, i gjatë apo i shkurtër. Unë besoj në institucione të forta që mbijetojnë kur kreu i shtetit thotë lamtumirë.

-Çfarë do t’i këshillonit kreut të qeverisë, për të ndryshuar në politikat e tij qeverisëse?

1.Të bllokojë korrupsionin. 2. Të promovojë një sistem gjyqësor të pavarur. 3. Të investojë në arsim.

Sali Berisha, dhjetor '90

Sali Berisha, dhjetor ’90

-Sali Berisha, është një nga protagonistët e Shqipërisë së viteve ’90. Cili është gjykimi juaj për të, nëse do të bënit një rezyme karrierës së tij, cila do të ishte ajo…?

Berisha është figura dominuese në Shqipërinë pas 1990-ës. Ai ka qenë politikani më i aftë dhe i vendosur. Unë e kuptoj se si dhe pse ai u bë kreu i PD-së dhe pastaj president i vendit. Por për fat të keq, ai është gjithashtu ekstremist patriarkal dhe kontrollues ndaj të tjerëve. Një ish koleg i tij mjek e quajti këtë “energji djallëzore”.

-Ju jeni mjaft i interesuar për çështjen shqiptare. Çfarë vendi zë Kosova në interesimin tuaj?

Emocionet që kam për Kosovën do të lidhen gjithmonë me tmerrin e luftës dhe kurajën e njerëzve që luftuan në atë kohë. Sot jam i trishtuar që, pas 16 vitesh, strukturat demokratike dhe zhvillimi ekonomik ende nuk janë nën kontroll.

-Si e kanë pritur librin ata që kanë qenë protagonistë në ndërrimin e sistemeve?

Deri tani reagimi ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Unë mendoj se shumica e njerëzve vlerësojnë që kam kapur faktet dhe botëkuptimin e asaj kohe. Edhe nëse ata nuk e pëlqejnë vlerësimin tim, ata e pranojnë portretin si të përpiktë. Ana pozitive e shpenzimit të 15 viteve për të shkruar një libër është se unë dëgjova politikanë që ndryshonin pikëpamjet përgjatë kohës, përfshirë ata që kaluan nga një parti në tjetrën (e u rikthyen). Më së shumti qëndrimet e tyre ndryshuan në varësi të asaj nëse ata ishin ose jo në pushtet.

b175c7542e63dede93c5501641da19f1

-Kur nis rrëfimi në librin tuaj, në çfarë viti dhe sa vend zë Shqipëria komuniste?

Libri zanafillën e ka me vdekjen e Enver Hoxhës në vitin 1985, edhe pse disa seksione shkojnë në periudhën komuniste para kësaj ngjarjeje. Por pika kryesore e librit është periudha 1990-9999. Më intensivisht përqendrohem në protestat e para, si në Shkodër në janar të 1990 dhe dyshimet që çuan në fitoren e PD-së në mars të 1992-it. Pas kësaj është drejtimi i Berishës si president, zgjedhjet e 1996-ës, skemat piramidale të 1997-ës dhe lufta e Kosovës. Kapitulli i fundit mbulon periudhën nga 1999-ta deri në ditët e sotme, por ato janë më pak të detajuara.

-Sa kohë keni punuar për këtë libër dhe a keni folur me të gjithë protagonistët?

Mund të them se librin e nisa në korrik të 1993-it kur unë shkela për herë të parë në Shqipëri, sepse nisa të vëzhgoja dhe të shënoja detaje. Por punës me themel iu futa në vitin 2000, kështu që mund të them se ky proces zgjati për 15 vite. Duhet thënë që unë nuk kam qenë gjatë gjithë kësaj kohe vetëm duke bërë kërkime dhe duke shkruar. Kam pasur shumë punë të tjera dhe kam bërë pushime të gjata. Për kërkimin u përpoqa që të flisja me sa më shumë njerëz të ishte e mundur, nga të gjitha partitë politike, po aq sa diplomatë të huaj, gazetarë, analistë dhe individë të tjerë me pikëpamje interesante.

-Po me Sali Berishën?

Për fat të keq, jo. Unë tentova katër herë, por nuk pata sukses.

-Pse?

