EKSKLUZIVE / Flet Giora Solar, personalitet i Trashëgimisë Kulturore në botë: Ajo që po bëni me Butrintin, korruptive. Në vendin tim nuk do lejohej kurrë

September 16, 2020 23:55

EKSKLUZIVE / Flet Giora Solar, personalitet i Trashëgimisë Kulturore në botë: Ajo që po bëni me Butrintin, korruptive. Në vendin tim nuk do lejohej kurrë

Prof. Giora Solar është personalitet i njohur botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore.

Gjatë viteve 1988-1994 ai krijoi dhe drejtoi Departamentin e Autoritetit të Mbrojtjes së Antikitetit në Izrael. Në vitet 1995-2000 ai u transferua në SHBA për të krijuar dhe drejtuar Departamentin e Projekteve në Terren të Qendrës Getty një prej institucioneve më të famshme në botë.

Giora Solar ka drejtuar projekte në site arkeologjike në vende te ndryshme  të botës, përfshirë Kinën, Kroacinë, Maltën, Bosnje-Hercegovinën, Turqinë, Sllovakinë, Shqipërinë, Amerikën dhe Izraelin.

Në CV-në e tij të pasur përfshihen Fortifikimet Antike  te Jeruzalemit, gërmimet në Tel Dan, Qyteti i Davidit, Ashkelon, Beit Shean, gërmimi dhe restaurimi i banjës romake të Hamat Gader, rindërtimi i teatrit romak në Shuni, planifikimi për vizita i kompleksit të fshehjes së H. Chazan, ruajtja e Parqeve Kombëtare (Q. Nimrod, Kadesh Naftali, burimet e nxehta të Tiberias, Korazin, Kalaja e Kryqtarëve Belvoir dhe Ashkelon), komplekset e fshehura pranë Beit Govrin e kështu me rradhë.

Po ashtu, ndërtesa e parë e Knesset (parlamentit), ndërtesa e Kryeministrisë në Tel Aviv, Qendra e Vizitorëve në Sarona , Shtëpia e Presidentit në Jeruzalem etj.

Aktivitetet e tjera përfshijnë përgatitjen e nominimeve të Trashëgimisë Botërore (lista e UNESCO-s) në Izrael dhe jashtë saj, këshillimin dhe rishikimin e nominimeve të WH (Trashëgimisë Botërorë) në mbarë globin.

Ai është diplomuar në Technion, në Haifa, për Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe në ICCROM, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore në Romë.

Profesor Solar pranoi t’u përgjigjet disa pyetjeve të dërguara nga redaksia e gazetës DITA lidhur me Butrintin:

 

Faqja e parë DITA, 17 shtator 2020

Profesor, publiku shqiptar ju njeh nga intervista juaj e disa viteve më parë në lidhje me mbrojtjen e një prej ndërtesave ikonike të Tiranës, Piramidën. Ju patët këshilluar me këmbëngulje qeverinë e mëparshme të mos e shkatërronte këtë monument. Sidoqoftë, ne nuk e dinim që ju keni qenë udhëheqës projekti në Planin e Menaxhimit të Butrintit në 2012. Kush e financoi atë projekt dhe si është e mundur që nuk kemi dëgjuar kurrë për atë Plan Menaxhimi?

Unë kam qenë drejtuesi i një ekipi që përbëhej nga shqiptarë, komisionuar nga AADF (Albanian-American Development Foundation) për të përgatitur një plan të ri menaxherial për këtë sit në vitin 2012. Unë vetëm sa kam rishikuar raportet e përgatitura nga ekspertët vendas, të cilët ishin dhe janë ende shumë mbresëlënëse. Plani ishte pothuajse gati dhe mosdakordësia ime kryesore me klientin tim amerikan (i cili ishte shumë larg të qenit profesionist) ishte se ai nuk duhet të quhej një plan i ri, por përditësimi i një plani ekzistues. Kur plani ekzistues nuk është i keq, thjesht duhet përditësuar, për shkak të kohës, koncepteve të reja, legjislacionit, politikës, etj. Nuk quhet plan i ri menaxherial, por plan i përditësuar. Pasi përmbajtja nuk ndryshon në asnjë mënyrë.

Besoj se atyre nuk u pëlqente kjo ide dhe donin të shihnin gjithçka të re. Nuk e kam idenë pse ata, përfundimisht, e ndërprenë aktivitetin tonë, kur pothuajse gjithçka ishte gati. Në raportin tim paraprak (2012) kam shkruar se Butrinti kishte më shumë plane menaxheriale të përgatitura për të dhe më shumë misione UNESCO-ICOMOS se çdo sit tjetër në botë. Kam shkruar gjithashtu se problemi kryesor është se ato nuk janë zbatuar kurrë. E njëjta gjë ndodhi edhe me planin tonë.

Në atë plan, ju sugjeroni me forcë që shqiptarët duhet të rrisin kapacitetin profesional për të administruar sitet e trashëgimisë kulturore. Sidoqoftë, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që Siti i Trashëgimisë Kulturore të Butrintit duhet të menaxhohet nga një privat. Si specialist me famë botërore mbi trashëgiminë kulturore, çfarë mendoni për këtë vendim?

Qeveria mund të vendosë që të nënshkruajë një marrëveshje me një kontraktor, i cili, në mungesë të një ekspertize lokale, mund të jetë privat, vendas ose i huaj. Por kjo mund të bëhet vetëm nëse shteti ka një mekanizëm qeveritar, profesional të posaçëm për menaxhimin e siteve të trashëgimisë – që të mbikëqyrë kontraktorët. Dhe sigurisht në një sistem të përshtatshëm dhe të ndershëm, një kontraktues i tillë do të zgjidhej pas një oferte të hapur. Por ky nuk është rasti as në Shqipëri, as në Butrint apo në ndonjë pjesë të planit të tij të ri të menaxhimit. Ka kaq shumë shembuj në botë, saqë nuk duhet të ‘rishpikni rrotën’: nga NPS (National Park Service- Shërbimi i Parkut Kombëtar) i SHBA, deri te organizatat qeveritare në vende të vogla, më afër madhësisë së Shqipërisë, si Autoriteti i Parqeve Kombëtare të Izraelit apo dhe Autoritetet e Antikiteteve në Izrael.

Plani menaxherial i fundit për Butrintin i financuar nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillimin regjistruar në Shtetin e Delaware mbron se Siti i Trashëgimisë Kulturore i Butrintit duhet të menaxhohet nga një ndërrmarrje private. Është e qartë se përfitimi nga kjo mbrojtje do të ishte vetë Fondi. A mendoni se ka një konflikt të qartë interesi?

Sigurisht, nëse kjo ndërmarrje private ka ndonjë lloj marrëdhënieje me AADF (menaxheriale, financiare, ligjore etj.) ekziston një konflikt i madh dhe i dukshëm interesi. Nëse Plani menaxherial parasheh që ky entitet privat është krijuar posaçërisht për menaxhimin e vetëm këtij siti dhe nëse ka të bëjë në një farë mënyre me përfshirjen e AADF apo disa prej drejtuesve të saj (përfshirë bordin), atëherë edhe nëse askush nuk fut para në xhep, ideja dhe sistemi janë të korruptuara. Për më tepër, kjo kurrë nuk do të inkurajojë krijimin e ekspertizës lokale dhe as të ndonjë organi kombëtar. Rekomandime të tillë nuk mund të justifikohen, përveç nëse ekziston një provë që qeveria nuk dëshiron të menaxhojë dhe nuk dëshiron të krijojë një mekanizëm kombëtar për t’u ngarkuar me një menaxhim të këtij lloji.

Në mendimin tuaj, pse një sit i suksesshëm si Butrinti duhet të menaxhohet nga një ndërrmarrje e huaj private dhe jo nga shteti shqiptar?

Besoj se përgjigjen e kësaj e kam dhënë në pyetjen e mëparshme. Do të shtoja se arritja në këtë pikë mund të jetë burim i korrupsionit, fuqisë, agjendave politike dhe ekonomike – pra asgjëje që ka të bëjë me përfitimin e popullit dhe vendit. Më vjen keq ta them, por unë e konsideroj këtë si një lloj mikro-imperializmi. Sigurisht, mund të gjenden justifikime dhe të thuhet se nuk ka ekspertizë të mjaftueshme në Shqipëri, se njerëzit janë dembelë, të korruptuar, nuk mund të mbahen nën kontroll etj. Dhe meqë qenka kështu, atëherë drejtimi nga një ent i huaj, privat është gjëja e duhur për tu bërë.

