Ekskluzive: Ja arsyeja e fshehtë pse nuk dalin nga çadra burrat e PD

May 13, 2017 13:58

Ekskluzive: Ja arsyeja e fshehtë pse nuk dalin nga çadra burrat e PD

 

Gojët e Liga kanë mësuar se në PD janë të bindur se axhenda e Xhorxh Sorosit është si vijon:

Pas “kanabizimit” të shqiptarëve Sorosi, duke përfituar se janë të gjithë dru nga malli i mirë dhe pa hile, ka vendosur që gradualisht të kalojë në pjesën finale të planit të tij shpirtzi; djalli-Soros do të  “homoseksualizojë” të gjithë shqiptarët e ndershëm, me apo pa mustaqe gjer në vesh.

Në fillim fondacioni Soros mori zyrat në rrugën e pafajshmem të tironsve, aty mbi prokurorinë e përgjithshme, pikërisht ku shiteshin bicikleta kineze.

Pastaj po ky fondacion famëkeq financoi OJF që do blinin bicikleta për t’i dhënë me qera qytetarëve të pafajshëm; në fund të planit fondacioni hypi gejët mbi bicikleta dhe filloi t’i shëtisë nëpër Tiranë. Tani te rruga Hoxha Tahsim s’gje asnjë Tirons denbabaden. Të gjithë bojnë si hollandez-tha për Gojët e Liga, organizatori Tirons Flamur Noku.

Ne që jemi në çadër e dimë këtë – vazhdoi ai -ndaj nuk çuam asnjë kandidat në Kavajë. Atje s’i dihet nga të vjen. Burrat trima janë mbyllur në çadër dhe dridhen vetëm nga ideja, andaj dhe s’do dalin deri ditën e qametit. Kush del për hallet e veta mund të rifutet në anije, vetëm nëse është i pajisur me certifikatë “virgjërie”.

Po ju betohem unë juve: që sot, në datën 13 maj ajo që nisëm në Kavajë do të vazhdojë deri në fund. Do rrëzojmë Kristin nga drejtor i OJF së vet dhe do vejmë një njeri teknik në krye, me kusht që mos dijë t’i japi biçikletës – tha kryeluli dora vetë.

 

P.s. Gojët e liga i urojnë Partisë Demokratike që t’ja dalë në planin e vet altruist, para verës. Në 40 gradë celsius burrat trima të çadrës mund të zhvishen në sytë e njëri-tjetrit. Kjo mund të ndryshonte trajektoren e kërkesave.

May 13, 2017 13:58
Komento

2 Komente

  1. Mark uk May 18, 13:58

    Ktyre gojve te liga qe e kan burimin te PS,ju.hkerdhefsha cfar ju permban pragu.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku May 21, 15:22

    Ju thoni cfare te doni, po cadra e kreu punen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*