INTERVISTA / Izet Haxhia: Takimi që futi kriminelët në fushatat elektorale

Xhevdet Shehu June 17, 2015 14:44

INTERVISTA / Izet Haxhia: Takimi që futi kriminelët në fushatat elektorale

EKSKLUZIVE DITA: Ish-truproja në një rrëfim të ri: Takimi i majit 97, afër shtëpisë së Nehat Kullës. Emrat e krimit që takova me porosi të Berishës për t’ju ofruar falje dënimi në këmbim të mbështetjes në fushatë. Kush e ndërmjetësoi takimin, kush mori pjesë në të: “Listën ia dhamë Berishës…”

 

Në listën e atyre që i kanë dërguar Sabit Brokajt falënderime me rastin e dekorimit “Qytetar Nderi i Vlorës” është edhe një emër, që Brokajt i ka bërë veçanërisht përshtypje: ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia.

Mjeku Brokaj është njeriu që e ka përjashtuar Izetin nga fakulteti i Mjekësisë në vitin e fundit. Për këtë është shkruar më parë gjatë rrëfimeve të Haxhisë në Dita.

Ishte rastësi që në të njëjtën ditë, bashkë me këtë lajm, Izet Haxhia ka lexuar rastësisht edhe një status të Berishës në Facebook për fushatën e 21 qershorit.

Më poshtë, një intervistë e Haxhisë bërë dje me gazetarin Xhevdet Shehu lidhur me fushatat e mëparshme elektorale.

Ish-truproja rrëfen si ish-Presidenti ka inkurajuar dhe shpërblyer ish-të dënuar në fushatën zgjedhore të vitit ‘97 për ta mbështetur, në këmbim të faljes së dënimeve. Ai përmend dhe një sërë emrash të njohur të botës së krimit të afro 20 viteve më parë.

– Izet, mora vesh se e kini uruar Dr. Sabit Brokajn për titullin ‘Qytetar Nderi’ i Vlorës që ai mori pak ditë më parë. U çudita, të them të drejtën, pasi e di faktin që ai ju ka përjashtuar nga fakulteti i Mjekësisë në vitin e fundit…

– Xhevdet, unë gjithë jetën time kam qenë kundër legenave të të gjitha krahëve por atyre që kanë pasë burrëri nuk u kam rënë në qafë. Sa për përjashtimin tim nga fakulteti, Dr. Sabiti ka pasur të drejtë, sepse kam qenë shumë i dhunshëm. Një njeri që pretendon të bëhet mjek nuk mund të jetë i dhunshëm në asnjë mënyrë.

Por kanë qenë kohë të tjera, kur forca dominon mendjen; kështu ndodhi me ne në atë kohë. Po, kështu ka ndodhur. Dhe siç e kam dëshmuar edhe më parë në bisedat me ju, po e përsëris: Dr. Sabiti ka qenë në planet për t’u eliminuar, bashkë me Gjinushin e Imamin, i cili paturpësisht u kthye prapë disa vite më vonë në prehrin e Berishës.

Ka diçka që ma ka shtuar respektin për dr.Sabitin. Atij i është propozuar nga Ramizi të krijojë Partinë Demokratike, por nuk ka pranuar. E megjithatë, studentët e mjekësisë i ka çuar në qytetin Studenti për të përkrahur ndryshimet.

Plus merita e tij më e madhe është në ndihmën që i ka dhënë luftës së Kosovës. Tjetër punë që paradoksalisht në atë vend patriotët janë quajtur ose budallenj, ose tradhtarë dhe e kundërta.

– Ish shefi yt Berisha nuk ka marrë pjesë në fushatë, përveçse postimeve që bën përditë në Facebook. Psh, dje ai postoi një status në rrjetin e tij social në të cilin shkruan se rivalët e tij politikë po bëjnë fushatë me kriminelë…

Izet Haxhia

Izet Haxhia

(qesh) Nëse ka mbi tokë ndonjë lloj politikani që nuk duhet të flasë për përdorimin e kriminelëve në fushatë elektorale, ai është Saliu. Në 1997, unë vetë me porosi të Berishës kam bërë takime me kriminelët më në zë në atë kohë në Shqipëri, në mënyrë që t’u mbushja mendjen që të ndihmonin Partinë Demokratike në fushatën elektorale. Më duhet të përmend edhe ndërmjetësitë e atij takimi, që ishin dy gazetarë edhe sot aktivë dhe me emër, në atë kohë të dy shumë pranë Berishës. Porosinë ma ka dhënë vetë Berisha në mesin e fushatës elektorale të ‘97-s.

Çfarë konkretisht?

Konkretisht për të bërë marrëveshje me kriminelët më në zë të asaj kohe të turbulluar në Shqipëri që të ndihmonin PD-në, në këmbim të faljes së krimeve e dënimeve të tyre.

Kur ka ndodhur kjo?

Ka qenë mesi i muajt maj, dita që ka plasur eksplozivi në lokalin e Lush Përpalit. Jam takuar afër shtëpisë së Nehat Kullës me emra të njohur të krimit. Ndërmjetës në thirrjen e këtyre emrave ka qenë një tropojan që jetonte në Shkodër me emrin Esat Valbona.

Kush ka qenë në këtë takim?

Në atë takim kanë marrë pjesë Nehat Kulla, Feriz Kërnaja, Gjergj Bardhaj nga Shkodra. Kanë qenë persona nga Fieri e Tepelena, emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Do të merrte pjesë edhe Naim Zyberi, por për arsye se përpara dy muajsh ai kishte vrarë një mikun tim të ngushtë, ka menduar se mos ishte një kurth që mund t’i kisha ngritur.

Por sipas fjalës së Nehat kullës që e kishte mik, ai ka pranuar që të ndihmonte PD-në në fushatë, në këmbim të faljes së dënimit. Secili nga këta pranuan të ndihmonin PD-në në fushatë në këmbim të faljes së dënimeve të tyre apo miqve të tyre nga ana e Presidentit Berisha.

Ja kemi çuar një listë me emra të këtyre personave dhe të disa të tjerëve. Ka qenë një listë me rreth 150 emra të botës së krimit. Por pas rreth një jave të këtij takimi më vjen një nga dy gazetarët që thashë më sipër e më thotë që shumica e atyre emrave që je takuar ti, janë parë të shoqërojnë Fatos Nanon në fushatë.

Ndër ta kanë qenë Nehat Kulla e Naim Zyberi. Si duket, i thashë, ata ngaqë kanë bërë shumë burg e kanë më të mprehtë nuhatjen se në duar të kujt do të jetë qeveria e ardhshme e kush do t’i fitojë zgjedhjet.

Dhe këta emra janë përjashtuar nga amnistia e rreth 150 kriminelëve që u bëri Berisha në prag të zgjedhjeve të qershorit të ’97-s në këmbim të lirisë së tyre për të mbështetur fushatën e Partisë Demokratike, ose më mirë për të vjedhur votat me forcën e armëve në favor të PD-së. Kështu ka ndodhur…

Dhe çfarë roli luajtën ata në ato zgjedhje?

Si duket, edhe këtyre që iu bë falja, u treguan të paaftë në grumbullimin e votave me forcën e armëve, me përjashtim të zonës elektorale të Lushnjës, ku rezultati ishte 3-0 në favor të kriminelëve që mbështesnin PD-në. Se si i ka porositur Berisha të vjedhin votat, nuk kam qenë dëshmitar apo të kem dëgjuar me veshët e mi, sepse më pas këto gjëra ai i vijonte me detashmentet e Gazidedes.

Me sa e njeh ti Berishën, a thua ka hequr dorë nga drejtimi i punëve të partisë?

Nuk mendoj. Të gjitha fijet i luan ai në prapaskenë. Unë ua kam thënë disa herë dhe ua përsëris: në themelin e politikës së tij ai ka shpifjen, hipokrizinë, shantazhin dhe manipulimin. Ky njeri futi krimin në politikë, futi metodën e përdorimit të të fortëve rajonalë për të mbledhur vota. Një gjë duhet ta dini: Berisha nuk ka dashur asnjëherë afër vetes njerëz që nuk i ka dot në dorë. Këtë shembull e ndoqën edhe të majtët pas tij. Me sa duket dikur besuan se pa mbështetjen e krimit nuk mund të mundnin Berishën. Pra ata menduan ta mundin me armën e tij.

Shqipëria e sotme vazhdon ta vuajë këtë zgjedhje. Po nuk u hoq dorë njëherë e përgjithmonë nga përdorimi i të fortëve për qëllime elektorale, nuk do këputen kurrë fijet që lidhin krimin me politikën. Rrënjët janë shumë të thella tashmë. Por krimi nuk ka parti, këtë të vërtetë të provuar bëjnë mirë t’ia kujtojnë vetes herë pas here ata që merren me politikë.

Xhevdet Shehu June 17, 2015 14:44
Komento

39 Komente

  1. Mark uk June 17, 14:55

    Si nuk u vjen marre te merreni me nje vrases.Nuk mund te ekzistoj ndonje e keqe,qe nuk e ka ky karaduz B Curri.Armikun ata qe jan burra,nuk e fyrjn,nuk flasin keq per te.Me qense e ka aq inat tregoje trimerin qe na shet neper gazeta.Apo kuraduza i b currit nuk ja leshon rrugen centaurit.

    Reply to this comment
    • gzimi June 17, 15:28

      Izeti te drejte ka. Por dhe Rama me Ilirin nuk e kane harruar kurre kete zakon te ujkut Berisha. Madje edhe paqen ne lalez e ben me Nard Koken. Njilloj me Berishen pra.

      Reply to this comment
      • Daja June 18, 21:11

        E thote edhe vete Izeti. Edhe keta te dy u detyruan ta mundin Berishen me armen e tij. Dmth me ndihmen e te forteve. Por kjo pune merr fund duke filluar nga keto zgjedhje. Mbas kesaj do fitoje ligji e jo te fortet…

        Reply to this comment
    • ivani i madh June 17, 15:32

      Eshte large e pa pushtet pa shkruan keshtu o mi haleje .Ne kohen e tij I rije me temena e i lepije kembet.Nqf se fiton pafajesine e kethehet ne Shqiperi dili para e shiti trimeri ndofta ti ben zoret kukurec ti hane qente.

      Reply to this comment
    • xhoni_us June 17, 16:14

      fjale me vend; trimat bejne gam gam nga anglia!

      Reply to this comment
    • Vigjilenti June 17, 17:20

      Nga cili deshiron ti ta rrefeje krimin: nga nje kriminel apo nga nje qe nuk eshte dhe nuk ka lidhje me krimin?

      Reply to this comment
    • ermir June 17, 17:55

      O markuc o rrace e ndyre po ku ka kriminel me te madh se berisha te gjithe e dine por ti mor klysh k…..e ben mire te mbyllesh halen dhe mos te flasesh me..

      Reply to this comment
    • Ardjani June 18, 10:10

      ne rast se i ka shpetuar intrigave te Berishes – do te thote se zoti e ka mbrojtur sepse nuk ja ka pas kujt me Hile !

      Reply to this comment
  2. Sh.Kolonja June 17, 15:04

    Edhe pse me keqardhje ky ngelet shume me i afte si shqipetar nga tere politikanet qe vazhdojne te uzurpojne politiqine nga e mengjera tek e djathit.

    Reply to this comment
  3. Pilo Lala June 17, 15:14

    Kush na drejtoi per 25 vjet?

    Reply to this comment
  4. Lleshi June 17, 15:16

    Eh mer Izet , mer Izet , tu bofte dyzet ! Na kujtove dhe Esat Valbonen ………. !

    Reply to this comment
  5. Aldo June 17, 15:17

    Perfundimisht mund te them, se me eshte shtuar jashte mase respekti per Izetin!!!
    Mendoni cfare te doni… Po, eshte vertete ka qene shume i dhunshem ne kohen kur dhuna nxitej dhe vleresohej nga shteti, por ama eshte nje njeri qe ka reflektuar dhe ka bere me te miren e mundshme me jeten e tij ne vitet e fundit. Eshte burreri e jashtezakonshme te pranosh gabimet e rinise tende. Jo te gjithe dine ta bejne kete. E aq me pak te kene kurajon per ta thene publikisht.
    Per sa i perket deshmive te tij, eshte cmenduri qe ato nuk konsiderohen ashtu sic duhet nga organet perkatese.
    Respekt edhe per ju gazeta Dita qe kontriboni shume me teper per drejtesine ne kete vend sesa organet tona te drejtesise.

    Reply to this comment
  6. emigranti June 17, 15:18

    O Izeto __Pash zotin se filloj dhe ramazoni dhe ne qe majm ramazon nuk mund te hajme lloj lloj ushqimi qe ka ere dhe ka 20 vjet qe rri ne ” frigorifer” Te fala nga Turqia.

    Reply to this comment
  7. Lluka June 17, 15:42

    Nje pyetje per ty or Mark Ujku :Ty a te ka prekur amnistia e 97 nga kryekrimi Berishe apo jo,fole ndryshe Merua se bashku me Fari Balliun,i dijn mire se kush jane personat ne liste!Pune agjentesh e agjenturash qe mbollen krimin per istalimin e demografise ne Tirane,ku te dy palet si e majta edhe e djathta trazoheshi ne te njejtin kazan e nga i njejti shef kuzhine!Rrofte miqesia Shqiptaro -Kineze !

    Reply to this comment
  8. edi June 17, 15:46

    personalisht vleresoj shume reflektimet sipas cdo situate aktuale te izet haxhise

    Reply to this comment
  9. LABI June 17, 15:52

    Zabit Brojka, dhe Vili Minarolli jane dy hajdute toka sh ne Vlore!!! , ata kane pervetesuan me dokumenta fallco shume prona te te tjereve. Me sa duket Vlora I nderoi si hajdute? Tekujt jan tokat te shkolla e marines? Pse I gllaberoi Brojka? Apo se ishte marinar me 105 ky?

    SA POSHTE KA RENE VLORA! E GLLABERUAN SHARLATENET!

    Reply to this comment
  10. orli June 17, 16:04

    “ivani i madh”me mire ivani i mu..it!per mendimin tim,ti je nje mi halesh e gjirizesh sepse nuk ke asnje lloj burrerie te dalesh e te shkruash me emrin tend te vertete,ne nje kohe qe Izeti del me emrin e tij dhe pa ja ndier per asnje.Them se ju qe shkruani kunder Izetit,dikur duhet te keni qene servilat e tij qe i keni lepire prapanicen por zaten lepirsat ate zanat kane,ti lepijne prapanicen kujtdo qe kane interes per te pastaj kur nuk kane me interes,futin nje kunj ne prapanicen e tyre dhe vazhdojne lepirjen e radhes…

    Reply to this comment
  11. SADIJA June 17, 16:22

    PO SHQIPTARET E NJOHIN ATE MUT MUTI PO TA NJOHIN QORAT E PD QE RIN ME TE

    Reply to this comment
  12. niazi June 17, 16:24

    Izet…je gur i cmuar…je vetvetja…je ZERI I SE VERTETES…ne te vleresojme sepse shume gjera i dinim po edhe nuk i dinim…ti me deshmite e tua na fute dhe na ndricove ato “labirinthe”te erta qe drejtesia duhet ti ndricoje dhe te veproje…RESPEKT PER NJERIUN ME GUXIMTAR DHE ME TE ZGJUAR…..sot per sot fale trimerise guximit dhe zgjuarsise se vet ai ka mundur te mbijetoje…fjalet dhe komentet jane te teperta….FALEMINDERIT GAZETES DITA…FALEMINDERIT GAZETARVE LEGJENDARE TE SAJ.

    Reply to this comment
  13. Mark uk June 17, 16:34

    Lluka a i ke pire ilacet se me duket se te kan leshuar.Nese po shko kullot lopen o oo cobaaaan

    Reply to this comment
  14. lato June 17, 17:37

    O Mark,Uk.e Mries,ty te gjejne kollaj ka grafma malokut.

    Reply to this comment
  15. astrit June 17, 17:46

    Izet. Nese je vertete transparent thuaji edhe ato emrat e gazetareve, sepse dihet se kush ka qene ne ate kohe me afer Berishes: Merua, Fariu, por dhe Ylli Rakipi.

    Reply to this comment
    • Bureto June 17, 18:33

      Teatri grotesk vazhdon. Te gjithe merren me Izetin, ndersa ato qe ai deklaron duhen vertetuar, dhe nese rezultojne te tilla atehere eshte prokuroria qe duhet te merret me hapjen e dosjeve per secilen ceshtje apo ngjarje. Ose izeti eshte nje mashtues ordiner, ose fajtoret po livadhisin duke i bere karshillek shtetit. Nera nga te dyja duhet te bjere. Izeti minimalisht duhet te merret si i pandehur, (sepse edhe ai ka bere krime ne emer te shefave te tij) dhe pastaj te merret ne mbrojtje si deshmitar i penduar kunder fajtoreve te tjere. Kete kerkojme nga nje shtet serioz. Kur do vije ajo dite qe me ne fund te jemi krenare se e kemi ate.(SHTETIN)

      Reply to this comment
  16. 75 na bashkoj kenga popullore June 17, 19:06

    na shqiptart shqip flasim e shqip nuk marrim vesht

    Reply to this comment
  17. 75 na bashkoj kenga popullore June 17, 19:18

    o SHQIPTAR mos me qen te verteta ato deklarata nuk kite me quajt vedin e vet kriminel

    Reply to this comment
  18. Dardhari June 17, 21:04

    Izet mire thua dhe me pelqen se njeriu reflekton ka shume raste te tilla po do ishte mire qe ata emrat atyre DY GAZETAREVE DUHET TI THUASH QE EDHE NE TE DIME ME KE KEMI TE BEJME

    Reply to this comment
  19. kalushi June 17, 21:33

    Izeti flet per dy gazetare qe kane ndermjetesuar takimin e tij me kriminelet.
    A mund ta dime per ke behet fjale?

    Reply to this comment
    • predator June 17, 21:33

      me siguri ndonje nga ata pushtat e klanit

      Reply to this comment
      • gani usa June 17, 21:35

        nuk besoj se ka lidhje me klanin.
        gazetaret afer Berishes ne ate kohe dihet kush ka qene
        Ylli Rakipi i Albanias, nje fare Lutfi Dervishi, Mero Bazja, Sokol Olldashi, Astrit Patozi, Majlinda Bregu
        Nese Izeti thote qe jane ende gazetare dhe sot, do te thote qe nga lista perjashtohen politikanet apo ata qe kane vdekur dhe kush ngelet, besoj per ta e ka fjalen
        Mua me cudit fakti si ka mundesi qe nje taborr me deputete “te majte” asnjeri nuk i ngre keto deshmi si ceshtje ne Parlament??

        Reply to this comment
  20. laraska June 17, 21:50

    Fjalet e ktij njeriu ,jan paturpesia e diteve qe po jetojm ,jan realiteti i humneres nga ku erdhem dhe po vazhdojmte genjejm veten se po ndertojm nje Shqiperi te paster,pa korupsion,pa krim e hajni !! Fjalet e ktij njeriu kurajoz dhe te vertetat qe na zbulon per ate qe udhehoqi kte vend

    Reply to this comment
  21. kanan tafili June 17, 22:07

    Respekt Izet kjo qe ti po ben eshte nje ndihme e madhe qe njerzi e thjeshte ta kuptojne secili eshte saliu dhe familja e tije , mos e rruj fare nga saliu e zeni se ata te njohin dhe kane frike nga ju ,,,,,,,, sa me shum te flasesh aq me teper largohesh nga ajo qerdhe. Minjesh qe drejtuan shqiperin per 25 vjet,,,, gjjith te mirat ty dhe familjjes tende

    Reply to this comment
  22. Malsori June 17, 22:08

    Per mark ukun
    mark cakalli ti je kokrra e legenit qe del me pseodenim dhe po te ishe burr imir del me emer une te njo shum mir se tan jeten ke ken ni hajdut e ashtu je edhe atje ne londer nuk je gja tjeter vec ni klysh i sali kryminelit por do tju vij dita

    Reply to this comment
  23. tomsojeri June 17, 22:23

    Fjalet e ktij njeriu ,jan paturpesia e diteve qe po jetojm ,jan realiteti i humneres nga ku erdhem dhe po vazhdojm te genjejm veten se po ndertojm nje Shqiperi te paster,pa korupsion,pa krim e hajni !! Fjalet e ktij njeriu kurajoz dhe te vertetat qe na zbulon per ate qe udhehoqi kte vend ,ben te mos meresh me ate te kaluaren e tij per te cilen esht penduar dhe po na ben nje sherbim aq te madh, duke hedhur drit ne eresiren dhe prapaskenenen tragjike qe luajti ky ,kryeminister,ky president makaber, qe polli ky popull per tja ven “hijet e erresires” mbi kok qe te bejn demin me te madh historik shqiptar ! Kush kerkon te nenvleftosoj theniet e ktij njeriu ,qe titulli me i lart ne karieren e tij ishte, bodigardi,shoqerusi i kryeministrit dhe presidentit te shqiptareve te zgjedhur prej tyre ! Si mundet te vesh ktu nje shenj barazimi e me ke mundet te barazosh peshen e mekatit te Papes,me rojen e katedrales????Vetem nje pjell e saliut ,vetem nje perbindesh si ai me nje shpirt katran e gjen kte barazi !
    Izet je i falur dhe sa i falur je ti, aq te pafalshem jan ata qe vazhdojn te jen ne sherbim te tij , ata qe nuk kan burrerin dhe kurajon te respektojn kte popull qe pesoj nga veper e ksaj monstre !…Ska gje ,fjalet e tua nuk do mundet ti shuaj dot nga kujtesa jon askush,e ne kte histori te hidhur shqiptare ,deshmia yte esht nje vler ! Turpin le tja lem kohes dhe politikes ta mbajn ne kuriz !

    Reply to this comment
  24. the truth hurt June 17, 23:44

    Izeti per president. Ky po qe s ka asnje lidhje me krimin, eshte patriot, I ndershem dhe inteligjent. Ky popull I pjerdhur ate meriton.

    Reply to this comment
  25. Patriote June 18, 04:48

    Sa me shume qe kalon koha aq me teper populli bindet se sa i zi dhe antishqiptar ka qene e mbetet Sali Berisha , mos e lente varri brenda ate qe na e la kete njeri ne krye te ketij vendi
    ( Ramiz Alia ) ! Por ne nuk dime as majen e ajsbergut te bemave te Sali Berishes!
    Sepse shumicen e puneve ai i ka bere me doren dhe me firmen e te tjereve !
    Izet Haxhia eshte nje nga deshmitaret , se jo vetem eshte tropojan dhe ja di natyren por edhe se ka wene shume afer tij dhe me zgjuarsine natyrale te tij i ka fiksuar te gjitha momentet me
    Kriminale te ketij njeriu !
    Gjate sistemit socialist familja e Izet Haxhise , ka qene nje familje e ndershme , punetore dhe patriotike por Sali Berisha me propoganden dhe demagogjine e tij mori me qafe shume familje tropojane, i shkaterroi ato , ju futi percarjen qe ne shekuj sja u kishte futur as serbi e as nje pushtues tjeter! Prandaj ne Tropoje kane nje shprehje te forte : Cfare ta ben i yti , s’ta nen as i huaji, prandaj per tendin mbushe me dy ( fisheke , armen ) e per te huajin mbushe me nje !
    E kam thene edhe nje here tjeter qe besimi i ” verber ” ndaj Sali Berishes, si djale Tropoje , beri qe shume familje tropojane te humbusnin djemte, te hynte percarja dhe rrethi i Tropojes , te katandisej me nje demografi te ” masakruar” , me mijra u larguan nga Topoja , me qindra u vrane dhe shume familje jane ne gjak , pa llogaritur shkaterrimin ekonomik qe ju be atij vendi!
    Nje nga ket familje eshte edhe familja e Izet Haxhise , ku humbjet njerezore jane te atilla sa , e bene Izetin te reflektonte dhe te pendohej per ate qe kishte bere !
    Te gjithe e dime shprehjen filozofike te filmit ” Gjeneral Gramafoni ” ku Sander Prosi i madh , para litarit thote fjalet lapidar : – mund ta genjesh nje popull, nje dite , nje vit , por nuk mund ta genjesh per gjithe jeten ”
    Prandaj per te gjithe komentuesit e llogjikshem , ( sflas per ata qe skane tru ne koke por tallash) , Izeti po tregon nje kurajo dhe guxim te admirueshem, perballe ” lukunise se ujqerve ” qe rrethojne Saliun , ESHTE RADHA E ORGANEVE TE DREJTESISE QE TE MBAJNE QENDRIM DHE TE ZBATOJNE LIGJIN SHQIPTAR PER TE CUAR PERPARA DREJTESISE TE GJITHE ATA QE JANE SHKAKTARET E SHKATERRIMIT TE SHQIPERISE !
    AI Ka nje emer dhe eshte Sali Berisha dhe banda e tij !

    Reply to this comment
  26. pro dhe kunder June 18, 07:03

    ..nuk kuptoj,pse nuk e pranojme realitetin me te gjitha luhatjet e saj.. ,por vetem segmente qe s’na tregojne rrugen,por honin.. dhe nje politike abstrakte,per te cilen eshte derdhur gjak. Izeti tregon 25-vjet pisllek ne te dy anet e medaljes dhe ne i themi pusho,se i prishet gjumi politikaneve kriminele..-sa gjynah qe jemi ,ne akoma nuk dime kujt t”ja drejtojme gishtin,per krimet pa kufij ne kete vend..,akoma nuk duam te dime pse jemi kaq te varfer..dhe me keq te falenderojme ate qe deshmon si ish lojtar…

    Reply to this comment
  27. Ardjani June 18, 10:04

    Pse po e shani more burra ?
    o pse ashte duke thane te verteten ?!
    a nuk e shikoni se çfar “pjelle” kini neper zona elektorale!
    Kondrabandiste – drogagji – vrases – kurvare – hajdute – te korruptuar etj.

    Reply to this comment
  28. moni June 18, 14:10

    O IZET, E VLERESOJ ATE QE THUA PER BERISHEN EDHE PSE I KE SHRBYER ME BESNIKERI ATIJ,, SE SALIU NUK KA LOZUR ME DUART E VETA POR ME DUART E TUA DHE TE TJEREVE SI PUNA JOTE,,, DUHET TE DISH DICKA,, TI NUK PERBEN RREZIK PER SALIUN NGA DEKLARATAT QE THUA,, SALIU DHE FAMILJA E TIJ I KA KRAHET TE MBROJTURA NGA PROKURORIA DHE GJYKATA,, TI PO TE KISHE PERBER RREZIK ME ATO QE THUA DO TE KISHE PASUR FUNDIN E SHUM E SHUM TE TJETEREVE,, TE TJERAT KUPTOJ VETE,, SA E NJEH TI BERISHEN SE NJEH NJERI,,,

    Reply to this comment
  29. padrino June 19, 23:01

    Bravo, Izet haxhia, që thua të vërtetën, pa të bërë syri tër, ky është mostra, i viçidolit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*