Shqipëria komuniste mes aleatëve dhe armiqve

June 7, 2018 10:13

Shqipëria komuniste mes aleatëve dhe armiqve

Dy ditë më parë në kryeqytet u mbajt Konferenca “Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë” e organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë.

Ky ishte edicioni i dytë i kësaj konferencë.

Një  vit më parë u trajtuan marrëdhëniet e të dyja vendeve në fokusin e politikave dhe marrëdhënieve të trazuara të shteteve të Europës, menjëherë pas luftës së Dytë Botërore, ndërsa në edicionin e dytë çështjet u shtruan në një analizë të gjerë dhe shkencore, ku historianë italianë dhe shqiptarë dhanë mendimet e tyre në bazë të studimeve të kryera.

Është koha që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë komuniste të shihen nën një dritë krejt të re. Ka qenë kaq afër dhe kaq larg Italia për Shqipërinë komuniste, ndërsa historianët e të dyja vendeve përmes dokumenteve kanë nisur të zbulojnë një tregim tjetër për marrëdhëniet mes tyre gjatë luftës së ftohtë. Arkivat e Luftës së Ftohtë janë hapur dhe mundësia që iu ofrojnë studiuesve është e pafundme”- u shpreh Ambasadori italian Alberto Cutillo  në çelje të konferencës.

Një nga ata që e ka studiuar periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera është prof. Luca Micheleta.

Ai është Profesor i asociuar i Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Departamentit të Shkencave Politike  në Universitetin e famshëm La Sapienza të Romës.

Gjatë fjalës së tij ai u përqendrua në tezën: Dialogu, stabiliteti dhe siguria në detin Adriatik; Italia dhe Shqipëria në kohën e uljes së tensioneve.

Ai theksoi se “Versione të ndryshme të komunizmit në vende të ndryshme të Ballkanit kanë krijuar modele të dogmatizuara të historisë”.

Profesori kujtoi se pavarësisht marrëdhënieve që krijonin shtetet komuniste me Shqipërinë, interesi ishte ta përdornin këtë vend si pikë strategjike për interesat e tyre.

Fillimi i viteve ’50 të shekullit XX e ndau Evropën dhe botën të ndarë në dy kampe të ndryshëm ideologjikë, kulturorë dhe diplomatikë. Dihet se gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përballeshin asnjëherë ushtarakisht njëra me tjetrën, por vendet e treta do të shërbenin si mish për top ndaj luftës së heshtur”- u shpreh Luca Micheleta.

Micheleta është autori i librit “Diplomacia dhe demokracia. Kontributi i Italisë në tranzicionin e Shqipërisë drejt lirisë”.

Në përshkrimin që autori i bën librit thuhet se:

Fundi i Luftës së Ftohtë dhe i komunizmit në Europë nisi një sezon mbresëlënës dhe nganjëherë edhe dramatik të revizionizmit politik-territorial në kontinentin e vjetër, i cili është shoqëruar me fitoren e lirisë dhe demokracisë të miliona qenieve njerëzore.

Me rënien e regjimit komunist, edhe vendet fqinjë të Italisë, si Shqipëria dhe Jugosllavia, kanë përshkuar rrugën drejt demokracisë, një rrugë që ka qenë tejet me pengesa, po të krahasohet me atë të shumë vendeve të tjera të ish-bllokut socialist.

Jugosllavia u shpërbë si rrjedhojë e një lufte të përgjakshme. Shqipëria, nga ana tjetër, ka përjetuar një fazë më pak të dhimbshme, por shumë më problematike, në të cilën Italia luajti një rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve liberale e demokratike.

Ky studim rindërton marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë në kapërcyell të pellgut së historisë europiane përfaqësuar nga rënia e Murit të Berlinit, përgjatë dy dekadave që shtrihen nga fundi i viteve ’70 e deri në fund të viteve ’90 të shekullit të XX.

Në këtë studim analizohen sjelljet e qeverive, të opinionit publik dhe të forcave politike italiane drejt eksodit, luftërat e dhunshme, si dhe skandalet e polemikat që karakterizuan tranzicionin e Shqipërisë e cila ishte në kërkim të lirisë dhe demokracisë”.

Shqipëria e studiuar nga një italian

Prof. Luca Micheletta dhe gazetari i “DITA’, Xhevdet Shehu

Pas konferencës ne folëm me Micheleta-n dhe zhvilluam këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’, duke u përpjekur të kuptojmë më shumë se si e ka parë një historian italian këtë periudhë dhe mbi të gjitha çfarë  ka kuptuar ai nga dokumentet e shfletuara ndër vite nga arkivat italiane ende të paeksploruara deri në fund.

Një orë përpara se të fluturonte drejtë Italisë, u takuam me Profesorin, i cili nuk e fsheh entuziazmin dhe tregon se sa herë që kthehet në Tiranë shikon ndryshime pozitive.

“Më pëlqen shumë Tirana, sheshi Skënderbej është bërë shumë i bukur, ka hapësirë, frymëmarrje. Nuk është hera e parë që unë vij në këtë vend dhe jam i lumtur që ky vend po ndryshon për mirë”.

Si një profesor i cili jep mësimi në Universitetin La Sapienza në Romë ai ka njohur ndër vite shumë student shqiptar dhe tashmë ka krijuar një mendim për ta.

Na thotë se janë studentë shumë të mirë, ironikë, tallës dhe të shkathët. Kanë ndryshuar shumë me kohën dhe nuk ndryshojnë fare nga bashkëmoshatarët e tyre në vende të tjera.

“Nuk kanë asnjë problem dhe janë krejtësisht të barabartë me italianët. Janë të zhveshur nga çdo lloj kompleksi. Tani po vjen një tjetër brez që është ai i studentëve me prindër shqiptarë, por që kanë lindur në Itali. Ata janë edhe më të çliruar, por gjithmonë kanë atë damarin shqiptar që i dallon nga të tjerët, jo se ne italianët ndryshojmë shumë…ëëë, të kuptohemi!” – thotë Micheletta për punën e tij si profesor në kryeqytetin e Italisë dhe marrëdhëniet e tij me studentët.

Prof. Luca Micheletta dhe gazetarja e “DITA”, Entela Resuli

Gjithsesi ne na intereson këndvështrimi i një studiuesi italian për periudhën komuniste, pra të Luftës së Ftohtë, kur marrëdhëniet e Shqipërisë me Perëndimin ishin në nivelin më të ulët. Në këtë intervistë ai përshkruan “gungat” e historisë sonë, lidhjet dhe prishjet e aleancave më Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Si priteshin këto lidhje e zgjidhje marrëdhëniesh në Perëndim dhe sidomos në Itali. Prof Micheletta flet këtu edhe për udhëheqësit komunistë të kohës, për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Ramiz Alinë duke bërë edhe vlerësimet përkatëse për rolin që kanë luajtur gjatë sundimittë tyre. Më tej flet për rënien e regjimit komunist dhe zhvillimet demokratikë të pas vitit 1990. PërSali Berishën nuk ka dëshirë të flasë. “Është botë tjetër ai” thotë dhe qesh.

Dhe hyjmë në temë, për ata çka profesori i ka kushtuar vite të tëra studime, duke na shpjeguar marrëdhënien Shqipërisë me disa vende të huaja pas luftës së dytë botërore dhe veçanërisht me Italinë.

-Profesor Luca, cila është arsyeja që ju ka sjellë këtë herë në Shqipëri?

– Jam në Shqipëri pasi jam ftuar nga Ambasada Italiane, ku së bashku me kolegë të tjerë italianë dhe shqiptarë,  mora pjesë në një konferencë për të folur mbi folur për Shqipërinë dhe Italinë gjatë periudhës së viteve ’60-70, që përkon me periudhën kulmore të Luftës së Ftohtë. Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinje që ilidh një histori e gjatë marrëdhëniesh, me ulje e ngritje. Tani jemi në periudhën e marrëdhënieve më të mira mes nesh.

– Ju keni bërë edhe një studim për këtë periudhë, një libër … Çfarë keni zbuluar?

– Italia ndryshoi radikalisht pozicionin mbi ekzistencën e shtetit shqiptar pas luftës së dytë botërore.

Ju e dini që Italia e ka pushtuar Shqipërinë, por pas luftës, ajo zgjedh një linjë të qartë: mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë. Kjo është shumë e rëndësishme të theksohet. Dhe nuk ndryshon më pozicion, kështu që është shumë e qartë në politikën kundrejt Shqipërisë dhe duke respektuar Jugosllavinë dhe Greqinë. Italia pas luftës së dytë botërore është një Itali ndryshe.