Duhet pyetur ai përse. Por unë dyshoj se ka dy arsye kryesore. E para është se ai nuk ka interes që të zhytet kaq thellë në të kaluarën. Ndryshe nga një gazetar, ai e dinte se unë do të kërkoja për detaje në vitet si pjesë e Partisë së Punës, roli i tij në lëvizjen studentore të vitit 1990 dhe formimi i Partisë Demokratike, prishja e marrëdhënieve në mes të 1990-ës me SHBA, përfshirë akuzat se SHBA-të tentuan që të rrëzonin qeverinë e tij (plani i famshëm Lotus). Tjetra është, se ndoshta ai nuk ka besuar që unë mund të bëj një punë objektive. Për këtë ai e ka gabim. Unë isha gati të dëgjoja e të shqyrtoja çdo gjë që do thoshte dhe do ta paraqisja saktë.

-Ndryshimi i sistemeve në vitet ’90 identifikohet edhe me rolin e ish-presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia. Si e keni parë këtë figurë?

Alia kuptoi një gjë, pas 1989-s Shqipëria duhet që të ndryshonte. Dhe ai kishte një karakteristikë të rëndësishme. Ndryshe nga Hoxha, ai nuk u mbështet në përdorimin e forcës. Por kjo nuk do të thotë se ishte një demokrat, përkundrazi. Ai më tha se ai nisi reformat për të demokratizuar vendin. Unë mendoj se këtë e bëri sepse Shqipëria ishte vendi i fundit komunist dhe ai i kuptoi që nëse bllokonte reformat kjo do të çonte në derdhjen e gjakut të drejtuesve të Partisë Komuniste.

-Zoti Abrahams, në gjykimin tuaj, nëse mund të jeni i sinqertë, sa realist dhe i paanshëm është libri juaj?

Sipas meje, është jashtëzakonisht i paanshëm. Por kjo s’do të thotë se unë nuk ruaj qëndrime të forta vetë. Por këtë e bëj duke u bazuar në fakte dhe i bazuar në fjalët që Shqiptarët më kanë thënë mua. Çdokush që thotë që ky libër është duke mbështetur një forcë politike krahasuar me tjetrën, nuk e ka lexuar atë./DITA

Entela Resuli December 22, 2015 23:15
Komento

24 Komente

  1. .....m i r... December 22, 13:22

    eh ate dua te pies dhe une…..me uren cpaten.

    Reply to this comment
  2. M.Bocari December 22, 13:48

    Do isha shume e interesuar per rolin e Soros, emri i te cilit del ne te gjitha vendet ku ndodhin revolucionet per ndrim sistemi. Fakti qe ky gazetar i takon ketij fondacioni me ben te rezervohem ne mendimin tim mbi paanshmerine e punes se tij.
    A mund te na sqaroni sekush eshte SOROS dhe kush eshte roli i tij ne Shqiperi? Dime tepakten se njerezit epunesuar ne kete fondacion jane, dikur behen dikush dhe kane te ardhura shume te majme. Perse e ben Soros kete pune kaq eficiente, dmth. paguan kaq mire per rezultate kaq deshperuese, qe sot pas 25 vjeteve jane te gjithe deshmitar? Ka ndihmuar fondacioni SOROS per lulezimin e korrupsionit apo kundra tij. Nqs. ka qene kundra eshte per ti qare hallin, se ka investuar kaq shume per te arritur ne kete disfate njerezore, antidemokratike.
    FAtkeqesisht keta gazetare intervistohen nga interesat per te shkruar nje artikull dhe jo nga ato ne emer te se vertetes

    Reply to this comment
    • aaa December 22, 15:49

      E shoh me shume vend pyetjen qe keni drejtuar .
      Sa per z.Abrahams, e ka zhvleresuar vete vertetesine e atyre qe thote pasi e pranon vete se ndonese ka pasur kontakte te shumta me “madhoret” e politikes shqiptare, per baze mer ato qe thuhen neper kafene.
      E pranoj edhe vete si emigrant, qe kur vij ne Shqiperi e shoh me entuziazem te madh ndryshimin e jashtezakonshem krahasuar me Shqiperine e kohes se diktatures, por pasi kaloj nja nje jave neper kafenete e thashethemeve, ku te gjithe te tundin gazetat e sponsorizuara nga Sorros e biznesmene ndertimi, edhe une nuk ju besoj me syve te mij , por vesheve. Pas permbysjes se diktatures sipas “opinionit publik” ne kafenete gazetarore te Shqiperise, Shqiperia qenka bere edhe me keq se ne kohen e turkut, se ne kohen e Enverit paskesh qene lule.

