Laikë apo fetarë?

Xhevdet Shehu April 17, 2016 22:21

Laikë apo fetarë?

Kjo intervistë ekskluzive me Moikom Zeqon në DITA, këtë radhë fokusohet tërësisht tek debati i ditëve të fundit:

Duhet të futet mësimi i historisë së feve në shkolla apo jo?

Duhet të jemi tepër të kujdesshëm sidomos në idetë që kanë të bëjnë më ndryshimin radikal të situatave dhe traditave – thotë akademiku.

– I nderuar Moikom, ideja e Kryeministrit Rama për futjen e disa orëve me lëndë fetare në shkollat shqiptare ka ngjallur shumë debate kohët e fundit. Sa racional është ky debat?

– Në një Forum intelektualësh në gazetën “Dita” edhe unë jam shprehur me një logjikë juridike dhe kushtetuese se laiciteti i shtetit parakupton në substancë dhe laicitetin e arsimit kombëtar. Arsimi kombëtar është gjithashtu një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe të patjetërsueshme, ndoshta institucioni më i madh dhe në shumë pikëpamje i vetmi që formëson strukturën kulturore shkencore dhe humanistike të gjeneratave të reja.

Dhe të mos harrojmë se gjeneratat e reja janë kombi me parametrat cilësorë ose të degradimit, në thelb të një dekadence të vetëdijes dhe të tagrit të vetë qenies ekzistenciale të kombit. Si dhe të mbijetesës së tij, ose jo! Ideja e Edi Ramës për të futur lëndët fetare në programin mësimor, qofshin këto të strukturuara ose të modifikuara nga specialistë dhe didaktistë të sprovuar për mendimin tim është një ide krejt e papritur, jo e menduar thellë dhe unë shpresoj që përveç ngjalljes dhe stimulimit të një debati, që gjithsesi krijon një rigjallërim, apo dhe një stres ndaj plogështisë intelektuale, intelektualët dhe personalitetet e kulturës në Shqipëri, pavarësisht përplasjeve të domosdoshme të konvergojnë në një ide qendrore pikërisht për të ardhmen e substancës së arsimit kombëtar, të laicitetit kushtetues dhe të bashkekzistencës sa më harmonike midis institucioneve dhe besimeve fetare.

 

– Këtu doja të dilja: tek harmonia fetare, me të cilën ne kemi të drejtë të krenohemi, apo jo?

– Kryeministri Edi Rama me të drejtë e ka vënë shpeshherë në dukje atë të vërtetë që e dinë të gjithë shqiptarët: se harmonia fetare në Shqipëri është e lavdërueshme, se ajo nuk është thjesht bashkekzistencë, por dhe matrica e një tolerance gjithëpërfshirëse, të përbashkët, që sendërton atë “comon sense” që mendimtari i shquar amerikan Thomas Payne e quan si një arritje superiore të arsyes njerëzore, të dashurisë dhe të humanizmit. Po e ritheksoj se toleranca fetare në një vend me pluralitet fesh si Shqipëria është e tillë pikërisht jo për arsye të dallimeve krahasimtare apo doktrinore të feve, por të njësisë së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.

Këtë gjë e shpreh edhe poeti i madh anglez Lord Bajroni në shek.XIX kur në letrat e tij i shkruan nënës se shqiptarët pavarësisht statusit fetar, të krishterë apo myslimanë, përherë parapëlqenin të thonin se janë thjesht “shqiptarë”. Ndryshe nga vendet e tjera evropiane ku fanatizmi fetar, apo edhe fundamentalizmi fetar krijoi edhe degama dhe luftëra fetare, në Shqipëri në të gjithë shekujt e ekzistencës së saj nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë. Dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Toleranca fetare në Shqipëri duhet kuptuar dhe analizuar thellë.

Toleranca fetare në Shqipëri është një arritje e pashembullt.

 

– Pra ju besoni në harmoninë fetare në Shqipëri?

– Unë pyes: nëse kjo tolerancë fetare është arritur pikërisht në bazë të një tradite shekullore, madje pa qenë nevoja ose dhe në mungesën e “domosdoshmërisë” të futjes së lëndëve fetare në arsim, atëherë ku qëndron shqetësimi që mbas një konstatimi dhe formulimi të tillë të një virtyti kombëtar të hedhim befas tezën dhe mendimin se duhet të futen në arsimin e Shqipërisë edhe lëndët fetare? I gjithë ky argumentim në shikim të parë është paradoksal sepse nuk ka një sens të vetë arsyetimit logjik.

Një nga mendimtarët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave i cili është dhe kryearkitekti i Autoqefalisë, së Kishës Ortodokse Shqiptare Fan Noli në një artikull të tij me titull “Përgjigja jonë” botuar në gazetën “Dielli” më 15 tetor 1909, nr: 29, shkruan: “’ Feja s’mund të ndahet nga arsimi’ thotë zoti Praodentikos (në shqip: Përparimtari, shënimi im MZ). Në Anadoll po, mirëpo a është kjo e vërtetë edhe në botën e qytetëruar? Në Amerikë feja s’ka asnjë pjesë në arsimim”.

Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

Noli i cili kishte përkthyer edhe tekstet e shenjta në shqip e shihte qartë laicitetin e arsimit kombëtar pa mohuar këtu në bazë të konditave ligjore, siç i ka çdo shtet i qytetëruar, edhe të shkollave fetare të vetë institucioneve adekuate.

Një optikë shumë e qartë, do të thonim edhe ne sot.

Në vitin 1935 Migjeni botoi një skicë eseistike me titullin “Programi i një reviste”.

Në të thuhet: “Politikë – jo!

– Jo! Jemi dakord. Se politika s’ka një themel të shëndoshë, s’ka ligj, s’ka mllef. Madje, s’ka as moral – ia shtoi një redaktor moralist, tue i shikue kolegët përmbi syza. Ky redaktor, asaj dite për drekë, në vend të bukës, pahiri, futi në gojë një cep të librit “Morali fetar” dhe, kur pa se nuk shkon, e pshtyni. Mirëpo zotnia kishte te shtëpia fëmijtë; e fëmijtë, s’i thotë pedagogjia moderne, janë majmuna, prandej, kur e panë t’anë tue pshtye, ia nisën dhe ata fuj-fuj-fuj!

– Politika asht një kameleon, i cili – dihet – simbas vendit ku gjendet, merr dhe ngjyrën. Të mendojmë se kameleoni gjendet mbi një shkrep, dhe, natyrisht, merr ngjyrën e shkrepit. Ta dëftojnë me gisht dhe ti mezi e dallon atë nga shkrepi. Lëshohe turravrap me e xanë, por kthehe me trofej në ballë, si me pasë qenë në Luftën e Trojës. Balli yt asht bamë dhe një herë ma i madh në të përpjekun me shkrepin. Se kameleonin tash e ke, tash s’e ke. Të iku.

– Qe një definicion i politikës, po qe se mund të ketë politika definicion,- tha një tjetër redaktor.”

Parabola e mësipërme ka një aktualitet të habitshëm. Për politikanët është substancial koncepti se ç’është politika në të vërtetë. A mund të ketë një politikë subjektiviste, tepër të lëshuar dhe të harlisur? Sa mund të jetë koeficienti i subjektivitetit në politikë i një politikani?

Çfarë është në të vërtetë politika? A është një triumf i qytetërimit juridik? A është një sublimim i kulturës së qytetërimeve të përbotshme dhe i traditave të popujve të mëdhenj dhe të vegjël? A është politika “një shkop magjik”, apo një “fabrikë onirike”?

 

– Gjithsesi, a është në tagrin e një kryeministri, qoftë ky edhe më i suksesshmi në botë, që të përcaktojë përmbajtjen dhe strukturën e arsimit kombëtar?

– Unë do ta vazhdoj pyetjen tënde me dy-tre pyetje të tjera: A nuk është laiciteti një fitore e madhe e njerëzimit?  A nuk ka thënë Monteskje se politizimi i fetares si dhe fetalizimi i politikës janë formulime katastrofike me dëme të pallogaritshme? A mundet në një shoqëri të veprohet duke përdorur mutacionet ideologjike ose për të stimuluar një inxhinieri ideore, nocione këto që janë kritikuar ashpër nga filozofët Karl Poper dhe Bertand Russell? A mund të kemi një situatë të së ardhmes si tek librat utopikë si “L’ille inconnue” e Grivel-it apo në “L’Ane 2440” të Sebastian Mercier-it?

Duhet të jemi tepër të kujdesshëm sidomos në idetë që kanë të bëjnë më ndryshimin radikal të situatave dhe traditave. E njëjta gjë mund të thuhet për situatën plurale dhe të lavdërueshme në Shqipëri të ringjalljes së tyre mbas mohimit të shtetit totalitar ateist që qe gjithashtu një utopi negative e pashembullt. Rene Remond ka thënë: “Historia e ideve nuk rregullohet vetëm dhe kryesisht përmes determinizmit të jashtëm, nëse ajo u bën jehonë pikëpamjeve të kohës, nëse shpesh ajo është shtyrë dhe pështyrë, lakuar, ndryshuar, madje nga ngjarja, ajo ruan një aspekt autonom.”

Kjo do të thotë se e vërteta se qytetërimi i sotëm modern është qytetërimi juridik që parakupton laicitetin, por edhe tolerancën dhe bashkëekzistencën e feve është në të vërtetë një arritje e madhe e njërëzimit mbas shumë luftërash mendore, paradoksesh, shkatërrimesh, persekutimesh të llahtarshme për të qartësuar atë që konsiderohet doktrina e humanizmit mbarëplanetar.

 

– Sidoqoftë këmbënguljen e tij për ta futur mësimin e besimeve fetare në shkolla, Kryeministri Rama e përforcoi edhe pas takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Obama dhe Joe Biden. A nuk është ky një argument më shumë se kjo ide e Ramës do të realizohet?

Së pari mendoj se vizita e kryeministrit Rama në SHBA dhe pritja në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Obama dhe nënpresidenti Joe Biden është padyshim një sukses i veçantë për Shqipërinë. Si qytetar i thjeshtë dhe njeri i letrave kam një vetëdije afirmative për këtë gjë. Por kjo është një gjë e kuptueshme në të gjitha aspektet politike dhe në të vërtetë nuk ka të bëjë fare me aspektet fetare. Rama ka të drejtën e tij për të ngulur këmbë në idenë që ka hedhur në mënyrë publike. Por kjo nuk do të thotë që të mos ketë ndaj kësaj ideje mendime alternative, madje dhe kundërshtuese. Është debati shenjë e emancipimit.

Është debati fuqi e të menduarit. Është debati triumf i intelektit dhe arsyes. Nuk është servilizmi kaq i përhapur në politikën shqiptare, një servilizëm endemik, primitiv dhe grotesk që ka ndryshkur qëndrimet etike dhe integritetin njerëzor, që e dëmton pambarimisht të ardhmen e Shqipërisë.

Edi Rama duhet ta kuptojë në thelb se raportet njerëzore nuk janë të klonuara, se nuk i takon vetëm një njeriu të ketë një ide kryesore për fatet e vendit, por të gjithë qytetarëve pa përjashtim. Unë e parakuptoj diçka në përpjekjen parake që në kushtet e një ekstremizmi fetar dhe një terrorizmi botëror duhet të ketë një kthjelltësi mendore mbi vetë statuset e religjioneve.

Në fjalimin e tij programatik të mbajtur në ceremoninë kremtuese të ditës së lindjes së profetit Muhamed, organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që është botuar në “Gazeta Shqiptare”, 10 prill 2016, faqja 23, unë lexoj edhe këtë pasazh: “Në vobektësinë e tij, shtetit të sotëm në tërësi i ka mbetur amanet nga ai i shtetit providencë, një mision unik që shteti në Shqipëri, në Europë, në çdo vend që kërkon të jetojë në paqe, duhet ta përmbushë me çdo kusht në këtë kohë, kur jemi përballë një pakti të frikshëm, të kobshëm, të terrorit dhe nëpërkëmbjes të besimit, nëpërmjet kultivimit të injorancës.”

Më bën përshtypje fakti që politikani Rama flet për një “amanet nga shteti providencë”. Natyrisht kjo nuk është një metaforë, por nuk është as një koncept juridik. Ndonëse nuk është tamam-tamam as edhe koncept teologjik. Shqetësimi i Ramës kundër ekstremizmit fetar sot është një shqetësim botëror, pra i çdo qytetari shqiptar. Por rruga e zgjidhjes është diçka tjetër shumë më e komplikuar, shumë më e madhe, shumë më konceptuale, shumë më shkencore dhe kulturologjike.

Me këtë rast dua dhe unë të shpreh shqetësimin tim se arsimi kombëtar shqiptar përjeton një gjendje kritike. Arsimi kombëtar shqiptar i të gjitha niveleve ka një mungesë të dukshme të rolit vendimtar dhe botëkuptimor, njeriformues të disiplinave humanistike. Jemi mbas disa ditësh, në 23 prill 2016 në 400 vjetorin e vdekjes së dy kolosëve të mëdhenj të letërsisë botërore, të Shekspirit dhe të Servantesit. Sipas kritikut të madhe amerikan Herald Bloom, Shekspiri dhe Servantesi e kanë kthyer njerëzimin tek NJERIU, tek qenia jonë EKZISTENCIALE.

Sa pak, sa mjerueshëm njihet sot në gjeneratat e reja vepra kolosale e Shekspirit dhe Servantesit. Ky është një shqetësim tejet i rëndë. Edhe në rrafsh global. Ndoshta mendimtari më i madh i epokës sonë George Steiner e ka artikuluar kohët e fundit shumë apelin e tij universal kundër kich-kulturës, kichartit dhe kich-spektaklit, domosdo edhe kundër kich-politikës.

George Steiner thotë se” letërsia dhe filozofia në ditët tona janë të rrezikuara. Sot një pjesë e madhe e universit është mbyllur. Pavarësisht dimensioneve virtuale, bota reale është tkurrur. Shkencat na janë bërë të pakapshme. Kush mund t’i kuptojë aventurat e funsit të gjenetikës, astrofizikës, gjeologjisë? Kush mund t’ua shpjegojë ato profanëve? Duket sikur dijet nuk komunikojnë më, shkrimtarët dhe filozofët ngjajnë si specie në zhdukje. Nga ana tjetër zhvillimi i teknologjisë është marramendës. Lind si domosdoshëmri nevoja e të kuptuarit.

Imagjinoni një botë, thotë George Steiner, ku neurokimia të na spiegonte Moxartin.

“Po kjo është e mundur, dhe më tremb. Makineritë janë tashmë interaktive me trurin: Kompjuteri dhe qenia njerëzore punojnë bashke. Ndoshta një ditë mund të ndodhë që historianët të kuptojnë rama fejase ngjarja më e rëndësishme në shek.XX, nuk ishte lufta, as krah-i financiar, por ajo natë ku Kasparov, lojtari i shahut, humbi kundër një kutie të vogël prej metali. Dhe shkruajti: “Makineria nuk ka njehsuar, por ka menduar.” Kur e pashë këtë, kërkova mendimin e kolegëve të mi në Cambridge, që janë mbretërit e shkencës. Më thanë se nuk e dinin nëse mendimi ishte një llogari. Kjo është një përgjigje e tmerrshme! A do të mundet që një ditë kutia e vogël të na krijojë muzikë?”

 

Por ky debat a do të ketë një përfundim, apo do të jetë thjesht një proces i përplasjes së ideve?

Të them të vërtetën nuk e di. Ballafaqimi i ideve është një premisë. Pra krijon një objektivitet të parashtrimit. A mundet që subjektivizmi t’i zhvendosë idetë ose t’i përcaktojë me forcën e pushtetit? Nuk mendoj se mund të ndodhë një gjë e tillë. Përgjithësisht unë i shikoj realitetet qofshin edhe ato të politikës shqiptare nga këndi i njeriut të letrave, i zhveshur krejtësisht nga ambiciet politike apo dhe të protagonizmit shoqëror. Por çdo gjë që lidhet me Shqipërinë nuk mund ta shkëpus nga vetja.

Së fundi dua të bëj dhe një saktësim terminologjik. Ka një ngatërresë dhe një konfuzion midis “lëndëve fetare” dhe “historisë së feve”. Lëndët fetare në arsim lidhen me elementë shpjegues dhe ilustrues të doktrinave fetare siç janë katekizmi, morali fetar, dogmat kryesore.

Pra lëndët fetare kanë të bëjnë me doktrinat fetare dhe jo me ato jashtë tyre. Kurse historiku i feve është një koncept i mirëfilltë shkencor dhe jo fetar. Ne flasim për historik të feve si një disiplinë që u bashkëngjitet shkencës së historisë, flasim për histori të ikonografisë, të arteve etj. gjithmonë në konceptin e studimit rigoroz, krahasimtar por edhe estetik të mirëfilltë.

Fjala vjen historia e qytetërimeve është vetvetiu dhe histori shkencore e feve të mëdha apo të vogla, e feve që s’janë më (shumica e feve politeiste) si dhe e feve botërore monoteiste etj.

Por e ritheksoj, historia e feve është vetvetiu një koncept shkencor dhe jo fetar.

Nëse do të shtojmë diçka më shumë për historinë e feve në arsimi shqiptar – unë e di shumë mirë që histori të tilla ekzistojnë në shumë tekste është diçka tjetër nga futja e “lëndëve fetare”, që do të përbënte një arsimim fetar të mirëfilltë.

Por kjo duam apo nuk duam do të krijonte një kontradiktë të panevojshme dhe të kapërcyer tashmë prej shekujsh në arsimimin laik.

 

*****

Botuar sot në DITA / Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Xhevdet Shehu April 17, 2016 22:21
Komento

21 Komente

  1. A.GRAMSH April 17, 14:09

    ‘INJORANCA,ME E TMERRESHME SE BOMBA ATOMIKE’Ajnshtajn
    ———————
    Shqiperija ish vend lindja e shqipetareve pasardhes te ‘ilireve’ka 25 vjet qe eshte pushtuar nga fise barbare sa injorante e krriminele,pa bere dallimin midis ‘salisjaneve’,socialSSalisteve,Metisteve e sekteve te tjera anti fe propoganduar nga krere te fondamentalizmit antishqipetar Sali RAM Berisha APO Edvin KRISTAQ Rama e bashke me ta bashibozuket apo òobenjte pe Blushi,pe Lubonje apo pandelinjte ‘bythka’ pe Maqedonije!
    Shqiperija po shperbehet nga alabake apo ‘kunguj te Dhjet Arit’ qe ne jete nuk kane bere asnje dite pune nuk kane asnje profesion qe per fatin e keq politiken e quajne ‘PROFESION’ !
    Deklaratat ne gjendje te renduar PSIQIKE te nje ‘kryeministri’ te vete emeruar te nje vendi PA SHTET,pa pushtete nga legjislativi tek egzekutivi,nga gjyqesori tek INFORMACIONI jane VAZHDIMESI e ‘DEPRESIONIT BIPOLAR’ te nje politike Antishqipetare qe si simbol te ANTISHQIPETARIZMES ka patur e ka 25 vjet KRYEKRIMINELIN –SALI RAM BERISHA!
    Kjo politike krriminale antishqipetare pas 25 vjetesh qe lane SHQIPETARET:Pa atedhe,pa buke pa shtet,pa ekonomi,pa kulture,pa shkence,pa shkolle,pa te ardhme POR me uri,varferi,prostitucion,droge,gjakmarrje.ngujim,tregeti organesh,vrasje ne familje,perdhumìnim ,pas 25 vjetesh kerkon TE PERDHUNOJE EDHE ZOTIN—Duke thene se tere keto krime jane bere ne emer te TIJ!?
    Shqipetaret nuk mund ti shpetojne 25 vjet SALI FATOS ILIR NERONIT—Pa shpene ne gjyqin e Hages tere salisjanet ,metistet,socialSSalistet Blushat e karabushat e aqe me teper nje ‘kryeminister’ ne gjendje ‘DELIRIO’ qe tere krimin korrupsionin e tragjedine makaber ndaj nje populli tashme te shperbere —-TJA FATUROJE FESE APO TE KERKOJE NDIHMEN E ZOTIT -Kur 25 vjet ka vjedhur ka perdhunuar eshte i kortuptuar eshte disa here i martuar e ANT ZOT! ‘Perendi ! Ku je?Migjeni
    Si mund te pranoje nje popull nga me LAIKET e Europes qe ti imponohet FEJA e aqe me teper nga te ‘SEMURE PSIQIKE’ kur femijet shqipetare 25 vjet po vdesin urije e po perdhunohen nga ‘femijet bastarde’ te nje politike ANTISHQIPETARE!
    Si mund te pranoje nje popull pas 25 vjetesh lufte kunder kAmunizmit,kur sot ‘komuniste’ mund te konsiderohet vetem Papa Françesko,qe nje kryeminister ‘bojaxhi’ te deklaroje me pa turpesi e ne gjendje te renduar psiqike si paraardhesit e tij apo ‘baballaret’ SALI FATOS META:Si donkishot ne mes te Europes kur Shqiperija eshte kthyer ne ‘shprehje gjeografike’–‘UNE JAM SHTETI EDHE FEJA’-Kur ky vend e popull ka 25 vjet pa shtet e pa FE?!
    P.S–T e gjithe krriminelet antishqipetare te veshur me ‘IMUNITET’ 25 vjet qe shkaterruan shtetin ,bazen ekonomike e sociale e perzune me gjenocid popullin shqipetar nga trojet e veta ,si dhe lidhen ‘kontrata’ apo ‘mareveshje’ antishqipetare’ qofshin ato ekonomike,apo ‘FETARE’ do te konsiderohen tradhetare te popullit shqipetar e do denohen nga LIGJET e MORALIT dhe te ZOTIT—–Si ne periudhen e inkujzicionit –DJEGJE NE TURREN E DRUVE-Me grate e 17 dhjeta e dasnoret e 22 me soj e sorrollop se bashku me krriminelet e dizinformacionit FEVZI!.’FEJA E SHQIPETARIT DO TE JETE SHQIPETARIJA’!

    Pas 25 vjetesh kush qendron ne krye te shperberjes se ketij populli krrimineli SALIJA apo anti !MESIJA

    Reply to this comment
  2. RRIK BALSHA SR. April 17, 14:12

    NA ZGJOVE NGA LETARGU

    i ndrituri Moikom. Perveç citime rutine, tashme asgje te re nuk ke trajtuar ne kete interviste tipike te Shehut me te intervistuarit e tij te turnit. Se ç’lidhje kane gjithe keta filozofe qe permend ne rrefimin tend, vetem ti mund ta kuptosh. Nuk dua te shkoj pertej nje caku respekti per ide-leshuesin e turnit, por do te te sygjeroja ti shmangeshe ketyre thithjeve te autoreve qe mbase vetem ti i ke lexuar ne ndonje mbremje vere ku mushkonjat te pickonin ne damaret e temthit.

    Nuk di idene e sakte te Kalifit te Surrelit, nese ka ndonje ide, ne lidhje me kete problem, por di qe shumica e brezave te rinj te shqiptareve te pas 90-tes, nuk e kane idene e feve, te doktrinave fetare, te riteve qe praktikojne, te shkrimeve dhe historise se tyre. Andaj, sot kur flitet per fene, kemi pare, siç ishte rasti i vizites se Papa Bergoglio-s ne Tirone, nje lloj tifozlleku stadiumesh, vetem per te bere modernin, per te ecur ne nje hap me moden e kohes, per tu dukur radical-shic, per te mos ngelur as nje hap larg vrapimit te te tjereve, drejt nje asgjeje (nga mos njohja) qe ndriçon ne horizont.

    Me sa kemi nuhatur nga ato pak rrjeshta qe jane bere publike, behet fjale vetem per te futur ne sistemin arsimor shqiptar, historine e feve, dhe me qe edhe ti ke jetuar ne kohen e socializmit real, ku nuk te ka munguar edhe bashkebisedimi direkt me Enver Hoxhen, dua te te kujtoj se edhe ne ate periudhe, ne tekstet e historise jane trajtuar shume ngjarje te karakterit fetar, si kryqezatat, ndarja e fese se krishtere etj.

    Ne, si fatlumet e asaj periudhe, kemi qene te detyruar (per nevojat e rritjes se kulturimit ne kete fushe) ti lexojme-studjojme Biblen dhe Kuranin, pas viteve 90-te te shkerdhatokracise, thjesht per kulture, per njohje te pa parapergatitur nga teologet e turnit.

    E nuk shikoj as edhe me te voglen perngese qe brezit te ri ti lejohet, natyrisht sipas grup-moshave dhe profileve, te njihen me historine, perseris vetem me historine e feve, duke i bashkelidhur ne nje tekst te vetem dhe jo krahasimor, siç pretendon ti ne kete interviste bajate !

    Varet nga aftesia pastaj e seicilit shqiptar te brezave qe do vijne, te nxjerrin mesimet dhe konkluzionet e tyre per jeten qe kane perpara. Ne kemi barren jo aq te lehte ti drejtojme pa ekstremizem fetar ne rrugen e njohjes se duhur.

    Pretendimet e te dy kraheve per tu bere pjestare te komisioneve te pergatitjes se ketyre teksteve, duhen shtyre pa as me te voglin pendim. Ata vetem mund te sygjerojne ndonje pasaktesi historike, dhe asgje me shume.

    Arsimi shqiptar ka qene dhe duhet te mbete laik, bashkekohor, I gjithanshem, perfshire edhe historine e feve.

    Reply to this comment
    • shqipe April 17, 19:51

      O,Mojkom i ndershem ne te gjitha drejtimet! Uroj te te prij’shendeti ty dhe atyre qe do ti,per te miren tende e te familjes tende,per te miren e vendit,per te miren tone. Rrofshin ata qe te duan. Ata qe s’te duan, le te te degjojne te miren…

      Reply to this comment
      • RRIK BALSHA SR. April 18, 09:04

        KETU MOJ ZHGABE

        konfrontohen idete dhe jo njerezit ! Eshte shume me ndryshe nga jeta e thynajave ku fluturon trushkul-lleku yt.
        Me qe do te flasim edhe per Zeqon moja thanes, ja ta them ne veshin qe nuk e posedon: po iken nga kjo bote pa kuptuar asgje….

        Reply to this comment
  3. Olimpia April 17, 14:15

    Faleminderit Moikom për shkrimin e saktë, do të thoshja pa mëdyshje, një shkrim matematik,të papërballueshëm nga kalimtarët vulgarë që shumojnë në intstitucionet tona, por që kanë pushtet e para, për fat të keq.Jemi në kohën e një regresi të madh, megjithë egzistencën e hapsirave të vogla progresive, e bërthamave te vogla që në mënyrë rastësore po përpiqen të ndrçojnë errësirën e ‘ndritëshme’ bashkëkohore.Paç jetë të gjatë…..

    Reply to this comment
  4. Kasandra April 17, 14:48

    Projekti për promovimin e fesë në shkolla
    Nëse kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i kishte lexuar Biblën dhe Kuranin nuk do t’a propozonte kurrë futjen e tyre në shkollën laike shqiptare. Si u forcoka laicizmi duke promovuar shkrimet e shenjta që predikojnë të kundërtën e shkencës, padrejtësinë, pabarazinë, përçarjen në segmente fetare, luftën kundër armikut të tyre kryesor-jo fetarëve, dhunën e egër fetare për forcimin e mbretërisë së Zotit të tyre mbi tokë, duke i mbuluar ato me vizionet e profetëve, mrekullitë imagjinare, përrallat fetare dhe fjalët e ëmbla të “dashurisë së Zotit për bijt e tij”?! Nëse ai i di të gjitha këto, atëhere i ka vënë vetes një pikëpyetje të madhe.
    Ai nuk do ta bënte një propozim të tillë nëse do ta dinte se klerikët në vendet e zhvilluara përpiqen për të penetruar me programet e tyre në shkolla dhe në politikën shtetërore apo ndërkombëtare por përgjithësisht ndeshin në rezistencën e ligjit dhe të nivelit të lartë të pushtetarëve përkatës, arsimtarëve, shkencëtarëve, laikëve, jofetarëve dhe shoqatave të tyre. Nëse ai i di edhe këto, atëhere pikëpyetja është më e madhe.
    Ai sot ka shkelur mbi gjakun dhe sakrificat e patriotëve shqiptar për ngritjen e shkollës laike shqiptare si pasuri kombëtare dhe pjesë e modernitetit botëror që ka si tipar ndarjen e shtetit nga feja dhe mbrojtjen e lirisë së besimit si për të gjtha liritë e tjera të njeriut; ai ka shkelur mbi besimin dhe inteligjencën e votuesëve të tij dhe të mbarë popullit shqiptar. Ai qoftë që mendon ta mbajë këtë barrë në ndërgjegjen e tij.
    Ai sot ka treguar mungesë konsiderate dhe arrogancë duke vendosur vetë pa të drejtë për një çështje kardinale që meriton diskutimin dhe miratimin nga të gjithë segmentet e shoqërisë (që ia kundërshtuan projektet e “Parqeve me motive fetare”) duke krijuar dyshime të forta për arësyet e një lajthitje të tillë.
    Ky projekt ogurzi është një goditje e rëndë për të ardhmen e shqiptarëve në rrugën e përparimit. Futja e fesë në shkolla është rruga e trullosjes dhe nënshtrimit ndaj Zotit dhe regjimit, jo rruga e demokracisë, unitetit dhe lirisë.
    Ky lajm sot është vrastar, shkakton dhimbje dhe indinjatë, dhe ka vetëm një përgjigje: të ndalohet me çdo mënyrë realizimi i këtij komploti në formë kompromisi fetaro-laik. Kasandra.

    Reply to this comment
    • Po,Po April 17, 18:23

      KASANDRA…! TE FALENDEROJ NGA ZEMRA PER KOMENTIN E VLEFSHEM E ME LOGJIKE TE HEKURT QE BEN KETU . TE UROJ SHENDET DHE JETE TE GJATE , PER TE MIREN E SHQIPTAREVE.
      EDI RAMA PO NA ZHGENJEN KEQ ME KETO IDE BEFASUESE TE NJE NJERIU TE CEKUILIBRUAR !

      Reply to this comment
  5. vasili April 17, 14:49

    Qe te zbatosh nje reforme apo te futesh dicka te re,ne shtete, me grade te ndryshme kulture dhe emancipimi,,normalisht pritet te maresh rezultate krejt te ndryshme dhe shpesh me diferenca katastrofale.
    Po thuaj nje brez i plote shqiptar,deri ne vitet 90 u rrit si ateist.
    Nga pavaresia deri tek regjimi i Enverit,feja ka sherbyer dhe nje si terapi shpirterore,kundrejt vuajtjeve te perditeshmerise feudale aziatike.
    Mbas viteve 90,ne pergjithesi te etur sic jane njerzit mbas cdo gjeje te ndaluar, vajten dhe rihapen dyert e religjioneve.
    Mbas dalldise se pare masive,shume u terhoqen natyrshem,mbasi i mungonte perjetimi jetesor religjioz dhe mbi te gjitha ishin te angazhuar ne fusha te tjera te luftes per ekzistence,te tyre apo familjeve,brenda dhe jashte vendit.
    Deri ketu shqiptaret qete dhe mire,bashkepunonin,pa i shkuar asnjehere ne mend se kujt religjioni i perkisnin.
    Mirpo aktore te vecante,vecannerisht te zbritur nga zonat e thella rurale,me role te spikatura,ne regjimin komunist,nuk e paten per gje qe te ndryshonin grimin dhe te paisur me nje energji te pazakonte,filluan te predikonin me zjarre demokracine perendimore,kurse vepra e tyre ne antipod ekstrem me kete demokraci,por ne unison me formimin dhe deformimin psikik te tyre.
    Nje nga keta ne pozicionin e sapo zgjedhur te presidentit te shtetit demokrat,vrapoi si i marre,pa marre dhe aprovimin e kuvendit dhe e inkuadroi kete vend europian ne konferencen islamike.
    Duke pasur nje formim te tille fondamental primitiv,ai e formoi dhe ekipin e gjere te ketij shteti ´´demokratik´´nga ku lloj brumi,qe sa vinte dhe fryhesh nga perfitimet praktike.
    Edhe shefi i tij i policise sekrete ish nje islamik,sozia e Saliut,nga origjina dhe nga bemat.
    Ne vazhdim ky vend u be han pa porta,per terorriste islamike ku jo pak nga ata i u dha dhe privilegji i vecante:nenshtetesia shqiptare.Krahas kesaj vershuan shume misionare islamist te llojit ekstremist wahab,qe duke ndertuar xhami predikimi dhe cfrytezuar varferine shqiptare,filluan te shplajne tru dhe mbjellin urrejtje,kundrejt atyre qe nuk jane si ata.
    Dhe nje mendje jo shume e kultivuar sic jemi ne ushqehemi lehte me llafe dhe urrejtje.
    Pra kur me pare shqiptari shihte shqiptarin e vet i pa ndikuar fare nga religjioni,tani ju imponua hapur apo ne menyre djallezore,qe nuk jemi njesoj.Edhe luli vocerr jo njehere e ka cfaqur hapur kete.Ata qe nuk kane vajtur me tej,lidhet me fatin tone qe jemi te vendosur ne Europe.
    Shume me vetdashje te qorollopesur,aty dhe Rama,vazhdojne me avazin e tolerances fetare,duke vazhduar pergjumjen mbi minat e shumta qe vazhdon te vendose hordhia e Saliut.
    Si perfundim mendoj,qe njohurite per fete e ndryshme,ne asnje menyre nuk duhet te futen ne shkollat tona.
    Pasi duke pare nivelin e ulet dhe hetogjeneritetin e perberberjes se nxenesve dhe studenteve,ato do te perbejne objekt perplasje,ku pasojat do te jene te nje cilesie dhe mase shume me shkaterrimtare se ne shkallet e stadiumit,te nje ndeshje futbolli midis dy qyteteteve.
    Nje naivitet dhe nje snobizem i lehte prej piktori nuk ka per tju falur kurre Rames.
    Preshi mbi te cilin ka kohe qe fluturon kryeministri,po shohim qe cdo dite vjen dhe behet me i trashe dhe me i gjate.

    Reply to this comment
  6. Lpl April 17, 14:50

    Migjeni ishte komunist asnje argument qe thua ti nuk qendron per mos futjen e ungjillit ne shkolla ti ju referohesh disa filozofeve qe skan arritur te thojne me shume se ata para dymije vjeteve por juve ju duken te drejta ata qe keni mesuar se ju vetem ata njihni pastaj nje tjeter qe ju e shihni te pamundur shkencen me fene shume kundershtare nihiliste mundohen te ngrene pyetje shkenca e ndihmon fene dhe feja nuk eshte kunder shkences po para ketyre qe ju i njihni si filozofe ska pasur shkence e filozofe ju quani shkencetare e filozofe vetem keta qe jane kundra fese .Ti thua arsyeja e ben njeriun me edukate ketu feja eshte kunder sepse arsyeja nje dite humbet nga ai qe ska arsy dhe cfare thua ti me i bere ketij njeriu pa arsye me vra apo ne burg pastaj kush e vlereson arsyen tende ti vete ti ji me arsye e ai tjetri jo keshtu mendon ai qe eshte krenare per zotesine etije .Mendimi filozofik eshte qe njeriut jepi te pune e jetese te mire se qendron urte kjo vlen ne fillim pastaj edhe ai behet si ai qe ska shume filozofe e ndajne shoqerine ne klasa e barazojne njeriun me kafshen si te pa shpirte dhe harrojne se ne jemi njerez disa e perdorin si ent xhenerik i prishet nje pjese veri nje te re .Na thuaj ne cilin vende te evropes drejtohet jeta shoqerore mbi bazen e ketyre filozofeve asnje por vetem mbi ate Kristjane pa perjashtuar ata qe thua ti Evropa ka kete pike ku bazohet Zbulimi i Zotit te Izraelit Mendimi juridik Romak dh Shpirti Krishter mbajne demokracine ne bote dhe ne Shqiperi nuk egziston asnjera nga keto vlera por keta nuk funksjonojne as te ndara .Dhe mos ngulni kembe se arsyeja e fituar e mbron njeriun vetem arsyeja qe te jep Zoti me fituar Shpirtin Shejte e ka forcen per te mbrojtur mos me rene ne mekat .Feja nuk eshte histori eshte lajm ketu ngaterroheni te gjithe o me dashje apo nga mosdija u thote Krishti kur ju ankunen per ligjet une tha skam ardhur me ju liruar nga ligjet por nga mekati juaj kete se kuptoni .As toleranca ne perandorine Turke nuk eshte e vertete kjo ishte sundim i shumices qe u perkraheshin nga ligjet kundra te Krishtereve dhe nihilizmi juaj vazhdon se ne kete perjudhe eshte 1800 tes e mbrapa ku hapsira Turke kishte 95 per qind mislimane me nje fjale kush kishte me sulmuar tjetri per fe dhe ne kete kohe ishte shtruar ishte arritur qellimi pushtimit me tjetersime me debime me plackitje dhe mislimanizuar dhe kishte formuar nje identitet Turk me veshje me fe me gjuhe me muzike me shume cka .Kam me teper me te kundershtuar une mora disa qe ti i jep rendesi.

    Reply to this comment
    • beni April 18, 09:19

      Nuk jam kurre ne kundershtim,kur shqiptaret te mesojn se si duhet te integrohen ne kulturen e krishtere,bile te mesojn edhe ne shkolle por krishterim e jo ateizem gjoja si shpetim,jo islamizem perseri gjoja si shpetim te shqipetarve nga sllavizimi apo greqizimi gjoje si ndjenje kombetere e patriotike por thjesht menyre integrimi ne kulturen arberore te nje realiteti prandaj duhet mesim i fese por i asaj krishtere!
      Esht pak si ekstreme por shum e rendesishme per te hequr njeher e pergjithmone divergjencat ideologjike qe na fut ne nje lufte te ftohte mes vetes por dhe per rimekembjen e nje kombi qe kurre nuk mundet ti qendroj sfidave te kohes ne kapitalizem mes shiut bresherit e debores qe do te sjell stuhine njelloj si ne liban bosnje ku esht ceshtje kohe?
      Kam shum respekt per ju jeni shum realist dhe te pelqej per ket realitet!

      Reply to this comment
  7. MH April 17, 14:59

    Lenie fen ne kenaqesin e vet ne arkaiken e saj ku bota mbahet me 4 elefanta dhe sa here levizin bie termet.Ky asht niveli i feve.
    Bota asht tjeter dhe cdo arritje e ben me paramendim bazue ne forcen e dijes njerezore.
    Institucioni fetar dhe sherbyesit organik ne kete tepull(priften dhe hoxhe) predikojne qe njeriu duhet ti lutet zotit per te ardhmen e jetes se vet.Nuk duhet te cojne krye por te durojne vuajtjet e bossit e me kete pervujteni do shperblehen ne jeten e pa sosune.Nuk duhet te lakomojne gjane e huej.Nuk duhet te rrejne.E pse rrejn vete bashke me klasen e bosseve nuk quhet mekat.Ma mire se kushdo e dijne vet predikuesit qe te jetojne mire e bukur ne kete jete se ne ate tjetren nuk ka vec eshtra e kafka te rrenueme e te mjerume.

    Reply to this comment
  8. mirel April 17, 20:36

    Bravo I Nderuari Moikom Zeqo.
    Me shkrimin tend Edi Ramuti duhet te futet ne hale dhe te mos dali me.
    Nje planifikues I poshter I prishjes se Shqiperise.

    Reply to this comment
  9. Gjorku April 17, 23:08

    Me njè ndjenjè respekti dhe mirènjohje pèr Moikom.Z qè ka ngritur drejt dhe mbi baza shkencore atè qè duhet dhe qè èshtè mè e mira pèr Shqipèrinè dhe shqipètarèt. “Idea” mè e fundit e Edi. R i ngjan atyre bombave puzzolente tè Berishès pèr vllazèrinè shqipètare turke, pèr hekurudhèn Tiranè – Pekin, pèr krahasimin e Shqipèrisè me Gjermaninè nè potencialin ekonomik etj- etj !!! Njè gjè èshtè e vèrtetè, kur hidhen ‘bomba’ tè tilla diçka po duan tè fshehin ?!? Rrini zgjuar o njerèz !!!

    Reply to this comment
  10. nina April 17, 23:35

    ne jemi laik dhe do mbetemi.. por dhe per te mesuar se cfar jane fete, nuk ka asgje te keqe… une habitem, per kete zotriun, qe kurr se kupton ky iden, e kryeministrit, cfar prisni nga te tjeret????? per mua gaboni… per te ditur gjithcka nuk do te thot kthim ne idiotizem , por ecje perpara ne pasurim te dijes te secilit nga ne…..

    Reply to this comment
  11. Agroni April 18, 03:06

    Historikisht me dokumente autentike eshte vertetuar lufta shembellore e rilindasve tane per te mbrojtur kombin nga ndikimet e fqinjeve te cilet perdornin fene per te na coptuar.Eshte monumentale thenia e Vaso Pashes qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Lufta legjendare per hapjen e shkollave shqipe dhe lufta cnjerezore e andarteve greke ndaj popullsise myslimane.Pra keto ngjarje e detyruan FANOLIN te shpallte memveftesine e kishes autoqefale shqiptare.leximi shqip i cdo lutjeje te bibles etj.Lufta e lavdishme e rilindasve ndikoi ne atdhedashurine e popullit ndaj atdheut gje qe u finalizua me mobilizimin total te popullit me thirjen PA DALLIM KRAHINE DHE FEJE TE BASHKOHEMI KUNDER PUSHTUESIT.Keto jane ngjarje renqethese dhe vecori te pa kontesueshme te nje populli qe para dashurise per atdheun bashkohen si nje trup i vetem.Feja ka rolin e vet dhe eshte krejt personale keshtu qe nuk kane pse futin hundet as JANULLAT,as ata qe pellasin maje minareve.Heqia e fese mbas viteve 1967,pati dhe ajo rendesine e saj se u be kryqezimi mes djemeve myslimane vajzave ortodokse dhe e kunderta,jo se nuk beheshin me perpara por ne ate periudhe u eleminuan revoltat e prinderve qpo pakenaqesite e krushqive,pra ishte nje pune kolosale ne forcimin e unitetit te popullit dhe kombit ne pergjithesi.Ne jemi vend i vogel dhe na duhet forcimi i shkolles SHQIPE,universitetet,shkollave profesionale per te ritur aftesite e brezit te ri me teknollogjine e kohes ,kurse per te mesuar kuranin dhe biblen le te shkojne ne kishat apo xhamite qe preferojne sic i ka bota.Nuk jane shkollat per mesimin e fese pasi,shkollat jane laike ku mund te futet pak histori mbi kryqezatat dhe lufterat shkaterimtare qe kane mbjelle keto fe ku dhe sot cfaqen ne kulmin e lulezimit nga leshimet qe ju behet teroristeve nderkombetare.Mos na mbillni faren e keqe tek femijet dhe per kete duhet te luftoje cdo prin ne emer te bashkjeteses ne emer te kombit.

    Reply to this comment
  12. aleksander thana April 18, 04:54

    Moikom, Zeqo i sakte. Ideja qe ka hedhur Rama ne tregun e corroditur shqiptar, eshte e mbrapshte. Pune me e lavderueshme do te ishte iniciativa per shkuljen edhe nje here te analfabetizmit qe ka mbire ne Shqiperi, te prodhimit te arsimtareve e ndertimit te shollave tej e mbane, natyrisht ne se qeveria ka kellqe per kete pune dhe te futjes se shkences, traditave kombetare e kultures perendimore e jo islame e grekomane. Ide shpresedhenese e Rames ishte ajo para dy e tre vjetesh ;per funtjen e shahut si lende mesimore te femijet e shkollave te ciklit te ulet, mandje mund te thuhet se ishte idekeke brilante, por kursesi jo pushtimi e mendjes se nxenesit nga bota turko-arabe e greke.

    Reply to this comment
  13. zamiri April 18, 09:20

    Shumë i respektuar Moijkom ,je një njeri shumë i nderuar dhe i respektuar,por ne shqipatarët themi dy fjalë çajnë dhenë duhet apo nuk duhet te futet mësimi i fesë në shkolla?Shumë e zgjate këtë pyetje dhe përgjigjja për shumë njerzës është që nuk duhet futur .Shqipërisë tani në këto momente i duhet të bashkohet dhe të mos bëjë dallime fetare,kjo botë që është bërë shumë e ndërlikuar nuk do të kishte nevojë për një përçarje të re boll na kanë përçarë politikanët tanë mëdje shkurtër dhe përçarës.

    Reply to this comment
  14. mesila e pedese April 18, 13:29

    zoti Moikom,ne duhet te ndihemi te falenderuar qe ju kemi sepse Juve ju prin dituria dhe urtesia,dhe kete falenderim ne duhet ta kemi te detyrueshem. ndersa sa per kryeministrin pallosh,liderin global te shteteve hale te cilin sala cdo te enjte e ben me keq se elektroshoku,te cilin dhe e kam votuar,me bindjen se do ndryshoje sado pak per mire,gjera thelbesore jo palma harxhimkotlekeshe autostradash paralelisht me ngushtim kanaleve kulluese per ty kthyer ne lundruese me dy pika shiu qe rane mbi qelq,them punen e kujt karin ben,planin e kujt po con perpara ky cifut,se si plan per te miren e ndonje shqiptari, me gjak shqiptari qe rri ne shqiperi ky nuk po me duket se po e ben.gjithnje e me shume me shtohet bindja qe AY eshte kokrra cifutit,dhe keto te fundit kane nje zakon,ta fusin sa krahu dhe te rrjepin lekuren

    Reply to this comment
  15. malcori April 18, 14:43

    kur nje popull eshte heterogjen ,edhe identiteti i tije le per te desheruar, ….mos pyet pastaj per vepra, zhvillim dhe prosperitet
    ..e….ku eshte problemi ketu???

    Reply to this comment
  16. Dulgar Mollondra April 19, 10:52

    Respekte per mendimin e lire.
    Njohuri për “edukimin fetar”,
    duhet apo nuk duhet lëndë mësimore
    Shumë zhurmë është duke u bërë këto ditë për mësimin e fesë në shkolla. Ka komente, mendime nga më të ndryshmit, por një gjë nuk është kuptuar drejt me sa kuptoj. Të gjiha besimet fetare të mbështetura në librat e tyre të shenjta, asnjiherë nuk kërkojnë të bëhen luftëra, asnjëra nuk kërkon të përçahen shoqëritë njerëzore,aq më tepër kundra familjes, por të gjitha predikojnë njohjen tek Zoti, Allahu, Perëndia dhe që të jesh pranë Zotit, duhet të jesh i arsimuar me edukatë morale të pastër, të duash njerëzit, të duash jetën, të duash të ardhmen, të repsektosh të shkuarën, të luftosh veset e këqia, të mos merresh me drogë, me prostitucion, të mos cënosh tjetrin, të dhurosh me të mirat e moralit për të tjerët, të dhurosh nga pasuria jote tek nevojtarët, e shumë e shumë të tjera.
    Duke qënë kështu pyes: Pse kaq mllef ndaj mësimit të njohurive fetare? A nuk janë besimet fetare kultura të grup njerëzve të ndryshëm, në vende të ndryshme? Pse në fillimet e nëntëdhjetës u turrëm që të përfshihej edukata e seksit ndër shkolla etj. dhe sot të kundërshtohet futja në shkolla e mësimit të njohurive fetare, të kulturave më të mira morale dhe sjelljejeve në shoqëritë njerëzore? Ç’farë u fitua prej futjes në shkolla të edukatave të seksit, drogës etj? Jemi të sigurtë se marrja e njohurive fetare, do ndikojë shumë herë më mire në ato pobleme se sa vetë marrja e njohurive të zhvilluara për ‘to.
    Në asnji rast nuk kam dëgjuar që “Edukimi fetar krijon ndarje midis shkollës dhe familjes, siç komentojnë disa profesorë. Marrja e njohurive fetare, nuk lidhet as me laikitetin, as me predikuesit e ekstremizmave fetare, flitet për njohuri të çdo lloj besimi fetar, gjë që siguron pa anësinë ndaj feve. Mësimi për “edukatën fetare”, mirë do ishte fillimisht të nisë aplikimet në fakultetin e sociologjisë. Është mirë të mos hidhemi menjiherë në kundërshtim për çdo propozim apo mendim të ri, dhe sidomos kur ka të bëjë me të rinjtë, të ardhmen, pa u thelluar; para së gjithash, të mendohemi mirë dhe të mundohemi të analizojmë të mirat dhe të këqiat që mund të sjellin këto apo ato propozime të reja, pastaj të prenoncohemi duke dhënë mendime te zgjuara. Sidomos disa nga profesorët që i përkasin profileve specifike dhe kanë kundërshtme, le të marrin mundimin të takohen me të “diturit” e besimeve fetare, të diskutojnë e debatojne me ‘ta, pasi të paisen me njohuri mbi teologjitë, pastaj le të dalin me mendime publike. Në Itali, edhe në shkollat e mesme zhvillohet lënda e edukatës fetare, por ajo frekuntohet sipas dëshirës së nxënësve, disa e ndjekin dhe disa jo.
    Kujtoni shprehjen popullore: “Mos dilni nga rruga e Zotit”. Kthjellohuni, njerëz “të
    ditur”, mos flisni për kumbullat, para se ti shijoni.
    Përshëndetje. Itali, më 18.04.’16

    Reply to this comment
  17. Kshillusi April 23, 15:01

    Amerika ne shkolla publike sic thote Noi 1908 nuk zhvillohet ase sot 2016 mesimi fetare.Feja esht e lire .shkolla eshte laike.Sote spitalet ekonomjja shkenca nuk drejtohen sipas ligjeve te fese Por sipas shkences.Akademik Zeqo ka te drket ne argumentim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*