Gjatë luftës, Jugosllavia dhe Shqipëria ishin vende armiq të Italisë, ishin në kampe të kundërta. Por kjo nuk vazhdoi pas luftës. Edhe Italia vuajti shumë nga ajo luftë. Pas luftës në Shqipëri dhe Jugosllavi u vendosën regjimet komuniste dhe kështu ato u bënë vende armiq të Perëndimit, pra edhe të Italisë, por vetëm armiq ideologjikë. Gjatë periudhës së pas luftës së dytë botërore, kjo situatë ndryshon dhe u bë shumë mirë që u ndryshua…

Prof. Luca Micheletta

– Megjithatë edhe Shqipëria, megjithëse komuniste, ka ndryshuar disa herë pozicionet pas luftës, palidhur dhe prishur aleanca… Si janë pritur në Itali këto zhvillime shqiptare?

– Këto zhvillime në Shqipëri ndiqeshin me vëmendje dhe me interes. Për Jugosllavinë qëndrimi i Italisë dhe Perëndimit  ndryshon gati rrënjësisht në vitin 1948, kur udhëheqësi jugosllav Tito prishi miqësinë me Stalinin dhe me Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavia, avash-avash, kalon në anën e perëndimit. Kjo do të thotë që italianët por mbi të gjitha amerikanët dhe vendet e tjera perëndimore, ndihmuan shumë regjimin Titos. Kur them e ndihmuan, e kam fjalën me lekë, me investime. Ndërsa Shqipëria u lidh me rusët, me sovjetikët domethënë dhe kjo u prit më alarm në Perëndim.

– Sidoqoftë, edhe kjo miqësi u prish një ditë… Pse Perëndimi dhe Italia nuk mbajtën të njëjtin qëndrim si me Jugosllavinë në rastin e Shqipërisë?

– Po, ky është një moment i rëndësishëm, por edhe kompleks. Prishja e miqësisë së Shqipërisë me sovjetikët është e vërtetë se u përshëndet nga Italia dhe vendet e tjera perëndimore, por jo me bujë. Kjo dinamikë vjen edhe në Shqipëri por, pas vitit 1961. Është një pikë kthese që duhet vlerësuar shumë. Natyrisht kjo ka qenë në të mirë të Shqipërisë. Pra pasi Shqipëria prishi marrëdhëniet miqësore me Bashkimin Sovjetik. Kjo për italianët ishte një gjë shumë e mirë pasi nuk janë më të përqendruar sovjetikët në Vlorë. Baza ushtarake e Vlorës ishte një rrezik shumë i madh për Perëndimin dhe Italinë në radhë të parë. Largimi i sovjetikëve nga Vlora na bëri të marrim frymë të lehtësuar. Mirëpo në këtë moment Shqipëria fillon t’i afrohet Kinës, por italianët ishin të bindur dhe mendonin se ndihma dhe paratë që vinin nga Kina nuk i mjaftonin ekonomisë shqiptare.

Ata (italianët) dhe kur them italianët e kam fjalën edhe për amerikanët, mendonin se Kina nuk mund ta mbrojë Shqipërinë nga Bashkimi Sovjetik. Dhe kështu, avash-avash, Shqipëria “rrëshket” ose anohet drejt kampit perëndimor, qëndron komuniste, urren amerikanët, imperialistët, italianët… Por rreziku më i madh për Shqipërinë në atë kohë ishin rusët. Prandaj dhe siguria e Shqipërisë i është besuar perëndimorëve. Hoxha e dinte mirë këtë, pavarësisht  gjuhës së ashpër që përdorte kundër Perëndimit. Kjo u bë edhe më shumë evidente pas vitit 1968 kur Shqipëria kishte frikë se rusët, pasi mendon se ashtu siç ata bënë me Çekosllovakinë kur e pushtuan, mund të ndërhyjnë edhe në Shqipëri dhe e dinë që kinezët nuk mund t’i mbrojnë. Në atë kohë Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës…

Intervistuan Entela Resuli dhe Xhevdet Shehu – Vijon nesër…

June 7, 2018 10:13
Komento

14 Komente

  1. Çika June 7, 13:14

    Këto që di koka e profesorit Luca , i di edhe bytha e shqipëtarit . Të shohim ç’do lexojmë nesër , se , këto të sotmet nuk janë për nivel profesori .
    Mos u mërzit me mua , profesor , jam i sinqertë , do doja t’a lexoje mendimin tim . Besoj do bëheshim miq , po të njiheshim . Sinqerisht të përshëndes !

    Reply to this comment
  2. antienveriste te te gjitha vendeve bashkohuni dhe merrni nje brisk rroje June 7, 14:37

    .Keqardhje per kete “italionin” qe akoma perdor ne menyre perbuzese fjalet “diktature” “shqiperi komuniste” qe jo vetem stonojne sot por po na i peshtirosin
    Pse e paraqisni Enverin Kaq ‘STALINIST ??
    Nga 1941-1946 Stalinit ne AMERIKE DHE ANGLI e perkedhelnin UNCLE JOE
    Ose ne ditet e fundit KIMI I KORESE VERIUT dikur quhej nga shtypi amerikan si DIKTATOR I CMENDUR dhe tani quhet LIDERI KORESE VERIUT APO DHE PRESIDENTI KOREANO-VERIOR

    Kishte nje fare sensi deri nga 1996-1997 te shaje enverin.Sepse sot problemi nr-1 eshte denimi i monstres berishe,Pra mos denimi i kriminelit berishoviq dhe nderimi qe i behet tradhetarit ahmet zogolli automatikisht eshte nderimi qe i bejne sot enverhoxhes

    Ne fakt enveristet nuk perbejne me shume se 0,1 e te popullsise dhe jane jo vetem absolutisht te parrezikshem por dhe jane te mjere..jane per meshire
    Kurse populli i thjeshte qe po provon THIKEN DERI NE KOCKE ne financa dhe moral perbejne mbi 80 perqind te popullsise…Pse te ndegjojme keto pordhe te paguara te ASS-it…..pse nuk behet referendum dhe do jem i pari qe do ti kerkoj falje Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
    _-Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito-Rankoviqi…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem pse nuk na cliruan keta miq per fiq
    -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula
    -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla andrea stefani sali berisha…vazhdon lista me mijra qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…
    Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare
    Pra ndiqni albitrin e Enverit::
    Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
    20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
    1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
    2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
    3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
    5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    13-në publik shfaqej rrallë
    14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
    ***

    Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..
    Mos duhet te shkoje zoti Tramp dhe Kongresi amerikan ti lutet dy bossave qe merren me shqiperine Elez biberaj dhe frank wisner..Aman o elez dhe fran..pushoni luften me enveri e vdekur se late koqen e namit dhe me kete ASS-in e Dites qe duket hapur qe jo vetem eshte I paguar por po na I ben Enverin Legjende
    .
    Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot

    Reply to this comment
  3. demo June 7, 20:49

    Keta vijne e na tregojne,ATE QE KEMI TREGUAR NE PER VETEN..

    Reply to this comment
  4. Lindita June 7, 21:23

    Dhe gjene me te mire qe boni enveri qe zhduku fene tashti palloshi i gjate e ka mbush vendin me shkolla turke insitute turke do na japin kulture anadollaket ne qe jemi 2000 vjecare enveri na dha krenari

    Reply to this comment
  5. kampaçurreta June 8, 13:44

    BURRE SI ENVER HOXHA NUK LIND TJETER NE KETE KOMB. TANI PAS VDEKJES MUNDOHEN TE TALLEN PASI SA ISHTE GJALLE I U TREGOI VENDIN BASHKE KOMBASIT TE KETI FILOZOFI, ENRIKO BERLINGUERIT, TITOS ,GREKEVE,HRUSHOVIT ,IMPERIALIZMIT AMERIKAN,REVIZIONIZMIT SOVJETIK E GJITHE LAKEJVE TE TYRE. SIC PO DUKET. ENVERI PASKA ELEMINUAR PAK. PASI NA KA LENE GJITHE KETE LLUM KRIMINELESH,HAJDUTESH QE POPULLI SHQIPETAR PO I VUAN, VETEM PER KETE ENVERI DON NJE DENIM ,DUHET TE KISHTE ELEMINUAR SHUME ME TEPER. PER 28 VITE KETA SHKATERRUAN GJITH KOMBIN VRANE 10 HERE ME TEPER SE NUMURI QE PRETENDOJNE SE KA ELEMINUAR ENVER HOXHA. AI DO MBETET HEROI KOMBETAR ME I MADH NE HISTORINE E SHQIPERIS. KETA LE TE MBAJNE KONFERENCA SATE DUAN

    Reply to this comment
  6. ELIOT June 9, 10:37

    HA HA HA COMPACURRETA ME BERE PER TE QESHUR NE MATIN … ENVERI ISHTE ME KRIMINEL SE HITLERI … ISHTE ME I NDYRE SE HITLERI …JA NJE PROVE … KUR HITLERIN SHOKU TIJE I NGUSHTE GENERALI ERWIN ROMMEL E TRADHETOI SEPSE NE 1944 KUR I BENE NJE ATENTAT HITLERIT ..GJENERALI ISHTE NE DIJENI .E DINTE PER ATANTATIN ..DHE SI DENONCOI .PUCISTET E ATENTATIT ….. DHE KUR HITLERI SHPETOI ..KISHTE CHANC …. E MORRI VESH QE EDHE DHELPRA E SHKRETETIRES …GJENERALI ROMMEL ISHTE NE DIJENI .. PUCISTET I PUSHKATOI DHE SHOKUT TE VET ..I COI GESTAPON NE SHTEPI … I THANE E DIME QE ISHE NE DIJENI PRANDAJ KA 2 RRUGE ..OSE VRIT VETEN DHE …. TE SHPETOSH FAMILJEN ..OSE DO TJU VRASIM TE GJITHEVE …..DHE ROMMEL VRAU VETEN ..NE BACHEN E TIJ ….. DHE HITLERI SJA PREKU FAMILJEN GRUAN DHE DJALIN ..JA LA NE JETE …..NDESA ENVER KRIMINELI …JO QE E VRAU N E GJUME MEHMETIN … POR EDHE GRUAN DHE FAREFISIN JA INTERNOI JA VRAU …. E KUPTON DIFERENCEN APO JE BUDALLAQE ….PO TE DUASH TA BEJE ME VIZATIME SI NE KOPESHT …….E KA MBARUAR KOPESHTIN APO …????

    Reply to this comment
      • ELIOT June 9, 16:19

        DEBILE NGA TRUTE …STE VJEN MIRE NGA REALITETI ….. MESO HISTORINE PASTAJ SHAJ SI MAJMUN QE JE … DHE KUJDES ..MOS HARRO BIDONIN E VAJGURIT QE TE LA ENVERI …. ZGJEBS … DHE BREKET E GRISURE … HEJ COBANE PARA PAK DITESH PASHE NJE EMISION NGA KANADAJA ..DHE THONIN SE I LUFTONIN KOMUNISTAT NJESOJ SI TERRORISTA DHE MAFIAN .. JA REALITETI PER DISA DEBILA NGA TRUTE. CIVILIZOHUNI PAK BAJGAT E BOTE ..SHURRAT E CIVILIZMIT … HEJ ENVERISTA KARI ….. DAJA JUAJ NDEJTI 5 VJET NE FRANCE DHE SI MESOI DOT 3 FJALE …. LIBERTE EGALITE FRATERNITE ….JA KUSH ISHTE INJORANIT ENVER. …MERCI ET A BIENTOT ..

        Reply to this comment
        • Fuck Mark uk, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN June 9, 17:56

          Hahahahahahahahaha….. ELIOT! Je KARABUSH i PASTAZHIONUAR.
          1) S’JAM ENVERIST sepse ne ate sistem kam vuajtur me shume se ty sepse NUK ISHA SPIUN SIKUR TI. Ndoshta edhe BREKE TE GRISURA kam mbajtur, megjithese kisha SEDER e allatet nuk i nxirrja ne shesh ashtu sikur MAMI jot mbante “TANGA” ne plazh e i tregonte te gjitha…..
          2) JAM REALIST sepse i kam jetuar te dyja “EPOKAT”, ate te diktatures Enveriste dhe ate DHJEROKRACISE se Sali SHPELLAR VICIDOLIT.
          3) Realitetin nuk mund t’a tjetersosh AS TI, shqipfoles i transkiptuar ne TRANSVERSTI FRENCHE AS GOGOLI JOT Sali SHPELLAR VICIDOLI…

          Reply to this comment
  7. intelektuali June 10, 12:05

    Ky profesori makaronaxhiIi Badolios me mire te tregoje per Duce-Mussolinin se per Duce-Enverin:

    SHQYPTARET I DINE HISTORITE PERMENDESH

    Pa le po do te na tregoje edhe serine e dyte te filmit te tij me titull:

    FOL SHUME DHE MOS TREGO ASGJE!

    Reply to this comment
  8. kampaçurreta June 10, 21:03

    NE VEMENDJE TE ELIOTIT !!!!!!.
    SA PER MENDIMET E MIJA NE LIDHJE ME KETE PROF. HISTORIANIN QE KA BERE KETE INTERVISTE NE UNIVERSITETIN LA SAPIENCA NJIHET PAK DERI ASPAK, PLUS KESAJ KUSHDO QE VJEN TEK JU NE SHQIPERI PREZANTOHET SI DR.PROFESOR, SI ZYRTAR I LARTE , DEPUTET, KONGRESMEN ETJ,ETJ, PAMVARSISHT SE MUNDE TE JETE THJESHTE NJE POSTJER, SE DYTI JU MUNDE TE JENI I MOSHUAR POR EDHE BUZEQUMESHT DHE I KENI ME TE THENA OSE ME TE LEXUARA NEPER TIRAZHET E SHUMETA SHQIPETARE POR TE VERTETN E KENI TE VESHTIRE PAR TA ARRITUR, UNE KUR NUK KAM QENE PJESTAR I NDONJE PARTIE POLITIKE DHE AS ME ATA TE DIGURIMIT TE SHTETIT, POR KAM NJOHURITE E MJAFTUESHME SE SI KANE RRJEDHUR PROBLEMET E SHTETIT SHQIPETAR NGA VITET 50 E DERI NE VITIN 96 KUR U LARGOVA PERFUNDIMISHT NGA AI VEND QE PAS 85 U BE I MALLKUAR, NJOH MIRE TE BURGOSRI POLITIKE DHE TE BURGOSURI “”politike”” NJOH MIRE MASHTRUESIT,HAJDUTET, NJOH GJITHASHTU TE INTERNUARIT ,TE PERSEKUTUARIT E VERTET POLITIKE SI DHE NJERZIT E NDERSHEM, QE KANE PUNUAR ME VETEMOHIM PER NDERTIMIN E VENDIT QE U MOR NE 1944 SI VENDI ME I PARAPAMBETUR JO VETEM NE EUROPE, TRASHEGIMIA NGA MONARKIA KA QENE ZERO PLUS DEMET E LUFTES DYTE BOTERORE. NE SE NUK JE BUZEQUMESHT I NDERUAR ELIOT A E MBAN MEND SE VETEM KOMBINATI NE TIRANE KA PATUR 25MIJE PUNETOR, KOMBINATI I AUTOTRAKTOREVE MBI 5 MIJE,KOMBINATI I BERATIT 12 MIJE E QINDRA MIJERA TE TJERE NGA KAMI I TROPOJES DERI NE MALIQ E DROPULL, A E DIN ZOTEROTE SE GJIMNAZET NE SHQIPERI KANE PATUR VENDIN E 7 NE BOTE PER CILESINE MESIMORE NE MATEMATIKE DHE FIZIKE, A E DINE ZOTERIA JUAJ QE NE SHQIPERI NUK KISHTE ASNJE METER HEKURUDHE DHE U BE ME MBI 470 KM, A E DIN ZOTERIA JUAJ QE NUK KA PATUR ASNJE LLOJE RRUGE TE ASFALTUAR DHE NE 85 ISHIN RRUGET KRYESORE NGA TROPOJA NE VLORE ,SARANDE,GJIROKASTER TE ASFALTUARA, A E DINI QE NE SHQIPERI NUK KISHTE DRITE ELEKTRIKE DHE NE VITIN 70 NUK KISHTE ASNJE SHTEPI TE PA ELEKTRIFIKUAR, DHE SOT E KESAJ DITE SHQIPETARE USHQEHEN ME HECET E NDERTUARA NE ATE PERIUDHE EDHE PSE MOSTRA JUAJ KERCENOJ HEREPASHERE PER VENDOSJE TRITOLI NE DIGAT E HIDROCENTRALEVE. NE SE KAPENI TEK ELEMINIMI I SHOKEVE TE LUFTES,UNE NUK MARR PERSIPER TE DISKUTOJ NE SE KANE QENE TE DREJTA APO TE PA DREJTA,POR UNDE TE THEM ME BINDJE SE NE KETE SHKERDHATOKRACI QE KENI NDERTUAR JU JANE VRARE DISA HERE ME TEPERE PER ELEMINIM KONKURENCE POLITIKE. NE KORRIK 1975 ESHTE KRYER NJE VRASJE PER GJAKMARRJE DHE ESHTE MBLEDHUR BYROJA POLTIKE ,PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR PER KETE PROBLEM,DHE PAS VITIT 1950 KA QENE RASTI I PARE DHE I FUNDIT, PO SOT !!!!!!!!. PROSTITUCIONIN E KEMI NDIGJUAR NEPER LAJME PO SOT SA VAJZA SHQIPETARE SHESIN TRUPI E TYRE NEPER SEMAFORET E MBARE BOTES ?????? ETJ ETJ ETJ. JAM I LUMTUR QE NUK JAM MA SHQIPETAR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*