EKSKLUZIVE / Letër e Hapur: Pse unë Agrufa, u ndava nga tufa

October 1, 2020 11:40

EKSKLUZIVE / Letër e Hapur: Pse unë Agrufa, u ndava nga tufa

Ndoshta është pak edhe faji im.

Le ta themi hapur: Nëse nuk do të isha – ajme, për të zezën time – një poet i famshëm dhe ekspozues i paepur i krimeve të komunizmit mu në zemër të një qeverie të drejtuar nga bijtë biologjikë dhe shpirtërorë të regjimit, në krye të një institucioni anti-bollshevik që Edi i Kristaqit e miratoi vetëm sa për sy e faqe…

Nëse nuk do të isha pra, një Jevtushenko, një Pasternak shqiptar, një krijesë e bekuar dhe mallkuar njëkohësisht nga vetë talenti im, ndoshta asgjë nga këto nuk do kishte ndodhur.

Mbase do isha rehatuar dhe unë me ndonjë rrogë të fisme nëpër zgëqet e administratës; pa do kisha marrë dhe ndonjë titull shkencor duke vjedhur punimet e të tjerëve siç kanë bërë të gjithë dhe do kisha vëne shapkën mbi sy.

Po ja që unë jam gatuar ndryshe: Unë jam mësuar të jem në ballë të jetës shoqërore e të denoncimit të padrejtësive. Me fjalë të tjera, një Stakhanovist i Denoncimit. Aaa, s’i duroj këto gjëra unë. Shkojnë e më quajnë heronj të antifashizmit, partizanët e vrarë gjatë luftës anti-fashiste, komandantët e komisarët e tyre. Ju i fusni në listën e heronjve? Unë i fus në listën e kriminelëve!

Sepse të tillë ishin, të gjithë me prirje diktatoriale. E di unë, se kam studiuar në institutin Gorki. Mendo, e kishin projektuar uniformizimin gri të shoqërisë së ardhshme që atëherë, kur hanin të gjithë bukë misri me djathë e qepë. Të gjithë pa përjashtim!

Kurse prirjet-liberalo-demokratike të nacionalistëve ia bënin mu mor zotëri, se kemi kryer studime ne në institut për këtë. Në tavolinë kishte larmi pikëpamjesh dhe qëndrimesh. Dikush ishte më afër me italianët, ca të tjerë me inglizin, të gjithë bashkë me gjermanin…  Me pak fjalë, një parlament i vërtetë demokratik.

Të tjerë madje ishin njerëz me kontribute, bij e nipër atdhetarësh e rilindasish. Pse budallenj ishin ata që u shtruan këmbëkryq me gjermanin? Nuk e dinin ata që do vinte një ditë kur frojlain Merkel do ta kishte në zemër Shqipërinë?

 Nga kjo anë, Edit i heq kapelen.

“Jam i juaji, jemi tanët,” u tha socialistëve dhe faap, ua mori partinë. “Jam i të gjithëve, jemi bashkë,” u tha shqiptarëve dhe faap, i dhanë qeverinë. “Nuk ka socialistë e demokratë, Shqipërinë e kemi bashkë,” u tha të gjithëve dhe naaa, opingën e Sheros i dha secilit.

Prandaj dhe ja kam inatin. Po mirë mor burrë i dheut, i thashë, aty ku e ndave Shqipërinë për dhjetë misionarë të ndriçuar që po e marrin atdheun për dore drejt qytetërimit, s’kish vend dhe për mua, të njëmbëdhjetin? Ta kishim bërë një ekip kombëtar tamam.

“Lëre atë punë,” më tha, “i njëmbëdhjeti jam vetë”. Dhe më dha një palo institut me ca fonde mizerabël. Mua, që jam institucion më vete.

  Nejse, unë atë e fal, por s’ka për ta falur historia. Domethënë, historia që do shkruaj unë. Se i thashë: Këta të kuqtë e tu duan të më çojnë ekip auditi në institut, të më kontrollojnë fondet, bukën e kalamanjvet. Kjo është diktaturë, ja thashë copë. Unë, a të kam çuar ndonjëherë ekip nga instituti për fondet e qeverisë? Jo, sepse jam luajal, jam Pasternak dhe Mandelshtam bashkë.

Për ta thënë të vërtetën deri në fund, në këtë letër të hapur po ju sqaroj se Edi në fakt më premtoi që në fillim të shtatorit.

“Lëri të bëjnë gam gam, se më duhen për vota. Do lëvrojmë projekte të tjera për institutin tuaj, po shiko se mos më lë pa studiuar jetën dhe veprën e Mit’hat Frashërit!”

“Sill paratë,” i thashë me ashpërsi, “pa studioj unë edhe Mit’hanë, dhe atë që bëri Mit’hanë”.

Po Abdylin nuk e desh. Është rilindas démodé, tha, pa pikë shije. Shife si vishet, si provincial.

Mirëpo do ti? Ra tërmeti i parë, e parandjeva të keqen. Mooos, thashë me vete, më mbetën pasojat e komunizmit pa studiuar. Edi, i thashë, jemi në kampe të kundërta dhe armiq të urryer, por më sill lekët. Do presësh pak, më thotë mashtrua. Dhe kujt, mua që kam lindur fiks më 1 prill!

Ndërkohë unë kisha nisur letrat, dokumentet, paditë gjyqësore, se këta diktatorët të bëjnë gjëmën ore.

Ndaj them, seç kam një parandjenjë se edhe tërmetin e dytë e ka stisur vetë, që të mos më jepte fonde dhe të më rraste auditin.

Por unë nuk epem. Këtej nga ekzili i hidhur, me ato pak kursime që kam, do ta vazhdoj luftën kundër komunizmës. Do jem, si të thuash, një biçim Milan Kundera i Shqipërisë. Po nuk më kërkoi falje Edi personalisht dhe të më thotë, “Kthehu o gjigand, se është bërë një gabim në përkthim,” unë do formoj këtu një mërgatë të re qyqesh.

Le të thonë gojët e liga, se Tufës që ndahet nga kopeja, nuk i bie as rrufeja…

Ahhh, talenti im i mallkuar, ai i ka fajet për të gjitha!

 

*****

SHËNIM – Gojët e Liga është rubrikë satirike. E kotë të përsërisim se disa ngjarje reale kanë një satirë të papërballueshme karshi dozave tona modeste…  

October 1, 2020 11:40
Komento

16 Komente

  1. intelektuali December 4, 22:30

    GAZETA DITA QE SHKRUAN VETEM NATEN

    per:

    Te aktivizuar Tufat e VAMPIRET te Enverit,

    qe:

    Mbushen lumenj me gjak njeriu ne Shqypni edhe gjate Luftes edhe pas saj dhe tani duan te pine edhe gjakun e Agron Tufes,

    qe:

    E rrethuan Vatanin me tela me gjemba anembane dhe e bene si nje kamp perqendrimi Auschwitz duke e izoluar totalisht nga Bota e Jashteme per afro 50 vjet me radhe,

    qe:

    Familentuan ekonomine me tollona dhe bunkere dhe e beone popullin si nje fis prej Afrike Zulu, qe sapo ra Muri i Berlinit u kerceu dyrekeve te anijeve si majmune xhungle per te ikur ne azil, pa patur as breke ne bythe,

    qe:

    Vazhdojne dei me sot te pine gjakun e shqyptareve me ZOMBIT e tyre qe i zgjedhin ne pushtet papushim per te vrare njerez te pafajshem si enveri, per te vjedhur pasurite kombetare dhe fondet publike njesoj si Enverit, per te kercenuar kundershtaret si Agron Tufen dhe ndeshkuar per shpifje dhe “propagande e agjitacion” njesoj si Enveri

    dhe:

    DUKE NDERUR BYTHEN DHE KERKUAR NDIHMA BOTES DEMOKRATIKE NJESOJ SI ENVERI.

    SHËNIM – Gojët e Liga te intelektualit është rubrikë satirike. E kotë të përsërisim se disa ngjarje reale kanë një satirë të papërballueshme karshi realitetit te hidhur qe tregon intelektuali…

    Reply to this comment
  2. Flutura Llacka ne proteste December 4, 22:44

    Me parrulla para Kryeqytetit

    Perse qytetaret shqiptare si kuptojne katunnaret inteligjente si Tufja dhe Llacka ?

    perse shqiptaret s’i konceptojn dot sharlatanet ?

    ku eshte i zgjuari Pd-s basha ?-

    hidhi tironsve molotovat inteligjente se a iku truri per Lesh !!!!!!

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku December 5, 00:25

    Edhe ikja ishte plagjiature:
    Ka kopjuar Malo Kadarene!

    Kam frike mos ja kuptojne hilene…
    Dhe e dhjesin halene!

    Reply to this comment
  4. alphade December 5, 07:25

    iku edhe nje nazi-fashist-ballist ! Nje jashtqitje me pak e
    Kombit shqiptar ! Nuk ka asnje shqiptar qe t’i ndyje duart
    me nje si AGRUFA….”qe na u ndaj nga tufa” ! Pse ka qe-
    ne ndonje here ne “TUFE” ky ?! Shkoi ne Zvicer sepse po te kishte shkuar ne ndonje vend qe ka luftuar kunder
    mortajes fashiste do ta kishin kthyer pako- postale ne
    Shqiperi si mohues e shtremberues i Luftes se Madhe
    Patriotike Antifashiste: SHBA-ANGLI-SHBA…..!

    Reply to this comment
  5. intelektuali December 5, 08:15

    Euro Azilant Maloku qe dhjet ne rruge:

    BEJI TE FALA FALA TAULANT BILBIL XIBRAKES
    QE S’KOPJOI KADARENE SI GABEL I BRAKES
    MBETI NE LIBRAZHD TE NDERTOJE KOMUNIZMIN
    ME DROGE DHE KOKAINE TE KTHEJE ENVERIZMIN
    BULEVARDIN E TIRANES E MBUSHI ME VAMPIRE
    FESTOI LANC-IN JUGOSLLAV SI DERR ME BRIRE
    SI TE GJITHE DERRAT E FERMES SE ENVERIT
    QE AGRON TUFEN E ZBUAN SI DJAJ TE FERRIT

    refren:

    PRANDAJ ZOTI JU NDESHKOI
    TERMETIN E LIG JU DERGOI

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 December 5, 16:30

    he ti je për të të shkërdhyer edhe me tokën ku shkel!!
    hy copa e ndyrësirës!!
    hy hale që su mbushe kurrë!!
    ps:koçin si ma ke??vazhdon të të qijë tët ëmë dhe në botën tjetër??
    atje mesiguri që ai zoti yt i mban në pëllëmbë të dorës!!koçit i ka rritur karin satëme i ka ngushtuar pidhin dhe i ka hequr dhëmbët!!
    e ke trevrimëshe tashti o beqir lulishtesh??

    Reply to this comment
  7. Ladi December 5, 19:04

    Muahahahaha, ky katrani paska lindur me verte me 1 prill !!!!!!!

    Reply to this comment
  8. Pesa karo December 8, 10:58

    Po nuk jau ka fajin Tartufi qe juve keni ngelur ne id komunist,(se ne ambicie mbani figure demokracine) dhe e dyta te gjithe ballistet i keni jashte kufirit. Tregojauni qejfin po ja u mbajti byça “ballisteve” te malit te zi, “ballisteve-neo bolshevik” te serbise, “ballisteve” ne maqedoni, “ballisteve” grekoqire. Edhe pastaj merrni shembull nga kosovaret qe menjehere pas luftes po bejne ndrimin te figurave me peshe ne politike qe kane qe mbas lufte vetem ne pushtet. Ose levizni me mini-funda ne mini-shengena, nderkohe qe vuçi ju ben per dy pare e gjysme, edhe ju kujton se kush eshte agresori ne reçak atehere kur ne stermundohemi te bashkepunokërkemi per fqinjesi te mire e pa kufirëra, me shkëmbime territoresh etj etj si keto. Per keto keni ndonje ide si do hyni ne histori ? Po vellezerit e esatit e dini kush jane dhe kush po i promovon ?

    Reply to this comment
  9. KORÇARI December 11, 18:59

    Booooobo na iku dhe ky Tufa i Bagëtisë , tani na mori lumi hahahhaha
    DITA , RUBRIKA “GOJËT E LIGA ” ËSHTË SUPER. BRAVO

    Reply to this comment
  10. Ti fusim &1 ha ha ha mbrapa October 1, 16:17

    po juve ia fusni vetes o zoteri! Nqs iken nga tufa atehere nuk rri me delet e tjera. ne kete rast eshte ujk? Sa dele te mire komentuesish qe keni, i bie per tu thene. Qe nuk japin mendimin e tyre po thjesht ia mbeshtesin njeri-tjetrit ose bejne sikur zihen. Aç me puth pak ne prapanice o sali protopapa do ti shkonte me shume gones sesa nje shkrim derdimen denigrues i nje te larguari qe ka thyer qafen nga Shqiperia. A i ben kujt pershtypje kjo qe komunistet aktive bene qe te largohet dikush qe kish per tu marre vetem me formalitetin e hapjes se dosjeve??

    Reply to this comment
  11. Arben October 2, 21:24

    shoket sllavo kumunist te dites,

    me nder muhabeti na hani mune

    Reply to this comment
  12. Tori October 4, 10:10

    O Antiçensure me ca numra mbrapa,te dija njeri me kulture por qenkam gabuar rende.I vetmi fjalor i joti qenka ky prej rrugaçi.Me fal se te paskam pas kuptuar gabim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim