Ekskluzive/ Kujtimet e Mehmet Shehut: Kështu luftoi Brigad’ e Parë

April 28, 2018 12:50

Ekskluzive/ Kujtimet e Mehmet Shehut: Kështu luftoi Brigad’ e Parë

Copëza kujtimesh nga jeta e Brigadës së Parë Sulmuese të shkruara nga Komandanti i saj në prag të çlirimit të Tiranës dhe gjithë vendit. Betejat më të spikatura dhe marshimi heroik për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm. Përleshjet me ballistë e gjermanë, të cilat rrëzojnë trillimet e humbësve të asaj lufte…  Si u asgjësuan librat e Mehmet Shehut pas dhjetorit 1981.

 

 Pse po i botojmë këto kujtime

Është një fshat i vogël në shpatin juglindor të malit të Dajtit që quhet Selbë. Aty u vendos shtabi i Divizionit partizan në tetor të vitit 1944, i cili ishte ngarkuar me misionin e çlirimit të kryeqytetit. Këto kujtime të Mehmet Shehut, janë shkruar pikërisht aty, në Selbë dhe janë nxjerrë nga “Disa kujtime nga jeta e Brigadës së Parë Sulmuese”, të shkruara nga autori në tetor 1944 dhe të botuara për herë të parë më 1945 në një broshurë më vete nga seksioni i shtypit dhe i propagandës të UNÇSH. Ishin pikërisht ditët në prag të çlirimit të Tiranës. Mehmet Shehu kishte marrë urdhrin nga Enver Hoxha për të ndërmarrë mësymjen përfundimtare për çlirimin e kryeqytetit. Brigada e Parë që ai komandonte ishte instaluar në një fshat të vogël që quhet Selbë matanë Priskës, në shpatet e malit të Dajtit. Mehmet Shehu, në kohën që përgatitej për sulmin mbi Tiranë, shkruante kujtimet nga jeta e Brigadës së Parë Sulmuese, të cilat i botoi si libër më vete menjëherë pas çlirimit, kur ende nuk ishte larguar era e barutit dhe tymi i gërmadhave që kishte lënë lufta. I quajti me modesti “Copëza kujtimesh…”, kur në të vërtetë janë kujtime në dorë të parë nga njeriu që udhëhoqi Brigadën e Parë partizane dhe shkroi atë histori që tashmë dihet. Janë kujtime që nuk kanë nevojë për koment pasi janë të përjetuara nga ish-partizanët e asaj brigade, por që janë ndaluar prej afro dyzet vjetësh për shkak të autorit të tyre që u shpall papritmas “armik i partisë”…

Afro 40 vjet më vonë këto kujtime u përfshinë në vëllimin e veprave të zgjedhurat këtij autori, kolanë që nuk e kaloi numrin 1 për shkak të eliminimit fizik të ish-Kryeministrit. Dhe bashkë me autorin, u zhdukën dhe librat e kujtimet e tij.

Unë nuk e asgjësova librin, pavarësisht rrezikut që ekzistonte për të ruajtur librin e një “armiku”. (Ashtu sikurse nuk asgjësova edhe veprat e Enverit në vitin 1991). Ky botim ekskluziv në DITA mbështetet në këtë vepër të Mehmetit. Duhet të theksojmë se pas afro katër dekadash nga lufta, janë bërë korrigjime dhe shtesa,madje ka dhe gjëra që tingëllojnë të pabesueshme që lehtësisht duket se janë shtuar më pas nga ata që janë marrë me botimin e librit ose nga vetë Mehmeti. Për shembull, tingëllon e pavërtetë kur në një moment që partizanët e Brigadës së Parë ndodheshin të rrethuar dhe të uritur, duke ngrirë nga të ftohtët, Komandant Mehmeti u ka mbajtur një fjalim për të ngritur moralin e tyre duke u kujtuar se “Lenini i madh ka thënë se s’ka problem pa një zgjidhje. Partia na mëson se s’ka rrethim pa një të dalë për trimat…” Gjithsesi, kjo nuk e ndryshon thelbin e këtyre kujtimeve dhe heroizmin e asaj brigade në luftë. Në fund të fundit kështu bënte dhe Enveri gjatë ribotimit të veprave të tij, të cilat i korrigjonte dhe retushonte, shtonte dhe hiqte nga varianti fillestar, me qëllim përmirësimin dhe përforcimin e ideve komuniste. Në të vërtetë, shpesh këto korrigjime i kanë dëmtuar veprat dhe besueshmërinë.

Gjithsesi, në këto kujtime të Mehmetit që për herë të parë botohen në shtyp, përshkruhen disa episode nga lufta dhe sakrificat e Brigadës së Parë. Këto kujtime përputhen me ato që kanë shkruar edhe ish-partizanë të asaj Brigade.

Pranë Shtabit të Divizionit sulmues partizan në prag dhe gjatë luftës për çlirimin e kryeqytetit ishin atashuar edhe misionarë të lartë anglezë dhe amerikanë. Ata informoheshin zyrtarisht dhe rregullisht nga Mehmet Shehu lidhur me sulmin dhe perspektivën e tij, nga do të fillonte goditja dhe si do të përfundonte beteja më e rëndësishme e gjithë luftës antifashiste.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur amerikan Peter Lucas, i cili ka shkruar një libër interesant me titullin “Misioni amerikan në Shqipëri”, duke përshkruar situatën në prag të luftës për çlirimin e Tiranës, sjel këtë episod domethënës:

“Gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, në pritje të ofensivës partizane, ndërtuan pozicione mbrojtëse në ndërtesat qeveritare dhe mbi çatira. Ata zaptuan hotelet, shtëpitë, dyqanet dhe parqet. Sipas Shehut, gjermanët gjithashtu kishin ndërtuar pozicione luftarake në spitalet e qytetit, në shkolla, në xhami, në kisha, në banka, në kinema, si dhe në ndërtesën e boshatisur të legatës amerikane. Gjermanët minuan rrugët që të çojnë në qendër të qytetit si dhe rrugët përreth ndërtesave. Ata sajuan pengesa dhe pika të forta nëpër rrugica dhe vendosën artileri nëpër kryqëzime në mënyrë të kalibruar. Tanke italiane dhe njësi gjermane patrullonin perimetrin e qytetit.

