EKSKLUZIVE / Ja kundër kujt u ankua Basha në Bruksel; emrat dhe arsyet

December 6, 2017 18:46

EKSKLUZIVE / Ja kundër kujt u ankua Basha në Bruksel; emrat dhe arsyet

“Situata është bërë e padurueshme. deri tani jam shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë, por kështu nuk shtyhet më. Prandaj erdha tek ju”. Kështu mësohet se e ka nisur fjalën e tij në një rreth të ngushtë eurodeputetësh të Partive Popullore europiane në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gojët e Liga kanë zbuluar pjesë thelbësore nga përmbajtja e bisedës konfidenciale që Basha ka bërë me kreun e PPE Jozef Daul dhe miq të tjerë të së djathtës europiane.

Nga çfarë është zbardhur, bie tërësisht legjenda e gjasme ankesave që Basha do bënte kundër qeverisë dhe Edi Ramës në veçanti. Në fakt, edhe zoti Daul priste diçka të ngjashme, ndaj iu drejtua Bashës: “Lulzim, jemi mes miqsh ndaj po të pyes hapur: Prapë do shash dhe do nxish qeverinë e vendit tënd?”

Basha e pa me sy të lodhur dhe tha: “Jo mor byrazer, tjetërkund e kam hallin: Muli ka një muaj që më rri ftohtë. S’para flet, rri i vrenjtur. Edhe kur detyrohet të më drejtohet në ndonjë mbledhje, flet formalisht, si akull.”

Eurodeputetët konfuzë panë njëri –tjetrin, ndaj Luli kuptoi se duhej të sqarohej: “Për deputetin tonë, Flamur Nokën e kam fjalën!” Ahaaa, thanë miqtë të çuditur dhe e nxitën të vazhdojë.

“Po ja, Muli nuk është më ai i pari. Dikur shfaqeshim kudo bashkë, në mbledhje, në Kuvend, në konferenca shtypi, kudo. Une vrenjtesha para kamerave, ai kërcënonte Ramën. Sa e lija unë fjalën, e merrte ai. Plotësonim fjalitë e njëri tjetrit. Ndërsa tani, hiç, zero, niente, nothing, nada…”

Mirë mirë, e kuptuam, ndërhyri Daul dhe shtoi: “Por këto janë gjëra që ndodhin. Rëndësi ka që ti të jesh lider i fortë, që marrësh mbështetjen e grupit të bashkëpunëtorëve, të bazës së partisë. Këto janë gjëra të vogla, fokusohu te aksioni politik, tek objektivat strategjikë…”.

Basha nuk duroi më:

-Mjaaaft! Nuk ka PD pa Mulin. Çdo gjë është e kotë. A e kuptoni që ai pi kafe me Klevis Balliun? Po kjo është e tmerrshme more shokë…

Eurodeputetët bënë të pamundurën për t’ja lehtësuar krizën. Dikush i dha një aspirinë, një tjetër i fërkoi tëmthat me uthull shege të stazhionuar në fuçi dushku, një i tretë i vuri një kompresë në ballë. Në vijim, Basha disi i ftilluar kërkoi falje për shpërthimin emocional.

“Më falni por jam lider i ri, s’jam mësuar me këto gjëra. Pastaj nuk është puna vetëm te Muli. Ja, Aldo Bumçi ka kohë që s’më merr më në telefon, kurse Ennnnno Bozdo…”.

Kur çoi kokën për të parë pranishmit, Basha nuk pa askënd rrotull. Të gjithë kishin ikur…

 

P.S. Kjo është rubrikë satirike. Domethënë se emrat dhe ngjarjet bën vaki të jenë edhe të vërteta.     

December 6, 2017 18:46
Komento

2 Komente

  1. shvejku December 6, 23:48

    Dhe pasi pa qe kishin ikur te gjithe vendosi te lirohet duke leshuar nje….PORDHE te madhe!
    Shyqyr qe u lehtesova,tha!
    Ua thashe te gjitha cfare kisha!

    Reply to this comment
  2. babol team December 10, 12:42

    hahahahaaa
    i madh kush i ben keto
    bete sh mire qe e rikthyer kete rubrike Thano
    Humori godet ndonjehere me shume se dhejtra fjalime e investigime

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*