Bugajski në DITA: Pse kërcënimet e Moskës ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor fshehin frikën e madhe se kufijtë e vetë Rusisë nuk janë të qëndrueshëm

April 3, 2021 15:11

Bugajski në DITA: Pse kërcënimet e Moskës ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor fshehin frikën e madhe se kufijtë e vetë Rusisë nuk janë të qëndrueshëm

Nga Janusz Bugajski

Kërcënimet e Moskës ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë ndarjen e mundshme të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, fshehin frikën e madhe se kufijtë e vetë Rusisë nuk janë të qëndrueshëm. Ndërsa Federata Ruse artificiale po hyn në një krizë të thelluar ekonomike dhe politike, pretendimet e fqinjëve për t’u kthyer territorit e marrë përmes pushtimit perandorak do të shumëfishohen.

Pas maskave të saj Cariste, Sovjetike e Putiniste, Rusia Moskovite ka qenë ngahera një strukturë perandorake ekspansioniste. Sidoqoftë, çdo perandori e zgjeruar përmes pushtimit dhe kolonizimit është përballur me tkurrje ose kolaps në një moment të historisë së vet, përfshirë Federatën aktuale Ruse. Rënia e shtetit të Rusisë do të përshpejtohet edhe nga vendet fqinje të cilët kanë pakënaqësi historike.

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe bllokut Sovjetik tridhjetë vjet më parë shënoi kolapsin e perandorisë së jashtme të Rusisë. Por ajo nuk adresoi të ardhmen e perandorisë së brendshme të Rusisë, e përbërë nga 85 subjekte federale, duke përfshirë 22 republika etnike dhe disa rajone të veçanta të privuara nga vetëvendosja dhe të cilët janë pre e centralizimit, shtypjes dhe varfërimit në rritje.

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës për të ulur ndikimin global të Shteteve të Bashkuara është një martesë për interesa strategjike. Teksa problemet e brendshme të Rusisë dhe aspiratat e jashtme të Kinës rriten me shpejtësi, kjo (martesë) ka të ngjarë të përfundojë me një divorc të armatosur. Pekini do të ishte ndër të parët e shumë fqinjëve të Rusisë që do pretendonin territoret e marra dikur nga Moska.

Kina ia kalon Rusisë si nga popullsia ashtu edhe nga fuqia ekonomike, ndërsa po bëhet ushtarakisht e barabartë. Ajo është gjithashtu më këmbëngulëse dhe më e vendosur në zhvillimin e saj afatgjatë. Ndërhyrja e Pekinit në zonat e zotëruara nga Rusia në Lindjen e Largët do të bazohet në traktate historike të padrejta, si dhe në hartat ushtarake të Kinës që nuk i kanë rivijëzuar kufijtë.

Gjatë shekullit XIX, Kina e dobësuar humbi ndaj Rusisë rreth 600,000 milje katrore të territorit të saj. Këto zona të gjera në Siberi dhe përgjatë bregdetit të Paqësorit shihen nga një numër në rritje kinezësh si “territore të humbura”. Pretendimet historike mbështeten edhe mbi pabarazitë e mëdha në popullsi. Mbi 130 milion njerëz jetojnë në tre provincat kineze në kufi me rajonet ruse, ku popullsia është më pak se 8 milion. Kina tashmë po zëvendëson Rusinë si fuqi dominuese  në Azinë Qendrore dhe nevoja për burime dhe hapësirë jetese do i shtojë kërkesat e saj.

Pretendimet e Kinës do të jenë veçse maja e ajsbergut. Japonia kërkon kthimin e katër ishujve në arqipelagun Kuril, të cilat u morën nga Bashkimi Sovjetik drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore, pasi Tokio ishte dorëzuar përballë SHBA-ve. Japonia deklaron se këto Territore Veriore janë pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia dhe i përkasin provincës së saj të Hokkaido-s.

Eksklava e Kaliningradit në bregdetin Baltik është një tjetër (tokë) e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, të cilën Stalini e mori nga Gjermania dhe e bëri pjesë të Federatës Ruse. Statusi përfundimtar i Kaliningradit mbetet i papërcaktuar dhe i hapur për diskutim. Pavarësisht se e kontrollojnë de facto, as BRSS dhe as Rusia nuk kanë të drejtë de jure mbi statusin e saj përfundimtar, përmes një traktati paqeje. Ka pasur propozime që ai (Kalingradi) të deklarohet shtet i veçantë në Baltik ose për ta ndarë territorin e tij midis Polonisë dhe Lituanisë fqinje.

Rishtas, janë ngritur pretendime nga mjaft shtete evropiane për territore të aneksuara ose të pushtuara nga Kremlini i Putinit. Ukraina mund ta përdorë mundësinë e trazirave brenda Rusisë për të rimarrë gadishullin e Krimesë dhe zonat e okupuara të Donbasit. Gjeorgjia dhe Moldavia gjithashtu do të bëjnë presion për kthimin e territoreve të okupuara nga Rusia dhe aleatët e saj. Abhazia dhe Osetia e Jugut u morën me forcë nga Gjeorgjia dhe u shpallën shtete të pavarura, ndërsa rajoni i Transnistrisë i pushtuar prej Rusisë e mban Moldavinë pa stabilitet.

Ndonëse Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj Federatës Ruse, ajo ka lidhje të gjera gjuhësore, fetare dhe kulturore me disa grupe etnike që do të kërkojnë autonomi ose ndarje të plotë. Zyrtarët rusë janë të shqetësuar për kërcënimin e pan-turqizmit përmes një bashkimi të kombeve turke, disa prej të cilëve kanë republika etnike brenda Rusisë, por u mungon autonomia e mirëfilltë. Angazhimi i Ankarasë mund të inkurajojë Tatarët, Bashkirët, Karaçajët dhe Ballkarët, ashtu si dhe kombet jo-turke me shumicë myslimane, përfshirë Çerkezët, Çeçenët dhe Ingushët, për të kërkuar sovranitetin në rajone të paqëndrueshme në Kaukazin Verior dhe Vollgën e Mesme.

Përfshirja në rritje e Kinës dhe Turqisë së bashku me çdo shkëputje në shtetin rus do të inkurajonte grupet etnike e tjera të kërkonin pavarësinë, duke përfshirë republika të pasura me burime, si Saka-Jakutia, apo shtete dikur të pavarura, si Tuva. Disa të tjerë mund të anojnë drejt vendeve fqinje për shkak të lidhjeve të gjata etnike dhe gjuhësore, edhe nëse ata nuk ka pretendime të zëshme mbi territorin rus. Kjo ka të ngjarë të jetë rasti i republikës Burjat dhe Mongolisë apo republikës Karelian dhe Finlandës. Në vitet e paqëndrueshme  që afrohen, Moskës do t’i duhet të shuajë të gjitha zjarret e çlirimit kombëtar në përhapje.

Dita 105, Albania

 RUSSIA’S BORDERS ARE IN DISPUTE

 Janusz Bugajski, 2 April 2021

 Moscow’sthreats againstthe Western Balkan states, including the potential partition of Kosova and Bosnia-Herzegovina, disguises a profound fear that Russia’s own borders are not permanent. As the artificial Russian Federation enters a deepening economic and political crisis, claims by neighbors for the return of territory acquired through imperial conquest will multiply.

In its Tsarist, Soviet, and Putinist guises, Muscovite Russia has been an expansionist imperial structure. But every empire assembled through conquest and colonization faces contraction or collapse at some point in its history, including the current Russian Federation. Russia’s state failure will be accelerated by neighboring countries harboring historical grievances.

The disintegration of the Soviet Union and the Soviet bloc thirty years ago marked the collapse of Russia’s external empire. But it did not address the future of Russia’s internal empire, consisting of 85 federal subjects, including 22 ethnic republics and several distinct regions deprived of self-determination and subject to increasing centralization, repression, and impoverishment.

Collaboration between Russia and China to undermine the global influence of the United States is a marriage of strategic convenience. It is likely to culminate in a shot-gun divorce as Russia’s internal problems and China’s external aspirations accelerate. Beijing will be at the forefront among Russia’s many neighbors in claiming territories that were once seized by Moscow.

China dwarfs Russia in population and economic might, and is approaching military parity. It is also more assertive and confident in its long-term development. Beijing’s encroachment into Russia’s sparsely populated far eastern possessionswill be basedonunfair historical treaties and on China’s military maps that have not redrawn the borders.