Anglezët donin që Shehu të sulmonte menjëherë, por Gjenerali kishte të tjera plane. Shehu, në librin e tij përshkruan një takim idhnak që pati më 18 tetor me tre oficerë anglezë të SOE-s në shtabin e tij. Tre oficerët, majorët Viktor Smith, M.J. Thornton dhe kapitenin J.F.P. Oliver, këmbëngulnin që Shehu të niste sulmin menjëherë. Shehu nuk pranoi. Ai u tha oficerëve anglezë se do të sulmonte kur të ishte gati dhe jo më përpara. Shehu thotë se oficerët ngritën tonin dhe akuzuan partizanët për frikë ndaj gjermanëve. Jo vetëm për të hedhur poshtë ato fjalë, Shehu ua ktheu: “E dinë gjermanët nëse partizanët kanë frikë apo jo, dhe jo ju. Ju jeni tani në Shqipëri, por këtu janë partizanët dhe populli shqiptar që komandon, jo oficerët anglezë. Kur dhe ku do të sulmojmë është puna jonë, jo e juaja”.

Dihet si filloi dhe mbaroi ajo luftë.

Por le t’u kthehemi kujtimeve të Mehmet Shehut për Brigadën e Parë…

 

Selbë, 10-14 tetor 1944

  1. SYMIZË

Nëntëmbëdhjetë nëntor 1943. Jemi në Mallakastër. Brigada ka luftuar për pesë ditë e pesë net rresht kundër qindra gjermanëve dhe ballistëve në të gjitha viset e Mallakastrës. Shiu ka qenë i parreshtur për nëntë ditë e nëntë net e kudo balta argjilore e Mallakastrës të pengon lëvizjen. Rrëketë e përrenjtë kanë dalë, gurgullojnë e bien gurë me rrëmbim. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati i tij e nuk duket asnjë pëllëmbë zall, është bërë i pakapërcyeshëm. Partizanët janë të lodhur e të këputur nga luftimet e gjata e shumë të vështira, të zhveshur e të zbathur. Brigada është grumbulluar në Çorrush të Mallakastrës për t’u çlodhur pak.

Armiku gjen rastin më të mirë për ta sulmuar Brigadën nga të gjitha anët. Në mëngjesin e nëntëmbëdhjetës, gjermanët ndodhen në Ballsh, me tanke dhe me autoblinda, me artileri e me forca të mëdha; ndonja një mijë ballistë, nën komandën e tradhtarëve Kadri Cakrani, Hamit Matjani, Isa Manastirliu e të tjerë, kanë mbërritur deri në Hekal; ndonja një mijë ballistë e të tjerë të përzier me gjermanë, të drejtuar nga tradhtarët Ali Këlcyra, Baba Qamil Gllava e të tjerë, vijnë nga Këlcyra e janë afruar në Qafën e Rabijes. Berati ka rënë në duart e gjermanëve e forcat armike kanë arritur në Qafë të Sinjës. Gjemia e Kalivaçit fundoset nga një kompani gjermanësh e ardhur apostafat nga Vlora. Brigada është rrethuar nga të gjitha anët. Nuk i mbetet veçse një shteg fare i vogël dhe jo i sigurt për të kaluar; mbetet vetëm lundra e vogël e Memaliajt, ku duhet të kalojnë qindra partizanë e ndo njëqind e ca kafshë me material të rëndë; bile duhet të kalojnë shpejt, sepse armiku po marshon nga të gjitha anët dhe Brigadën e kërcënon rreziku i sigurt. Në këto rrethana s’ka zgjidhje tjetër veçse të mundohemi të tërheqim Brigadën përtej Vjosës, përmes lundrës së Memaliajt. Për të bërë këtë, duhet një qëndresë e fortë nga Qafa e Rabijes dhe nga Fratari, me një pjesë të forcave, që t’i jepet kohë pjesës më të madhe të Brigadës të tërhiqet për në Memaliaj. Kështu, zëvendëskomandanti i Brigadës niset me një batalion për në Qafën e Rabijes, gjithë materiali i rëndë niset për në lundër dhe forcat e tjera të Brigadës mblidhen për një konferencë nën një ullishte në Çorrush.

Ishte ora katër pasdreke. Me shenjën e bilbilit, të gjithë partizanët grumbullohen. Të gjithë e dinë se Brigada është e rrethuar dhe se armiku po marshon nga të gjitha anët, por të gjithë shprehin vendosmërinë e tyre me fytyra serioze të ashpra, por gazmore, asnjë nuk i trembet rrezikut dhe kanë besim te udhëheqësit. Kjo mbledhje, në të vërtetë, nuk është një konferencë; të gjithë presin me gojë hapët se ç’do të flitet në atë mbledhje nga komandanti i Brigadës; ndodhet aty edhe Besniku (Hysni Kapoja) e përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm. Komandanti i Brigadës, mbasi bisedon pak në këmbë me këta, u afrohet partizanëve dhe u thotë:

– Shokë! Armiku mendon se Brigada e Parë është futur në një grackë nga e cila nuk mund të shpëtojë. Ai po na sulmon nga të gjitha anët: nga Rabija, nga Sinja, nga Greshica, nga Hekali. Për Brigadën e Parë s’duhet të ketë pengesë që ta ndalë. Çdo problem e ka një zgjidhje. Tash, më tepër se kurrë, kërkohet nga çdo partizan vendosmëri, guxim, shpejtësi, gjakftohtësi, bindje dhe besim në udhëheqjen. Me këto jo vetëm që do të dalim pa dëm, por edhe do ta dëmtojmë armikun. Është nevojë e domosdoshme të mbetet një praparojë e fortë me mua, për të penguar armikun e t’i japim kohë Brigadës të tërhiqet. Detyra e kësaj praparoje është me rëndësi të madhe për gjithë Brigadën. Kërkojmë tetëdhjetë vullnetarë nga e gjithë Brigada që të qëndrojnë si praparojë.

Pa mbaruar mirë këto fjalë, një zë nga mesi i turmës bërtet:

– Të gjithë jemi vullnetarë!

Është zëri i shokut trim Gjok Doçi, komandant i batalionit të katërt. E zëri i tij përzihet me zërin e të gjithë partizanëve që bërtasin:

– Të gjithë, të gjithë!

Menjëherë, papritmas e pa asnjë urdhër, borizani i batalionit të dytë i bie bories “ta-ti ta-ti ta-ti” në shenjë alarmi e të gjithë partizanët ngrihen në këmbë, gati të gjithë për të qëndruar si praparojë. Është një skenë që të prek dhe madhështore… Të gjithë fillojnë të këndojnë këngë revolucionare; e në atë zhurmë entuziazmi që zor të kontrollohet, del Gjok Doçi mënjanë e bërtet:

– I gjithë batalioni i katërt me mua vullnetar për të shkuar sonte në sulm!

Jo vetëm batalioni i katërt, por e gjithë Brigada hidhet pas tij. Por e gjithë Brigada s’mund të mbetej praparojë. Kështu detyrohemi t’i caktojmë një nga një ata që duhet të qëndrojnë. Me shumë zor e shkëputim shumicën e Brigadës nga praparoja. Të tetëdhjetë partizanët që mbetën janë nga të çdo batalioni dhe organizohen në tre grupe të rastit, njërin prej të cilëve e komandon komunisti Gjok Doçi.

Nëpër mugullirën e darkës, Brigada merr rrugën e tërheqjes për në Kalivaç dhe praparoja ngjitet brinjave shtufishte të Çorrushit në drejtim të armikut.

Nata është e errët pa hënë. Fillon një shi i rrëmbyer. Ngjitemi, duke u mbajtur njëri pas tjetrit e, pas një ore udhëtimi, hyjmë në shkollë dhe në teqe. Aty qëndrojmë deri në mes të natës e pastaj nisemi për në Fratar. Shiu vazhdon të bjerë.

Gjoka ecën kurdoherë në krye të kolonës. Në krah mban një automatik italian, disa karikatorë me fishekë dhe katër granata angleze. Nuk është i veshur më mirë se të tjerët. Është djalë i ri, 21 vjeç. Ka mbetur jetim që në vogëli. Nëna e tij ka vdekur, por i ka lënë një vëlla të vogël në Lurë, ndërsa njerëzit e tjerë të familjes i kanë vdekur më përpara. Ka mbaruar shkollën fillore në strehën vorfnore, pastaj Shkollën Teknike në Shkodër. Me ardhjen e fashizmit italian shquhet për aktivitetin e tij si antifashist dhe del ilegal në rrethet e Elbasanit. Është një nga organizatorët e parë të Çetës së Dumresë. Me formimin e Brigadës së Parë hyn në Brigadë dhe, për cilësitë e tij të mira e për aftësinë ushtarake, caktohet nënkomandant i batalionit të katërt. Është shquar në të gjitha luftimet e Brigadës e për meritat e tij emërohet komandant i batalionit të katërt pas luftimeve të Mallakastrës. Ka vetëm gjashtë ditë që është komandant i batalionit. Është i shoqërueshëm, i sjellshëm, gojëmbël, lakonik në shprehje, megjithëqë i mbahet pak goja, guximtar i rrallë, i butë me popullin, i ashpër në luftë, i pamëshirshëm për armikun, i palodhur, komunist i vendosur.

Shiu na ka lagur, na ka bërë qull e balta është gjer në gju. Dymbëdhjetë partizanë kanë mbetur fare zbathur. Kolona vazhdon nëpër terrin e natës pa zë; vetëm dëgjohen të lehurat e qenve që ndiejnë dhe këmbët që luftojnë me baltën.

+++

Porsa fillon të agojë dita e njëzet nëntorit, gjendemi në Symizë. Çlodhemi pak dhe vëzhgojmë për armikun. Një mitraloz ndihet nga ana e majtë; janë ballistët që kanë ardhur deri në KIos. Pak më vonë, një kolonë njerëzish, të veshur me uniformë, duken duke u varur poshtë nga Vidhi i Greshicës: janë gjermanët. Këshillohemi me Karadakun (nënkomandanti i batalionit të parë) dhe me Gjokën e Sazanin (Idriz Seitin), parashikojmë lëvizjen e armikut dhe bëjmë planin ta futim atë në një grackë të mirë. Sazani niset me njëzet partizanë për në Kapaj, e ne qëndrojmë të gjithë të rreshtuar pas kodrave të Symizës në të dy anët e xhadesë. Përpara nesh është një grykë e rrezikshme nëpër të cilën kalon xhadeja. Mendimi ynë është t’i mbajmë të fshehta forcat dhe ta lëmë armikun të futet në grykën e Povlës e, kur të afrohet te lëndinat e Symizës, ta kundërsulmojmë frontalisht dhe anash në befasi, e, në të njëjtën kohë forcat tona në Kapaj t’i marrin krahët nga përroi i Povlës.

Është me të vërtetë një grackë e rrezikshme për armikun.

Sazani ka mbërritur në Kapaj. Është ora 12 e ditës e armiku s’po duket nga Ura e Povlës; ka zbritur gjer afër teqesë së Greshicës dhe po vëzhgon me dylbi për të zbuluar forcat partizane. Gjoka nuk mund të rrijë në pozicione dhe propozon të niset me gjysmën e partizanëve në drejtim të armikut për ta sulmuar atje ku është. Por, ndërsa po bisedojmë rreth mendimit të Gjokës, kolona gjermane duket përtej Povlës, në xhade, duke u ulur poshtë në drejtimin tonë. Janë 120 gjermanë me katër mushka dhe me katër ballistë përpara që dallohen nga qylafet e bardha. Tash na erdhi gjahu në shteg; pas pak e gjithë kompania e gjermanëve do të futet në kllapën që i kemi përgatitur. Gjoka s’rri në një vend, por vërtitet andej-këtej për të përgatitur shokët për sulm.

Është ora tre pasdreke. Gjermanët, duke mbajtur largësinë, ecin më një kolonë të vetme, zbresin deri afër udhës së Povlës, pastaj kthehen majtas, ulen në përrua dhe dalin përmbi mulli. Atje qëndrojnë pak dhe, pasi vendosin një mitraloz për mbrojtjen e krahëve të tyre, vazhdojnë rrugën nga e djathta e përroit të Fratarit, nëpër lëndinat e Kapajt. E lënë xhadenë, sepse kanë dyshim se mos goditen në Symizë dhe duan të na marrin krahët që nga mëhallët e sipërme të Fratarit. Ndoshta na kanë diktuar në Symizë, por me siguri nuk i dinë forcat tona në Kapaj. Gjermanët, aty nga ora katër, ndalojnë pranë një stani në faqe të një kodre. Janë të shkujdesur, pa asnjë patrullë vëzhguese, të gjithë grumbull e pa asnjë sigurim. Është çasti më i mirë për t’i sulmuar.

I pari Gjoka merr skuadrat e tij e niset në formacion luftimi t’u marrë krahët që poshtë nga përroi. Pas tij nisemi edhe ne për të sulmuar frontalisht. Shokët tanë në Kapaj ndodhen përmbi kokë të gjermanëve në pozicione të padukshme nga armiku. Përparojmë në këtë mënyrë pa u diktuar dhe, kur afrohemi 200 m., hapim zjarr mbi ta. Gjoka shkëputet me një skuadër, kalon përruan nga e majta ime dhe u mbyll gjermanëve të vetmin shteg prej nga mund të tërhiqen. Zjarri ynë i përqendruar bën kërdinë mbi armikun dhe nuk i jep rast që të përgjigjet me zjarr.

Me shenjën e parë të bories, të gjithë turremi përpara për t’i sulmuar gjermanët me bomba dore. Gjoka me skuadrën e tij u afrohet më tepër nga të tjerët dhe fillon t’i sulmojë i pari me bomba dore. Kur shohin gjermanët se janë të rrethuar nga të gjitha anët, të çorganizuar, sulmojnë për të çarë rrethimin. Mitralozi gjerman, që ndodhet nga e majta jonë, jashtë rrethimit, qeth pa mëshirë shkarpa e bar, godit pas shpinës skuadrën e Gjokës.

Tri herë orvaten gjermanët që të shpëtojnë, por të tri herët detyrohen të mbeten në tokë të hapët nën mëshirën e plumbave dhe të bombave tona. Pasi afrohemi shumë dhe fillojmë sulmin me bomba dore, një oficer gjerman me nja pesë ushtarë kundërsulmon drejt Gjokës. Gjoka i përgjigjet me automatik dhe i hidhet përpara për ta kapur me dorë. Mirëpo oficeri gjerman, i ndihmuar nga ushtarët e tij, i vërvit nja dhjetë bomba dore Gjokës e, në këtë rast, vritet partizani trim Dane Rromësi dhe një partizan tjetër nga Gjormi. Gjoka mbetet vetëm, sepse shokët e tij, pak më tej, po përleshen me disa gjermanë. I mbarohen bombat. Vazhdon të shtjerë me automatik, por në një çast kritik i ngec automatiku dhe oficeri gjerman përfiton t’i hedhë një bombë tjetër që e godit në trup Gjokën. Me automatik në dorë Gjoka mbetet i vrarë.

Në këtë kohë të gjithë përleshemi me gjermanët. Nuk dimë gjë për vrasjen e Gjokës. I shfarosëm të gjithë gjermanët dhe të gjithë mbetën të vrarë, përveç një oficeri dhe katërmbëdhjetë ushtarëve, disa prej të cilëve, të plagosur, mundën të shpëtojnë. Kur po kontrollojmë gjermanët e vrarë, lajmi i vrasjes së Gjokës na bie si bombë. Shkojmë dhe e gjejmë të vrarë, në mes të gjakut të tij, të dy partizanëve dhe të katër gjermanëve një metër afër tij.

Vërtet se kompania gjermane asgjësohet, lë rreth 100 të vrarë, mitraloza, mortaja dhe të gjithë materialin në duart tona, por humbja e Gjokës është e madhe dhe e ndjeshme për Brigadën. Është i pari komandant batalioni që vritet. E marrim në krahë dhe, bashkë me dy shokë të tjerë të vrarë, e varrosim në qoshen e një are, afër përroit. Armiku fillon të rrahë me artileri që nga Greshica. Përfitojmë nga nata dhe tërhiqemi për në Fratar. Praparoja jonë e mbaroi detyrën. Gjermanët hëngrën një grusht shumë të fortë. Gjaku i Gjokës e i dy partizanëve të tjerë shpëtoi Brigadën dhe i dha kohë të tërhiqet, pa asnjë dëm, nga rrethimi i armikut.

Natën grumbullohemi në Zotaj e prej andej marshojmë drejt shumicës së Brigadës. Gjermanët dhe ballistët mbetën në pozicionet e tyre për pesë ditë pa luajtur, se kanë frikë mos u ndodhë edhe një herë tjetër siç u ndodhi në lëndinat e Kapajt.

Vijon…

Përgatiti për botim: Xhevdet Shehu

 

 

April 28, 2018 12:50
Komento

24 Komente

  1. Doktori April 28, 13:26

    Xhevdet, je pak lokalist si mallakastriot, por kam mendimin se je ti njeriu me I shquar qe ka nxjere Mallakastra dhe jo Mehmet Shehu, Liri Belishova apo Kastriot Islami, qe e kane dredhur ne histori.

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini April 28, 13:38

    Kujtimet e kriminelit te luftes dhe poliagjentit Mehmet Shehut.

    Reply to this comment
  3. Gjorku April 28, 13:43

    Luftès Na-çl e udhèhequr nga Pk dhe Kom. i sajè Enver Hoxha ju bashkuan djemtè mè tè mirè, shqipètarèt e dèvotshèm, duke sakrifikuar me ndèrgjegjie dhe bindje tè plotè pèr Shqipèrinè. Gjok Doçi i Lurès i pèrshkruar me ngjyra emocionale nga ditari i kom. tè tijè M. Shehu, mè gèzon shumè. Busti i tijè ndodhet nè mes tè lulishtes nè qèndrèn e qytetit tè Peshkopisè. çfarè djalèrie kish atèherè shqipèria…..Respekt e mirènjohje tè thellè !

    Reply to this comment
  4. Shqiptari April 28, 13:57

    “Poliagjenti Mehmet Shehu ne ujdi me gjermanet e vonoi marshimin e Brig. Pare drejt Shtabit te Pergjithshem. Ka qene agjent i amerikaneve i rekrutuar qe ne shkollen e Fulcit, ka qene me mision ne Luften e Spanjes, ka qene agjent i jugosllaveve, i ka sherbyer gjermaneve gjate luftes, ka qene agjent i sovjetikeve pas lufte…etj, etj”
    Jane fjalet e Sek.Pare te PK, pastaj PP (sot PS e Rames) shokut Enver Hoxha per ate qe mbajti 27 vjet Kryeminister, Mehmet Shehun!
    Ti o Xhevo me siguri i di keto fjale, pra para se te shkruash per heroikun Mehmet Shehu dil e prano publikisht se Enver Hoxha e qeroi dhe e damkosi poliagjent pas vdekjes kete hero, ose mbro Enverin e prano se po shkruan per heroizmat e nje poliagjenti!
    Mjaft me dengla me Mehmet Sheh, ai ishte poliagjent. Ose Enveri ishte polibythqire. Te dy bashke ato nuk mund ti mbani nen sqetull se dukeni vertet karagjoze.

    Reply to this comment
    • Tartufi April 28, 14:30

      Bukurine ne kete koment ja japin dy te shkruara [ polibythqire ] dhe
      [ poliagjent ] hajvanerija e ka te veshtire ti kuptoje ! lufta qe ndrmjet ketij
      mileti te ndare me keto vese si polibythqire dhe poliagjent,, te tjerat jane
      brockolla qe i ha provinca e mbushur me morra te kuq ne koke.

      Reply to this comment
  5. PETRO kanada April 28, 14:02

    Doktor leri sefrvilizmat ai po shkruan per mehmet shehun,heroin e spanjes dhe komandantin e brigades se pare sulmuese qe ishte bere tmerri per armiqt..kur enveri kishte mbetur i rrethuar ne nje fshat te librazhit dhe brenda ne fshat ishin futur me qindra balliste,enveri dergoi nje djal te vogel ne mes te fshatit e bertiste po vjen brigada e pare e mehmet shehut.ballistet ja mbathen nga syt kembet dhe enveri doli nga rrethimi ku ishte fshehur

    Reply to this comment
  6. Ylli April 28, 14:11

    Gjoka niset per ta kapur me dore.Por oficeri gjerman i ndihmuar nga ushtaret ( ishin 5 ) i hedh nja 10 bomba dore……Gjoka u vra.
    Gjok Doçi ra deshmor dhe lavdi te kete gjithmone. Por kete pershkrimin me lart ,Gjoka niset te kapi oficerin vete i 5 me dore ,me 10 bomba dore qe ky i fundit i hedh Gjokes ,as Sevo Tarifa nuk do ti shkruante.
    Edhe ne klase te 4 skenari i xhaxhi veteranit ishte i qarte….buke e thare e lyer me vajin e pushkes te canta me gjalme dhe uje ne gjurme te kalit.
    Mehmet Shehu ishte nje komunist revolucionar ,nxenes dhe sherbetor i Dushan Mugoshes nga i cili mori mesimet sadiste vrastare.Ne krahasim me Enver Hoxhen ishte me partizan dhe me luftetar.Te mendosh qe 18 vjec ishte komandant i Brigadave Internacionale ne Luften Civile ne Spanje ,nderkohe qe Enveri merrte burse nga Qeveria e Zogut dhe shiste cigare te “Flora” tregon karakterin e tij luftarak dhe vendosmeri ne ate qe besonte ( komunizmin).
    I formuar nen hijen e Dushan Mugoshes ,u be nje vrases gjakftohte dhe kriminel pa karakter.Lexoni letren qe i dergon Dushan Mugoshes ( Brate ) dhe te vine zorret ne fyt nga perulesia dhe adhurimi per kete komunist serb ordiner.Veç te shikosh sa jemi rritur Brate ( vella ) ,do habitesh ….i shkruan Mehmeti.
    Hakun e qindra viktimave te shkaktuar nga mania vrastare e tij ,e mori njeriu qe i sherbeu me me zell ,tamam si qen besnik ,Enver Hoxha.
    E gjithe familja u degjenerua nga padroni i shpirtit dhe gishtit te kembezes te Mehmetit ,Enver Hoxha ,i cili nuk i fali as gruan dhe as femijet.Te mendosh qe Fiqirete Sanxhaktari torturohet ne hetuesi si ordinere rruge ,tregon monstruozitetin e rregjimit qe ndertoi dhe i sherbeu Mehmet Shehu 40 vjet me rradhe.
    Tani o bashkekombas mallakastriot ,nje gje me ben pershtypje.Si mund te jesh dhe me Enverin dhe me Mehmetin ,kur heroin tuaj mallakastriot Enver Hoxha e degjeneroi familjarisht dhe e la pa varr.As armiku me i madh i Mehmet Shehut nuk.do ta bente kete gje.
    Respekt per Bashkim Shehun ,i cili.e ka thene qarte….une babane tim nuk e mohoj ,por kjo sme pengon te them qe ishte KRIMINEL.

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit April 29, 08:55

      Une fituesit e luftes se dyte botrore nuk i mohoj por then edhe qe ishin kriminele (bombardimet e qyteteve e popullsise civile)
      M.Shehu eshte hero i LANC it sic jane edhe te tjere amerikan englez e rus

      Reply to this comment
  7. ETHEM April 28, 14:48

    HISTORI E VERTET E NDODHUR NE KOHE E NE ATO BRINJA TE “MALLAKASTRES TRIME” PER LUFTEN E SE CILES KA EKZISTUAR EDHE NJE LIBER QE NUK E GJEKME SOT.HISTORIA E LNÇL ESHTE E LAVDISHME DHE ESHTE LARE ME GJAKUN E 28 MIJ DESHMIREVE,KU BALLISTET E LAKEJT E TYRE DUAN TI MOHOJNE.
    M.SHEHU KA HISTORIN E TIJ TE TRIMIT LUFTETAR SHQIPETAR QE LIFTOJ EDHE NE SPANJE DUKE DHEN SHEMBULL TE GJALL,POR DHE NJE UDHEHEQES LEGJENDAR I BRIGATES PARE E DIVIZIONIT QE CLIROJ TIRANEN..SHQIPERINE E DERI MATAN KUFIRIT DUKE BERE HISTORI.SE CFAR NDODHI ME ELIMINIMIN E TIJ,KJO DIHET.POR LIBRAT E TIJ DUHET TE RUHEN.SE NUK FLITET VETEM PET TE TRIM POR DHE PER PARTIZANET E TIJ TRIMA QE PERBALLUAN NJE LUFTE TE EGER E TE PABARABART ME ARMIKUN DHE FITUES QE E RADHITI SHQIPERIN NE KUALICIONIN E MADH FITUES BOTROR.
    ESHTE FSTKEQSI E MADHE PER HUMBSIT E LUFTES QE MOHOJNE LNÇL DHE UDHEHEQSIT E SAJ LEGJENDAR.
    I PA HARRUAR KUJTIMI M.SHEHUT DHE DESHMOREVE TE LNÇL….!

    Reply to this comment
    • nje vezhgues i drejte April 28, 15:15

      Ethem , te lutemi , mos shkruaj me germa te medha , sepse eshte shume i veshtire leximi i komentit . Germat e medha , jane per te shkruar tituj , per te filluar me te madhe pas pikes , ose per te shkruar nje parulle , jo me te gjate se dy rreshta . Mos e perserit here tjeter , se shkrimi behet i pa lexushem .

      Reply to this comment
      • intelektuali April 28, 15:28

        A hane pyka llogjike fanatiket e Enverit, qe nuk dine shkrim e kendim, por qe shkruajne papushim llogje idiote si elegji per Kumandarin e tyre qe gjithe Luften e kaloi ne vilen e Bahri Omarit?

        Reply to this comment
  8. intelektuali April 28, 15:14

    Kur hyri Mehmeti me cubat e tij ne nentor 1944 ne Tirane nuk gjeti asnje koke gjermani se ata austriake te prapavijes ja kishin mbathur per ne Mal te Zi permes Shkodres dhe gjithe intatin ja nxorri tregetareve dhe intelektualeve tironsa qe donin te mbronin pronen e tyre nga vandalet e Brigades se Pare te katunareve mallakastriote.

    Te gjitha keto trillime demagogjike jane sajuar ne bodrumet e KQ te PPSH nga kalemxhinjte servile te pushtetit komunist,

    sepse:

    KU GJENDEJ ATE KOHE KUMAMANDARI LEGJENDAR I LANC-IT JUGOSLLAV,ENVER HOXHA?

    Po te hapesh arkivat e mirefillta del se deri disa dite perpara mesymjes se cubave te Mehmetit per te masakruar popullaten e Kryeqytetit, Enver Hoxha kishte jetuar si levend borgjez ne vilen e kunatit te tij Bahri Omari qe kalemxhinjte si Xhevdet Shehu nuk e permendin asnjehere dhe nuk ju vjen zeri sapo hape nje teme e tille duke e fshehur te verteten me llogje boshe. Vetem nje dite para hyrjes se Mehmetit ne tiranen e zbrazur, Enveri me gjithe Nexhmijen ja mbathin per ne Berat dhe askush nga kalemxhinjte e tij nuk eshte ne gjendje t’i japi nje pergjigje adekuate pyetjes:

    PSE JA MBATHI ENVERI NE BERAT KUR MEHMETI PO HYNTE NE TIRANE?

    Kur ishte Kumandari i Luftes LANC dhe koka e drejtimit te saj?

    Disa burime historike thone se kishte patur frike se mos e vrisnin katunaret e padisiplinuar te Mehmeti si “Derri ne thes” pasi dihet qe Enveri qe ne vegjeli nuk i duronte dot armet dhe te shtenat e tyre e frikesonin pamase,

    por:

    Burime te tjera e arsyetojne largimin e befte te Enverit ne drejtim te larget nga Tirane ne Berat, sepse ishte ne dijeni per masakren qe po pergatitej per intelektualet e Tiranes nga Mehmeti me urdher direkt nga Moska dhe Beogradi, qe pas kesaj kahsapane mizore te papare ne histori, me afro 2000 vitktima totalisht te pafajshme te groposur ne fund te Dajtit, me pas Enveri te lante duart si Pilati i Pontit kur te deklaronte:

    TE GJITHA KRIMET I KA BERE MEHMETI ME KOKE TE VET!

    Askush nga politika jone kombetare nuk e ka denuar kete krim makaber komunist kunder popullsise tironse deri me sot, ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

    Reply to this comment
    • Thanasi qe ta plasi April 28, 18:34

      Ore i beson vertet keto qe shkruan ti?

      Reply to this comment
      • intelektuali April 28, 19:40

        Po ti i beson gazetarit te Nexhmijes Xhevdet Shehu qe perpiqet te fshehe me finte komuniste krimet e Enverit ne Kampet e Perqendrimit dhe ne kampin e Tepelenes ne vecanti?

        HE SI THUA A MUND T’I BESOHET FANATIKUT TE ENVERIT, XHEVDET SHEHU PER ATO QE SHKRUAN PER POLIAGJENTIN “HEROIK” MEHMET SHEHU?

        prandaj:

        Mbetet vetem pyetja llogjike:

        Pse ja mbathi me vrap lepuri Enveri me gjithe Nexhmijen nga vila e Bahri Omarit per ne Berat perpara se cubat e Mehmeti te mesynin per te zene Tiranen ku masakruan vetem intelektualet dhe tregetaret tironsa?

        Shko ne reze te Dajtit qe te shikosh skeletet e groposuara se askush nga historia apo politika jone kombetare nuk ka mare mundimin t’i hulumtoje deri me sot, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe kur Edi Rama po i puth BYTHEN enveriste Botes per antarsim ne BE.

        Shko dhe shiko skeletet e poliagjentit Mehmet Shehu ne bythe te Dajtit dhe pasta pyete intelektualin nese i beson atyre qe shkruan!

        Reply to this comment
    • POPULLI April 29, 13:36

      INTELEKTUALI…qe duket “Intelektual” nuk je…
      NE Luften e Tiranes; Drejtuar nga Mehmet Shehu, dhe me Assistente Angleze, jane Vrare 127-Partizane…dhe ne Lufte Mori Pjese gjithe Popullata e Tiranes duke Ndertuar Barrikada..dhe Njesitet Guerrile…ne Bashkepunim me Forcat e Armatosura..akoma edhe Aviacjoni Angleze ka Kryer Bombardime te Pozicjoneve Gjermane…Lexo o Intelektual….nje Shembull personal:Ne 2007-ten ne nje Lokal te Gjermanise..ne Banakun e Lokalit Mbledhur Gjermane te te 80-tat (Vite)..kur erdhi Biseda per Luften DEGJOVA SE :Babai Ime tha nje Burre i Vjeter u Vra ne Shqiperi..Shqipetaret na Kane Luftuar..une isha Kamarieri..dhe ata nuk e dinin qe une isha Shqipetare..kur i them me te vertet me tha Po…po eshte vrare ne Betejen e Mushqetas me tha….RESPEKT PER ATA QE LUFTUAN PER ATDHE..lol

      Reply to this comment
  9. intelektuali April 28, 15:15

    Kur hyri Mehmeti me cubat e tij ne nentor 1944 ne Tirane nuk gjeti asnje koke gjermani se ata austriake te prapavijes ja kishin mbathur per ne Mal te Zi permes Shkodres dhe gjithe intatin ja nxorri tregetareve dhe intelektualeve tironsa qe donin te mbronin pronen e tyre nga vandalet e Brigades se Pare te katunareve mallakastriote.

    Te gjitha keto trillime demagogjike jane sajuar ne bodrumet e KQ te PPSH nga kalemxhinjte servile te pushtetit komunist,

    sepse:

    KU GJENDEJ ATE KOHE KUMAMANDARI LEGJENDAR I LANC-IT JUGOSLLAV, ENVER HOXHA?

    Po te hapesh arkivat e mirefillta del se deri disa dite perpara mesymjes se cubave te Mehmetit per te masakruar popullaten e Kryeqytetit, Enver Hoxha kishte jetuar si levend borgjez ne vilen e kunatit te tij Bahri Omari qe kalemxhinjte si Xhevdet Shehu nuk e permendin asnjehere dhe nuk ju vjen zeri sapo hape nje teme e tille duke e fshehur te verteten me llogje boshe. Vetem nje dite para hyrjes se Mehmetit ne tiranen e zbrazur, Enveri me gjithe Nexhmijen ja mbathin per ne Berat dhe askush nga kalemxhinjte e tij nuk eshte ne gjendje t’i japi nje pergjigje adekuate pyetjes:

    PSE JA MBATHI ENVERI NE BERAT KUR MEHMETI PO HYNTE NE TIRANE?

    Kur ishte Kumandari i Luftes LANC dhe koka e drejtimit te saj?

    Disa burime historike thone se kishte patur frike se mos e vrisnin katunaret e padisiplinuar te Mehmeti si “Derri ne thes” pasi dihet qe Enveri qe ne vegjeli nuk i duronte dot armet dhe te shtenat e tyre e frikesonin pamase,

    por:

    Burime te tjera e arsyetojne largimin e befte te Enverit ne drejtim te larget nga Tirane ne Berat, sepse ishte ne dijeni per masakren qe po pergatitej per intelektualet e Tiranes nga Mehmeti me urdher direkt nga Moska dhe Beogradi, qe pas kesaj kahsapane mizore te papare ne histori, me afro 2000 vitktima totalisht te pafajshme te groposur ne fund te Dajtit, me pas Enveri te lante duart si Pilati i Pontit kur te deklaronte:

    TE GJITHA KRIMET I KA BERE MEHMETI ME KOKE TE VET!

    Askush nga politika jone kombetare nuk e ka denuar kete krim makaber komunist kunder popullsise tironse deri me sot, ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

    Reply to this comment
  10. ***** April 28, 15:37

    Historia e LANCL eshte e shkruar ne Lavdine e bijve dhe bijave te popullit shqiptar qe luftuan me heroizem kunder pushtuesve dhe kunder tradhetareve te ndyre qe u shiten si plera kuterbuese te ketij populli.
    Duket qe Tepelena nuk mjaftoi per ta qerruar njehere e mire kete fare te keqe.

    Reply to this comment
  11. N.VJOSA April 28, 17:45

    Kur lexoj keto komentet e nastradinve te DITA-s, të them të drejten, po me neveritet edhe vet Shqiperia!…
    Na mbyti injoranca….!
    Çdo çoban bagetish qe ka blere nje kompjuter apo çdo injorant qe sja ka haberin historise, kultures, shkences, filozofisë, civilizimit, kane vetem nje moto:
    TE POSHTEROJNË Shqiperine dhe Historine e saj, te poshterojne Heronjt e Kombit shqiptar!
    O Kryeredaktor, hiqi me mire fare keto komentet, se me to na monitoron Bota se çfarë injorance sundon tek ne!
    Matin dhe kontrollojne opinionin me keto vleresime!

    Na e poshteruat Shqiperine or Zagare, na i poshtëruat Heronjt e saj qe nga Skenderbeu e deri tek keta te Koheve moderne!
    Ku po shkon Shqiperia me keta njerez primitivë?!…Dhe me nje urrejtje poshteruse provinciale mesjetare?!…
    Të vjen ndot ti lexosh!…

    Reply to this comment
    • intelektuali April 28, 18:51

      SHQYPNINE E POSHTERON PIRAMIDA FAMEKEQE E ENVERIT NE ZEMER TE TIRANES O NETI INTERNETI

      Njashtu sic turperoi Kurt Valdhajmi Austrine ku je strukur ti o fanatiku i Enverit dhe nga ku i jep urdhera censure gazetes DITA sikur te ishe ne Kohen e Qepes te Partise se Punes

      PO PSE SI MENDON TI ME ENVERIN NE BALLE DO TE SHKOJE EDI RAMA NE BE?

      Shiko sa e thjeshte eshte ne demokraci: Kur nuk te pelqen nje koment nuk e lexon ose jep argumenta llogjike per te vertetuar te kunderten
      por kurre nuk mun te urdherosh gazeten DITA te mos publikoje komentet qe nuk te pelqejne ty dhe qe nuk jane sipas oreksit tend enverist

      Reply to this comment
  12. OSMAN MURATI April 28, 18:20

    Une e kam lexuar kete veper te M.Shehut dhe ,kam lotuar disa here nga trimeria e rinise partizane qe me nji vetmohim te pa pare u hodhen ne sulm kundra pushtueseve nazifashiste ku nji pjese e tyre humben dhe jeten . LAVDI TE PERJETESHME PARTIZANEVE TE BRIGATES PARE SULMUESE DHE KOMANDATIT TE TYRE MEHMET SHEHUT,ME TE CILIN ME ESHTE DHENE MUNDESIA TE PUNOJ 4VITE SI KRYETARE I INSPEKTIMIT TE SHTETIT 1978-1981

    Reply to this comment
  13. Lisi April 28, 22:20

    Heroi I Popullit Met Hasa është vrarë në luftë me nazistët në Pukë , në moshën e një pioneri . Kur gjermanët panë se kush kishte luftuar kundër tyre , I bënë një varrim me nderime ushtarake . Gjermani pushtues , më shumë se partizanin shqipëtar , nderoi veten !
    Konkluzionet le ti bëjë secili vetë !
    Të përqeshësh partizanët duhet të jeshë ndyrësirë , pa moral e pa tru !
    Brigada e Parë partizane është pasqyra e partizanëve shqipëtarë , dhe Mehmet Shehu është shëmbulli i pavdekshëm historik i komandantit tipik partizan !
    Unë kam shumë vrejtje për Mehmetin e pas vitit ‘60 por kjo s’ja ul vlerat e Luftës .
    Lavdi heronjve partizanë !
    Lavdi heroit Mehmet Shehu !

    Reply to this comment
  14. luani londer April 29, 10:27

    Nje shkrim qe ta neverit jo real e i basterduar personat qe ruajten kujtimet e strategjine mbas lufte ishin ne duar te besnikut te M.Shehut i cili mbas vdekjes se Shehut iu shkaterua familja e e pesoji me burg nga Partia qe aq shume e deshi.E ky ishte ai Sazani strategu i shdukjes se bandave.

    Reply to this comment
  15. shqiptari emigrante ne Itali April 29, 23:23

    E di qe kjo “gazet” eshte majtiste ose komuniste dhe per kete futem jo te “shtoj” numrin e lexuesve por per te lexuar se kane ndryshuar keta apo jane te qepa e mehmetit dèapo Enverit. Kam nje shok ketu ne Itali qe babai i tij ka qene me brigaten e Mehmetit e midis kujtimeve me thote qe kur ishin futur ne fshatin Kalenje (Ballsh) ardhur nga zona e Beratit Mehmeti kerkoj buke ne nje shtepi kur i zoti i shtepise i kish thene qe nuk kemi Mehmeti e ekzetutoj ne moment pa thene asnje fjale. Ezonja e shtepise u beri ate qe kishte pa fjale me burrin shtrire te vdekur. Une thote babai i shokut tim se kaperdija ate cop buke me dukej sikur po me ngecte ne gryke!… Ky eshte Mehmet Shehu “shok” i Enverit dhe bij te bushtres komuniste qe “mbollen” ate qe mbollen ne Shqiperi. Sikur mos te kish denoncuar Mukjen KRIMI komunist sot do kishim nje Shqiperi ndryshe e do flisnim me tjeter gjuhe ,te vllazerise e jo te hakmarrjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*