Djajtë e Donovanit…

Xhevdet Shehu February 24, 2016 16:24

Djajtë e Donovanit…

 Afro dy vjet më parë u botua në Shtetet e Bashkuara një libër me titullin “Operacioni Kundërshtari i dobishëm” (Opereation Valuable Fiend), me autor Albert Lulushi.

Në atë kohë gazeta DITA bëri një intervistë ekskluzive me autorin që zgjoi interes, pasi për herë të parë publikoheshin fakte sipas dokumenteve sekrete amerikane të porsa deklasifikuara mbi një operacion paramilitar anglo-amerikan për përmbysjen me dhunë të pushtetit komunist në Shqipëri në vitet 1949-54.

Ai operacion ishte një dështim i fortë për anglo-amerikanët dhe operacione të këtij lloji nuk u përsëritën më vonë, të paktën në Europë…

Para disa ditësh, ky autor boton një tjetër libër me interes për historinë e Luftës së Dytë Botëror me titullin “Djajtë e Donovanit”.

Në këtë intervistë për DITA-n ai rrëfen se ç’është ky libër, sa të angazhuara ishin Shtetet e Bashkuara për Shqipërinë në atë kohë dhe cili është perceptimi amerikan për luftën tonë antifashiste.

 – Zoti Albert, sapo kini botuar një libër të ri me një titull intrigues “Djajtë e Donovanit” (Donovan’s Devils). Mund të na tregoni shkurtimisht se ç’është ky libër dhe pse e ndërmorët nismën për ta shkruar atë?

– Është i njohur mirë roli që shërbimi i parë informativ amerikan, Zyra e Shërbimeve Strategjike (Office of Strategic Services—OSS), ka luajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore në fushën e spiunazhit. Por një aspekt i paeksploruar nga historianët amerikanë ka qenë roli që OSS, nën udhëheqjen e Gjeneralit William J. Donovan, luajti në organizimin e operacioneve speciale kundër forcave gjermane dhe italiane. Duke filluar në vitin 1943, Donovan pati idenë që të rekrutonte emigrantë të brezit të parë ose të dytë nga Italia, Franca, Norvegjia, Greqia, e Jugosllavia, dhe t’i përgatiste si grupe komandosh, duke ndjekur modelin anglez të Direktoratit të Operacioneve Speciale (Special Operations Executive—SOE). Këto njësi quheshin grupe operacionale ose grupe OG (Operations Groups—OGs).

 

– Në ç’terrene vepronin këto grupe operacionale?

– Grupet e para OG u angazhuan në aksione ushtarake prapa vijës së frontit në Itali nga baza në Sardenjë, Korsikë, dhe më vonë, në Firence. Ato parashutoheshin në zona malore në grupe prej 5-15 ushtarësh e oficerësh dhe organizonin formacionet partizane në Itali, duke përfituar nga fakti që shumica e tyre flisnin gjuhën dhe i dinin traditat e vendit. Një model i tillë u ndoq edhe në Francë, kur grupet OG u parashutuan pas zbarkimit anglo-amerikan në Normandi, në 6 Qershor 1944. Grupet OG ishin aktive edhe në Ballkan,  ku ato organizuan rezistencën greke dhe jugosllave.

– Po në Shqipëri, cili ishte roli i këtyre grupeve?

– Kurse në Shqipëri, operacionet speciale të OSS ishin shumë të kufizuara. I vetmi operacion që kam përshkruar në librin tim është misioni i Kapitenit Lloyd Smith për të shpëtuar një grup infermieresh e pilotësh amerikanë. Avioni i tyre u qëllua nga gjermanët diku mes Elbasanit e Beratit, dhe, pas shumë peripecish, ato mundën të arrinin bregdetin e Himarës, prej nga u transferuan në Itali. Është interesant fakti që në udhëtimin e tyre shumë-javor amerikanët u ndihmuan dhe u mbrojtën pa rezervime si nga partizanët ashtu dhe nga nacionalistët që kontrollonin bregdetin në atë kohë.

Studimi i operacioneve speciale të grupeve OG nën mbikëqyrjen e një organizate spiunazhi siç ishte OSS, ka ngjallur shumë interes në Shtetet e Bashkuara këto 15 vitet e fundit. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, CIA, shërbimi i sotëm informativ amerikan dhe pasardhës i OSS, ‘kopjoi’ modelin e grupeve OG në forcat e veta para-ushtarake, të cilat organizuan rezistencën në Afganistan kundër forcave talibane. Ky model studiohet dhe imitohet edhe nga formacionet ushtarake të Forcave Speciale, siç ishte rasti i operacionit të njësive Navy SEALS për vrasjen e Osama bin Laden në Abottabad, Pakistan.

– Me sa duket Shqipëria zë një vend të vogël në këtë libër që sapo kini botuar, ndërsa Peter Lucas i ka kushtuar një libër kontributit amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pse?

– Sikurse dihet nga libri i Peter Lucas “OSS në Shqiperi” (OSS in Albania), një numër i vogël oficerësh nga OSS erdhën në Shqipëri dhe u akredituan pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë partizane që drejtohej nga Enver Hoxha. Misioni i tyre ishte të mblidhnin informacione inteligjente për forcat gjermane në Shqipëri ose të koordinonin shpëtimin dhe evakuimin në Itali të pilotëve amerikanë që rrëzoheshin në Shqipëri. Grupet OG, që janë subjekti i librit tim, nuk u dërguan në Shqipëri, sepse sipas një marrëveshjeje mes amerikanëve dhe anglezëve, SOE pati një rol ekskluziv në Shqipëri për organizimin e rezistencës, si dhe financimin e pajisjen me armë e municione të formacioneve të angazhuara në luftë kundër gjermanëve. Pra, në këtë libër Shqipëria zë atë vend që i takon në raport me vendet e tjera ku kontribuan grupet OG.

– Çfarë e bashkonte Shqipërinë me vendet e tjera në këtë luftë antifashiste dhe si është perceptuar nga amerikanët kontributi shqiptar në atë luftë?

– Qeveria e SHBA ka përkrahur popullin shqiptar gjatë luftës pa rezerva, sido që vëmendja për çështjet shqiptare ishte shumë e kufizuar. Për shembull, SHBA e konsideroi Shqipërinë si viktimë e agresionit fashist, ndërkohë që qeveria britanike e njohu aneksimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939.

Perceptimi në SHBA është që kontributi shqiptar gjatë luftës ka qenë minimal. Arsyeja kryesore për këtë është që betejat e mëdha e strategjike në Europë u zhvilluan larg Shqipërisë, kështu që historianët amerikanë nuk kanë patur arsye për të studiuar seriozisht se çfarë ndodhi në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mendoj se është detyra e historianëve shqiptarë të argumentojnë këtë rol në mënyrë objektive dhe duke u bazuar në dokumente historike, kërkime arkivore, e burime parësore. Kjo detyrë e historianëve u sabotua gjatë viteve 1944-1991 për arsye politike. Unë shpresoj që brezi i sotëm dhe i nesërm i historianëve shqiptarë do të jetë në gjendje të kapërcejë kufizimet ideologjike dhe të rishkruajë historinë shqiptare të shekullit të 20-të në mënyrë të paanshme.

– Mendoni se Peter Lucas e ka shteruar këtë argument, pra kontributin e OSS gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri?

– Peter Lucas në librin e tij e ka trajtuar shumë mirë rolin e OSS në Shqipëri, i cili, siç thashë më lart, ishte i kufizuar. Por ai e ka shkruar historinë nga perspektiva amerikane, duke u bazuar në dokumentet e arkivat në SHBA. Me sa di unë, perspektiva shqiptare është paraqitur vetëm në kujtimet e Enver Hoxhës. Ato ishin një burim i madh humori në vitet e mia studentore në fund të viteve 1980-te. Ndoshta edhe sot, njerëzit qeshin me librat e Enverit. Por sigurisht, ato libra nuk kanë ndonjë vlerë historike. Perspektiva shqiptare mbetet akoma për t’u shkruar.

– Çfarë ju ka befasuar më shumë gjatë studimit të arkivave amerikane për Shqipërinë?

– Nga kërkimet e mia në arkivat amerikane për Donovan’s Devils, unë zbulova një fakt interesant. Në fillim to 1943, kur ekzistonte një mundësi e zbarkimit anglo-amerikan në Ballkan, Gjenerali Donovan dhe OSS bënë përpjekje për të organizuar një grup OG me Shqiptaro-Amerikanë. Pasi nuk gjetën një numër të mjaftueshëm vullnetarësh në SHBA, OSS shkoi në Egjipt për të rekrutuar në komunitetin shqiptar atje. Përfundimisht, përpjekjet nuk ishin të frutshme edhe atje. Zbarkimi aleat u vendos të bëhej në Siçili, dhe vëmendja e OSS u drejtua tek organizimi i grupeve italiane.

– Libri juaj “Operation Valuable Fiend” (Operacioni Kundërshtari i Dobishëm), megjithëse tashmë i njohur si titull në Shqipëri prej afro dy vjetësh, nuk ka ardhur ende në gjuhën shqipe. Kur mendoni se do të botohen në shqip këto libra me interes për historiografinë shqiptare?

– Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me një botues serioz për t’i botuar këto libra në shqip duke respektuar frymën në të cilën unë i kam shkruar. Kjo frymë është që lexuesit e sotëm janë të mençur, të pjekur dhe të aftë të nxjerrin mësimet e konkluzionet e tyre nga ngjarjet historike nëse ato paraqiten pa manipulime ideologjike dhe duke u bazuar në fakte të dokumentuara.

 

Kush është Albert Lulushi

12784268_1081525355233571_1840243685_nAutori i librit “Djajtë e Donovanit”, Albert Lulushi i përket pjesës së mërgatës së re shqiptare që shkoi në Shtetet e Bashkuara pas vitit 1990. Gjatë vizitave më të rëndësishme të zyrtarëve amerikanë në Tiranë, që nga Xhorxh Bushi, Hillari Klinton, Madlen Ollbrajt, Kolin Pauell e të tjerë, zëri që ka përcjellë përkthimin në shqip të fjalimeve të tyre është i Albert Lulushit. Ai është një njeri me aftësi të rralla, të cilat iu dha mundësia t’i realizonte vetëm në Shtetet e Bashkuara ku jeton dhe punon prej më shumë se 20 vjetësh. Albert Lulushi ka lindur në Tiranë ku dhe ka jetuar deri në korrik 1990, kur së bashku me qindra shqiptarë të tjerë kërkoi strehim politik në ambasadën italiane dhe prej andej u largua për në Itali. Që nga 1991, Albert Lulushi jeton dhe punon në SHBA ku ushtron profesionin e tij në fushën e informatikës. Njëkohësisht, Albert Lulushi bashkëpunon me Departamentin e Shtetit ku shërben si përkthyes në takimet e funksionarëve më të lartë amerikanë me homologët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Ai është autor i disa librave, midis të cilëve “Operation Valuable Fiend”  (‘Operacioni Kundërshtari i dobishëm’) botuar në vitin 2014 si dhe “Donovan’s Devils” (Djajtë e Donovanit”, shkurt 2016.

Xhevdet Shehu February 24, 2016 16:24
Komento

15 Komente

  1. BEN BLULUSHI (JO AI DEPUTETI) February 24, 16:56

    nuk dua ta ofendoj kete Lulushin ( u mbushem me shume LU…lu basha…lul donaldi…etj)..por me dukesh si FARI BALLIU…version amerikan.

    Dihet qe Amerika ne perleshje 45 vjecare me Enver Hoxhen deshtoi….dhe ne vend te heshtni…u gajaset me humorin e librave te Enverit..

    Pra shkurT dhe ju si BIG SERVIL keni konflik interesi..pra nuk je I besueshem…
    NUK I JEP CEZARIT ATE QE I TAKON…

    Me sakte:

    Ne shqiperi nuk e RRUAN NJERI as per enverin as per Donavanet.

    Shqipot sot duan te dine?

    Pse ambasdori I pare amerikan erdhi pikerisht nga Beogradi

    Pse jemes bakeri ne qershor 1991 erdhi ne Tirane pasi ishte puthur me milloshevicin 4 ore me pare..

    KUSH I “DONOVAN” I PRURI DJAJTE E TROPOJES QE E DOGJEN ATE VEND

    PSE JU LLULUSHAT E AMERIKES PO NA I BENI ENVERIN PROFET ?

    OSE ME SAKTE

    KUSH JANE ATA DONOVANE QE BENE 2 PRILLIN 1991 ?

    LEXO NGJASHMERITE E SHQIPERISE ME RUMANINE:

    Ne kete artikull te zotit Vukaj terheqin vemendjen tre “sekuenca” te frikeshme qejane specifikuar me A…B…C si me poshte
    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
    Duke ju referuar ketyre ”sekuencave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ? SI NE RUMANI…
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demoNkracise dhe zagart te Serbise ??

    PO….PO… DUHEN DEKORUR ME BURGIM TE PERJETSHEM..OSE…
    KUR KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE TRADHETISE PABESUESHMERISHT TE MADHE TE EDI RAMES
    DHE KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE ABUZMIT KOZMIK TE DIPLLOMATEVE EURO-ATLLANTIKE ME NJE POPULL QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991-1992

    DHE KJO NUK DUHET TE NDODHI SE AI POPULL DUHET TE NXJERRE NJE AVNI RUSTEM PER TE EGZEKUTUAR PERBINDESHIN E VICIDOLIT QE ESHTE QINDRA HERE ME ANTISHQIPTAR SE ESAT PASHE TOPTANI ME GJITHE ANTISHQIPTARET TE MARRE SE BASHKU
    I PANDEHURI SALI RAM BERISHA DUHET TE EGZEKUTOHET ME TE NJEJTEN MENYRE QE AMERIKANET NDESHKUAN BIN LADENIN PER KETO KRIME KUNDER KOMBIT SHQIPTAR:
    1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
    2-tradhetia me detin jon
    3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
    4-vrasje shteterore ne gerdec
    5-puci i shtetit shtator 1998
    6-genocidi mbi fisin haklajt
    7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
    8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
    9-futja ne konfernecen islamike
    10-fronezimi janullatosit
    11-shitja hidrocentraleve
    12 kalimi i borxhit mbi 67% (Humbja sovranitetit)
    13 etj…
    TE PAKTEN FISI HAKLAJVE,TE 21 JANARIT,GERDECIT ,OTRANTOS DHE MIJRA FAMILJE ME TE CILET KY PERBINDESH KA HYRE NE GJAK DUHET TE ZGJEDHIN NE “SIX NAVY ELITE” PER TE HEQUR QAFE KETE BAJLOZ TE ZI TE SERBISE DHE DREQNISE..
    NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU NUK KA SHTET DHE DREJTESI KANUNI ME KETE MONSTRE ESHTE DETYRIM KOMBETAR..MOS U MERRNI ME PIKTORE..BOJAXHINJ LULUSHAXHINJ DHE ZORRAXHINJ…

    Reply to this comment
  2. demo February 24, 17:21

    Mergata e re e shqiptareve ne Amerike jane sigurimsat dhe bijte e partise,qe shkuan si desante ajrore te jetojne ne ferrin imperializmit amerikan,ne folene e tigrit imperialist qe edhe nje dhemb po t`i mbetet eshte agresiv.Amerika ne vend qe te mbroje viktimat e pafajshme te shkolles amerikane te Fullcit,bijte e idealisteve te demokracise amerikane strehon ne ambasaden amerikane “djajte e Enverit” ish sigurimsat famekeqe.Sigurimi i shtetit ashtu si e ktheu shqiperine ne nje vrime akrepash,ashtu do ta ktheje Ameriken ne nje shkretetire,qe populli te marre arratine me keq se shkemb granitit mes Adriatikut.Leri djajt e donovanit,se nuk rrezohej junta gjakatare enverhoxhiste me 5 desante ajrore,por shih djajte e sigurimit,se po te hyne ne Amerike jane si krimbat e zorreve.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati February 24, 18:56

      Keta qe shkruajn libra tani ne Amerike jane ca bythlepieresa te Amerikes dhe keta kane mungese koncepti ne trajtimin e drejte te asaj qe lexojn

      Une i kam lexuar online ato dokumentat e declasifikuar te asaj kohe , por jo te gjitha se jane mbi 2000 faqe
      Dhe ato fkasin mjelloj sic ka fol Enveri

      Enveri nuk ka genjyer aspak ne ato qe thote per ate kohe
      Biles ka thene pake

      Nuk diskutohet se amerikanet atehere ishin kunder nesh sidomos ne Konferencen e Paqes ne 1946 ne Paris
      Po sshtu amerikanet ne provokacionin e gushtit 1949 ishin pro permbysjes se Enverit me te gjitha mjete

      Porse ne dolumentat e tyre amerikanet e thone qe dedhtuan keq dhe se Sigurimi shqiptar u tregua shum inteligjent dhe i mashtroi te hjithe sherbimet e huaja angleze , anerikane, italisne , greke , jugosllave , ruse etj

      Pra absolutisht historia e kohes se Enverit esht e sakte dhe nuk ja genjyer ne asnje gje ajo historiografi

      Ndersa ky duket qe esht nje njeri qesharak

      Reply to this comment
  3. dfg February 24, 17:25

    Perralla me mbret kerto te ketij Lulushit!
    A jheni te zote te shkruani per MJERIMIN TOTAL te shqiptareve keto 26 vjetet e fundit?
    Ne se jo mos na lodhni trute me historite e vjetra!
    Lodhuni sa te doni por roli i Shqiperise ne Luften e Dyte Boterore ishte i tille sa gozhdoi 2 divizione gjermane dhe 1 divizion italian,qe u duheshin gjermaneve ne lindje,ne frontin sovjetik!

    Reply to this comment
  4. XUME PROTOPAPA February 24, 17:43

    LULUSHI I PJERGULLES PA GJETHE

    E di pse Xhevdet mavriu kam kete konsiderate per kete merhum te VOA-s tende, sepse nga sa kam lexuar, perveç qe i mbyll shkarravinat e tij, siç beni ju me Manjanin, Haxhine e Kullen e barit te thate, shkruan edhe idiotizma.

    Ketij brrylit dhe ty, desha t’u kujtoj vetem nje emer te amerikaneve qe na kane dashur shume: ambasadori amerikan ne Greqi – Thompson ! E di si eshte shprehur ne nje nga te pakta dokumente qe CIA I ka bere publike, pasi i ka “Sanitization” – keshtu quhet termi qe perdorin: “.. ti lejme shqiptaret te fergohen ne salcen e tyre (te thuash te verteten eshte perdorur shprehja “juice” – leng frutash).”

    Dhe ishte periudha e pas luftes, kur presidenti amerikan i kohes kerkoi te organizohej nje plan i ngjashem me te fameshmin “Marshall Plan” qe nxori nga mizerja Greqine, Bullgarine, Rumanine, e vende te tjera te bllokut te Varshaves.

    Shqiperine JO!

    I vetmi president qe na ka mbrojtur eshte Vilson, qe kundershtoi fuqite imperialiste e shoviniste europiane te shperbenin Shqiperine. Kjo ne mos gaboj mes dy luftrave boterore.

    Publikimet me te fundit te CIA-s, me gjithe “sanitization”-in e tyre, tregojne qarte kush ishin dhe çfare bene amerikanet kuder Shqiperise dhe popullit shqiptar per shume vite. Per ta nisur qe nga Plani per te pushtuar Shqiperine : me nje avion, dy fregata, shtatembedhjete bazhibozhuke si Muharrem Bajraktari i Rrahman Parllakut e Rudina Gunges, e pese oficere qe kishin mesuar te flisnin shqip duke marre leksione nga Elez Mutqenef Biberaj e Frank Shkerdhate Shkreli !

    Meqe ke pak njohuri nga anglishtja, qe e mesove kur i bije me dore nen Urat e Lanes, hudhi nje sy publikimeve te CIA-s qe te ndihesh i qete shpirterisht, kur tu tregosh nipave tuaj, ndonje te djele pikniku ne Parkun e Lodrave te fiq e kernacka shitesit te Tirones.

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi February 28, 20:58

      Si shume ia ke ngritur vlerat ketij Pres. Wilson. Per ty e ata qe s’e dine, Wilsoni i beri deklaratat e tij, disa muaj pas denoncimit publik qe Lenini i beri Traktatit te Fshehte te Londres. Pra, Wilsonit i erdhi veza me vonese dhe ashtu u mundua te fitonte “besimin” e shteteve te vogla. Por ate qe ti s’e di, ose nuk e thua, eshte se Wilsoni fliste per “vetevendosjen” e Shqiperise, por nga ana tjeter ishte dakort qe Vlora me rrethinat t’i jepen Italise. Nje “hollesi” qe u ka shpetuar edhe atyre sahanlepiresave qe i kane ngritur statujen ne Tirane. Ndersa Lenini, ngulmoi deri ne fund per sovranitet te plote territorial te Shqiperise.

      Reply to this comment
  5. atanas nikitin February 24, 18:57

    po te futesh ne arkivin e ushtrise,ne arkivin qendror te htetit,ne arkivin e e ppsh do te gjesh mjaft dokumenta,qe se bashk me ato te amerikes, anglise ,rusise do jepnin nje pasqyre te plote te ktivitetit amerikan ne shqiperi.jane te perkthyera ne shqip qe ne ate kohe Bijt e shqipes me autor xhulian emerin,aventura iliriane e gjeneralit devis,dhe te tre englezeve te tjere qe kane qene me misionet engleze ne shqiperi.Ka edhe dokumente gjermane qe flasin.nje gje eshte e vertete qe kujtimet e englezeve qe ishin prane shtabit te pergjithshem te UNC,perputhen me ato te enver hoxhes.Pokeshtu edhe te amerikaneve qe ne te shumten e kohes qendruan ne grava bau dhe prane forcave te ballit te komanduara nga skender muco ,ne dukat te vlores.Skrime ka ,dhe Lulushi do bente mire ti studionte .Per te qene me objektiv dhe i besueshem librin duhet ta plotesonte edhe me keto dokumenta.Ndryshe eshte i njeashem.

    Reply to this comment
  6. Amerika duhet ta respektoje Enverin si armik te dobishem... February 24, 20:19

    Ndoshta ka ardhur momenti qe qeveria amerikane ta njohe Enver Hoxhen si armikun e saj te nevojshem…me inteligjent dhe te pamposhtur..

    Le ti heqim fjalet idiote komunizem apo kapitalizem (gjasme demokraci) ne keto debate..ketu behet fjale per egzistencen e shtetit shqiptar,dhe historia e Enver hoxhes duhet respektohet edhe pse ishte e detyruar te vendoste nje diktature per te mbijetuar si Komb

    Duke ju kerkuar falje per materialin e gjate jane te lutur ta lexojne kush eshte I interesuar

    Shteti amerikan në ’49 për rrëzimin e qeverisë të Tiranës.

    TOP SEKRET

    21 mars, 1949

    Për: PILIGRIM

    Nga: CICERO

    OPERACIONI SHQIPTAR

    Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh, mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare në Epir dhe kur një qeveri greke në Athinë nuk është duke shfryrë më zemërim kundër Shqipërisë. Kjo kërkon pritje, si dhe shumë punë. Unë mendoj se duhet të jetë e qartë se nëse ne do të provokojmë një ndryshim me dhunë tani në Shqipëri, kur një pjesë e madhe e Greqisë Veriperëndimore nuk është akoma nën autoritetin e qeverisë së Athinës, atëherë rrezikojmë të përhapim rrezikun të cilin Shqipëria e përfaqëson sot për ne, nëpërmjet transferimit të një vakumi pushteti të vogël në një zonë më të madhe. Sa qartësisht është kundër interesave tona kjo gjë, provohet nga fakti që KOMINFORMI po përpiqet që të zmadhojë një vakum pushteti të vogël (Greqia e lirë) në një zonë më të madhe vakumi pushteti (Maqedonia). Jam i sigurt se është po ashtu e qartë se një ushtri fitimtare në Epir dhe një

    Enver Hoxha në vitet e para pas Çlirimit
    qeveri armike në Athinë, kundrejt Shqipërisë në propagandën e saj, nuk përbëjnë konditat të cilat do të lehtësonin veprimet tona. Ne duhet që, duke punuar për një zgjidhje të situatës në Greqi, të bëjmë të mundur bashkimin e refugjatëve shqiptarë. Përderisa në vendet demokratike grupet e ndryshme politike shqiptare do të harxhojnë energjinë duke luftuar njëra – tjetrën, ne nuk mund t’u ofrojmë shqiptarëve në vendin e tyre një shfaqje më të mirë se ajo që ata kanë sot, me përjashtim të një ndryshimi të vogël që vjen duke përfshirë ndryshimin e një qeverie që mban pushtetin nëpërmjet dhunës dhe metodave policore me një tjetër qeveri, e cila për shkak se ka një bazë të vogël mbështetësish, përdor po të njëjtat metoda. Brenda Shqipërisë ne duhet të përqendrohemi rreth një programi “zbutës”, kryesisht nëpërmjet medias dhe transmetimeve radiofonike nga a) “Zëri i Amerikës”, b) “Radio Athina”, me një linjë propagandistike shumë të ndryshme nga ajo që ka sot c) Projekti i radios në Thesalonik.

    Në të njëjtën kohë, duhet të rrisim infiltrimet nga kufiri i Greqisë nëpërmjet organizatave tashmë operacionale, si dhe atyre që do të krijohen në të ardhmen.

    E fundit, ne duhet të ndajmë mendjen tonë përfundimisht se çfarë ekzaktësisht duam në Shqipëri dhe të përgatitemi që tani për “vazhdimësinë e projektit”, në mënyrë që të mos përballemi me surpriza të pakëndshme në rastin e një suksesi të operacioneve tona.

    Secila nga pikat e mësipërme janë shqyrtuar me përpikëri dhe duken të pranueshme në paragrafin tjetër. Disa prej rekomandimeve janë të përfshira gjithashtu. Pika e fundit është e një natyre që duhet të diskutohet në Washington, pasi nuk ka arsye të ngrihet këtu në këtë dokument. Më poshtë diskutohen disa nga pikat më të rëndësishme të situatës aktuale.

    FAKTORI GREK

    Forcat kombëtare greke

    Ushtria kombëtare greke është e organizuar në 8 divizione këmbësorie, 3 brigada të pavarura, 4 grupe komandosh, si dhe 96 batalione të Forcës Kombëtare. Nga këto, 55 janë të përbëra nga rekrutë, ndërsa të tjerat nga Garda Kombëtare. Gjithashtu, Ushtria kombëtare greke disponon mënyra të ndryshme mbështetëse si artilerinë, korpusi i inxhinierëve, regjimente të koracuara, sinjalistika, si dhe shërbimet e logjistikës. Totali i njohur i Ushtrisë greke është 197.000 veta, nga të cilët 39.496 janë personel administrativ dhe trajnues të qendrave stërvitore dhe shkollave ushtarake, katedë të shkollës ushtarake, trajnues të oficerëve në rezervë, si dhe ushtarë në kampet bazë të stërvitjes, si dhe personel i klasifikuar si Y ( personel që mungon me arsye për shkak të plagosjeve, sëmundjeve etj.) Po kështu, ekziston një forcë prej 2000 vetash në dispozicion të komandantit të Përgjithshëm. Njësitë luftarake të Ushtrisë kombëtare greke përfshijnë komandën, krahun e këmbësorisë dhe njësitë ndihmëse, diku rreth 133.804. Korpuset dhe njësitë që nuk marrin pjesë direkt në luftime janë 23.700 veta. Ushtria mbështetet nga 7.200 veta të Forcave Ajrore, Flota 14.300, Xhandarmëria 23.00 veta, ndërsa Policia Civile 8.000.

    Menjëherë pasi gjenerali Papagos u emërua si komandant i Përgjithshëm në janar, morali i trupave është rritur shumë. Kjo rritje e moralit erdhi nga disa faktorë. Gjenerali Papagos pati shumë fat në betejën e Follorinës, kur ai i mundi mjaft keq banditët. Operacioni i pastrimit të Peloponezit po shkon mjaft mirë. Ai ka urdhëruar që kudo ku është e mundur, trupat luftuese të tërhiqen dhe të bëjnë pushim.

    BANDITET

    Gjenerali Papagos, në përshkrimin e 5 shkurtit që u bëri taktikave dhe objektivave të banditëve tha se objektivi kryesor i tyre nuk ishte marrja e pushtetit me forcën e armëve, por që të krijonin një situatë të patolerueshme për popullsinë nëpërmjet shkatërrimeve, duke krijuar kështu kushtet e një mosbesimi të thellë të popullsisë në aftësitë e liderëve kombëtarë, si dhe të qeverisë në imponimin e rregullit dhe ligjit. Në këtë mënyrë, banditët do të bënin të mundur që me humbjen e besimit dhe uljen e moralit të arrinin atë që nuk e bënin dot nëpërmjet forcës së armëve. Gjenerali shtoi po kështu se Komanda e Përgjithshme e banditëve mendon se koha punon në favorin e tyre dhe ata (banditët) shpresojnë se me kohë të gjitha këto të këqija të shtohen. Për të arritur këto objektiva, banditët kanë krijuar baza kudo në terren dhe prej andej sulmojnë rrugët e komunikimit, si dhe fshatrat duke krijuar kushte që popullsia lokale të mos ndihet e sigurt dhe të zhytet në mizëri. Këto taktika të gueriljeve janë të vështira për t’u ndaluar në një terren kaq të thellë malor.

    Forca e banditëve, në janar të 1948-s ishte 21.500 veta. Në janar të 1949-s, forca e tyre ishte 25.000 veta, e mbështetur nga një forcë rezervë prej 6000 vetash, e vendosur në Shqipëri, Jugosllavi dhe Bullgari. Për këto forca kemi raporte se kanë me vete 2 topa malorë 105 milimetra, 24 topa malorë 75 milimetra, 4 topa malorë 65 milimetra, 24 topa kundër tankeve dhe kundërajror 30 milimetra.

    Banditët janë shumë mirë të pajisur me armë të vogla dhe municione për to. Kjo forcë banditësh është e mbështetur nga një forcë e organizuar në brendësi të territorit, e quajtur Njësitë e Mbrojtjes Civile, si dhe pjesëmarrës vullnetarë apo jo vullnetarë në radhët e tyre. Në zonat e kufirit banditët mbajnë baza brenda territorit grek, që shërbejnë si pika sulmi apo pika tërheqjeje në rast nevoje nga Shqipëria, Jugosllavia apo Bullgaria. Disiplina (bazuar kryesisht ne metoda terroriste) në të gjithë territorin e aktivitetit të tyre ( por varet edhe nga zonat) është kryesisht e mirë në fillimin e këtij viti. Banditët planifikojnë, sipas të dhënave të robërve të kapur por të konfirmuara edhe nga gjenerali Papagos, që të rrisin numrin e sulmeve, të cilat të ulin moralisht më shumë popullsinë lokale, të rrisin numrin e refugjatëve, si dhe të rikapin zonën e Thesalisë dhe Rumelisë, pas pastrimit nga ana e Ushtrisë kombëtare në 1947-n dhe 1948-n.

    Gjatë javëve të fundit morali i banditëve u ul shumë, si rezultat i operacioneve të suksesshme të Ushtrisë kombëtare greke në Peloponez, por edhe si rezultat i konfuzionit që paraqiti Komanda e Lartë e banditëve dhe që solli zhgënjimin e shumë grekëve, vullnetarëve ndërkombëtarë apo komunistëve kur plani për ndarjen e Greqisë u zbulua për opinionin e gjerë.

    SITUATA USHTARAKE

    Gjenerali Papagos, në ekspozenë e tij më 5 shkurt vendosi objektiva të qarta të Ushtrisë kombëtare, duke bërë të mundur që nëse këto objektiva plotësohen, atëherë faza e parë e kushteve për fillimin e operacionit në Shqipëri të jenë plotësuar.

    QENDRIMI I QEVERISË GREKE

    Qeveria greke i qëndron mendimit se lufta midis Shqipërisë dhe Greqisë, e filluar më 28 tetor 1940, legalisht vazhdon edhe sot. Ajo ( qeveria greke) nuk humbet asnjë rast për të shprehur zemërimin e saj kundër Shqipërisë, si dhe të theksojë kërkesat territoriale kundër saj. Dëshiron të shkëpusë nga Shqipëria dhe për t’ia bashkangjitur Greqisë një territor në perëndim të kufirit ekzistues, afërsisht sa një e pesta e Shqipërisë së sotme. I transmeton pikëpamjet e saja vazhdimisht në radio dhe në momente të caktuara, i vendos ato në gojën e ministrave apo gazetarëve të caktuar. Qeveria greke nuk bën asnjë dallim midis qeverisë shqiptare dhe shqiptarëve. Në vazhdim të këtij qëndrimi, ajo ( qeveria greke) i trajton shqiptarët në Greqi jo më mirë se trajtimi që u bëhet armiqve gjatë kohës së luftës. Kam mësuar se çdo shqiptar që ka qenë refugjat në Greqi dhe tashmë është larguar prej andej ndihet mjaft i fyer dhe armiqësor ndaj qeverisë greke. Si shembull i sjelljes mjaft neglizhuese dhe armiqësore ndaj këtyre shqiptarëve, po sjell rastin e një grupi shqiptarësh, të cilët para disa muajsh u dërguan në Itali nën një program të Kombeve të Bashkuara, të cilët u lanë në mëshirë të natyrës, pa një strehë në kokë deri sa u larguan për në Itali. Si rezultat i kësaj sjelljeje të vazhdueshme armiqësore nga Greqia kundrejt Shqipërisë, si dhe pretendimet e saj për aneksimin e Jugut, shqiptarët jashtë dhe brenda Shqipërisë nuk ka dyshim që e konsiderojnë Greqinë armike të tyre. Nën këto kushte, do të ishte shumë e vështirë për çdo shqiptar të ndershëm dhe me reputacion të punonte për të çliruar vendin e tij nga Greqia. Shqiptarët që janë akoma në Greqi janë më të ndjeshëm ndaj qëndrimit të Greqisë dhe si rrjedhim nuk mund të jenë pozitivë për të ndihmuar. Në fakt, shumë shqiptarë në Greqi e konsiderojnë qeverinë greke jo si anti-komuniste, por si anti-shqiptare. Për këtë kanë të drejtë.

    Ne duhet sa më parë të modifikojmë qëndrimin zyrtar grek, nëse do të duan që të krijojmë një atmosferë në harmoni me synimin tonë për ndryshimin e qeverisë në Shqipëri. Kjo gjë duhet të bëhet edhe sepse shqiptarët mendojnë, gabimisht, se ky qëndrim i qeverisë greke ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre dhe i kanë informuar grekët se ne nuk i mbështesim ata në pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë. Amerika i konsideron këto pretendime si etnikisht të pabazuara, strategjikisht më shumë pak vlerë dhe historikisht pa bazë.

    Megjithatë, duket se ne mund të sjellim një ndryshim të mjaftueshëm në qëndrimin e qeverisë greke nëse do të përdorim ndikimin e disa prej seksioneve të Ambasadës sonë në Athinë. Për këtë qëllim, ambasadori ka udhëzuar shefin e Seksionit Politik që në takime informale me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ta ngrejë çështjen e qëndrimit grek ndaj Shqipërisë, si dhe ta ripërsërisë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj pretendimeve territoriale. Në këto biseda duhet të këmbëngulet vazhdimisht që qëndrimi anti-shqiptare i qeverisë greke të kthehet në një qëndrim plotësisht të qartë anti-komunist shqiptar. Ambasadori gjithashtu ka udhëzuar shefin e USIS-it për të përdorur influencën e tij në “Radio Athina|, me qëllim që transmetimet e drejtuara ndaj Shqipërisë të jenë të një karakteri që do të ndihmojë projektin tonë. Më këtë qëllim shpresoj të arrijmë një marrëveshje me “Radio Athinën” që për sa u përket transmetimeve për Shqipërinë, të përdorin materiale të cilat do të transmetohen edhe nga “Zëri i Amerikës”. Kështu që do të arrijmë të vendosim themelin e punës sonë dhe Greqia t’i bëjë kërkesat e saja në një moment tjetër, si dhe publiku ta pranojë këtë tërheqje nga këto pretendime. Nëse kjo mënyrë e të vepruarit do të japë rezultatin e dëshiruar, atëherë kemi përmbushur fazën e dytë të konditës së parë të perifrazuar në përmbledhjen time për të vazhduar në mënyrë të suksesshme operacioni kundër Shqipërisë. Nëse kjo mënyrë e të vepruarit nuk jep rezultatin e dëshiruar, atëherë duhet të përdorim metoda me të ashpra.

    (Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
    Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete dhe James Angelton, shefi i Kundërzbulimit.
    Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri

    Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë shqiptare të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të bllokut komunist, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik. Jo më larg se 5 vite nga fillimi i Operacioneve klandestine kundrejt Shqipërisë, oficerët e OSS-së, pararendësja e CIA-s, ishin përkrah Enver Hoxhës në marshimin e fitores në bulevardin e Tiranës. Brigadat komuniste marshonin në këtë paradë të armatosur nga forcat aleate dhe të trajnuar nga një sërë oficerësh të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane. Flamuri sovjetik qëndronte në krah të flamurëve amerikanë dhe atij britanik në marshimin e madh, ndërsa avionët amerikanë “Halifax” fluturonin mbi Tiranë duke shpërndarë fletushka në mbështetje të çlirimtarëve. Çfarë kishte ndryshuar në 5 vitet e fundit? Përgjigja më e mirë duhet parë në ngjarjet e mëdha që po ndodhnin në Greqi, si dhe shkëputja e Titos nga kampi komunist. Greqia ishte mbërthyer në një luftë të ashpër civile, ku komunistët grekë kërkonin të merrnin pushtetin, ashtu si shokët e tyre të idealeve në Shqipëri dhe Jugosllavi. Zbulimi britanik dhe ai amerikan ishin mjaft të shqetësuar për atë që po ndodhte në Greqi, pasi një fitore komuniste mund të ishte një shembull mjaft negativ për vendet e tjera me një shumicë popullsie me simpati komuniste, si Italia fqinje. Në fakt, sovjetikët mbeten në dukje besnik Marrëveshjes së Moskës dhe Jaltës mbi ndarjet e territoreve të influencës në një Europë të pasluftës. Megjithatë, Shërbimet Sekrete Sovjetike, nëpërmjet KOMINFORMIT zhvillonin një punë të madhe në favorin e komunistëve grekë, duke shpresuar që të ndryshonin raportin e influencës në Greqi. Viti 1948 ishte një vit shumë i rëndësishëm për faktorin komunist në botë. Jugosllavia komuniste, në dukje një aleat besnik i sovjetikëve, vendosi shkëputjen nga kampi socialist. Një goditje shumë e rëndë për imazhin komunist dhe me sa duket, nga dokumentacioni historik i kohës, sovjetikët nuk e gëlltitën lehtë këtë tradhti të kryer nga një prej ish-nxënësve të Shkollës së Partisë së Moskës. Stalini personalisht u interesua për një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi, deri edhe në eliminimin fizik të Titos. Të gjitha këto zhvillime që po ndodhnin në Ballkanin e pasluftës kanë qenë faktorët kryesorë që sollën edhe formimin e idesë së operacioneve ndaj Shqipërisë. Shqipëria, një vend shumë i varfër dhe i vogël, mund të ishte një vend ideal ku shërbimet britanike dhe ato amerikane të mund të eksperimentonin rrëzimin e qeverive komuniste nëpërmjet operacioneve klandestine. Në fakt, kishin qenë britanikët ata që në 1941 kishin financuar operacionet kundër Ushtrisë italiane në Shqipëri, duke fermentuar edhe një lëvizje anti-italiane, e cila solli si rrjedhim një shtrirje të gjerë të luftës guerile dhe formimin e formacioneve ushtarake partizane. Ishin pikërisht britanikët, të cilët propozonin përsëri një plan të ngjashëm me synim Shqipërinë. Disa prej oficerëve që kishin vepruar në Ballkan, nën ombrellën e SOE-së, tashmë ishin pjesë e Shërbimit Sekret Britanik MI6 dhe si rrjedhim arritën të bindin autoritetet britanike për të projektuar një plan për rrëzimin e qeverisë Hoxha, e cila 5 vite me parë kishte ardhur në pushtet me ndihmën e madhe të anglezëve. Sipas dokumentacionit në dispozicion, shikohet qartë se nismën për operacionet klandestine ndaj Shqipërisë e kanë marrë britanikët, të cilët kërkonin me çdo kusht të ruanin influencat e tyre në Ballkan dhe veçanërisht në Greqi. Greqia për britanikët mbetej pika më e rëndësishme e influencës së tyre dhe për ruajtjen e saj.

    Dokumenti që botojmë sot është një prej indikacioneve të para të oficerëve të Zbulimit amerikan, të cilët kishin filluar të vëzhgonin mundësinë e përgatitjes së një operacioni, me synim Shqipërinë komuniste. Duhet theksuar një fakt shumë interesant, që do të ndriçohet plotësisht në numrat e ardhshëm të ciklit “Dokumentet e CIA-s për Shqipërinë” se me operacionet shqiptare janë përfshirë disa prej emrave legjendarë të Shërbimeve Sekrete Amerikane dhe themelues të CIA-s. Emrat e Frank Wisner, drejtues i OPC-së, Drejtorisë Sekrete brenda CIA-s, James Jesus Angelton, shefi i Kundërzbulimit të CIA-s apo Carmel Offie, tregojnë rëndësinë shumë të madhe që CIA i kishte dhënë Shqipërisë. Rrëzimi i qeverisë komuniste nëpërmjet operacioneve klandestine do të ishte eksperimentimi i parë pas Luftës që Agjencia e Zbulimit Amerikan do të planifikonte dhe do të zbatonte për disa vjet me radhë. Ky eksperiment do të përsëritej shpesh në vitet në vazhdim në Kore, Vietnam dhe Amerikën Latine, apo në përpjekjen e famshme për të rrëzuar Fidel Kastron në Kubë.

    Reply to this comment
  7. demo February 24, 22:05

    Keta enveristat,me duket se jane teuta,pranvera dhe lilua,qe jane qepur para kompjuterit,qe te formojne shumice ne rrjetet sociale e te ngjallin kerrmen enver.Keta po e paten pa si e terhoqen zvarre populli enverin rrugeve te Tiranes,mire,spo dun ta kuptojne se enveri nuk ka per tu rehabilitu kurre.Tash kane hallin se si kemi shpetu ne,qe enveri na rrujti trapin.Ja po ja tregoj une.Sa hynte brigadjeri Jorgji ne oficinen e hekurudhes pasi i kishte fut dy teke fernet pershendeste brigaden:-Mirmjes shoke komuniste! – Komunistet e satome-pergjigjesh brigada.-Kush mungon sot? -Koco korcari eshte ne mbledhje partie,Petrit labi eshte kontroll vullnetar,maloku Ndue Perballa ka shkue ne sektorin e Lacit te zbuloje armiqt e partise.-Keni mbet vetem ju katunaret e Shqipnise mesme per pune?Siurdhnon ! Atehere brigadjer Jorgji drejtohej nga portreti enverit tek kendi emulacionit dhe ofshante:Ah,kerme,kerme,na nxive jeten mer bir kurve!
    Askerkush nuk e paditi brigadjer Jorgjin,se spiunat ishin o korcare,o maloke,Labi donte hyqem.

    Reply to this comment
    • kukuvajkat February 25, 01:58

      Kengen per ty po kendojme o demo mavria . A i hengre fasulet pars fundit tend o tubacion kermash te zgjebosura.. Ah mor demo ligesia koqe ne cdo koment mbete..

      Reply to this comment
  8. qiftelia e demos February 25, 02:16

    dy dekika per komentuesin dem-o

    je bere si ai demi ne Spanje qe kur i vendosin nje cope beze te kuqe ne stadium..nxjerre jarge..mbyll syte dhe i turret xhentelmenit qe mban bezen e kuqe dhe argetohen njerzit

    se cfare ke shkruar je bere per tu meshiruar dhe nuk ja vlen ta analizosh..

    Enver “kermen” nuk duan dhe nuk mund ta ngjallin keto komentuesit sepse dhe sikur bota te finaconte miljarda dollare per te ringjallur Enverin nuk mundet pasi nuk jane kushtet historike,politike,shoqerore etj etj.

    Por ate po e ringjallin keto Lu lushet dhe Llapushet qe dje i binin me llape bythes enverit dhe tani po i bluajne kockat..

    Figura e enverhoxhes po kalon egzakt rrugen qe u ndoq me Gjergj Kastriotin qe dhe varrin ja zhduken sulxhuket e anadollit si bene pas 1991 saluket e viqidolit.

    Si perfundim qe te mos zgjatemi nuk eshte faji i komentuesve ketu qe motra juaj i kendonte baces me ate qifteline e tropojes qe eshte per koincidence dhe tezja e ketij autori:

    Jam nji çikë nga Dragobija
    Hije m’ka sot çiftelia

    Vetë e gdhena me nji dru mali
    Dern’e shpellës bac’Bajramit

    Vetë e thura o kangen time
    Enver Hoxhës me gjith’ urime

    O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
    Lavdi venit ku ti leve

    Pyet Evropa e pyet Bállkani
    Kush po i prin ktij karvani

    Nji parti trimneshe e rrallë e
    Enver Hoxha gjithmon n’ball e

    O vrulli ynë o nuk mund të nálet
    Sup me sup jem lidh si malet

    Per rrethimin n’katër anet
    Kemi zemrat bashë si t’parëve

    E leta dinë mirë tradhëtia
    O pushken top e ka Shqipnija.

    Reply to this comment
  9. Kombi February 25, 16:48

    A.Lulushi shkruan:

    “Avioni i tyre u qëllua nga gjermanët diku mes Elbasanit e Beratit, dhe, pas shumë peripecish, ato mundën të arrinin bregdetin e Himarës, prej nga u transferuan në Itali”.

    Nga libri i infermjeres Agnes… tregohet qarte se avioni nuk eshte qelluar ne Shqiperi. Avioni me nje ekuipazh te madh dhe 13 infermjeret u ngit nga jugu i Italise per te te shkuar ne Veri te saj dhe shterngata e forte e solli ne Shqiperi, ku beri ulje te detyruar ne zonen midis Elbasanit dhe Korces.

    Ato arriten jo “bregdetin e Himares” por fshatin Dukat, ku dhe ishte “shtepia e sigurt”‘ (“safe house”) dhe prej andej ne dy grupe i pari me 10 infermjere dhe i dyti me tre infermjere permes Sea View- shpellat ne perendim te Karaburunit, jane transferuar me anije ne Itali nen kujdesin e Amerikanit te famshem James Hudson (nome de guerra Bill Smith) me ndihmen e Hodo Metos nga Tragjasi dhe Xhelil Celes nga Dukati, te dy ish student te Shkolles Teknike me drejtor Harry Fultz.

    Do mbeten lapidare fjalet e ballistit-nacionalistit Hodo Meto, kur Bill Smith i tha po mbarojne ditet per kthimin e grupit te dyte te infermjereve dhe qendra kerkon qe une te kthehem patjeter per mision ne Austri dhe Gjermani-

    Hodoja ju pergjgjegj “nese ato nuk kthehen me njeriun e derguar nga une, me koburen time do vrasesh mua”.

    Ka patur dhe ka nje dashakeqe dhe propagande shume te ulet qe ballist-nacionalist= bashkepuntor me gjermanet.

    Te pakten ne krahinen e Dukatit vertetohet 100% se ballistet-nacionalistet nuk kane qene me gjermanet por kane qene antikomunst (dhe koha ju dha te drejte).

    Edhe ne kujtimet e Bill Smith (interviste ne Top Channel) tregohet qarte se ata kane qene kundra gjermaneve dhe per kete jane vrare (Skender Muco vet i trete), nen-kryeplaku rrahur ne mes te Dukatit dhe dikujt tjeterplackitur shtepi.

    Dukati dhe zona perqark i mbrojten krejtesisht aleatet anglo-amerikane dhe bazat e tyre.

    Nga Dukati eshte dikush qe kane qene njeriu me i rendesishem i aleateve angleze dhe amerikane ne Shqiperi per pjesmarrje ne operacionet me sekrete dhe te rendesishme, vecanerisht te Drejtorise Se Operacioneve Speciale Angleze ne Shqiperi, ne shkalle Evropjane.

    Reply to this comment
  10. Salamandra February 27, 17:37

    Nuk jeni i qarte Kombi Avioni destinacionin e kishte per ne Itali dhe jo per ne shqiperi Nga furtuna e madhe piloti ben ulje te detyruar ne shqiperi dhe dihet ndima qe ju dhane ekupazhit duke bere udhetimin si Kolombi ne token e premtuar Itali

    Reply to this comment
  11. sp September 13, 19:10

    Sa te mjere jeni ju qe “komentoni”. eshte mendesia juaj qe Shqiperia ashtu do te mbese e korruptuar dhe e perbuzur nga qyteterimi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*