Etriti: Ata do futeshin në fushë edhe pa dronin. Do japim ‘atomin e fundit’ për kualifikimin (VIDEO)

Ekskluzive nga Roma - Mira Kazhani October 30, 2014 09:19

Etriti: Ata do futeshin në fushë edhe pa dronin. Do japim ‘atomin e fundit’ për kualifikimin (VIDEO)

Për Etrit Berishën ka qenë hera e parë që shkonte në Beograd.

Djali nga Prishtina që mbron portën e kombëtares sonë të futbollit, ka qenë 9 vjeç kur në Kosovë luftohej. Kurse në Beograd nuk kishte shkuar kurrë para 14 tetorit.

“…Ishte një ndjenjë jashtëzakonisht e vështirë. Unë kam përjetuar pak a shumë edhe luftën në Kosovë. Dhe kur na erdh mundësia me shku në Beograd, aty mendova: okay këtë rradhë do të jetë më mirë. Nuk do ketë më problem si ka pas më herët. Çdo gjë do të mund të shkonte në rregull. Mirëpo sapo i pashë ata polic, tifozët, atmosferën një ndjenjë e çuditshme më erdhi…” – i thotë ai Mira Kazhanit gjatë intervistës së dhënë për DITA-n në Romë.

Etriti mendon që hyrja e tifozëve në fushë dhe dhuna do ndodhte gjithsesi:

“Mënyra sesi u sollën tifozët… Ngjarja ishte rrënqethëse… Ishim duke luajtur futboll dhe nuk ishim në ndonjë luftë aty. Për mua ishte një emocion i keq!… Isha i bindur që edhe sikur t’ju bënim një gol të vetëm atyre, të gjithë tifozët do kishin zbritur në fushë – thotë ai ndër të tjera në intervistë.

Ai e quan vendimin e UEFA-s, një “vendim qesharak” dhe përsërit disa herë gjatë intervistës që kjo do ndryshojë’.

“Ishte një vendim qesharak. E di që ky vendim do të ndryshojë.. Ne që nuk bëmë asgjë që të humbet ndeshja nga ana jonë, është diçka absurde. Normalisht në gjykatën e apelit do të zgjidhet gjithçka… Unë e kam një bindje të plotë që nuk do të përfundojë me kaq. E di. E kam këtë bindje” – beson gardiani i portës së kuqezinjve.

Etriti është shumë i lidhur me prindërit dhe pyetjes nëse flasin shpesh në familje për tema si patriotizmi, simbolet kombëtare etj, ai i përgjigjet:

“Ata janë për mua gjithçka. Çdo ditë flas me ta dhe këshillohem… Shqipëria dhe Kosova janë gjithçka për ne. E shohim si një gjë të madhe bashkimin e trojeve shqiptare. Dhe ndoshta pas kësaj ndeshje pavarësisht pasojave dhe minuseve që morëm nga UEFA, kemi fituar shumë. Kudo flitet për Kombëtaren. Ne që jemi rritur në Kosovë sidomos, kemi luftu gjithmonë që ta prezantojmë Shqipërinë sa më denjë..”

Ai flet për jetën dhe futbollin në Itali, ku bashkëjeton me shoqen e tij suedeze. Mund të jetë banori i vetëm i Italisë që nuk konsumon asgjë që ka miell brenda. Duke patur parasysh kuzhinën italiane, kjo është vërtet e rrallë. Bën shaka me italianët:

“Kur një italian të thotë “Non ti preocupare” është rrezik.. Se mundet të mos e kryejnë punën…”

Duke folur për raste të refuzimit të Kombëtares si ai i Jonuzajt, Etriti thotë se secili bën zgjedhje personale:

“Shqiptarët që lindin jashtë e kanë një ndjenjë jo sikur ne që kemi lindur aty. Ndoshta nuk e ndjejnë veten se janë pjesë e jona, si ta them e trupit tonë…Ata që janë me dy mendje, vij e s’vij për ne është shumë më mirë që të mos vijnë fare…Tani kemi një grup të cilët e japin maksimumin. Të gjithë do japim atomin e fundit në fushë për të korr suksesin që Shqipërisë i mungon… – thotë ai.

I pyetur nga Kazhani në fund të intervistës nëse ka një mesazh për tifozët në Shqipëri, Etriti thotë:

“Kemi hjekur shumë së bashku. Ne do bëjmë çdo gjë që t’ju japim juve dhe vetes atë që meritojmë prej kohësh…”

[vsw id=”vYs8Jl-r1LA” source=”youtube” width=”640″ height=”344″ autoplay=”no”]

********

Versioni i plotë WORD i intervistës-video të gazetares Mira Kazhani me kamerë dhe regji të Elton Baxhakut,  mund të lexohet KËTU.

 

etriti intervista rome dita2

Ekskluzive nga Roma - Mira Kazhani October 30, 2014 09:19
Komento

52 Komente

  1. fanol bardhi October 29, 23:12

    Personaliteti i vitit 2014 : Kombetarja jone !

    Reply to this comment
    • KRYE October 30, 09:31

      Ajo qe thote Etriti is the only way
      KUALIFIKIM
      Le te lene cdo mendim tjeter dhe te vene forcat per ti fituar te gjitha ndeshjet.

      KUR TE JENE NE EUROPIAN, IVANET DHE PLATINITE NUK DO TI ZERE GJUMI NATEN

      ASHTU HAKU ESHTE I MARRUN

      Reply to this comment
    • beni October 30, 10:15

      Nuk fitohen 3 piket me spekullime, ku ne kabinat e cveshjes u esht dhen instruktazh si ne komunizem se 3 pikshi u takon e nuk luajm me per arsye sigurie? Ne fushe pame vetem 5 uligane e jo gjith stadiumin e tifozerine!

      Reply to this comment
      • une October 30, 11:05

        o beni shko q…
        dhe q.. mire
        me Ivanin mundesisht
        merr me vete dhe mbesen e serbit bashk me Damir Fazlliqin
        Bahuni bashk mbi njeri tjetrin
        pleh i pashembullt

        Reply to this comment
        • ahmet October 30, 11:20

          o Beni po pse vjen na prish gjakun o qelbesire
          po nuk kemi nevoje per provokime te tjera o legen serbie.
          ik ander nga SHQUP-i o kerme dhe bej nje dore muhabet me ta, po jo ketu se duam te shohim e te degjojme djemte tane kuqezi pa eren e pordheve qe leshojne njerez te mykur si puna jote

          Reply to this comment
          • redaktor October 30, 11:21

            o ben t q…robte ku ti kesh
            zagar i urrejtjes serbe

          • beni October 30, 14:11

            Edhe un t kuvellsha njeher gruan, po ta kesh te bukur,! Lereni njeriun te flas ashtu si mendon ai,! U be prapagande se e kemi 3 pikshin ne tavoline, sidomos nga medjet, ku jane keto 3 piket e shulkut e dallkaukve te tjere qe organizuan kete fatkeqesi per kombetaren tone,, ky esht nje rot karri qe u sul si egersi kur lojtaret serbe desheronin paqen e jo xinxar si ky berisha!

          • mirel October 30, 15:28

            Po ketu eshte problemi o ben, ndeshja nuk u be midis sportistesh, po dhune huliganesh ndaj sportisteve shqiptare.. ka ndryshim te madh apo jo?

          • beni October 30, 16:16

            Esht mese e denushme ti bjer lojtarit ne fushe me stol nje uligan i hyr ne fushe, por futbolli ka nje gjyqtar, ka nje komision disiplinor i uefas ne stadium dhe futbollisti jon me te drejt kerkoj te mbrohej nga ky uligan, por esht pergjegjsi e policise sigurise e jo e boksjerve tane si e ktij berishes qe duhej ruajtur qetsia
            er te mar te drejten qe u takonte futbollistve tane! Thirjet vritin e therini jan te zakonshme kudo ne stadjumet e tyre por edhe tonat kur kemi parasysh ate qe ndodhi ne shkoder mes tiranes e vllaznise qe sngeli nene e moter pa u share! Esht tradite ballkanase per shum pak civilizim!

      • Tiranasi October 31, 14:48

        Beni e ke gabime duhet te gjykoshe me drejte dhe jo me inate personale.Ndeshja u be mire qe u nderpre,le ti humbim ato 3 pike,por u kursye jeta e djemeve.Nuk i pe si u sulmuan kur dolen nga fusha? Nuk te kuptoj vertete

        Reply to this comment
  2. Dashnor Kozaj October 29, 23:38

    Bravo ,Etrit . Fjale te thjeshta por me shume kuptim ,ne sensin kombetar .Te uroj suksese ne jete dhe ne punen tuaj si futbollist profesionist .Urime .

    Reply to this comment
  3. opozitar i sfilitur October 30, 00:04

    Etriti duket qe eshte nje djale i edukuar dhe i dashur.
    Vec krahasojeni me lukunine e eger qe hyri ne fushen e Beogradit dhe do kuptoni sa ne rrezik real kane qene djemte tane.
    Perqafime Etrit i dashur

    Reply to this comment
  4. une October 30, 00:04

    Djale per se mbari. Vetem ket mbiemrin ta kishte ndryshe 🙂

    Reply to this comment
    • dyrrah October 30, 00:25

      garanci per me kene fitues ky mbiemer…se mos hapet fjala…se po sheh zyrat e gjendjes civile plot me kerkesa per ndrrim emri e mbiemri 🙂

      Reply to this comment
    • Apoedinti October 30, 00:39

      Njerez!
      Mos u merrni me mbiemrin se ai qe e mendoni JU per keq e ka te huazuar mbiemrin!
      Njeriun s’e ben mbiemri, ne pune kam pasur edhe jevgj (kete nuk e them per racizem) me kete mbiemer por qe i vlersoj me shume se kete Dolivicsin.
      Me mire u merrja vesh me ata se me te bardht (gaxhinjt).

      Reply to this comment
  5. red por jo i kuq October 30, 00:07

    Kjo qe thote Etriti eshte sh e vertete.
    Ata do gjenin nje sebep cfaredo dhe do ta prishnin ate ndeshje.
    Ai Ivani ishte aty me ate qellim.
    Kush e futi ne stadium nje te denuar??
    Dhe pse?
    A ka lidhje ai me dronin?
    Respekte Etrit, respekte Lorik dhe gjithe cunave tane qe na ben krenar edhe ketu ne dhe te huaj.

    Reply to this comment
  6. bushi October 30, 00:11

    Po, ata do ta prishnin ndeshjen gjithsesi.
    Në stadium tifozët hynë lehtësisht në fushë, madje hynë edhe me sende të forta. Kjo ishte skandaloze. Thanë që ishin 2 mijë policë brenda dhe 900 stjuardë, por nuk ishin aq.
    Pas pankines te Shqiperise dhe mbi tunelin, nga ku dilnin skuadrat, ishin vendosur dy grupet më ekstremiste.
    Aty ishin dy vatrat më të nxehta… kjo nuk shkon fare.

    Reply to this comment
  7. fieraku October 30, 00:14

    Etriti ka te drejte.
    Jo vetem nese Shqiperia shenonte por edhe me nje shkak tjeter banal ata do mesynin ne fushe. Ishte gjithcka e organizuar, dyshoj edhe droni gjithashtu nga spiunet serbe te nipit te Ahmet Zogut.
    Ja cfare thote Alban Bushi per kete ngjashem me Etritin:
    “Para ndeshjes pata folur personalisht me delegatin e ndeshjes edhe më tha se do të ishin 3 mijë vende të lira në stadium. Vende që do të përdoreshin edhe për t’i dhënë “frymëmarrje” stadiumit në raste incidentesh, pra që tifozët të kishin mundësi të spotoheshin, por edhe për të krijuar diku një zonë të lirë, pra zonë sigurie.
    Po çfarë ndodhi më pas? Pak para se të niste ndeshja, kur e pashë stadiumin aq plot, e pyeta delegatin: ku janë 3 mijë vendet bosh? Edhe si u përgjigj delegati?
    “Aty janë vendet bosh, po ju nuk i dalloni dot. Mos ki merak se janë 3 mijë vende bosh…”. Gënjeshtër me bisht, sepse vetëm vende bosh nuk pashë…”

    Reply to this comment
  8. ilir October 30, 00:21

    Djale fantastik, interviste fantastike

    Reply to this comment
  9. ema October 30, 00:22

    bravo kuqezinjve se na bene krenar per here te pare pas sh vitesh.

    Gezohem kur degjoj nga Etriti qe shemtia e Beogradit i ka motivuar per te luajtur perditur cdo atom nme fushe qe te kualifokphen.

    Dashte Zoti dhe behet me ne kete here.

    Faleminderit Etrit, faleminderit Dita

    Reply to this comment
  10. redaktor October 30, 00:29

    Nje faleminders e meriton edhe i madhi Igli Tare qe ka mbledh te Lacio djem si Loriku dhe Etriti. Krenar per ta, krenar per kombetaren.
    Jeni ne zemrat e cdo shqiptari o djem.
    Kur mendoj qe Shqiperia e Kosova kan edhe djem si ju, ndihem me i qete dhe me i lumtur

    Reply to this comment
  11. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. October 30, 00:33

    Trazovacja MIRA KOZHANI ka dash te luaje me sinqeritetin e ETRIT BERISHEs i cili ne kete interviste na shfaqet sa i qete aq dhe i pjekur ,por edhe i dreitepergrejte ne mendimet e te cilit une shikoj mendimet e nje 40-50 vjecari dhe te mendosh se eshte vetem 25 vjec .
    Gjak-ftohte dhe zemer-zjarr ,po aq i mencur kur jep nje mendim per lojtaret jashte Kufirit shtetror qe nuk e ndjejne te luajne per kombetaren tone ,,,se nuk eshte faji i tyre qe jane lindur ne nje vend larg flakeve te luftes .
    Uroj suksese si per ETRITIN ashtu dhe per kombetaren ,kur ETRITI na shafqet ne nje rast lakonik kur thote se ata ,SERBET edhe ashtu po te ishte qetesi do t’ia dilnin qe ta prishnin ndeshjen dhe te shkaktonin ato qe bene .

    Reply to this comment
  12. Niko October 30, 00:36

    Keta djem jane patriotet a vertete – Bravo! Kete qe keta cuna bene, eshte jete nje faqe e arte ne librin tone te historise.

    Reply to this comment
  13. zeno October 30, 00:48

    Ngjarja ne Beograd i nxorri te gjithe lakuriq, si ballkanasit ashtu edhe evropianet, te paret egersira si serbet, te dytet te korruptuar ne palce si Platini.

    Vetem keta djem si Etriti duken fare te pandikuar nga kkjo ndotje rreth e rrotull tyre. Dhe prape them: Donte zoti dhe mbaroi me aq ne ate stadium qensh te marrosur.
    I lame vetem djemte tane. Asnjehre nuk duhet te perseritet kjo gje.

    Reply to this comment
  14. baci October 30, 00:49

    Sh e bukur regjia e intervistes. E shkurter dhe sh e kendshme. Urime

    Reply to this comment
  15. emigrant athine October 30, 00:53

    Edhe Loriku dje edhe Etriti sot na thone me siguri qe vendimi skandaloz i Uefas do ndryshoje.

    do doja shume te ishte keshtu, por nuk e besoj dot.

    por dua tu them djemve qe nuk i duam ato pike, duam vetem qe ata te jene mire dhe te na bejne perhere krenare me sjelljen e tyre jashte dhe brenda stadiumeve.

    Dhe ky djale ne kete interviste shikojeni cfare miresie dhe thjeshtesie rrezaton. Nje shqiptar me zemer te gjere. Tamam shqiptar.

    Krenar per ty vlla Etrit

    Reply to this comment
  16. ULRIH October 30, 00:56

    2 metra djale, mbushesh me krenari vetem kur e shef.
    Lum prinderit per te.
    SHQIPERIA DO FITOOOJJJJJJJJJJJJJJJJJJ!!!!!!!!!!!!!!!1
    RROFTE SHQIPERIA, RROFTE KOSOVA
    Rrofte KOMBETARJA KUQEZI

    Reply to this comment
    • kokpalari i 21 janarit October 30, 10:06

      cfare djemsh qe kemi, a i shihni?
      Cfare bukurie dhe burrerie te Loriku, cfare elegance te Etriti.
      Le tu ngjajne gjithe te rinjte shqiptare dhe ne mosha e thyer do vdesim te qete
      Respekte Dita jone qe na i solle djemte nen kete drite te re

      Reply to this comment
  17. vaso. October 30, 01:56

    nuk do komentoj gjate..

    -kam qene shume kurajoz ne jete…dhe per shqiperine kam qene shume optimist…po gjithcka ndali ne 21 janar 2011…ora me ka ngelur ne ate date..

    -kam zgjedhur indeferencen dhe humbjen e besimit..por doli droni qe me ndryshoi mendim..

    -falenderoj sherbimet sekrete serbe apo ndonje kale troje te sali vicidolit apo kallamin e leka zogut te dy te ardhur nga serbia..qe na bashkuan me idiotizmin e tyre

    -ishte idiotizmi dhe krekosja e milloshevicit nje nga faktoret kryesore qe kosova doli e pamvarur te pakten nga serbia

    -pata durimin dhe ndegjova dy intervistat me lorikun dhe etritin….cfare mencurie..cfare
    saktesie ne te faour…bravo djema

    -duket sikur kazhani ka marre ne interviste sternipat e isa boletinit dhe ismail qemalit

    ..faleminderit ! jo vetem trima por dhe te mencur..jemi krenare per ju se po na shtoni besimin

    Reply to this comment
    • Ericson October 30, 08:51

      He me ju lumte o djem!,… Lorik Cana e Etrit Berisha , shqiptare te pamshem e me trup atleti e trima si Sefe Kosharja qe i kujtuat botes “Koken e Shqipos” e njekohesisht me nje edukate tepke si te dale nga kolegjet e Harvardit e Oksfordit!

      Vini re , ju lutem, gjuhen e paster shqipe, (me nje theks krejt periferik e te parendesishem ) elokuente,te ketyre djemve tane futbolliste qe luajne ne klube te shquara europiane e beni nje krahasim me merhumin Salih Berisha e gjuhen e tij e te Topalles!

      Vetem dua t’i sjell ndermend kesaj majmunkes se “Dita” -s … (qe dite ja befte Perendia, jarebi o Zot!) , Mires, gazetare e re e fort e pelqyer e simpatike se nuk jemi nje vend kaq i vogel sic mendon kjo , pasi pervec Rumanise, ne gadishullin Ballkanik, Shqiperia eshte njelloj me Serbine e Greqine si komb! Forget about ,that problem….anyway ,only the Great God maybe solve this question!

      Nashti ,sic e kemi zakon ne shqiptaret le te thurrim do vargje poetike per djemte tane ;

      Lorik Cana o djale o i ri e ….
      Po ku shkon more zotni e…
      Me trimni e pa alltie….!

      Nashti nga Vlora:

      Po ku je….po ku je….
      Loriko trim e burre…
      Po ku je…po ku je…
      Mos te vdekte nami kurre….!

      Megjithse e di qe fale klases jashtezakonisht te qelbur e te poshter politike aktuale ,pasuese e Salahudinit ,pothuajse ka vdekur trimeria proverbiale shqiptare, por “Koka e Shqipos” nuk vdes kurre !

      Reply to this comment
  18. Al October 30, 02:57

    Nje interviste qe me pelqen shume dhe qe me ben te jem krenar per Etritin e shoket e tjere te kombetares Shqiptare , qe dine te luajne por edhe te flasin( vecoj edhe Canen diten e kthimit nga Beogradit – foli si politikan , shume mire per nje kapiten ).

    Reply to this comment
  19. TOMORRI October 30, 07:34

    Me sjelljen tuaj si ekip ne Beograd na e kujtuat qe jemi bashke si komb ne te mira dhe keqija.
    Na nderoni qe te mos ju harrojme.
    Bravo i dashur.
    Te medhenjt e te edukuarit kane thjeshtesi.
    Zemrat tona rrahin nen ritmin e cdo pritje topi qe ben.
    Suksese ne sport e pac bekimin e gjithe Shqiptareve.

    Reply to this comment
  20. orienti October 30, 10:14

    -Shume paqesor,i kujdeshem,i kulturuar…Keta djem gjakftohte,nuk lejuan te shperthente nje vullkan ndoshta i parapergatitur ne ballkan.{qofsha gabim}.

    Reply to this comment
  21. kastriot October 30, 11:08

    Forca Etrit dhe Lorik
    Bete ate qe politikanet tane te shitur kane 100 vjet qe nuk e bejne
    Po te kualifikoheni do jeni heronjte e ketij kombi me te cilin jane tallur brenda e jashte prej 1912-s

    Reply to this comment
  22. PEJA October 30, 11:10

    futbollistet jan pergjithesisht djem te mire por pa tru. I ndigjoj kur japin intervista neper media kombetare e nderkombetare. Dhe nuk kane faj se topin dine.

    Popr shifni ju lutem Lorikun dje dhe kete djalin Etritin sot.
    Keta jane dhe NJEREZ keta jane dhe politikane, jane kaq te kujdesshem dhe kaq te pergjegjshem per ate cka perfaqesojne.
    BRAVO

    Reply to this comment
  23. petrit October 30, 11:12

    PROUD TO BE ALBANIAN – KUR SHOH DHE DEGJOJ DJEM SI KETA.
    PERQAFIME NGA ANKARAJA

    Reply to this comment
  24. elton rome October 30, 11:23

    u kenaqa me Etritin qe ne mngjes

    Per italianet ka te drejte 🙂

    Po te thane “non ti preocupare” shiko se dicka nuk shkon 🙂

    hahahahaa
    i madh Etriti

    Suksese kuqezinjve tane qe na ben krenare te pakten nje mbremje te jetes sone

    Reply to this comment
  25. ... October 30, 11:32

    Urime Lorik & Etrit ! —-Hajde me nje fitore kunder serbeve ne ndeshjen tjeter

    Reply to this comment
  26. plaku October 30, 11:34

    Etriti ka zgjedhur perhere shqipen.
    Ne pjesen e intervistes ku flet per familjen kuptohet pse.
    edhe kur pati problem me kontraten Kievo – Lacio zgjodhi Igli Taren zgjodhi prape shqip.
    Zemer shqiptare!
    Rofshi djema dhe u befshi me femije e niper te bukur, bij shqipesh

    Reply to this comment
    • loke October 30, 11:36

      🙂
      aha
      vetem te femijet nuk do jen me tamam shqipe o plaku
      njeri e ka gruan italiane, tjetri suedeze.
      🙂
      po nuk ka rendesi, ata jane ne zemrat tona
      Bravo djema

      Reply to this comment
  27. Besnik Terpollari October 30, 11:42

    Shqipëri – Serbi ( një vit më pas)

    Më në fund mbërriti ora e shumëpritur e ndeshjes së kthimit mes dy përfaqësueseve. Ia vlen të kujtojmë se pas takimit të 10 nëntorit në Beograd mes dy kryeministrave, marrëdhëniet mes dy vendeve morrën një hov të jashtëzakonshëm, duke u bërë shembull për të gjitha vendet që aspironin futjen ne BE. Ish kthyer tashmë në rutinë takimi i tyre i përjavshëm, herë në ndonjë kafene e herë në ndonjë inagurim, për të mos thënë që midis tyre ishin gjithnjë “conected” me sms apo mesazhet e tjera miqësore në rrjetet sociale, e me shumë gjasa të dy kryetarët e qeverive mund të thuhet se qenë çliruar plotësisht nga makthet e nacionalizmave të një viti apo një shekulli më parë.
    Ashtu siç qe garantuar prej të dy kryeministrave ndeshja e kthimit premtonte se do merrej shembull dhe pikë e re referimi për sjelljen e edukuar dhe tolerancën e lojtarëve, tifozëve dhe shitësve të biletave. Madje qeveria kish ngritur muaj më parë një grup të veçantë ndërministror, i quajtur “Komisioni i Ndeshjes”, që ish marrë posaçërisht me të gjithë proçedurën e nevojshme për zhvillimin në kushtet më paqësore. Punimet në stadiumin e Shkodrës u kryen në kohë rekord dhe kapaciteti mbajtës u dyfishua nga njëzet në dyzet mijë vende, biles u kursye edhe një pjesë e fondeve. Kryeministri i përgëzoi për këtë dhe pa drojë pyeti se ç’u bë me këto fonde. I thanë pa entuziazëm se i përdorën për të blerë karrike dhe nuk mjaftuan…
    Por le të merremi me takimin mes përfaqësueseve. Deri në fund të dyja qeveritë ishin lutur në Uefa që të lejoheshin tifozët serbë, por zyrtarët nuk pranuan, kështu që Serbia do luante pa mbështetjen e tifozëve dhe fuçive në stadium. Megjithatë u lejua një delegacion i vogël prej 70 – 80 vetësh, mes të cilëve spikaste më i motivuar se kurrë Blendi Fevziu. Skuadra serbe dhe mbështetësit e saj u bllokuan për tre orë tek Ura e Bunës gjersa u desh ndërhyrja e Angela Merkel nga Berlini që policia mezi të çante turmën e madhe që e priti kombëtaren mike me duartrokitje, buqeta lulesh, këngë e valle dhe hashure të freskëta.
    Por mikpritja e vërtetë qe rezervuar në stadium. Prej orësh e orësh tifozët këndonin me fizarmonikë himnet e të dyja vendeve dhe u uronin jetë të gjatë kryeministrave, aq sa kur u ekzekutuan himnet nuk qe nevoja t’i veçonin; tifozët kishin shpikur një himn të përbashkët, që i pëlqeu shumë Brukselit. Minutat e para filluan mirë për skuadrën tonë, që fillimisht pati dy raste për të shënuar e pastaj thjesht vazhdoi të “rrezikonte”.
    Stadiumi buçiste i gjithi njëzëri: “E duam Serbinë si gjithë Evropa”, mesazh ky që u dha zemër miqve që filluan të luajnë më mirë në qendrën e fushës. Për minuta të tëra të vetmit që bridhnin në fushë andej – këndej ishin arbitri dhe ndihmësit e tij. Por atmosfera qe shumë miqësore, e shoqëruar më zë e figurë nga Bujar Qamili. Ndërkohë kryeministrat patën kohë të bënin nga një “selfie” pa koment dhe ia dërguan Papës Françesk në adresën Twiter. Por do ti që kur pritej se i gjithë ky eveniment do mbyllej në formën më hiperbolike të miqësisë, tamam si në rrëfimet mitike ia mbërriti Sherri. Edhe pse stadiumi ishte mbuluar me rrjetë, ja ku u duk në minutën e dyzet e tre një balonë me hartën e Serbisë së madhe. Ajo përfshinte territore nga të gjithë fqinjët e në Jugperëndim kufiri mbaronte në mes të liqenit të Paskuqanit. Në vend që të irritoheshin për këtë gjest, tifozët e duartrokitën me ovacione të gjata. Duke humbur kuotën balona po binte në fushë, por një lojtari ynë mikpritës po përpiqej t’a ngrinte përsëri. Kjo i irritoi lojtarët miq që ndërhynë për t’a nxjerrë balonën nga fusha e kësisoj u shkëmbyen ca shkelma e grushta siç ndodh ndonjëherë nëpër dasma, apo siç e thotë proverbi ynë: “kush të do të rreh”. Të turpëruar nga këto skena aspak mikpritëse tifozët tanë zbritën në fushë dhe ua thyen karriket në kurriz lojtarëve tanë, por siç thamë, karriket u blenë me fondet e tepricës e kësisoj ishin të cilësisë së dobët, detaj me fat ky që kurseu një dyzinë me ambulanca dhe skuadra shpëtimi. Duhet thënë që disa lojtarë serbë dolën në mbrojtje të skuadrës tonë, por ishte e pamundur që të rrije në fushë e kështu përfaqësuesja jonë ia mbathi për në dhomat e veshjes. Dashur e padashur ngjau fiks si një vit më parë e përsëri ndeshja u ndërpre për keqardhjen e madhe të kryeministrave. Të dyja federatat nxituan t’i japin ndeshjen në tavolinë njëra – tjetrës, mirëpo tavolinat kishin fluturuar e kështu përsëri çështja i shkoi për gjykim Uefa-s, e cila i ishte bashkuar grevës së punonjësve të trenave në Gjenevë, që kërkonin rritje pagash.
    Pas dhjetë ditësh Uefa vendosi që t’i japë ndeshjen Shqipërisë, pasi banderola dhe balona ishin shkelje e hapur që Serbia u bënte kufijve të njohur nga Këshilli i Sigurimit i OKB. Por natyrisht që ndëshkonte me tre pikë edhe skuadrën tonë për shkak të tifozëve që zbritën në fushë kundër saj. Kryeministrat dolën për tri javë rresht në konferenca të përbashkëta dhe veç e veç duke i dhuruar njëri – tjetrit pikë nga sondazhet elektorale e po kështu edhe lojtarët e skuadrave përfaqësuese vendosën t’a shkojnë fundjavën së bashku në Disneyland. Sapo opozita filloi të jepte shenja për t’u kthyer në parlament dhe u duk sikur jeta politike e vendit tonë po i afrohej sadopak marëdhënieve të shkëlqyera me Serbinë, kur ja, deputeti Sali Berisha iu bashkua protestës së shoqatës pavarur të shoferëve që hyjnë me semafor të kuq, në mbrojtje të të drejtave të tyre. Papritur opozita deklaroi se pa u zgjidhur kjo çështje jetike ata do vazhdojnë boj-kotin pa afat të përcaktuar. Më së fundi mediat dhanë lajmin e bujshëm se Roberto Cavalli i ka bërë “like” fotove të fundit që kërcimtarja apo këngëtarja “Kallashi” ka postuar në Instagram. Gjersa të dalë një tjetër me nofkën “Mitrolozi” ky mbetet gjithsesi një argument zotërinjsh.

    Reply to this comment
  28. I.Troplini October 30, 17:28

    Eshte nje kenaqesi e vecante, te kesh djem si Ertrit Berisha, ne radhet e nje perfaqesuesje futbolli. Nga djem te tille, behen idhujt e nje brezi shqiptaresh qe kerkon orientim dhe e ka veshtire ta gjeje ate ne nje ambjent hajdutesh ordinere dhe korrupsioni masiv.
    Berisha,Cana,Mavraj,Balaj,Lila dhe deri tek ai qe lumturoi 10 milione shqiptare,,,,tek Taulant Xhaka,,,,keto jane figurat shqiptare sot. Ata nuk njihen per krimet dhe milionat e tyre te bera me droge e prostitucion por jane fytyra e paster e ketij kombi qe ka vendosur te ece perpara. Ne kemi nevoje per ta sepse e ndjejme se ata perfaqesojne dicka tonen, ate anen e mire dhe fisnike te shqiptarit.
    Eshte mbase hera e pare ne historine e cerek shekullit te fundit, qe nje BERISHE ia vlen te permendet per mire. Faleminderit Ertirit.!!

    Reply to this comment
  29. Endrina Fuga October 30, 20:07

    KUR MATJANET ZBRESIN NE ROME

    Jam i impresionuar per vendzgjedhjen e intervistes: Scalea Bruno Zevi – nje nga nente hyrjet e Villa-s Borghese ! Romanet e njohin edhe si “scalinata di Trinità dei Monti” ironikisht per ta krahasuar me ate te verteten ne Piazza di Spagna.

    Mira, Mira !

    Mund te kishe zgjedhur Colle Opio-n me sfond Colosseo-n, Piramiden, Piazza Albania-n me shtatoren mbi kale te Gjergj Kastriotit, Castel Sant’Angelon me Uren me te njejtin emer, Stadiumin Olimpik apo ate Dei Marmi, per te mos harruar kafenene me te njohur ne bote Caffe Sant’Eustachio, ne zemer te Romes.

    Nuk do bej listen e pafundme te mrekullive te Romes, po te pakten per te tjera intervista bej nje fishkellime para se te vendosesh apo me mire te te propozojne vendintervistat.

    Reply to this comment
    • Edi. October 30, 21:44

      Ti je ai qe na duhet. Ti je ai qe njeh Romen me mire se romaket. Ne fakt, Roma eshte e jotja.

      Koqet e kanarit, nuk kane te sosur mes shqipfolesve.
      O ciceron i papune. Po flisnim per mbremjen e Beogradit, per Kombetaren shqiptare. Kujt i interesojne pallavrat boshe te nje refugjati ne Rome?

      Reply to this comment
    • Endrina Fuga October 31, 00:03

      Qenke Edi. me pike ne fund, si duket e ke te detyruar qe kur te thane te rafte pika ne rrashte.
      U preke pse permenda nje nga zonat me te degjeruara te Romes ku je i vetepunesuar?
      Ka edhe qenefe te tjere Roma o shkules morrash i surrelasve te zbritur nga Bulqiza.
      Apo u preke per Beogradin e zhyleve si ti, qe per te shkruar dy rrjeshte paguajne me thithje shqiptaret qe duan te imitojne.

      Reply to this comment
  30. andi October 30, 22:04

    Ju qe mbroni Beogradin jeni si peshtyme e shkelur. Nuk ja vlen as t’ju pergjigjesh se ju este gerryer ndergjegjja dhe zemra shqiptare. Sa per Etritin ai eshte modeli i cdo djali shqiptar. Nje 25 vjecar qe ka mendjen e ftohte dhe zemren e ngrohte. per mendimin tim eshte edhe me i mire sesa Loriku. Askush nuk e ka analizu mire intervisten e tij. sjellja e tij ka qene fantastike dhe e duhura ne ate ndeshje.

    Reply to this comment
  31. mirel October 30, 23:01

    Djale king, nuk ke c’thua..

    Reply to this comment
  32. mirel October 30, 23:45

    Tani e degjova te plote intervisten.
    Faleminderit eshte pak, admirimi ia le vendin emocionit dhe ndjenja e te qenit se bashku, pjese e jona, sic e theksoi ai aq bukur, kjo eshte dhurata me e madhe se 3 pikshi.

    Reply to this comment
  33. pa emer January 16, 19:28

    Urime per kroniken gazetares qe ka zhvilluar me Etritin, regjija shume e mire dhe pyetjet e gazetaret shume te mira per te marre nje pergjigje te arsyetuar mire nga bashkbisedusi i uroj Etritit dhe skuadres perfaqsuese te jape rezultaret e desheruara gjate vitit 2015 dhe vitit ardhshem
    Me keto kronika .Versioni i gazetares Mira Kazhani me intrervistat me vidio kamera na ka kenaqur shume per intervistimet e njerezve qe ka lidhje me sportin artin dhe te tjera per ngjarje te ndryshme qe kane lene gjurme ne jeten e ketij vendi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*