Sali m… i ka dërguar? Të më rruajnë t..pet. Thuaj zagarëve të sjellin hekurat”

May 7, 2016 14:12

Sali m… i ka dërguar? Të më rruajnë t..pet. Thuaj zagarëve të sjellin hekurat”

Idajet Beqiri

 (Vijon nga numri i kaluar)

Fryma fashistoide e strukturave të SHIK shënonte kulmin e saj. Lloj lloj ordinerësh me ndonjë radio dhe pistoletë në brez, qarkullonin nëpër gjithë Shqipërinë dhe mbillnin mjedis të padurueshëm vulgar.

Kjo ishte klima e asaj vjeshte të vitit 1995, kur shtëpia me dy kate në Laprakë, e cila më parë ishte pulari, në të cilën ishin dërguar për të jetuar pjesëtarët e familjeve të Enver Hoxhës dhe të Shefqet Peçit, u rrethua në mesnatë nga forca të policisë, të ndërhyrjes së shpejtë dhe të SHIK.

Shefqet Peçi 89 vjeç, i akuzuar për “gjenocidin” e Buzëmadhit në 24 shtator 1944 duhej arrestuar të nesërmen në mëngjes.

Në orët e para të agimit, makina të blinduara dhe forcat e armatosura u stërngjeshën tek oborri i vogël i pularisë – banesë dhe radiomarrëset filluan ato “gërr-vërret” e tyre.

Shefqet Peçi luftonte brenda shtëpisë së vet me problemet e rënda të zemrës. Në datën 21 shtator 1995 humbi ekuilibrin dhe rrëzohet. Njoftoi menjëherë Rustemi, djali i Shefqetit, edhe vëllain e tij Agronin si dhe motrat Hankon dhe Lumton. Lumtua solli me vete mjekun e njohur Panajot  Bogën. Ndërsa Agroni solli mjekun popullor Cenin e Shijakut.

Të dy mjekët kërkuan radiografinë e këmbës. Po ku ta bënin? Shkoi Rustemi te Spitali Ushtarak dhe kërkoi ndihmë.

“Nuk e bëjmë dot radiografinë, – iu përgjigjën. – Nëse e marin vesh që është Shefqet Peçi jemi të pushuar nga puna. Sebep duan këta të SHIK-ut që kemi nëpër këmbë.”

Çfarë të bënte? E studioi me kujdes Rustemi (edhe ai i liruar nga ushtria me gradën gjeneral) dhe vëllai i tij Agroni, gjendjen e personelit në Spitalin Ushtarak. Vërtet ky spital ishte mbushur me militantë, por kishin mbetur aty edhe disa njerëz të vërtetë, profesionistë të mirë dhe humanë. Ata u mobilizuan dhe në kushte të ilegalitetit e bënë në shtëpi këtë radiografi. Këmbët, për fatin e keq, radiografia i nxori të thyera.

Pëllumb Hito, dhëndrri i Shefqetit, i martuar me mbesën e tij, solli në shtëpi një dyshek të përshtatshëm për një të sëmurë që tashmë do të qëndronte në kushtet e një të paralizuari që kishte zënë krevatin. Pastaj Katua, gruaja e shkëlqyer e Shefqetit, Garentina,  bashkëshortja e Rustemit si dhe të katër fëmijët e gjeneral Shefqetit, u vunë të gjithë në shërbim të të sëmurit.

Pas disa ditësh në gjendje tepër të rënduar, sikur po i ndalonin pak dhimbjet.

Shefqet HysniMirëpo pikërisht kur kishin kaluar afro 20 ditë, gjendja shëndetësore e Shefqet Peçit u përkeqësua në mënyrë dramatike. Tashmë po e linte zemra. Për orë të tëra gjatë ditës binte në kllapi. Mbahej gjallë vetëm me oksigjen dhe me serume…

***

Pikërisht në këtë situatë shëndetësore për luftëtarin e moshuar, të ngarkuarot për arrestimin e tij, me fletën e arrestit me vete, u futën në korridorin e Pularisë dhe në të djathtë, aty ku ndodhej dera e shtëpisë së Shefqet Peçit, i ranë derës fort. Dera u hap. Ishte Garentina, bashkëshortja e gjeneral Rustem Peçit, djalit të Shefqetit:

– Urdhëroni!

– A është në shtëpi zoti Shefqet Peçi? – pyeti personi që mbante prangat në  duar.

– Këtu është, – i tha ajo, – por është në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Korridori i shtëpisë së Shefqet Peçit u mbush me policë të armatosur. Garentina u fut në dhomën ku ishte Katua dhe i tha çfarë po ndodhte. Pastaj doli nga hyrja mbrapa e shtëpisë dhe njoftoi të shoqin, Rustemin. Rustemi kishte dalë nga kopshti pas shtëpisë dhe po punonte për të hapur një pus uji sepse e gjithë familja kishte kohë që përjetonte “kuçedrën” e ujit. Hajde imagjinoni qëndrimin pa ujë me ditë e muaj të tërë, aq më tepër kur në shtëpi ke një të sëmurë në moshën 89 vjeçare të paralizuar dhe që nuk mund të lëvizë dot më nga krevati.

Hyri brenda. Situata ishte një skëterrë e vërtetë. Forca të shumta për të arrestuar një plak 89 vjeç, të paralizuar.

Komandanti i operacionit për arrestimin e Shefqet Peçit, pasi dëgjoi dhe verifikoi situatën me të sëmurin që kërkonte të arrestonte, i tërhoqi forcat policore. I nxori jashtë korridorit të shtëpisë. Dhe u lidh me radio me urdhërdhënësit për arrestimin e Shefqet Peçit. U shpjegoi atyre gjendjen e rëndë shëndetësore të Gjeneralit që do të arrestonin. U bëri gjithashtu me dije se, duke qenë se i sëmuri është me këmbët e thyera dhe mbahej me oksigjen dhe me serume, nëse nuk do të kishte tërheqje nga urdhëri i dhënë, duhej një barrelë dhe një ambulancë.

U rikthye sërish me prangat në duar. Pas tij “taborri” me policë të armatosur dhe me shikas. I ranë përsëri portës dhe u futën brenda. Rustemi i ftoi për të pirë një kafe dhe të flisnin shtruar. Ata nuk pranuan të pinin kafe. Situata po acarohej dhe Rustemit ju sos durimi.

“More jeni në vete ju, i thoni more atij bastardi që nuk mund të arrestohet një 89 vjeçar në këtë gjendje që është. I ka të numëruara ditët. Jo vetëm që ky akt është në kundërshtim me Dispozitat Kryesore Kushtetuese (në atë kohë ende nuk ishte miratuar Kushtetuta e Republikës), jo vetëm që i bie ndesh ligjit procedural penal, por është një akt të barbar e fashist, aspak qytetar dhe antinjerëzor. Ndaj sqarojeni”.

Personat që kishin mbushur korridorin e shtëpisë filluan të ngrinin zërin dhe të bënin presion mbi Rustemin.

Shefqet Peçi dëgjoi zhurmën dhe pasi dalloi zërin e Rustemit i thotë:

-More Rustem, me kë je aty, pse nuk i fut miqtë brenda në shtëpi dhe t’u japësh një gotë raki dhe kafe?!

-Nuk janë miq, Baba, janë fashistë, – ia ktheu Rustemi i revoltuar.

-Po çfarë duan fashistët në shtëpinë time, mor djalë?  –  e pyeti Shefqeti!

-Kanë ardhur të arrestojnë ty Baba! Kanë ardhur me një urdhër arresti!

-Çfarë the more? Kanë ardhur të më arrestojnë mua? Sali muti i ka dërguar? Të më rruajnë topet… Thuaju zagarëve të sjellin hekurat. E kam për nder të vdes në burg fashist. Kjo mua më lumturon shumë mor bir!

Dhe ngriti të dyja duart lart të bëra grusht.

Ia vunë hekurat në ato duar të stërhollura dhe të dobësuara. Në ambulancën e burgut së bashku me Shefqet Peçin morën edhe Rustemin. Shefqeti kërkoi pak ujë. Garentina shpejtoi dhe solli një gotë me ujë. Po ata, nervozë, e mbyllën derën e ambulancës dhe nuk e lejuan.

Ishte 11 tetori i vitit 1995…

 

(Vijon)

May 7, 2016 14:12
Komento

27 Komente

  1. Naim Frasheri May 7, 14:58

    Epiteti Fashit.. eshte nder per Shpellarin.Ai eshte Krimineli me i madh i Kombit Shqiptar.Po Shqipja ska Burra,e kan harruar Gjaku e Familjareve te tyre,dhe rrine e degjojne akoma.Turp tju Vije.

    Reply to this comment
    • elez serbiberoviq rajersonoviq May 7, 15:51

      nuk ka faj berisha..eshte kriminel por jo fajtor..

      fajtoret jane:

      will rajrsoni..makartist

      elez biberaj..mergatqyqar.

      i ndegjoj per here te pare keto histori..por nje nje gje di te them…

      elezbiberizmi eshte me i keq se fashizmi…..teoria e tyre e “dekomunistifikimit” ishte me e rende es nacertanja serbe dhe megalidhea greke

      ka ardhru koha qe administrata amerikane te kerkoje falje per keto dy Demone

      Reply to this comment
    • Adriatik May 7, 18:45

      Vure emrin e vertet more trim…ta pime nje kafe.

      Reply to this comment
      • KU KLUS KLANI TROPOJES May 7, 19:29

        Do vije koha qe historia do ta cilesoi periudhen 1992- 2013 si faen me te zeze te kombit shqiptar se edhe serbi te na kishte pushtuar nuk do behej kjo gjeme biblike.

        Cudia vazhdon dhe me kryeperversin Edi Rama..qe do varte komunistat ne shtyllat e telefonit ne 1991.

        Pse eshte pervers Edi Rama me Kodhelet dhe shkrelat e tij ??

        Kur foli Sami Rebishti nga VOA e elez piperajt para tre muajsh per nje hetues qe e kishte rrahur ne 1946 dhe i kishin dhen nje dekorate…cohet zullapi Edi Rama dhe kerkon falje….KUJT DHE PSE KERKON FALJE…NE EMER TE KUJT..

        Palloshi Edi Rama qe eshte ne hordhine e kanibaleve ndaj enverhoxhes me berishalene dhe kardarene nuk thote nje gjysem fjale per masakrimin qe i beri atij GESTAPO BERISHES ne 1997..

        Pse nuk hap PERVERSI EDRAMA nje ekspozite me fotot qe ka dale gjysem i vdekur dhe ta quaje BUNKARI EDI RAMES ??

        PSE PERVERSI EDRAMA TOLERON PER AHMUT ZOGUN DHE I HA KOCKAT ENVERIT

        Masakrat e Zogut, te katoliket shqiptare nga varjet tek pjekja në hell e njeriut

        At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet – dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë – vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
        Burrat ma të mirë të Dukagjinit, bashkë me shumë meshtarë, u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Ç’ka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia, u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën, u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.
        U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty.) Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë, që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.
        Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla, të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e u jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre ç’njerëzor arriti deri aty, sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
        Zogolli me hipokrizinë e tij dhelparake arriti të nxiste një krahinë kundër një tjetre, duke përdor me shumë sukses mercenarët e verbër si topxhi të dhunës e terrorit të shfrenuar ndaj kundërshtarëve, duke përdor reprezaljet masive ndaj një krahine të tërë, siç ishte Dukagjini në rastin konkret. Mercenarë të armatosur nga Kelmendi zunë Qafën e Pejës, duke i detyruar dukagjinasit të kthehen prapa në tokën e tyre të shkretuar, ku Hasan bek Bushati, Muharrem Bajraktari e kompani, vazhdonin operacionin e pamëshirshëm….

        PSE PERVERSI EDRAMA TOLERON PER SALMUT BIRISHIT DHE I HA KOCKAT ENVERIT SI KANIBAL

        Pjese nga Masakrat ne kohen e KU KLUS KLANIT te berishajve kur njerzit iken te lemerisur nag syte kembet per ti shpetuar mortajaes nazi berishiste

        Nuk do të dihet kurrë numri i saktë i shqiptarëve që kanë lënë jetën në fund të detit në përpjekje për të arrirë Italinë. Kronikat flasin vetëm për rastet ekstreme ndërsa shumë prej mbytjeve kanë kaluar pa u pasqyruar në shtyp.

        28 mars 1997 – anija shqiptare “Katër i Radës” fundoset pas përplasjes me korvetën e Marinës ushtarake italiane “Sibilla”. Asnjëherë nuk do të dihet i saktë numri i viktimave që sidoqftë i kapercen të 100 vetet
        21 nëntor 1997 – në Kanalin e Otrantos vdesin 16 shqiptarë të nisur nga Durrësi për shkak të shpërthimit të gomones.
        9 shkurt 1998 – mbytet një gomone e nisur nga Vlora. Të paktën pesë vetë të vdekur.
        25 tetor 1998 – në det të hapur para Vlorës, pranë ishullit të Sazanit, një gomone përlaset me një tjetër skaf që kthehej nga Italia dhe shpërthen, humbasin jetën 6 vetë.
        27 nëntor 1998 – një gomone mbytet në det të hapur përpara Brindizit pas përplasjes me një skaf kontrabandierësh. Shtatë të vdekur.
        27 maj 1999 – në det të hapur një gomone ndeshet me nje mjet detar të Guardias së Financave. Vdesin pesë shqiptarë, ndër të cilët edhe dy fëmijë.
        15-16 gusht 1999 – përballë brigjeve të Malit të Zi mbytet një ‘karakatinë deti’ plot me familje të tëra që përpiqeshin të arrinin në Itali. Mëse njëqind të vdekur.
        1 nëntor 1999 – një gomone copëtohet në ujërat e cekëta të Torre Cavallo-s (Brindizi), mbyten ngjashtë vetë.
        30-31 dhjetor 1999 – një gomone mbytet në Kanalin e Otrantos duke shkaktuar vdekjen e 59 vetëve. Hipoteza e mbytjes së gomones hidhet në fillim nga familjarët e viktimave si në Shqipëri edhe në Itali, u besohet pas dy javësh kur deti fillon të nxjerrë në breg trupa të pajetë.
        4 maj 2000 – katër kilometra larg brigjeve të Salentos, një gomone plot imigrantë godet me majën e bashit një varkë të policisë. Vdesin dy imigrantë dhe zhduken në det të paktën dhjetë të tjerë.
        10 qershor 2001 – Një gomone me shqiptarë mbytet në det të hapur përballë Tranit (Bari). Disa arrijnë me not bregun e të tjerë shpëtohen nga vullnetarët. Gjenden pesë kufoma por deti përpin shtatë të tjerë.
        11 mars 2002 – Një gomone mbytet në ujërat ndërkombëtare rreth 20 milje larg brigjeve të Otrantos: ndër 28 pasegjerët vdesin gjashtë.
        22 korrik 2002 – në ujërat shqiptare përpara Vlorës përplaset një anije e Guardias së Financave (që në bazë të marrëveshjeve Itali-Shqipëri shkurajon nisjen e klandestinëve qysh në brigjet shqiptare) me një gomone me rreth shqiptarë. Humbin jetën të paktën tre vetë.
        9 janar 2004 – Lundruesit e një gomoneje i kërkojnë ndihmë drejtpërdrejt televizionit “Top Channel”. Ndihma bërrin me vonesë. Do të gjenden të vdekur nga të ftohtit në gomone 21 vetë. Shtatë të tjerë të humbur. vijon….

        cfare eshte ngjarja e buzemadhit para superkrimeve te nazi-berishizmit.

        vetem nje gjyq nurembergu per keto neo fashiste i zgjidh keto probleme..por eshte vone ai shtet ai komb i shqipeve eshte vetem ne harte..jemi ne kohe vampiresh..del ai tjetri thote ne vitin 2016

        Do te caj barkun jam nipi i Bajrakkarit dhe zgerdhihet Rama..zgerdhihet Meta zgerdhihet dhe Donald Luleshi qe e kane bere lesh ate vend qe nuk i duhet as dreqit

        Reply to this comment
        • Shqipe May 8, 01:19

          Çlidhje ka Berisha me keto qe thua ti mo, ishin gjithmon kohe kur komunistet si puna e Edit ishin ne pushtet. Pse ja fut kote? E demanton veten, shif nje her se qfar shkruan, dhe nga cila klas politike udhehiqej shqiperia ne ate kohe.??

          Reply to this comment
          • the truth May 8, 23:56

            o Qiiiiiiiiiiiiiiiipe se shqipe nuk mund te jesh kurrre…..

            Berisha eshte nje krimenl qe mbrohet me kartabjanke nga Donlute e rradhes qe kur e vuri ne pushtet filoserbi Rajerson.E ndegjove intervisten ti jte fundit qe tha se une nderhyra qe prisha fitoren e kamunistave ne 31 mars 1991 dhe nderhyra ne punet e brendeshme te shqiperise..pra eshte “babai” i kopilit berishe qe u kllonua ne 2 prill 1991 me udb jugosllave te asaj kohe

            Edhe Edi rama me “komunistat & socjalistet& leshistat” ie tij po ben nje tradheti kriminale..biles po tallen me te popull me keto reformat ne DREQESI.

            Komentshkruesi mendo se qofte komunizmi qofte ky antikomunizmi ( elezbiberizmi)shqiptar jane ngarkesa negative dhe i ndryshon vetem ngjyra.

            Nuk e nderon shtetin amerikan apo bashkimin europjan qe ne nje vend te natos te tolerojne nje kriminel si drakula berishe..biles po i bejne dhe filma Holliwoodi:

            Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet.

            Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon ” si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën ne presidence.prokurori shik e gjetke per te zbatuar nje 2 prill apo 14 shtator.

            AMORAL & TINZAR
            1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

            2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

            3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

            4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

            5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

            6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

            7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

            8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

            9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

            10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

            MASHTRUES

            1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

            2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

            3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

            4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

            5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

            6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

            7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

            8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

            9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

            10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

            KRIMINEL

            1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

            2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

            3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

            4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

            5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

            6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

            7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

            8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

            9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

            10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

            SUPERHAJDUT

            1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

            2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

            3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

            4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

            5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

            6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

            7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

            8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

            9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

            10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

            11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

            12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

            13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

            14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

            15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

            16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

            17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

            18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

            19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

            20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

            21….nderpritet rromani I krimeve te makbethit viqidolit se kjo sjellje me Shefqet Pecin i kalon cdo limit njerzor..eshte nje kanibalizem ekstrem horror dhe turpi i ngelet USA-BE-NATO…se saliu eshte kriminel por jo fajtor eshte viktime e tyre..

        • Lal Prenga May 8, 21:31

          I madh ! Komenti me i forte qe kam lexuar nder vite! Vetem nje shqiptar mundet ta shkruaje! Te uroj gjithe te mirat!

          Reply to this comment
        • Pilo Lala May 10, 00:37

          Shume koment i sakte, me data dhe dokumenta.
          Te pergezoj.
          Burra si Shefqet peci ka pasur 2 apo 3 Shqiperia, Shefqet Peci, Myslym Peza, Haxhi Lleshi.

          Reply to this comment
  2. MeteH May 7, 14:59

    Ngjarje e dhimeshme,e tmerrsheme,skandaloze…e kryer nga nje njeri-kafshe-pashpirt.Oh Avni Rustem-trimi, ku te prehen eshtrat te vij ti puth,pasi pas jush nuk ka me burra ky vend i neperkembur nga SB ne 25 vjet te sundimit te tij fashist,shkatrrues,vjedhes,vrases.I pa harrur Gjen.Sh.Peçi..!

    Reply to this comment
  3. sopiqoti May 7, 15:12

    DHE TANI KA ARDHUR KOHA PER T’IA VENE hekurat Saliut DHE MBASI3TE GJYKOHET TE SGKOJE prtapa hekurave te BURGUT.

    Reply to this comment
  4. Konferenca e Tiranes May 7, 15:28

    Keqardhje per plakun, por sa e sa shqiptare te pafajshem perfunduan edhe me keq per shkak te regjimit enverist. Te pakten kuptoni se çfare i keni bere shqiptareve, me qindra komuniste u pushkatuan, u burgosen u internuan nga ai regjim, dhe nuk ishin fashiste siç thote ky avukati ketu, por thjesht ashtu donte Enveri. Pse nuk e tha nje fjale Shefqeti? Keni mbetur kerma enverista, e shkaterruat Shqiperine e ne fund vute ne pushtet Saliun dhe Fatos kumarxhiun.

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati May 7, 16:05

      Por per ata qe u masakruan nga regjimi nuk kishte faj Shefqet Peci

      Shefqet Peci ishte nje luftetar dhe nuk ishte ai politikani qe solli ate regjim…

      Pastaj kur je ne demokraci duhet te sillesh me humanizem

      Reply to this comment
    • Punetori May 7, 16:40

      Berishiste , balliste, zogiste, elezbiberiste , gjithe funderrinat e Kombit , te ´bashkuar´nen flamurin e shkerdhatokracise , ne keto 25 vjet i bene gjemen Shqiperise ; -Shkaterruan gjithcka ,industrine , bujqesine pyjet , malet , dhe cdo vlere morale .
      Sali berisha , ky bastard i incesteve shpellare , ky antishqiptar e antinjeri zombi , nuk eshte cudi qe gjeti terren per te permbushur enderren e tij per tu bere mbret i shqiptareve si idhulli i tij , maloku tjeter Ahmet Zogu . Mirepo duke qene pikerish pjelle incesti , nuk e ka ne funksion normal trurin e degjeneruar nga fekondimi incestual i te pareve te tij .
      Dhe ne qofte se Shefqet Peci jetoi e vdiq si Burre , bastardi Sali Berisha jetoi si legen e do vdese i turperuare si legen !

      Reply to this comment
  5. Beni May 7, 15:38

    Sa ka masakruar Shevqet Peci ma zi se keshtu, prandaj mos e boni te madhe per xhelatin.

    Reply to this comment
  6. Nipi i Partizanit brig V May 7, 15:55

    O Peco o gur I rende
    Kembethyer vdiqe ne kembe
    Krrimbat sta brejten lavdine
    Vdiqe sic vec dije tine
    Kush ve dore mbi pleqerine
    Ska vend bashke me njerezine
    Plaku eshte kallam I thate
    Zemra e ben lis te larte
    Vdekja bashke me trimeri
    Eshte vdekje per zili
    O Peco o gur I rende
    Kembethyer vdiqe ne kembe

    Reply to this comment
  7. gjethi May 7, 15:56

    Kete nuk besoj se do e kishin bere as serbet,kete mund ta beje vetem dhenderri i serbise dhe bashkpunetori i udb-es sali,sheqere,ram,fazlliçi!misioni i tij ka qene qe ta bej Shqiperine rrumpalle ne te gjitha aspektet dhe ja arriti,ja arriti te fusi vellavrasjen,ja arriti te fusi ndarjen jug-veri,shkaterroi lumenjet,pyjet,urbanistiken e çdo fshati e qyteti,fabrika,uzina,vreshta,pemtari,spitale,shkolla etj,etj.do thote ndonje kelysh i saliut:çfare ishin ato fabrika te vjetra etj?po ju them:ato mund te qendronin si karabina po te mos ishin efiçente dhe pastaj ne to mund te montoheshin makineri te reja por keto ku mund ti dinte çobani me shkolle fillore qe sistemi sali-serb e beri mesues,ku mund ta dinte hajduti i xhepave qe sistemi i sali fazlliçit e titulloi oficer dhe ka mundesi qe te kete qene pjesmarres ne arrestimin e Shefqet Peçit.Sa me gjate ti beje hije asaj toke dhenderri serb,aq me shume zullume ka per te bere.

    Reply to this comment
  8. eri May 7, 16:24

    Ligjii dhe kanunit të maleve të traditës shqiptare ,dhe ligji penal shqiptar ,pa marrë parasyshë gjenocidin moral pa burrëri dhe të pa shpirtë të kasnecve ,të kryekriminelit ftyrë mute të Sali viçidolit ,këtijë shpellari ,fosile e gjenocidit kaluar ,arrestimi i GJeneralit legjendar, fitues absolut i luftës naciona-çlirimtare e futin këtë arrestim të kundraligjshëm në masakër torture.Partia socialiste e” leshit ” në atë kohë duhej të braktiste parlamentin dhe të vinte para ligjit sadistin Sali Shpellarin për këtë sjellje skandaloze.Turpi i mbuloftë këtë klasë të degjeneruar politike ,këtë prokurori dhe gjykatës të njollosur e të damkosur me gjak shqiptarësh dhe me krime ndërtuan lumturinë dhe pasurinë prrallore të tyre mbi kurrizin e popullit fukara ,mbi gjenocidin kundër luftës çlirimtare dhe poshtrimin e dëshmorve dhe heronjëve të kombit,dukë ngritur llumin e pisllëkun më të zi antikombëtar ,anti shqiptar ,antishtet në pejdestal.

    Reply to this comment
  9. Tartufi May 7, 16:37

    E keqija eshte se ky milet nuk kupton ate qe eshte per tu kuptuar si te vertete
    te madhe te tragjedise te ketij populli.
    Lufta ketu eshte ndermjet barbarise komuniste,me njeri tjetrin,per hir te jetes pa vlere si komunist. Ate qe ky i
    degjeneruari barbar komunist Peci e beri me vite te tera kundra te tjereve si nje plehaneri pa vlere,tani po ja ben nje tjeter barbar komunist i ndyre ,po pa vlera,por me nje vlere sa e tij,por ne nje kohe te ndryshme me nje barbari tjeter tamam si e ketij
    barbari me origjine stanari te qelbur,qe i eshte qepur nga pas nje barbar komunist shpellar i qelbur. Avukat bythqiri haron te thote qe kjo eshte lufta ne mes te lloit,qe e ka ne gjak barbarine si pjese e jetes se tij.

    Reply to this comment
    • Nje qytetar May 7, 18:59

      Or Tartuf , or Shurran Kostreci , mbylle mor halene , mor spiun i te gjithe regjimeve , or deshtak , or shkrimtarqire birucash !
      Kush eshte i degjeneruar mor pusht ?
      – Ky burre , qe i doli Zot vendit te tij e vdiq tamam si burre , apo ti mor legen qe , qysh me presionin e pare ne qeli u bere spiun i sigurimit ?!
      Apo raca yte qe , ne vend qe te luftonin fashizmin , sic beri gjithe bota , u bete kurva te nazi-fashizmit ?!
      Trimat , ne te gjitha rastet apo heroizmat e tyre , dallohen nga ndershmeria e idealizmi dhe si trima vdesin ! PO , moj kurve fashiste , po ! Ti dhe rraca yte , perfshi Sali qen Berishen nuk keni jetuar e nuk do vdisni si Heroi i Popullit Shefqet Peci !
      Ju do vdisni e do mbaheni mend ,si Plehra !

      Reply to this comment
  10. antifashisti May 7, 19:01

    Te gjithe ata qe SOCIALIZMI pushkatoi,burgosi,internoi etj kane qene ARMIQTE E SHQIPOERISE dhe jane denuar sipas ligjeve ne fuqi te asaj kohe!
    Shumica e tyre ishin TRADHETARE-KRIMINELE,bashkepuntore me pushtuesit nazi-fashiste,pas lufte si spiune dhe diversante,vrases se njerezve te pa fajshem,kane qene kunder zhvillimit te vendit,arsimit te FEMRES shqiptare,zhdukjes se zakoneve prapanike,kanunit te Lek Dukagjinit etj!
    Ndersa HEROI Shqefqet Peci nuk u burgos per asnje krim te tij!
    Edhe pas vdekjes nuk ju be gjyqi!

    Reply to this comment
  11. Agroni May 7, 19:12

    A mor tuaf,apo Tartufi,e keqja e ketij kombi eshte se ka akoma qenie si ti qe marin fryme ne truallin e ketij kombi.Lexoje artikullin o tru shpelare dhe reago njehere te vetme ne jeten tende me llogjike te ftohte e jo me trute e gomarit.Po nuk ke faj shume edhe ti se si kelyshe te tradhetareve te ketij kombi me agjentin e serbit Sali Berisha e shkateruat ate qe ky popull per mese 45 vjet e ndertoi me gjak e djerse.Prandaj o kelysh fashisti nuk eshte lufte brenda sojit por eshte lufte e tradhetareve dhe krimineleve te ketij kombi me popullin e ndershem qe lufton per nje demokraci reale e dinjitoze.Mbyllni gryken o soj zagaresh se do ta pesoni me keq se baballaret tuaj bashkepuntore te nazi-fashizmit.LAVDI TRIMAVE QE LUFTUAN PER CLIRIMIN E SHQIPERISE.

    Reply to this comment
  12. Simon May 7, 19:21

    Sali B dekoroj Muharrem Bajraktari.

    Sali B dekoroj Hamit Matjanin.

    Kur erdhi ky ne pushtet e ktheu Atdheun Varrim cvarrim. e prishi Lapidare dhe dhkeli gjakun e deshmoreve dhe Ata pak Veterane qe shpëtuan nga plumbat e fashizmit do vdisnin ne Burgjet e Sali B.

    Te gjithë Ata qe vrisnin e digjnin ishin Izet Hanxhare. por qe sot i janë fshehur Drejtesise

    Reply to this comment
  13. Samiu May 7, 20:59

    Si naganti nuk na ngeci,
    as ne Kuç as ne Korab.
    Kur na therriste Shefqet Peçi
    Komandanti yne lab.
    Dritero Agolli.

    Reply to this comment
  14. Populli May 8, 11:46

    Replike ne vargje.
    Driteroi partizan ushtar, kish Mehmetin kumandar..
    40 vjet per ate shkroi, der kur Enveri e qeroi..
    Ateher Driteroi pllaken nderroi, mori vargjet e i ndryshoi..
    Emrat Mehmet i beri Shefqet, Driteroi dora vet..
    Ndryshim emrash e historise, sipas oreksit te Partise..
    18 dhjetor 81, Driteroi nderroi ushtri..
    Nga partizan i Mehmetit, u be ushtar i Shefqetit..
    (Populli)

    Reply to this comment
    • populleshi May 8, 23:34

      o popull leshi

      kush po e pjerdh Dritero Agollin..kadarrenen dhe sumenverhoxh-ferkues te tjere….ata jane fajtore per tolerimin ndaj bishes nazi berishiste.

      po te jete per popull kape nje cike kete timin ketu poshte dhe mos u anko sa te gjate e kam…

      “Enver Hoxha në këngët e popullit”

      Në Shqipëri nuk ndrit Diell e nuk ndrit Hënë/
      Enver Hoxha vendin u ka zënë

      Dhe njëmij’ o Enver djali
      Gjirokastër ballergjëndë,
      ç’ësht’ ky nur që të ka rënë?
      Më qesh buza, më fjeks balli,
      ditëlindjen më ka djali.
      Nëpër dallgë historie,
      o Enver, se ç’të kan’ hije
      thinjat me lule rinie!
      Shqipërin’ na rinove,
      në ball’ të Partisë nënë,
      gjith’ gëzimet që na solle,
      mblidhën vetë e bëhen këngë.
      Sot, në ditlindjen e madhe,
      kalldrëmet jan’ zën’ në valle;
      mbi gur’ ndizen lule mali.
      Dhe njëmij’, o Enver djali!
      Gjirokastër, 1983

      Nën komandën e Enverit
      Ditën e tetë nëntorit,
      Lindi shpresa e lirisë,
      Dolli manifesti i parë,
      I bën thirrje vegjëlisë:
      Të ngrihemi gra e burra,
      Luftë kundër skllavërisë,
      Të çlirojmë mëmëdheun
      Nga prangat e robërisë,
      Nga bejlerë e agallarë,
      Nga klikat e borgjezisë,
      Nga ata që shiten atdheun
      Tek fashizmi i Italisë.
      Të lidhemi besa-besë
      Si në kohën e Skënderit,
      Nën udhëheqjen e Partisë,
      Nën komandën e Enverit!
      Dukat-Vlorë, 1968

      Fat i madh i Shqipërisë
      Një djalë nga vendi ynë
      S’e duroi robërinë,
      Tiran’ formoi Partinë.
      Mu nga zemra e punëtorisë
      Dolli ajka e Partisë,
      Fat i madh i Shqipërisë.
      Dridhu breshkaxhi katili,
      Dridhu, tradhtar rezili,
      Shqipërisë i lindi ylli!
      Korçë, 1982

      Kndon për ty Valbona motër
      Shumë urime për kët’ dasëm
      Sjell Tropoja n’Gjirokastër.
      Që i kndon n’tela t’çiftelisë,
      t’fala Alpet Lunxherisë.
      Mic Sokoli ban me dorë,
      t’fala Rrapit n’Mashkullorë.
      Shot Galica në djep të trollit,
      t’fala Bules, Persefonit.
      Bac Bajrami shkrepi alltinë,
      ma takoni vlla Avninë,
      je i gjallë në bjeshkët tona,
      deputet t’ka zgjedh’ Kosova.
      Fal me shndet Malsia e Gjakovës,
      i ban vendlindjes s’Enver Hoxhës.
      Kndon për ty Valbon motër,
      iso mban Drinoja n’Dropull.
      Pac-Tropojë 1988

      Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen
      Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen
      T’lumët na kush po na vjen!
      Lumja ti, mori Malsi,
      kush po vjen, o sot tek ti,
      themeluesi i nanës Parti!
      Jan’ gzue zemrat, asht gzue toka,
      midis nesh erdh Enver Hoxha,
      me na pa, me na takue,
      gju me gju me bisedue.
      Po ndërtojn’ njerzit e thjeshtë
      Socializmin në këto bjeshkë.
      Iu ka dhanë besa Malsisë
      Enver Hoxhës, burrit t’Shqipnisë.
      Për ket’ besë të gjith’ na vdesim,
      nuk e falim, nuk e shesim.
      Bajram Curri- 1985

      Me ty n’zemër përgjithmonë
      Vdiq udhëheqësi i Partisë,
      kryekreshniku i Shqipnisë,
      babë e vlla për vegjëlinë,
      yll i dritës për lirinë.
      Përmbi retë stepet dielli,
      erret toka, nxihet qielli,
      duken pemët si të mjera,
      gjeth e lule ndal pranvera.
      Dhe bilbili kangën ndali,
      për Enverin shqipe mali.
      Malet lart e mbajn’ kunorën,
      Enver Hoxhës i bajn’ nderimin,
      dhe përjet’ i mbajn’ kujtimin.
      Po qajn sot guri e druri,
      n’gjysmështiz’ asht ul flamuri.
      Betim shokësh pranë Enverit,
      komunist në rrug’ të nderit,
      betim shqipesh rreth e rrotull,
      si një trup parti e popull.
      Për Enverin, trim e burrë,
      lindje ka dhe vdekje kurrë.
      Anmiqt’ le ta dinë,
      se nuk luhet me Shqipninë,
      ktu shqiponjat kan’ folenë,
      po i ngacmove, prit rrufenë.
      Për liri dhe çështje nderi,
      çdo shqiptar ka gjak Enveri.
      Bushkash-Mat 1985

      Kalojmë tek roje e nderit
      Kalojmë tek roje e nderit,
      para trupit të Enverit,
      si gjerdanë para trimit,
      kurora lule të prillit.
      O Enver na preke shumë,
      shkove te trimat e malit,
      te shokët e idealit,
      pranë Hysniut e Qemalit!
      O Enver, trimi me fletë,
      Shqipërisë i le shëndet,
      Parti, popull n’unitet!
      Janjar-Sarandë 1985

      Mbi shtrat topi po hec djali
      Dridhet zemra, tundet mali,
      mbi shtrat topi po hec djali,
      o Enver, Enver me nure,
      luleve tokën ua ule,
      ti u ndave nga gjiu jonë,
      po thell’ mbetesh n’zemrën tonë,
      përher’ ti do t’jesh i gjallë,
      Enver Hoxha burrë i rrallë.
      Shishtavec-Kukës, 1985

      Ajo dit’ pesëmbëdhjetë
      Ajo dit’ pesëmbëdhjetë,
      m’u duk si ëndërr në jetë,
      sikur na mbuluan retë.
      Gjëmoi artileria!
      Rreth e rreth shokët e tia,
      ish e gjallë trimëria.
      Brohoritenë fëmija
      si në fest’, sikur s’ish zia.
      Ashtu hipur kur e panë,
      „Ku vete xhaxhi!?“, i thanë,
      edhe lot nga sytë u ranë.
      Atje ku jan’ përmendoret,
      si ushtarët në llogoret.
      Vodicë-Kolonjë 1985

      Yll i Shqipërisë së bardhë
      Yll i Shqipërisë së bardhë,
      përpara Nënës ke ardhë,
      i përcjellë nga shqiptarë.
      Nëna në gji të ka marrë,
      me flamurin kombëtar.
      Syri i shqipes lotoi,
      për birin që e drejtoi.
      Bir, o bir, të qau nëna,
      dhe nga loti doli kënga.
      Biri ynë na dhemb zemra,
      ty në ballë të ka Nëna!
      Bërzesht-Librazhd, 1988

      Fli i qetë, shoku Enver
      Çohu, Enver, çohu në kambë,
      ke në krah të madhën Nanë!
      Çohu, Enver, të thonë dëshmorët!
      Sa një mall rreshtu kunorët.
      Jo nuk çohet do Enveri,
      Partisë, popullit n’zemër u theri.
      Nga Shkëlzeni gjer n’Dropull,
      lumenjsh lotësh derdh ky popull.
      Fli i qetë shoku Enver,
      në mes shokësh si dikur,
      ti je diell, je pranverë,
      ti je shqipja në flamur!
      Bajram Curri 1985

      E mjera këjo derë
      O e mjera këjo derë,
      sot kullon katran e serë,
      ulur kryet e kubenë,
      se qan e kërkon Enverë.
      Mbaje të fortë themelë,
      se ke plot burra tjerë,
      të rriturë me Enverë,
      që nderojnë mëmëdhenë.
      Unë sot të madh kam helmë,
      që hyra në këtë derë,
      dera që rriti Enverë.
      Golem-Gjirokastër 1985

      Dit’ e prillit më të gjdhirë
      Dit’ e prillit më të gdhirë,
      lajm i zi për Shqipërinë!
      Ç’kini male që gjëmoni?
      Ç’kini fusha që rënkoni?
      U hap lajmi në çdo anë,
      vdiq Enveri në Tiranë.
      Kur fillova për të qarë,
      qava si motra vëllanë.
      Si qëndron e rri i qetë
      atje brenda në Kuvend?
      Ti detyrën e mbarove,
      themelet çelik i hodhe.
      Toka seç bëri betimin,
      do ta mbajë si floririn!
      Matohasanaj-Tepelenë

      Korba kur erdhi haberi
      Korba, kur erdhi haberi,
      Enver, o vëlla,
      na thanë që vdiq Enveri!
      Mu në zemër seç na theri.
      O Enver, zemër me çika,
      nuk u trëmbe nga e liga,
      të bën syri shtatë drita.
      Të qan gjithë Shqipëria,
      zi të thellë ka Partia.
      Fushë Bardhë-Gjirokastër

      Nan’ Shqipnija po qan djalin
      Ku i ka prilli karafilat?
      Kjo pranver’ ku i ka bylbylat?
      Ku asht kanga e kallijve?
      Pse u shu buzqeshja e fmijve?
      Pse nga dhimbja u bluka guri?
      Pse hesht shqipja te flamuri?
      N’mal rënkojn’ e thahen ahet,
      lulja n’shkam s’duron e thahet.
      Shqipet n’bjeshk’ fluturimin ndalin,
      nan’ Shqipnija po qan djalin.
      Çou bir, fërkoma ballin!
      Kam hap gjoksin me pjshtjell’ malin.
      Trimi i nanës, i urtë, i mirë,
      çou, buzqesh e mos rri shtrirë!
      Çou, prij luftën e përpjekjen,
      o vigan qi sfidon vdekjen!
      S’t’ shohim dot kështu stolisë,
      pran’ flamurit n’gjysëmshtizë.
      Sa nji det asht pika e lotit,
      sa nji mal asht shtrati i topit.
      Të gjith’ sot betimin e bajmë,
      veprën tane ma lart ta çojmë.
      Kabash-Pukë

      Kët’ flamur për Bacë Enverin
      Ta dërgon Kosova trime
      kët flamur, baca Enver,
      qi ta mbash në zemrën tande,
      siç na kishe ne përherë,
      se asht gjak nga gjaku ynë,
      se asht zemër kosovari,
      se asht dritë nga syri ynë,
      se asht besë shqiptari.
      Ta çon djali, ta çon nana,
      ta çon lulja e rinisë
      ta çon lulja e burrnisë,
      në ballë të Dardanisë,
      ta çon gryka e Kaçanikut,
      mbar’ Prishtine Traboini,
      ta çon Rrafshi i Dukagjinit,
      Plavë, Gucia dhe Prizreni
      ta çon bacë Sulejmani,
      Mic Sokoli e Haxhi Zeka,
      dada Shotë e bacë Bajrami,
      Sef Koshorja e Azem Bejtja.
      Aty asht Kosova mbarë,
      që së largu po loton.
      Po t’dërgojm’ veç kët flamur,
      përfaqsues të zemrës sonë.
      Koman-Pukë

      Jetën Kombit ia kushtoi
      Shqipëria e përlotur,
      birin e saj po përcjell,
      peshë si kjo e ksaj dite,
      kombi kurrë s’ka për të ndierë.
      Dridhet zemra e qerpiku,
      dridhen fushat,kodrat, malet,
      se iku Enveri, iku,
      e me ne s’vjen të çmallet.
      Dielli sot nuk shkëlqeu,
      edhe ai sot vajtoi,
      sepse trimi, që kur leu,
      jetën kombit ia kushtoi.
      Zhamë-Lushnje, 1985

      O Enver flamur epoke
      Malet seç e ulën kryet,
      dritën seç e humbën yjet,
      lotët seç na i mbushën sytë.
      Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
      Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
      sytë i mbylli Enver djali,
      O Enver flamur epoke,
      na dhe frymë nga fryma jote,
      dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
      gaz dhe plakut dhe fëmisë.
      Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
      nuk vdes fjala jote hekur,
      se në ballë na prin Partia,
      në gjoks të ka Shqipëria.
      Në çdo vepër, si pishtar,
      do t’na rrish përherë, në ballë,
      në rrugën që çele vetë,
      yll karvani je përjetë.
      Vlorë 1985

      Sjell ndërmend vetëm pranverë
      Ç’kanë malet që rënkojnë?
      Ç’kanë vatrat që mbajnë zi?
      Ç’kanë nënat që vajtojnë?
      Ç’ke kështu, moj Shqipëri?
      Nënës i ka vdekur djali,
      qan e qan e e merr malli,
      e merr malli këtë herë,
      Shqipërinë për Enverë.
      Nuk të shohim dot të shtrirë,
      ndaj dhe jemi si të mpirë,
      por na del përpara ti,
      e na mbush me trimëri.
      Kur këndoj, shokë, për Enverë,
      sjell ndërmend vetëm pranverë.
      Korçë – 1985

      Zemra jonë priti belxhikun
      Pse s’duroi dot Besniku
      dhe varrin desh e zbërtheu?
      Qysh harroi ç’plagë pati?
      Ç’dhimbje mbi të tijën ndjeu?
      Sëmdunja trupin ta shkriu,
      syri yt uli qerpikun,
      akull Shqipëria ngriu,
      zemra jonë priti belxhikun,
      nuk u përlot veterani,
      kur shokët në luftë i ranë,
      nuk iu drodh as bebja nënës
      kur të katër djemtë u vranë.
      Kjo gjëmë që nuk pyet për forca,
      që shpërthim në gji.
      Ngreu, bir, vajton një popull!
      Ngreu, Komandanti ynë!
      Ngreu, drita jonë e syrit!
      Hape edhe njëherë synë!
      Ngreu, flamur që u rëndove!
      Ngjitu, ku të shpu Enveri!
      Tërbaç-Vlorë 1985

      O flamur i kuq i nderit
      O flamur i kuq i nderit,
      mblidhja mirë gjoksin Enverit,
      mblidhja floktë, mblidhja ballin,
      shuaja etjen, shuaja mallin!
      O flamur, gjaku me okë,
      rriji Enverit ndën’ kokë!
      O flamur, gjakun me shtëmba,
      rriji Enverit tek zemra,
      se merakun ia dimë mirë,
      e do pranë Shqipërinë!
      Berat 1985

      Enveri ç’u ngre në këmbë
      Shokë, do t’u them një këngë,
      Si ka qenë historia;
      Si ka qenë dhe si është sot.
      Pesë shekuj Turqia.
      Zogu kur sundoi vëndë,
      Bëri shumë të këqia,
      Na shiti me gjithë rrënjë,
      Na shiti tek Italia.
      Enveri ç’u ngre në këmbë,
      Foli: Nga vate rinia?
      Merrini armët në dorë,
      Të çlirohet Shqipëria!
      Rexhin-Tepelenë, 1981

      Kush e çliroi Shqipërinë
      Kush e çliroi Shqipërinë?
      Enver Hoxha me Partinë.
      Kush luftoi me fashistat?
      Enver Hoxha me komunistat.
      Kush luftoi me gjermanët?
      Enver Hoxha me partizanët.
      Kush luftoi me tradhtarët?
      Enver Hoxha me shqiptarët.
      Floq-Librazhd, 1983

      Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit
      Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit,
      Zemëra ime, djal-o,
      Yll të kuq të vura ballit,
      I vogli i nënës-o!
      Veshe opingat me tela,
      Të thash ec drejt maleve,
      Buzët nga janari – thela,
      I vogli i nënës-o!
      Ti na erdhe me lirinë,
      Ta thura vetë këngën-o,
      Mbete dritë për Shqipërinë,
      Trim, o trim i nënës-o!
      Nuk të qaj se të kam gjallë,
      Kam Partinë unë, bir-o,
      Kam Enverin sa një mal,
      I vogli i nënës-o!
      Vëlçë-Vlorë, 1983

      Shqipja sot për ty këndon
      Shatdhet’ vjet para ksaj dite,
      në shtëpin’ gjinokastrite,
      në mes trimash, një trimneshë,
      heroinë e luaneshë,
      lindi djalin, bash shqipojën,
      trim mbi trimat Enver Hoxhën.
      Ty moj nan’, të qofshim falë,
      që na e fale ne kët djalë,
      kët’ sokol, kët’ trim me fletë,
      që na nxori n’drit’ përjetë!
      O Enveri i shqiptarve,
      o flamur i proletarve,
      edhe foshnja kur belbzon,
      emrin tand ma par’ mëson.
      Shqipja sot për ty këndon,
      Jet’ në shekuj të uron!
      Shalë-Shkodër,1978

      Bir i shtrënjtë i vegjëlisë
      Do ta hedh vallen të plotë.
      Të këndoj zemra ma thotë,
      gjashtëmbëdhjet tetor si sot
      lindi një diell në botë,
      diell me rreze të fortë:
      Enveri, kok’ e Partisë,
      bir i shtrënjtë i vegjëlisë.
      O shok’, në valle të madhe
      Do thërras dhe këta male
      Të larta e shum’ krenare,
      që jan’ dëshmitar’ në halle;
      iso të mbaj’ Shqipëria,
      në përvjetorin e tia.
      Vajzë-Vlorë,1978

      Kur t’shikoj ty Puk’ nga bjeshka
      Kur t’shikoj ty,Puk’,nga bjeshka,
      m’njan si nuse rreth me kreshta!
      I shof malet mbush’ me drita,
      e shof Drinin mbush’ me prita,
      i shof grusht gra e burra,
      qendisin toka, male, curra!
      I shof pyjet valle-valle,
      nga Komani në Iballe;
      edhe bjeshka ka hap’ gjinë,
      minerali flori ndrin.
      Ty, Parti, t’paçim gjithmonë,
      me Enverin n’zemrën tonë!
      Pukë,1978

      Jemi gati kurdoherë
      O Enver, ill i karvanit,
      shpëtimtari i vatanit;
      o Enver, ill i pashuar
      në gjith’ botën i dëgjuar!
      Lumturi neve na solle,
      ka armiqtë na shpëtove,
      planet ua shkatërrove,
      nëpër plehëra i hodhe.
      Rrofsh, Enver, me gjith’ Partinë,
      Lumturi për Shqipërinë!
      Me Partinë dhe Enverë
      jemi gati kurdoherë
      Shqipërin’ ta zbukurojmë,
      socializmin të ndërtojmë.
      O Enver, ill i vërtetë,
      të na rrosh njëmilë vjet!
      Vlorë,1982 Grup çam

      Karafila nga Kosova
      Si nji fllad i freskët vere,
      si nji gurr’ që s’di të shterrë,
      uragan timpani i lodrës,
      çudit skenat e Evropës.
      Janë kangt e vallet tona,
      t’reja e t’lashta sa vet’ bota.
      Lule njom’ me pika vese,
      dhurojn’ miqt’ me buzëqeshje;
      përshëndesin me fjalt tona:
      «Tungjatjeta, Enver Hoxha!»
      Në mes miqve nji vlla,
      mbushun syt’ me lot gëzimi,
      n’gjuh’ të nanës ai tha
      do fjal’ t’thjeshta, fjalë urimi:
      “Qysh nga malet, pyjet tona,
      ku këndojn’ mijra bylbyla,
      ju kam sjell’ sot nga Kosova,
      këtë tuf’ me karafila.
      Të m’ia çoni këto lule
      Bacë Enverit në Shqipni;
      për ditlindjen ta uroni,
      iu baftë dita njimijë!”
      Fushë-Arrëz-Pukë, 1983

      Ty parti ta lumsha synin
      Moj parti, ta lumsha synin,
      s’duron kend me t’prek’ kufinin!
      Kush mendon me t‘prek’ ndër tela,
      prek shqiponjën me dy krena.
      Forca jote asht unitet,
      Parti popull e pushtet;
      Kush kujton se na kap zapin,
      pa hanxhinë e ban hesapin.
      Kufit’ tan’ jan’ gur mermerit,
      Piramidë e roje nderit,
      i ruen forca e Enverit;
      i ruen puna vetmohuese,
      që asht vesh’ Shqipnia nuse.
      Moj Parti, moj rreze dielli,
      je si lule drandafilli,
      të gith’ bota kërkojnë erë;
      lum Shqipnia që t’leu n’derë!
      Rrajt’ e tua e kan’ marr’ tokën,
      kan’ qit’ lule në tan’ botën.
      Dhe kto lule plot aromë
      do të bashkohen, sa do vonë.
      Anemban’ na vjen jehona,
      rrofsh, Parti, sa malet tona!
      Lezhë, 1968

      Enver Hoxha t’kndojm’ Lavdi
      Enver Hoxha, t’kndojm’ lavdi,
      Që nga Jugu në Veri;
      për ty kndon fushë e malsi,
      burrë e grue, plak e i ri.
      Tan’ Shqipnia zien prej gzimi,
      festojm’ ditën e nji trimi;
      trim marksist, si e njeh gjith’ bota,
      msuesi ynë, Enver Hoxha.
      E fuqishme asht Shqipnia,
      n’krye të saj qëndron Partia.
      Enver Hoxha në Tiranë,
      n’Kongres t’Frontit, ai ka thanë:
      Shqiptart han’ barut me dhamë!
      Tan’ kem’ dal’ prej çarkut t’pushkës
      e kurkuj nuk ia dim’ tutën.
      Dy milion jem’ si e ham’ bukën,
      për dyqind e kapim pushkën.
      Tropojë, 1968

      Zemrat tona na i çon peshë
      Madhështor qëndron Shkëlzeni,
      mbush’ Valbona krenari,
      gzim ma t’madh s’kan’ pas’ kto male,
      Enver Hoxha n’Dragobi.
      Gzimet tona nuk përshkruhen,
      n’zemër ruejm’ nji t’madh kujtim,
      tek na erdhi ma i shtrenjti,
      Enver Hoxha trim mbi trim.
      Enver Hoxha zgjat shikimin,
      thue se n’shpell’ po flet me trimin;
      thue me bacën ndrrojn’ kutitë,
      nji rig’ lot ia njomi sytë.
      Me kto tela t’çiftelisë
      Do t’i kndojm’ përjet’ Partisë.
      Kur Partia grushtin shtërngon,
      shkambi i bjeshkës zjarr lëshon;
      Enver Hoxha kur buzqesh,
      zemrat tona na i çon peshë.
      Tropojë, 1973

      Jetën lidhe me vatanin
      Gjirokastër heroinë,
      lum për djalin që ti rrite!
      Ke rrit’ trim, ke rrit’ dai,
      për kët trull, për kët Shqipni;
      Zemrat tona gzojn’ njiherit,
      në ditlindjen e Enverit,
      urojn’ t’bardhat nanat tona:
      T’njefshim t’mirën, o Enver Hoxha!
      Si ortek që zbret prej malit,
      derdhëm n’sofër t’festivalit
      fjal’ prej zemre, bardh’ si bora:
      Bir i popullit të lumt’ dora!
      N’lule t’ballit gjujm’ tradhtinë,
      qelibar e rujm Partinë.
      Gjumi kurrë nuk të zuni,
      vepra jote armiqt’ tundi;
      çove lart grushtin e zanin,
      jetën lidhe me vatanin.
      T’lindi kombi burr’ të rrallë,
      lum Partia që t’ka n’ballë!
      Pukë,1983

      Kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit
      Mijra zemra, si vargmal,
      ia shkrujn’ emrin Partis’ nanë;
      çdo gja plaket përmbi dhe,
      veç ti je gjithmonë e re.
      Ty të paçim, o Enver,
      prina, prina si përherë!
      Fjala jote – gur’ i bjeshkës,
      s’luajm’ prej vendi përjet’ t’jetës!
      Kem’ nji fjal’ që peshon tokën,
      e bajm’ kang’ për Enver Hoxhën.
      Me Partin’ kem’ bes’ prej guri,
      kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit!
      Bajram Curri, 1983

      Sup me sup jem lidh si malet
      Jam nji çik nga Dragobia,
      hije m’ka sot çiftelia;
      vetë e gdhenda me dru malit
      n’dern e shpellës t’bac’ Bajramit;
      vetë e thura kangën time,
      Enver Hoxhës me i sjellë urime:
      O vetim’ që shkrep mes reve,
      lavdi vendit ku ti leve;
      pa ty vendi digjej eshkë,
      trim mejdanesh, burrë i thjeshtë!
      Ti qëndron në ball’ t’çdo shqote,
      E skuq botën fjala jote.
      Pyet Evropa e pyet Ballkani:
      Kush po i prin këtij karvani?
      Nji Parti trimneshë e rrallë,
      Enver Hoxha gjithmon’ n’ ballë.
      Me të shekujve ngjeshim hapin,
      me rrufet’ forcat i matim.
      Dhe njiher’ qe besa jonë:
      na ke mbrapa njishkollonë.
      Vrulli yn’ nuk mund të ndalet,
      sup me sup jem’ lidh’ si malet.
      Për rrethimin n’katër anët,
      kemi zemrat bash si armët.
      Le ta dij’, pra, mir’ tradhtia,
      pushkën top e ka Shqipnia!
      Dragobi, Tropojë 1973

      Urim zemre
      Në ditlindjen tande,
      nji kang’ do këndoj,
      kanga-urim zemre,
      anekand t’jehojë.
      Ti, udhëheqësi ynë,
      diell i lirisë,
      jet’ të gjat’ t’uron
      Peza e Partisë.
      Kndoi sot, o Pezë,
      Enverit petrit,
      se me te në krye
      emri nalt na u ngrit!
      Pezë-Tiranë, 1974

      Mir’ se erdhe Enver djali
      Atë dit’ që erdh haberi:
      Dilni, se po vjen Enveri!
      Çelen portat, ndritën lagjet,
      feksen sheshet dhe sokaqet.
      Mir’ se erdhe Enver djali
      se neve na mori malli.
      Anetë të mira shumë
      Në çdo hap, në rreth e vunë.
      Gazi yt me shatë nure,
      mbi çdo gur lëshoi lule.
      “Këtë radh’ do flas pa kartë,
      thot’ udhëheqësi i Partisë”,
      t’i zë të gjitha me radhë
      kujtimet e vegjëlisë.”
      Te furra e Haso Imerit
      ia kthen këngës vetë Enveri;
      këngës seç ia merr Partia,
      iso mban gjith’ Shqipëria.
      Mir’ se erdhe Enver djali,
      se neve na gëzoi xhani!
      Gjirokastër, 1978

      Partis’ besën ia kam dhanë
      Jam një vajzë kosovare,
      le e rrit’ në tok’ shqiptare,
      në kët’ votër, djep i nderit,
      n’koh’ t’Partisë e t’bacë Enverit.
      Babë e nan’ më kan’ mësue
      ça kan’ vuejt’, mos me harrue,
      m’u ba trime porsi Shota,
      bash si Bulja e Mrik Lokja.
      Paj, për prind e për Shqipni,
      e fal jetën, bahem fli;
      Partis’ besën ia kam dhanë,
      se m’ka bij’ dhe e kam nanë.
      Si gjith’ shoqet, plot gëzime
      asht e mbushun jeta ime.
      Dorën grusht, paj, si përherë,
      na buzqesh baca Enver;
      prej mallngjimit, s’mahem dot,
      pa kuptue, na shkon ndoj lot.
      Paj, përball’ kur m’asht afrue
      e m’shtrin dorn me m’përqafue,
      peshë u çova, n’grykë e mora,
      bash si babë e përqafova.
      Durrës, 1980

      Lum nanlokja që t’përkundi
      Palorto, o djep prej guri,
      o kala, o djep flamuri;
      t’bukrat ngjyra t’hedh ylberi,
      sot ditlindjen ka Enveri!
      Gurt e kshtjellës kur kan’ ndie,
      zanin e ambël t’nji fmie,
      “U rrit me hajr, gjithkush ia bani,
      për Shqipnin’ me zemër luani!”
      Lum nanlokja që t’përkundi,
      tuk e tuk në djep prej druni!
      Lum gjith’ nanat e Shqipnisë
      për kët’ bir që i prin Partisë!
      Lum e lum Partia e Punës,
      Enver Hoxha n’ball t’tribunës!
      Urojn’ malet e Atdheut:
      T’u rrit ndera, burr’ i dheut!
      Ti i ndez zemrat shqiptare
      në beteja fitimtare.
      Synin pushk’, dorn ke prodhimi;
      Tungjatjeta, Enver trimi!
      Në çdo dallg’ si sot e mot,
      me ty n’ball’, topi s’na lot!
      Blinisht-Lezhë, 1978

      Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
      Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
      si qet qielli bubullima.
      Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
      pushkë e madhe, besë e madhe,
      nji kreshnik, nji lis me rrema,
      Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
      Kërcet pushka në Tiranë,
      djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
      djemtë e Shqipes s’janë jetima,
      vend për vend vetojn’ vetima.
      N’ball’ vetimash kush po prin?
      Enver Hoxha me Partinë,
      pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
      pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
      Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
      s’guxoi kush me e prekë Enverin.
      Sa jan’ malet rreth e rrotull,
      garda e tij asht mbar’ nji popull.
      Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
      kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
      kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
      Enver Hoxha mal me mend.
      Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
      te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
      Duhet kanga nji mij’ rreshta,
      tan’ ortiqet që ka bjeshka,
      duhet t’vij’ deti me valë,
      duhet malet t’ishin fjalë,
      prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
      Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
      Bajzë-Shkodër 1988

      Enver Hoxha të qofshim falë

      Enver Hoxha të qofshim falë
      çdo furtune i bane ballë.
      E godite rreptë tradhtinë
      si vigan e mbrojte Partinë
      shembull bote bane Shqipninë.
      Kur prej lajkave s’u gënjeve
      t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
      Shumë komplote të kanë kurdisë
      renegatë edhe titistë.
      Deshën t’na fusin në qorrsokak
      e t’na bajnë republikë t’shtatë.
      Krejt gabim jau mori mendja
      për me marrë kalanë nga mrena.
      Koci Xoxe me klyshët e tij
      shpresa e Titos ke n’Shqipni.
      Kur ata i muloi plehu
      në skenë doli Mehmet Shehu.
      Karta e fundit shteg nuk gjeti
      vet ia kthej revolen vetit.
      Ne jem’ kala e lashtë
      s’merrëm mrena as nga jashtë.
      Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
      çdo armiku do t’i bje kokës.

      Reply to this comment
  15. mira May 9, 08:40

    e besoj plotesisht kete shkrim ,por desha te bej nje pyetje,sepse jam ne dileme,A e ka lexuar,zLU,JO VETEM KETE ,POR SHUME SHKRIME TE NJEJTE,KU FLITET PER BEMAT E SALIUT,APO AQ I BEN BOLL TE FINALIZOJE NJE FARSE NE DREJTESI,SE POPULLIN TONE KUR NUK E DUAN BIJTE E VET E SI MUND TA DUAN TE HUAJET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*