Beteja e shqipes së njësuar është fituar!

Gjovalin Shkurtaj December 19, 2015 11:58

Beteja e shqipes së njësuar është fituar!

“Urgjenca gjuhësore” – titullohet libri i ri i profesor Gjovalin Shkurtajt, për të cilin do flasim me autorin në këtë intervistë që botohet në dy numra në Dita.

“Ka ardhur koha (dhe janë të gjitha mundësitë) të tregojmë më shumë kujdes për gjuhën shqipe si tipar themelor i njësisë dhe i njësimit  kulturor e kombëtar, për gjuhën zyrtare të shtetit e të shkollës, natyrisht edhe të të gjitha institucioneve që varen ose lejohen nga shteti. Kudo e kurdoherë, ka qenë dhe mbetet me vlerë kërkesa e rreptë e shtetit për zbatimin gjuhës zyrtare” – mendon prof.Shkurtaj

 

 – Profesor Shkurtaj, çfarë ju shtyu të ndërmerrnit hartimin e një libri të tillë, të pangjashëm në botimtarinë e sotme?

– Së pari, ju falënderoj që e keni marrë librin tim dhe që, ashtu si shumë dashamirë të tjerë të shqipes, keni dëshirën e mirë ta bëni të njohur këtë përpjekje timen, që shprehet edhe me titullin disi kushtrimues: “Urgjenca gjuhësore”, që është, ashtu si e cilësoni edhe ju, “i pangjashëm në botimtarinë e sotme”. Titulli është disi kryengritës, por thelbi është i shtruar dhe i njëjtë me atë që kërkonte prof. Aleksandër Xhuvani me librin e tij “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956).AQ2MqH30xUx9uW3uc_dg1cU1PtmXqAwiykNeE8yI-IY

Lexojmë e dëgjojmë çka thonë shtetarët, çka shkruajnë gazetarët, çka botojnë studiuesit dhe njerëzit me grada e tituj shkencorë shumë të lartë. Gati të gjithë jemi pushtuar nga dëshira për të qenë modernë. Kjo nuk është e pamirë, por e pamirë është, madje sa nuk ka ku të vejë më e tillë, dëshira e disave për ta shfaqur “modernitetin” me fjalë të huaja. Të tmerron trumbeta e drafteve, bordeve, implementimeve, fizibiliteteve, bi- e multilateraleve, kurrikulumeve, konsensuseve, gjenerimeve dhe e kushedi sa anglo-italianizmave të panevojshme! Po përdoren shumë fjalë të huaja, po edhe mënyra të huaja të thëni, të panevojshme po se po, por shpesh edhe të pahijshme e të pamoralshme, siç janë, ndër të tjera, fjalët e thjeshtligjërimit (të ashtuquajturat “fjalë të pista”) në emisionet e mjaft shfaqjeve të humorit dhe në emisione televizive, që meritojnë të quhen “pornoligjërime”. Po të ishte gjallë i ndjeri Atë Anton Harapi do të thoshte me të drejtë “na hypi hordheku”.

Dhe kjo situatë, që nuk është vetëm e gjuhës shqipe, por edhe e krejt kulturës së sotme shqiptare “në tranzicion”, natyrisht, na trishton dhe na bën të  trembemi se e ardhshmja e shqipes, e gjuhës sonë të bukur, nuk do të jetë e mirë, në qoftë se nuk punojmë me gjithë shpirt, me përkushtimin dhe devotshmërinë më të madhe, për ta mbrojtur e lartësuar atë.

– Gjithsesi, nuk mund të mohojmë faktin se jetojmë në një shoqëri të hapur dhe me komunikime të shumanshme me botën, apo jo?

– Sot, në kushtet e takimit e marrëdhënieve të shqiptarëve me popujt e tjerë, fqinjë ose të largët, edhe gjuha shqipe nuk mund të mos jetë në “tushtin” e erës evropianizuese dhe botërorizuese, që fryn furishëm dhe po ndikon përditë e më dukshëm. Për t’i bërë ballë kësaj trysnie, për të mbetur edhe më tej shqiptarë në gjuhë e në zakone, na bie detyra të dimë edhe si të ruhemi, si të mbetemi edhe më tej të tillë: shqiptarë dhe ta shfaqim shqiptarinë në radhë të parë në mbajtjen gjallë të gjuhës sonë të bukur, e cila është në fakt vetë “palca” e kombit tonë.

Jam bindur se të gjithë shqiptarët e kanë ndier dhe e përjetojmë, jo pa shqetësim, rënien e kujdesit të shtetit e të institucioneve zyrtare e publike ndaj gjuhës shqipe dhe po e shohin plojën e prurjeve të pamira e të pafalshme të fjalëve të papërshtatshme, jo vetëm të huaja, kur janë edhe të panevojshme, por sidomos të një fryme të pakrehur, shpesh edhe dukshëm të pagdhendur e të pahijshme, që nuk po na ndahet as në të shkruar, as në të folur.

Nëpërmjet librit “Urgjenca gjuhësore”, ashtu si edhe më parë me librat “Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës”(2004) dhe “Si të shkruajmë shqip-Baza të shkrimit akademik” (2008 dhe ribotimet më 2012, 2013), synojmë që, brezi i ri i studiuesve dhe i lëvruesve të shqipes, në të gjitha fushat e dijes, të jetë i përgatitur dhe të lakmojë jo vetëm qartësinë, por edhe rreptësinë dhe saktësinë terminologjike, si tregues të vlerave shkencore të çdo studimi bashkëkohor.

Ka ardhur koha (dhe janë të gjitha mundësitë) të tregojmë më shumë kujdes për gjuhën shqipe si tipar themelor i njësisë dhe i njësimit  kulturor e kombëtar, për gjuhën zyrtare të shtetit e të shkollës, natyrisht edhe të të gjitha institucioneve që varen ose lejohen nga shteti. Të folurit dhe, sidomos, të shkruarit në gjuhën letrare kombëtare është shenjë e tregues kulture. Kudo e kurdoherë, ka qenë dhe mbetet me vlerë kërkesa e rreptë e shtetit për zbatimin gjuhës zyrtare. Dhe kjo, sikundër e dimë të gjithë, nuk është një punë që shtrohet për herë të parë sot, por qysh në hapat e parë të shtetit shqiptar. Po përmendim edhe një herë se, këtu e 102 vjet më parë, në mbështetje të vlerësimit për pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë të shtetit shqiptar nga qeveria e Ismail Qemalit jepet pohimi dorëmbarë i këtij shtetari e diplomati të urtë:

Pas dëshirës dhe n’emën të Zotënies  së tij, Kryetarit të qeverriës, botojmë këtë lajmim: Duhet të gjithë t’a dijnë mirë se, ç’ në ditën fatbardhë që kur Shqipëria dolli më vehte, gjuha shqipe u ba gjuha zyrtare e vendit.Tani, në ç’do degë t’administratës, n’a  lipsen nëpunës të cilët t’a njohin mirë, me shkrim e këndim, gjuhën amtare…Edhe nëpunësit që ndodhen në shërbim do të japin provim në gjuhën shqipe: ata që do të tregohen të zotët, do të konfirmohen në punën që kanë; ata që nuk do të dinë mirë gjuhën shqipe, do të munt të kërkojnë kohë që t’a mësojnë në qoftë se  kanë dëshirë të mbeten në shërbim.”

Pikërisht atë ide dorëmbarë e frymëgjatë  të Ismail Qemalit kam pasur parasysh në reagimet e mia të kohëve të fundit të shprehura edhe në artikullin tim ”Shqetësime dhe propozime për kulturën e gjuhës së shtetit” si dhe në librin më të ri “Urgjenca gjuhësore” dhe në Radion on-line me të njëjtin emër. Ai synim i mbarë na ka shtyrë e na nxit edhe në të gjitha qëndrimet, vlerësimet e shkrimet tona për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nga Shteti dhe nga krejt shoqëria shqiptare.

– Si është pritur ky libër në mjediset shkencore, arsimore dhe nga lexuesit e thjeshtë?

– Jam forti i gëzuar që shumë vetave u ka pëlqyer libri dhe bashkohen me shqetësimet e ligjshme që kam shprehur në të. Kam marrë shumë përgëzime e fjalë miradie me postë elektronike, si dhe në faqen time në Facebook dhe ato janë për mua mbështetje dhe shpërblimi më i lartë. I falënderoj të gjithë ata (dhe të gjitha ato)që më kanë shkruar dhe, në pamundësi për t’i përmendur të tërë, po lejohem të përmend vetëm ndonjë nga kumtet vlerësuese që më kanë ardhur me postë elektronike. Zonja Donika Omari, përkthyese e shquar dhe botuese, më shkruan:

“Lidhur me “Urgjencën gjuhësore”: A mund të arrihet gjë me TVSH-në të bëjë diçka të ngjashme me emisionet e Prof. Sabatinit në Rai 1? Ndoshta mund të shqyrtohet kjo gjë me ata që janë vërtet të shqetësuar për gjendjen e gjuhës (jo patjetër nga institucionet) për të diskutuar ç’mund të bëhet më shumë? P.sh. premtimi i qeverisë për të pasur redaktor në çdo redaksi ku shkoi? Mbrojtja e gjuhës është edhe në Kushtetutë. Pra, mund t’i bëhet një sensibilizim edhe i Presidencës, mund të ndërmerret një konferencë kombëtare për problemet që sa vete shtohen dhe ndërkohë lihen të shtohen me indiferencën që tregohet.

Institucionet i kemi por ç’po bëjnë? Ndoshta do të ishte me vend të propozohej hapja e një sektori  të veçantë në Qendrën Albanologjike pikërisht për të shqyrtuar e studiuar gjendjen e sotme të gjuhës, problemet e saj, prirjet, ndryshimet për mirë a për keq, masat që mund të merren për shëndoshjen e gjendjes  etj. etj.”

Vlerësime të tilla tregojnë se gjuha shqipe ka sot një numër problemesh, që duhen njohur dhe sidomos shumë gabime e shtrembërime ligjërimore që duhen shmangur. Krahas punës që bëhet nga shkolla dhe nga botimet  përkatëse të librave normativë për drejtshkrimin e drejtshqiptimin, për gramatikën, leksikun e frazeologjinë, ka vend edhe për këshillime e shpjegime dashamirëse për masën e gjerë të njerëzve, duke ua bërë të qartë se, ditë për ditë, edhe në botimet zyrtare, edhe në gjuhën e gazetave e të revistave, si dhe përgjithësisht, ndeshim jo pak gabime gjuhësore, shtrembërime kuptimesh dhe deri ngatërrim të termave e fjalëve të ndryshme, që lënë shije të keqe te lexuesit dhe te dëgjuesit.

Në mediat e shkruara e të folura, ka shkarje të normës e gabime trashanike, si p.sh.: nënpunës në vend të nëpunës; me patjetër në vend të pa tjetër, pa mëdyshje, apo që thonë te mua në vend të te unë; tek ty në vend të tek ti.

Jo rrallë ndeshim asish që ngatërrojnë demagogun me pedagogun, apo që në vend të infarkti thonë infrakti; që në vend të gjeti zgjidhje thonë gjeti zgjedhje (ose anasjelltas) dhe, deri në Kuvendin e Shqipërisë, kemi dëgjuar të ngatërrojnë jo vetëm reçesionin me recensionin, po edhe objektivin me objeksionin.

– Sa realisht është e rrezikuar gjuha shqipe nga këto huazime që janë bërë aq familjare në shoqërinë tonë vitet e fundit?

– Pyetja “Sa?” parakupton përgjigjen me ndajfolje sasie dhe unë kam thënë dhe po them: Shumë. Po shtoj, gjithashtu, se jam i bindur se kjo duhet të na shqetësojë shumë dhe për kohë të gjatë. Natyrisht, shqetësimi nuk duhet të mbetet vetëm te gjuhëtarët, te dashamirët e shqipes, të njerëzit e thjeshtë, por edhe në pjesët e epërme të shoqërisë shqiptare. Madje, në radhë të parë, kujdesi për gjuhën dhe masat për pastrimin dhe pasurimin e saj duhet të jenë detyrim i përhershëm i zyrtarëve të Shtetit dhe i të gjitha institucioneve që varen (ose që lejohen) nga Shteti. Për ta thënë më shkoqur: Shqipja dëmtohet nga mungesa e kujdesit prej atyre që shkruajnë e botojnë pa kujdes, pa i kaluar artikujt e librat në procesin e redaktimit e të korrektimit gjuhësor; nga programet shkollore të pamira e ku, për fat të keq, gjuha shqipe ka pësuar dëmtim të madh nga heqja e pamotivuar e të nxënit të saj si lëndë më vete në shkollat e mesme. Ka pasur (e vijon të ketë) shumë gabime e mungesë kujdesi për gjuhën shqipe edhe në librat e shkollës, që nga abetarja e deri në tekstet për shkollat e larta. Kjo është e pafalshme.

Janë shtuar autorët e teksteve, janë shtuar titujt e librave dhe doracakëve studimorë dhe kjo na gëzon, por nuk është shtuar kujdesi për gatitjen për shtyp e për botimin e librave shkollorë dhe të botimeve në përgjithësi. Dhe kjo, sigurisht, na shqetëson. Librat e shkollës dhe botimet zyrtare nuk lejohet të kenë as gabime drejtshkrimore, as fjalë të huaja të panevojshme. Shumë e keqe, e mbrapshtë dhe e qortueshme ka qenë edhe praktika e riemërtimeve të terminologjisë shkollore nga MASH, ku, nën flamurin e “modernizimit” të shkollës, u dëbuan (dhe po mënjanohen pa arsye) terma dhe togfjalësha të përdorur e të rrënjosur, si: viti shkollor (u bë viti akademik), dega e fakulteteve u bë departamenti, planet dhe programet mësimore u quajtën kurrikula ose kurrikulumi, fjalë që, përveç se e huaj dhe e panevojshme, edhe mezi shqiptohet nga arsimtarët e shkretë. Po ashtu, me zell  të pashpjegueshëm, por pa asnjë arsye a shkak të pranueshëm nga ana gjuhësore, u dëbuan e po mënjanohen shumë prej atyre fjalëve që, me shumë mundim e punë, qenë rrënjosur gati në krejt praktikën shkrimore e kumtuese, si përvojë (që tani po thuhet përsëri vetëm eksperiencë), vendore (që tani, deri në tekste shkollore, po shkruhet lokale) dhe shumë të tjera. Gjithmonë kemi thënë e shkruar, p.sh. nxënës (student) i shkëlqyeshëm ose që shkëlqen në mësime, kurse tani drejtuesit e Ministrisë dhe të universiteteve, zhurmojnë me “fond i ekselencës”, “rezultate ekselente” etj. Pra, kanë të drejtë mbarë ata arsimtarë, pedagogë e dashamirë të gjuhës shqipe që, bashkë me mua, anembanë trojeve shqiptare, kudo që mësohet gjuha shqipe, thonë: “Quo vadis?!”(Ku po shkojmë?!)

–  Ka pasur një rendje të natyrshme pas nxënies së gjuhëve të huaja dhe veçmas të anglishtes. Kjo nuk është gjë e keqe profesor?

– Kjo është punë shumë e mirë. Hyrja në Evropë nuk bëhet pa njohur gjuhët e mëdha të komunikimit, sidomos anglishten, frëngjishten etj. Mirëpo, të mësosh dhe të vlerësosh gjuhët e huaja, nuk do të thotë aspak të  mos vlerësosh (e aq më pak) të nënvlerësosh gjuhën tënde?! Tashti kemi shumë njerëz që i dinë mirë gjuhët e huaja. Kjo duhet  vetëm të na gëzojë. Por, kemi pak, shumë pak njerëz, që e dinë mirë gjuhën shqipe, që mund të shkruajnë e të flasin shqip bukur e pa gabime. Dhe kjo, natyrisht, nuk ka si të mos na shqetësojë.

– Mos në këtë ndërmarrje tuajën ka një kundërsens, domethënë në një kohë që ne jemi të hapur me botën, ju kërkoni “mbylljen” në guackën tonë kombëtare?

– Aspak dhe kurrqysh jo. Nuk jam, sepse nuk mund të jemi, edhe po të donim, as të “mbyllur”, as të “ngujuar” në kullën e shqiptarisë. Jemi vijues, adhurues dhe mbrojtës të gjithçkaje shqiptare të bukur, të gjithçkaje që është  e vyer dhe e pavjetëruar, të gjithçkaje që është, në mos tjetër, po aq e mirë sa ajo që na vjen prej së jashtmi, qoftë edhe nga anglishtja. Ideja për pastërtinë e gjuhës shqipe ka qenë shprehur edhe para Rilindjes, sidomos në veprat e autorëve të vjetër të Veriut. Mund të citojmë me këtë rast, një vlerësim të Pjetër Bogdanit, i cili në parathënien e veprës së tij gjejmë thënie si: “…me të shkruem bukurë, …për bukurinë e gjuhës, … dëshirova mirëfilli qish po flasmë italianisht, bukurë të kumbon e të kallëzon arbënisht”. Dijetarët shqiptarë dhe njohësit e gjuhëve të huaja të kohës, qysh nga përkthyesit më të hershëm si Gjon Buzuku e autorët e vjetër të Veriut, si dhe Rilindësit e mëdhenj na kanë mësuar të mos përulemi para madhështisë së gjuhëve të tjera, por t’ia kërkojmë e t’ia thithim gurrat shqipes sonë të bukur. Mund të citojmë, me këtë rast, një vlerësim të Pjetër Bogdanit, i cili në parathënien e veprës së tij gjejmë thënie si: “…me të shkruem bukurë, …për bukurinë e gjuhës, … dëshirova mirëfilli qish po flasmë italianisht, bukurë të kumbon e të kallëzon arbënisht”. Pse të mos e ndjekim atë hulli të mbarë, që me aq përkushtim e farkuan dhe mbajtën gjallë Fan Noli, Skënder Luarasi, Gjon Shllaku, Filip Fishta, Jusuf Vrioni, Petro Zheji, Robert Shvarci etj., bashkë me yjësinë e mjaft përkthyesve të rinj që meritojnë të lëvdohen. Kjo nismë e hershme gjuhëpastruese nuk ka pse të mos mbahet gjallë edhe sot. Ne i mbahemi parimit të shprehur nga E. Çabej, i cili theksonte: “Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është një tregues i nivelit të kësaj kulture. Prandaj ringjalljet nacionale kudo e në çdo kohë kanë shkuar hap më hap me pasurimin e pastrimin e gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej fjalëve të huaja që kanë vërshuar së jashtmi dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona. /…/ Pastrimi i gjuhës nga ky mish i huaj është një detyrë shkencore, njëkohësisht edhe kombëtare.”

Shmangia e fjalëve të huaja të panevojshme e bën gjuhën letrare kombëtare më homogjene e më popullore, më të qartë e më të kuptueshme. Shumë fjalë me burim të huaj, që kanë hyrë në kohë të lashta janë bërë tashmë “mishi e ashti” i shqipes dhe as që mund të shtrohet më çështja e luftës ndaj tyre. Po kështu, nuk mund të mos qasen në shqipen e sotme edhe një numër i madh fjalësh e termash me karakter ndërkombëtar. Ndërkaq, futja e fjalëve dhe e ndërtimeve të huaja nga gjuhët evropiane, sidomos në ligjërimin libror (në fushën e shkencës e të teknikës, në publicistikë, në letërsinë e përkthyer) vijon të jetë mjaft e ndjeshme. Prandaj kërkesa që shtrohet sot për ta thelluar e zgjeruar më tej veprimtarinë për pastrimin e pasurimin e gjuhës letrare e për ta mbrojtur atë nga huazime të reja të panevojshme është plotësisht e përligjshme dhe duhet mbështetur në disa kritere të caktuara.

 

Botuar në Dita / Vijon numrin e ardhshëm / Intervistoi Xhevdet Shehu

 

Gjovalin Shkurtaj December 19, 2015 11:58
Komento

24 Komente

  1. Gramatika. December 19, 12:08

    SITA PER GJUHEN SHQIPE.

    Eshte fakt qe parlamentaret tane, nuk dijne te flasin shqip, ngaterojne ligjet e gramatikes, edhe nishanit, shkrimet ja pregatitin te tjeret, se nga gramatika eshte tape.Do te thote qe sita per gjuhen, te filloje nga politikanet, krundet te dalin nga politika thjesht,ata s’dijne te flasin shqip.

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA December 19, 13:07

    OPS—-REÇESION !

    Nuk e di kush eshte idioti ne kete rast, megjithate po perpiqem t’ja ngulos ne tru Shkurtajt sa me poshte:

    1. reçesion – ndrydhje, ulje e aftesive te nje ekonomie per te krijuar mireqenje,etj.
    2. rec(ç)ension – pershkrim i permbledhur i nje rrefimi, libri, ligji etj.

    Per cilen nga dy fjalet e kishe trushkulimin ti zoti injorant ne profesorizem?

    Enkas nuk perdor dy pikat me “E”, per ta bere gjihen shqipe me te pa arriteshme per te huajt, perfshire edhe shqipp-folesit e pertej kufirit.

    Nuk di çfare kuptimi i ke dhene fjales “fizibilitet” ne shqip, aq e perdorur nga idiotet: Edi Rama; Ahmetaj., Gjiknuri, Naçua (qe na la ne balte), Meta, Haxhinasto (qe e ha edhe me buke) etj.

    Jam i bindur qe edhe zoteria juaj, profesoruc i shqipes nuk e ka idene e kesaj fjale te huaj (besoj nga frengjishtja !?).

    Ne gjuhen italiane diktohet: fissibilità – il poter essere reso fisso – ne shqip: i fiksuar, fiksim.
    Ne gjuhen angleze diktohet: stress test – ne shqip : lodhje, durueshmeri etj.

    Ne terminologjine moderne, perdorimi i kesaj fjale ka krejtesisht tjeter kutpim nga gjuhet latine sipas pershkrimit te mesiperm.

    Ne shqip mund perafrohet me kuptimin anglisht te saj, qe do te thote: prove e durueshmerise, prove e qendreses – p.sh. te nje biznesi (ndermarrjeje) ne kushte te caktuara, ne kohe, vend e ne madhesi, cilesi e njejteshmeri te parashikuara me formula llogaritjeje te peraferta (empirike).

    E kutpove? Berrrrrrrr …!

    Reply to this comment
  3. info analitike December 19, 14:27

    Xume qe fluturon si zakonisht duke share e fyer. A e ke lexuar librin e prof. Shkurtajt? A e ke pyetur profesorin per kuptimin e kesaj fjale? Perse merr persiper edhe rolin e prokurorit edhe rolin e gjykatesit? Me sa duket e ke ves nga koha e enverit qe denimet jepeshin ende pa filluar gjyqi.
    Persa i perket fjales fizibilitet mos u verdallos kot si kali ne leme:
    feasible “capable of being done, accomplished or carried out,” mid-15c., from Anglo-Fr. faisible, from O.Fr. faisible, from fais-, stem of faire “do, make,” from L. facere “do, perform” (see factitious).

    Fizibilitetit shqip i themi “zbatueshmeri” pas nje analize te rrethanave, terrenit etj ne varesi te kontekstit ku perdoret.
    Nje kuptim te ngjashem ka edhe fjala “implementim” (< implementation-carrying out, effecting, execution, performance, performing, discharge, enforcement, accomplishment, realization, fulfilment) qe kaq shume e kane qejf politikanet dhe njerezit e mediave.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA December 19, 16:01

      ZBATUESHMERI ?

      Ah se gati na more ne qafe me ANAL-icitetin tend halo-dyguror. E para se te kuptosh ato qe do shkruaj me poshte, e meqenese me bere te humbas kohe, futja nje te kullotur pas Kryeministrise, se bari i njome do te te ndihmoje te nderrosh lekure. Njerezit nuk do te te therrasin me “kuqo” e as “bjondo”, por jeshillek.

      Me qe fole per periudhen e enveroxhizmit, nje ndermarrje e tille behej ne shkalle kombetare, me planet pesevjeçare, e ne veçanti, per çdo veper madhore para se te ndertohej. E nuk ndodhte te hartohej i njejti buxhet kater here brenda nje viti, siç ndodh ne kohen tende te arte (te mut’te)…

      Kuptimi i fjales se inkriminuar eshte shume specifik (i perveçem) dhe ben pjese ne programimet bashkekohore te veprave, dhe jo vetem, qe financohen nga BB, BCE, BERZH etj. perfshire Bankat kombetare perendimore. Amerikanet e quajne “Stress Test” dhe nuk perdorin fjalen qe e kerkove me qiri “feasible”.

      Nje rastin me te fundit mund te permend “stress test-in” qe BCE i ka bere te gjitha bankave te Bashkimit Europian.

      Çdo veper para realizimit dhe venjes ne shfrytezim, kalon ne disa faza te projektimit te saj: “fissibilità” (ita), “stress test” (ang). Pasi gjen aprovimin kjo faze, menjehere kalohet ne fazen e dyte te “Projektit Ekzekutiv”, qe gjithashtu kalon ne forkat gaudiniane te specialisteve te bande financuese. Pas kesaj faze, hartohet “Projekti Definitiv”, gjithnje duke u aprovuar nga organet perkatese dhe fillohet realizimi i vepres. E nuk mbaron ketu, per me shume shiko se mos gjesh ne plehra normat “CEI” dhe mund te permallohesh me diturine tende ANAL-itike.

      Nuk me krijon probleme qe ky profesoruci yt dhe ti, fryni bulçite per te krijuar stuhi ne nje gote me uje, me shqeteson me shume, shperdorimi i parave te shqiptareve ne “konsulenca” per hartimin nga te huajt, e ketyre “stress test-eve”, duke i paguar sa “frengu pulen”, vetem nga injoranca kriminale e kodosheve qe ti zgjyre larushke me epilepsi kronike i mbron deri ne shpirt-dhenje.

      Ne universitetin enverhoxhian, ne mos gaboj ne vitin e dyte apo te tretin, studioheshe nje lende e perafert me kete teme: “Programim Punimesh” (shpresoj te mos kem gabuar). Pra per ne te shkolluarit e asaj kohe, zgjidhja e problemeve te kesaj natyre ishte abc-ja e profesionit te fituar (tek plepat e Durresit benim vetem stervitjen usghtarake).

      Kujtoj vite me pare, kur per te fituar buken e gojes, mu desh te hartoja nje program te tille per nje gjigant te energjitikes ENEL. Ishte nje oferte per nje veper me nje vlere rreth 40 milion eurosh ne vlerat e sotme. Sapo isha kthyer nga USA me kompjuterin tim te pare PACKARD-BELL, me proçesor 286 (!). Pasi bera gjithe llogaritjet ne nje “spred-sheet” (keshtu quhej ecxel-i i pare), i stampova ne formatin “A4” rreth njezet flete, duke i ngjitur ne vazhdim dhe krijova nje tabele kilometrike me grafiket perkates. Hapu qiell ! Akoma nuk ekzistonin aso kohe stampantet desk-jet, bubble-jet apo laser-jet, kisha ne dispozicion vetem nje “stampante ad ugelli”. Kerkuan nga zyrat e programimit te Venecias ta merini si model. Dhe per dijenine tende ate gare e fitoi shoqeria per te cilen punoja.

      U zgjata shume, por edhe nje gje desha te te keshilloj: kur flet per te denuar para se te gjykoheshin, e ke fjalen per shkerdhatokracine e diteve tuaja mallengjyese me siguri, sepse nuk ke as edhe nje prove ne te kunderten. Vetem nese e ke fjalen per kohen e luftes… me ndonje rast shume te rralle.

      E kuptove “zbatueshmerine” tende…zoti ANAL-ist ?

      Reply to this comment
      • info analitike December 19, 16:42

        Ha bar moj Xume, ha bar se te ka mesuar partia te shash e te shfrysh si gerdalle e stervjeter. Une per fat nuk vij nga universiteti i perversit enver e nuk mbytem ne nje lume fjalesh per te mos thene asgje. Me mire shkurt e sakte se sa nje tymnaje qe te sherben betem per te shfryre idiotesite e tua te pafund.

        Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA December 19, 19:20

        ANAL-itik !

        nuk e meriton asnjehere elegancen ne pergjigje, me ty si disa te tjere duhet perdorur gjuha qe ju vete me pershtat. Verte u zgjata, nuk e bera per ty, e bera per te tjere qe jane te interesuar per mbarevajtjen e ketij vendi qe akoma te mban mbi dhe, per te ndotur jo vetem te gjallet, por me keq edhe ata (te tut’te) qe jane ne thellesi te saj.

        E kush flet pa, ai qe po konsumon gjithe memorjen e serverit te DITA-s me çanfruzaljet e tij pordheleshuese. Apo jo ANAL-itik ?

        Reply to this comment
  4. bobo December 19, 15:01

    Per Xume Protopapen.Duhet te dish more Xume,se shqipja nuk ka nevoje qe te flasesh me fjale te huaja dhe pastaj te perpiqesh,me anen e fjalorit,ti perkthesh.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA December 19, 16:06

      BO BO Ç’NA ZURI BELAJA

      Po kete profesorucin tend, nuk arrite ta kuptosh se nuk eshte shqiptar, eshte thjesht nje shqip-foles i matane kufirit qe kerkon te na jape leksione te gjuhes se baballareve tane. Lexo me kujdes intervisten e tij dhe do gjesh dy tre shkarje ne shqip-foljen e tij.

      Eshte shume e thjeshte BO BO belaçuri.

      Reply to this comment
      • q. lubonja December 19, 18:37

        xume po flet si sume…

        Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA December 19, 19:14

        AH ME JU LUBONJET

        kam nje kenaqesi te batibekoj, se keni qene dhe do mbeteni te vetmet shqiptare qe duhej te meritonin ate shprehjen e trishte te Kadarese, fillimeve te shkerdhatokracise.

        Pa le pastaj kur ai qorri i martuar rishtas me nje italian…ops italiane me seks te nderruar, qe nuk le gelbaze pa hedhur kunder ketij vendi qe i dha jete e pse jo, edhe pak burg qe te mesonte disa leksione te jetes.

        Si duket nuk eshte e mundur t’ju civilizojme, a mund te behet rreçel me kunguj, pata thene ca kohe me pare ne kete faqe online, per Nard Noken, po duhet te hap listen per gjithe ju Lubonjet e millosheviçeve te turnit. Pusht !

        Reply to this comment
  5. Lloji December 19, 17:44

    Ta fillojme nga emrat:
    Armando Prenga. Armand duhet te ishte, pa O ne fund sepse o-ja i jep theks Latin. Pastaj me emrin Armando ke parasysh nje emer romantik te bute te urte dhe me ngjyra, dhe kur i shton Prengen prapa eshte si ti shtosh nje pjese te mire te kanunit plot me trimeri kobure mustaqe-mprehte pra nje mbiemer ‘Viking’ Shqipetar…
    Eshte si te thuash Jan Claude Van Berisha, ose Isabel Kacaniku, ose Elisabeth Doda etj etj..
    Pastaj leri ato shkrimet qe lexon ruges Lavazho qe nuk eshte as shqip as italisht, ka plot idiotlliqe pa fund atje!

    Reply to this comment
  6. Drini i Bardhe nuk ka te ndale December 19, 18:40

    O ” Xume Protopapa ” tek mendimet e shprehura ketu nga profesor Gjovalin Shkurtajt shof shqetesimet e nje shqiptari te mire , i cili u bene thirrje te gjitha institucioneve shqiptare , mbi te gjitha te atyre qe merren me pergaditjen e botimin e plan-programeve e te teksteve qe perdoren sot ne shkolle , ku ato te mos botojne e te mos pranojne asnje tekst a program … pa i redaktuar e korektuar ne pershtatje te plote me normen letrare e gjuhesore , pra sipas standarit te Kongresit te 1972 , gjithashtu duke pranuar e futur edhe ato te rejat , qe lidhen me shtesat e permiresimet qe diktojne zhvillimet bashkohore , si ato Europiane e ato ne shkalle boterore . Ti Xume shpreh dhe nje perceptim tuajn shume te gabuar per profesorin , si nje profesoruc i pertej kufirit ……. duke e vene vehten tende ne poziten e sharsit ofenduesit te tipit te Maksi Velos , ose me larg ne histori ti ketu me perjashtimet prej shqiptari te mire e te zellshem ne punen e tij te profesor Shkurtajt , e deshmon vehten si te ishe paasardhes i Esat Pash Toptanit qe ne aleance me te huajt kerkonte te ndertonte nje Shqiperi te vogel – Principate me qender Durresin , duke lene jashte saj shumicen e trojeve shqiptare ! Nese ty do te shqetsoheshe per ato probleme qe ka gjuha e folur dhe e shkruar shqipe para se te ofendosh profesorin e nderuar duhet te sjellish aftesite njohese per ta bere sa me te kuptueshme , e sa me te zbatueshme gjuhen tone te bukur shqipe . Me sa shofim ne dufin tend dukesh qe ke kopjuar edhe shume politikane ordinere qe per qellime te erreta pasurore u flet goja perpara mendjes !

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA December 19, 19:08

      ORDINERE…SHOFIM ?

      Degjo o i perjashtuar nga sofra e darkes se shtepise tende, ne ndonje qorrsokak te Prizrenit apo Gjakoves, mua me ben pershtypje arroganca e ju shqip-folesve te pertej kufirit kur mundoheni te na jepni leksione te gjuhes tone.
      Gjithe ketu eshte problemi, e pastaj, kur ngjyeni diturine tuaj edhe ne problematika konkrete te kesaj ane te kufirit, beheni jo vetem qesharake por edhe te rrezikshem, sepse jeni me te manipulueshem nga serbo-malazezt e shkerdhatokratizuar kesaj ane keto 25 vite.

      Esat Toptanin fute ne te pasmen qe te te ngrohe pak prapanices, se, elbete andej nga anet tuaja, dimrat jane te ashpra e vdekjeprures.

      Une ndihem keq kur shqip-folesit e matane kufirit, edhe pas kaq dekadash nuk arrijne te shprehen me korrektesi ne shqip. Jo me pastaj si ti e ky profesoruci yt, kur zdrajohen duke u rrokullisur per te na dhene leksione te jetes ne gjuhen tone.

      Isha mjaft i qarte besoj, ne se desheron mund te vazhdosh deri ne infinit se nuk pertoj te te pergjigjem.

      Reply to this comment
  7. Drini i Bardhe nuk ka te ndale December 19, 20:22

    ” Xume ….. ” , une tani dua ta ndryshoj pak fjalorin tendencioz e te pa hijshem jo vetem me ty , por EDHE me te tjere persona . Se pari dua te ta bej me dije vend ndodhjen e vendbanimit tim I CILI ESHTE – Vlahen – Has mbrenda teritorit te ish Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise , sot Republika e Shqiperise me President te saj Bujar Nishanin , kryeminister te ekzekutivit Edvin Ramen , kurse per ate te PUSHTETIN GJYQESOR si i treti , te mefalish per mediokritetin tim , vec me thene te drejten , ne kete pseudemokracine shqiptare nuk di si ta cilesoj ; mish apo peshk , apo as mish e as peshk , i nje lloji i tille te qelbur qe vetem semundje e korrupsion kultivon ne vendin tone ! Tani edhe pse nga pozicioni gjeografik ty do te duket e pa pranueshme keshilla ime qe dua te jap , por mos i rrumbullako vleresimet per njerezit mbi baza krahine , se libri , gazetat , medjat ne pergjithesi lexiohen , ndigjohen njesoj ne te gjithe teritorin e Shqiperise , ndaj dhe mundesite per te marr arsim , dije e kulture i kane gati njelloj sa ne jug , ne qender e ne veri te Shqiperise , prandaj mos te duket vehtja me i ditur , me i shkolluar e me i kulturuar se te tjeret . Ne vend te fjaleve ndasore mbi baza krahinore perdor nje fjalor me te but e me perbashkues per te gjithe shqiptaret si per ata matan kufirit qe kane patur mundesi te tjera , me te pakta nga te tonat dhe per ne ………… ! Beje kthese ………… sa ……… !

    Reply to this comment
  8. qytetari shqiptare December 19, 20:45

    Xume , flet nji gjuhe qofte njerezore ,
    qofte profesionale , qofte edhe si ju vjen juve mbas kafke ,
    sepse nuk i afroheni dot nivelit te Xume-S.
    Nqs nuk jeni te zote te perballeni me argumenta dhe ne vend te tyre ,
    perdorni fjalorin tuaj prej ordieneri ,duke degjenruar debatin ne nji lufte kaponjsh deti ,
    do ishte me mire ,ti qendroni larg Xume-s dhe vetem ta lexoni ,sepse kushedi ndoshta ju cpon ndonji vrym ne kafken tuaj te erret e rrezaton drite.

    Reply to this comment
  9. petraq December 19, 21:19

    gjuha e njehsuar eshte vet gjithe populli shqiptar ne shqiperi kosove maqedoni ne mal te zi e kudo.kush ka menduar ndryshe kane qene armiq te shqiperise per arsye se asnjeri nuk te ka ndaluar te flasesh ne dialektin tend tosk apo geg.lab apo tiranas.elbasanas apo shkodran

    Reply to this comment
  10. info-analitike December 19, 21:39

    Niveli i Xumes eshte ai i nje te semuri mendor, i persekutuar nga paranojat e tij me te cilat eshte ne lufte te vazhdueshme. Perqasja qe ka me cdo komentues eshte ajo e nje njeriu qe stis histori te paqena vec per te kenaqur egon e tij te semure. Jane pikerisht argumentat qe i mungojne Xumes, ato qe e shtyjne te sterzgjatet ne komente qe jane nje lume fjalesh te nje mendje te cartur.

    Reply to this comment
    • ZUME PROTOPAPA December 19, 23:26

      ANAL-itik

      Kur fola per here te fundit me tet’eme, mu ankua per shendetin tend te renduar nga mania e persekutimit. I rakomandova spitalin 5. Me tha qe aq shume e perkerke frekuentuar, sa tashme sa te shohin te shkelesh deren e hyrjes, therasin rojet te te perzejne me shqelma jashte.

      Ne se do me degjosh mua, futja nje mutngrenje çdo mengjez se mbase sherohesh. Ne se nuk te mjafton shit-i yt te jap timin me kenaqesine me te madhe. Pusht.

      Reply to this comment
  11. Capurral Spaletta December 19, 22:07

    Edhe mua si me shume te tjer ktu ne median e shkruar shqiptare ,
    me eshte dhene rasti te diskutoj me Xumen ke Tema e mero Boze-s ,
    qe tashme i kam dhi n’kaptin njiher e mire ,
    pra kam diskutuar mbi nji shkrimtare ne mos gaboj Francez ,dhe nuk kam patur asnji keqkuptim ,por ka qen nji diskutim mjaft normal , pa tone te larta dhe pa asnji fyerje .
    Pra nganjiher eshte mire qe te shifni pak me ne thellesi te vehtes tuaj ,ate qe i vishni tjetrit ose kerkoni tja vishni .
    Sepse ktu ,behen tre a kater dhe kundershtojn Xumen a dike tjeter , kjo sdo te thote aspak se kane te drejte ,prandaj tregohuni me te arsyshem e jo gjithmon ne kurs konfrotimi duke demostruar vetem dhune . Jeta nuk eshte vetem dhune ,e s’ka nevoj vetem per nerva te tendosura ,por edhe pak arsyetim ,e pak njerzillik ne komunikim .
    Edhe nqs dikush ktu ,cilido qofte do bej nji Kritik ,e shprehet ashtu si ai mendon mbi x teme .asnjeri ska te drejten ktu ta fyej e degjeneroj ne parole rruge ,kaq mendoj duhet te kuptojme te gjithe ktu ,nqs sjellja njerezore si shkakton dhimbje dikujt .

    Reply to this comment
  12. Jeni January 2, 10:43

    Pershendetje profesor Gjovalini

    Jam nje ish-studentja juaj. Jam e interesuar per “Fjalorthin e barbarizmave”, por nuk di se ku mund t’ju kontaktoj. Une jetoj jashte vendit dhe mundesite per te ardhur dhe per t’ju takuar ne fakultet jane pothuajse minimale dhe per me teper nuk e di se kur mund te vizitoj Shqiperine. A mund te keni miresine te me dergoni ne email numrin tuaj te telefonit dhe sigurisht edhe emailin tuaj (meqenese une nuk kam adrese ne Facebook).
    Per me shume detaje mund te kontaktojme ne email: ([email protected]).

    Do t’i lutesha te gjithe atyre qe mund ta lexojne kete koment dhe qe e njohin prof. Gjovalinin te me ndihmojne me kontaktet e tij.

    Respekte
    Jeni M.

    Reply to this comment
  13. info analitike January 7, 20:58

    Jeni, ketu ke nje link me CV-ne e te dhenat e prof. Shkurtajt:

    http://www.akad.gov.al/ash/pdf/cv/Gj.Shkurtaj.pdf

    Reply to this comment
  14. Akilis April 23, 03:00

    Nga ta fillosh dhe ku te mbarosh me kete gjuhe balloma balloma e quajture demode.
    O Xume, a eshte rastesi apo tru shpelare si puna juaj qe nacionalizmi I semure ju ka verbuar llogjiken.
    Dihet qe shqiperia apo Ballkani nuk ka qene e pushtuar ndonjehere nga Anglezet, atehere si ka mundesi nje coincidence e tille?Po te reshtoje vetem disa nga mijera fjale te huajasidomos Angleze.
    Flamur -Fllug
    shtet-state
    tradhetare-traitor
    spiun-spy
    semure-sick
    vdes-deth
    army-armatosur
    lufte-fight
    shes-sell
    blej-buy
    besoj-believe
    rruge-road
    prift-priest
    kestjelle-castle
    familje-family
    nate-note
    dite-day
    martuar-marito
    shkurt-short
    pidhi-pusy
    syri-see you
    paqe-pease
    pjeshke-peach
    uje-uoter
    eshte-este
    gjuhe-glosa
    shkence-sience
    Mos te rrjeshtojme fjalet Italiane, Greke, Turke.
    Kjo eshte nje gjuhe sic eshte shteti shqipetare 100 vjec.
    Ai qe te kritikon te do dhe ai qe te ben qejfin te mashtron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*