Ekskluzive: Nik Rosonero krijon qeveri teknike, shokohet kur sheh veten ministër

July 18, 2016 19:06

Ekskluzive: Nik Rosonero krijon qeveri teknike, shokohet kur sheh veten ministër

 

Zakonisht thuhet, “ajo që e prisnim, ndodhi”. Në këtë rast, Gojët e Liga mësojnë se shprehja korrekte do ishte: “Ajo që nuk e priste të ndodhte as ai që e bëri, ndodhi!”

Bëmën e ka bërë Nik Rosonero, i cili ka vendosur sot në sabah të krijojë një qeveri teknike. Pasi ëndrrën e hodhi në letër, Rosonero u entuziazmua aq shumë, mësojnë Gojët e Liga, sa nuk pati as prudencën që lajmin t’ja “plasonte” ndonjë portali sivlla, por e hodhi drejt e tek opozita pik kom.

Gjithë merakun, Niku e kishte të bënte veten ministër të Brendshëm: Posti i pëlqeu aq shumë, sa edhe vetë u tremb se mos fuste veten në burg nga të pabërat që kishte bërë, kaq shumë e dehu ideja ministrore.

Siç mësohet, pasi mblodhi veten dhe e pastroi edhe njëherë me fotoshop portretin e vet të kadifenjtë në kompjuter, Nik Rosonero filloi të shpërndante qoka: Gridën e bëri zv.kryeministre, Niko Lesit i dha transportet, Zhejit i dha kulturën etj.

Por pastaj u kujtua që s’kishte kryeministër. “Po Fevziu sigurisht”, vendosi ai, dhe kërkoi një internet foton e Fevzos. E merr, e ngjit te kolazhi që kishte përgatitur dhe e hedh në portal.

“Ekskluzive, ja emrat e qeverisë teknike”, del titulli që shokoi të gjithë, e sidomos vetë Nikun, që harroi se e kishte hedhur vetë.

Kur fap, i bie telefoni: “Alo Nik, jam Koli, Kol Nako. Po ti më pyet njëherë o burrë i dheut, dua apo s’dua të bëhem kryeministër. Se kemi dhe punë të tjera…”

Nik Rosonero ngriu: “Uee plako më fal. Kujtova se kisha vënë Fevziun, por edhe ti e bën. Do të të ndihmoj edhe unë…”

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Këto ditë, realiteti është shumë më gallatë se satira, ndaj zgjidhni e merrni.  

July 18, 2016 19:06
Komento

2 Komente

  1. pasha July 22, 21:01

    nick rosonero !!

    nje tallje e merituar per nje nga kermat me te peshtirosura te porno-politikes shqiptare.

    me erdhi keq se ne 2012 genje u shume figura fisnike me emer dhe vone e kuptuan qe ishte zorre e salidiotit

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 28, 21:21

    Sa mire kamesuar te shkruaj shqip ky turku i gojve te kqija.Ndonje fjal e ka leshuar pa dashje turqisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*