Ekskluzive: Përkthyesi tjetër i Moskës ’60 replikon Gjerasin

October 2, 2016 14:00

Ekskluzive: Përkthyesi tjetër i Moskës ’60 replikon Gjerasin

Myfit Mushi, një nga përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës dhe delegacionit tonë në nëntor 1960. Ai ka rezervat e tij për kujtimet e Gjerasit. “Frederiku ishte më i riu dhe nuk mund të ishte ai përkthyesi kryesor. Në momentet më delikate të bisedimeve tepër të tensionuara midis dy palëve, pra të PK të BS dhe delegacionit tonë, kam përkthyer unë…”

Mbledhja e 81 partive komuniste e punëtore në Moskë në nëntorin e vitit 1960, për nga rëndësia e saj e jashtëzakonshme dhe për pasojat që solli jo vetëm në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, po në krejt kampin socialist, vazhdon të zgjojë një interes edhe sot e kësaj dite. Në gjysmën e parë të viteve 1970, kur për herë të parë u bënë publike materialet dhe dokumentet sekrete të asaj mbledhjeje, pati një jehonë të paparë, ndërsa vëllimi i 19-të i veprave të Enver Hoxhës është botuar në qindra mijë kopje. Pikërisht në atë periudhë u botua dhe romani i Ismail Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe” i cili ka në epiqendër mbledhjen e Moskës dhe prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-BS, gjithashtu u përpi nga lexuesit dhe është ribotuar edhe disa herë të tjera. Më vonë mbi motivet e atij romani do të bëhej edhe filmi ‘Ballë për ballë’, i cili pati gjithashtu mjaft sukses.

Rëndësia e kësaj mbledhjeje është theksuar dhe diskutuar gjatë qysh në atë kohë, por jehona e saj ka vazhduar edhe pas përmbysjes së regjimeve komuniste. Ajo që pyetej me kërshëri në atë kohë dhe më pas ishte: Vërtet të ketë ndodhur kështu? Vërtet Shqipëria e vogël dhe Enver Hoxha të kenë sfiduar kaq hapur Bashkimin Sovjetik dhe vetë udhëheqësin e tij Nikita Hrushov brenda në Kremlin?


Koha ka vërtetuar se kjo është krejt e vërtetë. Dhe këtu qëndron enigma: Si është e mundur? Mirëpo janë disa fakte kokëforte që të bindin. Janë dëshmitarët, janë dokumentet, për të cilat Myfit Mushi thotë se janë autentike, sidomos ato që u botuan në fillim. Më pas, sidomos pas eliminimit të Mehmet Shehut disa nga faktet janë shtrembëruar. Por kjo nuk e ndryshon thelbin e ngjarjes dhe as madhështinë e saj.

***

Ditët e fundit  ‘DITA’ iu rikthye kësaj ngjarjeje me rastin e botimit të librit “Drama shqiptaro-ruse” të Frederik Gjerasit, njërit prej përkthyesve të delegacionit shqiptar në Moskë. Zoti Gjerasi dha edhe një intervistë ekskluzive në ‘DITA’, pasi botuam disa fragmente nga libri i tij. Duhet thënë se botimi i këtij libri dhe intervista e Gjerasit ngjallën menjëherë mjaft diskutime pro dhe kundër.

Por ka dhe një dëshmitar tjetër të rangut të parë, shumë të rëndësishëm për mbledhjen e Moskës. Ai është Myfit Mushi, një nga përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës dhe delegacionit tonë në nëntor 1960. Ai ka rezervat e tij për kujtimet e Gjerasit, të cilat i shpreh në këtë bashkëbisedim ekskluziv për gazetën tonë.

Pasi pothuajse nuk ka folur asnjëherë publikisht për atë ngjarje në shtyp, një intervistë me të ngjall interes të madh për faktin se Myfiti, jo vetëm ka qenë ndër përkthyesit zyrtarë më të rëndësishëm të Enver Hoxhës dhe udhëheqësve shqiptarë me palën sovjetike, por edhe më pas deri në vdekjen e Enverit është marrë me përkthimin e veprave të tij. Ai ruan kujtime të pashlyeshme nga ajo periudhë dhe na i rrëfen sikur të kenë ndodhur kohët e fundit ato ngjarje të mëdha. Pavarësisht se pas pak muajsh zoti Mushi mbush 90 vjeç, kujtesa e tij të mahnit me saktësinë dhe ngjyrat që i jep bisedës, të cilën ne po e botojmë në vijim.

