Tronditëse: Ja si dështoi plani ogurzi i vrasjes së Lulit

April 15, 2017 13:14

Tronditëse: Ja si dështoi plani ogurzi i vrasjes së Lulit

Tërmeti i ditëve fundit ka alarmuar gjithë vendin.

Jo, nuk bëhet fjalë për tërmetin që lëkundi Shqipërinë e Mesme, por për tërmetin që lëkundi gjithë trojet shqiptare, lajmi për vrasjen e liderit të opozitës, zotin bukurosh Lulzim Basha.

Vetë kryeministri Rama u shpreh se janë marrë masat për çdo të papritur, pra janë paguar gratë që do qajnë në varrim, janë blerë kurorat me lule me dedikim dhe është prenotuar lokali për drekën e të ndjerit.

Gojët e Liga janë përpjekur të zbulojnë detaje të pazbulueshme dhe pas një hulumtimi të lezetshëm, arritën të nxjerrin në sipërfaqe disa të vërteta.

Vrasja është menduar dhe organizuar vërtet, madje është paguar vrasësi me pagesë më në zë i momentit, por mësohet se ai është tërhequr sapo ka mësuar që bëhej fjalë për Bashën.

Është tepër i pashëm për t’u hequr qafe – ka thënë vetë zoti vrasës me pagesë.

Në anën tjetër, Basha qëndron stoik në çadër edhe pse jeta i varet në një fije të hollë. Liderit i opozitës nuk i dridhet qerpiku i gjatë valëzues.

Mund të vrasin një njeri, por nuk mund të vrasin kurrë një ide – u shpreh Basha.

Shprehje kjo e kopjuar nga filmi V for Vendetta, por që rëndësi ka ideja.

P.s. Sipas Stacionit Hapësinor të NASA-s, me zhdukjen e liderit opozitar, graviteti nuk do ketë më atë forcën tërheqëse që justifikohej vetëm nga prezenca jetësore e Bashës dhe planeti do dalë jashtë horbite duke rezultuar në zhdukjen e jetës në tokë dhe destabilizimin e situatës politike në Shqipëri.

April 15, 2017 13:14
Komento

7 Komente

  1. intelektuali April 15, 18:01

    Gojet e Liga flasin se Edi Rama si “PARTIZAN” i LANC-it po kerkon te Rilinde KILLERIN e Enverit, Sulo Gradecin qe vrau ne gjumin e nates Mehmet Shehun, i cili si edhe Lulzim Basha nuk besonte ne aftesite e tij vrastare, por i sherbeu me besnikeri Kauzes se Partise se Punes deri ne frymen e fundit dhe kur Sillua i erdhi ne dhome me patllake ne dore Mehmet Fshatari tha:

    UNE PO IKI, POR TE RROJE PARTIA DHE ENVERI!

    Megjithese e dinte fare mire qe urdherat Killeri Sulo Gradeci i merte nga BOSI Enver Hoxha.

    Gojet e Liga tregojne se Edi Rama po perpiqet shume per te Rilindur KILLERIN Sulo Gradeci qe te zgjidhe krizen politike qe po i rrezikon karriken e pushtetit.

    prandaj:

    Edhe Lulzim Basha ka pranuar fatin e Mehmet Shehut si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
    • Donalda April 16, 05:31

      Ineleklladha, me vjen keq per nivelin tuaj. Mos u mer me bashen se eshte futur ne nje kazan me m…..e ngado we te vertitet te sperkat e vjen ere.nuk ka nevoje Rama apo populli te meren me antishqiptaret.usta Saliu kur e ndjen keq fillon te beje ato qe beri I dashuri I tij Enveri.saliu e filloi me te burgosurin shoshori, mjeket margarita e di ai, me Arben Broci azem hajdari Sokol olldashi, etj etj plus te semuret nga e njejta semundje arberori, spahiu, zhulali gazidede,ja ka mare doren saliu qe nga 1997 qe desh e dogji Shqiperise.qe nga lufta e UCK e tani kur eshte problem I madh shqiptaret me Maqedoni .
      Ju lutem gazeta per komentin ,FLM e gezuar pashket rifillim i jetes.

      Reply to this comment
  2. Ramy April 16, 14:25

    Intelektuhal. Sa te ka rene pensipni ty??? Ti nuk besoj te marresh shume se i ke vitet e humbura?? Me shume ne burg se jashte.
    Hajde ska gje. Kavardisu me keto leket e demshperblimit te burgut. Edi po shperndan dhe kestin e fundit. Keshto qe do kesh leke edhe pwr ca kohe per kafe

    Reply to this comment
  3. lexuesi i gazetes April 16, 15:59

    Nuk vret kush as Bashen as Ramen.marrin rrogen e Shtetit,dhe nuk marrin pak,te punesojne jo nga bugjeti i Shtetit,nganje shoqerues,ose shofer,dhe automjetet ti blejn me paret e Tyre,keshtu eshte mundesia e Tyre,dhe me teper smund te bejne,pra punesojne nga nje Njeri,ndersa per punesimin pergjigjen bisneset dhe jo Politikanet!

    Reply to this comment
  4. Hollandezi April 16, 16:40

    Mos!!!!Si do na “Vrasin” Lulic Bukuroshin???Mos…Por ka nje Lajme te “Gezushem” per Putanat qe Presin gjithe Diten me Shalet jashte “Freieret”..(Dashnoret-klient)..nese “Vritet” Bukuroshi Basha…Ato do te Gezohen vertet se ky By…the..Qiri..Bukurosh…po u Rremben Dashnoret-Putanave Hollandeze…
    Do Zoti dhe Vrasja e Lulic Bashicit BEHET REALITET, do te Qetsoj shume Gjera ne Shqiperi..hajte dhe pac-Kemben e mbare dhe na merre me vete edhe Doktorr-Allamudhin Berishovivi….lol

    Reply to this comment
  5. cekja April 17, 10:46

    Me ben pershtypje se ky shkrim perpiqet te tallet me faktin se dikush, nje vrases me pagese, qenka ngarkuar te vrase njefare “Luli”, e per te bere humor na thote se nuk do te ndryshoje graviteti i botes, po e vrane ate. Atentati kundrejt cilitdo njeriu te zakonshem, nje Luli apo nje Vini, ngado qe ta kthesh eshte nje krim mafioz e nuk ka vend ketu per humor. Nese fjala eshte per njerez publike, shefa te partive kryesore ne Shqiperi, si z.Rama apo z.Basha, nje atentat e kalon cakun e nje veprimi mafioz te rendomte, por mund te behet shkas per viktima te shumta nga te dy palet militante partiake.

    Reply to this comment
  6. symadhi April 19, 07:35

    Hikni dhe mose shkruani me me keto pergjigje ose mendimet e tuaja..ju o keni rjedhur o mundet te jeni orkestra e fabrikes se mielllit ..turpee nuke e di perse ja u botojne shkrimet juve..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*