      Reply to this comment
  3. Fatherland December 22, 13:51

    Pushtetaret tane flamurit tone kombetar i kane ngjitur gjithmone nje tjeter flamur bashke e kurre nuk e kane mbajtur vetem. Enveri i ngjiti flamuret jugosllav, pastaj sovjetik, pastaj kinez. Pas 1990 pushtetaret e tjere pa perjashtim sikur i kishte pjelle USA, i ngjiten flamurit tone kombetar ate flamurin pizhama te USA. Kudo ku shkon sot sheh flamurin tone kombetar ne mes atij amerikan dhe atij tjetrit te BE. Si per te treguar se jemi tamam balte ne anen kombetare e si per te bere te qeshin me ne te gjithe vendet perreth e me gjere. Vetem kur te behemi kombetare krenar per flamurin tone do bejme shtet. Ndryshe do ngelim nje Protektorat i mbetur ne tentative!

    Reply to this comment
  4. Historia. December 22, 14:01

    NEOKOMUNIZMI ALLA SHQIPTAR.

    Klasa politike alla shqiptare ka 70 vite qe perhap metastaza kanceroze ne gjithe atdheun,epiqender e saj ngelet enver kasapi Rezimi i bustit te tij, ishte vetem nje mashtrim,per te ngelur ne pushtet spiunet dhe komunistet e thekur te kasapit enver,.
    Tranzicioni eshte nje neokomunizem i maskuar me helmin katovice.Ky helm eshte me i poshter se komnunizmi,ngaqe nuk duket,ishte sekret,mundesoi grabitjene pasurive qe ju takojne gjithe shqiptareve, plotesisht nje tmer i vertete..

    Reply to this comment
  5. Ardenica December 22, 14:41

    Eshte e vertet se populli I besoi Saliut se do sillte ndryshimet e do te ndertonte nje shqiperi demokratike. po harruam se nga vinte Saliu,ose me mire te themi nuk e denim se kut I sherbente Saliu. Ngjarjet treguan se Saliu ishte e eshte nje komunist I thekur, u tregua democrat tamam si ujku I veshur me lekur dele. Qyh ne fillim u tregua nje egersire qe nuk e kish pare e njohur historia. Me te ardhur ne pushtet ,gjoja se urrente komunizmin ,po kjo I forconte pushtetin , I ndihmuar edhe nga ata qe e urrenin me te vertet komunizmin, u versul ne piken me delikate e krenarine me te madhe te popullit sulmoi Luften nacional clirimtare.duke prishur vorrezat e deshmoreve e simbolet e luftes. Shkaterroi naten ,e ky veprim ngjalli te populli urrejtjen me te madhe te ky njeri, jo vetemEnver Hoxhen po edhe heronj te tjere. Ne emer te luftes kunder komunizmit, e premtimit se prona do shkoi te I zoti, nxiti militantet e tij ,me ne krye Azem Hajdarin,qe te shkaterrojne bujqesine. E tani dihet katraura e bere per token ne baze te ligjit 7105. Propoganda se ne perendim popullsia rron me shume ne qytete e jo ne fshatra e lenien e lire te levizjeve ,pa patur nje pushtet te fort lokal ,beri katrauren urbane . Si komunist I devotshem mbi te gjitha zhvilloi e vazhdon te zhvilloi luften e klasave duke kujtuar ne c’do kohe se I kujt je,nipi I kujt je ,pra te kujton edhe biografine e gjyshit e gjysheve.duke e bere kete nen shembullin qe bente partia e punes ,ku pjestar familje futi edhe vjerrin me vjerren edhe pse me vjerren beje edhe dashuri.
    Vendosi ligjin 24/I qe u la ne dore drejtoreve edhe ne baze tevepronin si te donin me kuadrin dhe arriti ne ate pike sa u shkaterrua arsimi,shendetesia e kultura ku ende nuk e ka gjetur veten se ku eshte. Arritem deri atje sa diplomat e arsimit te larte u shiten rruges apo edhe me dy gomar dru. Coje dy gomar me dru e merrje dipllomen. E kush kishte drejtor nje te afert ,ky person sa linte gomarin me dru drejtonte shkollen apo spitalin. Nuk po permend firmat piramidale, rrahjen e deputeteve te opozites ne ate kohe e quante buqet me lule per demokracine, equante fitore plebishitare zgjedhjet e 1996,kur kutite u mbushen qe ne oren 7:30. Denoi Nexhmie Hoxhen per kafete qe kishin pire ne vdekjen e Enverit,edhe ky nje ofendim per popullin shqiptar se kafete e vdekjes nuk zihen ne goje….. E te tjera e te tjera veprime qe treguan se ky person nuk ishte e nuk eshte personi I duhur per kete popull.,ndaj edhe Amerika duhet te kerkoi falje qe perkrahu kete njeri e t;i tregoi vendin e si thote populli yne : me mire vone se kurre ,ky njeri duhet mbyllur Brenda e te mos liht te ngaterroi ende politiken shqiptare ,pasi veprimet e tij me shume kane shkuar ne favor te Serbise se sa te shqiperise dhe interesave Amerikane ne raste se e do me tevertet te miren e polullit tone.