Në cilësinë tuaj si ish zyrtar i ICOMOS, a mendoni se ICOMOS dhe UNESCO duhet të flasin publikisht për këtë çështje?

Unë kam qenë TG (Tresurer General – Përgjegjës për Fondet) i ICOMOS, anëtar i Bordit Ekzekutiv të tij dhe nëpunësi ndërlidhës me UNESCO-n (Qendren Botërore për Trashëgiminë). UNESCO është e kufizuar në veprimet e saj, pasi ajo merr për bazë anëtarësimin e shteteve – një organizatë ndërqeveritare. Nga ana tjetër, ICOMOS është një Organizatë Profesioniste Jo Qeveritare. Në këtë rast të veçantë, ata duhet të shprehen nëse mendojnë se menaxhmenti i sugjeruar për Butrintin mund të vendosë në rrezik sitin dhe vlerat e tij. Kur kemi të bëjmë me çështje lokale ende pa efekte në vlerat e sitit, ajo nuk mund të bëjë ose të thotë shumë – edhe nëse mendon se idetë fillestare janë të gabuara, të padrejta dhe madje të korruptuara. Nisma duhet të ketë një efekt negativ në vlerat e sitit për të bërë legjitim një prononcim publik të ICOMOS për një çështje.

Neni 4 i Konventës së Parisit e bën të qartë se “detyra për të siguruar identifikimin, mbrojtjen, ruajtjen, prezantimin dhe transmetimin brezave të ardhshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore […] të vendosura në territorin e vet i përket shtetit”. Si mund të zbatohet kjo detyrë nga Shteti, nëse ai ia delegon këtë rol një pale private?

Mund të përfshijë gjithçka në kontratën me palën private, por duhet të ketë dëshmuar aftësinë e tij ligjore dhe profesionale për të mbikëqyrur dhe kontrolluar. Dhe këtu nuk është fjala vetëm sa nga shuma e të ardhurave shkon në llogarinë bankare të entit privat dhe sa i mbetet shtetit dhe komunitetet përreth. Unë do ta shihja këtë si një mekanizëm efektiv vetëm nëse është i përkohshëm dhe me qëllimin për të krijuar dhe trajnuar grupe vendore me detyrën e menaxhimit të trashëgimisë. Pra, të përkohshëm, maksimumi 3 deri në 5 vjet me plan të qartë veprimi.

Si izraelit dhe si një nga ekspertët më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të këtij vendi, a mendoni se Izraeli do të lejonte një entitet të huaj privat të menaxhonte site të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit? Qoftë ai edhe amerikan?

Në asnjë mënyrë!! Për shumë e shumë arsye të forta!

 

DITA / Interview with Professor Giora Solar: What you are doing with Butrint is corrupt. In my country it would never be allowed

 

Dear prof. Solar, albanian public knows you from your interview some years ago about the protection of one of the iconic buildings in Tirana, The Pyramid. You strongly advised the previous government not to destroy this monument. However we do not know that have been  the project leader of the management Plan of Butrint in 2009. Who financed that project and why we never heard about that MP?

I was the leader of an all Albanian team, commissioned by AADF to prepare a new management plan for the site, in 2012. I just went through the reports prepared by all local experts, and they are still very impressive. The plan was almost ready and my main argument with my American client (who was very far from being professional) was that it should not be called a new plan but an update of an existing one.

Once the existing plan is not bad, just needs updating (due to time, new concepts, legislation, politics – whtever), you do not call it new management plan’ but rather updated plan. It does not change in any way content. I believe that they did not like the idea and wanted to see everything new. I have no idea why they finally stopped our activities, while having almost everything done.

In my preliminary report (2012) I wrote that Butrind had more management plans prepared and more UNESCO-ICOMOS missions than any other site in the world. I wrote also that the main problem is that they were never implemented. The same happened tyo our plan.

In that Plan you strongly advised that the albanians should strengthen the professional  capacity to administer the sites of cultural heritage.   However, the Govermant of Albania has  decided that . WHS of Butrint should be managed by a private entity.  As a world renown specialist on cultural heritage what do you think of this decision?

The Government can decide that it signs an agreement with a contractor, who, when there is no local expertise, can be private, local or foreign. But this can be done only if the state has a governmental, profesional mechanism, dedicated to the management of heritage sites – to oversee the contractors. Of course in a proper and honest system, such contractor will be chosen following an open bid (none of this is the case in Albania nor in Butrint or part of its new management plan).

There are so many examples in the world that you don’t haver to re-invent the wheel. From the NPS of the USA, through governmental organizations in small countries, closer to Albania’s size ( like the Israeli National Parks Authority and Antiquities a Authorities in Israel)

The latest MP on Butrint  funded by Albanian American Developing Fund register in the State of Delaware  is advocating that WHS of Butrint should be managed by a private entity. Clearly the benefit of this  advocacy would be the Fund itself. Do you think there is a clear conflict of interest?

Of course, if this private entity has any kind of relations with the AADF (managerial, financial, legal etc.) there is a huge and obvious conflict of interest. If the MP suggests that this private entity is specially created for the management of this one site and if it has to do in some way with involvement of the AADF or some of its directors (board included), than even if noi one puts money in their pockets, the idea ans system are corrupt. In addition, it will never encourage the creation of local expertise nor a national organ. Such recommendation can not be justified, unless there is a proof that the Government does not want to manage and does not want to create a national entity to be in for charge of such management.

Why does a successful site like Butrint need to be managed by a foreign private entity and not by the albanian state in your opinion?

I think that I have provided an answer in t the previous point. I would add that success can be source of corruption, power, political and economic agendas – nothing to do with the benefit for people and of the site. Sorry, but I consider it as kind of micro Imperialism. Of course, there could be a justification saying that there is no sufficient expertise in Albania, that people are lazy, corrupt, can not be controlled and so on. If this is the case, than being managed by a foreign, private entity is the right thing to do.

 In your capacity as former GS of ICOMOS do you think ICOMOS and UNESCO should publicy speak about this issue?

I was TG (Treasurer General) of ICOMOS, member of its Executive Board and its liaison officer with UNESCO (the World heritage Center). UNESCO is limited in its actions since it is based on states’ membership – an intergovernmental organization. ICOMOS on the other hand is a professional Non Governmnetal Organization. In this specific case they should speak if they think that the suggested management can put the site and its values at risk. When it has to do with purely national issues with no effect on the values of ther site, it can not do or say much- even if it thinks that the ideas are wrong, unfair and even corrupt. They must have a negative effect on the values of the site to make it a legitimate issue for ICOMOS to say something..

Article 4 of the Paris Convention makes it clear that the “duty” [4] to ensure the identification, protection, conservation, presentation and transmission for future generations of cultural and natural heritage […] located in its territory belongs to primarily to that State. ”. How can these “tasks” be implemented by the State Party if  it delegate this role  to a private party?

It can still include it all in the contract with the private party, but has to show its legal and professional capability to  oversee and control (not only how much of the revenue goes into the private entity’s bank account and how much is left for the state and communities around). I would see it as legitimate system only if it is temporary and with the objective to create and train local groups in the task of managing the heritage. Temporary. 3 to 5 years with clear action plan.

As a citizen of Israel and one of the leading experts on cultural heritage of this country do you feel that israel would allow any private foreign entity to manage important sites of the country?  Even american one?

No way!!! And for many, many good reasons.

 

 

_________

Botuar në DITA. Përkthimi nga Edona Llukaçaj. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

 

 

September 16, 2020 23:55
Komento

25 Komente

  1. Adih September 17, 03:11

    Ta lexojne dele qorret kete artikull ,dhe ti shpelaje mortja qe shkojne dhe i votojne .Zoti te mari hak dhe pak e kini o debila popull.( jo te gjithe ) Interesant ,akoma nuk e keni njohur , e nuk u ngopet nga diktatori ,aroganti dhe hajduti ??
    Na moret ne qafe ne te tjeret , o debila .

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati September 17, 04:50

    Ky specialisti Izraelit eshte inteligjent jo vetem nga Kultura, por edhe nga menyra se si e ka kuptuar mentalitetin e ketyre qeverive te koruptuara ,
    qe gjene sebepe tip fyese per popullin e tyre, duke
    e quajtur ” dembele e te paafte” etj,
    tipike sic na quajne keta Lideret tane politike ,dhe disa gazetare
    qe e mbajne veten per te zgjuar shume si Fevzo hajvani me Muc Nano sharlatanin, t
    e cilet , sa here ju jepet mundesia flasin me perbuzje per popullin Shqiptar,

    E pra ky specialisti Izraelit e ka kuptuar kete mentalitet te ketyre njerezve drejtues ,
    qe nuk kane respekt per popullin e tyre, por vetem per cdo gje te huaj,

    Bravo i qofte !–Me te vertete shume burr inteligjent .

    Ke kenaqsi ta degjosh , zoterine, jo vetem nga intelektii ne profesionin e tij, por edhe nga humanizmi qe perdor,
    edhe nga mendimi konceptual qe ky ka , dhe qe eshte i sakte,
    per keta lloj politikanesh sharlatane, qe nuk kane respekt per vlerat e kulturore te popullit te tyre, por ua shesin privateve te huaj

    Por nuk kemi ca te bejme, se ne nuk kemi Intelektuale, shoqeri civile
    dhe analiste qe te perdorin Inteligjencen ne harmoni dhe ne sherbim te patriotizmit,
    e te ngirhen e te mbrojne Kulturen tone nga sharlatanet e politikes

    Ne fakt kjo eshte semundja mijera shekullore e Shqiptareve,
    qe sapo behen te shkolluar e me kultura , gjeja e pare qe bejne largohen nga populli i tyre
    dhe e shikojne me perbuzje cdo vlere kutlurore te popullit te tyre Shqiptar,

    Ata vihen ne sherbim te te huajve , duke e lene popullin tone pa drejtim

    Keshtu bene qe ne Iliri ,me kohen e Romes Perandorake, perandoret Ilire,
    te cilet u shkeputen fare nga populli i tyre dhe i sherbenin vetem asimilimit qe Roma ju bente Ilireve,
    pastaj
    vepruan po keshtu kur ishte Bizanti,,edhe kur erdhen Serbet e,
    Bullgaret , elita jone u sherbeu atyre.

    U nderpe njecike ky ves i ndyre i elites sone ne periudhen e Skenderbeut, i cili ishte Gjeni ne cdo aspekt ,dhe jashtezkonisht patriot i races se tij

    Pastaj sapo nderoi jete Kastrioti, elita Shqiptare u vu ne sherbim te Turqise per 400 vjet resht,

    Po ashtu pas Turqise elita jone u vu ne sherbim te serbit, grekut gjermanit, italianit–Dhe kjo duket ne emrat serbe, bullgare, turq grek, italiane etj qe gjenden ne teritorin tone dhe ne mbiemrat dhe emrat tane

    Dhe u nderpre ky ves i qelbur , perseri , vetem kur erdhi Enveri i cili eshte i vetmi ,
    qe e kuptoi kete ves te mungeses se respektit per popullin dhe kulturen e tij te elites Shqiptare,
    ndaj edhe nxori teorine
    qe ” te shkolluarit duhet te mbeshteten ne popull, dhe te mos largohen nga Kultura e popullit,”

    Kjo gje qe beri Enveri e ngjalli Patriotizmin e Elites, sic ndodhi ne kohe te Skenderbeut,
    edhe biles e forcoi identietin tone,
    krijoi nje baze te shendoshe dhe te fuqishme te Shqiptarizmit ne cdo fushe te jetes,…

    Kjo tregon se Enveri ishte Gjeniu tjeter qe i erdhi Shqiperise , pas Skenderbeut.. dhe mundesoi jeten e Shqiptarizmit…

    Enveri iku….. Dhe erdhen qelbesirat, ..dhe elita jone langaraqe ,
    ju kthye avazit duke share e perbuzur cdo gje shqiptare,
    dhe duke fetishizuar cdo gje te huaj, …dhe duke na shkateruar dhe humbur kulturen dhe identietin tone cdo dite qe kalon…

    Por mbase te shpresojme se te rinjte , dhe sidomos ata qe jane neper shkolla ne bote,
    dhe Shqiptaret nga trojet etnike, duke qene larg Shqiperise,
    ben qe te jene me shume patriote ,dhe te jene nje garanci ,
    qe do te luftojne gjithmone per te ruajtur dhe zhvilluar me tej vlerat e kultures Shqiptare,
    dhe te korigjojne gabimet qe po bejne keta sharlatanet tane politke te sotem,
    me Butrintin dhe me pjese te tjera te Kultures sone

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE September 17, 06:38

    O njeri i nderuar (nuk po u quaj profesor, pasi titulli njeri eshte shume me i larte er nderimmadh se çdo titull tjeter), populli shqiptar e ka nje fjale te urte, qe thote: ‘Krejt bota me u çue ne kambe, nuk din me ba ma zi e ma terr çka dine me i ba shqiptaret zi e terr vetveti.’ E coptuan dhe e shiten atdheun me keq e me zi se ç’bene Fuqite e Medha me tokat shqiptare, jo s’po e shesin e dhene Butrintin te privati, kete perle boterore te trashegimise kulturore.
    Po, çeshtja eshte: a ke kujt i thua mos e jepni Butrintin?!
    Prandaj, apelojme qe me autoritetin Tuaj ta parandaloni mje krim te mundshem ne Butrint, sikurse keni bere per mbrojtjen e Piramides!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  4. Arben September 17, 07:01

    Pirdh o vlla pirdh

    Reply to this comment
  5. eDRAMA September 17, 08:25

    Epo ne vendin tend or Prof. Diellori (Solar) prandaj nuk ka vargje te tille
    “…Ne vendin tim, ne vendin tend,
    nje mendje e cmendur te gjithe po i cmend…”

    Reply to this comment
  6. Nick September 17, 08:53

    Po pregaditet dhenja e jugut grekut,aty qendron e gjitha.Janolla nuk ndalet.

    Reply to this comment
  7. Leonora September 17, 09:08

    Cfare Butrinti thoni ju,kur ne nuk po cajme koken per mijra familje qe kane 1 vit ne cadra nga termeti!
    Do japim me PPP tunelin 1 miliard euro te Llogarase,do japim edhe Butrintin etj!
    Duam miliona ne se nuk ngopemi me pak!
    Sa per Shqiperine nuk na behet vone se kemi paret me thase dhe ikim ku te duam per te jetuar!
    Mbi te gjitha Rama ka vene nen kembe KUFOMAT e PS-se,qe heshtin para krimeve pa fund te ketij sharlatani tradhetar!

    Reply to this comment
    • mirel September 17, 11:49

      Butrinti eshte si Gerdeci i Berishes, te dy kompanite kane origjine ne Delaware. Hajde pisllek hajde. Hapur fare. Nuk e menaxhoj dot, thote shteti dhe e shet per interes te anonimit ne Delaware. Pse te mos iki shteti fare meqe nuk ka qef te punoje. Per te shitur le te shesi veten ministria. Shqipot kane marre fund si popull.

      Reply to this comment
  8. Gzim Kulufi September 17, 11:18

    Mjafton kjo fjali mjaft kuptim-plote e nxjerre nga intervista e mesiperme, per te kuptuar se c’ndodh ne Shq.:
    “…në vitin 2012. Unë vetëm sa kam rishikuar raportet e përgatitura nga ekspertët vendas, të cilët ishin dhe janë ende shumë mbresëlënëse.”
    Kur projektet e specialisteve tane vleresohen nga te huajt, perse nuk vleresohen nga qeveritaret tane?!?
    Duket kjo ka te bej me kete fryme te re drejtesie te sjelle nga miqte tane perendimore, ku ekzekutivit (qeverise, kryeministrit) i eshte dhene Fuqi e Plote, dhe te gjitha organizmat e tjera, Pushteti Legjislativ dhe ai i Drejtesise (Gjykatave) jane sa per forme…

    Reply to this comment
  9. ?!! September 17, 12:37

    O njerëz nuk po i shitet Butrinti të huajve por me kompaninë gjoja të huaj Butrinti do të bëhet pronë private e kusarit më të madh të të gjitha kohrave, Edi Ramës. Pse kaq budalla është Edi Rama që tua ler të huajve këtë perlë ku paraja vjen pa mundim vetë dhe ai të ngelet me gisht në gojë?
    Njerëz me kompanitë si Telebingo, Rajfajzen bank, Sigal, Beket ….. që nuk janë aspak të huajve por janë koperturë ose të Fatos Nanos ose Ilir Metës apo të Sali Berishëa dhe Edi Ramës, grumbullohen paratë e shqipëtarëve, paratë e mundit dhe djersës së tyre, brënda dhe jasht vëndit , dhe me thasë, me makina të blinduara fluturojnë drejt aeroportit të Rinasit. Vetëm të më thoni pse largohen këto thasë me miljona e miljona euro kur mund të qëndronin e të investoheshin këtu në Shqipëri. Të jeni të sigurtë dhe paratë e fituara në Butrint do të futen në thasë dhe do të shkojnë të arkëtohen të gjitha për Edi Ramën për të plotsuar shumën që i duhet dinastisë së tij familjare për të rrojtur si mbretër, më sakt kaluar mbretërve, për 1000 vjetë të tjera. Qofshin të mallkuar këta kusarë të shpifur , por më i mallkuar është populli që i duron të vjedhin e mashtrojnë kaq haptas kur duhet ti zvarris në rrugët e Tiranës e ti lidh në një shtyllë turpi në qëndër si Skënderbeu nipin e tij tradhëtar Hamzanë , posht këmbëve të Gjergj Kastriotit dhe të pështyhen nga populli mbarë dhe tu sekuestrohen të gjitha pasuritë e grabitura këto 30 vjetë deri në qindarkën e fundit.
    Jo , nuk po i shitet fare Butrinti të huajve, por po përsëritet grabitja e miljonave të Unazës së madhe që ngeli në tentativë, me kompaninë e krijuar po në të njëtin shtet të SHBA nga kusari Edi Rama dhe për të cilën ndiqet nga SPAK (që lufton krimin e nivelit të lartë vetëm në mëndjen e avokat Ngjelës) një mjeran i fshehur me kujdes nga Edi Rama në drejtim të paditur.

    Reply to this comment
    • mirel September 17, 13:43

      Pjeserisht e vertete, Butrinti do behet prone e Rames, por dhe Rama eshte prone e Dule Janullatos, keshtu qe Butrinti do behet prone e Greqise.
      Shqiperia do shtrohet ne tavoline si veriu i Greqise, dhe jo si Shqiperi. Atentati po i behet shtetit dhe historise

      Reply to this comment
  10. Lili September 17, 13:23

    Ne delaware prape?!
    Te pyesim Olsin edhe Linden pak qe te kemi nje pergjegje per si kumbaro u ndihmuar qe ky projekt te perfundoje keshtu ku vetem 30% i jesin arkes se sitit e 70% asaj ojq te delawarit!!!!
    Kjo shoqeri amerikane eshte si ato kanadiane e austriake pas te cilave fshehen oligarket e politikanet tone! Me ligj duhet t’i ndalojme me vepruar se vetem me grabit jane krijuar

    Reply to this comment
    • Lili September 17, 20:08

      Edhe gjiknurin se harrova se ai e ka ndoni massaxher hoteli per me vu direktor si per ate kontrate t’unazes edhe ajo nga Delawari kukane ateShqiptaroamerikanin Lukas qe i keshillon ..

      Reply to this comment
  11. demo September 17, 14:17

    Butrintin me PPP po e jep Rama.
    Do t`i therrasim Rames:Mos e jep Rame Butrintin se eshte i popullit!Nuk na degjoi?
    Do ti sulemi Butrintin,do ta bejme qe gur mbi gur mos mbesi si talebanet ne Afganistan ,qe mos jete me as per Ramen,as per ICOCROMOS,as per hajdutet nderkombetar te Rames.E ke degjuar Voskopojen si u dogj tre here o Rame dhe nuk mbeti gur mbi gur nga Voskopoja e famshme?
    Mos e kruaj me popullin deri aty ku s`mban!
    Ke dhene fusha,ke dhene male
    Ke dhene parqe dhe spitale
    Nje dobici te shtepise
    Gersheret e Kirurgjise
    Kusherira nga Himara
    Chek-Upin mori e para
    horrat e diaspores
    moren unazen e dores
    Unaza me byzyluke
    Jepja cetes me hajdute
    Butrinti,anes se detit
    Erdhi dit e Kiametit
    Se po shitet Historia
    Po harbohet Lukunia
    Kjo e mjera Shqiperia
    E zaptoi Hajduteria.

    Reply to this comment
    • mirel September 17, 17:41

      Mban populli o demo. Nuk ka me popull. E kemi kthyer popullin ne batak. E trulloset ju ballistet me luften kunder shtetit, dhe ja rezultati. E mjera Shqiperia qe e shkaterroi hajduteria. Dita e kiametit, po ti ke mge akoma te diskutosh shanset dhe gabimet e Luftes se dyte. Dora juaj e felliqur eshte kudo.
      Ta prekte njeri Butrintin kyr e kish komunizmi, po i hiqej koka. Tani dalin laro e horra qe na quajne nacionaliste e sllave, pse i mbajtem kufijte me dinjitet dhe me nder. Ku jeni ju Zogiste e kolaboracioniste? Sic i shitet, ashtu po i shisni. Ndaj i dhemb “shpirti” per Mitatet ketij Ramut qelbesires, se ka hallin e vetes. Te mos identifikohet si tradhetar, por si diplomat i madh e i kulturuar. Kjo eshte ajo qe thua zotrote, apo jo?

      Reply to this comment
  12. demo September 17, 18:13

    Hajt futja ballit kombetar edhe Butrintin,.
    Shoke veterane,ju ka mberthyer prostata trute.

    Reply to this comment
    • mirel September 18, 00:15

      Po si more demo, nuk te ardhka mire. Serbe e greke po shperblehen me troje dhe porte shqiptare ne kohen e dhjerokracise suaj, ndersa komunizmit ja vini fajin qe beri luften e dyte, kur lufta e dyte po shkon 70 vjet, ne mos po afersish nje shekull qe mbaroi me lavdi dhe njohje nderkombetare te shtetit shqiptar, ndersa ju me prostate te perjetshme tradhetie, e mohoni si bastarde qe jeni.
      Kur mohoni Historine, mohoni vlerat. Kur mohoni vlerat mohoni kombin. Ky eshte rezultati

      Reply to this comment
  13. xxx September 17, 19:34

    Pyetja: ju si specialist do aprovonit qe Izraeli te jepte me koncension te privati pasurite e veta kilturore historike?

    Pergjigje: Ne asnje menyre!

    Reply to this comment
  14. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. September 17, 21:05

    Ne nje vend ku Kryetari i Qeverise eshte nje i semure psiqik dhe perdorues droge,anormalja eshte normalitet.
    E nisi me vjedhjen e ikonave ne jeten civile,si Minister me fallsifikimin e siperfaqes së Teatrit per ta kthyer ne bingo,si Kryetare Bashkie me 20% per nje leje ndertimi, duke e kthyer Kryeqytetin ne nje geto te pajetushme, sepse i vuri kazmen te gjitha hapsirave publike,edhe dhe kinemave dhe lulishteve,deri sa banda e gangsterave e ndihmoi te behej edhe Kryeminister,duke stamposur Shqiperine me vulen e turpit si Kolumbia e Europes.Varferi dhe braktisje te tille nuk ka pasur kurre ne Shqiperi.Ekziston ne Bote ndonje Kryeminister hajdut,drogaxhi dhe i semure psiqik?

    Reply to this comment
  15. demo September 18, 08:52

    Mor Mirel,ti je bere si Lushka Zeqos,kur ra nga shkallet.
    Lushka Zeqos rrinte me fshese ne dore neper shkallet e pallatit qe te fjalosej e te merrte vesh cfare ndodhte ne lagje.Poshte ne oborr po grindeshin femijet,ne loje,,Lushka therriste:-O Ballista,o Ballista!Ne burg do perfundoni!
    Duke thirrur,rreshqiti dhe ra nga shkallet.
    Kur u permend thoshte :-Me rrezuan ballistet.
    -Cilet balliste,moj Lushke?
    -Kalamajt e Celos.Celua ka qene ballist,balliste jane edhe ata.

    Reply to this comment
    • mirel September 18, 16:14

      Mos ha mut me Lushkat, po shiko vulen e ballist tradhetarit.
      Kur ishte puna per lufte merreshit prape me Lushkat. Mbaroi lufta dhe luftuan te tjeret, prape jepni mend per Luften dhe mendoni per Lushkat.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim