Një mbret ikën mbi kalë

April 8, 2018 11:10

Një mbret ikën mbi kalë

 

Dr. Marenglen Kasmi

Ministri gjerman në Tiranë, Eberhard von Pannwitz (1936-1941) ishte një diplomat karriere me përvojë dhe si i tillë, ai ishte një ndjekës shumë i mirë i situatës politike në Shqipërinë e fundviteve 1930. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Tiranë, von Pannwitz-i hartoi shumë raporte për Shqipërinë. Periudha e shërbimit të tij karakterizohet nga një intensitet i lartë veprimtarie diplomatike. Një numër i konsiderueshëm dokumentesh e raportesh zyrtare me firmën e tij gjenden sot në arkivat gjermane. Disa ditë pas pushtimit italian të Shqipërisë më 7 prill 1939, ai raportoi në Berlin edhe për këtë ngjarje.

Ky raport i detajuar, që mban datën 15 prill 1939, është i rëndësishëm jo vetëm për faktin se ministri gjerman analizon me statusin e dëshmitarit okular, por edhe sepse ky raport mund të konsiderohet si i paanshëm, meqenëse Gjermania në këtë periudhë nuk kishte interesa direkte ndaj Shqipërisë. Mosinteresimi i Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe së ardhmes së saj italiane pasqyrohet qartë në urdhëresat e shpeshta të Ministrisë së Jashtme gjermane për legatën e saj në Tiranë për të “mos u përzier në punët e italianëve, me qëllim shmangien e ndonjë keqkuptimi”. Një fakt tjetër përforcues është edhe se, në mëngjesin e 7 prillit, Berlini i dërgoi gjithë përfaqësive gjermane jashtë shtetit, përfshirë edhe atë në Tiranë, një njoftim ku përshëndetej pushtimi italian i Shqipërisë.

Ky raport gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin (PA/AA R 103286) dhe nuk është publikuar më parë. Ai përbën një nga dy raportet e vetme të hartuara nga diplomatët e huaj në Tiranë për këtë ngjarje, që ne njohim deri tani. Raporti tjetër është hartuar nga ministri amerikan Hugh Grant dhe i është ofruar lexuesit vitin e shkuar nga gazetari Ilir Ikonomi.

Autori Marenglen Kasm

Po japim më poshtë të përkthyer raportin e plotë:

Legata Gjermane Tiranë

Tiranë, më 15 prill 1939

Nr. 362

Lënda: Ekspedita italiane në Shqipëri

Konfidenciale

Planet fillestare italiane

Unë (von Pannwitz) nuk e besoj që realizimi i aksioni italian ndaj Shqipërisë pikërisht në këtë moment, të jetë përgatitur prej kohësh. Për mendimin tim – aq sa unë mundem të vlerësoj nga Tirana – planet italiane paraqiteshin fillimisht krejt ndryshe. Italianët dëshironin të shtinin plotësisht në dorë Shqipërinë me negociata dhe dhurata ngadalë, pa përdorur dhunë ushtarake dhe duke e mbajtur Mbretin (Zog). Siç po dëgjoj tani, para tre javësh, dmth. para se të ndodhte incidenti Giro, ministri italian i ka dhuruar kundërshtarit më të madh të italianëve në qeverinë shqiptare, Ministrit të Brendshëm Musa Juka, një kuti duhani prej ari me vlerë 800 Marka dhe bashkëshortes së tij një byzylyk, me vlerë 1600 Marka. Po ashtu, para pak kohësh, kolegu im italian më tha se është e pabesueshme se si Mussolini ka ende simpati për mbretin Zog.

Zhvillimi i situatës

Nëse do të vlerësoja gjithë ngjarjet e ndodhura kohëve të fundit, arrij në përfundimin se: Plani (për pushtimin e Shqipërisë) i ministrit italian (në Tiranë) u dëmtua nga zoti Giro, Këshilltari Italian për Edukimin e Rinisë në Shqipëri. Ky person, pasi dështoi në misionin e tij në Shqipëri, zhvilloi me iniciativën e tij dhe me paratë e Partisë një aktivitet agjitator. Në fillim, kur ai tentoi të krijonte në Shqipëri organizata të rinjsh sipas modelit italian, aktiviteti i tij ishte publik. Por, kur qeveria shqiptare një vit më parë e ndaloi atë për të ushtruar këtë aktivitet, ai e vazhdoi punën e tij në ilegalitet. Ndër shumë shqiptarë që ishin të pakënaqur me metodat qeverisëse të Zogut dhe këshilltarëve të tij, ai mori kontakt si me kundërshtarët më të mëdhenj të Zogut, ashtu edhe me ata me karakterin më të keq, duke i bindur ata t’i shkruanin letra Musolinit. Ndër kundërshtarët e hapur të regjimit të kaluar që shkruan letra të tilla bënin pjesë kapedani i Mirditës, Gjon Marka Gjoni, një i afërm i Prenk Bib Dodës dhe ish-ministri i Ekonomisë Toçi, një italian me origjinë shqiptare.

Në grupin e të pamoralshmëve më të spikatur bëjnë pjesë pikësëpari adjutanti i parë i Mbretit, së fundmi i dërguari me mision special në Romë, gjenerali Zef Serreqi, Inspektori i Mbretërisë dhe ish-ministri i Arsimit Nush Bushati, i cili ishte në Olimpiadën e Berlinit dhe që prej asaj kohe dëshironte shumë të emërohej drejtues i legatës shqiptare në Berlin, tregtari Peter Pistulli, një karrierist, i cili tentoi të bindte Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Berlin, zotin Happich, ta mbante atë si këshilltar tregtar nderi në konsullatë dhe deputeti Jak Koçi, një burrë që gëzonte namin më të keq të mundshëm, të cilin Mbreti e kishte përdorur gjatë viteve të beqarisë për t’i siguruar atij Maîtresse-n (dama shoqërimi). Përmenda këta të katërt, sepse të gjithë flasim gjermanisht, bëjnë pjesë në grupin e «Deutschkultur-ës» dhe bashkëshortet e tyre janë nënshtetase gjermane. Letrat e përmendura janë mbledhur në Romë. Disa prej tyre, në të cilat kërkohej shpejtimi i bashkimit me Italinë dhe Unione Personale-n, janë botuar tashmë në gazetat shqiptare. Të krijohet përshtypja se përmbajtjet e letrave të publikuara janë falsifikuar pjesërisht.

Tentativat e fshehjes së incidentit Giro

Në shkurt të këtij viti ndodhi incidenti Giro, për të cilin unë kam raportuar në raportin e datës 28 shkurt, Nr. 181. Bazuar në bisedat e bëra me kolegun italian, më ishte krijuar përshtypja se, për të incidenti në fjalë ishte jo vetëm i turpshëm dhe i padëshiruar, por po ashtu gjithë aktiviteti i Giro-s ishte i tillë.

Pas incidentit, italianët ishin para dilemës që të rivendosnin marrëdhëniet miqësore nëpërmjet parave dhe gjesteve të tjera shoqërore ose të vepronin në mënyrë më energjike. Gradualisht ata ranë dakord për këtë të fundit.

Siç edhe kam njoftuar, fillimisht ministri italian i ofroi Zogut ndihmë (dërgim trupash ushtarake ose anijesh luftarake), nëse ai ndihej i rrezikuar. Mbreti e refuzoi ofertën. Pa u thënë asgjë italianëve, ai urdhëroi mbledhjen e rezervistëve dhe rriti numrin e ushtrisë së tij të vogël. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë dhe paraprakisht nuk mundem të besoj që, Mbreti, u kishte kërkuar italianëve ta ndihmonin atë duke dërguar trupa ushtarake dhe që atyre u ishte dashur ta refuzonin një kërkesë të tillë, siç italianëve tanimë u pëlqen të tregojnë.

Forcimi i fshehtë i ushtrisë, gjë që italianëve u pëlqen ta quajnë mobilizim, i dha shkas italianëve të deklarojnë se ata kishin dyshime në sinqeritetin e aleancës. Kur shqiptarët kundërshtuan, italianët u propozuan atyre të rrisnin e zgjeronin aleancën e tyre ushtarake të deritanishme. Shqiptarët ishin dakord me këtë propozim.

Së pari tani duhet që, te italianët, të jetë zhvilluar ideja e përdorimit të kësaj mundësie për të aneksuar përfundimisht Shqipërinë. Ishte pikërisht koha kur ne aneksuam Boheminë dhe Moravinë dhe Italia kuptoi se nuk mund të shpresonte për një fitore të shpejtë ndaj Francës. Kësisoj, në kuadër të zgjerimit të zonës së influencës, aneksimi i Shqipërisë përbënte për Italinë objektivin më të lehtë dhe të parrezikshëm për tu kapur.

Italianët tregohen më energjikë

Fillimisht ministri italian i bëri me gojë propozime qeverisë shqiptare, të cilat Mbreti i refuzoi, duke i konsideruar ato si të papranueshme, sepse ato binin në kundërshtim me pavarësinë e vendit të tij. Shqiptarët dëshironin propozime jo shumë gjithëpërfshirëse dhe e kërkonin me shkrim formulimin të tyre. Shqiptarëve do t’u plotësohej dëshira duke ju dorëzuar propozime me shkrim dhe më racionale. Megjithatë edhe këtë radhë, për Mbretin kërkesat ishin të papranueshme. Përmbajtjen e saktë të propozimeve italiane dhe kundërpropozimeve shqiptare nuk kam mundur t’i zbuloj deri më tash. Mesa duket bëhej fjalë për përqendrimin e trupave italiane në Shqipëri dhe mbushjen e institucioneve shqiptare me italianë.

Mbreti e trajtoi të gjithë çështjen në mënyrë orientale, dmth. ai u përpoq ta shtynte vendimin. Fillimisht ai nuk dha asnjë përgjigje dhe nuk u konsultua as me ministrat e tij. Mesa duket ai priste një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve të Italisë me demokracitë e mëdha perëndimore dhe mendonte se koha do të punonte për të. Gjesti i vetëm që ai bëri kundrejt italianëve ishte premtimi se do të dërgonte adjutantin e tij të parë, gjeneral Serreqin – një njeri, që dihej nga të gjithë se prej vitesh ishte i korruptuar me para nga italianët – si të dërguar me mision special në Romë.

Faza e fundit e negociatave

Por italianët dëshironin një sukses të shpejtë. Ministri italian në Tiranë papritur u ngarkua të fliste me shqiptarët në mënyrë ultimative. Kështu puna shkoi dhëmb për dhëmb. Mbreti i bëri të njohur qeverisë së tij kërkesat e italianëve. Qeveria thirri me nxitim parlamentarët për këshillim. Shqiptarët kërkuan një zgjatje të afatit. Si përfundim ata ju përgjigjën kërkesave të Italisë me një kundërpropozim, i cili sipas tyre duhej t’ju mjaftonte italianëve. Gjithsesi këta e refuzuan dhe deklaruan se do të vazhdonin me të gjithë hapat e tjerë.

Largimi i civilëve italianë

Ndërkohë të gjithë italianëve në Shqipëri dhe në legatën e këtushme italiane u erdhi urdhri të largoheshin menjëherë nga vendi. Versioni italian, sipas të cilit italianët ishin vrarë e plagosur, përsa kam mundur të konstatoj unë, është krejtësisht improvizim. Ofendime, ndoshta edhe kërcënime, mund të kenë ndodhur aty-këtu në raste të veçanta. Por në përgjithësi kam konstatuar të kundërtën, që si popullsia, ashtu edhe demonstrantët, sillen çuditërisht mirë dhe me vetëpërmbajtje kundrejt italianëve. Kështu gjatë demonstratave në Tiranë thirrej „Poshtë tradhtarët e Shqipërisë“ dhe këndohej Kënga e Vlorës, e cila ngre lart shporrjen e italianëve nga shqiptarët në vitin 1920 nga Vlora, por fjalët Itali dhe Mussolini nuk u artikuluan asnjëherë dhe asnjë italiani nuk i ndodhi gjë. Turma demonstronte kryesisht para legatës italiane, por edhe pothuajse para të gjitha legatave të tjera. Një grusht njerëzish erdhën edhe para legatës gjermane duke thirrur “Heil Hitler“ dhe „Rroftë Gjermania e Madhe“.

Të enjten e Pashkëve i dërguari italian më pyeti nëse, në rast të prishjes së marrëdhënieve diplomatike midis Romës dhe Tiranës, do të isha i gatshëm të mbroja interesat e Italisë në Shqipëri. Ju përgjigja se qëndrimi ynë ndaj Italisë ishte aq i qartë, saqë do të guxoja ta pohoja, edhe pa pyetur Berlinin. Atëherë e pyeta, nëse Italia vërtet synonte të ndërhynte këtu me dhunë. Ai pohoi. I thashë se mbrëmjen e kaluar ministri i jashtëm shqiptar më pati thënë, se shqiptarët më mirë të luftonin, sesa të pranonin kushtet e italianëve. M’u krijua përshtypja se Jacomoni nuk ishte plotësisht dakord me politikën e qeverisë së tij. Ai tha se Roma donte të ndërhynte menjëherë, ndërkohë që ai vetë nuk kishte më kompetenca.

Sulmi i armatosur i italianëve

Në mëngjesin e së premtes së zezë në të gjitha portet shqiptare, në Shëngjin, Durrës, Vlorë dhe Sarandë u afruan anijet luftarake italiane dhe zbarkuan trupat e tyre.

Italianët duhet të kenë menduar se shqiptarët do t’i prisnin vërtet me krahët hapur. Ata nuk e kishin konsideruar të nevojshme ta shpërndanin legatën e tyre këtu dhe në fillim dërguan në breg dy barka të vogla, sikur të bëhej fjalë për një vizitë në kohë paqeje. Por ata u pritën nga plumbat e dy mitralozave. Të gjithë italianët që zbritën të parët në tokë, u vranë apo u plagosën. Atëherë anijet luftarake filluan të qëllonin drejt Durrësit. Munda të numëroj 8 sulme. Zjarri i armëve të rënda ndiqej nga zjarri i armëve të lehta. Konsumi i municionit nga ana e italianëve duhet të ketë ndjellë frikën e popullsisë dhe ushtarëve. Italianët zbarkuan nën mbrojtjen e anijeve të tyre dhe në orët e para të mëngjesit pushtuan Durrësit dhe rrethinat e tij.

Beteja e të premtes së zezë dëgjohej qartë deri në Tiranë. Ministri shqiptar i ekonomise, Rrok Gera, dhe një oficer shqiptar, Sami Koka, nën drejtimin e atasheut ushtarak italian, kolonelit Gabrielli, morën rrugën për Durrës, për të negociuar me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Guzzoni. Ky i fundit, siç më tha kolonel Gabrielli, nuk kishte kërkuar nënshtrim pa kushte, por vetëm pranim të kushteve të vëna nga italianët dhe të njohura nga shqiptarët si dhe kishte premtuar se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim deri në orën katër. Komisioni u kthye, por deri pak para orës katër arriti të formulonte vetëm pyetje. Këto pyetje ata deshën t’ia parashtronin gjeneral Guzzoni-t, por nuk mundën të arrinin deri tek ai, pasi ndërkohë trupat shqiptare kishin hedhur në erë urën mbi lumin Erzen në Shijak dhe kështu u kthyen në Tiranë pa mbaruar punë.

Më duhet të pranoj se, deri tani, nuk kam arritur të gjej një shpjegim, se përse Mbreti në këtë moment, i cili në raste të tjera ish treguar i zgjuar, nuk i pranoi kërkesat e italianëve. Anijet luftarake italiane ishin në portet shqiptare, Durrësi ishte bombarduar, kudo kishin zbarkuar trupa, shqiptarët kishin bërë rezistencë. Ishte e qartë që rezistenca e mëtejshme nuk kishte më kuptim. Mbreti mund të deklaronte se i dorëzohej një fuqie të armatosur e superiore dhe se i pranonte kërkesat.

Duke u nisur nga fakti që italianët e kishin lënë në Tiranë Legatën e tyre prej 30 vetësh, mendoj se ata fillimisht kishin planifikuar të arrinin në Tiranë që të premten e zezë, në ditën e zbarkimit të tyre në Durrës. Rezistenca e papritur e shqiptarëve dhe shpërthimi i urës së Erzenit i bëri ata më të kujdesshëm. Ata kërkuan përforcime nga Italia, të cilat mbërritën vetëm gjatë natës dhe qëndruan deri në mëngjes në Durrës. Ata u mjaftuan duke hedhur disa bomba nga avionët në afërsi të Vorës, në gjysmë të rrugës midis Durrësit dhe Tiranës, fluturuan mbi Tiranë dhe gjithë vendin me skuadriljet e tyre dhe vetëm të shtunën në mëngjes përshkuan edhe 30 kilometrat e mbetura.

Pasditen e së premtes së zezë, të rinj vraponin nëpër Tiranë dhe thërrisnin se në orën pesë, qyteti do të bombardohej nga italianët. Prandaj gjithë njerëzit duhet të mbylleshin në shtëpi. Popullsia u fsheh ku mundi. Shiheshin turma të tëra familjesh shqiptare, që linin qytetin me gjithë laçkë e plaçkë; ata që kishin lidhje me legatat, u strehuan në to. Ndërkohë që rrugët u boshatisën, Mbreti, që ndërkohë me një autoambulancë e kishte nisur bashkëshorten lehonë me trashëgimtarin e sapolindur të fronit në drejtim të Greqisë, së bashku me ministrat shqiptarë u larguan nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Në të vërtetë mbi Tiranë nuk u hodh asnjë bombë. Me sa duket, lajmi i frikshëm i bombardimit u shpërnda për të boshatisur rrugët për nisjen e ministrave. Vetë Mbreti doli nga qyteti mbi kalë dhe vetëm pasi doli jashtë qytetit hipi në makinë. Ai nuk u përpoq askund të bënte rezistencë, por u arratis në Greqi.

Me rënien e errësirës pushuan edhe fluturimet mbi Tiranë. Asnjë ushtar apo xhandar shqiptar nuk dukej rrugëve të kryeqytetit. Shumë shpejt filluan krismat. Krismat vazhduan për tërë natën në çdo cep të qyteti dhe duhet pasur parasysh që, nuk ka asnjë shqiptar pa armë. Po ashtu, mund të thuhet me plot gojë se, në këtë kohë Tirana ishte plotësisht pa zot. Për ne situata u bë më e sikletshme kur morëm vesh se ishin hapur burgjet. Kisha këshilluar gjithë gjermanët që të qëndronin në shtëpitë e tyre. Gjithsesi shumë prej tyre e kaluan natën në Legatë. Siç do të rezultonte më vonë, në Tiranë nuk pati asnjë të lënduar por do të plaçkiteshin vetëm pallati i pabanuar mbretëror dhe disa dyqane të braktisura.

Herët në mëngjesin e së shtunës së pashkëve trupat italiane kaluan lumin e Erzenit në një urë të ndërtuar rishtas dhe në orën nëntë e gjysmë të mëngjesit, italianët e parë hynë në qytet. Rreth orës njëmbëdhjetë erdhi edhe Ciano me aeroplan.

Gjendja e popullsisë është e nderë. Asnjë nuk i dëshiron këtu italianët. Flamujt festive që kishin zbukuruar qytetin me rastin e lindjes së trashëgimtarit të fronit ishin ende të varur. Por popullsia e kupton që nuk mund të ndërmarrin asgjë kundër italianëve dhe është më praktike që të tregojnë bindje dhe simpati ndaj tyre. Kështu ndodhi edhe në të vërtetë kur erdhi konti Ciano. Shqiptarët që kishin mbushur rrugët duartrokisnin ose ngrinin duart lart sipas nderimit fashist. Ndërkohë që isha në aerodrom erdhi edhe një përfaqësi nga Kruja, për të dorëzuar qytetin. “A do jemi tani një provincë italiane”, është pyetja që tani i bëjnë vetes gjithë shqiptarët.

April 8, 2018 11:10
Komento

38 Komente

  1. Gjon Bruçi April 8, 11:48

    Materiali qe na paraqet Dr. Marenglen Kasmi, eshte jo vetem nje deshmi historike, por sjellur ne keto momente per lexuesin shqiptar, edhe nje paralajmerim: Skena e atyre diteve te pragpushtimit e pushtimit fashist mund te perseritet edhe sot. Dhe nese perseritet, me siguri mbreterit e sotem te pakurorezuar shqiptarë, do te bejne te njejtat “levizje” si ato te mbretit Zog ne 7 prillin e zi te vitit 1939. Mbreterit tane te sotem, te kurorezuar nga droga, korrupsioni dhe agjentura antishqiptare, i kane ne gatishmeri pasaportat diplomatike per te “fluturuar” matane Adriatikut (ndoshta dhe ne ndonje drejtim tjeter), se bashku me familjet e tyre, gjysmen e te cilave se bashku me monedhat moderne qe kane akaparuar, i kane derguar “ka hane” ne “ofshore” perendimore.

    Reply to this comment
    • katarakti April 8, 16:22

      Me 500 mije shqiptare sa thuhet qe jetojne ne Itali nuk mund te flitet me per pushtim te Shqiperise nga Italia! Ndofta e kunderta. Dhe mendoj se ne rast pushtimi imagjinar shqiptaret do te jene te kenaqur te transformohen ne province italiane. E kam shume te veshtire te imagjinoj sot rinine e droguar nga Big Brodher, telerealitete, disko dhe Ciljetes e kompani te marrin malet per lirine e vatanit!

      Reply to this comment
    • Bushi April 9, 12:24

      Po eshte e vertete ajo qe thote komentuesi Gjon Bruçi.Nje gje tjeter me çudit mua.Ahmet Zogu ishte shkaktari i 7 prillit te zi,dhe tregon qarte tradhetine e tij,qe la popullin pa organizim,pa drejtim te paarmatosur,mori floririn dhe iku.Sot Sali Berisha i ngriti bustin ketij tradhetari m’u ne mes te Tiranes, si karshillek me gjendjen shpirterore te popullit,por edhe te patrioteve te medhenje,kundershtar te Zogut,si Bajram Curri,Hasan Prishtina etj.Po ç’bene ky popull qe bene sehir dhe i pranon keto gjera kaq bastarde?Ku jane ndjenjat patriotike? Pse nuk ngrihet ky popull kundra padrejtesive morale te vendit qe bene ky kriminel,Sali Berisha?Pse kemi nje popull kaq frikacak apo indiferent? Pse e len Salin te tallet me popullin shqipetar? Po ç’eshte Saliu? Ky malok injorant te beje sipas qejfit dhe nuk i del njeri zot ketij vendi? Ne kemi mbaruar si popull (e them me keqardhje),por ne kohen e Enver Hoxhes nuk ishin keto tallje e neperkembje te dinjitetit te popullit shqipetar.

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit April 8, 15:38

    pershendetje Mariglen! Me mire ta kishe zgjedhur titullin : “Nje gomar iken me kale”, se i shkon me shume.

    Reply to this comment
  3. kush e beri Enver Everestin Legjende ? April 8, 17:34

    Respekt per tre komentuesit e mesiperm bruci-katarakti-gjermani gjithmone i fundit.
    .
    Artikulli eshte i shkalles larte nga ana e dokumentave historike qe tregon se Zogu e kishte shitur me kohe ate vend (si sot) dhe ikja ne 7 prill ishte thjesht rutine tradhetie e pa maskuar e kryer hapur fare.
    .
    Ajo qe me trishton eshte se ky Zog Tradhetari ka nje derr Lapidari ne Tirane qe i thote marenglenit,,tre komentuesve me siper…..me kale ika…perseri jam ne kale…fakti qe zogu ishte nje gjysem dhender amerikan po perdoret nga “antikamunistat makartiste-elezbiberiste” per te poshtruar Enver Hoxhen .
    .
    Pra hoqem Enver atdhetarin dhe vume zog tradhetarin…

    Pse e bete Enver Everestin Legjende pa deshiren tone ??

    Tung !

    Reply to this comment
  4. intelektuali April 8, 17:38

    O Marenglen enveristi, o Marks-Engels-Lenini komunist po ndryshoje te pakten emerin more fanatik se e mbushe gazeten DITA me letyra historie qe nga Ahmet Zogu e deri te gjermanet e Werhmacht-it te Hitlerit, por kur vjen puna te flasesh per pederastin e Gjyles Enver Hoxha qe i zuri zjarrin Shqypnise dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori nuk te hapet goja fare e fanatikut.

    PO THUAJ O MARENGLENI I ENVERIT KUSH NGA MBRETERIT NE EVROPE MBETEN PAS PUSHTIMIT FASHIST?

    He mo Marnegleni komunist me thuaj nje emer monarku ne Evrope qe mbeti pas pushtimit te vendit te tij nga Hitleri?

    Po ta lehtesoj pergjigjen: Ne Bullgari mbeti Car Borisi dhe qe Hitleri e helmoi me arsenik ne kafe, megjithese Bullgaria ishte Aleate e Gjermanise gjate Luftes.

    atehere:

    Pse duhej te rinte Ahmet Zogu kur Italia e Duces ishte nje force ushtarake qe nuk mund te perballohej nga Shqypnia e vogel?

    KUJT I PLAS SOT PER DACIBAOT E TUA HISTORIKE O MARENGLENI KOMUNISTI KUR PAS LUFTES NE SHQYPNI U IMPLEMENTUA “MURTAJA” BOLSHEVIKE QE E BERI GJITHE VATANIN SI NJE KAMP PERQENDRIMI AUSCHWITZ RRETHUAR ANEMBANE ME TELA ME GJEMBA DHE I BERI SHQYPTARET SI SKLLEVER ME PUNE TE DETYRUAR NE VENDIN E VET?

    Per ke i tregon ti o bylmez fanatik keto letyra enveriste kur Shqypnia ka 70 e kursur vjet qe po vuan nga Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen, kujt i sherbejne llogjet qe shkruan papushim qe i intersojne vetem kriminelve dhe xhelateve te Enverit per te justifikuar vetem krimet e tyre kunder njerezimit?

    Reply to this comment
    • ante April 8, 18:25

      Ti vetem dhjet nga goja.Ske fare argumente.Enverin ti me siguri e urren se te ka q.ir maman….ore e kupton qe je injorant,,,o bobo sa i neveriteshem

      Reply to this comment
      • intelektuali April 8, 19:11

        Ja mo argumenti:

        NE CILIN VEND TE EVROPES MBRETI QENDROI DHE MBETI I GJALLE NGA HITLERI?

        Ka me argument te sakte se ky? Kete gje te vogel i kemi kerkuar Marengleit te Enverit qe shkruan per Zogun, Ducen dhe Hitlerin, por nuk e ka hapur asnjehere gojen enveriste per Bahri Omarin pershembell qe e ka dosjen plot e perplot ne arkivat gjermane te Wehrmachtit fashist.

        sepse:

        Nga dosja e Bahri Omarit do te dale qe jo vetem qe Enveri ka jetuar tek vila e tij ne mes te Tiranes, por edhe ka qene spiun i fshisteve, njesoj si Nexhmija qe Kastriot Dervishi ja qiti ne publike trisken e antarsimit tek Ducja perpara se kemishezinjte te hynin ne Shqypni, he pra pse nuk flet Marenegleni i Putinit qe banon ne Gjermani, te pakten te ndryshoje emerin qe ja nxjerr bojen se eshte fanatik komunist.

        Ka argumente me te sakta dhe reale se keto?

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit April 8, 20:27

          Geuar Pashket nastradin efendi. Drejt e ke, duhej t’ia mbathte naltmadhnia qe te shpetonte musteqet, po nuk qe i zoti te merrte me vete tere sojin tuaj, se i duheshin qerret per ti mbushur me gjela floriri. Ju ja juve te merreshit vesh e te banit pazar me italianin, gjermanin, inglizin dhe amerikanin; vetem me shqiptaret e keni taksirat te mos merreni vesh. Po edhe gjermani kur iku ju la si glase ne dere te kotecit, se veze nuk bete kurre o nastro trimi kumandari. Ia late Pashkeve ti beje vezet e kuqe, ndaj hajde gezuar edhe njehere, ta gezoje Baftjari me raki Skrapari

          Reply to this comment
          • intelektuali April 9, 07:20

            Kisha nje gardian burgu keshtu si puna jote, cdo dite para reshtores se darkes me thonte:

            THUAJ: JAM ARMIK I POPULLIT!

            Ne fillim kundershtoja se nuk jam armiku i popullit, por vetem nje intelektual qe e do Vatanin te behet si shtetet e zhvillluara perendimore, ose te pakten t’i afrohet atyre. Gardiani me thonte:

            THUAJ QE JE ARMIKU I POPULLIT SE TE LASHE PA BUKE DHE TE RAS NE “KARCER” (QELI NDESHKIMI)

            Me ne fund i thashe:

            PO MIRE JAM ARMIKU I POPULLIT

            Gardiani prape nuk kenaqej:

            TI SESI E THUA MORE QAFIR, JA KE ME HILE PARTISE, IK DHE THYEJ QAFEN!

            Dhe me linte pa racionin e darkes.

            Kete gardian si puna jote e kam takuar ne Kanada ku po kerkonte azil politik si i perndjekur nga regjimi komunist, dokumentat i kishte fallco dhe kur e pyeta a me kujton me tha:

            KESHTU ISHTE KOHA, NE ZBATONIN VETEM URDHERAT,

            prandaj:

            Po te pyes:

            Mire ne Kohen e qepes te Partise se Punes, por sot cilat urdhera zbaton ti?

            sepse:

            Mund te shihemi dhe te njihemi ne ndonje sportel ne ndonje vend peredimor kapitalist apo imperialist ku ti te kerkosh azil politik si gardiani im i burgut vitem me pare, qe doli se ishte me i squte se te gjithe fanatiket debila te Enverit ne gazeten DITA.

        • Harillaqi April 9, 12:33

          Ne pidhin e satem o intelktual muti ngelen mbreterit.O felliqesire.

          Reply to this comment
    • Spartaku April 9, 12:31

      Zoti Marenglen! MOS I MERE PER BAZE FARE KOMETET E KETIJ INJORANTI ME PSEUDONIMIN iNTELEKTUALI.Ai duket qe eshte kafshe me fytyre njeriu.

      Reply to this comment
  5. fteri April 8, 17:48

    Sinqeriteti i thikës pas shpinë …Largimi i MRETIT më kalë !?….

    Paska specialistë e spacialistë ,specialistë për gjithçka,por nga ata mbretër finok që përqëndrohen vetëm në një pikë të caktuar :

    -të shpëtojnë lëkurën e tyre ,
    -duke tradhëtuar atdheun ,
    -manovra ikën ,(gjoja shetitje me kalë),pastjë hypën në makinë ,
    -Vjedh e boshatis floririn e bankës shqipërisë , —
    – Tradhëti kombëtare e sabotim i qëndresën luftarake të ushtrisë .
    -Ky aktë sabotimi e tradhëtie ,ndodhë në pikun e qëndresës së armatosur të luftës që duhej bërë nga popullit dhe ushtrisë shqiptare ,
    -Ky mbëret ,zgjodhi rrugën e tradhëtisë dhe turpit ja mbathi si frikacak me kokë në bythë ,
    -Në vend të qëndresës e faqes së bardhë ,të vishte opingat e dilte malit ,të luftonte e qëndronte ,deri në fitore së bashku me popullin e tij .

    Siç luftuan e fituan partizanët legjendar ,maleve të shqipërisë veshur me opinga me Enver Hoxhën udhëheqësin e tyre në krye ,kundër pushtuesve të huaj me ushtritë e armatosura gjer më dhëmbë , dy nga bishat me të egra të planetit në L2b , nazizmit të Hitlerit dhe ushtrinë fashiste të Duçes,që synonin të pushtonin Botën ,dhe pas 5 vjet luftë heroike ata fituan luftën me aleancën ,boshtin perendimor dhe pavarsinë.

    E çfar ti themi mbretit thikën pas shpine i nguli popullit shqipëtar me 7 prillë 1939,duke ikur më kalë !!!!!

    Reply to this comment
  6. Daralla April 8, 19:42

    Edhe nese do ja falnim tradhetine se nuk perballonte Italine ajo qe eshte akoma me antishqiptare eshte se Zogomari shkoi te Tito komunisti ne 1952 me ca CIA-mene nga prapa per te rrezuar me jugoserbet Enver Hoxhen ku u mobilizuan mijra diversante jashte dhe sabotatore brenda.
    .
    Kunder historise dhe dokumentave nuk dilet dot.
    .
    Pra pse Zogomari bashkpunon me Tito Komunistin dhe Greko-monarkofashistin pra dy armiq te betuar te Shqiperise..??
    .
    Kur e kam lexuar kete material qe po jap nje sekuence me poshte habitem jo vetem per serbet dhe greket por dhe per anglo-amerikanet qe nuk e njohin enverin si fitimtar ne betejen me to…

    .
    Ish-palo mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu tentoi të merrte mbështetje nga jugosllavët për të rrëzuar regjimin komunistbashke me angloamerikant prapa perdes

    . CIA ka zbardhur një dokument të vitit 1952, në të cilin tregohen detajet e një takimi të mbajtur në Shkup, mes përfaqësuesve të Zogut dhe Titos. Aty tregohen detajet e bisedës mes palëve, ndërsa dëshmohet se si jugosllavët i mashtruan, duke përdorur identitete të rreme.

    23 tetor 1952

    Takimi mes përfaqësuesve të mbretit Zog dhe Marshallit Tito

    Përfaqësues të Marshallit Tito dhe përfaqësues të mbretit shqiptar Zog, u mblodhën për një takim tre-ditor më 28 deri në 30 gusht 1952, në fshatin Saraj, rreth 10 km në lindje të Shkupit. Delegacioni jugosllav përbehej nga Branko Miliç dhe koloneli Cedomir Mijoviç. Ndërsa delegacioni shqiptar që përfaqësonte mbretin Zog përbëhej nga Safet Lutfi Tozani, Avni Daralla dhe Irfan bej Ohri. Delegacioni shqiptar kishte ardhur me avionë në Shkup nga Selaniku.

    Sesioni i parë

    Gjatë takimit të parë të delegacioneve, koloneli Mijoviç përshkruhej si mjaft i ngrysur. Diskutimet u hapën nga Tozani për palën shqiptare, i cili deklaroi se misioni i tyre ishte ngritja e bazës së bashkëpunimit me qeverinë e Jugosllavisë vijon..

    Reply to this comment
    • intelektuali April 8, 20:41

      Oh sa mire do te kishte bere Zogu me CIA po te kishte permbysur Enverin ne 1952 qe e kishte bere Shqypnine si nje kamp perqendrimi stalinist, rrethuar anembane me tela me gjembasa dhe i kishte shperfytyruar shqyptaret ne skllever me pune te detyruar ne vendin e vet,

      sepse:

      SOT SHQYPNIA DO TE ISHTE SI NJE ZVICER ME DET NE MES TE BALLKANIT.

      Po ja qe Zoti nuk deshi qe Shqypnia te behej si vendet e tjera qe ta nxirrte buken e gojes me punen e vet, por i dergoi Kim Phylb-in agjentin e poshter te KGB-se sovjetike qe tradhetoi patriotet shqyptare dhe beri te mundur implementimin e MURTAJES bolshevike qe po e vuajme te gjithe deri me sot, duke u lutur per pergjerim, pas 70 e kusur vitesh pas pilafit dhe duke i nderur BYTHEN e kameleonit CIA-s dhe BE-se per integrimin e Shqypnise ne gjirin e popujve demokratike, pikerisht ate qe kerkonte CIA dhe patriotet shqyptare ne vitin 1952.

      Reply to this comment
      • fuckzogjtekurvave April 8, 21:35

        o kerme e esat pashe toptradhetarit ?
        .
        Nder dy te keqiat zgjidhet me vogla..Amerika me cia-n..serbet eme udb dhe greket me asfaline i rruajten bolet Enverit….Nuk diskutohet qe te na kishte cliruar Amerika nga komunizmi ndoshta mund te ishim me mire..Por ja ate qe nuk e arriti ne 1945-1953 e realizoi dhe ku jemi sot..PUPET STATE-HAMBAR DROGE-PORNO PARLAMENT DHE KAZAN MBETURINASH MUXHAHIDINESH…

        .Nuk me interson si ka qene Enveri i mire apo i keq por ne krahesim me anadollakun Zog eshte vite drite larg..Vetem nje shembull:

        Kur u diskutua ne Gjeneve tmerri i Zogut ne kryengritjen e Fierit kryetari seances tha:

        Nuk ka bere nuk ben dhe nuk do beje vaki qe te arrestohet nje qytet ku nga 5000 veta 4 mije ishin te denuar qe nga denimi me vdekje e deri te mos lejimi i daljes jashte Fierit:
        .Kryengritja e Fierit zuri te papergatitur shtetin shqiptar, ndaj edhe goditja qe ai dha ishte e percaktuar nga paniku. Ministri i brendshem Musa Juka, i terbuar nga shperthimi i kryengritjes, qe u konsiderua si disfate e tij, mori masa shume te ashpra policore. Prania ushtarake ne Fier arriti ne 500 vete, ndersa ne te gjithe vendin u arrestuan 1500 vete, kryesisht pjesetare te organizates se fshehte. Filluan operacionet ndeshkimore ne te gjithe zonen e Fierit dhe Mallakastres. Komanda e operacionit i telegrafonte çdo 3 ore ministrise se brendeshme. Paralelisht gjykata e posaçme filloi proceset gjyqesore. Kryetari i trupit gjykues ishte Ali Riza Topalli, komandant i operacionit. Anetare te tij ishin, majori Hamza Kuçi, kapiten Zef Prenushi dhe gjyqtaret Petro Martini dhe Sadri Faslliu. Prokuror ishte Kiço Bisha, prokuror i pergjithshem i gjykates se posaçme kunder krimeve politike. Gjykimi u be nen nje regjim terrrori. Mbi te burgosurit qe u vendosen ne shkollen e Bishanakes dhe burgun e Durresit u ushtruan edhe torturat cnjerzore te ndryshme, praktike e zakonshme e policise shqiptare.
        Gjyqi u zhvillua ne pese procese ne oborrin e shtepise se Qemal Vrionit, i cili ishte nje nga te arestuarit. U gjykuan 530 persona. Ne grupin e pare benin pjese 11 xhandaret e postes se Fierit. Pas nje seance qe zgjati 3 ore, ata u konsideruan fajtore dhe u pushkatuan menjehere prane sheshit te nenprefektures. Gjykimet e tjera kishin te benin me elementet civile qe kishin marre pjese ne kryengritje. Per keta gjyqi dha 42 denime me vdekje dhe 160 denime me burgim te perjetshem. Midis personave te denuar figuronin edhe anetaret e disa familjeve te degjuara dhe me influences siç ishin familjet: Vrioni, Dibra dhe Vlora. Ndaj ketyre personave gjykata nxori prova te dores se dyte. Keto prova deshmonin per nje pakenaqesi te pergjithshme ndaj mbretit, qeverise dhe disa personave te veshur me pushtet si, ministrit te brendshem Musa Juka, ministrit te luftes Xhemal Aranistasi dhe adjutantit te Zogut Abdyrrahman Krosi.

        Gjyqi perfundoi ne 17 shtator pasi punoi me intensitet per nje muaj rresht, duke lene ne Fier nje klime terrrori, e cila arriti kulmin ne daten 26 shtator, kur ne sheshin perpara nenprefektures u var ne litar Hekuran Maneku.duke u pasuar nga dhjetra te tjere

        Nje çete 40 luftetaresh R.Cerova ju drejtua Beratit. I goditur nga forcat qeveritare ai u terhoq ne male, duke ju drejtuar tentatives se arratisjes. I plagosur rende gjate perpjekjeve vdiq ne pyllin e Marjanit, prane Pogradecit ne 24 gusht 1935

        Gjithashtu kryengritja rrezoi edhe imazhin nderkombetar te Monarkise Fashiste Shqiptare. Pikerisht denimet e ashpra mbi pjesemarresit e saj sollen nje reagim te ashper nderkombetar, duke nisur nga organizatat humanitare e deri tek organizata e Lidhjes se Kombeve

        Reply to this comment
        • intelektuali April 9, 07:01

          O Ilir Hoxha, poti vetem Nexhmijen apo ate budallacken e Ramizit degjon more mavri?

          sepse:

          Te kam paralajmeruar qe te kerkosh falje per krimet e babait tend te degjeneruar qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe te kujdesesh per cunin qe ke ne burg dhe qe ta moren ne qafe Taulant Balla ku e emeroi administrator te kokaines se Xibrakes dhe leri llogjet me Enverin,

          sepse:

          Lexo ketu me poshte se cfare shkruajne arkivat per babain tend:

          http://www.albeu.com/shqiperi/fejesa-me-motren-e-mbretit-zog-sekreti-me-i-madh-i-enver-hoxhes/326502/

          Ja lexoje kete material te arkives dhe pastaj mund te shkruash brockulla per Zogun dhe babain tend sa te duash

          Reply to this comment
    • KOZi April 9, 11:02

      E sakte ,keto jane botuar ne shtypin shqiptar ! Edhe sot po te pyetet Ambasadori Amerikan do pergjigjet- politike e drejte antikomuniste. Po te vashdohet me poshte kjo shkrese do vereni se perfaqesuesit e Titos i thone perfaqesuesve te Zogut – Po fituam te mbani shenim qe Haxhi Lleshi dhe Myslim Peza do jene perseri ne drejtim te pushtetit edhe me mbretin Zog. Kete nuk e kam kuptuar ndonjehere ! Une e dij qe agjentet e UDB ne parti jane denuar apo ka ndodhur e kunderta !?…tung

      Reply to this comment
  7. ETHEM April 8, 20:48

    ESHTE E ÇUDITESHME SE SI NE MES TE TIRANES QENDRON KREKOSUR NE BUST ZOG-HOMARI ME BEKIMIN E SALISERBIT E LIKE MONA FLORIRIT.
    POR FAIN E KA DHE PS DHE LALI ERI QE NUK I VENE NJE KALLEP DINAMITI NATEN.
    JA SE SI TEK NE LARTESOHEN TRADHETARET DHE POSHTEROHEN FITIMTARET E LNÇL E 28 MIJ DESHMORET E FITORES SE KSAJ LUFTE ME ITALIN FASHITE E GJERMANIN NAZISTE.

    Reply to this comment
    • KOZi April 9, 11:50

      Sepse Ahmet Zogu ka qene Kryetar Shteti ne periudhen e tij.Mund te thuash qe duhen vendosur gjithe kryetaret e shtetit ashtu si ne vendet tjera,ok. Por Enver Hoxha nuk ka kryer detyren e kryetarit te shtetit asnjehere. Ka qene Kryeminister dhe aty i takon emri dhe e ka,nuk eshte mohuar. Sa per info ne Bullgari mbreti Boris, aleat i gjermanise se hitlerit qe luftoi kunder rusise sovjetike ka monument dhe emrin ne rruge te Sofies…..tung

      Reply to this comment
  8. demo April 8, 23:07

    Enveri ka qene antizogist deri ne 7 prill 1939,aq sa ka qene Sali Berisha antikomunist deri ne 20 dhjetor 1990.Deri diten e ikjes se Zogut ,enver hoxha ka qene RUAJTES I REGJIMIT TE ZOGUT SI INFORMATOR I BESUESHEM.Si sekretar i ambasades ne Belgjike detyra e tij ka qene dergimi i pergjimeve ndaj mergatave antizogiste ne Belgjike,France,Itali.E ka shfrytezuar ate kunat ky,ashtu si rriqna qe fryhet ne lekure te qenit.Edhe pushimet i kalonte ne Bari ku ndodhej Bahri Omari,Kole Tromara,sheh Karbunara,Merrte porosi prej ketyre dhe ja dergonte Ali bej Kelcyres ne Paris,por me pare leter porosia shkonte tek nane daja ne Tirane..Cfare flisnin e cfare llomotisnin,te gjitha ja dergonte enver hoxha te fresketa mbretit Zog,ashtu si ja dergoi biseden me Fadil Hoxhen Titos ne 1945.Ore une i besoj atij qe ka nxjerre se enver hoxha ishte ne autokollonen e Zogut me Mexhiden deri ne Selanik.Aty eshte kthyer prape ne Korce,kur pa qe Turqia nuk pranoi qendrimin e zogut ne Turqi.Do ta kishim pasur dhender te familjes djallin.

    Reply to this comment
    • simitja e xhaferrit April 8, 23:52

      o demo qe je antienverist te respektojme
      .
      edhe qe tregohesh kanibal me enverin prape je i respektuar ..
      .
      por sa me me shume ti dhe ky nastradinpejkagemerintelektuali e shani enverin aq me shume ja rrisni vleren sinqerisht e kam…ka njej fare limiti dhe perdhosja qe i behet nje te vdekuri shekullin e kaluar. aq me shume qe ka qene drejtues shteti i mire apo i keq…me vjen keq por ti demo edhe pse je i lexuar shume prape loqe mbete……kur lexova nje koment tuaj para nje viti qe thoje per xhaferr deven se ka qene ne zbatimin e gradiacelave te NY- Manhatten……thashe i gjori demo demo zavalli demo ka ikur per lesh…

      Reply to this comment
      • intelektuali April 9, 10:17

        Kush tha qe shajme Enverin?

        NE INTELEKTUALET NE GAZETEN DITA VETEM SE THEMI TE “VERTETEN” PER ENVERIN, NJASHTU SIC KA QENE QE NE FILLIM VRAU QEMAL STAFEN DHE NE FUND MEHMET SHEHUN.

        Ti ke gje tjeter per te thene?

        Apo degjon perrallat e Nexhmijes me komuniste dhe fashiste, kur Kastriot Dervishi ja zbathi breket dhe tregoi qe kishte qene antare e Partise Fashiste perpara se te strehohej me enverin tek vila e Bahri Omarit qe ishte Kryefashist dhe Kryeballist?

        E SHIKON QE NUK E SHAJME ENVERIN, POR FLASIM ME FAKTE DHE DOKUMENTE?

        Ti ke gje per te shtuar?

        Kush ka ikur per lesh ketu dhe tregon perralla me Mbret?

        Reply to this comment
  9. Patriot Mekembenetok April 9, 14:46

    Sa me shume dokumenta autentike, te kohes, aq me shume i shtohet vlera e Ahmet Zogut, dhe ngryset figura e neveritshme e enverit me shume-flamure, veç e veç te rrinte ne karrige. Apo doni ta mbani historine e Shqiperise peng te shkaterrimit te themeleve te Shqiptarise, siç i vuri kazmen enveri qysh ne 1941.

    Reply to this comment
  10. Historia nuk i fal Zogjtë e kurvës April 9, 15:01

    Ky document më poshtë i detyron ca comentues te semure psiqikisht te mbyllin sqepin..

    Nuk mund te mbulohen superkrimet e Zogut me bemat e Enverit…

    Nuk e besoni?

    Më 14 tetor të vitit 1927, ndersa po dilte nga një restorant ne Pragë, Cekosllovaki, Ceno Kryeziu vritet me revoler nga studenti Alkibijad Bebi, një bursist shqiptar, i cili e kishte ndjekur Ceno Kryeziun edhe gjatë qëndrimit të tij në Beograd.
    .
    Agjentët serbë e kishin arrestuar si të dyshuar por e kishin liruar në mungesë të fakteve. Pas kryerjes së atentatit në Pragë, Alkibijad Bebi nuk u largua nga vendngjarja, por dorëzohet te organet policore. Në pyetjen përse e kishte kryer atentatin dhe kush qëndronte pas tij, ai përgjigjet: “E kam vrarë Ceno begun, sepse ai është serbofil, i cili ka bërë përpjekje për t’ia shitur Shqipërinë Jugosllavisë.”
    .
    Alkibijad Bebi u vra ne sallen e gjyqit nga nje spiun serb nga Kosova, Zijah Vushtria, i cili me vone u lirua me nderhyrjen e autoriteteve te Beogradit. Ne te njejten kohe Ahmet Zogu morri nga Praga dhe solli në Tiranë motrën e tij (gruan e Cenos) dhe djalin e tyre. Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.
    .
    Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë. Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk. Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut. Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si:
    Marka Gjoni,
    Zef Ndoci,
    Maliq Bushati,
    Luigj Shantoja,
    Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

    Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër.
    Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.

    Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë

    A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën, (radi nasheg i vasheg mira) për paqen tonë dhe Tuajën.

    Reply to this comment
  11. info analitike April 9, 16:50

    Nje mbret iku mbi kale nje tjeter erdhi ne fund te vitit 1944 me100 gomere.
    Te kenaqin keta “atdhetaret” enveriste qe me rastin me te pare i bene cicin atdheut e kumandarit dhe iu falen armikut me te urryer. Keta si quheshin ne kohen e kumandarit? Tradhetare, oportuniste dhe pushkatoheshin…??? I ishin betuar dhe solemnisht kumandarit se do te luftonin deri ne piken e fundit te gjakut per te mbrojtur mesimet e partise e te kumandarit dhe cdo pellembe toke te atdheut po iken me bisht ne shale ose u fshehen qosheve kur kumandaari terhiqej zvarre ne mes te sheshit. Trimat e xha Jahos! Ketyre po qe nuk u dridhej qerpiku fare 🙂
    Imagjinoni psh. hipokrizine e “enveristit te fundit” qe i betohet solemnisht besnikeri armikut gjerman.

    Reply to this comment
  12. SARACI April 9, 17:02

    i nderuar Marenglen e ke perkedhelur Ahmutin se ka ikur me kale….ai iku me BISHT NE SHALE..
    .
    Si ja ka bere radioskopine ketij MALOKU ANALFABET shoku i tij i “Armeve” nuk ja bene as ne kohen e Enverit
    Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.

    ..
    Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.
    Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.
    Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.

    88888888888888888888888888
    Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.
    Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!
    Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.
    Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.
    Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.
    “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

    Reply to this comment
  13. Mbret,që nxive shqipërinë ,plumbi të fali ! April 9, 19:45

    Ahmet Zogu mund të renditet pa frikë në vendin e parë të politikanëve shqiptarë të shekullit të kaluar për sa i përket komploteve të kurdisura ndaj tij, të cilat për fatin e tij të mirë dështuan të gjitha, ndërkohë kur ato ishin përgatitur me sukses nga njerëz profesionistë e guximtarë, të vendosur për vepra të tilla.

    Atentati në Parlament

    Në mesin e një kaosi të vërtetë politik antagonist me plot të papritura e intriga të shfenuara, më 24 shkurt të vitit 1923, Zogu shpëtoi për qime nga plumbat e një vrasësi. Tek po ngjiste shkallët e parlamentit, Beqir Valteri, anëtar i Bashkimit të Shqiptarëve të Rinj, organizatë e krijuar prej Avni Rustemit, vrasës i Esat Pashës dhe bashkëpunëtor i Fan Nolit, tentoi ta vrasë Ahmetin. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi tre herë mbi trupin e Ahmet bej Zogollit. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë dhe një në bark, por fati ishte me të se asnjëra nga plagët nuk kishte asnjë rrezik për jetën, por kryeministri mundi të futej në parlament dhe të zinte vend në karriken e ver edhe pse duke iu marrë këmbët, duke mbajtur në dorë revolverin e tij të mbushur plot.

    Ai u rrethua menjëher nga ithtarët e tij, të cilët me urgjencë thirrën një mjek në ndihmë, të cilin Zogu e refuzoi fillimisht nga mosbesimi që kishte ndaj kujtdo. Në sallën e parlamentit pllakosi një atmosferë tepër e rëndë, pasi duke qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të armatosur mes palëve kundërshtare. Valteri, pasi qëlloi mbi Ahmetin, arriti të mbyllej në nevojtoren e parlamentit dhe filloi të këndonte këngë patriotike dhe të shtinte përsëri me revolver. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa Zogu nga vendi dhe me zë të lartë foli: “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.

    Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë, ndërsa kryeministri kishte vendosur me zgjuarsi të priste orën e hakmarrjes së madhe. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët ishin shumë më të lehta se na ç’ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin, i cili për t’i shpëtuar ndëshkimit pranoi të fliste për të gjitha hollësitë e atentatit, duke implikuar seriozisht Avni Rustemin. Në këmbim të kësaj, Valterit iu premtua falja e jetës dhe më vonë, duke përfituar nga trazirat e 1924-ës u arratis nga Shqipëria dhe u kthye vetëm në verën e vitit 1939, pasi Zogu mori valixhet.

    Komploti i Eshref Frashërit dhe Ceno Kryeziut

    Ndonëse bashkëpunëtorë të ngushtë të Zogut, Ceno Kryeziu dhe Eshref Farshëri me veprimet e tyre nga kompetencat e gjithanëshme, qenë në shumë raste thikë me dy teha në duart e Zogollit, të cilin e diskredituan në opinionin e kohës, por edhe komplotuan ndaj tij. Eshref Frashëri, President i Senatit ish udhëheqës i klikës asnjëherë nuk doli në opozitë të hapur kundër Zogut, por i pakënaqur nga pushteti i pa kufi i Zogut nga Veriu, duke pasë lidhje të fuqishme fisnore në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1925 u bë e qartë se ai po përgatiste një komplot kundër Presidentit për ta rrëzuar atë nga froni.

    Eshrefi u përpoq të tërhiqte pas vetes edhe Myfyt Libohovën duke qenë se kishte pas vetes një pjesë të klerit fanatik musliman, por Libohova shkoi dhe i tregoi gjithçka që po përgatitej Zogut, i cili pa vonuar dërgoi forca të shumta matjanësh në Korçë të shtypte çdo orvatje që në embrion, por dëshmia e Myfytit për mungesë provash të qarta nuk mundi të qëndronte në këmbë, prandaj Zogu ngurroi të dilte hapur kundër Frashërit edhe nga frika e reaksionit që mund të ngjallte tek jugorët por u mjaftua me largimin e Frashërit nga detyra dhe pushimin nga puna të disa oficerëve toskë.

    Por përpara kësaj ngjarje ishte zbuluar edhe një komplot tjetër i Ceno Kryeziut. Cenoja e provoi veten si energjik por aspak të devotshëm ndaj Zogut me gjithë ndihmën e pa kursyer që i dha në rrëzimin e Nolit.

    Cenoja u bind të merrte pjesë në një komplot të organizuar prej disa njerëzish të njohur në radhët e ushtrisë si dhe mes emigrantësh në Greqi, Itali e sidomos në Jugosllavi, ku Cenoja kishte mbështetje të gjerë.

    Edhe kësaj here Zogu mundi të mësonte rreth komplotit përpara se ai të shpërthente dhe i doli hapur Cenos se kjo gjë ishte vendosur të bëhej në një nga udhëtimet e Zogut në Beograd, as Cenoja nuk bëri shumë përpjekje për ta fshehur bashkëpunimin e tij me komplotuesit. Për shkak të miqësirave dhe lidhjeve të ngushta familjare dhe dëshirës së Zogut për të fshehur skandalin nuk mori veprim tjetër vese kërkesës për dorëheqje dhe mërgimit të tij në Paris (Durazzo 26 shtator 1925) hakmarrja e Zogut nuk vononte duke i kthyer revanshin me të njëjtën monedhë Cenos në një moment kur u mendua se nuk do të bënte bujë të madhe në publik, dhe duke u paraqitur si vepër e dikujt tjetër. Ndërsa nga fundi i shtatorit 1925 një njeri i panjohur hodhi një bombë në Vilën e Zogut, pa arritur të vriste njeri (Das Deutsche Tageblatt 26 shtator 1925). Në fillim po të këtij viti u zbulua një komplot tjetër pas të cilit thuhej se qëndronte dora e peshkopit Noli, komploti dështoi pasi disa roje besnike e njoftuan presidentin. Në vitin 1926 u arrestua Qemal bej Vrioni nën akuzën se kishte konspiruar kundër qeverisë. Vrioni ishte përzier me një seri letrash që kishin rënë në dorën e qeverisë. Nga kjo tablo kuptohet se viti 1925 për Zogun qe viti i përballjes me kundërshtarët e tij nga të katër anët, ndërsa në 26-ën u ndesh me kryengritjen më të rrezikshme qysh prej kohës kur u detyrua të linte vendin nga vala e revolucionit të 24-ës.

    Në qoftë se shumë atentate ndaj Zogut dështuan, ishte e qartë se ai vetë kishte bërë përpjekje të dështuara komplotuese si ato kundër Hasan Prishtinës, të cilin do ta asgjësonte më vonë, Shefqet Korçës, e të tjera seiale vrasjesh me pagesë tashmë të njohura shumë qartë si vepra të Zogut.

    Fluturimet erotike të mbretit në Vjenë

    Mbreti Zog në vitin 1931 u ndesh me dy probleme shumë serioze, me një krizë të rëndë shëndetësore dhe me një atentat politik që për pak i mori jetën larg atdheut, në Vjenë të Austrisë.

    Zogu vuante prej kohësh të paktën që prej vitit 1925 prej ulçerës së stomakut, për këtë u thirrën nga Austria dy mjekë në fund të vitit 1930, të cilët erdhën pothuaj në mënyrë të fshehtë dhe kur e vizituan mbretin hodhën poshtë shumë thashetheme që qarkullonin mbi shëndetin e Zogut, që paraqitej edhe sipas njerëzve që rrethonin shumë kritike, pas grupit të parë të mjekëve Zogu ndoshta nga meraku e cinizmi që e karakterizonte solli edhe dy mjekë të tjerë, që në momentin e mbërritjes së dy mjekëve të grupit të dytë, Zogu ndihej tashmë gati i shëruar. Ndonëse shëndeti kishte filluar të përmisërohej, Zogu vendosi të zbatonte porositë e specialistëve vjenezë për t’iu nënshtruar një mjekimi me rreze X. Vendimi për të ndërmarrë këtë udhëtim patjetër që ka qenë i vështirë për mbretin, për faktin se ai largohej nga pallati shumë rrallë, qoftë edhe për lëvizje brenda vendit, merakut për sigurimin e jetës i shtohej edhe ankthi i shpërthimit të ndonjë trazire të brendshme që do i sillte kërcënimin e pushtetit. I vetëdijshëm për të gjitha këto rreziqe, Zogu mori masat e nevojshme që gjithçka të shkontë më së miri.

    Zogu përveç një rrethi shumë të ngushtë nuk u kallzoi kërrkujt se po ndërmerrte një udhëtim në Vjenë. Parlamenti u vu në dijeni vetëm një natë përpara se të fillonte udhëtimin. Presidentit të Parlamentit Koço Kotes i dha udhëzimet e fundit. Masat e sigurimit ishin shumë të forta, në Tiranë u dislokuan tre batalione për të qenë gati në rast shpërthimi të ndonjë trazire (UDS875. 001 Zog 44 N186, 28 janar 1931).

    Më 26 janar, Zogu u nis për në Durrës shumë kohë përpara orarit të planifikuar i shoqëruar prej katër nga gjashtë motrat e tij.

    Së bashku me mbretin udhëtuan Abdurrahim Krosi, mjeku personal Dr. J. Basho, major Llesh Topollaj dhe kapiten Çupi, të dy këta roje personale të Zogut, ministri i oborrit Eqerem Libohova, Sotir Martini dhe Kolonel Serreqi, adjutanti i mbretit i cili ishte nisur për në Vjenë për të bërë përgatitjet e nevojshme. Mbreti u largua nga Shqipëria pasi nëpërmejt një gjuhe të ashpër ju bëri të ditur deputetëve të bashkëpunonin me qeverinë duke i paralajmëruar të mendoheshin mirë përpara se të tentonin të shkaktonin ndonjë trazirë. Vetëm të nesërmen e largimit nga Shqipëria, gazetat dhanë lajmin se mbreti kishte shkuar në Vjenë për një kontroll mjeksor.

    Ishte e qartë edhe për qeverinë Austriake se çështja e sigurimit të mbretit ishte me të vërtetë urgjente, për vetë faktin e qenies së një numri shumë të madh emigrantësh politikë armiq të Zogut që banonin në Vjenë.

    Me insiativën e vet qeveria Austriake mori një sërë masash kundër figurave kryesore të emigracionit shqiptar në Vjenë, mes të ndaluarve që ju hoq pasaporta dhe e drejta e udhëtimit për në Vjenë sa të qëndronte Zogu ishte edhe Luigj Shletoja, antizogist i vjetër dhe i betuar. Gjithashtu policia thirri në takim edhe emigrantë të tjerë të komunitetit shqiptar duke i bërë thirrje se duhej të respektonin të drejtën e azilit, nga ana e tyre emigrantët shqiptarë u zotuan se mbretit nuk do t’i vinte asnjë e keqe nga ata të cilët falenderonin qeverinë Austriake që i kishte pritur me bujari.

    Por për fatin e keq të agjentëve të sigurimit, mbreti në Vjenë filloi të sillej jashtëzakonisht në mënyrë të pakujdesshme, në kundërshtim të plotë me natyrën e tij. Megjithëse i këshilluar të mos vendosej në ndonjë hotel të madh nga sigurimit austriak, Zogu për hir të karakterit të tij krenar u vendos në Hotelin Imperial, njëri prej hoteleve më luksoze të Vjenës, dhe si për të dashur që ta bënte edhe më të pasigurtë vetveten, Zogu mori zakon të keq të mos njoftonte askënd as kur dilte as ku shkonte. Shkaku i vërtetë i kësaj sjellje të çuditshme ishte zonjusha austriake Françeska Janko dhe motra Maria. Sipas gazetës vjeneze Studente (24 shkurt 1931) Zogu kishte lidhje me motrën e vogël Françeska, me të cilën Zogu bridhte pas fluturimeve seksuale gat-gati të shfrenuara, shëtiste me të parqeve, i blinte peliçe të shtrenjta, shkonte me të në teatër dhe opera dhe e mbante përkrah edhe gjatë qëndrimit në llozhë. Pavarësisht prej pakujdesive të shumta, nga dehja erotike e mbretit të shqiptarëve, i cili po jetonte si në ëndrra, duke harruar edhe shqetësimet shëndetësore, javët e para të qëndrimit të gjatë të mbretit në Vjenë qenë plotësisht të qeta. Mbreti nuk ishte e nevojshme që të operohej siç e kishin këshilluar fillimisht mjekët austriakë në Shqipëri, nga trajtimi mjeksor ndihej shumë mirë dhe kur kishte vendosur të kthehej brenda dhjetë ditësh në Shqipëri ndodhi atentai që tronditi gjithçka.

    Atentati i Ndokë Gjeloshit, sipas pohimeve të shkruara

    Atentati i Vjenës ndaj Ahmet Zogut, edhe sot e kësaj dite paraqet interes historik dhe ëndje e kureshtje për t’u ndriçuar në çdo skutë.

    Një pjesë e madhe e atyre që quhen biografë të Zogut janë munduar ta kalojnë këtë ngjarje pa e fokusuar, me qëllim që të paraqitet si diçka sekondare në jetën komplekse të mbretit, që meriton të penalizohet rëndë dhe duke dashur ta injoronte shpesh përkufizimi nuk ka qenë i saktë për të mos thënë i pavërtetë dhe i njëanshëm, sidomos kur bëhet fjalë edhe për qëndrimin burrëror të mbretit në atë ngjarje.

    Në vija të përgjithshme për atentatin është shkruar pak a shumë kështu:
    Në mbërmjen e 20 shkurtit të vitit 1931, mbreti dhe disa nga njerëzit që e shoqëronin në shfaqjen e operës “Pagliacci” në Teatrin e Operës së Vjenës, Zogu dhe shoqëruesit e tij u larguan nga salla e shfaqjes pak minuta përpara përfundimit, dhe nëpërmjet ndarjeve anësore duke u drejtuar për nga hyrja e operës ku i prisnin dy makina. Mbreti hipi në automobilin e parë së bashku me kolonel Libohovën, ndërkohë që major Llesh Topallaj përgatitej të hipte në automobilin e mbretit së bashku me këshilltarin e legatës shqiptare në Vjenë, ndërkohë kur këta po hipnin në makin, dy të rinj shqiptarë hapën zjarr nga prapa shtyllave të ngurta. Pas të shtënave të para, agjenti i policisë që ishte ulur në vendin e parë të makinës së mbretit, kërceu nga automobili dhe iu turr vrasësve. Zogu po përgatitej të dilte nga makina ndërsa major Topallaj u godit edhe dy herë të tjera në pjesën e poshtme të kokës. Ai vdiq menjëherë duke përforcuar edhe një fjalë që qarkullonte se të ishte roje i Zogut ishte barabar sikur të ishte roje në një uzinë baruti rreth e rrotull së cilës shkrepin rrufe. Sidomos filo zogistët kanë shkruar kur u është dashur ta përshkruajnë këtë atentat, sikur Zogu me revole në dorë u është përgjigjur me zjarr së bashku me kolonel Libohovën dhe shoferine tij vrasësve me të cilët kanë shkëmbyer rreth njëzet minuta të shtëna. Berned Fischer nga ana e tij shprehet se pas një shkëmbimi zjarri të shkurtër me dedektivët e mbretit, dy vrasësit u kapën dhe u arrestuan. Mbreti u rikthye menjëherë në ndërtesën e operës dhe filloi të lëshonte britma histerike dhe ashtu me revole në dorë filloi të shante në gjuhën gjermane (Venna 24 shkurt 1932).

    Atentati sipas dëshmisë së autorit

    Pas rënies së Zogut në vitin 1939, Nokë Gjeloshi, ngaqë kishte kryer dënimin sipas legjislacionit austriak, u kthye në Shqipëri, dhe është pritur si hero i vërtetë në të gjithë opinionin antizogist, ishte periudha e rënies në baltë kudo e emrit të mbretit pas ikjes me bisht ndër shalë në vitin ’39.

    Ngado që shkonte e me këdo që bisedonte Kapiten Gjeloshi vihej përballë pyetjes sugjestionuese, na difto si qëllove mbi mbretin e shqiptarëve në mes të Vjenës. Pyetje që i është drejtuar qindra herë e ka marrë qindra përgjigje jo vetëm në Dukagjin por edhe qindra zona të tjera të Shqipërisë ku Noka ishte bërë aq i njohur e me famë ndër ato vite. Unë kam mbledhë thëniet e disa bashkëkohësve. Noka i ka sqaruar qime e për pe se si ndodhi atentati atë ditë në Vjenë, thënie që konvergojnë në të njëjtin përfundim pavarësisht se janë mbledhë në kohë e nga persona të ndryshëm si Zef Gjeloshi, Mark Delia, Gjon Marashi, Marash Babuni, Kol Vuka, Bal Marku etj.

    Organizator i atentatit kundër Zogut ka qenë Hasan Prishtina, Mustafa Kruja e disa eksponentë të rëndësishëm të grupeve të ndryshme antizogiste që vepronin në Vjenë. Atentati është bërë sipas një plani të studiuar mirë deri në detajet më të imta, duke vëzhguar lëvizjet e mbretit, hotelet ku strehohej vendin ku mund të realizohej atentati dhe kohën më optimale e më të favorshme.

    Si ekzekutor për kryerjen e atentatit, me pëlqimin direkt të Prishtinës u zgjodh Nokë Gjeloshi dhe Azis Cami, të dy ish oficerë të xhandarmërisë shqiptare, antizogistë radikalistë, guximtarë dhe profesionistë të përdorimit të armëve. Ndoka është rrëfyer se gjatë gjithë paradites lëvizëm me kujdes në rrugën nga mendohej se do të kalonte Ahmeti, vëzhguam ndërtesën e operës, hyrjet e daljet e saj duke studjuar se nga ç’pozicion mund të qëllonim, gjatë hyrjes apo daljes nga teatri, si mund t’u vidheshim shikimeve të zellshme të agjentëve të policisë, si duhej të mos binim në sy se jemi shqiptarë pasi mund të nuhateshim nga truproja e zgjuar e Zogollit, dhe të arrinim në përfunim se nga ç’distancë do na krijohej mundësia të qëllonim dhe a ishte e mundur që të realizohej apo të mbetej në tentativë.

    Ne arritëm në konkluzionin se atentati ishte tepër i vështirpë për t’u realizuar, masat e larta të sigurimit, numri i madh i agjentëve profesionistë dhe distanca aspak e favorshme ku mund të shfaqej figura gjigande e mbretit me pamje tepër të kufizuar, megjithatë ne ishim të bindur në suksesin e atentatit po qe se mbreti na shfaqej përpara syve, duke iu dhënë garanci kapove tonë që na dirigjonin.

    Gruaja e Hasan Prishtinës dhe Mustafa Krujës thoshte Gjeloshi qëndruan në kafene përballë teatrit të operës duke parë lëvizjet tona ndërsa Prishtina priste me ankth në shtëpin e tij se çfarë do të ngjiste, ne ishim veshur me kostume të shtrenjta dhe tabare të modës së fundit, brenda në xhepin e së cilave kishim gati nagantin e mbushur më së miri. Ne vëzhguam hyrjen e mbretit në teatër pa arritur ta friksonim fare pasi automobili e solli deri tek pragu i portës dhe grumbulli i njerëzve dhe i agjentëve të policisë nuk na la rast për të parë pothuaj asgjë.

    Kështu nuk na mbetej tjetër rrugë veç se të prisnim me ankth përfundimin e shfaqjes e cila na u duk se zgjati një vit, u zbrapsëm tek bari përpara teatrit me qëllim që të mos ngjallnim dyshime tek policia, vetëm pak përpara se të hapej dera, duke ecur serbes jemi afruar tek shkallët që të çonin brenda, në të djathtë të kolonave në distancë mbi 20 metra larg derës, duke pritur të shfaqej mbreti përpara syve. Synimi dihej ishte të qëllohej mbi Zogun duke pasur siguri, thoshte Noka në kujtimet e veta, i thashë Camit unë do të qëlloj mbi mbretin ndërsa ai duhej të qëllonte mbi truprojen, isha i sigurtë se do qëlloja në nishan, ashtu siç isha i sigurtë se kur qëllova me nagant, njeriu i veshur me uniformën e mbretit të Shqipërisë ishte Ahmet Zogu jo Llesh Topallaj, duke qenë në pozicion të prirte në distancë, në ndriçim të zbehtë, unë, është shprehë Noka nuk pata mundësi të dalloj Ahmetin e veshr civil, por me dy të shtëna revolveri qëllova në objektivin që fokusova në mënyrë të rrufeshme, dy të shtënat e para qenë preçize drejt e në objektiv, ndërsa tre të shtëna të tjera kanë qenë të menjëhershme pa objektiv, aq e rrufeshme ka qenë ndërhyrja e agjentëve të sigurimit nga të gjitha drejtimet sa që unë jam neutralizuar për punë sekondash edhe pse isha ushtarak i sprovuar e me revole në dorë.

    Nga ana tjetër për fat të keq Azis Camit revolveri nuk i ndezi duke bërë dy shkrepje boshe, ndërsa të tretën nuk i dha puna afat më gjatë. Nuk është aspak e vërtetë se Zogu ka shkëmbyer zjarr me asnjë njeri, biles nuk ka pasë kohë as të nxjerrë revolverin, nuk është aspak e vërtetë se Major Llesh Topallaj e ka mbuluar me trupin e vet mbretin për ta mbrojtur nga plumbat, unë qëllova mbi major Lleshin duke pandehë se ai ishte mbreti, meqenëse ai mbante të veshur uniformën e mbretit, kjo djallëzi e mbretit dinak i shpëtoi jetën nga vdekja, e cila përpiu Major Lleshin që u bë kurban i padronit të vet vetëm se veshi rrobat e tij, dhe pas vdekjes doli kjo këngë poshtëruese për heroin e flijuar. Shqyr Zotit na shpëtoi mbreti/se majora ka sa deti.

    Tendenca e shumicës dërrmuese që atyre që janë marrë këto vitet e fundit me jetëshkrimet e mbretit është ta kalojnë sa më tangentisht këtë ngjarje, duke e injoruar, sikur atentatorët paskan qenë budallenj, qe nuk arritën të dallojnë se cili është mbreti, askërkush nuk e përmend faktin se mbreti nga frika e ndonjë antentati veshi truprojen e tij mbret dhe thënies se mbreti luftoi burrërisht nuk janë të vërteta, atentatorët, njëri qëlloi 5 herë, tjetrit nuk i ndezi, ata nuk mund të bënin luftë në mes agjentëve të policisë, nuk u neutralizuan se ishin të paaftë, por atentati nuk ka limit më të gjatë kohor aq më tepër në vende të sigurisë së lartë.

    Kush ishte Ndokë Gjeloshi

    Ndokë Gjeloshi lindi në Mekshaj të Shalës së Dukagjinit, biri i një fisi të dëgjuar në gjeneaolgjinë e bajrakut të Shalës, nga trungu i Nikë Vuksanit, me këngën e të cilit fillojnë dasmat, gëzimet e festat e kushtrimet në Shalë. Ndoka lindi me një bukuri natyrale sa fisnike aq edhe madhështore, me trup vigan, me impulse tipike mashkullore, i zgjuar nga natyra, inteligjent me karakter të fortë, i shkathët, imponues, orator në të shprehur, e pse jo edhe demagog e manipulues i turmës, ushtarak i talentuar e ambicioz, guximi shpesh e shpuri të ndërmerrte veprime jashtë mundësive reale që kish, i përpiktë por edhe prepotent, karrierist, por edhe aventurier në politikë si shumica dërmuese e ushtarakëve që i futen politikës, nacionalist i bindur dhe i verbuar nga miopia si shumica e nacionalistëve fatkeqë shqiptarë të kohës së tij. Ndokë Gjeloshi mori në formim të mirë kulturor në kolegjin françeskan në Shkodër, për të vazhduar më tej studimet e larta në akademinë ushtarake të Modenas në Itali ku dhe mori gradën e togerit të forcave të xhandarmërisë.

    Përpara Luftës së Parë Botërore, Gjeloshi luftoi në përkrahje të forcave të ushtrisë së Vidit. Si nacionalist radikal deklaronte se bënte pjesë në Partinë Nacionaliste Shqiptare, gjatë luftës së ashpër politike në vitet 20-24 rreshtohet përkrah forcave të opozitës së Nolit, në Revolucionin e 24-ës merr pjesë përkrah peshkopit Noli duke qenë një nga organizatorët e drejtuesit kryesorë të forcave në qarkun e Shkodrës së bashku me Rexhep Shalën që çoi në përmbysjen e klikës zogiste, gjatë qeverisjes së Nolit mori gradën kapiten të forcave kufitare, ndërsa pas kthimi të Zogut në pushtet arratistet në Jugosllavi ku ishte bërë anëtar i grupit të Bashkimit Kombëtar, një organizatë të mërguarish shqiptarë që kërkonte rrëzimin e Zogut me çdo kusht. Në nëntor të vitit 1926 së bashku me Dom Loro Cakën organizon e udhëheq kryengritjen antizogiste të Dukagjinit, kryengritje që shpërtheu përpara kohe, kryengritje që nuk u përhap nga tradhëtia as në Pukë as në Malësi të Madhe, kryegritje e shtypur dhe paguar me qindra të vrarë e qindra të burgosur.

    Pas shtypjes së Kryengritjes së Dukagjinit emigron në Austri, martohet me një zonjë austriake sa të bukur aq edhe fisnike, bashkëshorte e denjë që u ju gjend pranë në të gjitha situatat dramatike që kaloi i adhuruari i grave dhe i ushtarakëve Ndok Gjeloshi. Antizogist i betuar që është gati të bashkëpunojë me këdo veç të eleminonte Zogun. Bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe zbatues i porosisë së tij së bashku me Azis Camin natën e 20 shkurtit 1931 organizojnë atentatin më të rrezikshëm ndaj Ahmet Zogut, nga i cili Zogu shpëtoi vetëm se ishte i maskuar e jo i veshur si mbret. Gjyqi ndaj Gjeloshit përfundoi më 2 tetor 1931 duke e cilësuar fajtor për vrasjen e major Topallajt dhe tentativë për vrasjen e mbretit dhe duke e dënuar me 7 vjet burgim të rëndë.

    Përfundimi i kohës së burgimit me rrëzimin e mbretit nga froni duke i krijuar mundësinë Gjeloshit të kthehet në Shqipëri, të cilin në Shqipërinë e Veriut e pritën si hero.

    Si nacionalist radikal që gjithë jetën kishte ëndërruar Shqipërinë Etnike ndoshta naivitet, ndoshta nga euforia, ndoshta nga inferioriteti i xhuxhizmit që i karakterizonte shumë nacionalistë, që ëndrrën e një Shqipërie Etnike e shihnin të realizuar tani që Italia e shpalli bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, si ushtarak karriere ftesën për të marrë pjesë në Milicinë shqiptare nuk e refuzoi, Gjeloshi mori edhe gradën e majorit dhe nuk pranoi të bashkohej me komunistët që dirigjonin FNÇ, kjo është edhe fundi i pa lavdishëm i karrierës së tij politiko-ushtarake, në kontrast të thellë me inkandeshencën e tij në të shkuarën. Në pranverë të vitit 1943 në fundin e bulevardit kryesor të Tiranës në rrugën e Stacionit të Trenit sot, atentatori Nok Gjeloshi mbeti i vrarë nga një atentator tjetër i pamëshirshëm si gjarpëri, Lym Keta. Ndok Gjeloshi mbetet një figurë e rëndësishme e jetës politiko-ushtarake të kohës së vet, me dy pamje që rrezaton e nxin njëkohësisht.

    Dërguar nga Klajd Kapinova, New York

    Reply to this comment
  14. po me Lym Keten c'pate klajd kanibalnova ? April 9, 20:37

    o K.K

    Po me Myslym Keten cfare pate o shqipkar amerikar ?
    Ai eshte hero populli..pra nuk te drejte ta perdhose suma jote….Nuk i pelqen komunistet si puna jote dhe imja nuk eshte problem por ti thuash nje heroi te popullit gjarper qenke monster..
    .
    Kadareja ka thene dikur:

    Qe te te vrasin ty Shqiperi
    duhet te nxjerin nga balta
    dhe ti rivrasin te renet..

    Dy flale per heroin e popullit Lym Keta

    Myslym Keta është një figurë e rëndësishme e popullit shqiptar për veprimtarinë e tij antifashiste gjatë luftes dhe atë ushtarake pas çlirimit. Për këtë kontribut i është dhënë titulli hero i popullit. Ai ka dhe gradën kolonel. Ai ka dhënë një kontribut të veçantë në themelimin e Armatës së tankeve.

    Myslym Keta lindi në vitin 1925 në Tiranë, në një familje patriote dhe arsimdashëse. Vdiq në vitin 1966.

    Reply to this comment
  15. KOZi April 9, 22:42

    Komentuesit e kane si zakon qe nga qellimi qe eshte artikulli te kalojne tek personi artikullshkrues ose gjer ne ditet e sotme. Sipas dijenive qe kam une :
    – Mbreti Zog u largua perfundimisht me 9 prill 1939. Pervec stafit dhe familjes mori edhe nje sasi ari nga banka qe eshte e dokumentuar me firme ne banke dhe mbulonte rrogat e familjes dhe stafit per vitin 1939.
    Sic thote artikulli ne rezistence kishte te vrare nga italianet dhe shqiptaret.
    – Mbreti i Greqise pas sulmit Italo-Gjermano-Bullgar mori familjen e stafin dhe gjithe thesarin e greqise e kaloi ne ishullin e Kretes e nga aty ne Egjypt me ndihmen e flotes angleze.Forcat greke luftuan teper kunder pushtuesve.
    – Mbreti i Jugosllavise pas sulmit italo-gjermano-bullgar mori familjen stafin dhe gjithe thesarin e bankes jugosllave dhe me karvan pa fund makina erdhi ne Gjirin e Kotorit . Aty eshte bere nje lufte mes aviacionit anglez ardhe nga Malta dhe aviacionit gjerman dhe italian. Ne perfundim nendetset angleze moren familjen mbreterore ,stafin dhe pjesen me te madhe te thesarit. Nje pjese ngeli pa u transportuar dhe e arriten gjermanet.Kryesisht forcat serbe te ushtrise jugosllave luftuan kunder pushtuesve.
    – Mbreti i Polonise me familje dhe staf u larguan por me veshtiresi kaluan ne Angli per shkak te pozicionit gjeografik. Forcat polake luftuan kunder gjermaneve dhe pastaj kaluan ne B.S. Atje brenda vitit 15000 oficere polake te ushtrise mbreterore u vrane nga ruset dhe u varrosen ne pyllin e Katinit.Kjo se nuk ishin komuniste.
    -Qeveria Cekosllovake pas sulmit gjerman u largua ne Angli. Nuk kishte asnje rezistence dhe asnje te vrare.
    – Familja mbreterore Hollandeze u largua ne Angli. Rezistenca kryesisht u realizua duke care digat e detit nga aviacionioni anglez e duke permytur forcat gjermane.
    – Familjet mbreterore te Belgjikes,Danimarkes,Norvegjise nuk u larguan dhe gjate luftes drejtuan me qeveri pro naziste. Pas lufte keto mbreter abdikuan ne favor te pasardhesve te cilet vashdojne edhe sot trashegimine.
    Tani si eshte puna qe comentuesit nuk bejne tjeter – iku mbreti,iku mbreti- Lexoni keto dhe na tregoni ndonje gines…..tung

    Reply to this comment
    • Myhtari April 10, 01:03

      O kozi i zi

      Ikja e Zogut ne 1939 ishte e turpeshme por nuk ishte krimi i tij me i madh se kishte te tjera perversitete.
      .
      Ok
      Cfare beri Zogu per 15 vjet me ushtrine qe te pakten te bente nje gjeste atdhetar ¿
      .
      Merr Enver Hoxhen
      Pas 15 vjetesh para ne 1960 u zu me superfuqine me madhe te kohes dhe i perzuri nga Vlora…..dhe atdhetarin Enver po i pshurrni dhe varrin kurse kete Zog hajvani i keni ngritur lapidar….monster ai monstra dhe ju qe e beni nje tradhetar hero..
      .
      Le te analizojme nje nga monstuacjonet me te pa besueshme

      KUSH KA QENE DHE DERI KU KA ARRITUR LIGESIA KOZMIKE E BAJRAKTARIT ANALFABET
      AHMUT ZAGOLLI
      NDIQNI SEKUENCAT E MEPOSHTEME:
      Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “speciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.

      Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…
      E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’ Europa orientale, Boulder, 1984.)
      Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.
      Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer…hasëm të kulturës…”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.

      Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë.
      Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrtë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, Katolikët e Maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.

      Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.
      Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli:
      Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar!
      Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit!
      Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
      Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen.
      Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?!
      Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.
      Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të Fesë, por si politikanë.
      PROCESI I VARJES TE DOM GAZULIT ME URDHER TE ZOGUT
      Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij Prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun!– Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927”
      ZOGU ” I FAL JETEN ” NJE TE VDEKURI NE LITAR
      Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, pasi u sigurua që prifti dha shpirt dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën…

      ASNJE NGA MBRETRIT E EUROPES
      QE KE RRJESHTUAR ME SIPER
      NUK KA BERE MIZORI SI
      SATRAPI BURGAJETIT.

      TE GJITHE ATA MBRETERIT EUROPJANE
      IKEN ME DINJITET
      KURSE ZOGU ERDHI SI HAJDUT NGA SERBIA
      DHE IKU SI KUSAR NGA GREQIA
      .
      .Ky ishte Ahmut Zogu
      qe i ngriten turkoshaket
      te stacjoni trenit
      nje permendore
      qe duhet kthyer ne shurrtore

      Reply to this comment
      • KOZi April 11, 00:15

        Kryengritja e Dukagjinit ne nentor 1926 ishte e sponsorizuar nga Jugosllavija sepse nuk i pelqeu politika e afrimit te Zogut me Italine. Nje nga kryesoret e kryengritjes ka qene Vas Kiri i cili pas amnistise se 1932 erdhi ne Shqiperi dhe vashdoi jeten normalisht.
        Dom Gjon Gazulli ashtu u denua se ishte me kryq ne dore ne krye te kryengritjes. Dom Gjoni nuk rezulton se ka qene deputet .
        Sa per ate se rregjimi i Zogut nuk i donte katoliket per dijenine time eshte e kunderta. Po ,Komunizmi nuk donte katolicizmin por jo Zogu. Ja sa katolike kujtoj qe jane ne krah te Ahmet Zogut ne 1924- Shuk Serreqi,Filip Kraja, Gjon Coba, Imzot Gjergj Koleci,Gjon Mirashi, Gjon Fusha ,Gjon Deda ( Oficere)Gjelosh Toma,Gjon Nik Luci,Jak Koci,Kol Mjeda,Kol Thaci,Kolec Deda,Kol Kraja, Kol Mati Tukja,Luigj Mikeli, Luigj Shantoja, Luigj Kodheli,Luigj Vasa,Llesh Topallaj,Llesh Marashi, Mirash Ivanaj,Martin Ivanaj,Nikoll Ivanaj, Dom Nikoll Deda,Dom Nikoll Sheldija,Ndoc Coba, Ndrek Deda,Ndrek Kici, Ndue Preng Jaku,Ndue Fusha, Preng Previzi, Patuk Saraci, Pjeter Deda,Rrok Gera, Sander Saraci,Spiridon Kacarosi,Tef Curani,Tef Gera, Vat Marashi,Zef Serreqi, Zef Kraja, Zef Mirdita ,Luigj Baba, Zef Cuni, Kol Gurashi,Zef Zadrima, Mark Miri,Dom Nikolli i Lacit, Dom Mark Temali etj qe nuk kam mundesi me i gjete emrat sonte………….tung

        Reply to this comment
        • nacavemendernkozi April 11, 14:11

          o koqi

          ne se e do zogun pa limit eshte e drejta juaj..respektoje te “shtepia jote”

          por te lutem lufte me historine mos bej:

          vetem keto rrjeshta me poshte e hedhin ne hale kete cfare ke shkruar me lart

          shenoje mire dhe mbylle qenefin:

          .“Me ambasadorin anglez
          Ahmet Zogu në 1927
          u ankue për klerikët katolikë
          .
          : “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç emeritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik

          …( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.) Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen..

          Reply to this comment
    • Che Guevara April 10, 02:41

      O Kozi!
      Zogu iku ne 6 prill e jo ne 9 prill!
      Ai vodhi te gjithe arin e Bankes Kombetare pa asnje dokument!
      Me cfare jetoi ai tradhetar 50 vjet ne mergim kur asnje qeveri nuk e pranoi?

      Reply to this comment
      • KOZi April 10, 23:49

        Zogu iku me 9 prill ora 19 ,,kjo eshte e konsumuar tani ! Per here te pare Kontrolli i Larte i Shtetit ka raportuar ne parlament ne 1993 ku Blerim Cela dha raportin per gjendjen e bankes se shqiperise ( kjo gjindet edhe ne internet diku) Aty dha se si i kishte marre Ahmet Zogu me firme me vendim te parlamentit.Shumat jane publike por nuk i kujtoj se nuk jam i asaj fushe ekonomike. Ato jane depozzituar ne banke ne angli ne ate kohe…….

        Reply to this comment
        • nacavemenderenkozi April 11, 15:48

          o koqi

          ke kaluar ne degradim te plote….

          Cfare rendesia ka ora e sakte me minuta dhe sekonda

          o zogisti me psiqikisht i semure

          kush quhet ikje dalja nga rezidenca,,,nga shtepia .nga tirana apo nga kufiri…
          .
          ky fakt qe po sjell per vertetim Komunisto-ballistin Blerim Cela nje nga monstrat me te felliqura te demonkracise rrogozhinsin Blerim Celen qe mbyti gruan ne vitet 80 dhe shpetoi pasi kishte miq ne “dege”.

          sinqerisht
          mbroje zogun sa te duash por me keto qe shkruan te betohem je antizogisti me i madh me kete harakiri.

          Reply to this comment
          • KOZi April 11, 20:21

            Une jam “KOZi” qe kam vite e vite qe comentoj ne faqe te kesaj gazete dhe cdo here “KOZi’ flas sipas dokumenteve qe njoh dhe sa them jane te sakta. Kjo nuk do thote se edhe nje tjeter mund te referohet nje dokumenti ose publikimi tjeter,mjafton te jete i sakte.
            Me qe ke dale me pseudonim te ri nuk mund te njoh sic “njihemi” disa ketu prandej mendoj se je “kokepalare”….tung

  16. Hammerhaituri April 10, 12:34

    Komentet me te mira qe kam lexuar kohet e fundit ke Dita . Artikulli interesant po me teper duhet ti themi flm ish “armikut “te popullit intelektual kanadez qe e ngjalli debatin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*