Biseda me Myfit Mushin u zhvillua dje, më 1 tetor në kafe-librari “Dritëro Agolli” në Tiranë. Myfitin e shoqëronte nipi i tij, Marini. Gjatë kësaj bisede ishte i pranishëm edhe një nga miqtë më të ngushtë të Myfitit, publicisti i njohur Ymer Minxhozi.

Bisedoi dhe përgatiti botimin Xhevdet Shehu

enver-905x395

Nuk më duhet libri i Gjerasit…

Ishte e natyrshme që biseda të fillonte me kujtimet e botuara të Frederik Gjerasit ditët e fundit. E pyes pikërisht për këtë dhe se si i ka pritur Myfit Mushi kujtimet e ish-kolegut të tij më të ri në atë mbledhje me rëndësi botërore. Përgjigja që mora ishte befasuese dhe kishte brenda indinjatë më shumë se sa koment për librin.

“Unë nuk i kam lexuar kujtimet e Gjerasit. Kam lexuar ato që u botuan në gazetën ‘Dita’ dhe më mjaftojnë. U zhgënjeva. Pse do thoni ju? Gjerasi mashtron dhe shtrembëron të vërtetën historike sipas qejfit. Ne ishim tre përkthyes në atë mbledhje, Agim Popa, unë dhe Frederiku. Herë-herë, në momente shumë të veçanta dhe të mbyllura përkthente Ramiz Alia ose Mehmet Shehu sipas rastit. Frederiku ishte më i riu dhe nuk mund të ishte ai përkthyesi kryesor. Në momentet më delikate të bisedimeve tepër të tensionuara midis dy palëve, pra të PK të BS dhe delegacionit tonë, kam përkthyer unë. Kurse tani Frederiku, pas afro 60 vjetësh mezi më përmend tek-tuk edhe mua. E di si më duket kjo? Si palloi që ngre bishtin dhe magjepset pas pendëve të tij me ngjyra dhe nuk hedh sytë rreth e rrotull nga të tjerët…”

Sidoqoftë, librin duhet ta lexoni ose ta merrni si kujtim nga Frederiku, i them unë.

– Nuk e dua. Këtë ia thashë edhe Frederikut kur më mori në telefon e donte të më dhuronte një kopje të librit. Nuk e dua, i thashë, nuk kam nevojë për të. Më mjaftojnë kujtimet e mija. Kështu i thashë. Disa nga këto kujtime po ua besoj juve t’i botoni në gazetë dhe të bëni krahasimet se kush thotë të vërtetën e kush gënjen, -thotë Myfiti.

Ja si kam përkthyer Enverin në Moskë

Myfit Mushi

Myfit Mushi

Këmbënguljes sime për të ma vërtetuar faktin se si iu besua roli i përkthyesit të Enver Hoxhës, Myfiti tregon:

– Në fillim të nëntorit 1960 u thirra urgjentisht në Moskë ku kishte mbërritur delegacioni i PPSH-së, i kryesuar nga Enver Hoxha. Ditën e mbërritjes kam bërë këtë bisedë me Kryeministrin Mehmet Shehu.

Mehmeti më tha: “Erdhe? Ti je përkthyesi i delegacionit!”

“Po Gjerasi?”, pyeta unë.

Mehmeti ma ktheu prerë: “Të thashë, je ti. Ai le të shikojë punën e tij…”

Kurse të nesërmen gjatë një bisede në këmbë, Mehmeti më thotë prapë: “Enveri ka thirrur Andropovin… (Ku i tha se nuk do të takohet me Hrushovin, pasi kishte lexuar materialin e PK të BS ku Shqipëria nuk figuronte si vend socialist). Mehmeti më tha: “Shkruaj. Do përgjigjesh para historisë për ato që shkuan apo flet”. Ai takim u zhvillua në zyrën e Enverit në Zareçje, ku nga udhëheqja sovjetike morën pjesë 4-5 veta, edhe nga delegacioni ynë po aq, plus mua si përkthyes. Takimi vazhdoi për afro tre orë.

Në vijim, Myfit Mushi tregon për përgatitjet që u bënë për atë mbledhje të rëndësishme.

Sepse mbledhja e përgjithshme në sallën Georgievskaja në Kremlin u bë pas mbledhjes së Komisioneve gjatë muajit tetor për përgatitjen e projekt-deklaratës. Ishte një punë e përbindshme dhe tejet e ngarkuar. Komisioni ynë kryesohej nga Hysni Kapo. Më kujtohet një moment. Një ditë të atij tetori më thirri urgjentisht Hysni Kapoja e më thotë: Nesër unë do mbaj fjalim në komisionin e përgatitjes së deklaratës së mbledhjes së 81 partive. Duhet përkthyer sonte natën fjalimi… Dhe ishte një fjalim prej 30 faqesh. Mirëpo të nesërmen përsëritej thuajse e njëjta gjë. Në mbarim të mbledhjes së komisionit delegacionet u kthyen në vendet e tyre në përgatitje të mbledhjes së madhe…

E ngas më tej bisedën dhe i them Myfitit se cila është përgjegjësia e përkthyesit në të tilla raste takimesh të nivelit të lartë.

Shiko, më thotë ai, përgjegjësia e përkthyesit është maksimale dhe me shumë përgjegjësi. Unë kam qenë përkthyes i Enverit që nga viti 1955. Po përktheja një fjalim të Hrushovit në vitin 1957 para popullit të Tiranës para bashkisë së Tiranës. Hrushovi fliste shpesh pa letër. Më afrohet Mehmet Shehu e më thotë, përkthe, por mba edhe shënime se ky fjalim do të botohet nesër në gazetë. E kupton se çfarë përgjegjësie ka përkthyesi në këtë rast. Merre me mend tani të përktheje ato takime të mprehta në Kremlin ku ndodhi përplasja e madhe midis nesh dhe Bashkimit Sovjetik dhe ku mund të themi se mori fund miqësia që dukej e pathyeshme midis dy vendeve. Mirëpo atë përplasje dhe rrokullimë të madhe nuk mund ta ndalte përkthyesi apo përkthyesit…

Biseda midis Enverit dhe Andropovit

Ky takim është zhvilluar në Moskë më 8 nëntor 1960. Sovjetikët po bënin të gjitha përpjekjet që delegacioni i PPSH-së të mbante anën e Hrushovit në mbledhjen e 81 partive. Përkthyesi Myfit Mushi e kujton kështu atë takim:

Në fillim e mori fjalën Enver Hoxha, i cili tha: Sot më lajmëruan se Hrushovi ka shfaqur dëshirën të takohet me mua nesër në orën 11. Unë kisha vendosur t’i përgjigjesh pozitivisht kësaj kërkese, por sot lexova materialin sovjetik, në të cilin Shqipëria nuk figuron si vend socialist.

Juri Andropovi tha: Çfarë materiali është ky, nuk po ju kuptoj, tregomëni konkretisht cilin material keni parasysh, ku është thënë kjo?

Enveri i përgjigjet: Ky është materiali i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik drejtuar Partisë Komuniste të Kinës. (Është fjala për letrën prej 125 faqesh që KQ i PK të BS i drejtoi më 5 nëntor 1960 KQ të PK të Kinës, në të cilën PK e BS, përveç akuzave kundër PK të Kinës, injoronte ekzistencën e RP të Shqipërisë si vend socialist dhe denigronte Partinë e Punës të Shqipërisë).

Andropovi bën të çuditurin: Po çfarë lidhje ka kjo, ajo është letër për Kinën, ç’lidhje ka Kina me Shqipërinë?

Por Enveri i përgjigjet: Dhe kjo i preu përfundimisht rrugët e takimit tim me Hrushovin.

Andropovi pyet sërish: Muk po e kuptoj, çfarë është thënë në atë material për ju?

Enveri i thotë shkurt: Lexojeni dhe do ta shihni.

Andropovi kërkoi të zbuste situatën: Unë e kam lexuar dhe e njoh shumë mirë atë material, pasi kam marrë pjesë vetë në përpunimin e tij. Por, deklarata juaj, shoku Enver, është një deklaratë shumë serioze.

Enveri i thotë: Po, serioze. I thoni Hrushovit se, që të jetë ose të mos jetë Shqipëria vend socialist, këtë nuk e vendos Hrushovi, këtë e ka vendosur vetë populli shqiptar me luftërat e tij, me gjakun e tij. Këtë e ka vendosur Partia e Punës e Shqipërisë, e cila ka ecur dhe do të ecë në rrugën marksiste-leniniste.

Andropovi këmbëngul: Unë nuk ju kuptoj, shoku Enver, ai është material për Kinën, ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë.

Enveri përgjigjet prerë: Unë flas për atdheun tim, për popullin tim, për vendin tim.

Andropovi tha me dëshpërim: Kjo është deklaratë shumë serioze, dhe për këtë unë vetëm mund të shfaq keqardhjen.

Enveri e mbyll bisedën: Ne do të kemi Mbledhjen e partive, atje partia jonë do të shfaqë mendimin e vet. Ja kështu, mirupafshim!

Në vijim, Myfit Mushi tregon se dy ditë më, më 10 nënëtor, pas u zhvillua një takim tjetër i nivelit të lartë midis dy delegacioneve për të njëjtën arsye. Delegacioni sovjetik kryesohej nga Mikojani, ndërsa ai shqiptar nga Enver Hoxha. Dhe përsëri dy ditë më pas, më 12 nëntor u bë takimi i tretë, ku merr pjesë vetë Hrushovi dhe mbledhja qe mjaft e tensionuar, me polemika dhe akuza të ndërsjellta, ndërsa u mbyll në mënyrë dramatike…

Vijon nesër

Nesër do të lexoni:

Përplasja e Enverit me Mikojanin në mbledhjen e 10 nëntorit

Takimi Enver-Hrushov në Kremlin. Acarimi dhe braktisja e mbledhjes

Çfarë i tha Mehmet Shehu Hrushovit në mbarim të mbledhjes 

 

October 2, 2016 14:00
Komento

31 Komente

  1. MH October 2, 14:31

    Per te ngjitur shkallet e nji shtepie fillohet nga kemba e pare e shkalles deri ne maje.
    Tashti kemi 3 perkthyesa.
    Le te shohim se kush zen vendin e pare ne kete start.
    Une kur lexova Gjerasin me krijoj iden qe tregohet asnjanes.Mirpo kur lexoj tashti z.Myfit Mushin me krijon iden qe asht ma i goditun rreth te vertetave.Persa i takon rendesise te ketyre 3 perkthyesve shikoj qe Gjersa si ma i ri qenka perzier ne perkthime si pordha neper tlinda.Pra jo krejt pa rendesi.
    Qe te kemi sa ma shume njohje duhet te hyje ne vallen e perkthimeve ma i rendesishmi Z.Agim Popa.Dhe kam bindjen qe ky i takon kembes se trete te shkallesne ngjitje.

    Reply to this comment
    • Enveri nuk ka nevoje per lapidar,,e kane shenjteruar pas 1997 October 2, 18:21

      Lexuesit duhet te dine nje fakt kryesor qe anash-kalohet.

      Me sakte duhet te thuhet qe keto dy perkthyes me kalimin e kohes u denuan paksa sepse Myfiti kishte nje afersi me grupin Cam kurse Gjerazi plus qe ishte kusheri me Llambi Pecinin por dhe ka ngrene nje luge corbe te prishur nga ndonje elezpiperaj ose qente e tij.

      ……………….
      Lexuesit nuk duan te dine se cfare corapesh kishte enveri apo kush e vinte me mire “mjakiznakun”.

      ……….
      Nje njeri normal per ate kohe nxjerr e konkluzione:

      1-Enveri luajti si Odisea lojen me Kinen pasi ishte piketuar te eleminohej nga lobet serbe dhe greke qe po luanin me te dy krahet per te gelltitur jo vetem enverin por dhe shqiperine (shikoni sot qe po na shkerdhejne de duhet te paguajem se po na pallojne)..

      2-Enveri me dipllomacine e tij jo vetem shpetoi sovranitetin por dhe meri ndihma kolosale aq sa ne 1965-1975 Shqiperia lulezoi si kurre me pare dhe ne diference me fqinjet.

      Cfare ndodhi realisht ajo qe shihet qarte pas murit te madh kinez dhe dimrit rus asgjesuaes

      Pak komentues dhe aspak ky Heroi Gjirazi por dhe zoti Mushi nuk përmendin faktin qe nga1956 sidomos ne vitet 1959-1960 kishte filluar “romanca e dashurisë Hrushov-Tito” dhe po pregatitej plani qe ruset ose do conin Enverin ne gjunje te Titos ose do ta shkarkonin si Zhukovi ne ajer ose ndonje egzekutim si ndodhi me ca të tjerë që u cuan kundër Hryshovit.

      Por ajo qe I vuri vulen ndarjes me ruso-sovjetiket ishte nje skandal I Hryshovit me Venizellos ate kohe qe ai ishte zëvendëskryeminister dhe ministri i Jashtëm qe gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës.
      Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë. Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave.
      Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e shqiptarve.dhe Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit. Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit.
      Në përfundim Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.

      PIKERISHT krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke. Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit. Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit. Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë. Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
      ***
      Pikërisht,për ti shpëtuar ndeshkimit si personal po ashtu dhe në aspektin kombëtar Enver Hoxha luajti si nje shahist..mjeshter I madh nderkombetar duke hapur lojen me Kinen.qe dihet si rrodhen punet me vone.
      ***
      Keq ardhje per shume shqipfoles si ky perkthyesi,por dhe nje pjese e lexuesve qe nuk marrin parasysh faktorin NR 1 qe spjegon pse Enver hoxha hyri ne beteje me ruset..ishte Venizellos me Titon pas kraheve..
      ***
      Pikerisht ate qe serbet & greket u munduan gjate shekujve te mbysnin shtetin dhe gjuhen shqipe..pikerisht ate qe nuk arriti Venizellos me Titon ne kohen e Hryshovit..e arriti Milloshevici me Miqotasin ne 1991-1992 kur erdhen si krushq me amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990.
      Eshte me shume se fatkeqesi kombetare fakti qe nuk analizohet sot kush dhe pse e shperfytyroi shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve pas 1992..por merren akoma me enver hoxhen si kanibale qe ne fakt ketyre armiqve te kombit..grekut & serbit si dhe lobet e tyre ne perendim I kinte nonen dhe mire ja bente

      Reply to this comment
    • Nora October 3, 13:28

      z. Popa ka nje vit qe nuk eshte me.

      Reply to this comment
  2. Lungara October 2, 15:14

    Cari I Rusisë ( Hrushovi ) bisedon me të nipin e Ali Tepelenës ( Enver Hoxhën ) !
    ” Gjikanti ” Enver kishte mbrapa një popull që mund të hante edhe bar ndërsa Hrushovi s’e kishte këtë privilegj !
    Urraaaa !
    Në shqipëtarët vramë lubinë ( BRSS ) që disa muaj më parë I kishim lëpirë dhe bythën !
    Kështu is bëmë , ca më von , edhe atij ballistit MAO CE DUN !
    Po na u prek kolltuku , bajraktarët tanë s’pyesin për popullin !
    Ta lumsha moj Amerikë , për të bërë një fotografi me presidentin tuaj , prijësat tanë heqin dhe pantallonat !
    Amerikanët na njohin mirë , jo si Hrushov hajvani !
    Lavdi marksizëm- leninizmit enverist që Enveri e mori me vete në varr !
    Pika neve !

    Reply to this comment
    • PO.PO October 3, 18:51

      Pse ha m…kot , o “Lungara” ?! Duhet te jesh njeri serioz dhe i pergjegjshem , per t`u perzier ne probleme te tilla madhore per fatet e kombit . Ti , duket qe je nje cope kaqol, injorant, qe nuk meriton (se nuk ke tru) te flasesh .

      Reply to this comment
  3. Arben October 2, 15:23

    OPO MOTRAT, TY, GJERASIT, ENVERIT, HRUSHOVIT E MOSKES.

    AKOMA KA NJEREZ QE I LEXOJNE KETO FLLIQESIRA.

    Reply to this comment
    • VF LP October 2, 17:17

      Po motren tende ku e ke lane ?! poshte semaforit, apo ja ke dhene kurban ISIS-it.
      Islamist i qelbur§

      Reply to this comment
  4. Historiani October 2, 15:25

    Po Frederik Gjerasi ka ngele pa leke ne Amerike dhe e ka detyruar i biri Gon Gjerasi te shkruaj ndonje gje te nxjerri ndonje leke qe te paguajne qirane e shtepise, Frederik Gjerasi ka qene nje njeri pa karakter, servil i peshtire,

    Reply to this comment
  5. demo October 2, 15:27

    Qe Myfit Mushi ka takuar Mao ce Dunin ne xhungel,kete nuk e ve ne dyshim,sepse Mao nuk ka qene nje diktator sistematik dhe here here ne mes te terrorit te gardisteve te kuq bente dhe deklarata te tilla si:Kokat e njeresve,nuk jane koka qepe,qe per Enver Hoxhen ishin deklarata disfatiste.Qe Myfit Mushi ka qene perkthyesi kryesor i delegacionit shqiptar ne mbledhjen e 81 partive ne Moske kete e shkruan edhe Frederik Gjerasi.Por ne kabinen e transmetimit ne mbledhjen e madhe,ne sallen Georgjevskaja,ne mikrofon ka perkthyer per delegacionet Frederik Gjerasi.Kete s`ke si e mohon z.Mushi,sepse egzistojne edhe regjistrimet.

    Reply to this comment
  6. Nga Bora October 2, 15:33

    Shtyllas, Municipality of Levan, Fier, Albania

    Reply to this comment
  7. Ermal Gjoni October 2, 15:35

    Te vertetat i ka thene vete E.Hoxha. Keto qe jane sote jane te filtruara.

    Reply to this comment
  8. nuk ka tym pa zjarr October 2, 15:35

    Po kot i viheni gjirizit. Ai nuk genjen dot edhe pas 60 vjeteve. Shkrimi i tij ishte – doni me per belulin. I turpshem. Insinuata e tij ishte qe ai ishte me i mencur se gjithe byroja dhe ishte ne gjendje qe ne ate kohe te shikonte si largpames gabimet e byroisteve dhe rendesia e tij me e madhe ne ato takime se vete perfaqesuesit.
    Qeni leh aty ku ha.

    Reply to this comment
  9. Guri Shyti October 2, 17:02

    Kur lexova kujtimet e Gjerasit me beri pershtypje nje pasaktesi e tij lidhur me perkthimin e fjalimit qe mbajti Hrushovi nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv te Tiranes. Ai thote se e perktheu ai vete. Kurse une e mbaj mend shume mire qe fjalimin e ka perkthyer Myfiti. E mbaj mend mire, sepse me Myfitin njihesha nga afer. Kjo eshte nje e vertete, e cila eshte shtremberuar nga Gjerasi. Nisur qe ketej, me lind dyshimi se, Z. Gjerasi duhet te kete edhe pasaktesi te tjera.

    Reply to this comment
  10. aida October 2, 17:05

    Agim Popa nuk jeton me. Por ai dhene intervista, te cilat jane botuar. Keto ceshtje nuk i ka prekur shume ne hollesi.
    Nga te tre perkthyesit, me i miri ne njohjen e gjuhes ruse eshte Myfit Mushi. Ai ka mare pjese ne takimet me te rendesishme.
    Fakti qe ai flet me Gjerasin gjalle, eshte nje deshmi se ai thote te verteten.
    Te durojme dhe te degjojme e lexojme ato qe thote Myfiti. Pastaj nxjerrim perfundimet. Por Myfiti eshte njeri me vlera dhe shume serioz. E sigurt, qe nuk genjen. Dhe eshte modest. Shikoni si ve Agim Popen te parin.
    Kurse Gjerasi flet vetem per vete, bile pa respekt kur permend Agimin e ndjere.

    Reply to this comment
  11. fteri October 2, 17:06

    ….Më duket më natyrale rrëfimi i PËRKTHYESIT dytë kryesor z. Mushit Mushi sidomos te biseda e Enverit me Andropvin kur mbyllë bisedën :Ne do të kemi mbledhjen e partive ,atje partia jonë do shfaqë mendimin e vet.JA KËSHTU ,MIRUPAFSHIM !.
    ……Ngjarja është NJË -përkthyesit janë tre.?! cila është e vërteta.?
    ….Le ta zbulojë G.Dita në të ardhmen .!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ….

    Reply to this comment
  12. Arber Iliri October 2, 17:40

    Hahaha smbetet komunist te devotshem pa intervistuar, besoj se keni nje vije per kete.Gjithsesi Enver Hoxhen nuk mund ta nxirni nga humnera e krimeve te tij ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.Sa per te vertete, Enveri i puthi bythen Hrushovit por kur ai i kerkoi te linte karigen per te tjere ai filloi gjasme me u bo marksist leninist.Hoxha perve4c pushtetit er kariges se vet nuk ka care koke per interesat e vendit dhe e katandisi Shqiperine nje vend ferri per te drejtat e njeriut dhe njerez te uritur per kafshaten e bukes.Kete beri Enveri me luften e tij per pushtet personal.Te tjerat jane dokrra e budallalleqe.

    Reply to this comment
  13. alphade October 2, 17:47

    Une i kam njohur te tre keta perkthyesa : dhe per mendi-
    min tim : perkthyesi nr. 1 ka qene Myfit Mushi sepse tere
    jeten ka qene perkthyes ne ” Shtepine Botuese” , ne Radio Tirana ,si dhe ka perktyer veprat e Enverit ne rusisht . Eshte me kopetenti ne rusisht nga keta te tre
    Edhe Agim Popa e njihte rusishten mire ,por jo si Myfiti.
    Ndersa Frederik Gjyrasi mund te fliste me mire per zerin
    tij kumbues e metalik dhe prandaj ishte dhe spikeri i Radio Moskes ne shqip .Pra secili nga keta shkelqente ne fusha te caktuara .Keshtu psh edhe Agimi ishte i spe-
    cializuar ne fushen e luftes kunder oportunizmit e revizio-
    nizmit ku Myfiti nuk mund ta zevendesonte ,por persa i
    perket perkthimit ne Rusisht Myfiti ishte hasi qe s’ e zevendesonte asnjeri nga keta te dy .Ai ka ” henger ” buke tere jeten me rusishten .Prandaj kot lodhet Frede-
    riku ta “zevendesoje” Frederikun ….!

    Reply to this comment
  14. Lungara October 2, 18:41

    ” Myfiti thotë se ka përkthyer Hrushovin para popullit të Tiranës në vitin 1957 ! “”
    S’është e vërtetë .Hrushovi ka ardhur në Shqipëri në vitin 1959 . Mareshalli Zhukov ka qenë në vitin 1957 !
    Këto që them unë janë cic-mice , si cic-micet e Myfitit ndaj Gjerasit !

    Reply to this comment
  15. alphade October 2, 19:01

    Korigjim: …. Frederiku nuk mund ta zevendesoje Myfitin !

    Reply to this comment
  16. intelektuali October 2, 19:18

    ASNJE NGA KETA PERKTHYES FAMOZE TE ENVERIT NUK KA MUNDUR TE PERKTHEJE PASTER NGA SHQIPJA NE RUSISHT.

    por:

    Myfit Genjeshtari i kalon kufijte e imagjinates kur thote qe ka perthyer veprat e Enverit ne kete gjuhe, sepse dihet qe Diktatori ja kishte besuar te gjitha perkthimet e veprave te tij te ARMIKUT te Kllases qe i kishte burgosur ne burgjet e tipit stalinist GULAG dhe i kishte detyruar me patllake tek koka nate e dite te perkthenin veprat e tij. Keshtu me rusishten, keshtu me anglishten dhe frengjishten dhe me te gjitha gjuhet e tjera.

    Por kujt i plas sot ky fakt i trishtueshem dhe pse dalin tallaze-tallaze ne DITA perkthyesit famoze te Enverit me intervista te Xhevdet Shehut si per t’i kujtuar sot shqyptareve per debilizmin e shtetit idiot te Enverit qe

    EDHE BAR DO TE HANTE POR NUK DOREZOHEJ

    Po mire i tha Enverit BOSI i BRSS Hrushcovi (jo Hrushovi si c e thua ti ne gjuhen e gabeleve te Moskes o Myfit Perkthyesi):

    PO VDISNI ATEHERE KUJT I PLAS?

    Dhe vitet 80-90 kur Enver KAQOLI pa shkolle dhe pa dipllome kishte mbetur ne dimrin e Vetmise se tij te Madhe te Kadarese fare pa lavdi o Myfit DUDUMI dhe kur ky kriminel egoist, MONSTER gjakatare kishte falimentuar ekonomine dhe renuar shtetin si kurre me pare ne histori i treguan me se miri shqyptareve se cfare DJALLI kishin mbajtur ne krye te shtetit te tyre mjeran te rrethuar anembane me tela me gjemba si nje kamp perqendrimi te Hitlerit per 50 vjet me radh, te izoluar nga Bota totalisht qe kishte vertetuar katerciperisht profecine e BOSIT Hrushcov (jo Hrushov sic e thua ti o Myfit Perkthyesi i Enverit ne radhe te pare) qe del tani si kaposhi maje plehut dhe mburresh me krimet e Enveri qe e transformuan Shqypnine si nje fis prej Afrike ZULU.

    PO SI NUK KENI PAK TURP O XHELATE TE ENVERIT QE DINI VETEM TE MBURRENI ME KRIMET TUAJA? SHIKONI SI E KENI BERE SHQYPNINE O KRIMINELE TE PARTISE SE PUNES QE NUK NDJENI ASNJE PENDESE QE I SHERBYET REGJIMIT ME TE EGER DHE ME C’NJEREZOR NE EVROPE?

    Reply to this comment
  17. Personal October 2, 19:39

    Une i takoj te djathtes se vertete (jo pseudotedjathtes se Saliut).
    Megjithate, shaji sa te duash, por do te ishte absurditet te mohohet trimeria e jashtezakonshme qe treguan ata burra ne Moske e brenda ne Kremlin (kur e dinin mire se mund t’i hidhte ne ere ne njemije menyra KGB-ja, qe vazhdon edhe sot te jete e famshme per te tilla gjera).
    Vetem bijt e Skenderbeut e te Piros se Epirit mund te bejne te tilla akte heroike (gjaku eshte qe trashegohet, jo pikpamjet politike te djathta ose te majta qe fitohen gjate jetes.

    Reply to this comment
    • Intelektukali October 2, 22:15

      Keshtu flasin shqiptaret e vertete me mish e me shpirt, jo si ky palo plehre Intelektual leshi me larte qe nuk le rast pa vjelle ato sekrecionet e shpirtit te tij te zi te mbushur me urrejtje.
      Respekt per ty Personal plako.

      Reply to this comment
  18. artan vlora October 2, 19:40

    Çfarë merreni me këto k…nat. Po të ishte kaq i mirë ai regjim e kriminelët që e drejtonin, nuk do përfundonte shqipëria në krizë buke në v.1991. Kot nuk e ka shembull Korenë e Veriut Shqipëria.

