EKSKLUZIVE: Letra e fundit e Adem Jasharit

Bedri Islami * March 5, 2016 22:17

EKSKLUZIVE: Letra e fundit e Adem Jasharit

Dëshmia historike e një letre, dërguar nga Drenica

Në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të UÇK-së ruhen mjaft dëshmi që kanë lidhje me figura të jashtëzakonshme të luftës dhe ngjarje madhore të saj. Mes tyre, si një pasuri e vyer e kombit, ruhen edhe letra të shkruara nga personalitetet drejtuese të saj, në kohë dhe në vende të ndryshme, e për probleme që kishin lidhje me luftën, përgatitjen e zhvillimin e saj.

Ndër më të vyerat janë kasetat me inçizime të ardhura nga Adem Jashari dhe grupi i Drenicës, filimime, por edhe letra, njëra nga të cilat, mjerisht e fundit dërguar prej tyre, tani, në dhjetor, bën 15 vite. Ajo ka vlerat e saj historike, si një nga dëshmitë e luftës, por edhe vlerat njerëzore, sepse pas rrjeshtave të saj fshihen njerëz me ideale të mëdha, të cilët e kanë dashur Shqipërinë më shumë se sa dritën e syve.

Këtë letër, në 15 përvjetorin e saj, mendova të bëj të njohur për lexuesit e gazetës DITA, e cila edhe me herët ka bërë vend në faqet e saj për një periudhë të ndritur të Rilindjes së Kombit.

Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vëllai, Hamza, dhe e nënshkruar nga një grup luftëtarësh të Drenicës është njëri ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithësecilin rrjesht të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas. E shkruar thjeshtë, si gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete dëshminë historike, jo vetëm të një beteje.

Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht në dhjetor të këtij viti. Fillimisht ajo është faksuar, nga jashtë Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit, e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale. Letra ruhet sot në arkivën e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet në Kosovë.

 

Ja edhe letra, thuajse e plotë:

 

“Të dashur shokë e vëllezër,

Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti civil të tipit “niva” me katër përsona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjjja e Binakajve dhe pikërisht afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t’i identifikojë, por ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitrur njëri prej tyre se “jemi shqiptarë” dhe porsa ai e mbaron fjalën, njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë. Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të thyer dhe shenja gjaku.

Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky thehet në shtëpi dhe bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i mundshëm policor.Ashtu edhe ndodhi.

Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda, të shoqëruar edhe nga një “NIVË” dhe mësyejnë lagjen e Binakajve. Këta, shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt dhe në gardhiqet e afërta. Porsa mbërrim ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtimesh të ndryshme, për të përhapur panik. por, në atë kohë, forcat tona, të përbëra,  si e thamë edhe më lart, nga katër përsona, hapin zjarr dhe e kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në teknikë, bëhet tërheqja në drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyejnë nga pozicioni që e zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati.

Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat.

Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të anëtarëve, ngjarja zhvillohet kështu: Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart, kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e antarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të veten dhe me vonesë u bë e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të shpien drejt vendit të ngjarjes. Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjezit të zihen pikat më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga prishtina. U caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të jetë ashtu.

Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pasë mundësi edhe më heret, pra në vend tjetër t´i ” shkurtojmë”, por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar edhe me helikopterë. I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 – 4 e deri në 5 veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të mos i përshkruar tash të gjitha.

Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës 10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14.

Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, e pandërperë, harxhuam shumë municione, sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët, përveç harxhimeve në municion, nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është më e rëndësishmja, edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami.

Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se kanë qenë të hendikepuar nga paniku. Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska kundër gazrave, patrona lotësjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati Lludeviq e deri në vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gëzhonjat. Damet e pësuara nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblind i kallur, një i prishur, mitralozin e shkatrruar, njërin nga ” pizgauerët” e djegur e disa blinde të damtuar pjesërisht. Helikopteri dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat e veta të vetmuara, gjysëm ore para se të tërhiqeshin.

Kemi kërkesa të mëdha për anëtarësim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqsohemi me nji nga shokët tonë të mëhershëm që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën emrin e tij konspirativ “VESHI”.

Në fund të këtij rrëfimi ju përshendesim përzemërsisht nga Drenica.

Lavdi të rënve për liri.

Nga një grup shokësh,

Të nënshkruar: Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri.

 

 

Një sqarim për lexuesit: Kush janë të nënshkruarit e kush është “Veshi”

 

– “Rafeta”  ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

– “Gipa” ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës “Fehmi Lladrovci”- vrarë në luftë),

– “Zena” ishte Zenun Kodra,

–  “Dili”  ishte Fadil Kodra,

–  “Nura” ishte Nuredin Lushtaku,

–  “Dyli” ishte Hamëz Jashari,

–  “Gafurri” ishte Abedin Rexha, i njohur më vonë si “Sandakani”, komandant brigade, i vrarë në luftë.

 

Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat superiore, gjeneral major e më tej. Ndërsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit – gjatë luftës i caktuar me detyra të një rëndësie të veçantë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës, si përfaqsues i saj në Shqipëri dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Jam mrekulluar gjithnjë prej kësaj letre, që kur e kam pasur në duar për herë të parë, mrekullohem edhe tani. Përgjithsisht aksionet e ndryshme të UÇK-së janë informuar në Shtabin e Përgjithshëm ose në Kryesinë e Organizatës. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letër, e shkruar thjeshtë, nga njëherë duke i rënë shkurt disa ngjarjeve, ajo ka në vete edhe një vlerë të madhe: Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emërin e shokëve dhe të luftëtarëve të lirisë.

Rreth tre muaj pas kësaj letra Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të lexojë këto rradhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme.

**********

Botuar për herë të parë në DITA në 19 dhjetor 2013

Bedri Islami * March 5, 2016 22:17
Komento

46 Komente

  1. Drenica December 19, 12:33

    I kame njoftur nga afer qe te gjithe kta trima.
    Lavdi e perjetshme!
    Bedri une kame nje kerkes qe te gjurmosh pse Hamz Jashari u largua nga LDK ne menyr demonstrative sepse serbofilet e LDK sot po manipulojn me nje foto te Ademit e po genjejn se gjaja Ademi ka qen ushtar i Rugove.
    Pyt pse Hamza u tradhtu nga LDK kur Hamza kekoi pelqimin e LDK ne veren e vitit 91 ta marrim armatimin e mbrojtjes civile qe ka qen i stacionum ne fabriken e municionit ne Skenderaj .
    Me sa e di une te nesermen ose po ate mbremje ushtria jugosllave e ka marr ate armatim dhe e ka vendos ne Zveqan .
    Per kto ngjarje kerkun nuk po lexoi kurr dikush duhet te tregoi.

    Reply to this comment
    • unikatlT December 19, 14:01

      [email protected] une kam te njeten kerkes ,bash tash isha duke lexu e kurr mos e lexofsha nje shkrim ne borba sot te bajrush morins.Ata kan dhez nje debat sa te nxeht aq edhe te rrezikshem ku me kembngulje thojn se Adem Jashari ishte deri ne ramje me ldk-lkj!Dote ishte shume mire qe dijetaret tan te mirren me kete pune.Vizita e Isa Mustafes ne familjen e JASHARVE ne Prekazsa ishte e mire e rregullt ishte edhe njeqind her me e keqe ,me poshtruse ,ku u pa fare mire synimi i tyre qe ta poshtrojn krahun e luftes dhe te perfitojn nga te vdekurit disa heronje te vertet disa te futur tinzisht ne piedestalin e heronjeve dhe lirise !TE GJITHE ATA QE LUFTUAN ,DHAN JETEN PER ATEDHE JU QOFTE I LEHTE DHEU I SHQIPERIS MEME!

      Reply to this comment
    • albert November 28, 21:06

      Drenica!
      Nje pune nuk e kam te qarte. Ademi trimerisht luftoi 48 ore kunder serbeve dhe gjate gjithe asaj kohe asnje luftetare i UCK nuk i shkoi ne ndihme. Ku ishte UCK dhe perse nuk tentoi qe t’i ndihmoj komandantit legjendar ???

      Reply to this comment
      • Ejup Gashi July 17, 14:06

        Shume thjesht o Burr i dheut se askujt nuk ja ka mbajt bythja me shku.Le te flasin e le te genjejn sot sa te duan e kush te doj se asnji nuk ka patur guxim me shkue se po te kishin shkuar veq nja 20-30 vet ndryshe do kishte rrjedh ngjarja krejt.Ne vitin 1991 kur u rrethuan jasharajt ishte ndryshe aty kishte nga te gjitha anet e vendit e biles aty ishin edhe 4 trima nga Kopiliqi e Aqareva,siq ishin Shaqir Gashi e Sejdi Reka Shala nga Kopiliqi i Ulet si dhe Avdullah Jeta me njifare Veselin nga Aqareva.
        keshtu pra Vellezer e Motra me fol dhe me vepru drejt eshte shum e thjesht.Drejtesia vonon por ajo gjithmon fiton.Me nderime Ejup Gashi

        Reply to this comment
    • karkanxholli May 28, 12:07

      Baca Hamz para se mu antarsue me naj subjekt politik ka ken delegat nSindikaten e Pavarur Metaliste te Kosoves ku kryetar ekemi pas te ndjerin Agim Hajrizin

      Reply to this comment
    • karkanxholli May 28, 12:14

      I nderuar edhe un kam ken bashksindikalist i pavarur metalist me bacen Hamz e Remzi Hoxhen qe kem pas organizue qe tan puntort mei bashkue e meju hy neper fabrika qysh nakan largue me dhun e meju sic tghojke baca Hamz duhet veq me plumb e te armatosur me hi neper Fabrika e jo me mbajt kongrese si gorani hajrullah ne okupim me mbajt kongrese e un e baca sjemi shkue nkongres …

      Reply to this comment
  2. Ramadan Xhinovci December 19, 13:20

    Shume impresionuese dhe domethense kjo leter e Grupit te Drenices. Keto jane Dokumente e prova te cilat hedhin drite mbi luften e UCK-se e shumeqka tjeter.
    Vetem nje gje nuk e kame te kjart?!.
    Kete leter si qe shihet e ka nenshkruar edhe vet Adem Jashari dhe se e njejta i eshte dedikuar Shtabit te pergjitheshem te UCK-se si dhe Levizjes Popullore te Kosoves.

    1. Kush ishte Komandant i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se ne Dhjetor 1997-es?
    2. Ishte edhe Adem Jashari anetar i ketij Shtabi?
    3. Ku ishte vendendodheja e Shtabit te Pergjithshem te UCK-se ne Dhjetor 1997-es?

    Kemi lexuar shume e shume informata qe ne te shumten e rasteve edhe jemi dezinformuar, andaj nje pergjigjeje ne keto pyetje do te sillte kendellje ne informimin e drejte dhe ndriqimin e kesaj te vertete te Madhe historike.

    Reply to this comment
    • Sefedin Krasniqi December 19, 15:27

      I nderuari Ramadan Xhinovci,

      Nëse do ta dish kush ishte Komandant i Shtabit të Përgjithshëm në vitin 1997 duhet ta lexosh librin e Muhamet Kelmendi: “Pse nuk u ndërtua Fronti për Çlirimin e Kosovës”.

      http://www.dardania.de/vb/upload/archive/index.php/t-28918.html

      Këtu më sipër do të gjesh se 47 komunikata në emër të Shtabit të Përgjithshëm i ka lëshuar LPK-jasht vendit. Sa për njoftim, Muhameti ishte sekretar i LPK-së në atë kohë. Muhameti dhe askush deri sot nuk e ka pohuar që Adem Jashari ka qenë anëtarë apo Komandant i Shtabit të Përgjithashëm. Këtë që po e them nuk ka për qëllim ta deskriditoj luftën titanike të Adem Jasharit, por e vërteta megjitahë duhet të thuhet, sepse ka zëra që thonë se Adem Jashari as nuk e ka ditur e as nuk është pajtuar që UÇK të del haptas në varrimin e mësuesit Geci, por Rexhep Selimi s’e ka pyetur.

      Bedri Islami moti pomundohet ta mrekulloj publikun me “arkivin e LPK-së” sikur ajo LPK të kishte qenë në hënë e jo në tokë. Madje Bedri Islami është zgjedhur kryetar i LPK-së jasht vendit si kompromis i LPK-Dega në Zvicër dhe LPK-së Dega në Gjermani që dojshin të vriten mes veti (Muhamet Kelmendi)
      Pasi nuk kam qenë as atëherë as tash anëtar i LDK-së, nuk dua të spekuloj për Hemzen pse është larguar nga LDK, por me dhjetra persona (procesverbale) dëshmojnë se Hamza ishte themelues i LDK-së në Skënderaj.

      Po ky Bedri Islami, në një korresponcë private është munduar të më bind se Ahmet Krasniqi dhe Fehmei Lladrofci kanë luftuar kundër njëri tjetrit në Gispoc, por kur shkova në Prishtinë ta takojë “deshmitarin” e Bedriut, më thanë (babai i tij) se gjoja nuk qenka mire nga mendja, por nga ana tjeter doli se deshmitari (komandanti i Bedriut Mensur Kosumi) i kishte uzurpuar gjysën e lokaleve shoqërore në Dardani në Prishtinë.

      Aksionin që e ka përshkruar Bedri Islami, e ka thënë në librin e vet Gani Geci

      http://www.trepca.net/kultura/libri_gani.geci/lufta_pa_maska_gani.geci.htm

      Unë kam vetëm një pyetje për të gjithë .

      Pse nuk u mbajt kurrë asnjë SIMPOZIUM për UÇK, kur u themelua, kush e themeloi, kur u formua SHtabi, sa veta ishin të pranishëm, me sa vota apo me urdhër të cilit organ u emrua Komandanti i Parë etj. Ndoshta Bedri Islami i ka në “arkivin famoz të LPK-së ” ku më shumë ka sharje dhe kërcënime për tradhëti mes anëtarëve të kryesisë sesa “aksione çlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera nën Jugosllavi”.

      Lexim të këndshëm

      Reply to this comment
  3. Luftetari December 19, 15:08

    Nuk dyshohet ne leter aspak,por ne adresë marresin dyshohet qe nuk ka egzistue kjo far LEVIZJA POPULLORE….
    Per keto ngjarje tregojn me se miri te gjallet e Familjes Jashari.
    KJo leter thjesht eshte shkrue per te njoftuar ata qe deshirojn te ndihmojn ne luften e me tutjeshme.
    Askun nuk egziston kurfar dokumenti qe kjo far levizja popullore ka ndihmue Adem Jasharin,per kundrazi disa ndihma finansiare te tubuara nga diaspora enkas per Familjen Jashari ne Prekaz u nalen nga kjo far Levizja Popullore per te mos ju dergue kurr.Kete e thot shumë mire Rifat Jashari ne emisionin pa rrotlla qe nuk i pelqen aspak Milaim Zekes..

    Reply to this comment
    • Mendim shkreli December 19, 18:04

      Krejt ata qe permenden ne kete leter, me perjashtim te Hamz Jasharit kane kene antare te Levizjes Popullore te Kosoves. Pra edhe Adem Jashari, Nuredin Lushtaku,Ilaz Kodra, Fadil Kodra, ramiz Lladrovci, Abedin Rexha, Zenun Kodra, keshtu qe lidhjet i kishin vetem me kete organizate.Per ma teper mund te lexosh ne letrat e Fehmi Lladrovcit, nese te thote gja ky emer.Edhe ndihmen e kane marre prej saj, aq sa ishte mundesia,edhe lidhjet i kishin me te. Bedri Islami ishte kryetar i organizates.Kjo eshte e tana, nuk ka tjeter, kete e dine edhe femijet ne Kosove.

      Reply to this comment
  4. Drenicak December 19, 15:24

    Ti me nofken unikatil une e di saktsishte qe as Hamza e as Ademi huq bash hiq kurgja te perbashk nuk kan pas me LDK perkundrazi strukturat e LDK kan qen shume armiqsor me Hamzen seose Hamza ka qen me aktiv biles ai pat kalu me partin Republikane me Reshat Nurbojn nga Peja.
    Gazeta Serbe Bota Sot ben shantazh me njerzit qe nuk kane qen ne ngjarje dhe te disave qe jan ahmaka besa edhe fal budallakut te vllezverve Geci .Une pres nga Bedri Islami qe ta shfrytzoi auturitetin dhe ti zbarfh kto ngjarje jo me lu koqe gazeta serbe bota sot.

    Reply to this comment
  5. Drenicak December 19, 15:45

    Ramada Makerrmali mos po kerkon qe ne vitin 97 Ademi te isht Vesli Klarcu .
    A e imagjinon ne qfar rrethanash kane ban aktivitet aa mos ke prit qe zyra e Rugovnes te ishte selia e Ademit!!

    Reply to this comment
    • Ramadan Xhinovci December 19, 18:01

      Ore Drenicak dil me emer e mbiemer te plote ej. Une dua te dije me kend bisedoi dhe beje muhabet.
      Me duket se pyetja ime ska te beje fare as me Klarkun e as me Rugoven. Ishte thjesht nje pyetje qe deshirova pergjigjeje, pergjigjeje te vilen veshtire se do e marr, nga qe si duket nuk qenka veni i duhur.
      Pyetja ime nuk eshte bere nga qe dyshoi per luften e UCK-se, te Adem Jasharit e Drenices ne pergjithesi, po nga qe si e kame thene te shume mjegullinave dhe dezinformimeve qe na servohen neve lexuesve te thjesht!

      Reply to this comment
  6. male osdrimi December 19, 16:15

    Dhe eshte per tu cuditur Bedri, se perballe shtatores se Adem Jasharit shikon dritarja e shtepise se Hysen Thacit dalezotesi i Drenicakeve ne vitet e errta 45-47. Shume trima dhe heronje te luftes u rriten dhe u burreruan me frymzimin e emrit te tij, gjej rast te perkujtoj Herojte Arben Haliti, Abaz Thaci, Enver Hoti. Shume te tjere ndjejne ne vetevete peshen e rende te hareses per frymzuesin e formimit tyre kombetar. Shpresoj nje dite te kujtohen dhe ta kujtojne “djalin me te dashur dhe Trim te Drenices”- (citoj Bije Vokshin ).

    Reply to this comment
  7. Drenica December 19, 16:21

    Zoti Krasniqi Hamza une dhe disa te tjer kemi qen ne kuvendin e pare te LDK ne Skenderaj por ne ate kuvend edhe Hamza edhe une kemi humbur sepse atu dominun antart e lidhjes komuniste dhe na munden ne disave qe ishim me CV te paster kombtarisht ti e din qe atu u zgjodh edhe i biri shkines nuk po ja tham emrin se i lendoi djemt e ti.
    Pas ati tubimi ne mnyr demonstrative Hamza eshte nda nga LDK.

    Reply to this comment
  8. Daku December 19, 22:17

    O Bedri Islami mos u be me kosovar se kosovaret. Leri kosovaret se i dine me mire se ty punet e tyre. Ke fol boll deri tani, dhe je fut edhe ne çeshtje qe nganjehere i ke trajtuar me nje padijeni dhe protagonizem aspak realist dhe shpeshhere edhe me dizinformim.
    Edhe nese ke ndonje kontribut, lerja atyre qe te kane njohur ta vleresojne.

    Reply to this comment
    • Samir November 28, 21:47

      Njerezillekun nuk ta meson kush. E kena me te leme. Bedria nuk shkrun me i dhane vedit emen. Ne vend qe me shit prralla politike, ai ka nda me ne nji leter qe deshmon trimnine e patrioteve te Kosoves. Bedria asht ma kosovar se disa kosovar, por asht aq shqiptar sa me e thirre vedin kosovar, dukagjinas, apo lab. Kosova asht krahine e Shqipnise, e ishalla don Zoti, e bashkojme atdheun e te pareve.
      Gezuar Diten e Flamurit!

      Reply to this comment
      • LILOLABJA March 6, 00:13

        Samir
        Ndaj te njejtin mendim me ju ,mjaft me keto perçarje jemi te lumtur qe ja arritem kesaj dite fale Komandatit te pa harruar Adem Jasharit dhe gjithe Heronjeve dhe Deshmoreve te kesaj lufte qe dhane jeten per Kombin.
        Lavdi Heronjve dhe Deshmoreve te luftes per lirine e Kombit !
        Familja Jashari i ka kaluar kufijte e Kososves eshte e gjithe Shqiperise !
        Ne jemi te gjithe Jashare nga Prekazi .

        Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE December 19, 22:38

    Eshte genjeshter e kulluar e Ibrahim Rugoves dhe e vazhduesve te tij se Adem Jashari ka qene ushtar i Ibrahim Rugoves dhe LDK. Eshte nje e vertete tjeter se LDK ka frekuentuar me familjen e Shaban Jasharit, me spiunet e saj si Fehmi Agani dhe disa “te burgosur politike shqiptare” (ne Kosove), Bujar Bukoshi (ne ekzil) etj. per qellime dhe hesape te vetat, per ta prure ketu dhe ne kete gjendje luften e shenjte shqiptare te UÇK dhe te Komandantit Legjendar Adem Jashari, per ta thyer e shkelur betimin e UÇK per bashkim kombetar… LDK eshte faqja e zeze e shqiptariseeshte aleatja e Sali dhe Lul Serbise!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. Vitia December 20, 08:57

    Mos u ngutni me komente dhe konstatime si “serbofilet”e LDK (ju Drenica) ka serbofil edhe nga LDK-ja edhe nga PDK edhe nga …..ka edhe ne Drenice bile ma shum se gjithkund,jam i bindur,por nuk na vlejn ato gjera sot,sepse ne lufte dhe pas luftes te gjith kan kontribuar diqka dikush me shum e dikush me pak por sejcili diqka ka dhene.Eshte kohe paqeje tani,lufta e UCK-s dhe e sejcilit duhet me dale ne shesh nje dite por mesoj se akoma eshte heret,perndryshe historia do te shkruhet dhe ate ne origjinal sepse jemi akoma gjalle dhe jemi deshmitar per cdo gje qe ka ndodhur.
    Sa ishin serbet ne mesin tone dhe benin qmos ne ne, ne ishim te mire mes veti, tani nuk jan serbet ne fillojm dhe e qujam njeri tjetrin serbofil, etj etj.Vertet nivel i ulte i vetdijes sidomos per ty Drenica qe ke shkruar,duhet te kesh turp sepse te jesh i vetdijshem se pikrisht ti nuk je askushi,sikur te ishe nuk do te shkruiaje keshtu.Ki kujdese.

    Reply to this comment
    • granit ibriqi December 20, 11:05

      Ngom bukuros kur behet fjal per luft kunder pushtuesit dh kunder serbis
      Perkatesisht ,drenica eshte i vetmi.vend qe duhet te permendet prej azem galices
      Shaban polluzhes ,Tahir.Mehes e ne fund me kurorizimin e lirise familja jashari.Ibrahim Rugova ishte kunder UCK me nje.struktur paralele me te .
      Sa do qe provojn si thone ne drenic “me la mut me shurr” LDK tu fillu me faktet qe
      Eqrem Kryeziu e quan uck organizat teroriste e ademin legjender themelues te saj
      E deri te rugova qe ju e ngritni figuren e tij duke mos respektuar as edhe nje her familjen jashari si shum shqiptar e nderkombetar pas lufte tregojn.me se miri se kush u ofrua e u puth ne okupatorin e kush e luftoj ate.

      Reply to this comment
    • DRENICA E KUQE December 20, 11:43

      Jo ebu ti “Vitia” ja paske fute kot kesi heri. Kerkund me pak se ne Drenice nuk ka pase spiune. I dime ne qente “shqiptare” te Dushko Risitqit n’ate anen e juj. Drenices per asgje tjeter nuk i vini as te zogu i kembes, po per spiunllek “patriotik” e “kombetar” ja kaloni per miliona here. Jugosllavise e Serbise kerkush ma mire e ma shume se ana e juve dhe e Llapit nuk i ka sherbyer as i sherben sot… Ka “hafije” Serbia edhe ne Drenice, po na i dime ato “hafije”, ju atje jeni bere krejt bashke e s’po dihet ka sa po shkon pasuli. Medet per “atdhetarizmin” tuj e te LDK “PATRIOTIKE”. Po kush ju mbajti juve ne pushtet 5o vjet? Serbia e Jugosllavia, po kush tjeter do t’ju mbante. Populli shqiptar? Kurre.

      DRENICA E KUQE

      Reply to this comment
    • rrahman vitia November 29, 02:41

      viti ngadal mos merr turr me vleresu njerez,se sa kan njohuri sa jan te arsimuar apo te vetedijshem se qka thone e qka tregojne,nganjeher e verteta dhemb,por te qliron,dhe sherohesh me shpejt,eshte me se e vertet se LDKja ka manipuluar gjithmon opinionin shqipetar,se Ibrahim rugova e ka formu UQKne se adem jashari ka qen me rugoven,kso ndareje mese shumti i kan sherby LDKse dhe njerezeve si LDKja qe kur frigohen nga e verteta fillojn dhe marrin sukseset e te tjereve si te bera te tyre,kto veti i verteton edhe shkenca mbi moralin ,dhe ne edim se sa ka qen LDKja per qlirim per pavaresi,e per liri,,faktet te dhenat shkrimet faktet e shkruara deshmit e njerezeve qe kan qen prezent gjat ketyre periudhave tashme historike nuk humbin,ne dim se si ishte zmadhuar edhe figura e SALI FAZLIQIT ne kosove ishte mitizuar,dhe fill tash ka filluar opinoni ne kosove ta shef te verteten mbi sali berishen qberi kush ishte dhe sa ai ndihmoi kosoven,dhe sa demtoi shqiperin,per ta dobesuar kosoven dhe qete mund me leht te sundoj shqiperin,dhe ti bej qejf serbis.

      Reply to this comment
  11. S.p. December 20, 10:26

    Shume gjera ende nuk duhen thene hapur edhe tani pasi ish UDB e “transformuar” eshte prezente ne Kosove dhe mund te demtoje personat qe ju i kerkoni kaq hapur ose te afermit ne e tyre ne Kosove apo edhe ne shtetet e tjera, sic ndodhi ne Gjermani ku ata vrane dy luftetare kosovare.Kjo nuk thuhet per tu friguar por eshte domosdoshmeri.Ne kohen e duhur ma do mendja do te bahen patjeter prezent per te pasqyruar me qarte dhe me paster luften heroike te UCK-se dhe poshtersite e tradhetareve te luftes ne te dy krahet e shqiponjes.

    Reply to this comment
  12. UNIKATIL December 20, 13:52

    DRENICAK -te shpresojm qe e vertata per UCK te jete e plote dhe mos te perzihen o burre keta langoj pacifista se mos te ishte UCK-ja ende sot do ishim ner serbi.FLM-KLM

    Reply to this comment
  13. Shkodrani December 20, 22:16

    Ne nje kafe ne Shkoder,takohesha shpesh me Kosovare te larguar nga viset e terrorizueme nga famkeqja Paramilitare e krimeve Serbe. Kujtoj nje emer mesuesi Mete Bytyci,nga Istogu. -Na mori ne qafe Drenica- thoshte mesuesi dritshkurter,sepse Serbia merr shkak prej tyre e na shkreton krejt. Pra ky far Mete ishte nje proserb i bindun. Eh Drenica.!!! U dogj e u poq ne lufte me turk e shkja,por bretkocat e brrakave guakojne kunder saje. Po me kujtohet strofa e nje kange rapsodike

    Azem Bejta burri i burrit
    Ahmet Zogut po i con fjale
    Me mi prek djemt e Merturit
    Nuk ta fali per te gjalle.

    Dihen miqesite e gjakut te prishun te Zogolleve e Kryezive,si dhe sherbimet e tyre ndaj Serbise.

    Reply to this comment
    • turi December 21, 03:47

      Ja ke gjete fikse. U humbte vari gjithe trdhtarve. Lavdi e perjeteshme per gjithje lutetaret e lirise. Rofte kombi shqiptare.te pa haruar deshmoret e saje

      Reply to this comment
  14. sazan e karaburun jane vatanet e mija ,nuk i le se s'eshte pune .. December 21, 01:35

    Nuk di shume detaje per luften e KOSOVES ,por kam qene pjesemarres ne takime me JUSUF e BARDHOSH GERVALLEN dhe KADRI ZEKEN ,heret ne fund vitet ’70 ,aso kohe ishja ne UNIVERSITET (takime krejt te rastesishme ,por qe fati me coi atje ),
    Ruaj respekt per ata djem te persosur qe dora e ZGJATUR SHQIPTARE -SERBE i vrau .
    Jam plotesisht dakord me “GRANIT IBRIQIN dhe SHKODRANIN”.
    Di qe te them kete se DRENICA ,dajm ka qene djepi i SHQIPARIZMES ne KOSOVE ,bile DRENICAKET kane bere epope gjate gjithe koherave sido qe ZOGU me familjen tradhetare te KRYEZINJVE ,perpos qe hoqi qafe GJAKOVARET me trima si BAJRAM CURRI me shoke ,donte qe te fuste ne KLLAPE edhe AZEM GALICEN ,por AZEMI ishte TRIM mbi TRIMA si edhe burre qe e kishte fjalen te RENDE .
    Kush mundohet qe te mbroje IBRAHIM RUGOVEN eshte i njejte si ai Tradhetar e bir tradhetari brez pas brezi .
    RUGOVA ishte i INFILTRUARI i serbise ne radhet e Shqiptareve dhe kete e mbulonte me GANDIZMIN e tij fallco .
    Dasma nuk behet pa mish !

    Reply to this comment
  15. turi December 21, 03:43

    _ UCK dhe ADEM JASHARI do ngelen ne krenarin e kombite shqiptare. I lete u qofte dheu trimave. U HUMBTE VARI TRALLTARVE DHE SPINAVE

    Reply to this comment
  16. gollaku May 24, 19:47

    pershendetje bashk kombas !

    e lexova letren e grupit drenices shum prej ju jeni qorru prej lokalizmit e interesave shum te ngushta e nuk na ka hije kjo pune se kosova nuk esht sa kina po i ka veq 2milion popullat
    e te gjitha trojet e kosoves e secili katun ne kosov e bonu te bindun qe secili katun ne kosov ka dhan heroj e luftetar e koqak e idelasita e njerz per te miren e kosoves
    ,dhe secili katun i kosoves prej 1912 e deri 1999 nuk u met pa u la me gjak e qe se ka dikon te vram ose bile nji hero lokal,po dikush ka qef me i ba keto pune per kapuq e dikush per hater zotit e per qata ka shum keqkuptime ne rajone te kosoves jo na kena luftu e ju jo sa per ilustrim me i tregu nji komentusi ma heret qe tha ju anamorava nuk keni luftu po i tregoj se koqaku i fundit qe ka vepru ne kosov mas luftes dyt botrore ka qen pikrsiht nga ai rajon Hasan Alia – Remniku

    Reply to this comment
  17. P.A.B May 24, 20:55

    Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emërin e shokëve dhe të luftëtarëve të lirisë. (2) Rreth tre muaj pas kësaj letra Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të lexojë këto rradhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme. [artikulli]

    ***

    Askund nuk gjinden mburrje, se eshte karakteristike e shume “ushtareve” qe pas nje lufte te imponuar, ato kthen tek parmenda; a tek pozicioni qe kane pasur me pare. Krasniqi, Thaci e “gjeneralet” (vermahti po na del me me pak gjenerale se Kosova sot) nuk ikin dot ne shtepi, ata luftojne per Pushtet.

    (2) jo vetem nuk ka qene e rastesishme, sic thote z. Islami, por lufta e Ademit [te cilin e kam njohur personalisht] ka filluar nje dekade me pare! Dhe perpara se te vinte ne Tirane ku eshte tranjuar nda disa oficere Shqiptare, Ademi ka pasur probleme e persekutime nga Autoritetet Serbe. Shenja me e larte e altruizmit e nje individi eshte kur jep jeten per te miren e “grupit” Menyra si e beri Ademi kete, ishte sublime ne heroizmin e saj.

    Per mendimin tim, A. Jashari ngelet i fundmi i Rilindasve Shqiptare.

    Reply to this comment
  18. Tropoja September 3, 01:01

    Un nuk jam i kosoves dhe un sipas meje i gjykoj gjanat ashtu sic duhet. Sduhet ta ndajm luften e uck me krahina dhe as kush ka lufte ma shum apo kush ka vra ma shum. Kete pune di ta bej historia. Per mua te gjith deshmoret jan adem jashara, dhe ju lutem mos i perzieni kta heronje me politiken, qe sidomos ne shqiptaret ne dy anet jemi lodh me te . Politika eshte kurve dhe ska lidhje me herouzmin e tyre .politikanet qe i solli lufta i kan ba fotot neper bahce se ne luft jo. Po te pyetesha une heroi me i madh i shqiptaris eshte adem jashari dhe, skemder beu po te ishte gjall do i zbriste kalit dhe do ja leshonte ademit, dhe do e mbante per freri kalin e tij. Eshte rast unik ne bote qe nje njeri te bije dakort te flijohet me gjith familje per te mos tend ne duart e serbit, pra adem jasharin don apo nuk dome ne eshte i vetem dhe e meriton qe busti tij te jete nesheshet kryesore te te pra shk.kosova ka pas dhe do kete burra por adem jashar ska ma.

    Reply to this comment
  19. issy September 4, 23:12

    ju drenicakt verte keni luftuar po pse ne paqe pe shitni kosove e vertet pat djem nga drenica per qlirimin e kosoves por prap jan djemet nga drenica jan ata qe pe shesin kosoven edhe mos harroni me permend Isa boletinin ,Hysen terpezen ,Adem gllavicen ,idriz seferin ,Mit sokolin e shum e shum trimav tjer me nje fjal vedisonu se kosova nuk osht e drenicakve por te xhith shqiptaret pa dallim feje e krahine

    Reply to this comment
    • Bajraktari September 7, 11:07

      @ issy, Nuk eshte veq drenica ne Politik o vllau jem. jan Shum te tjer. ket gje e cakton Amerika e jo kosova. Ka pas Shum tradhtar shqiptaria dhe ka prape. ajo mua me shqeteson me se shumti.

      Edhe ata trima qka i permende kan qen frymzim per shqipterin.

      Mos harro luften e Shaban Polluzhes ne luften e dyt boterore. Aj ka mbrojt gjith kosoven, ju ka ndihmu edhe llapit edhe dukagjinit edhe krejt vendev. Ka pas dhjetra mira luftetar Shabani, tani edhe Mehmet gradica.

      Reply to this comment
  20. Komunist i djathte November 28, 19:25

    Jemi krenare per vellezrit tane Kosovare dhe Heroike .

    Shoke , kemi ne mes tene ,
    shum’ armik ‘ e tradhetor ,
    por mos u qofte thene,
    Veç s’kane gje ne dore

    Harruane memedhene ,
    dh’e e lane kombin tene,
    E nje tjater te gjejne ,
    po po mos u qofte thene

    Lane zonjen e Lavderuar ,
    E zune nje Kurve shtrige,
    Te n’dyre e te mallkuar
    Te felliqur e te lige.

    Poshte tradhetaret e Atdheut tone .

    Lavdi gjakut te deshmorve te Atdheut .
    Lavdi Adem Jasharit , dhe te gjithe deshmorve Kosovare .

    Reply to this comment
  21. SuloKapedani November 28, 22:10

    Lavdi pèr jetè tè jetève heroit legjend ADEM JASHARI !
    Lavdi deshmorève tè luftès nè Kosovè.Lavdi dèshmorève tè atdheut tonè Shqipèrisè.Poshtè heronjève hipokrit e mashtrues,hileqar e spiun tè atdheut tonè.Jazèk atyre qè nuk njohin meritat e luftètarève tanè.

    Reply to this comment
  22. arif November 29, 01:51

    Lavdi e perjeteshme te gjithe herroive tane. Lavdi LNC DHE UCK.LAVDI E PERJETESHME FAMILJES JASHARI. POSHTE TRADHTARET BERISHIAN. RROFTE E QOFTE KOMBI SHQIPTARE.

    Reply to this comment
  23. dibran November 29, 18:46

    Une do t’i pergjigjem ketij Albertit, sepse duket qart se nuk ka informata per zhvillimet e asaj kohe, ose nuk donte ta pranoj se lufta titanike e Adem Jasharit me familjen e tij kunder forcave policore e ushtarake serbe (5, 6 e 7 mars 1998) nuk ka qene aq e heshtur nga formacionet tjera te UCK-se, ashtu sic ai shkruan e mendon. Me 5 mars 1998, ora 4:15, nga Fabrika e kerpudhave ne Jashanice, kane marshuar drejt Turiqefcit kolona te medha te forcave policore e ushtarake serbe dhe formacioni ose Njesiti “Shkoza” i UCK-se, te udhehequr nga Sylejman Selimi e Muje Krasniqi, per tri dite rresht kane rrezistuar kunder ketyre forcave me qellim te ndalimit te tyre per te shkuar drejt Skenderajt, dhe deri me date 8 mars 1998, keto forca serbe nuk kane mundur te kalojne me shume se mbi koder te Turiqefcit (afer fshatit Rakinice), kete pengese e kane pasur nga formacionet e UCK-se te Njesitit “Shkoza” si dhe ne anen tjeter te asfaltit nga formacionet e UCK-se te udhehequra nga Abedin Rexha. Ky eshte realitet, qe mund te vertetohet,por se a kemi bere mire apo jo, kjo do te vlersohet nga historia, nese ndonjehere pena e historise punon e shkruan ashtu si duhet; drejte, sakt dhe pa rrena e imponime nga matrapazet e ketij shekulli te mbrapsht…

    Reply to this comment
  24. agron January 30, 17:43

    cka te thuash un lexova sesi ushtart kosovar luftuan te bejn te nihesh ktenar

    Reply to this comment
  25. alphade March 6, 02:22

    A.Jashari, NDERI I GJITHE KOMBIT SHQIPTAR ! LAVDI
    E PERJETSHME HEROIT A.JASHARI. !!!

    Reply to this comment
  26. Naim TH. March 6, 09:03

    Daku,ne nuk i ndajme njerzit ne kosovare e shqiptare.Cdo kushe qe ka dhene kontribute ne ceshtjen kombetare ka te drejte te jape mendimin e tije.Bedri Islami eshte nje histori ne vete dhe e ka per detyre historike te flase…Ti zoti Daka shko shkruaj ndonje koment ne Borba Sote ,atje i ke bashkemendimtaret e tu,se mua nuk mi publikojne…

    Reply to this comment
  27. dhori March 6, 19:34

    Z.Islami, ju me emociononi fort sa here qe shkruani per luften clirimtare te Kosoves. Nuk ka vend per shume fjale, por jam i bindur se ju i beni nje sherbim te madh asaj lufte edhe tani qe shkruani per te, per heronjte dhe deshmoret e saj. Ju pergezoj nga zemra qe na njihni me nje faqe te ndritur te luftes se popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  28. DRENICAKU March 7, 10:43

    Drenica!
    Edhe une kame qen delegat i kuvendit te par te LDK ne Skenderaj dhe mbaj mend qe Hamza nuk pat fitu ne ato zgjedhje dhe pastaj ai formaoi partin Republikane per Skenderaj.
    Mbaj mend ne nje mbledhje ne shkollen fillore ne Klin te eperm Hamza e pat perza nje marionet te LDK qe kishte ardh nga Prishtina .
    Une po shokohem kur po genjejn qe familja Jashari ka qen me LDK per kundrazi Hamza raporte shume shume te kqija ka patur me kryesin e LDK ne Skenderaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*