Procesverbali sekret: Si u ekzekutuan Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi

February 12, 2016 00:33

Procesverbali sekret: Si u ekzekutuan Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi

EKSKLUZIVE DITA – Këto dokumenta të rrallë arkivorë që mbajnë siglat “sekret” dhe “ekzemplar i vetëm” rrëfejnë fundin e Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit.

Dokumentat janë publikuar për herë të parë nga DITA.

Abdyl Këllezi u lind në Tiranë në vitin 1919. Ka qenë anëtar i byrosë politike të PPSH, ish-ministër i ekonomisë dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975.

U ekzekutua me pushkatim.

Koço Theodhosi ka lindur në vitin 1913, në Korçë. Ka qenë anëtar i byrosë politike të PPSH dhe ministër i industrisë e minierave.

U akuzua si sabotator në 1975 dhe u pushkatua bashkë me zv.kryeministrin Këllezi (në foto gjatë një vizite në Itali). / Dita /

 

Vendimi dhe procesverbali i ekzekutimit

Vendimi dhe procesverbali i ekzekutimit

Mosfalja nga Presidiumi

Mosfalja nga Presidiumi

 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË / PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR
Tiranë, më 31.11.1977 / Nr. 512/1

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
– Drejtorisë së Hetuesisë –

PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

Për njoftim: GJYKATËS SË LARTË

TIRANË – Presidiumi i Kuvendit Popullor, në mbledhjen e datës 31.5.1977 refuzoi t’u fali jetën:

1. Abdyl Mehmet Këllezi, dtl. 1920, nga Tirana, dënuar me vendimin nr. 4 dt. 17.5.1977 të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) për krimet e parashikuara nga nenet 72 e 73 në kombinim me nenin 76 të Kodit Penal.
2. Koço Llambi Theodhosi, dtl. 1913, banues në Tiranë, dënuar me vendimin nr. 4 dt. 17.5.1977 të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) për krimet e parashikuara nga nenet 72 e 73 në kombinim me nenin 76 të Kodit Penal.
3. Xhavit Ymer Sallaku, dtl. 1929, lindur në Tiranë dhe banues në Fier, dënuar me vendimin nr. 67 datë 25.3.1977 të Gjykatës së Rrethit Fier me vdekje (pushkatim), për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, sabotim ekonomik dhe agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor.
4. Shaban Muslim Lilka, dtl. 1907, lindur dhe banues në fshatin Miras të rrethit Korçë, dënuar me vendimin nr. 65 datë 10.4.1977 të Gjykatës së Rrethit Korçë me vdekje (pushkatim) se në bashkëpunim ka vrarë për shkaqe të dobëta Zaim Lilkën dhe ka tentuar të vrasë Pema Lilkën, si dhe ka kundërshtuar me dhunë përfaqësuesin e pushtetit.
5. Osman Ymer Zalla, dtl. 1938, lindur dhe banues në fshatin Bruz-Zallë të rrethit Krujë, dënuar me vendimin nr. 26 datë 13.4.1977 të Gjykatës së Rrethit Krujë me vdekje (pushkatim) se në bashkëpunim ka vrarë për motive të dobëta Hajdar Shehun; për përvetësim të pasurisë socialiste në bashkëpunim e në përpjesëtime të mëdha; për përvetësim të pasurisë së qytetarëve, për për përvetësim të pasurisë së gjetur; për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzimin e një krimi të rëndë.

Vendimet për personat e mësipërm të ekzekutohen me pushkatim.

SEKRETARI I PRESIDIUMIT
TELO MEZINI

 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar i vetëm
Nr. 367/1 Prot Tiranë, më 31.5.1977

LËNDA: Mbi ekzekutimin me vdekje (pushkatim) të dy të dënuarve.

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
DREJTORISË SË HETUESISË

Për njoftim: PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM TË RPSSH

TIRANË – Në bazë të vendimit nr. 4 datë 17.5.1977 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të RPSSH, janë dënuar me vdekje(pushkatim), personat e poshtëshënuar:

1. Abdyl Këllezi 2. Koço Theodhosi.

Meqënëse Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr. 512/1 datë 31.5.1977, njofton refuzimin e kërkesës për faljen e jetës së tyre;

URDHËROJ:

Që të dënuarit Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi të ekzekutohen me vdekje (pushkatim) në vendin e caktuar më datën 31.5.1977 ora 15:00.

Për ekzekutimin e tyre, ngarkoj grupin e caktuar të Drejtorisë së Hetuesisë.
Para se të ekzekutohen të njoftohen të dënuarit e sipërm se kërkesa për faljen e jetës së tyre, iu është refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Pas ekzekutimit, i ngarkuari me këtë punë, duhet të mbajë procesverbalin e ekzekutimit të vendimit që mban edhe fjalën e fundit të të ekzekutuarve.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
KADRI HAZBIU

 

Ekzemplar i vetëm

PROCESVERBAL

Në Tiranë, më 31.5.1977

Në bazë të urdhrit të Ministrit Punëve të Brendshme Nr. 367/1 datë 31.5.1977 ora 15:00, në vendin e caktuar, në prani të prokurorit Rrapi Mino dhe të mjekut Nevzat Vigani, nga unë Idriz Seiti i ngarkuar i Drejtorisë së Hetuesisë u ekzekutua vendimi me vdekje (pushkatim) për armiqtë Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi.
Para ekzekutimit, secili nga këta armiq u njoftua nga prokurori se Presidiumi i Kuvendit Popullor, refuzoi kërkesat e tyre për faljen e jetës. Pas kësaj ata thanë:

1. Abdyl Këllezi: Nuk kam gjë për të thënë.
2. Koço Theodhosi: S’kam gjë.

Në përfundim, u krye ekzekutimi i tyre nga unë Idriz Seiti dhe u kontrolluan nga mjeku Nevzat Vigani i cili konstatoi vdekjen e tyre.

I ngarkuari për ekzekutim: Idriz Seiti / Prokurori: Rrapi Mino / Mjeku: Nevzat Vigani

 

February 12, 2016 00:33
Komento

31 Komente

  1. ALBANO December 7, 18:39

    KJO ISHTE NJE PERIUDHE E TMERSHME PER TE GJIYHE //// TE SHKRETET ATA DHE FAMILJA E TYRE ???? CFARE VUAJTJE CFARE TORTURASH BENIN KOMUNISTET … ATA NUK KISHIN AS TE DREJTE TE MROHESHIN PA GJUKATESA PER TI MBROJTUR … NE CDO VEND TE BOTES EDHE KRIMINELAT KANE TE DREJTE TE MBROHEN ..KANE AVOKATE NDERSA NE SHQIPERI ME DISA NJEREZ PA LIGJE TE VRISNIN KOT NDOSHTA EDHE PA FAJ PER NJE FJALE GOJE ….. DHE DISA COBANE KANE NOSTALGIE KOMUNIZMIN LE TE SHKOJNE NE KORE //////KADRI AZBIU HARROI QE NJE DITE ENVERI DO TA VRISTE SIC I VRAU SHOKET E TJERE MBAS KRAHEVE ////PER KADRIUN AS ME VJEN KEQ SE E MBESHTETI DIKTATORIN PER KRIMET QE BERI ////

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... February 12, 02:20

      Shteti eshte shtet! Kur vjen puna tek denimi shteti te merr edhe jeten ne baze te ligjit. E dhimbshme dhe e hidhur por realitet qe ka ecur ne kah te ligjit.
      Atehere iknin per lesh gjith ata qe gjendeshin ne ferkim me shtetin dhe ajo pune mbyllej.
      Tani ikin per lesh te gjithe ata qe kane ferkime me komshinjte per vijen e ujit dhe gjithe fisi pas tyre nepermjet hakmarrjes.

      Po te hapesh syte dhe te shikosh nuk mundcte te shpetoje fakti se sot cdokush ne shqiperi e ka nje fytyre te njohur qe eshte vrare ne nga dora e njeriut ne vitet e demokracise.

      Ne krahasim, ai shtet i atehereshem me gjithe te keqet dhe veshtiresite qe kishte ishte shum me modern nga ky I sotmi qe po e shperbene kombin me ane te korrupsionit total, krimit te pa ndeshkuar dhe hakmarrjes se legjitimuar ne heshtje.

      Ai shtet te vriste po te ishe kunder ideve mbi te cilat ishte bazuar por ama edhe po te vrisje djalin e komshiut per nje llaf goje ne mos te vriste te denonte 25 vjet dhe jo te te linte te silleshe verdall si garip deri sa te ta q…nte temen komshija vet.
      Shkurt ai shtet nuk mund te wuhet I perkryer por ne driten e ketij te sotmit ai ishte me I adhurueshem pasi mbi ate shtet shqiperia arriti te qendroj ne jet si komb dhe nuk e pa kombin te shperbehej si po e sheh sot.

      Reply to this comment
    • Jo more! February 12, 17:45

      Te gjitha keto qe botohen jane PALLAVRA koti!
      Ne se doni te engledisni njerezit dhe te shtoni klikimet ne internet eshte tjeter pune!
      Ne se doni te nxirrni te verteten,botoni te plote VENDIMIN E GJYKATES SE LARTE me arsyetimet per krimet e tyre dhe ligjet perkatese!
      Sqarimet per kety vendime mund t’i bejne vetem JURISTET e jo DALLKAUKET qe u ka blere motra kurve neper Europe ndonje lap top dhe zhgarravitin lloj lloj mbrockullash!
      Se fundi:
      -Po qe se doni te gjeni drejtesine se si eshte zbatuar ne Shqiperi,fillojeni persembari nga koha e NEANDERTALIT,skllavopronarise,bujkroberise,mesjetes,Zogollit dhe po jetuat dot, merruni edhe me Enver Hoxhen!
      Po per krimet e ketyre 25 vjeteve, qe po bejne kerdine ne popull,KUR DO SHKRUANI JU????
      E po ja ketu qendron YCKLA!
      Ju merreni me historite e mbylluara qe te krijoni TYMNAJEN ne popull per te mos u marre me KRIMET E sotme!!
      Si nuk degjuam qofte edhe nje here te vetme,keta kelyshet demoktare FASHISTE,qe shajne para e mbrapa Enver Hoxhen,qe meqenese hiqen si demokrate,PSE NUK BEJNE ASNJE AKUZE PER KRIMET E SALI BERISHES,LUL BASHES,FATMIR MEDIUT etj????
      Apo keto jane krime demokratike!!!

      Reply to this comment
  2. desara December 7, 19:51

    Edhe keta pjes e sistemit kan qen ,te gjith njesoj rrezikonin.Keta guxuan dhe u perballen me pasojat.

    Reply to this comment
  3. Arber December 7, 19:59

    [email protected] Po mir e ke ti Albano ‘ as kriminelet nuk denoen si ne komunizm ‘ se tani krimineli ta mer motren e ta shpie neper berdellot e botes kjo ty me duket se nuk te ben pershtypje. tani ne koh krimineli ben si ti doj bydha e qefi i tij dhe as ndigjet dhe as denojet.

    Reply to this comment
  4. arber hoxha December 7, 20:23

    Po mo Albano .e kriminelet mbrojen ne kete koh.ne ate koh denoshin dhe egzekutoshin.po si do ti qe krimineli te remben motren e ta shpie neper berdellot e botes e si hyn gje ne kemb.tani krimineli ka pushtetin ne dor.tani krimineli hedh ne er nje fshat te ter ne er e vret e 28 jet njerzish.krimineli vret ne mes te dites ne mes bulevardit 4 jet njerzish e nuke gjen ase nje gje.ke te do ti Albano apo te pelqen te marin motren e te ta bejn butan.tani krimineli ben si ti doj bydha e .prandaj un un mendoj se ti ndonje coban malesh.

    Reply to this comment
  5. DREAM December 8, 00:00

    Moderatori ,po me komentet e mia cfare ke ti bir ariu….ops njeriu ???

    Po pse i boton idiotizmat e ktyre kopileve te butanave dhe mua me fshin ???
    Pse nuk fshin ate ,dhe une nuk harxhoj kohen me ate idiotin me siper ???

    Une nuk thashe asgje qe ai se ka thene …ti pse me ke kaq inat ????

    Reply to this comment
  6. fat man December 8, 01:45

    Kete fat duhet te kete Saliu dhe banda e tij kriminale, jo me nje koqe plumb ne koke ose me varje se nuk vuan, por me nje hu te mprehte t’i futet ne bythe e ta mbajne te ngritur lart deri sa ti dale ne goje, qe e ka me te qelbur se bythen.

    Reply to this comment
  7. malua December 8, 01:55

    Kam punuar ne nje ekonomi ,ku ishin te internuar FAMILJA KELLEZI me 3 djemte ,nenen e tyre dhe nusen e njerit djale ,LEONIT .
    Ruaj respekt per te gjithe se ishin model si ne SJELLJE ,MORAL ,dhe pune qe benin nga 2 norma aq sa gjeten belane edhe DEGA e PLANIT dhe normistet .
    Egzekutimet e filluara qe ne lufte ,por sidomos ato te GRUPIT te Ushtarakeve ,Ekonomise ,te Hysni Kapos ,Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut KOHA qe kaloi na tregoi se jane inicuar nga Sherbimet SERBE -RUSE dhe me ndihmen e NEXHMIJES ,RAMIZIT dhe EGZEKUTUESIT ,ENVER HOXHA ,pikerisht per tia kaluar pushtetin VERIOREVE ,RAMIZIT i cili e delegoi kete pushtet deri ne 2013 tek SERBI -SALI BISHA ,natyrisht edhe me ndihmene e C.I.A.-s Amerikane .

    Reply to this comment
  8. Shaban Polluzha December 8, 08:26

    Ja qe edhe presidiumi i kuvendit popullor paska denuar politikisht ekonomatet e qeverise komuniste`pse nuk vinin vaporret plot nga Kina!`Fajin e ka presidenti i Amerikes Nixon,qe vizitoi Kinen komuniste te Mao-tse-tungut,pa i marre leje Enver Hoxhes.E hengren keta dy fakire dhe populli heroik shqiptar me triska dhe tullona.Me triska e me tollona,por kendoi kengen:4 shkaqe me 7 pika /Ne kuzhine tek Amerika/Nuk jane shkaqe por sebepe/kallamin e mbajcin per vete.

    Reply to this comment
  9. Bocari December 8, 08:53

    @ arber hoxha

    Ti Arbee ke shume te drejte per ato qe shkruan per kriminelet, por rasti i ketyre te dyve nuk ka te beje dhe nuk ka te krahasuar me kete lloj krimi. Nqs. ke lexuar botimet e tjera te hetimit te ketyre kapaciteteve te ekonomise do te shikosh se keta “kriminela” nuk kane kryer asnje krim, perkundrazi nqs. keta do kishin punuar ne nje sistem normal do kishin patur mundesi qe zhvillimi i Shqiperise te kryej normal dhe sot Shqiperia nuk do ishte ky shtet qe shet vajzat e saja por ajo qe duhet te ishte, ne majat e zhvillimit.

    Reply to this comment
  10. jani December 8, 15:43

    Benin pjese ne eliten e mendimit ekonomik e drejtimit rigoroz te ekonomise socialiste,po Enveri mund te bente cdo lloj krimi e nuk I dridhej dora nga keto monstruozitete se edhe pas 35 vjetesh nga ngjarja, te renqethin kur kujton me cfare gjakftohtesie I eleminoi duke I pushkatuar.O zot mos meshiro keta gjakprishur te llojit enverian,po ndeshko cdo pasardhes te tij ne gjini e mendim.

    Reply to this comment
  11. Veli Stafa December 8, 18:46

    Familjen Kellezi e kemi patur miqesi qysh nga gjyshi kol.Hasan Stafa dhe kur kemi ardhur ne Tirane me 1936,kemi banuar me qira tek kjo familje.Abdyl Kellezi ishte shok i ngushte me xhajen tim Qemal Stafa ashtu si edhe kusheriri i tij Shyqri Kellezi.Ata kane qene patriote te ndershem, luftetare trima per clirimin e vendit nga pushtuesit italiane por qe fatkeqesisht ia shperblyem ashtu sic e kemi zakon sepse jemi popull mosmirnjohtes kalojme lumin dhjesim kalin.

    Reply to this comment
    • Marin December 9, 07:57

      Respekt Z. Stafa. jane plotesisht te verteta opinionet qe shprehni ju. Por , per mendimin tim, A. Kellezi dhe K. Theodhosi kane bere tre faje shume te renda:
      1. U pelqente te hanin buke ne nje tryeze me Diktatorin Enver Hoxha (e njihnin shume mire se kush ishte).
      2. Nese nuk ishin dakord me planin e gabuar ekonomik te Diktatorit Hoxha, pse nuk dhane doreheqjen me ndershmeri, por vazhduan te hanin supen dhe te permbysnin kupen?!
      3. Nese ishin te pafajshem, pse u zberthyen e u bene mut ne hetuesi? Mishin copa-copa le t’ua benin, te vdekur se te vdekur ishin.

      Reply to this comment
  12. christian December 8, 22:24

    Po edhe saliu vrau plot njerez pa gjyq dhe spo i bojn gjo.

    Reply to this comment
  13. buci December 11, 14:49

    He mo plera nuk u kenaqet ? Kujdes ju te dites mos beni autogol. Gjithe jeten do tju ndjeki nga pase kompleksi i fajit.Njerez te lire dhe me ide te qarta te shkeputur nga propoganda 40 vjecare e kinostudios e kane te qarte xhelatin dhe viktimen.

    Reply to this comment
  14. ijs December 12, 15:09

    Cte thote njeriu me pak tru kur lexon komentet e disa ketu! Keta njerez nuk kane as formimin me elementar te ndertimit dhe funksionimit te shtetit prandaj habiten kafshet kur degjojne qe dikur kur kishte shtet po te thyeje ligjet e shtetit te ikte koka sic te iken ne amerike sot nese ti ben tradheti kombetare. Nuk e kane idene kafshet akoma qe ata u denuan sipas ligjeve te kohes dhe kishin thyer ligjet e shtetit shqiptar te vetmit shtet qe ky popull ka ndertuar ndonjehere ne historine e tij. Gallata eshte se ne kohen e mosekzistences se shtetit keta idjoter sot bejne sehir kur ju vidhet pasuria kombetare, sic ju vidhet prona private, kur ju grabiten taksat dhe cdo e drejte njerzore qe ne kohen e xhaxhit e kishin te garantuar me ligj jo vetem ne leter por dhe ne realitet dhe sot shprehin keqardhje per kriminelat te cdo lloji deri ne ata politikane qe i paguajne keta majmuner me lekun e tyre per buken e gojes per te vazhduar krimet dhe gabitjet e radhes. Race e peshtire!!!

    Reply to this comment
    • DREAM December 12, 17:16

      Ijs ,cdo popull e ka ndonje pis …ne i kemi me shumice …na kane ngele ende ca idiot si ty …prandaj nuk ndryshon ky vend .
      Koha ,koha do i rregulloj te gjitha !

      Reply to this comment
  15. ijs December 12, 21:13

    Pis eshte ai qe ngjan nje kafshe pa asnje lloj vetdije qe sot ne albanistanin e sotem jane shtuar aq shume duke u bere raca me dominante sa njeriu harron se ku e ka pase dikur origjinen e tij. Keshtu plehu sales koha nuk rregullon kurre asgje se nuk je ti ndonje qenie qe ke konceptin e kohes!

    Reply to this comment
  16. miri December 14, 00:24

    @ veli stafa ti je ai msusi i shkolles qemal stafa ne kohen e merhumit, dhe hallat e tuja beqare kan pas bo ligjin ne ate kohe…….sa per dyl kllezin merhumi e vuni ne krye te pilafit……….shteti ka rreglla e qitap kushtetute po e shkele………ai burri te bote synet me hanxhar. pranaj mos llapni mas pilafit ,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
    • info analitike February 12, 10:41

      miro ti i paske me t’ngjume kafesh kto muhabete mer lal. Mesuesi qe permend ti quhet Hasan Stafa te tjerat kot te lodhem t’i shpjegoj se ti e paske mendjen tek pilafi.

      Reply to this comment
  17. AP December 15, 12:51

    Po te mos kishte bere keto vrasje Enveri, Saliu dhe rrugacet e tij nuk do kishin marre kurre frenat e shtetit!

    Reply to this comment
  18. flakatar bushi December 16, 13:37

    Po i biri i Rrapi Minos ka qe nga viti 2000 qe punon neper poste drejtuese ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave dhe bijte e te denuarve vuajne per buken e goje. ky eshte shteti qe nderton polotika antikomuniste.

    Reply to this comment
  19. Muxha Hidini February 12, 05:18

    Habia me gazeten Dita po vazhdon pas CUDISE me andrea stefanin qe dukej sikur ishte paguar nga bandat e komitetit te maleve.

    Duket qe impakti qe ka lene intervista e Nexhi Hoxhes ishte i jshtzakonshem dhe priten dhe sulmet me enverofage si Kadarrena,Fatos Ulkonja,Spartak Ngjala e company

    Duke shprehur keqardhje per Kellezin & Theodhosin qe me shume e hengren nga vartesit e tyre per malet me letra me spiunlleqe te Xhaxhi (si spiunojne te ambasada amerikane sot Ben blushat) do ti sugjeroja gazetes Dite qe te mos shese mend me keto zbulime por te jape emrat kush ishin spiunet dhe deshmitaret por dhe nje sere krimesh qe pranuan vete keto te mjere.

    Perseri do ti sugjeroje Dites te mos merret me keto sensacjone qe dihen por me krimet makabre te sotme:

    Ku jane eshtrat e Remzi Hoxhes
    Kush e vrau Santon
    Kush i theu turirin k/ perversit Edi Rama
    Kush e DOGJI TE GJALLE DREJTORIN E SHIKUT
    Kush e vrau k/komunarin e Kuksit
    Kush e vrau deputetin Xhindi
    Kush e vrau gjyqtarin Konomi
    Pse jane vrare mbi 30 komisare policie
    PSE JANE VRARE MBI 500 POLICE
    Pse nuk jane zbardhur mbi 100 vrasje mafjoze
    Pse jane larguar 1.5 miljon shqiptare pas 1992
    Pse jane larguar rreth 100 mije vitin e fundit
    Pse jane 70 mije shqiptare ne burgjet e europes
    Pse prostituojne mijra femra shqiptare ne semaforet e europes.

    ………………….

    Dhe e fundit;

    Jane dakort Thano-BEDRISLAMI-viktormalaj per dergimin me “force” nga John Kerry te 1000 iranianeve extremisht ekstremista ?…dhe qendrimi kapitullues i Edi Rames si Monstra Berishe qe pranoi vullnetarisht 250 ndyresirat e para ??

    Reply to this comment
  20. beni February 12, 08:47

    Enver hoxha ish nje doktor,ekonomist, i afte per te gjitha vetem per te shoqen nexhin nuk ish i afte,se ajo komandonte enverin qe te ter aftesite e nje gruaje dinake qe kish mesur ne orjentalizem se si shfrytezohen aftesite e tjetrit ne dobi te matrializmit ?
    Ka burra si pun e enverit qe nuk i kan kuptuar grate dhe me nje te shkundur genjehen dhe perseri besojne se kjo esht ajo qe me do mua,por jan femijet qe e bejn burrin te qendroj me te dhe kjo u vertetua qe enverit ja kishte qefi me te tjerat pavarsisht se nuk dilte hapur pervecse rasteve spontane,si psh,mamin e bashes ne bibloteke!
    Enveri u be ikeq se nuk kish pas dashnore perpara nexhit,dhe esht keq kur fillon mbas martese te ndjesh kenaqsin e te tjerave dhe gruan ta trajtosh si sherbetore?
    Ruju nga kta qe behen te pa udhe dhe me pas i din ata qe te gjitha kur marin fuqin e pushtetit te mbysin behen aktore te te gjithave,nuk i del kerkush qe ti mbush mendjen se ti je nje i mete dhe diktator dhe duhesh qeruar si pun e patates!

    Reply to this comment
  21. Partizan Cene February 12, 09:03

    Prandaj ai regjim ishte gjakatar , pasi gabime pune , qe ne fund te fundit kushdo mund ti beje , conin njerezit ne ..pushkatim .! Kjo eshte e tmerrshme !
    Shume mire mund ti denonin me burgim , dhe te shlyenin ” demin ” qe i kishin bere shtetit !

    Reply to this comment
  22. E po kjo pune! February 12, 09:44

    mentaliteti i luftes se ftohte, kudo te qeronin po tu dilje kunder. Detajet e shkresat jane dramatike per kesi rastesh, edhe sot kur denohen qofte dhe vrases serial por drejtesia njerezore i ka keto ndaj dhe me te drejte ne BE eshte hequr denimi me vdekje. Me mire rrase tjetrin brenda ne burg perjete, mos i jep playstation e aktivitete por ta ndjeje pasojen e veprimit dhe vere te punoje si skllav ne fronte te veshtira. Keta nuk jane njerez dhe brenda ne biruce, te drejtat e njeriut nuk pijne me uje. Ekzekutimet jane horror, pavaressiht sistemit, kohes, motiveve etj etj dhe duhen lene pas si forme e drejtesise. Po cfare ti besh kur te vret tjetri per gardhin qofte ky ne katund apo tek bulevardi!!!

    Reply to this comment
  23. maks February 12, 11:43

    tani qe e nxoret kete materjal sekret na tregoni ku esht shkel ligji ketu edhe sot ne amerik kush vret dhe kush saboton denohet me vdekje esht mire te botohen te gjitha dekumentat per te denuarit politik dhe per te denuar per krime te tjera ku ligji i asaj kohe te denonte pa ber dallim se kush ishe dhe nga vjen

    Reply to this comment
  24. MH February 12, 12:22

    Po cfare rendesie ka koha e ikur.Ne kemi te tjere abdyla e koco.Te cilet ne keto 25 vjet vetem krime e vjedhje kane pervehtesue me siglen dy gishtrore Liri – Demokraci.Popullit jeten zi e ma zi ja kane injektue ne zemer ne shpirt me stomak bosh.Kanalet e ujrave te zea kan ngelur ne te thate.Kjo njesi matse arborniane,e te ndjerit P.Arbenori qe e matet rritjen e mirqenies me rritjen e mbeturinave.

    Reply to this comment
  25. Bayoneta February 12, 13:56

    O injoranta,kushtetuta e republikes e kishte ne ligj denimin me vdekje,ishte “diktature e proletariatit”keta e dinin pse luanin me ligjin.Te pakten ketu shkruhen sipas ligjit u egzekutua ligji i egzekutivit,me emra dhe dite e date.A ka ndonje procesverbal per egzekuimet me 21 janar??

    Reply to this comment
  26. Para Laci February 12, 14:17

    Denimi me vdekje duhet sidomos ne shqiperi perderisa e ka dhe nena Amerike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*