EKSKLUZIVE / Lulrrafsha Mosuvrafsha bën gjithçka për t’u rifituar zemrat fansave

June 30, 2018 22:52

EKSKLUZIVE / Lulrrafsha Mosuvrafsha bën gjithçka për t’u rifituar zemrat fansave

“Uniforma” e tij e fundit ishte ajo e kaubojsit, dhe më parë maska e kameramanit. Por Lulrrafsha Mosuvrafsha nuk ndalet këtu për të rregulluar biografinë me fansat, pas disa skandaleve që e gërryen bazën e partisë së tij në Utrecht dhe Amsterdam.

Gabimi i parë ishte lidhja me një personazh të cilin, kur vlonjatët e shihnin përballë ndërronin rrugë menjëherë, se mos u kërkonte ndonjë dymijëleksh të vjetër. Rrafsha duke mos qenë tamam vlonjat (gruan e ka nga Kurveleshi, por e ikur në Memaliaj që e vogël), nuk e dinte këtë punë dhe ngeci me Babalen. Ky në këmbim të pesë mijë lekëve dhe dy birrave, i premtoi t’i xhironte një serial me vëllanë e Fatmir Xhafajt duke shitur drogë non stop. Por duke qenë se vëllai i Fates nuk e pranoi, Babalja i bëri vetë të gjitha rolet: Të gazetarit investigativ, të vetvetes, të byrazerit të ministrit, të polic Ermalit dhe tre hallave beqare të Edi Palosjes, që nuk u mor vesh se ç’donin në film.

Historia mori erë, kuptohet. Lulrrafsha e çoi Babalen te ca kushërinj të gjyshit në Gjakovë dhe u betua se s’do merrej më me pabuksa, me kacidhjarë dhe qindarka.

“Milionat, milionat, ato bëjnë punë me këta kriminelë që e katandisen popullin si Babale, që gënjehet me dy copa suxhuk Gjakove,” tha me vete politikani brilant.

Dhe skemën tjetër e gatoi me Tojotën e Jarit.

Ca çuna nga Hollanda e Belgjika donin të sillnin ca miliona euro në Shqipëri për të ndihmuar agro-turizmin.

Lulrrafsha ua premtoi se do merrej ai me këtë punë: I mori borxh Tojotën Jarit, ua dha çunave ta mbushin dhe ta sjellin, doli dhe një fotografi përkujtimore dhe pastaj akuzoi socialistët se po trafikonin para të papastra.

Por harroi se çunat nga gëzimi i madh, mund ta hidhnin foton në fejsbuk dhe ta digjnin gjithë operacionin.

Pas dy bllofeve, një me Babalen e Vlorës dhe tjetra me Babalen e Tojotës, besimi se Lulrrafsha mund të organizojë skema të komplikuara ka rënë ndjeshëm.

Dhe kështu Lulrrafsha i ka dhënë karar se për të rritur prapë indeksin e besueshmërisë, duhet të shkrihet e të bëhet një me masat.

Prandaj ka dy javë që ai pozon herë si reporter terreni që filmon me celular, herë si kaubojs për të shtuar votat e PD-së në Teksas, e herë si plazhist i rëndomtë me trup të skalitur.

Prova e fundit ishte kur u vesh si infermiere, pasi i thanë se ka dalë një problem diplomash me infermieret dhe partia duhet të solidarizohet me to.

Ke parë t’i që më shkon kjo veshje?, tha Lulrrafsha me vete pasi provoi uniformën, “Kush e di sa para do fitoja në Hollandë…

 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro profesioneve të lirshme. Edhe të atyre zanateve që duan veshje të ngushta…

June 30, 2018 22:52
Komento

4 Komente

  1. Xha Spiroja July 1, 07:09

    Kam një mendim për ju të gojëve “të mira”. Mos bëni të tilla shkrime ndaj atyre që janë në krye të politikës, që politikë i thënçin, apo në krye të partive , institucioneve shtetërole. Kjo për mendimin tim i ndihmon ata ose i bën më trima për të vazhduar në bërjen e dëmeve ndaj popullit dhe Shqipërisë. Kur një vepër e rëndë, ose ndryshe veprimet penale të ndonjërit i ktheni në humor, atyre u jepni zemër dhe duke qeshur thonë: ” me këtë mënyrë ne shpëtojmë nga ppenalitetet dhe vërtet është provuar se ata që kemi gjoja si të parë po majmen dhe kanë siguruar deri në 7 breza mirëqënie. Kjo mënyrë vënie në lojë e radha mosuvrafsha dhe thamë të dashurve të tij u vjen në ndihmë. Nuk vihet në lojë vepra e krimit, por mbahet seriozitet i lartë dhe këmbëngulje për tu dënuar. Kështu mendoj unë . Bëni humor por duke i treguar atyre frikën dhe pasigurinë se po vjen dita e zezë për dëmet e bëra. Hë kështu ju kam xhan. Xha Spiroja

    Reply to this comment
  2. info analitike July 1, 10:17

    Hahaha kjo tregon se Lulushi nuk po i le gje mangut Kriepsikos dhe mjaftisteve. Ju kujtohen ato fotot e mjaftisteve me buzkuqe, po nuset e lali Erit, po Kriepsikos ne version nudist me gruan a atij burrit qe po pergati vjedhjen e radhes se zgjedhjeve. Tani duhet qe luli te filloje te veshe citjane ose corape te kuqe e me pas te hape ndonje ekspozite me zhgarravina te bera ne zyre me ndihmen e cunit te Fahriut qe mund te marre rolin e Fates von Kanina. Vetem keshtu Lulushi mund te arrije nivelet e besueshmerise se kriepsikos. Edhe ne Europe sapo i dhane besimin maksimal por i thane te prese nje vit qe te shohin se per cfare duhet ta besojne.

    Reply to this comment
  3. Meta July 2, 09:07

    Vetem zemerprishurit mund t’i besojne vetem te mahstruarit e perrkoshem, prej nje injoranti kombetar,nje hajduti e vrastari ordiner. Populli mund te mashtrohet per nje moment,por jo gjate e pergjithmone. Populli te ndeshkon kur ta genjesh e ta vjedhesh,sic po te ndeshkon ty nenbishti i bishtit te PD, e do te ju ndeshkon deri ne mallkim.

    Reply to this comment
  4. Gega July 3, 11:17

    Lulit-injorantit, me hije e paskan bikinet, se Shqipoonja qe nuk e ka te veten,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*