Kukuvajkat e Mërgatës

May 2, 2018 12:25

Kukuvajkat e Mërgatës

 

Pas debatit të çelur kohët e fundit dhe botimit të një cikli shkrimesh në gazetë lidhur me të pushkatuarit me dhe pa gjyq gjatë regjimit komunist, zgjodhëm për të folur ekskluzivisht në DITA, ish-diplomatin dhe një nga ekspertët e zbulimit shqiptar jashtë shtetit për afro dyzet vjet me radhë, Dr. Hasan Luçin. Jemi ulur në një nga kafenetë Tiranës në zonën e bllokut.

Ai vjen fiks në orën e caktuar në telefon dhe e fillon takimin me një batutë: “Kështu jemi ne të zbulimit, të përpiktë. Po të mos ishim të tillë nuk do ta kishim fituar atë betejë të madhe që është bërë me armiqtë e Shqipërisë…”

Duke kaluar minutat e kuptoj se njeriu që kam përballë jo vetëm është i zgjuar, inteligjent, që di shumë sekrete të asaj kohe që nuk janë zbardhur ende. Ka sy të mprehtë dhe një vështrim depërtues. Ai ka edhe një humor të hollë kur përshkruan situata të ndryshme. Në një moment, më tregon se kur ishte rezident në Paris, ndodhi vdekja e Ahmet Zogut në 8 prill 1961 në qytetin e Kanës. “Po a e di ti se më shumë se gjysma e njerëzve që i shërbenin Ahmetit ishin të futur nga Sigurimi i Shtetit, që nga kuzhinieri, rojet etj. E ja, vdiq mbreti. Si t’ia bënin këta që nuk qanin dot për të. Shkojnë te kuzhinieri dhe marrin një gjysmë qepe, e shtrydhën dhe me meshari fshinin lotët gjatë ceremoni. O të qarë që kanë bërë, më shumë se të tjerët sa lanë nam… Shkonte ministri i oborrit e i ngushëllonte dhe u thoshte të përmbaheshin…”

Dr. Hasan Luçi

Në këtë kontekst ai shton: “E kur agjentët e Sigurimit të Shtetit depërtuan deri në oborrin mbretëror, llogarite se sa lehtë mund të depërtonin midis emigrantëve të arratisur që ishin të përçarë vetvetiu. Ishin ata që depërtuan deri te Komiteti Shqipëria e lirë dhe që bënë të dështonte operacioni i bandave të armatosura që hynë në Shqipëri pas lufte dhe sidomos në gjysmën e parë të viteve ’50.”

Sidoqoftë, ai tregon se veprimtaria armiqësore e ish-të arratisurve politikë nga Shqipëria në mbarim të luftës ka qenë shumë e rrezikshme, pasi financohej nga Shtet e Bashkuara dhe Anglia dhe ishte e mirorganizuar.

Intervistoi Xhevdet Shehu

 – Zoti Luçi, a është e vërtetë ajo luftë, apo ju, domethënë ish-sigurimi i Shtetit dhe ish-Partia e Punës e ka hiperbolizuar për propagandë?

– Ajo ka qenë dhe mbetet një luftë reale që është bërë dhe nuk ka nevojë për hiperbola. E kemi thënë ne, por e kanë pranuar edhe vetë ish-armiqtë tanë. Si punonjës i shërbimit të zbulimit shqiptar në vitet 1955 – 1991, me kontakt të vazhdueshëm me mërgatën politike shqiptare sipas ligjeve zyrtare të shërbimit shtetëror, dhe mund të them se gjatë punës kam takuar edhe krerët kriminelë kryesisht jashtë me të cilët kam gjetur ose jo gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e lirisë e pavarësisë së atdheut, shumica e tyre qenë penduar për rolin e kryer me të huajt, vetëm njëri më ka refuzuar takimin pa e përfolur dhe një tjetër pranoi takimin por u suall si rrugaç.

– Pra shkrimtari i ka përshkruar mirë ato punët e mërgatës në ato vite nëe romanin e tij të njohur “Mërgata e qyqeve”?

– Jo mirë, por shumë mirë. Ashtu si janë zhvilluar ngjarjet dhe ashtu sikurse ishte në realitet gjendja e mërgatës politike shqiptare në ato vite. Ata, pra të arratisurit, ish-kriminelë të luftës ballistë e zogistë, kanë bërë plane të detajuara dhe kanë punuar natë e ditë kundër Shqipërisë. Unë kam dokumente të panumërt për këtë.

– Pa vazhduar më tej, dua t’ju pyes lidhur me incidentin e disa ditëve më parë kur në Bruksel u anulua nga disa emigrantë një veprimtari për Skënderbeun, vetëm pse atje do të merrte pjesë historiani Pëllumb Xhufi. Si u ndjetë kur e morët vesh këtë ngjarje?

– Nuk më erdhi hiç mirë. Kanë kaluar kaq vite… Kur dëgjova emrat e atyre që bënë gurgulenë,më erdhi edhe më shumë keq. Pse, do thuash ti. Historikisht Brukseli ka qenë qendra e emigracionit politik shqiptar në ato vite. E ata që prishën atë veprimtari për Skënderbeun vetëm pse do fliste historiani Pëllumb Xhufi a e dini se kush janë? Ta them unë. Janë pinjollë të atyre ballisto-zogistëve që në kohën e Enver Hoxhës hidhnin bomba në ambasadat tona në Romë, e Paris e gjetiu dhe krijonin probleme të mëdha edhe me vendet që ne kishim marrëdhënie shumë të mira diplomatike. Nasho Jorgaqi i quajti ata “Mërgata e qyqeve”. Unë po i quaj këta të sotmit si “kukuvajka të mërgatës” që u ka ngelur sahati nja pesëdhjetë pas. Do të vijë ora, ndoshta edhe gjatë kësaj interviste të flas me emra konkretë se cilët kanë qenë ata… Më vjen keq që edhe pas kaq shumë vitesh ata nuk kanë nxënë aq mend e të pendohen, nuk paskan hequr dorë nga këto metoda terroriste me bomba e tritol. Nuk e di, por edhe ata që hidhnin shtyllat e elektrikut në erë para ca vitesh, nga kjo kategori duhet të kenë qenë

– Kur filloi kjo veprimtari armiqësore kundër Shqipërisë?

Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu

– Duhet theksuar se qysh gjatë luftës së Dytë Botërore anglo – amerikanët e të tjerë vunë dorë mbi krerët kriminelë të luftës, të cilët i morën nën mbrojtje pasi u arratisën para ose bashkë me pushtuesit ose pas çlirimit të vendit në 1944. Në fillim të arratisurit u vendosën në Greqi, Angli, Francë, RFGJ (zonën anglo – amerikane të pushtimit), Austri, Turqi, Egjipt, Siri etj. Anglia, në fakt, që para hyrjes së SHBA-së në luftë, u bë kryeqyteti i qeverive kufoma dhe mbretërve të arratisur, ndër të cilët ishte edhe Ahmet Zogu, i vetëquajtur mbret, të cilët ajo i përdori gjatë dhe pas luftës sidomos në luftë kundër kampit socialist duke u bërë një shembull i madh edhe për SHBA, që e ndoqën këtë shembull. Kështu krerët kriminelë dhe reaksionarë të tjerë u mirëpritën dhe u shpëtuan si edhe u morën nën mbrojtje nga Komanda Aleate e Mesdheut në 1944 – 45. Në 1945 në Itali kishte 750 të arratisur, nga të cilët 80 vetë ishin indipedentë (bashkëpunëtorë të fashistëve italianë), 350 ballistë dhe 300 zogistë në kampet, ku i trajtonin anglo – amerikanët, të tjerët ishin në Greqi, Turqi, Austri, Gjermani Perëndimore etj. Sipas të dhënave të kohës, “krimineli Eqrem Libohova qëndron në kampin në Leçe (Itali) me gjeneralin Aleksandër, komandant i ushtrisë aleate të Mesdheut”, “Abaz Kupi, mik i anglezëve, me të dy djemtë, me Gaqo Gogon e Isa Toptanin, është më i përkëdheluri nga të gjithë dhe mbahet në një vilë”. Rreth 23 kriminelë u morën atëherë nga aleatët dhe u vendosën në kampin e Karbunarës të Barit (Itali), ku “ata qëndronin të lirë dhe bridhnin nëpër kafenera”; ku rrinin edhe shokët e tyre fashistët italianë. “Maklini dhe Emeri – shkruan një specialist i huaj – mbanin lidhje me ish shokët e tyre të armëve në Shqipëri, duke i ndihmuar ata në vitet e para të varfërisë dhe të mërgimit” . Bile Maklini protestoi pranë qeverisë angleze, e cila nuk po i jepte A. Kupil paradhënien apo borxhet që kish marrë ai në Shqipëri dhe deklaroi “Ne iu kemi detyrime këtyre njerëzve, personalisht dhe si komb… nëse nuk do të ishte çështja politike, atyre do t’ju ishin dhënë medaljet britanike. Ata me të vërtetë i meritojnë ato”. Pas kësaj, “si përfundim A. Kupi u ripagua plotësisht nga fondet sekrete”. Vatikani, si për tërë fashistët e tjerë, u bë një vatër strehimi e kriminelëve shqiptarë, duke u dhënë mbështetjen kryesore, për faktin se në ato kohë anglo – amerikanët bënin edhe sikur ndiqnin kriminelët e luftës para shpalljes së gjyqit të Nurembergut, ku kriminelët shqiptarë e tjerë nga vendet e demokracive popullore nuk dhanë llogari. Që në mesazhin e vitit të ri 1945 e më vonë Papa Piu XII hodhi bazat e fushatës antikomuniste e revanshiste kundër “totalitarizmit” (komunizmit), “të drejtat për atdhe” etj. të të arratisurve. Mbrojtja e Vatikanit nuk ishte vetëm çështje fetare, por kryesisht politike dhe ideologjike.

– A e njihte qeveria komuniste e Tiranës këtë veprimtari armiqësore kundër saj dhe vetë Shqipërisë dhe si reagoi?

– Që në ditët e para të çlirimit qeveria shqiptarë protestoi dhe u kërkoi qeverive anglo – amerikane dhe satelitëve të tyre dorëzimin e kriminelëve shqiptarë të luftës, të cilët ishin arratisur jashtë shtetit dhe strehoheshin nga ato. Në fund të shkurtit 1945, komisioni shtetëror shqiptar për zbulimin e kriminelëve të luftës i drejtoi Komisionit Ndërkombëtar në Londër kërkesën e qeverisë shqiptare për dorëzimin e 42 kriminelëve shqiptarë të luftës. Po si qeveria angleze dhe ajo amerikane, nën pretekstin se qeveria shqiptare nuk njihej, nuk i dorëzuan. Më 1 qershor 1945 kryetari i qeverisë shqiptare Enver Hoxha i drejtoi protestë qeverisë amerikane, ku i theksonte se ajo nuk po zbatonte vendimet e Konferencës së Moskës për të dorëzuar kriminelët e luftës por përkundrazi i kishte grumbulluar në Itali dhe i përgatiste e ndërsente kundër Shqipërisë së re. Përsëri qeveritë perëndimore jo vetëm nuk pranuan, por përkundrazi ato bënë grumbullimin e grupimin e kriminelëve të luftës në kampe, kurse e shkolla spiunazhi e diversioni, duke i riorganizuar në organizata kundërrevolucionare dhe me anën e tyre intensifikuan veprimtarinë agjenturore e diversioniste subversive kundër RPSH.

– Çfarë faktesh dispononi për këtë?

– Shumë. Kam shkruar dhe libra për veprimtarinë armiqësore jashtë shtetin në ato vite. Për shembull,  Hasan Dosti u thoshte miqve të vet: “Amerikanët dhe anglezët ishin aleatë që gjatë luftës na këshillonin të bashkëpunonim me gjermanët, prandaj s’ka si të kuptohet që sot ata të na dorëzojnë me gjithë mend si kriminelë lufte”. Por për ti bindur që t’u shërbenin spiunazheve të huaja, kriminelët i kërcënonin dhe i frikësonin me arrest, të arratisurit me taktikën e dorëzimit të tyre në Shqipëri si kriminelë. Bile vetë krerët bënin sikur jetonin si ilegalë dhe se i luteshin papës të mos dorëzoheshin ku “vërtet shkoi në Vatikan tek at Valentini, këshilltar i papës, një delegacion i përbërë nga Ernest Koliqi, Kol Bibë Mirakaj, Vasil Andoni,  Z. Pali e Xhafer Deva”.

– Si reaguan anglo-amerikanët ndaj ankesave dhe kërkesave të qeverisë së Tiranës?

– Në vitin 1947 qeveritë anglo – amerikane deklaruan publikisht se nuk do t’i dorëzonin kriminelët e arratisur, duke i marrë nën mbrojtjen se gjoja ata paskeshin merita për Luftën Nacionalçlirimtare, se gjoja nuk qënkeshin përzier me pushtuesit italianë e gjermanë. “Askush në perëndim nuk i mori parasysh ankesat e qeverisë shqiptare… ose, edhe në rast se i dëgjuan i hodhën poshtë … As Kongresi e as Parlamenti nuk pyetën administratat e tyre rreth luftës që zhvillohej. Ata thjesht nuk dinin gjë rreth saj”, shkruan anglezi N. Bethel. Koloneli i S.I.S-it anglez Maklin kujton, “panikun e madh në mes të miqve shqiptarë” kur në vitin 1947 Enver Hoxha kërkoi të dorëzoheshin kriminelët shqiptarë, kur gjoja anglo – amerikanët arrestuan 15 prej tyre në Itali dhe i siguruan në burgun e Rexhina në Romë e në kampin e Frasketit në 1948, se mos forcat përparimtare atje i sakrifikonin këta fashistë. Sipas të arratisurit Bido Kuka, komandanti i kampit u premtoi kriminelëve se, nëse në Itali do të fitonte e majta (PKI ) ne vitin 1948, atëherë ” ai do t’i armatoste dhe do të shkonin bashkë në male”.

– Si filloi organizimi apo bashkimi i emigrantëve politikë shqiptarë në ato vite?

– Unë e thashë që veprimtaria e tyre armiqësore ka filluar menjëherë pas çlirimit. Mit’hat Frashëri etj. kriminelë mbaheshin si gjoja të arrestuar nga anglo – amerikanët në Itali në vitet 1945 – 46, por kjo bëhej me qëllim që të nxirreshin si shpëtimtarë të situatës më vonë, të ngrinin prestigjin e Ballit Kombëtar, të sabotonin çështjen e dorëzimit të kriminelëve e t’i dërgonin të arratisurit në Shqipëri që të bënin çfarë u urdhërohej. H. Dosti u thoshte miqve të vet: “Çështja është që neve duhet t’i shkundim njerëzit tanë nga plogështia dhe t’i bëjmë që lë mos heqin dorë nga lufta kundër qeverisë së Tiranës”.

Pas zgjedhjeve edhe Orme Sarxhent i Forin Orisit anglez ndërhyri në MPJ të Italisë me kërkesën e Maklinit dhe menjëherë kriminelët shqiptarë u liruan. Kështu kriminelët shqiptarë nuk dhanë llogari as në gjyqin e Nurenbergut dhe as më vonë për krimet e tyre të luftës dhe kundër njerëzimit, sepse u mbrojtën nga anglo – amerikanët, të cilët bënë çmos në mbarim të luftës, duke marrë masa të forta për t’i shpëtuar agjentët e tyre e kuislingët e fashistëve për t’i përdorur për interesat e veta kundër ish demokracive popullore. SHBA e pranuan edhe kriminelin Abaz Kupi, por harruan se ai, veç krimeve të luftës, më 6 prill 1924 në Mamurras vrau amerikanët George de Long e Coleman, me urdhër të Zogut për të diskretituar qeverinë shqiptare. Më vonë, më 8 maj 1965 qeveria RFGJ deklaroi, se ajo do të pushonte ndjekjen penale kundër kriminelëve nazistë të luftës dhe krimet e tyre kundër njerëzimit do të quheshin të parashkruara. RPSH deklaroi se ajo nuk ka baza juridike dhe morale për një vendim të tillë të njëanshëm, se ata duhet t’i nënshtrohen së drejtës së akteve ndërkombëtare. Legjislacioni i brendshëm i RFGJ nuk ka asnjë lë drejtë t’i parashkruaj krimet e tyre, ajo është një fyerje e rëndë e kujtimit të miliona viktimave të kriminelëve nazifashistë dhe një orvatje për të rehabilituar kriminelët e luftës si dhe një provokacion i hapur kundër popujve që luftuan. RPSH kërkoi arrestimin e kriminelëve dhe dërgimin e tyre në vendet ku kanë kryer krimet për t’i gjykuar e dënuar.

Kështu anglo -amerikanët, titistët, italianë e grekë, që gjatë LANÇ-it dhe pas çlirimit vunë dorë për rigrupimin e reaksionit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Anglo – amerikanët vunë dorë mbi agjenturat e OVRA-s, Gestapos, në mbeturinat e organizatave tradhtare si dhe shovinistët fqinjë.

– Pra duket se kemi një vijimësi veprimtari dhe qëndrimi të kësaj mërgate?

Ahmet Zogu

– Pa asnjë dyshim. Veprimtaria e mërgatës politike shqiptare jashtë shtetit nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i tradhtisë së madhe, që ju bë popullit tonë gjatë pushtimit fashist dhe më vonë, duke qenë në kundërshtim të hapur me interesat e këtij populli. Kuislingët shqiptarë që u arratisën gjatë luftës dhe pas luftës ndërruan padronë dhe u bënë aleatë të Perëndimit, spiunë të anglo – amerikanëve etj., duke patur karakteristika të përbashkëta: së pari, ata ishin shërbëtorë të pushtuesve italianë e gjermanë, së dyti, pjesërisht ishin agjentë të anglo – amerikanëve që gjatë LANÇ-it dhe së treti, së bashku me anglo – amerikanët etj. do të luftonin nga jashtë pushtetin popullor në Shqipëri (komunizmin), që nuk e hodhën dot në dorë gjatë luftës. Procesi i grumbullimit të mërgatës shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë në vitet e para pas çlirimit ishte më i thjeshtë, kurse më vonë me forcimin e mëtejshëm të pushtetit popullor u vështirësua, megjithëse qëndrimi antikomunist i anglo – amerikanëve e satelitëve të tyre ndaj qeverisë tonë dhe pushtetit popullor e favorizuan grumbullimin e elementëve kundërshtarë renegatëve, të pakënaqur, keqbërës, klerit antikomunist, të intelektualëve të pasqaruar, të gënjyerve etj. Nën mbrojtjen e nxitjen e reaksionit ndërkombëtar ata u përpoqën të mëkëmbeshin, të fuqizoheshin, të riorganizoheshin dhe të hidheshin në veprime për të rrëzuar pushtetin popullor dhe për të përgatitur një luftë të tretë botërore më të përgjakshme, por ata dështuan përsëri.

– Është vënë shpesh në dyshim lufta dhe përpjekjet e Sigurimit të Shtetit në përballimin dhe mposhtjen e kësaj veprimtarie diversioniste kundër Shqipërisë. Tani që kanë ndërruar kohët ç’mund të thoni për këto dyshime?

– Nuk ka dyshime, ka sulme të përbindshme dhe akuza të paqena kundër Sigurimit të Shtetit. Ajo ka qenë një luftë heroike që ne e përballuam më sukses të plotë. Në terrenin konkret lufta jonë udhëhiqej nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, të cilët kishin marr miratimin e Enver Hoxhës në aspektin politik të problemit. Në terrenin konkret vepronin Mehmeti dhe Kadriu…

(Vijon)

 

May 2, 2018 12:25
Komento

28 Komente

  1. GJINOJA May 2, 12:50

    Hej, dreq o punë! Ka mbi shtatëdhjetë vjet që komunistët na kanë mbushur mendjen se kemi qenë aleatë me Anglinë dhe Amerikën. Deli ky Luçi tashti e na thotë se ata paskan qenë armiqtë tanë!

    Reply to this comment
  2. Nick May 2, 13:24

    hahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahha…i rrjedhur

    Reply to this comment
  3. Dulla May 2, 13:26

    kukuvajkat e sigurimit

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 2, 13:27

    PO SI NUK JU VJEN PAK TURP O GAZETA DITA ME KETO LLOGJE IDIOTE TE KRIMINELEVE TE ENVERIT QE I PUBLIKONI PAPUSHIM?

    Po pse me shkrimet cinike anakronike te gazetarit te Nexhmijes, kriminelit Xhevdet Shehu qe tallet dhe perbuz viktimat e Kampit te Perqendrimit ne Tepelene doni te beni gallate ju sot ne publik o gazeta DITA?

    apo:

    Me kete Karagjoz te Sigurimit Famekeq te Enverit qe e keni qitur sot ne faqe te pare si “Dafllaku ne Dasem”, qe di vetem te mburret me krimet e tij gjakatare dhe qe nuk ka kuptuar akoma se Shqypnia eshte pjese e NATO-s dhe se tani 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit po i puth BYHEN Imperializmit Amerikan dhe BE-se antikomuniste pas pilafit dhe e fundit ne radhe, per t’u bere pjese e Botes Demokratike qe Enver Pederasti e urrente me gjithe shpirt.

    PO KJO FOTO ME POLIAGJENTE DHE ARMIQ C’DO NE KETE SHKRIM PREHISTORIK?

    sepse:

    Spiunat e Sigurimit si kriminelat dhe karagjoza qe jane nga njera ane i kendojne hymne kumandarit te LANC-it jugosllav, Enver Hoxha dhe nga ana tjeter vajtojne si Kukumjacka pylli per Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun sic duket edhe ne keto foto kontraverse dhe nuk marin mundimin me te vogel t’i therrasin trunit te fishkur fanatik:

    PO KETA ARMIQ I VRAU ENVERI ME DOREN E VET O SPIUNE DALLKAUKE TE SIGURIMIT ME IDIOT QE KA NJOHUR BOTA?

    Ku eshte llogjika e gjithe ketyre llogjeve idiote anakronike qe s’ja kap dot fillin e trunit njerezor?

    Po pse e ulni steken e inteligjences me keto shkrime idiote kaqe poshte o gazeta DITA?

    PO PSE ME SIGURIMIN SOVJETIK TE SHTETIT DO HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  5. shqiptar Kanada May 2, 14:01

    ‘INTELEKTUAL’ PORDHA…
    Ka qene historikisht eunuk i bllokut qe i lante tere jeten breket Vito Kapos qe ish ne pushtet dhe eshte po ajo ne pushtet dhe si shperblim nipi i shoqes Vito Andi Bushati dajali Mediut sigurims qe e ka rritur ne prere Sali serb Berisha,e paguajne kete ‘intelektualin’ me alzajmer te shaje Enverin…

    Reply to this comment
    • intelektuali May 2, 15:27

      Enveri i kishte shitur edhe Vatanin edhe BYTHEN e tij te pederastit Titos dhe Jugosllavise komuniste qe kur jetonte si levend borgjez ne vilen e kunatit te tij kryefashist Bahri Omari gjate gjithe Luftes me absurde te komunisteve me Mullinjte e Eres.

      prandaj:

      Laje gojen e qelbur everiste me kolinoz perpara se te permendesh intelektualin.

      Reply to this comment
  6. Besnik May 2, 14:32

    Le te shkruajne njerezit kujtimet e tyre, apo do te behemi si Enveri qe thoshte, mos i botoni keto, cfare keni lejuar te shkruhet etj.etj.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 2, 15:47

      Le t’i shkruajne llogjet e tyre prej budallai sa te duan ne gazeten komuniste “Zeri i Popullit”,

      sepse:

      Keto pislliqe anakronike prej karagjozi na fyejne dhe ofendojne inteligjencen ne kete forum te nderuar te gazetes DITA.

      Reply to this comment
  7. petro May 2, 14:51

    P al Melyshi hero i popullit ishte bashkepuntor i org,sigurimit te shtetit qe ne malet e mirdites cfarosen mbi 2500 diversante.kur dorezonte informacionet te vendi i caktuar midis te tjerave shkruante .
    kaloi te xehtit e mes dites djersa ne trup filloi te thahet
    nga te ftohtit e mes nates dhambi ne gojer smund te mbahet.
    keta ishin herojt e sigurimit te shtetit qe mbrojten shqipwerine mbas clirimit te vendit nga ata qe kerklonin te mirnin pushtetin mbas luftes se dyte boterore kur fashizmi ishte mundur nga koalicioni anglo sovjeto amerikane ku benin pjese dhe partiznet shqiptar qe muaren pushtetin mbas clirimit te vendit me 29 nendor 1944.AJO KLASE SHOQERORE QE U BASHKUA ME OKUPATORET NAZI FASHISTE I KA SJELLE SHUME PROBLEME SHQIPERISE edhe sot e kesaj dite pinjollet e tyre perdorin te gjitha format per pushtet e te penetruar brenda partise demokratike si jemin gjana me shoke e pseudo komuniste si sali berisha e te tjere mbas viteve nentedhjete po lozin te gjtha kartat per marje pushteti bile kane mare shume por e duan te gjithe qe ti thoned perseri fshatarve me nder fshatar e te sjellin perseri ne shqiperi feudalizmin mocalet e morrat e tyre.por populli e ka kuptuar kete gje dhe nuk i voton snjehere..ne ate lufte shqiperia u be objekt per arsye te forcave te tjera kundershtuese,por shqiperia ja doli ajo perfundimisht arriti te ishte jasht aleancave me rusine apo kinen dhe keshtu me arritjen e demokracise u krijuan miundesite per tu lidhur me ameriken e cila mbeshteti luften nacional clirimtare duke i hedhur ne koshin e plehrave ballisto zogistet qe kishte ndihmuar atehere.,prandaj populli do dhe e perkraj edi ramen se ai njeh e nderon luften nacional clirimtare te shqiperise kunder fashizmit .Kurse sali berisha nendiktatin e tutoreve te tije qe u sherben gjate gjithe kesaj kohe e ka mohuar kete lufte deri sa perdor metoda mashtrusze per deformimin e saje dhe ne fillimet e demokracise nuk i lejonte familjet te shkonin ne vorrezat e deshmoreve.per kete arsye populli e hodhi sali berishen ne koshin e plehrave.Partia demokratike ne qofte se nuk pastron krahun ballisto zogist brenda saje eshte e destinuar qe te shkaterrohet si parti.

    Reply to this comment
  8. owl May 2, 15:07

    Shyqyr qe po hapni gojen se u vune para ballistet e diversantet.natyrisht qe qeveria do I vriste se ishin armiq te pushtetit.Kete ben cdo pushtet ne cdo vend te botes. Ballistet e diversantet bashkpunuan me fashizmin dhe me forcat anti shqiptare keshtu qe e kane zgjedhur vete vdekjen dhe persekutimet e familjeve te tyre.

    Reply to this comment
  9. Luan May 2, 15:20

    Z. Intelektual,

    Te kam shkruajtur dy pergjigje kur shkruajte opinionin tend per artikullin e Auron Tares.
    Me lejo, te kam rixha, te te them edhe disa gjera, qe nje njeri si ti, qe eshte i lexuar, gje qe duket kur ti jep sqarime, nga ato pa ofendime, nuk i di…ndoshta edhe i di, por te krijojne shqetesime.
    Eshte e vertete se kane kaluar 27 vjet nga renia e regjimit komunist, por, pikerisht ne kete kohe, historiane qe bazohen ne dokumentet arkivore te CIA-s ne SHBA dhe te MI6 ne Britanine e madhe, po shkruajne pikerisht per ato ngjarje. Pra ata, pranojne pa asnje qef mbetjeje se Sigurimi shqiptar u ka dhene goditje shpartalluese ne vitet 1949-1953, por edhe deri ne vitin 1960. Deri ketu thone historianet jane deklasifikuar dokumentet qe flasin per kete periudhe.
    Libri i mbeshtetur ne dokumentet e CIA-s doli ne vitin 2014, kurse libri i mbeshtetue kryesisht ne dokumentet e deklasifikuara te MI6 do te dale ne fund te ketij viti.
    I pari quhet “Operation Valuable Friend”, kurse i dyti, qe do dale gjate vitit quhet, i perkther ne shqip “Te korra te bollshme te frutave te hidhura (Rich harvest of a bitter fruit). Nje emer teper domethenes.

    Ne ato vite, i nderuar intelektual, ne Amerike vlonte makartizmi dhe racizmi i terbuar ndaj indianeve autoktone dhe zezakeve. Pra goditeshin te gjitha racat, pra edhe te bardhet. Ti nuk mund te mos dish se artiste e regjisore te medhenj, vetem se dyshoheshin si simpatizante te komunisteve, trajtoheshin barabarisht. Pra demokracia amerikane ishte larg kesaj qe eshte sot dhe te cilen perkrahim ne.

    Nejse, amerikanet dhe britaniket sulmuan Shqiperine…po me ke? Mos valle i mbushen bandat me njerez qe do sillnin demokracine. Shiko kush u fut ne Shqiperi dhe fol. Valle ishte me shkolle Hamit Matjani, njeri prej agjenteve me te zot qe perdori Amerika? Lordi Bethel, te “Tradhetia e Madhe” e quan “..gjysme bandit e gjysme luftetar, analfabet, por dinak…”
    Nese ti gjen qofte nje dokument, qe lojrat e Sigurimit i hartuan ruset, te lutem botoje. Do me ndihmosh edhe mua. Por, vete amerikanet thone se, deri sot nuk kane asnje dokument te tille. Pranojne, ashtu sic beri z. Blair i Anglise, se Sigurim,i i shtetit shqiptar i mundi ne fushen e betejes, edhe aty ku perlesheshin trup me trup, edhe aty ku perlesheshin mendje me mendje.
    E kupton se cfare do te thote qe dei ne 1960, kaq dokumente deklasifikohen sot, Sigurimi u ka dhene derrmen agjenturave te tyre?

    Enveri i vrau, Mehmetin dhe Kadriun, po a ua ul atyre profesionalizmin e madh ne luften agjenturore nje gje e tille.
    Populli thote se, per te vleresuar nje njeri, shikoje si jeton e punon dhe si vdes. E ndonjeri prej tyre vdiq si burre dhe nuk tradhetoi idealet e tij, per te cilat luftoi tere jeten.
    Kurse Hamit Matjani, ai trimi i madh, kur ra ne dore te Sigurimit, nuk ishte me “tiger”
    I mjaftuan 12 dite, thone dokumente amerikane, qe sigurimi i shtetit t’i nxirrte te gjithe sekretet qe ai dinte. Dhe me deshmite e tij, radioloja me CIA-n vazhdoi edhe 4 muaj te tjere.
    E ke ne internet…shikoje gjyqin e tij…nje gjyq i hapur. Dhe ai nuk eshte torturuar, sepse nje burre si ai nuk fliste po te mos te donte.
    Me beso, i8ntelektual, ti me pelqen kur jep sqarime, por kur shan, aq me teper te vdekurit…

    Reply to this comment
  10. intelektuali May 2, 17:43

    Jetoj ne SHBA qe nga 1991 keshtu mos u mundo t’i “tregosh babait arat”, por kthehem shpesh ne Tirane dhe kur pij kafen te Tajvani me behet “shpirti mal” kur verrej se enverizmi mashtrues stalinist po shuhet gradualisht, me veshtiresi, ngadale alla shqyptarce, jo si ne vendet e tjera analloge, por ne kahun e duhur

    Mesiguri po ta pyesin sot Trumpin apo shefin e CIA-s se ku bie Shqypnia ne harten e Botes, do te pergjigjen si Bush Junjori:

    NE CILEN ANE TE AFRIKES GJENDET KY VEND?

    prandaj:

    Leri llogjet me Sigurimin e Enverit, apo te Mehmetit, apo te Kadriut qe ishte Sigurimi i Kim Filbit te Stalinit

    sepse:

    Shikoje kete Hasan Lucin ne foto a te duket si Kryespiuni i Inteligjences shqypare qe luftoi me radio lojra famoze historike dhe fitoi mbi CIA-n amerikane?

    sepse:

    Mua me thene te drejten me duket si katunar skrapari dru me pre qe shkollen e ka kryer duke ushqyer delet dhe dhite qe i kishte falur Partia

    Reply to this comment
  11. Paul Tedeschini May 2, 19:42

    Partia Komuniste Shiptare u themelue me 8 nendor 1941, kur Stalini kishte lidhe aleance/traktat me Hitlerin ne Moske me 22 gusht 1939.

    Kete aleance e firmosi ministri jashtem sovjetik Molotov me ministrin e jashtem gjerman Rippentrop ne pranine e Stalinit. Stalini me 1 shtator 1939 mori ushtarakish gjysmen e Polonise dhe vrau dhjetmije oficera polak ne qytetin Kalyn, te zanun rob. Kjo njihet si MASAKRA KALYN. Gjysen tjeter te Polonise e mori Hitleri.

    Kur Hitleri sulmoi me 22 qershor 1942 BASHKIMIN SOVJETIK, gati tre vjet mbas aleances NAZISTO-SOVJETIK, atehere Stalini u ba aleat me imprialistat anglo-amerikan, te cilet nja 15 vite ma pare kishin organizue sulmin ushtarak me ruset e bardhe e mensheviket kunder revolucionit bolshevik.

    Tash na diftoni se kush ishte aleat me Hitlerin e kush jo.

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi May 4, 00:12

      Tedeschin, o BQ i ndyre. Thuhet SHQIPTARE dhe jo Shiptare. Por ju “te krishteret” e Shkodres, ne shumicen tuaj keni qene zagare te serbit. Prandaj te del edhe ty padashje fjala “shiptare”.

      Reply to this comment
  12. Luan May 2, 19:53

    Nese jeton ne Amerike, atehere nuk lexoke botimet e atyshme.
    Libri Operation Valuable Friend eshte botuar aty dhe Voice of America ka bere tre emisione per te. Kim Filbin mbaje per vete, pa ne Shqiperi ai eshte nje emer qe nuk vleresohet fare. Ketu jane botuar plot informacione, por edhe librin e mesiperm e kane lexuar shume. Amerikanet e thone, por ti qenke si bai qe “i zoti e jep, tellalli nuk e jep”.
    Qenkerke nga ata qe Mehmeti me Kadriun ua kane bere rup-sup. Vazhdo atje, kot te paskam lexuar deri sot.

    Edhe nje e fundit…pi nje kafe me Pilo Shanton e ndonje sigurims tjeter, qe jane aty dhe marrin edhe pensione te mira. Mbase ata te tregojne ndonje gje.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 2, 21:12

      O Lion, Leo apo Luan i Enverit, po meso shkrim dhe kendim o mavri injorante perpara se te debatosh me intelektualin kne kete forum te nderuar te gazetes DITA,

      sepse:

      Nuk quhet operacioni “VALUABLE FRIEND”

      por:

      Operacioni “VALUABLE FIEND”

      Po pse ne kete nivel injoranti do te debatosh me intelektualin? Librat e Albert Lulushit i kam perpara syve, qe jane me afert se te gjitha publikimet e tjera me afer realitetit, prandaj te thashe qe te mos “i tregosh babait arat”, por a hane pyka llogjike fanatiket e Enverit?

      Po kush te ka detyruar te lexosh me zor intelektualin? Ti je ai qe me detyron mua te shkoj ne SHBA te remoj dhe te gjej ne brimat e miut per historite fantastike me “Valuable Friend” – at e ty qesharake, kur e ke perpara syte kete katunarin dru me pre, Hasan Luci qe kerkon te hiqet si “James Bondi” i Enverit, por edhe i Mehmetit edhe i Kadriut njekohesisht ne nje interviste kontraverse te gazetarit te Nexhmijes, Xhevdet Shehu.

      PO TITILLI DOKTOR PSE I DUHET KATUNARIT HASAN LUCI?

      Qe ta mbyllim kete debat si ato te Hostenit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, po te jap te lexosh ne shqipe te paster se cfare kane deklaruar ata qe u goditen nga pabesia e Kim Filbit te Stalinit:

      Abaz Ermenji deklaroi: “Aleatët tanë donin të përdorin Shqipërinë si një derr per eksperimentin e tyre, pa u kujdesur për humbjet njerëzore, për një ndërmarrje absurde që u dënua me dështim.”

      Halili Nerguti tha: “Ne u përdorem si kavje ne një eksperiment loder. Ne ishim një pjesë e vogël e një loje të madhe, që mund të sakrifikoheshin si miza dheu. “Nuk ka dyshim qe CIA dhe MI6 e përdorën këtë operacion si një ushtrim stervitor ne kushte reale për te provuar rezimin e regjimit komunist ne Shqypni. Aksionet ishin të vogla. Dështimi nuk do të vërehej dhe nuk do t’i binte ne sy askujt.

      John H. Richardson, drejtori i Divizionit Juglindor të CIA-s, qe përfundoi operacionin “Valuable Fiend” deklaroi: “Me vjen keq, operacioni deshtoi, po hetohen arsyet, askush nga patriotet guerile nuk u dorëzua. Ata që nuk u vranë u denuan me vdekje në prill të vitit 1954.”

      Reply to this comment
    • intelektuali May 2, 21:13

      O Lion, Leo apo Luan i Enverit, po meso shkrim dhe kendim o mavri injorante perpara se te debatosh me intelektualin kne kete forum te nderuar te gazetes DITA,

      sepse:

      Nuk quhet operacioni “VALUABLE FRIEND”

      por:

      Operacioni “VALUABLE FIEND”

      Po pse ne kete nivel injoranti do te debatosh me intelektualin? Librat e Albert Lulushit i kam perpara syve, qe jane me afer se te gjitha publikimet e tjera me realitetin, prandaj te thashe qe te mos “i tregosh babait arat”, por a hane pyka llogjike fanatiket e Enverit?

      Po kush te ka detyruar te lexosh me zor intelektualin? Ti je ai qe me detyron mua te shkoj ne SHBA te remoj dhe te gjej ne brimat e miut per historite fantastike me “Valuable Friend” – at e ty qesharake, kur e ke perpara syte kete katunarin dru me pre, Hasan Luci qe kerkon te hiqet si “James Bondi” i Enverit, por edhe i Mehmetit edhe i Kadriut njekohesisht ne nje interviste kontraverse te gazetarit te Nexhmijes, Xhevdet Shehu.

      PO TITULLI DOKTOR PSE I DUHET KATUNARIT HASAN LUCI?

      Qe ta mbyllim kete debat si ato te Hostenit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, po te jap te lexosh ne shqipe te paster se cfare kane deklaruar ata qe u goditen nga pabesia e Kim Filbit te Stalinit:

      Abaz Ermenji deklaroi: “Aleatët tanë donin të përdorin Shqipërinë si një derr per eksperimentin e tyre, pa u kujdesur për humbjet njerëzore, për një ndërmarrje absurde që u dënua me dështim.”

      Halili Nerguti tha: “Ne u përdorem si kavje ne një eksperiment loder. Ne ishim një pjesë e vogël e një loje të madhe, që mund të sakrifikoheshin si miza dheu. “Nuk ka dyshim qe CIA dhe MI6 e përdorën këtë operacion si një ushtrim stervitor ne kushte reale për te provuar rezimin e regjimit komunist ne Shqypni. Aksionet ishin të vogla. Dështimi nuk do të vërehej dhe nuk do t’i binte ne sy askujt.

      John H. Richardson, drejtori i Divizionit Juglindor të CIA-s, qe përfundoi operacionin “Valuable Fiend” deklaroi: “Me vjen keq, operacioni deshtoi, po hetohen arsyet, askush nga patriotet guerile nuk u dorëzua. Ata që nuk u vranë u denuan me vdekje në prill të vitit 1954.”

      Reply to this comment
  13. Vasiliki May 2, 21:15

    Po pse, sot çfare po bejne USA dhe te tjere?
    Nje maskara, spiun e kaluar spiunit, nje kriminel e kaluar kriminelit, ka 28 vjet qe pellet ne parlamentin shqiptar me ate gojen e felliqur, deklaron se do vriste jo kater, por 3000, do te vriste me doren e tij, kryetarin e opozites se atehershme dhe……… nje fare …..
    Arvizu, na e beri “burre shteti,,.

    Reply to this comment
  14. petro May 2, 21:58

    EDHE PAK kohe e vetingu perfundon,atehere do ta njohe qeni te zone dhe ish fashistet qe shkaterruan e vodhen shqiperine duke qene brenda partise demokratike do te dalin para gjyqit e dio te kthejne paret qe kane vjedhur shqiptarve bile besoj dhe demet qe kane bere,.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 2, 22:25

      ANTARE E GJALLE E PARTISE FASHISTE ESHTE NEXHMIJE HOXHA O PETRO DALLKAUKU,

      Qe ishte srehuar gjate gjithe Luftes te vila e Kryefashistit Bahri Omari me gjithe Enverin nga ku edhe spiunuan tek fashistet Qemal Stafen, shko tek Kastriot Dervishi se t’i jep ai dokumentat e sakta te Arkivave,

      prandaj:

      Mos hidh llogje qe s’i hane as qente.

      Ne PD i ke te gjithe ish Sigurimsa te Enverit, po pse Sali Berishen, VARAKRIN e familjes Hoxha dhe sekretarin e Partise ku e fut ti me gjithe lukunine e sigurimsave nga pas te familjeve kriminale te Josif Pashkos, te Stefanaq Pollos, Sevo Tarifes, lista e spiuneve te Enverit eshte e gjate, por po deshe eja tek Tajvani qe ta jap te plote, sa te pish nje kafe mund ta lexosh te teren.

      Reply to this comment
      • owl May 3, 02:51

        Me ment e Kastriot Dervishit nuk vihet as ne hale.Ama nga ai paske mare mend ti?

        Reply to this comment
        • intelektuali May 3, 09:58

          Ore ti llogje per gallate do ne kete forum te nderuar?

          Vete kriminelja Nexhmije Hoxha pranoi ne TV se ka qene antare e partise Fashiste pasi Kastriot Dervishi i nxorri nga Arkivat Librezen e saj te antarsimit dhe kuotat e antarsimit qe kishte paguar rregullisht, me ke kujton se je duke follur si garib dhe race injorantesh?

          Reply to this comment
  15. Luan May 2, 23:01

    Nuk ke kohe te lexosh, intelektual, se tere diten rri duke u pergjigjur gjithe dynjase.
    Nuk me the cfare beri ai Tigri i famshem kur e cuan te lidhur si qen para Kadriut.
    Nuk me the si bashkepunoi ai me Sigurikmin. Ka qene i forte ai Sigurimi…po le qe ti duhet te dish me shume sepse ke ikur ne 91, sapo ra komunizmi.
    Kastriot Dervishi di ato qe kishte arkivi i Ministrise, por arkivin e Sigurimit e kishte SHIK-u, o mavri. Kastrioti shkruan per racionin e lopeve ne komunizem, per aresimin e fshatareve ne ate kohe, etjere. Nuk eshte ne gjendje ai te thote gje per Frontin e Rezistences, per radiolojat, per Zenel Shehun me shoke dhe per qindra banda, qe u shpartalluan ne kete vend. Po, ti, cka, ha atje buke, se atje per buke nuk vuan njeri, jeto atje e brockollit sa te duash. Duket qe je moshe e shtyre!
    Te ka ngelur etiketimi per cdo njeri si enverist. Une nuk jam nga ata, per Enverin s’me behet vone fare. Por, po te te kisha njohur ne kohen e komunizmit, do te rrija larg…se ata qe shanin Enverin ishin spiunet me te poshter.

    Dhe se fundmi…ne do hyjme ne Europe, por asnje nga ata banditet e 45-54 nuk do e kene ate fat. U kujdes Mehmeti me Kadriun dhe i spastroi. Femijte e tyre, po ata do hyjne se s’ben, por ata nuk kane mendjen tende. Nuk humbin ata kohen duke folur brockulla per Enverin, as nuk mburren ne Shqiperi se kishin patur te benin me bashkepunetoret e fashizmit. Kur ju japin demshperblim per prinderit e tyre, natyrisht e marrin. Po une nuk kam pranuar te marr demshperblim, megjithese me takon. Ja keshtu mavri e zeze.

    Reply to this comment
  16. PETRO May 2, 23:16

    Te dogji po nuk i thone kot mergata e qyqeve.qyqja eshte nje shpend i vogel qe mbareshtrohet por vezet i leshon ne folete e zogjeve te tjere.rriten bonjak te shkretet zoqt e qyqes dhe nuk e njohin atdhene se qyqja nuk ben fole.

    Reply to this comment
  17. SN May 3, 07:54

    Po sot nuk ka spiune? Ka sa te duash.Ata paguhen. Ne cdo tre vet njeri eshte spiune. Cdo kohe ka vrasesit e vet. Nuk eshte per te ardhur keq per ate qe ka ndodhur ne sistemin e kaluar.

    Reply to this comment
  18. intelektuali May 3, 09:52

    Shiko se cfare thone fanatiket dallkauke te enverit:

    Mehmeti ishte HERO i Luftes, Kadriu LEGJENDA e Sigurimit, Enveri qe i vrau te dy si qener te zgjebosur duke i masakruar edhe familjet dhe duke i shpallur edhe si poliagjente te Botes dhe armiq te Popullit, ishte Kumandari historik i te gjithe shqyptareve???

    KU ESHTE LLOGJIKA ELEMENTARE KETU?

    sepse:

    Te njejten injorante dhe dallkauke dru me pre, fanatike te partise se Punes thone:

    TE BEJME VETTINGUN AMERIKAN QE TE KAPIM FASHISTET!

    Ku gjen QYFYRE me idiote se keto?

    Reply to this comment
  19. BERLINI May 4, 13:51

    RESPEKT TE PLOTE PER INTELIGJENCE SHQIPETARE….dhe ata qe Llapin , Kunder Luftes se sig.te Shtetit jane INJORANTE DHE PINJOLLE TE ATYRE QE Vrane dhe Bashkepunuan me Kokupatoret Nazi-Fsahiste..
    ESHTE PER TU VLERSUAR DHE STUDJUAR, se Shqiperia nje Vende i Vogel jua “Futi” Agjenturave me te Medha si ajo Anglo-Amerikane…
    1-Tregon se Shqiperi kishte Burra me Tope, dhe te Afte…Nuk ka RENDESI, se c´fare Sistemi ishte ne Shqiperi…E DIME QE ISHTE DIKTATORI..por te mos HARROJME SE SI FQINJET TANE JUGORE SI DHE ATA VERIORE, Hapen Gojen per te GELLTITUR shqiperine:::respekt edhe per z.Luci..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*