During the 19th century, a weakened China lost about 600,000 square miles of its territory to Russia. These extensive areas in Siberiaand along the Pacific coastare viewed by a growing number of Chineseas “lost territories.” Historical claims are backed by enormouspopulation disparities. Over 130 million people live in three Chinese provinces bordering Russian regionswhere the population is less than 8 million. China is already displacing Russia as the dominant power in Central Asia and the need for resources and living space will increase its demands.

China’s claims will be the tip of the iceberg. Japan seeks the return of four islands in the Kuril archipelago that were seized by the Soviet Union at the close of World War Two, after Tokyo had already surrendered to the U.S. Japan asserts that these Northern Territories are illegally occupied by Russia and belong to its province of Hokkaido.

The Kaliningrad exclave on the Baltic coast is another leftover from World War Two that Stalin seized from Germany and incorporated in the Russian Federation. The final status of Kaliningrad remains undetermined and contestable. Despite de facto control, neither the USSR nor Russia have held de jure title to its final status through a peace treaty. Proposals have been lodged to declare it as a separate Baltic state or to divide the territory between neighboring Poland and Lithuania.

Several European states have more recent claims to territory annexed or occupied by Putin’s Kremlin. Ukraine can use the opportunity of turmoil inside Russia to retake the Crimean peninsula and occupied areas of Donbas.Georgia and Moldova will also press for the return of territories occupied by Russia and its proxies. Abkhazia and South Ossetia were forcefully taken from Georgia and declared as independent states, while the Russian-occupied Transnistria region keeps Moldova unstable.

Although Turkey has no territorial claims on the Russian Federation, it has extensive linguistic, religious, and cultural connections with several nations that will seek autonomy or outright separation. Russian officials are worried about the threat of pan-Turkism through a union of Turkic nations, several of whom have ethnic republics inside Russia but lack genuine autonomy. Ankara’s engagement can embolden Tatars, Bashkirs, Karachays, and Balkars as well as non-Turkic Muslim-majority nations, including Circassians, Chechens, and Ingush, to seek sovereignty in unsettled regions of the North Caucasus and the Middle Volga.

Growing involvement by China and Turkey and any ruptures in the Russian state would encourage other nations to pursue independence, including resource rich republics such as Sakha-Yakutia and formerly independent states such as Tuva. Severalothers can gravitate toward neighboring countries due to long-standing ethnic and linguistic links even if there are no vocal claims to Russian territory. This is likely between the Buryat republic and Mongolia and the Karelian republic and Finland.In the unstable years ahead, Moscow will be hard pressed to extinguish all the spreading fires of national liberation.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

April 3, 2021 15:11
Komento

11 Komente

  1. modest koment... April 3, 15:49

    o çuni luçifertit, po shko kungohu, se po vijne dhe pashket . te kete kaluar nivelin me maksimal te perçudjej kriminale, ky njeri ? do, si neroni (djegjen e romes), te shikoj lufte planetare dhe vete t’a shijoi nga “marsi” ( ne fakt nga pidhi i s’emes) ngjarjen e…kstastrofes boterore .

    Reply to this comment
  2. Erdogan April 3, 16:38

    Amerika zoti me emer Greke Ioanis (Janusz Bugajski) nga Ionia,Ionet nga vjen dhe Deti Ion,pervecse eshte pushtuese e nje vendi qe nuk i takon,eshte vend i colonizatoreve afrikane por eshte dhe Hipokrite.
    Hipokrite se Presidenti i kesaj colonie berbare Betohet ne nje Pacavure qe quhet greqisht Biblos,biblio,Bibliothiqi etj dhe nga ana tjerer mbeshtet me te gjitha menyrat nje vend myslimane si Turqia.
    Aresyeja dihet,Rusia dhe besimi ne zotin qe e ka Emrin Interes.
    Ku eshte ky vend “demokratik” dhe pushtues si Sh.B.A qe lejon te kthehen simbole shekullore dhe te mbrojtura nga “Unesco” si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos te kthyer ne Xhami?
    Kini gjetur nje popull dele si Arnautet dhe i consideroni si kafshe por nuk jua thoni se kini eksperience ne Mashtrime politike.
    Kush e lejoi Turqine Islamike te pushtoje Qipron?
    Nuk e dime ne qe Epiri eshte vendi i civilizimit evropiane dhe ju e krijuat kete Pashallek myslimane vetem per ta percare kete Komb te Lashte.
    A nuk ishte si Afganistani me gra te mbuluara dhe ju mohuat Luften Herioke te Grekeve,Ilyreve,Epiroteve,te ashtuquajturit Arvanitas?
    Kush kujton se Amerika dhe Cifutet menduan per Kosovon e Erdoganit eshte thjesht Idiote.
    Kurdhet i mashtruan se nuk kane as cipe,ads nder,as dinjitet.
    Nuk jam pro Rus se ata jane kunder Kombit Greke duke mbeshtetur Serbet,Bullgaret,Shkupin etj qe kane njohur me emrin Maqedoni.
    Faji nuk eshte i Rusise por juve si hajdute qe nga ambasadori angles ne Perandorine Osmane Elgin qe shkuli nga Parthenoni pasurine e popullit Greke,Epirote,Ilyre dhe jane ne Museumet tuaja me gjakun e poopulit Heriok Greke.
    Keto paguhen nje dite.
    Zeusi me Rrufene e Tij qe eshte Simboli i Padrejtesive dhe Covidin 19 po ju paralajmeron.

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi April 3, 18:32

    Te gjitha keto qe ka shkruar Janoshi, i di cdo kalama kopshti, sepse jane te pernatshme ne TV-t e ndryshme! Emisioni Tv-Karambolaxhe i arte France-Gjermani i ka gjithashtu te permbledhura, po keshtu sic i ka shtruar Janoshi! Vetem se Janoshi i ka disnivelizuar te gjitha keto probleme ne nje linje horizontale, gje qe ia ka enda, por qe nuk eshte e mundur, sepse bota nuk eshte aq e marre dhe as qe e ka mundesine qe t’ia hapi Rusise te gjitha keto hyje! Duket Janoshi don tu hedh hi syve shqiptarve, qe keta te kujtojne se u be deti kos e te sulen perpara, per ta pesuar aty ku nuk e presin! Pra Janoshi, po si Shaba, bejne shpesh ate politike qe duan nacionalistet serbe! Dhe ka me dhjetra mijra shqiptare qe u besojne patriotizmit te tyre te rreme!

    Reply to this comment
    • Miço Taqua April 4, 08:57

      O Erdokoqe,

      E more pensionin dhe për këtë muaj. Po për çarvanitas flet more I paudhë për ata të cilëve shteti grek ka 200 vjet që ju mohon identitetin, kulturën, gjuhën dhe atninë që ju ka shuplakë trurin deri në atë masë që besojnë se arvanitasit skenë asnjë lidhje me shqiptarët po janë grekë pa çka se gjuhën e mëmës kanë shqipen. Ik more majmun se na hape barkun.

      Reply to this comment
    • xyz April 4, 09:28

      Gaz kullufi,shqiptaret i ka zene gjumi i shekulli XXI dhe asesi te zgjohen dhe te kthjellen njehere.Kurre me te perqare nuk kane qene.Nga dija dhe pergatitja ushtarake te fundit ne Europe……

      Reply to this comment
  4. Km April 4, 08:03

    Janus Boga,si ai qe shkonte pas …boleve te dashit me brire,jo te dash shehit.

    Reply to this comment
  5. En Very April 4, 09:36

    O Nush po ajo per te cilen ti e ben kaq te lehte e te thjeshte quhet nena rusi dhe sa ka popullsi 140 milioneshe po aq behen gati si komandot me te mira te globit,ku ka budalla ne njerez te gjalle e te vdekur qe te mos di rendesine zgjuaresine dhe trimerine e atij populli,shqiptaret e dine me mire nga te gjithe sepse atje u pergatiten,dikur antaret e repartit 326 kishin proporcion 1 me 16 … Pastaj shtetet ne shumice jane gravitete,krijime dhe interesa,nese flet me kete gjuhe atehere flijohu ti i pari,nese ke familje ndahu nga bashkeshortja dhe hidhe ne rruge,nxirr femijet nga trungu dhe fali diku dhe vete shtrihu diku nen hije te pemeve se gjethet e tyre te mbrojne nga i ftohti,toka dhe balta do te sherbejne si shtrat,qielli i ngrysur si tv 4 k….e te keqen e mikroçipit qe ke ne koke….

    Reply to this comment
  6. Piro April 4, 14:43

    Pavaresisht nga nostalgjia e natyrshme e nje pjese te komunisteve shqiptare qe studiuan ne Moske dhe mendojne se Moska ka qene dhe mbetet qendra e botes, kushdo qe njeh qofte edhe perciptas historine e botes e di se Rusia eshte nje perandori qe ka roberuar mbi 100 popuj dhe ka arritur te ckombetarizoje shume prej tyre duke u ndaluar gjuhen dhe duke bere zhvendosje ne Siberi te grupimeve te medha etnike (cecene , tatare, gjermanet e Vollges etj.).
    Vete Lenini e ka quajtur Rusine “burg i madh i popujve” qe vetem nga fillimi i shekullit 20 filloi shkeputjen graduale nga feudalizmi dhe bujkroberia.
    Ishte nje car vizionar si Pjetri i pare qe punoi vete edhe ne kantieret detare ne Perendim i qe futi Rusine ne rrugen e europianizimit duke krijuar Akademine e shkencave (shumica anetareve te saj ishin shkenceatre gjermane qe i paguante me roga te larta). Megjithate nga pikepamja shkencore e teknologjike Rusia, deri ne Revolucionin komunist, mbeti nje shoqeri e prapambetur rurale.
    Veshtiresite qe paraqiste mentaliteti konservator e primitiv rus per “ndertimin e socializmit” e detyruan Leninin, udheheqesin e atij vendi, qe ne fillim te paralajmeronte: “Rusia barbare ose meson menyren gjermane te organizimit te punes ose revolucioni yne eshte i destinuar te deshtoje”
    Kjo eshte arsyeja qe sot akoma duke zoteruar nje te treten e burimeve natyrore te botes Rusia 140 milionshe ka nje prodhim vjetor prej 1.6 trilion dollaresh ndersa nje vend i vogel si Hollanda pa burime te konsiderueshme natyrore e ka 1 trilion. Dhe per me teper industria (me perjashtim te indistrise se armatimeve) ruse dhe eksporti rus jane bazuar ne produkte natyrore si nafta dhe gazi nderkohe qe prodhimi dhe eksportet hollandeze dominohen nga produkte te teknologjise se larte.

    Reply to this comment
  7. pirro April 5, 09:57

    Bugajski gabn qe ne titull. Artikulli eshte shkruar thjesht sepse Bugajski paguhet per te shtremberuar te vertetat.

    Reply to this comment
  8. Boss April 5, 20:16

    Kriza me e madhe politike dhe ekonomoke ka pushtuar Evropen dhe sidomos Ameriken. Popullsi e perzier me lloj lloj rracash, kombesish dhe fesh qe nuk shkojne fare me njeri tjetrin. Pakja e popullsise, droga, homoseksualiteti dhe shkaterrimi i familjes. Atje jane me miliona refugjare qe vetem thithin sistemin. Amerika harxhon 2 trilion dollar ne vit vetem me ndihmat sociale te Tezakeve apo Amerikano Latineve. Amerika eshte ber nje shtet neoliberal ku te bardhet dhe liria persekutohet. Sot kane nne oresident idoot dhe me skleroze qe nuk mbanend as dmrin e vet

    Reply to this comment
  9. Boss April 5, 22:36

    Kriza me e madhe politike dhe ekonomoke ka pushtuar Evropen dhe sidomos Ameriken. Popullsi e perzier me lloj lloj rracash, kombesish dhe fesh qe nuk shkojne fare me njeri tjetrin. Pakja e popullsise, droga, homoseksualiteti dhe shkaterrimi i familjes. Atje jane me miliona refugjat dhe emigrant te paligjshem nga Xhunglat Amerikano Latine qe vetem thithin sistemin. Amerika harxhon 2 trilion dollar ne vit vetem me ndihmat sociale te Zezakeve apo Amerikano Latineve. Amerika eshte ber nje shtet neoliberal ku te bardhet dhe liria persekutohet. Sot kane nje president idot dhe me skleroze qe nuk mban mend as emrin e vet dhe ka frike intervistat e gazetareve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim