EKSKLUZIVE / Krichbaum ndërron mendje pasi i çojnë Tahirin të paketuar

May 2, 2018 10:00

EKSKLUZIVE / Krichbaum ndërron mendje pasi i çojnë Tahirin të paketuar

 

BERLIN – Në një kthesë dramatike të ngjarjeve integrueso-stabilizueso-asociueso-anëtarëzuese, Gojët e Liga mësojnë se deputeti gjerman Gunther Krichbaum ka bërtitur dje pasdite në mes të sallës së parlamentit të vet, se Shqipëria meriton dhjetë me yll në progresin euro-integrues.

“Gjithçka ishte një shaka e imja,” deklaroi Krichbaum para kolegëve skeptikë, “Tirana ka bërë një progres të padiskutueshëm dhe meriton hapjen e negociatave për anëtarësim. Pra unë jam pro!”

 Përmbysja e qëndrimit të deputetit albano-skeptik ka lënë pa fjalë shumë të pranishëm.

Por Gojët e Liga kanë informacione të (pa)besueshme se ka qenë një dhe vetëm një, arsyeja pse Krichbaum u bind befasisht mbi përparimin shqiptar.

Siç mësohet, në shtëpinë e Krichbaumëve të njëjtin mëngjes është dëgjuar një e trokitur e lehtë, por këmbëngulëse.

Plaka e shtëpisë tha e çuditur, “kush të jetë vallë në këtë orë?”, dhe u kthye nga deputeti në rrobdëshambër, që po hante një pjatë trahana, “S’më duket shenjë e mirë kjo, birooo”.

Por Gunther me gjakftohtësi bëri përpara.

Pasi është hapur dera, të zotit të shtëpisë i doli përballë një njeri i lidhur, mbi të cilin ishte ngjitur vula postare, “Par Avion, Tirana, Albanien”.

Burimet thonë se pasi i hoqi kapuçin, Krichbaum njohu Saimir Tahirin dhe buzëqeshi i lumtur.

“Danke”, mërmëriti ai duke falenderuar kushedi se kë, dhe shtoi “ja ja, das ist gut, das ist sehr gut!”.

Pasi i lidhuri u fut në shtëpi, deputeti urdhëroi pastruesen: “Kontrollieren partisanen!” dhe Sajmes i kontrolluan të gjitha xhepat.

Dikur, i gjetën një copë pusullë të palosur, të cilën Guntheri e hapi dhe lexoi në gjermanisht: “Naaa, që mos u ngopsh, jarebi! Tani na e jep votën, kalamon i shpif!”

 

****

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike integruese dhe negociuese    

May 2, 2018 10:00
Komento

10 Komente

  1. haha . bukur . Me ne fund Krriqi paska reagu May 2, 10:30

    super .
    kjo eshte nji nder menyrat me efikase e perballjes me hipokrizine e maskaranjte e politikes ,
    se gjermanit te merzitshem ,mashtrues ,masturbues ,
    nenm kostumin e njeriut te civilizuar !!!!!!

    “Jo gjithcka ,cfar shkelqen eshte send me vler !

    Reply to this comment
  2. niku May 2, 12:15

    Po sajmiri a filloi te kendoje, ti o popull lamtumire, me nje shqiperi te lire????

    Reply to this comment
  3. Gojet e liga May 2, 12:18

    Babai i krichbaun ka qene oficer gjate pushtimit te shqiperise nga gjermanet, madje thone qe ka pas lidhje farefisnore ne baldushk

    Reply to this comment
  4. Biometri May 2, 13:33

    Mua qendrimi i ktij zoteris me duket i stisur.
    Ky tha qe fajin per acarimim e tij e paskeshin patur ca media si Tema Dita dhe Pamfleti we kishin shkruar kunder tij.
    N fakt ai ka marre nje dore te mire parash nga banka e Shkelzenit me shoke.
    Puna e mediave qe e paskeshin zemeruar shume i eshte dashur per te patur nje justifikim perball kolegeve.
    Dhe i doli persosmerisht mire.
    Si gjerman ai e di mire qe mediat private mbajne qendrimet qe duan dhe nuk mund te sherbejne si alibi ne politika mes qeverive dhe kryeministrave.
    Eshte qesharake.
    Megjithate funksionoi.
    Sepse paraja hedh shurren perpjete. Perfshire shurren gjermane

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 May 2, 14:18

    o idiotët e mutit
    a e dini se çfar po bëni??
    nuk është e gjithë bota shqipëri!
    o idiotër!!

    Reply to this comment
  6. Niku May 2, 21:52

    Ca po bejne o anticensura, qe paske dhe nick-un domethenes? As humori nuk lejohet tani, hajvan?

    Reply to this comment
  7. niku May 3, 13:03

    E di cke mjeshter? Shkruaj me ‘autocensura’ dhe je ne rregull. Bile nqs keshilla jote eshte qe mediat mos ‘ta kruajne’ madje as me satire, se mos po na zemerohet dikush, rri edhe vete rehat, mos komento hic. Dhe beje gjumin si qingj. Kaq

    Reply to this comment
  8. Paul Tedeschini May 10, 10:30

    VULGARITET ARRNAUTESH.

    Sa poshte paska ra edhe humori ne Shqipni !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*