    Reply to this comment
  19. Veterani i luftes October 2, 20:29

    Enveri kishte mbeshtetjen e Amerikes prandaj vriste dhe priste si i donte qefi https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM

    Reply to this comment
  20. alphade October 2, 20:43

    “lungara” ,thote te verteten ! Ka qene viti 1959 kur Hru-
    shivi vizitoi Shqiperine . Por kjo nuk i ul vlerat e Myfitit
    si perkthyes ,eshte nje lapsus lengua nga ana Myfitit .
    Rendesi ka thelbi dhe ketu qendron e verteta e gjithe
    kesaj historie te m- dh midis Shqiperise dhe B.S .

    Reply to this comment
  21. Illo October 2, 22:26

    Keshtu si po zhvillohet ketu , biseda e Andropovit me Enverin , eshte krejtesisht ne favor te Andropovit . Ky fet me edukate dhe mirsjellje : Pse kundershtoni nje dekllarate , ku nuk permendet Shqiperia ? Bashkebisedusi me mendje madhesi dhe fodullek , nuk pranon te pergjigjet , por refuzon dhe takimin me Krushovin . Fodull ordiner dhe pergjigje rrugacore . Ne librat e tij bisedat rregulloheshin dhe rrumbullakoseshin . I. Foto

    Reply to this comment
  22. alphade October 3, 00:22

    Dakort qindperqind me ” enveri nuk ka nevoje per lapidare…….” .
    Ne filosofi njehet kategoria filosofike “Shkak -Pasoje” dhe
    mbi bazen e kesaj duhen analizuar M-DH midis Shqipe-
    rise dhe B.S. dhe jo si trajtohet ne menyre simpliste ,sido-
    mos nga ana e zotit Gjyrasi qe me sa di une eshte njohes
    i mire i parimeve filosofike ,prandaj e theksoj se Enveri
    kishte shume aresye ,shkaqe nga u nis te mbante kete
    qendrim ndaj Hrushovit dhe emisareve te tij dhe keto
    shkaqe i shpjegon me se miri komentatori ” Enveri nuk ka
    nevoje per….” , sepse zbulon shkakun perse Enveri ishte
    aq irrituar : Te gjithve iu kujtohet kur Hrushovi i thote Enverit qe kur ishte per vizite ne Shqiperi , ne Korce e
    Gjirokaster flisnin greqisht . Ku e mori vesht Hrushovi se
    ne keto dy qytete flitej greqisht ?? Kjo,pra,ishte e lidhur
    me biseden e Hrushovit me Venizellosin . Ishte nje nga
    shkaqet qe Enveri pa ia thene emisareve te Hrushovit kete gjeti si ” shkak” ate qe Shqiperia nuk permendej si
    ” vend socialist” , kjo per mendimin tim ishte thjeshte nje
    pretekst ,por shkaku i vertete.
    Tjeter, ishe afrimi i Hrushovit me Titon . Kjo do te thoshte
    ” kaput” Enverit . E keshtu lindin njera pas tjetres kontra-
    diktat ku Enveri i shfrytezoi mjeshterish ato midis B.S dhe
    Kines …..

    Reply to this comment
  23. Vm October 3, 02:42

    Keto qe thone te dy perkthyesit i kemi ditur edhe me pare. Enveri u tregua trim e guximtar ne Moske. Sidoqfte asnjeri nga perkthyesit nuk na thote cilat kane qene akuzat the kunder-akuzat midis PKb dhe PKK, ndonese seicili prej tyre mburret se ka perkthyer materiale 30 faqeshe me akuza brenda nje nate. Kam pershtypjen se difference kryesore ishte ne lidhje me luften e paqen dhe me bashke-egzistencen paqesore, te paken sic mund te kujtojme nga vepra19 e E.H. Ne aspektin e luftes dhe paqes Hrushovi kishte te drejte dhe bota i eshte borxhli per shmangjen e nje katastrofe berthamore.

    Reply to this comment
  24. Bashkim October 3, 03:06

    Zz dhe shoke te mumifikuar nga koha.
    Gjithshka qe shkruhet eshte nje tok barcaletash per nje nate dimri.Asgje me teper.
    Esenca e prishjes ishte teoria bashkegzistences paqesore midis sistemit kapitalist dhe atij komunist dhe gara paqsore midis tyre teori e ngritur nga Hrushovi dhe grupit te udheheqsve diktaoriae te tipit Mao Ce Dun,Enver Hoxha qe kishin per dishepull ose perdornin per qellimin e tyre te mbetjes ne pushtet emrin e nje krimineli si Stalini Krahu stalinist ne levizjen komuniste boterore coi drejt asfiksimit te jetes shoqerore e ekonomike ne vendet ne pushtet sic ndodhi ne Kine e Shqiperi ku per te siguruar pushetetin teorise se luftes te klasave iu u shtua edhe lufta ne gjirin e partise.l

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin