Ekskluzive me Dr. Sabit Brokajn / Të vërtetat dhe dyshimet mbi vdekjen e Hysni Kapos

April 8, 2016 14:00

Ekskluzive me Dr. Sabit Brokajn / Të vërtetat dhe dyshimet mbi vdekjen e Hysni Kapos

Pas ciklit të gjatë të shkrimeve të botuara nga Av. Idajet Beqiri në gazetën DITA gjatë javëve të fundit, mbështetur në rrëfimet e dy shoqëruesve kryesorë të Hysni Kapos, Eqerem Sinani dhe Nexhip Paja, vazhdojnë diskutimet mbi të vërtetën e fundit të numrit dy të ish-Partisë së Punës 38 vjet më parë. Në debatet për këtë çështje përfshihet edhe Dr. Sabit Brokaj, ish mjek i Enver Hoxhës, por edhe i Hysni Kapos, nga korriku i vitit 1978 dhe deri në shtator 1979 kur ai vdiq në një spital të Parisit. Me qetësinë dhe saktësinë që e karakterizon, në një rrëfim të gjatë ekskluziv për gazetën DITA, Dr. Brokaj flet për rrethanat e sëmundjes së Hysni Kapos dhe për dyshimet që hidhen mbi vdekjen e tij. Pas 38 vjetësh ai për herë të parë tregon detaje të panjohura të ngjarjeve të asaj kohe, për marrëdhëniet në udhëheqjen më të lartë, ndërsa sqaron çështjen nëse ky ishte eliminim apo vdekje natyrale e numrit dy të partisë shtet. Si u prishën ekuilibrat në kupolën e partisë shtet pas vdekjes së Kapos dhe pasojat që rrodhën prej saj. Por në këtë intervistë Dr. Brokaj flet eshe për raportet e tij me Sali Berishën, ku bën dhe përcaktimet për të si mjek dhe politikan që vazhdon të ketë një ndikim të madh edhe sot e kësaj dite në politikën shqiptare.

Në këtë pjesë të parë të rrëfimit, Dr. Brokaj tregon se si qau Mehmet Shehu kur i njoftoi Hysni Kapos lajmin mbi vendimin e udhëheqjes për të shkuar në Paris për vizitë mjekësore. Më tej ai shtjellon pse kanë të drejtë familjarët e Hysniut në dyshimet që kanë edhe sot e kësaj dite për vdekjen e njeriut të tyre të dashur. Indiferentizmi i Ramiz Alisë gjatë ditëve të qëndrimit në Paris kur shoqëroi Hysniun e sëmurë dhe ç’rol ka luajtur Sali Berisha në gjithë këtë histori…

Intervistoi Xhevdet Shehu

 

– Doktor, muajin e fundit me një cikël shkrimesh në gazetën DITA është folur gjatë mbi rrethanat e vdekjes së Hysni Kapos në vitin 1979, ish-numrit dy të Partisë së Punës. Si e kini përcjellë këtë rrëfim dhe çfarë mund të shtoni në këtë histori, pasi kini qenë edhe mjek i besuar në kupolën më të lartë të udhëheqjes komuniste në atë kohë?

– Kini të drejtë kur më drejtoheni mua të shprehem për këtë çështje. Unë kam lexuar intervista dhe prononcime që ngrenë dyshime për vdekjen e Hysni Kapos. E kam ndjekur me interes këtë debat që bëhet sidomos tani së fundi, por nuk mund të them se pajtohem tërësisht me ato që thonë dy shoqëruesit e Hysni Kapos, Eqeremi dhe Nexhipi. Në qëndrimin tim unë afrohem dhe pajtohem më shumë me qëndrimin e Dine Abazit. Por një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë: Gjithnjë kur bëhet fjalë për personalitete të kalibrit të Hysni Kapos me peshë të madhe në fatet e vendit, sidomos kur pas vdekjes së tyre ndodhin ndryshime të rëndësishme sikurse ndodhën në të vërtetë në Shqipërinë tonë, si kur udhëhiqte Partia e Punës, ashtu dhe pas vitit 1990, është normale dhe të lindin dyshime.

– Gjithsesi ju kini qenë mjek i Hysni Kapos dhe një nga mjekët më të besuar të udhëheqjes së asaj kohe. Prandaj dhe është me interes mendimi juaj…

– Po, është e vërtetë. Unë kam qenë pjesë e ekipit të mjekëve që trajtonin Hysni Kapon. Ka qenë Ylli Popa që ishte mjeku i familjes prej kohësh, ishte Dine Abazi, kam qenë unë, Sali Berisha dhe Ferit Saraçi. Si mjek i Hysni Kapos në atë kohë edhe unë kam versionin tim për atë ngjarje, e cila mbështetet jo vetëm në përjetimet e mia personale dhe të drejtpërdrejta nga qëndrimi pranë Hysniut, por mbi të gjitha nga faktet shkencore dhe mjekësore mbi gjendjen shëndetësore të tij, si u shfaq sëmundja dhe si u trajtua ajo në Tiranë dhe Paris…

– Dhe cili është ky version?

– Në korrik të vitit 1978 Hysni Kapos i ra infarkti i parë. Është pikërisht ajo kohë kur unë u bëra pjesë e ekipit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e tij dhe nuk u ndava për asnjë moment deri sa ai vdiq në shtator 1979.  Kur i ra infarkti i parë, dhoma e gjumit e Hysniut u shndërrua në klinikë për rreth një muaj. Pas kësaj Hysniu shkoi për konvaleshencë në Vlorë, për të rimarrë veten si themi ne mjekët, apo për riaftësim pas një traume të tillë. Me të shkuan në Vlorë Dr. Dinia, Saliu, më duket dhe doktor Ylli.

enveri hysniu– Si vazhdoi gjendja e Hysniut pas këtij trajtimi?

– Pas kësaj ecuria e shëndetit të Hysniut ishte e mirë, por pas disa muajsh ndodhi një acarim tjetër i sëmundjes koronare dhe u shtrua në klinikën speciale. U thërrit sërish ekipi, ku përsëri bëja pjesë dhe unë. Nuk diskutohej diagnoza. Sidomos pas përsëritjes së infarktit, i sëmuri ndihet seriozisht i rrezikuar. Në këto kushte u vendos që Hysniu të shkonte për një trajtim më të specializuar në Francë…

– Kush ia dha Hysniut lajmin për të shkuar në Francë dhe si e priti ai?

– Njoftimin drejtpërdrejt Hysni Kapos ia dha Mehmet Shehu. Unë kam qenë aty i pranishëm kur ai me shumë emocion, madje edhe lotoi, i komunikoi vendimin e udhëheqjes që të shkonte të trajtohej atje. Të dy, si Mehmeti, si Hysniu patën emocione të fuqishme. Bile emocionet e Mehmetit me sy të përlotur vazhduan edhe pas u nda nga Hysniu. Saliu e priste Mehmetin në korridor… Unë nuk mendoj se Mehmet Shehu bënte sajesa në këtë rast. Nuk kishte arsye ta bënte një gjë të tillë. Ata, pra Hysniu dhe Mehmeti kishin raporte miqësore shumë të afërta me njëri-tjetrin. Kanë qenë dy nga figurat më të rëndësishme gjatë kohës së luftës, por edhe dy nga shtyllat kryesore të kohës së regjimit që u vendos pas 29 nëntorit të 44-s. Nuk kishte pse të shtirej Mehmeti në një moment të tillë. Për mua ky fakt flet shumë dhe kaq më mjafton që të kem këtë bindje.

– Kur ka ndodhur ekzaktësisht kjo?

– Kam përshtypjen se ka ndodhur në muajt e fundit të ‘78-s, disa muaj para infarktit të parë të Hysni Kapos. Në këtë kohë ai u dërgua në Paris ku iu bë koronografia dhe një ekzaminim i hollësishëm i gjithë gjendjes shëndetësore. Me këtë rast ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në Paris që edhe të riaftësohej para se të kthehej në Tiranë. Nga mjekët kanë qenë në atë kohë në Paris Dinia, Saliu, Dr. Ylli, më duket edhe Prof.Hoxha, po për këtë nuk jam i sigurt. Nga kjo vizitë Hysniu u kthye në gjendje të përmirësuar.

– Pas kësaj vizite, vjen vizita e dytë e detyruar në Paris e Hysniut, nga ku ai nuk u kthye i gjallë. Kur ka ndodhur kjo?

Ka ndodhur nga fundi i gushtit të 1979-s. E kam shumë të gjallë në kujtesë këtë moment pasi u ndodha në Paris në atë kohë, ndodhesha për specializim, nuk është se shkova me të. Dr. Lutfi Balli, që ishte nip i Hysniut, edhe ai ishte për specializim në Paris, një ditë më thotë shumë i shqetësuar: Po vjen dajua në Paris pasi është shumë i sëmurë. Nga se është sëmurë? e pyeta. Nuk e di, më tha. I kërkova të shkonim në aeroport për ta pritur, por ai më tha se nuk është nevoja. Janë marrë masat… Prandaj shkuam në spitalin Bruse, ku ishin marrë të gjitha masat. Ishin aty gjithë mjekët e duhur francezë, dhe doktor Aleksandri të cilët filluan menjëherë nga ekzaminimi i zemrës dhe organeve të barkut. Aty doli menjëherë cisti në pankreas. Pasi mjeku francez shqyrtoi përhapjen e metastazave në organet e barkut, tha: Ky është i malinjizuar, pra është kanceroz…

– Po ju si reaguat përpara këtij fakti?

Ne që nuk donim ta besonim këtë diagnozë, iu drejtuam mjekut francez. Ishte Doktor Gaçja që e pyeti Prof. Aleksandrin: Si shkon përputhja e diagnozës ekografike me diagnozën në sallën e operacionit? Ai u përgjigj: Pothuajse 100 për qind. Kështu ne na u hoq edhe shpresa e fundit që kishim për shpëtimin e Hysni Kapos. Dhe ashtu ndodhi. Gjatë operacionit u vërtetuan metastazat në pankreas, në mëlçi dhe në organet e tjera. Prandaj dhe u bë një operacion radikal, nga ata që rrallë bëheshin në atë kohë, por ai profesor kishte shumë përvojë në këtë drejtim. Hoqi komplet pankreasin, hoqi një pjesë të stomakut, hoqi një pjesë të mëlçisë si dhe pjesë të zorrëve. Domethënë bëri një pastrim radikal të organeve të brendshme të pacientit. Ai kishte përvojën e dhjetëra operacioneve që kishin shkuar mirë në situata të këtij lloji kanceri, ndaj dhe e ndërmori një iniciativë të tillë.

– Si shkoi ecuria e gjendjes shëndetësore të Hysniut pas këtij operacioni?

– Ditët e para pas operacionit shkoi mirë, por pastaj gjendja e Hysniut filloi të rëndohej. Por ka një moment që e vlen ta them. Ngaqë i sëmuri vuante nga zemra dhe ishte një  i sëmurë kardiak i njohur, nga ana jonë iu kërkua mjekut francez që aty të ishte i pranishëm edhe një nga kardiologët shqiptarë. Por profesor Aleksandri nuk pranoi. Ne kemi specialistët tanë, tha dhe e mbylli aty. Mirëpo në ditët e para pas operacionit, ata për ta ringritur gjendjen e të sëmurit, në mënyrë që ai të vinte në Shqipëri me këmbët e tij, e mbingarkuan me substanca ushqyese, gjak, serum, proteina e të tjera. Por në këtë moment u prish ai ekuilibri i nevojshëm midis asaj që merrte nëpërmjet sistemit venoz dhe kapacitetit të zemrës. Kështu filloi përkeqësimi i situatës së të sëmurit dhe ata i trembi e i vuri në pozitë të vështirë sepse ishte një problem teknik. Ata e trajtuan, por kjo i detyroi që të futej në ekip një mjek shqiptar. Nga kardiologët e mundshëm në Paris, ishim unë dhe Saliu. Ekipi vendosi për mua dhe aty ndanim shërbimin me Profesor Gaçen dhe Dinen.

brokaj (1)– Doktor, le të ndalemi pak këtu. Në media janë hedhur dyshime se Sali Berisha ka luajtur një rol në përshpejtimin e vdekjes së Hysni Kapos. Sa e vërtetë është kjo, sipas jush?

– Konkretisht mund të them se në rastin e infarktit të parë në korrik të 78-ës, unë dhe Saliu ishim në të njëjtin turn, pra në të njëjtin 8-orësh. Në atë kohë ai nuk kishte asnjë mundësi të bënte ndonjë injektim apo të fuste tableta, solucione, pasi këtë e bënin infermieret. Absolutisht jo. Nuk po flas për kohën e konvaleshencës në Vlorë, por edhe në infarktin e dytë, po me të kam qenë. Por ai nuk kishte marrëdhënie komode; marrëdhëniet më të mira i kishte me mua, pavarësisht se çfarë bëri pas ‘90-s.  Por fakt është se ne kishim vetëm monitorin dhe çdo gjë regjistrohej në kartelë. Në ato kushte ishte e pamundur të bëhej ndonjë gjë e dyshimtë, se nuk ishim vetëm unë e Saliu, ishin dhe infermierët, ishte dhe personel tjetër. Mjeku nuk mund të bënte asnjë lëvizje të pakontrolluar. Mirëpo, ka diçka që nuk mund të shmanget: Me gjithë ato që bëri Saliu pas vitit 1990, si u soll me të kaluarën dhe me personalitet e kohës, lë shteg për dyshim.

– Në atë periudhë ka qenë në Paris për të ndjekur nga afër gjendjen e Hysniut edhe Ramiz Alia. Çfarë kujtoni nga qëndrimi i tij atje?

– Po, është e vërtetë, në Paris erdhën nga Tirana Ramiz Alia dhe Llambi Ziçishti, i cili ishte ministër i Shëndetësisë. Kur erdhi për herë të parë Ramizi, sapo mbërriti dhe takoi Hysni Kapon në spital, në dhomën e Hysniut kam qenë unë në monitor. U takuan shumë ngrohtë. Por më pas ai vinte rrallë në spital dhe kjo la një përshtypje jo të mirë tek familjarët, çka ata edhe kanë shprehur në atë kohë, por edhe në intervistat që kanë dhënë më pas.  Në një moment kur ata ia shprehën indinjatën Ramizit dhe Llambi Ziçishtit, kemi qenë edhe unë e Prof. Gaçja dhe madje kemi ndërhyrë në favor të familjes. Këtë e bëmë, pasi për ditë të tëra familja nuk dinte se ç’bëhej.

(Vijon)

Nesër do të lexoni:

-Kush ia dha Enver Hoxhës lajmin për vdekjen e Hysni Kapos?

-Si u krye maska e fytyrës dhe dorës së Hysniut në morg?

-Sa të drejtë ka Xhelil Gjoni për rolin e KGB-së në eliminimin e Hysni Kapos?

 

 

April 8, 2016 14:00
Komento

20 Komente

  1. T.U.R.P April 8, 14:30

    Keqardhje X100000 Keqardhje per gazeten Dita.

    Zoti Thano

    keni hapur nje rubrike me letra nga lexuesit por e keni mbyllur

    le te sherbeje ky koment nje sugjerim miqsor per gazeten tuaj qe po rreshqet te SINDROMI KOHA JONE E LESIT qe nga nje gazete kolosale ne vitet 1993-1997 eshte kthyer ne nje kinkaleri qe e perdor vetem stafi .

    Eshte DIRTY JOB e juaja ku ne nje kohe qe bota zejen me skandale edhte te berishajve si PANAMAJA apo perleshje trupore ne paralament ju merreni per te 20 here me kufomen e hysniut mehmetit dhe enverit..

    Eshet afer kriminales kur hidhni insinuataTE KOTA per veprimet e saliqenit ne vitet1978-1979..kur ai pas 1992 e vrau ate vend perfundimisht….BASHKE ME JU

    turp

    Reply to this comment
  2. Arben April 8, 15:04

    JU PASKA ZENE MERAKU PER KRIMINELAT, DHE FILLONI ME DOKTOR E PROFESOR.

    KUR I MERZITESHIN ENVERIT QENTE QE MBANTE RROTULL I HIDHTE NGA KATI I 5-TE.

    VAZHDOI KESHTU, DERISA DISA NE MOSKE E BEOGRAD U MERZITEN ME ENVERIN DHE E HODHEN EDHE ATE NGA KATI I 5-TE.

    Reply to this comment
  3. A.GRAMSH April 8, 15:18

    NDREPRITENI KETE INFORMACION TRAGJIKOMIK!
    Ne nje kohe qe populli shqipetar si asnjehere ne historine e tij ne 100 vjet shtet ka 25 vjet apo ÇEREKSHEKULLI pa shtet!
    Te meresh pas 40 vjetesh me nje te VDEKUR nuk eshte as humane as fetare por thjesht strumentalizim e antihumane nga çdo pikpamje e kryesisht KRRIMINALE mbi te gjitha nga FAMILJARET
    qe ‘PRANOJNE’ ne heshtje kete lloj propogande qe nuk eshte çudi te jete regji e huaj ne kete vend pa SHTET!
    Familja ‘KAPO’ ka qene e vazhdon te jete ne pushtet si ne ish Shqiperine kur kish Shtet dhe ne BATHOREN pa shtet!!!NUK MERET VESH PSE INVESTOHET PER TE PROPOGANDUAR NJE TE ‘VDEKUR’ KUR NE 25 VJET KANE VDEKUR ME MIJERA FEMIJE SHQIPETARE POR NJE GJE ESHTE E SIGURT QE NUK I VLEN ASKUJT KJO PROPOGANDE BILES AS TE VDEKURIT QE PERKUNDRAZI HIDHEN DYSHIMEMBI ‘KLANIN KAPO’ TE LIDHURA ME AGJENTURAT QOFTE EDHE THJESHT DYSHIME…QE I KRIJOJNE VETE GJONAT,VITOT,BUSHATET E KOMPANI QE I KANE RRENJET NE AMERIQQQIII!

    P.S–Nuk eshte ne nderin e kesaj te perditeshme qe nje interviste e Nexhmije Xhuglinit u pergojua nga tere ‘llaxoret’ e dizinformacionit’ e tani kemi 25 vjet qe propogandojme Xhelil Gjonat e klanin KAPO.Shqipetaret nuk jane bageti te meren 25 VJET me KAPOT e NERONIN SAli!
    Kush ja dha Vito Kapos medaljen me rastin e 70 vjetorit e jo NEXHIJES—kete te na sqoarojne doktoradhamudhet Berisha e Brokaj qe VRANE 25 VJET NJE POPULL TE TERE!

    Reply to this comment
  4. demo April 8, 16:07

    Meqenese kapot e komunizmit,90% jane eleminuar nga te vetet,krijohet pershtypja se edhe Hysniun e ka vrare me ilace Enver Hoxha me ane te Sali Berishes.Une i besoj diagnozes se prof.Brokajt,pasi ne vitin 1984 kam pasur nje experience personale,ku nder 5-6 mjeke te njohur,dhane diagnoze te gabuar,ndersa i vetmi qe na dha diagnozen e sakte ishte prof Brokaj.

    Reply to this comment
  5. Claus April 8, 16:07

    Nuk e di sa interes ka publiku i gjere,qe pothuaj cdo dite te lexoje histori nga koha e diktatures,te treguara nga njerez,qe nuk e shte e veshtire te kuptohet se kane simpati per protagonistet e e atij regjimi mizor.
    Nuk dua ta besoj,por ka shume lexues qe mendojne se kemi te bejme me nje taktike dinake rehabilituese te krimineleve te regjimit komunist,ku nepermjet kujtimeve permalluese,dyshimeve per komplote e vrasje te pabesa pas shpine,tentohet te krijohet nje empati si per regjimin e kaluar ashtu edhe per drejtuesit e larte komunist.
    Madje shume lexues mendojne qe duke dhene pershtypjen,ne dukje, se po goditet e diskretitohet Saliu aq i urryer per ne te majtet,ne fakt qellimi i vertete ka te beje me rehabilitimin e shokeve te larte te udheheqjes.
    Ose te dyja bashke.Qe do te thote,edhe Saliun e godasim edhe rehabilitojme udheheqesit e regjimit komuniste.
    Si taktike ne vetvete mund te jete e mire,por nuk e di nese eshte po aq e mire edhe si gazetari!
    Megjithate deshmia e figurave si zoti Brokaj per te diskretituar Saliun,ka efekt te kundert,sepse po te verehen me kujdes deshmite e zoti Brokaj,ai na e nxjerr Saliun si nje te pasinqerte, qe ia kishte me hile Partise, udheheqjes,shokut Hysni e shokut Enver.
    E kjo kur qellimi eshte per ta paraqitur Saliun si komunist te perbetuar,si enverist!!
    Ju lutem te me ndjeni.Keto jane konstatime te sinqerta te nje lexuesi apasionant te kesaj gazete.

    Reply to this comment
    • dy fjale per enverokanibalet demonkrate April 8, 17:50

      zoti Claus

      je nje komentus qe thua gjera me vlere por ngaterron kahjen e tyre duke perdorur shume here plusin dhe minusin ne vend te gabuar..
      Me konkretisht:… E quaj ofendim te komentoj per kete shkrim te Zabitit (cfare emri..pse nuk e ka nderruar..) biles eshte dhe nje Harakiri e Dites..
      Duke qene se u tregove dhe tregohesh ” trim si kreshniku i jutbines” me ate diktaturen e tmerreshme te enverit kam pregatitur per ju nje material modest per ju enverbolengrenesit.
      Nuk ka rendesi ne se beson ti apo cdo lexues por kam qene antienverist modest i ekulibruar ne kohen kur ju me Zabitet dhe Salitet i lepinin sumen xhaxhin..
      Pas 1991-2 jam lemerisur..kur sumelepires si berisha-mehmet elezi..kadareja e deri te palloshi edi rama ( qe e shpartalloi Trampin) u bene me disidinte se ato te Spacit apo qafe barit..
      Gjykoj se me enverhoxhen dhe ate fuckkamunzmi ne shqiperi po abuzohet aq shume sa po na kujton Krishtin..Skenderbeun apo Xhordan brunon per nga verberia e turmave dhe drejtuesit e tyre.
      Per Enverin..
      Ai ishte diktator apo u be i tille nga nje rrethim per jete a vdekje nga greku-rusi-amerikani-serbi etj etj……pra a ishte mbijetese apo diktature….duke ju referuar kadarese te Keshtjella…Ishte nje qendrese koha Enverit para 1990 dhe pas 1991 kadareja thote se kritikoja izolimin….
      Por shembulli qe e justifikon Enverin dhe mbijetesen tone si komb eshte me poshte…lexoje i nderuar dhe mos u pergjigj menjehere..

      lexim te kendshem
      _______________
      Ne 13 tetor,e premte, te vitit 1972, një avion uruguajan me 45 pasagjere,kryesisht studente,disa me familjet e tyre, me destinacion per ne Kili, u rrëzua në malet e Andeve. 12 prej tyre humben jeten. Ata që shpetuan luftuan per te mbajtur frymen gjalle ne temperature -30 C, me shprese se do te gjendeshin.
      Shpresa humbi kur degjuan në radio se kërkimet për ta kishin pushuar. Të dëshpëruar,të këputur fizikisht nga ta pangrenet dhe të ftohtit e madh disa prej tyre vdiqen.Të tjerët duke parë fundin e tyre të njejtë, vendosën të ushqeheshin me trupat e vdekur të shokeve te tyre. Dëbora, i ftohti i madh u bë vrasësi i te gjalleve dhe njëkohësisht frigorifer për trupat e vdekur.

      Se fundi dy prej tyre,qe ndiheshin me mire fizikisht, u shkeputën të vendosur te kalonin malin e mbuluar me deborë për të arritur në Kili. Kështu pas 72 ditësh, në prag tëkrishtlindjeve, bota mësoi për 16 pasagjerë që mbijetuan nga ai aksident ajror dhe për jetesen e tyre në mal.
      Disa i quajtën kanibalë. Media dhe psikologet u moren shume me kete. Shumë nuk ishin të sigurtë nëse mund t’i quanin keshtu.
      A ishte ky nje akt kanibalizmi i pranueshem?

      ”Gjithkush do bënte të njejtën gjë në kushtet tona, madje edhe ata që thone jo. -Qe përgjigja e dr.Fernando Parrados, njerit prej mbijetuesve..

      ;;;;;;;;
      enverbolengrenes te te gjitha vendeve bashkohuni ……dhe gjeni ndonje brisk rroje se shkumen ja u jap” free” !!

      Reply to this comment
    • arbereshi April 8, 18:12

      O pula e pa rritur mire nga trute Claus.Po te mos ishte ai rregjim te jesh i sigurt qe sot do te ishe nje analfabet me fyell dhe me krabe ne dore ne gerxhet e fshatit te mamit miter dhe te babit coban more bibe mitre te qelbur

      Reply to this comment
    • Claus April 8, 18:25

      Dukesh qe nuk ja ke idene per shume gjera dhe hedh fjale kot ne eter!
      Do te shkruash por nuk thua gje. Eshte nje problem i madh i yti “Claus nr.2”. Te kote e ke. Te kam thene, je nje bateri me 1 Volt tension qe del vetem nga lengu i limonit te shtydhur. Aq e ke fuqine.

      Reply to this comment
  6. ALBAN DEGA April 8, 16:10

    Respekt Prof. Brokaj per objektivitetin dhe profesionalizmin tend. Por nuk besoj se ke kundershtim as per perkushtimin per nje bashkevendas timin dhe kolegun tuaj Dine Abazin …qe ma perforcoi edhe me shume sqarimi juaj …!
    Nuk kisha lexuar akoma “Diten” prestigjioze ndaj e pata derguar tek “Panorama”

    HIPOKRATI I SHQIPERISE!

    Kushtuar Dr. Dine Abazit

    As u tute as su theve
    As u shite as u bleve
    Je djale nderi i Malesise
    O Sokol i burrerise
    Trim besnik i vertetesise
    Nder i Kombit
    … i shqiptarise
    Lum Tropoja…
    qe te dha sise!
    Hipokrati i Shqiperise!

    Nga Alban Dega, Nju Jork me 8 prill 2016

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA April 8, 16:16

    Respekt Prof. Brokaj per objektivitetin dhe profesionalizmin tend. Por nuk besoj se ke kundershtim as per perkushtimin per nje bashkevendas timin dhe kolegun tuaj Dine Abazin …qe ma perforcoi edhe me shume sqarimi juaj …!
    Nuk kisha lexuar akoma “Diten” prestigjioze ndaj e pata derguar tek “Panorama”. Te njejtin vleresim dhe krenari kam edhe per ju Profesor Brokaj.
    Por sic thone francezet ” Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel” qe eshte vrare e sakatuar aq keq keto 27 vjetet e fundit, me se shumti nga vete ne tropojanet.
    Aferim Profesor!

    HIPOKRATI I SHQIPERISE!

    Kushtuar Dr. Dine Abazit

    As u tute as su theve
    As u shite as u bleve
    Je djale nderi i Malesise
    O Sokol i burrerise
    Trim besnik i vertetesise
    Nder i Kombit
    … i shqiptarise
    Lum Tropoja…
    qe te dha sise!
    Hipokrati i Shqiperise!

    Nga Alban Dega, Nju Jork me 8 prill 2016

    Reply to this comment
  8. lifi April 8, 16:50

    Bill me Kapot,si nuk u merited,Jo po itha Jo po I thashe,Ai iku I nderuar .kaq. Boll,

    Reply to this comment
  9. Lili April 8, 19:54

    I veti qillim eshte te dale e vertet: a u eliminuar d’y protagoniste kryesore pas Enver Hoxhes ne Shqiperi,ne nje kohe kur enveri nuk ishte ne gjen dje me qeverise vete?
    Une thèm po.
    si u eliminuan eshte sekondare,se po te mos kish vdekur aty do kish vdekur me nje plumb qorre…
    Nga kush u urdheruan e pse eshte pyetja.

    Reply to this comment
  10. Claus April 8, 21:07

    Duket qe mjeket franceze kane bere nje “pune heroike”, qe per mua duket qarte, kerkonin vetem t`i zgjatej jeta. Te besh pankreatektomi totale, heqje te nje pjese te madhe te stomakut, pjese te melcise a ndoshta te fshikes biliare dhe pjese te duodenit (Whipple-Op) eshte me te vertete nje aventure kur ndoshta diagnoza dihej qarte, sic e thote dhe Dr. Brokaj, nje malinjizim i organeve te tjera.
    Ai natyrisht qe shpetim nuk kishte. pra bie poshte qe mjeket franceze kane bere pune te qellimshme per eliminimin e tij. Ata ndoshta kana pare interesimin e jashtezakonshem te mjekeve shqiptare, te qeverise shqiptare dhe vete Enver Hoxhes dhe kane ndermarre ate aventure qe ndoshta ishte e gabuar. Pra edhe nese do te kalonin disa muaj jete ngre pyetjen: A do te ishin ne gjendje mjeket shqiptare te kuronin nje pacient pa pankreas, pra ne kushte te mosprodhimit te insulines dhe antagonistit te tij glucakonit, por dhe te enzimave te tjera qe sherbejne ne zberthimin e yndyrnave, karbohidrateve dhe trupave proteinike?
    Nuk e besoj kurre. Pra i tere regjimi dietetik i tij ne ato kushte do te ishte kryekeput preciz dhe i sakte dhe ne kushtet e Shqiperise i parealizueshem. Kush do ta realizonte? Saliu katundar Vicidoli? Apo mjeket e tjere me ate nivel mjekesie?
    Po marr rastin ideal nese cdo gje do te ecte ne kushte te deshirueshme.
    Pra per mjeket shqiptare ishte nje dhimbje koke me pak kur ai vdiq ne France. E them edhe njehere qe ai operacion nuk eshte kryer pa vullnetin e pacientit, aq ligje ka Franca, por edhe qe mjeket shqiptare te nderhynin ne menyre jokolegjiale, kur pacienti i tyre u dorezua ne France edhe kjo eshte e palejueshme.

    Tani ne tere kete histori eshte ngaterruar nje person, nje mjek i ri ne ate kohe, mjek qe sherbente ne kliniken e udheheqjes, por qe pagen e merrte ne spitalin civil!!!!
    Ai quhet Sali Berisha!
    Ngre pyetjen: A gjeni ndonje vend ne Europen Lindore qe dikush qe ka sherbyer prane udheheqjeve komuniste te jete bere President i pare Demokrat dhe kryetar i nje partie opozitare?
    Rasti i vetem eshte Shqiperia, diku tjeter nuk mund te gjej. As ne Poloni, as ne Hungari, as ne Ceki, as ne Bullgari, askund.
    Pra ketu lind nje pyetje e madhe: Kush dhe si u katapultua ky njeri ne ate pozicion.
    Duket qe klani Kapo nuk ka qene dhe aq i kristalte. Ashtu si ne tere piramidat komuniste neper Europe edhe ne bllok vlonin intrigat, pabesite dhe armiqesite.
    E pra si shpjegohet kjo?

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit April 8, 22:57

    Qe ne fillim te sages pyeta nese diagnoza ishte tumor ne pankreas.Kur kjo pohohet, aludimet pastaj jane pakogje.Berisha ka qene tip karrierist, por kjo nuk eshte penalisht e denueshme.Po ka lindur duke qare Berisha, nuk do te thote se e kishte me plan qysh sa doli ne drite te punonte c’ka ka punuar nga ’90 e ketej.Per mendimin tim edhe M.Shehu eshte vetevrare, si pasoje e krizes nervore dhe zhgenjimit nga ortaket e huaj qe puntuan Ramizin pas Enverit dhe e shiten ambicjen e Mehmetit.Ortaket qene angloamerikane, nuk do zor ta kuptosh. Megjithate, Dita ben shume mire qe risjell keto diskutime, ndersa lexuesit nuk mund te diktojne se cfare duhet te publikoje ose jo gazeta, se nuk eshte pakt midis palesh.Gjithashtu verej se dikush perdor nick te tjwtrit, si psh me Claus, qe e respektoj per dobine e debatit. Do ishte e udhes qe moderatori te pengoje keto spekulime qe nuk kane fare lezet dhe shpikin debate te kota.

    Reply to this comment
  12. spectrum April 9, 09:02

    Intervista ka vlere historike ,dhe argumentuese qe kapua ishte I semure rende dhe vdiq nga shkaqe natyrale sa per sistemin ai kishte vdekur ne vitet 72 mbas marreveshjes amerikano kineze nuk kishte nevoje per vrasje apo eleminime kishte vdekur

    Reply to this comment
  13. 56 April 9, 12:39

    S’besoj se ka nevoje per publicistike rehabilituese te zagareve te enver hoxhes (edhe vete zagar sherbimesh). S’ka mbetur me gje per t’i bere ketij populli: depersonalizimin e kryet, katundarine agresive e ngritet ne pushtet per t’ju mbajtur mbi supe; pushtetin ekonomik me gjithe c’i rropet e vazhdoni t’i rripni ketij populli e keni,.. Lerini rehat te rinjte te pakten e mos ia ndotni shpirtin me qen-politiken tuaj e me historine e zgerdhyer nga shtremberimet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*