Ekskluzive / Përgjimet e tenderave të burgjeve : “Ta mbyllim këtë punë, mos ta dhj… tani në fund”

July 13, 2016 12:59

Ekskluzive / Përgjimet e tenderave të burgjeve : “Ta mbyllim këtë punë, mos ta dhj… tani në fund”

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është zbuluar pas përgjimeve të telefonatave që u janë bërë 4 biznesmenëve të dyshuar që fitonin tenderët e furnizimit me ushqim të burgjeve në vend fal skemës që kishin ndërtuar së bashku.

Në një prej bisedave i arrestuari Iljaz Labi flet me administratorin e firmës “Kurti”, Shemsi Sinanin dhe i thotë se: “Po nuk erdhe sot, mos hajde fare!”.

Këtu bëhet fjalë për procedurën tenderuese të datës 31 maj të këtij viti, me vlerë 22,6 mln lekë të reja për bulmet dhe vezë.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Labi dyshohet se kërkonte në çdo tender 10% të vlerës totale si ryshfet për të firmosur letrat.

Nëntë muaj më parë ishte Policia e Shtetit që mori sinjalizime se 4 biznesmenët e arrestuar fitonin tenderë fiktivë në burgje dhe kishin ngritur një skemë të organizuar ku fitonin gjithnjë ata si kontraktorë apo nënkontraktorë. Së bashku me Prokurorinë kanë nisur përgjimet.  

DITA zbardh bisedat mes nëndrejtorit Iljaz Labi dhe biznesmenëve.

Si fiksoheshin garat fiktive për ushqimin e të burgosurve. Sa përqind kërkohej për çdo tender…

****

Dosja me përgjimet e plota:

 

“Të mbajmë ekuilibër, nuk do e dhjesim tani në fund. Por s’na ngelet gjë!”

 

Më datë 23.05.2016, ora 11:35:35, shtetasi Elidian, përdoruesi i telefonit 0692552… komunikon me shtetasin Nexhmi Balla, me numrin e telefonit 0682080…. Elidjani i thotë se po shkonte te Drejtoria, Nexhmiu i thotë se ishte anuluar prokurimi, pasi i kishte vajtur shkresa. Elidiani i thotë se do shkonte atje dhe do të bisedonte se çfarë do të bënte.

Më datë 23.05.2016, ora 11:43:49 shtetasi Elidjan Laska, përdorues i telefonit 0672080… komunikon me shtetasin Nexhmi Balla, përdoruesin e numrit te telefonit 0682080…. Elidiani e pyet se çfarë thotë letra, përse shtyhej (prokurimi). Nexhi i thotë gjoja për mosplotësim dokumentesh. Më datë 23.05.2016, ora 12:19:16, shtetasi Elidjan Laska, me telefonin 0692552… komunikon me shtetasin Nexhmi Balla. Elidiani i thotë se po priste Iljazin. Nexhmiu e pyet Elidianin se kur do të shkonte te Zyra dhe lënë të takohen te zyra e Elidianit.

Më datë 23.05.2016, ora 13:06:33, Elidian Laska komunikon me Nexhmi Ballën. Elidiani i thotë se në atë moment kishte mbaruar me Iljazin dhe i thotë Nexhmiut se do të flisnin nga afër kur të ishin te Zyra.

Më datë 23.05.2016, ora 14:30:45, shtetasi Iljaz Labi, përdorues i numrit te telefonit 0692081…, komunikon me shtetasin Ylber Kalaja, përdoruesi i numrit të telefonit 0682029… Iljazi i thotë: “… ne i kemi mbaruar të gjitha procedurat, gjërat. E rëndësishme është të jeni mirë ju, po ne, s’ka problem, rregullohemi rrugës”. Ylberi i thotë se do të takohen.

Më datë 24.05.2016, ora 15:41:40, shtetasi Elidjan Laska, përdoruesi i numrit të telefonit 0672080… komunikon me shtetasin Nexhmi Balla, përdoruesin e numrit të telefonit 0682080…. Nexhmiu e pyet Elidianin se çfarë bëri. Elidiani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. (Ai) i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente përgjigje. Po nuk e kishte çuar akoma sepse ai i madhi (për Drejtorin) ishte në Lezhë. Elidiani i thotë Nexhmiut se i kishte thënë atij se çdo gjë e kishte me Bertin.

Më datë 25.05.2016, ora 10:22:06, shtetasi Iljaz Labi, përdorues i numrit të telefonit 0692081…, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, përdoruesi i numrit të telefonit 0682085…. Iljazi e pyet: “Shemsi, po sa duhet me të taku ty o burrë i dheut, 1 vit”. Shemsiu i përgjigjet se kishte qenë nga Jugu dhe nuk kishte pasur mundësi të shkonte ta takonte. Iljazi i thotë përsëri: Robi thotë nuk vij dhe nuk vij… Po se kam bërë njëzet mesazhe o burrë…”. Shemsiu i thotë se do të shkonte atë ditë. Iljazi i thotë:…Po nuk erdhe sot, mos hajde fare, nuk të dua fare po s’erdhe sonte…”. Shemsiu thotë se do shkonte patjetër.

Më datë 25.05.2016, ora 12:06:28, Ylber Kalaja, përdorues i numrit 0682029… komunikon me Shemsi Sinanin. Shemsiu i thotë se e kishte marrë në telefon (Iljazi) dhe e pyet nëse e ka përcjell Ylberi te ai Shemsiu.

Ylberi i thotë: “Epo ti e ke detyrë, jo s’e kam përcjell unë, ti e ke detyrë, a e lamë ne”. Shemsiu i thotë: “Po, unë, nejse gjoja të dalim si palagur e burrë”. Ylberi i thotë: “Po jo e burrë, jo, se do nai gjo ai, unë të thashë që dje”. Shemsiu i thotë: “Ore po pse nuk e ashtu ti atë që të ashu, se unë thashë jam furnitor, nuk si ka dalë gjë ktë rradhë atij thashë”. Ylberi i thotë përsëri: “Po jo e vlla jo, se s’bëhet ajo punë po ik tani maro punë me atë… Maro punë, maro, se ashu marova unë, ku je ti?”. Shemsiu më pas i thotë Ylberit meqë ky i fundit i thotë se ishte duke hyrë te Drejtoria e Burgjeve: “..Epo mirë, shko takoje aty, nga kati i parë ngjitu në kat të dytë…”.

Ylberi i thotë: “Jo, jo, nuk shkoj në kat të dytë unë, harroje atë muhabet, s’ka punë me mu ai. Hajd tani se fillo xhelozia e burr nëpërmjet atyne të tjerëve, lëje të myllim kët punë që kena në dorë një herë, maroje ti atë punë atje lart, a kupto, se kujto se se isha sot ven tjetër unë, a kupto, ene kujtojnë se bojmë kshu a kupto, shkojmë këtu, shkojmë atje, a kupto… Mos më le mu atje, unë kam punë në kat të parë, a kupto”. 

Më datë 25.05.2016, ora 14:09:42, shtetasi Iljaz Labi, përdorues i numrit të telefonit 0692081…, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, përdoruesi i numrit të telefonit 06S2085…. Përshëndeten dhe lënë të takohen për një orë. Më datë 25.05.2016, ora 16:11:36, shtetasi Iljaz Labi, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Shemsiu i thotë se kishte vajtur dhe se po priste jashtë. Iljazi i thotë se ishte te një lokal pranë librit universitar dhe po e priste atje. Shemsiu i thotë se do shkonte atje ku ishte Iljazi.

Më datë 25.05.2016, ora 16:19:45, shtetasi Iljaz Labi, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Shemsiu ka mbërritur dhe Iljazi i thotë se po dilte nga lokali për ta takuar.

Më datë 27.05.2016, ora 13:27:37, shtetasi Elidian Laska komunikon me shtetasin Nexhmi Balla. Nexhmiu e pyet se ku duhet t’i marrin letrat. Elidjani e pyet se kush e kishte marrë diskun. Nexhmiu i thotë se diskun e ka marrë Shemja. Elidiani i thotë të lidhet me Shemen.

Më datë 27.05.2016, ora 14:51:52, shtetasi Ylber Kalaja, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Flasin për procedurën e prokurimit që do të zhvillohet në datë 31.05.2016.

Më datë 30.05.2016, ora 08:21:09, shtetasi Ylber Kalaja, përdoruesi i numrit të telefonit 0682029… komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, përdoruesin e telefonit 0692085…. të bisedojnë për të marrë pjesë  në prokurimin që do të nesërmen e bisedës në datë 31.05.2016. Të dy flasin për mënyrën se si do të përpilojnë dokumentet dhe bëjnë ofertat.

Më date 30.05.2016, ora 17:04:53, Elidjan Laska komunikon me Shemsi Sinanin dhe zhvillojnë këtë bisedë. Elidiani i thotë Shemsiut se ku ndodheshin dokumentat. Më pas e lënë të takoheshin të nesërmen.

Më datë 31.05.2016, ora 12:32:43, Iljaz Labi komunikon me shtetasin Ylber Kalaja. Përshëndeten. Iljazi e pyet nëse do të pinin ndonjë kafe. Ylberi i thotë patjetër, sa të kthehej nga Durrësi.

Më datë 31.05.2016, ora 15:43:22, shtetasi Iljaz Labi i dërgon një SMS shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Gjigand, do pimë kafe?”

Më datë 31.05.2016, ora 15:44:21, shtetasit Iljaz Labi i vjen një SMS nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Po, se jam ke drejtoria”.

Më datë 31.05.2016, ora 15:44:31, shtetasit Iljaz Labi i vjen një SMS nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Për atë punën”.

Më datë 31.05.2016, ora 15:44:43, shtetasi Iljaz Labi i dërgon një SMS shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Epo mbaro, e më thuaj”.

Më datë 31.05.2016, ora 15:44:53, shtetasit Iljaz Labi i vjen një SMS nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Do të marrë unë pa merak”.

Më datë 31.05.2016, ora 15.46.55, shtetasi Iljaz Labi i dërgon një SMS shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Ok”.

Më datë 03.06.2016, ora 14.02.19, shtetasi Iljaz Labi i dërgon një SMS shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Si je zotni?”

Më datë 31.05.2016, ora 08.57.07, shtetasi Elidjan Laska komunikon me shtetasin Nexhmi Balla. Elidiani e pyet nëse ia kishte dhënë Jovanit ofertat. Nexhi i thotë se po. Elidiani e pyet nëse ishte lidhur me Shemen. Nexhi i thotë që me Shemen të lidhej vet Elidiani.

Më date 31.05.2016, ora 10.49.19, shtetasi Elidjan Laska komunikon me shtetasin Nexhmi Balla. Elidiani e sqaron se është brenda te Drejtoria e Burgjeve, por punonjësit i thonë të priste.

Më date 31.05.2016, ora 12.54.29, shtetasi Nexhmi Balla komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Të dy bisedojnë për të takuar dhe për të pire kafe së bashku.

Më datë 31.05.2016, ora 13.01.20, shtetasi Nexhmi Balla komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Shemsiu i thotë Nexhit se po vinte.

Më datë 31.05.2016, ora 13.59.53, shtetasi Ylber Kalaja komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Shemsiu i thotë se është me vonesë për t’u futur te Drejtoria e Burgjeve, pasi afati i fundit ishte ora 14.00.

 

Më datë 31.05.2016, ora 16.46.10, shtetasi Ylber Kalaja, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Të dy bisedojnë për të ngrënë dreke te “Floga”.

Më datë 31.05.2016, ora 19.50.02, shtetasi i identifikuar me emrin Xhino, përdoruesi i numrit të telefonit 0694411… komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, përdoruesin e numrit të telefonit 0692085083, dhe zhvillojnë këtë bisedë: Shemsiu i thotë se është në lokal “Floga” të gjithë siç ishin. Xhino e pyet se çfarë u bë. Shemsiu i thotë se e mbyllëm një çikë me dinakëri. Shemsiu i thotë se u la ai i Nexhit.

Më datë 03.06.2016, ora 14.13.12, shtetasit Iljaz Labi i vjen një SMS nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje. “Mirë shefo?”.

Më datë 03.06.2016, ora 14.26.42, shtetasi Iljaz Labi i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje. “Unë jo dhe aq mirë”.

Më datë 03.06.2016, ora 14.35.17, shtetasit Iljaz Labi i vjen një sms nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Po i kam thënë Shemsiut të vijë të takojë me kohë”.

Më datë 03.06.2016, ora 14.37.13, shtetasi Iljaz Labi i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja me këtë përmbajtje: “Shife, takohemi, pimë një kafe, ose më thuaj nëse nuk ke kohë vëlla dhe nuk ka problem fare!”.

Më datë 03.06.2016, ora 14.40.25, shtetasit Iljaz Labi i vjen një sms nga Ylber Kalaja: “Po për zotin i kam thënë me kohë se nuk jam kalamo unë, megjithatë do kthehem në Tiranë dhe do ta marrë dhe atë”.

Më datë 03.06.2016, ora 14.45.12, shtetasi Iljaz Labi i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Ok”.

Më datë 03.06.2016, ora 14.26.05, shtetasi Ylber Kalaja komunikon me shtetasin Shemsi Sinani. Ylberi i thotë Shemsiut : “Eee, po shko takojë një çikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe, i thashë se i kam thënë Shemes të të vijë të takoj, ka një javë, s’ka ardhur akoma i thashë unë…. I kam thënë Shemes, me ardhë me të taku..”. Shemsiu i thotë se kishte vajtur dy herë dhe nuk e kishte gjetur”. Ylberi i thotë perseri: “… Po shko mbarojë atë punë tani o burrë i dheut…”.

Shemsiu e pyet: “Po 1 apo? Ylberi i thote: “Po 2, o burrë tani, se s’jemi kalamaj, se s’dihet si merr puna o burrë i dheut, të mbajmë ekuilibër o burrë i dheut, po hajde e ulëm një çikë atë, le të ulet o burrë i dheut, se çarë do bëjmë me këto të tjerat, a e kupton. A më kupton… Ne kemi mbajtë ekuilibër gjithë këto kohë, tani ta dhjesim në fund fare, kot. Më kupton”.

Shemsiu i thotë: “Mirë, po s’po na ngelet gjë, a e kupton. Tani po them unë siç thoshe ti, tani ti s’po thua gjë…”. Ylberi i thotë përsëri: “…e kemi bërë vetë këtë mënyrë, a e kupton dhe ne s’do ta dhjesim tani në fund fare, kot, a e kupton”. Shemsiu bie dakort.

Më datë 04.06.2016, Elidjan Laska komunikon me Shemsi Sinanin. Shemsiu e pyet Elidianin: “Ore, më tha Nexhi, të ka dhënë 20 milionë lekë për të m’i dhënë mua…”. Elidiani i thotë: “Jo, s’mi ka dhënë për ty mua ai…”. Shemsiu i kërkon lekët. Elidiani i thotë se lekët nuk ishin për Shemsiun. Shemsiu e pyet se për kë ia kishte dhënë lekët “Nexhi”, Elidiani i thotë se nuk mund të fliste në telefon. Shemsiu e pyet përsëri: “Ore një minutë, ka kaluar buka, Janar-Shkurt-Mars, që kanë kaluar te ty Berti”. Po i thotë Elidiani. Shemsiu i thotë që tani kanë kaluar te Nexhi, dhe më pas i thotë: “Nexhi t’i ka dhene ty, edhe më tha, më mori vetë, i kam dhënë Elidjanit, se nuk jam do lëviz, tha. I kam dhënë Elidjanit 20 milionë lekë, tha, për të mbyllur ato”. Elidjani i thotë se Nexhi i ka thënë ndryshe. Elidiani i thote se Nexhi ia

ka dhënë për person tjetër.

Më datë 04.06.2016, ora 13:54:31, shtetasi Elidjan Laska, përdoruesi i numrit të telefonit 0672080… komunikon me shtetasin Nexhmi Balla, përdoruesin e numrit të telefonit 0682080…

Elidjani i thotë se e mori Shemsiu në telefon. Dhe i thotë më pas: “Unë atë thashë, që do venë gjetkë, për ato që kishin ngelur pa realizuar”. Nexhmiu i thotë Elidjani t’i japë ndonjë lekë Shemsiut. Elidjani i thotë se Shemsiu kërkon 20 milionshin. Nexhmiu i thotë Elidjanit jo për 20 milionë, por çfarë të kishte mundësi. Elidiani e pyet se sa lekë duhet t’i jepte Shemsiut. Nexhmiu i thotë t’i jepte çfarë të donte, (nga përmbajtja e bisedës në lidhje me bisedat e tjera kuptohet që Shemsiu ka marrë përsipër të mbledhë nga subjektet Elidjani, Ylberi, Nexhmiu, paratë për të paguar bakshishin. Për këtë gjë Shemsiu i kërkon Elidjanit shumën prej 20 milionë lekësh. Nexhmi Balla dhe Elidiani bisedojnë nëse duhet t’i japin Shemsiut 20 milionshin).

Më datë 06.06.2016, ora 18:23:57, shtetasi Elidjan Laska, përdoruesi i numrit të telefonit 0692552… komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, përdoruesin e numrit të telefonit 0692085….

Shemsiu e pyet Elidianin: “Ore, po na një lekë na duhej, si është kjo punë”. Elidiani i thotë Shemsiut se ky i fundit është me Bertin: “… Ore, ti po je me Bertin, a je me Bertin. Jo me Bertin je ti, se më tha do të shkoj të takoj Shemsiun. Thuaj Bertit, si i kam thënë unë. Ti mbaj sa të vijë ai dhe do ta pështyj, se ai mi dha për gjetkë dhe tani thotë…”.

Më pas Elidiani flet me Ylberin nga numri i telefonit të Shemsiut. Ylberi e pyet Elidianin se për ku ia kishte dhënë lekët Nexhi. Elidiani e sqaron se Nexhi ia kishte dhënë 20 milionshin për një person tjetër dhe jo për Shemsiun.

Më date 06.06.2016, ora 17:33:01, shtetasi Ylber Kalaja, përdoruesi i numrit të telefonit 0682029… komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, përdoruesin e numrit të telefonit 0692085…, dhe zhvillojnë këtë bisedë: Ylberi i thotë Shemsiut të takohen për kafe dhe të marrë me vete vulën e “Startit” dhe “Kurtit”.

July 13, 2016 12:59
Komento

3 Komente

  1. b.kanani July 13, 14:55

    Problem hajdutesh te pakten njerin nga kata e njohe dhe e ka te hershem hajdutllikun,edhe ne shkolle kete pune bente e perjashtune nje vite por nuk paska zene mend fare.Por cfar te besh nuk thone kote qe trimat cane kufirin te zgjuarit anijet dhe te gjitha mjetet e tjera te transportit dhe iken nga ai vend,dhe duket aty ngelen vetem hajdutet dhe budallenjt qe bejne si cuba,e nga te behet e shkreta shqiperi me keta qeneri.

    Reply to this comment
  2. Arben July 13, 15:49

    KETO JANE GJERA, QE SHQIPETARET I DINE TE GJITHE SI BEHEN, POR, DUKE QENE SE JANE POPULL TRIM DHE HEROIK, HANE BAR VETEM QE PARTIA TE MOS PERCAHET DHE TI VJEDHE MIRE E ME MIRE PARATE E TYRE.

    ME KOHEN, MUND EDHE TI LEJOJME POLITIKANET TE NA FUSIN NDONJE RRYP, SA HERE QE TY FRYHET.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  3. Arben July 13, 16:13

    KETO JANE GJERA, QE SHQIPETARET I DINE TE GJITHE SI BEHEN, POR, DUKE QENE SE JANE POPULL TRIM DHE HEROIK, HANE BAR VETEM QE PARTIA TE MOS PERCAHET DHE TI VJEDHE MIRE E ME MIRE PARATE E TYRE.
    .
    ME KOHEN, MUND EDHE TI LEJOJME POLITIKANET TE NA FUSIN NDONJE RRYP, SA HERE QE TY FRYHET.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*