    Reply to this comment
  6. Lleshi December 22, 14:47

    Thjesht GENJESHTRA ! Duken “interesante” sepse tek tuk perzihen me te verteta te vockela ! TRUSHPELARJE , shkurt !

    Reply to this comment
  7. Mark uk December 22, 14:55

    Ne ate kohe parat e shqiparve ishin vertet te pastra.Ky Abrahames kenka nje spiun qe punon per ish komunistet i pa shoq.

    Reply to this comment
  8. SAMENI December 22, 15:18

    TURP PER GAZETEN DITEN QE CENSURONI KOMENTET

    TURP QE PO ISHPLANI TRURIN ATIJ POPULLI

    TURP QE PO MBRONI PERBINDESHIN BERISHE

    Reply to this comment
  9. SuloKapedani December 22, 15:35

    Z.Abrahams ne liber ka interpretime dhe dhe bindje personale,te vertetat jane larg,.Shume syresh edhe mark thiu mbeshtet komunistat spiuna te kohes shkuar dhe te sotme,thjesht nje mbeturine e degraduar spiunesh te çdo kategorie.

    Reply to this comment
  10. SAMENI December 22, 16:01

    SHRESOJME TE MOS E CENSUROJNE KETE KOMENT:

    QE NGA MARRJA PJESE E RAJERSONIT NE VOTIMET E 1992 AI VEND NUK ESHTE SOVRAN POR PUPET STATE.

    PRA ESHTE NJE REPUBLIKE AMBASDORIALE ME BERISHEN NJE KUISLING TE TE TYRE.

    NQS KY ABRAHAMSI HARRON KETO KRIME NAZISKINE TE BERISHES :

    VRASJA E 21 JANARIT
    HOLOKAUSTI I GERDECIT
    4000 TE VRARET NE 1997
    GRUSHTIN E SHTETIT 1998
    GENOCIDI NDA HAKLAJVE
    RRAHJA MASIVE NE 1996
    ZHDUKJA E REMZI HOXHES
    SHITJA DETIT JON
    VARREZAT E GREKUT
    300 MILJON DOLLARET E RR.K.

    ATEHERE LE TI THEMI “QUMESHTORI ANALIST”

    BOLL ME KETO PERRALLA ELEZBIBERIANE.

    ESHTE KRIM TE VESH SALISERBIN TE SHKATERRONTE ATE VEND..POR ESHTE AKOMA ME KRIMINALE TE SHKRUASH ARTIKUJ TE TILLE PER TE MBULUAR SALIQENIN..

    Reply to this comment
  11. intelektuali December 22, 16:25

    SHBA KA NJE FAJ DHE GJYNAH TE MADH, SEPSE E LA SHQYPNINE NE DORE TE ENVER HOXHES, PEDERAST PA SHKOLLE, SADIST ME GEN DHE GJAKATAR QE JA KISHTE BYTHEN DHE VATANIN TITOS DHE JUGASLLAVISE KOMUNISTE PER TA MBAJTUR VENDIN TONE SI NJE CIFLIG FEUDAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET.

    Prandaj edhe ti more amerikoni i Sorosit Abrahams nuk ben dot dallim nga Sali Berisha me enveristat e tjere si Fatos Nano, Like Floriri, Fatos Nano, Edvin Rama me nje ushtri banditesh nga pas qe kane per qellim te vetem te mbajne gjalle Kauzen e Partise se Punes te Enver Hoxhes qe Shqypnia jone te mbetet si nje CIFLIG feudal i Mafies enveriste me pushtet.

    prandaj

    Sali Presidenti dekoronte kriminelet dhe u jepte pensione shtese xhelateve te Partise se Punes dhe e mbrojti sa mundi Nexhmije Hoxhen nga ndeshkimi i drejte i Drejtesise per lumenjte me gjak njeriu qe kishte mbushur ne vendin tone bashke me burrin e saj dhe prandaj Sali Presidenti asnjehere nuk e ktheu koken per te shikuar viktimat e Enverit qe ky xhelat i pashembellt i vrau dhe i masakroi me pabesi te papare, prandaj edhe Sali Komunisti asnjehere nuk u kujtua ta nderonte Loni Adhamin, sekretarin e pare te ambasades se SHBA ne Tirane qe u vra me tortura duke i thyer kockat e trupit nje nga nje deri sa dha shpirt me urdher nga Enver Hoxha megjithese ne deren e ambasades sot ka nje tabele perkujtimore per kete hero, patriot dhe intelektual shqyptar. Sali Berisha nuk u kujtua asnjehere per intelektualet properendimore shqyptare qe u masakruan pa meshire nga Enver Hoxha dhe xhelatet e tij, por cdo 5 maj dhe cdo 29 nentor bente homazhe dhe derdhte lote krokodili per ata kriminele qe implementuan MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe ishte po ky Sali Komunisti qe nuk u kujtua asnjehere as si President dhe as si Kryemijnister qe t’i hiqte titullin HERO Antikrishtit Enver Hoxha dhe te rafshonte me dheun Piramiden e turpit dhe te rezilit ne mes te Tiranes, ashtu sic e permbysen permendoren e tij studentet e dhjetorit duke e terrhequr zvarre dhe duke e shurruar nga mllefi dhe zemerimi.

    prandaj

    Edi Rama sot me gjithe Liken e tij vazhdojne te njeten Kauze te Partise se Punes dhe shikojme sesi pa piken e turpit dekorohen kriminele gjakatare si Vito Kapo nga Mafia e Kuqe me pushtet dhe sesi Nexhmije Hoxha merr nga ky pushtet pensione shtese veterani, ne nje kohe qe duhej te ishte ne burg duke vuajtur denimin per krimet monstruoze qe ka kryer me burrin e vet. Prandaj shikojme si dekorohen prokurore kriminele te regjimit komunist nga Avokatia shqyptare, prandaj edhe deputeti mafioz Spartak Braho merr guximin te beje homazhe dhe te hedhe dhe mbi varrin e spiunit dhe vrastarit Sulo Gradeci qe ka mbi kurriz nje thes me krime kunder njerezimit qe nga vrasja makaber e foshnjeve ne maternitetin e Tiranes deri tek vrasja e pabese e Kryeministrit shqyptar Mehmet Shehu. Prandaj edhe ministrat aktuale te qeverise dhe deputete dallkauke te Rilindjes Socialiste shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore

    sepse

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT

    Reply to this comment
    • F1 December 22, 16:41

      per komentusin intelektual

      eshte e trishtueshme qe as ju zogistet qe kishit vjerren 1/2 amerikane por as amerikanet vete nuk fituat betejen me enver hoxhen jo vetem kur ishte gjalle…por dhe te vdekur.

      ty intelektual shan gjithmone bushin dhe kondolezen e tij per gerdecin….mesoje pra se vetem armatimi shqiptar i enverit ne 1990 ishte mbi 20 miljard dollare plus prodhimin e h/centraleve mbi 10 miljard dollare…kush i vodhi

      te fala kondolezes tende

      Reply to this comment
  12. Autonom December 22, 17:02

    Gjithe politika shqiptare e pas 1990 ka futur koken ne bythe te USA dhe BE e i ka thene ” Shendet ” c’do pordhe te tyre! Ambasadori i USA dhe Ambasadorja e BE kane qene dadot e c’do qeverie shqiptare! Nuk e ka pare kush Ambasadorin e Rusise te dale e te jape Direktiva per Shqiperine! Kemi pare e po shohim nga 3 here ne dite Direktiva amerikane e europiane dhe gjendja e sotme ne Shqiperi eshte pasoje e bythlepirjes se politikes shqiptare dhe e Direktivave te deshtuara te ha-Aleateve Euroatllantike!

    Reply to this comment
  13. intelektuali December 22, 19:25

    Ambasadorin e Rusise Bolshevike e kane pare shqyptaret qe ne Mukje te 1943 kur Enver Hoxha i shiti BYTHEN dhe Kosoven Titos dhe Jugosllavise Komuniste. Ambasadorin e Rusise Bolshevike e kane pare te gjithe shqyptaret me pas, me 29 nentorin e ZI, kur Enver Hoxha me urdher nga Moska dhe Beogradi implementoi MURTAJEN bolshevike ne Shqypni, e beri Vatanin si nje CIFLIG feudal te Mafies se kuqe me pushtet dhe shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e vet. Por Ambasadorin e Rusise Bolshevike e kishte prezent ne vendin tone gjate gjithe Kohes se Qepes te Enver Hoxhes kur deklaronte se edhe bar do te hame, por pastertine e Marksizem-Leninizmit stalinist do ta mbrojme me cdo kusht.

    ndersa

    Ambasadori amerikan dhe SHBA thone dhe luten prej shume kohesh:

    O SHQYPTARE DRU ME PRE, POR HIQNI DORE NGA ENVERIZMI DHE KOMUNIZMI MORE TE GJORE SE NDRYSHE NUK JU DO KUSH NE BOTE SE JENI SI NJE FIS KANIBALESH ENVERISTASH ZULU.

    Por nderkohe te gjitha qeverite pas 90-s e mbajne Enver Hoxhen si HERO me gjithe Piramiden e tij Famekeqe ne mes te Tiranes, dekorojne Nexhmije Hoxhen dhe Vito Kapon me medalje trimerie dhe u leshojne pensione shtese si veterane ketyre dhe te gjithe krimineleve me vule ne balle qe i sherbyen me zel regjimit katil te Enverit, deputetet dhe ministrat e qeverise shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe pastaj i luten SHBA dhe BE-se per LEKA borxh.

    Prandaj eshte ashiqare se kush komandon Shqypnine Enveriste dje, sot dhe mot.

    Reply to this comment
    • SAMENI December 22, 20:10

      o intelekt

      kur plasi bumja gerdecit ke thene:

      firma amerikane me shkelzenin vrau 26 shqiptare me armatimin qe enveri I kishte me luftuar ato..pastaj bere rezil xhorxh bushin…

      pra me cilin je me enverin apo bushin apo me ket rrushin tim

      Reply to this comment
      • intelektuali December 22, 22:05

        Bush Junjori eshte dhe mbetet Presidenti me dallkauk qe ka pasur ndonjehere SHBA dhe nuk e dinte se ku bie Afrika ne harten e Botes njesoj si Presidenti i Shqypnise Bamir Topi qe nuk e dinte se ku binte Gerdeci ne harten e Shqypnise. Babai i tij Bush Father-i kishte paralajmeruar politiken amerikane se djali i tij ishte dede dhe nuk e meritonte kete post me pergjegjesi, por ja qe edhe demokracia amerikane ka pikat e saj te dobta dhe me ca hile zgjedhora, por edhe me ca LEKA Bush Junjori u zgjodh nga amerikanet si President qe ne fund te mandatit te tij per pak sa nuk falimentoi ekonomine dhe bankat me krizen me te madhe qe ka njohur historia e SHBA pas vitit fatal 1933, pak a shume sic falimentoi Enver Hoxha ekonomine shqyptare ne vitet 80-90 kur kishte mbetur ne dimrin e vetmise se tij.

        prandaj

        ato gjera qe ka treguar intelektuali mbeten fare te verteta dhe SHBA i ka borxh Shqypnise jeten e 26 gerdecareve te pafajshem qe financuan me nje mendjelehtesi te papare per nje shtet demokratik, firman private Saliu&Son me 300 milione USD per te belere fisheke te ndryshkur kineze dhe per te mbushur xhepat e Saliut dhe djalit te tij lakmitar. Por ky konstatim nuk i shfajeson politikanet tane kombetare dhe me shume Presidentin ose BABAIN e Kombit Bamir Topi qe ja kishte futur me gjume dhe as ai dhe as SHIK-u i tij nuk paralanduan vjedhjen makaber te armatimit te Enverit nga kjo firma private Saliu&Son dhe nuk i kerkoi Departamentit te Shtetit te SHBA dhe Pentagonit demshperblim te majme per familjet e viktimave ashtu sic kane bere shtete te tjera te rajonit ne rethana te ngjashme. Perkundrazi deri me sot nuk ka asnje shenje reagimi nga ana e qeverise dhe politikes sone debile kombetare per nje ceshtje kaq delikate per publikun shqyptar dhe nderkombetar, megjithese ishte sekretari i pare i ambasades amerikane ne Tirane ai qe dha alarminin per implikimin e zyrtareve te larte te kesaj ambasade ne aferen e Gerdecit. Te kerkosh te drejten tende nuk do te thote qe te behesh ARMIK i SHBA qe vazhdon te mbetet vendi i Demokracise Boterore dhe nje debil si Bush Junjori megjithe Kondolizen e tij genjeshtare nuk mund te hedhe hije mbi kete fakt, sepse Shqypnia jone eshte e vogel sa nje gogel dhe ben mire te kete nje vella te MADH Demokratik qe nuk eshte infektuar nga MURTAJA bolshevike, sepse sic ka thene edhe Papa:

        NDIHMOJE VETEN QE TE NDIHMOJE EDHE ZOTI

        nderkohe qe shqyptaret nuk duan akoma te besojne as te Zoti dhe as tek vetja e tyre dhe kjo eshte e KEQJA qe ka kapluar Vatanin qe kur Enver Hoxha instaloi sistemin sovjetik ne vendin tone.

        Reply to this comment
  14. Mark uk December 22, 21:02

    Per aq kohe sa zgjati okupimi komunist po aq do zgjas per tu zhdukur era e keqe e tyre.

    Reply to this comment
  15. xhabir December 22, 23:15

    Ne i patem te gjitha mundesite me e kalu tranzicionin si Kroacija por ai çeku i bardhe i Sales me Gramoz Pashkon na moren ne qafe Keta e mbollen te keqen e tani eshte e veshtire te hiqet

    Reply to this comment
  16. bobo December 23, 00:41

    Po ta kisha ketu ate mark ukun,do ta linja me barre,se gomar mbeti tere jeten,kurse ate intelektualin prej leshi do ta coja ne klase te pare fillore qe te mesonte ,se emri i atdheut tone nuk shkruhet SHQYPERI,POR SHQIPERI.NE JEMI BIJTE E SHQIPES DHE JO TE SHQYPES,o te dhjefja inteligjencen.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 23, 09:07

      shqypja jone sa e mire
      sa e bukur sa e dlire

      keshtu kane kenduar te paret tane
      o DUDUM debil enveristi skipetar

      Reply to this comment
      • Autonom December 23, 12:32

        Rusia sot nuk eshte Bashkimi Sovjetik dje. Ka qe ne 1991 qe nuk ekzistin me bolshevizmi ne Rusi. Rusia e sotme imperiale e V. Putinit nuk ka asgje te perbashket ne Bashkimin e Sovjeteve. Perkundrazi, BE sot po kerkon te beje nje Bashkim Sovjetik me ideologji globaliste ne vend te ideologjise komuniste. Dhe e perbashketa e globalizmit dhe komunizmit eshte pikerisht internacionalizmi. Dhe ngjan aq shume sot Ambasadorja e BE me ato Ambasadoret sovjetike qe ishin Guvernatore te Shqiperise ne komunizem. Duke u bere si zot shtepie ne Shqiperi.

        Reply to this comment
  17. Mark uk December 23, 19:40

    bobo:Kurse une kam lene me barre ate qe lindi ju,ate qe fjen me te,dhe vajzen e asaj qe ka lindur ju.Besoj se keni boll si fillim.Nuk kisha as deshiren ma te vogel,po kur ju kruhet njerzit ta japin hakun ne dore.

    Reply to this comment
  18. Mark uk December 23, 19:51

    bobo: Nuk do ti themi kta rreshta se kam deshir.Une do le me barr ate qe te lindi ty,ate qe ju flini me te dhe ate femren qe lindi nga ajo ju nxuar ju ne jet.Besoj se si fillim ju mjafton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*