Ish-zyrtari i SHIK: Pse nuk u realizua vrasja e Meksit (II)

Xhevdet Shehu April 19, 2016 10:38

Ish-zyrtari i SHIK: Pse nuk u realizua vrasja e Meksit (II)

Ekskluzive DITA – Pas rrëfimit të djeshëm për një plan të SHIK-ut për eliminimin e ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi, ish- zyrtari i lartë i SHIK në gjysmën e parë të viteve ’90 Dimushi vijon të tregojë se si rrodhën më tej ngjarjet dhe pse nuk u realizua ai plan.

A ishte Bashkim Gazidede ideatori i këtij atentati apo kishte marrë urdhër nga dikush tjetër më lart në hierarkinë e shtetit? Cili ishte roli i Xhahit Xhaferit në këtë histori dhe pse u shpërblye më vonë duke u bërë komandant i Gardës së Republikës.

Masakra e Cerrikut në vitin 1997 dhe kush ishte përgjegjësi. Çfarë i bashkonte dhe çfarë i ndante Bujar Ramën me Gazidedenm sipas ish-shefit të SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në ato vite të rënda për Shqipërinë, me të njëjtët protagonistë politikë të sotëm.

 

(Pjesën e parë e lexoni KETU)

– Si reaguat kur dëgjuat nga goja e Gazidedes porosinë për të vrarë Kryeministrin?

– Mu ngjeth trupi. Bashkimi ishte ngritur në këmbë dhe rrinte përballë dritares duke pirë me etje cigare. Xhahiti po paketonte armët, ndërsa A.Sh. nuk lëvizte nga vendi. Atë kohë Xhahiti ka qenë drejtor i drejtorisë të Katërt në SHIK, më vonë u shpërblye duke e bërë komandant të Gardës së Republikës, Unë vetë pak e kam njohur si person. Por njëherë gjatë shkuarjes në shtëpi kur punoja në Kavajë e shtëpinë e kisha në Pogradec, tek ura e Librazhdit, sa del nga qyteti, e gjeta me makinë të përmbysur në shtrat të lumit… Ishte në kthim nga Kapshtica.

Si komandant garde mund të pohoj se ka qenë urdhëruesi i gardistëve drejt Cerrikut në vitin 1997, ku sikurse dihet u bë një masakër e vërtetë. Di që Bashkimi e mbante aq afër sa fjala e Xhahitit ishte ligj. Jo më kot e bënë dhe komandant garde. Unë vetëm 3-4 biseda kam me të përveç rastit që tregova. Nuk më pëlqente hiç si njeri dhe si karakter.

– Po Bujar Rama, ku ndryshonte dhe ku bashkohej me Bashkim Gazideden?

– Ishin si nata me ditën larg. Bujari i qetë,i drejtpërdrejtë, fjalëpak, por shumë  trim. Bashkimi i ashpër, dredharak, tmerrësisht nervoz dhe tinëzar.

– Sidoqoftë shumë punë i kanë bërë bashkë pasi të dy ishin në krye të SHIK-ut në ato vite…

– Sidoqoftë, Bujari ishte tjetër gjë… Atij i shkon shprehja “jam burrë i mirë, por kam punën e keqe”. E donin të gjithë dhe kishin besim tek ai, edhe unë dhe sot e kësaj dite, pavarësisht se kam objeksionet e mia për të.

Ai, po si unë, u tradhtua ngaqë besonte ndershmërisht. Bujari ka flakur teserën e PPSH-së në një miting publik, ku ka qenë dhe Azemi, në kohën kur mitingjet e Milloshit ishin në kulmin e tyre në fillim të vitit 1991. Bujari ishte demokrat i vërtetë në shpirt. Por e mbajtën në distancë meqë mbulonte ekonominë dhe e shfrytëzuan në vitin ’97.

Përfundimisht mund të them se Bujari ishte dhe është shpirtbardhë, kurse Bashkimi cinik dhe hakmarrës. Bujari është ndarë me Saliun e PD-në mbas 97-s, ndërsa Bashkimi mbeti si përfaqësues i linjës së ashpër deri në fund të jetës. Bashkimi kish një të mirë të vetme, të fortë… Nuk u përlye në korrupsion e vdiq fukara.

Andrea Dimushi

Andrea Dimushi

– Çfarë ju kujtohet tjetër nga ajo ditë në zyrën e Gazidedes kur morët porosinë apo detyrën për të vrarë Meksin?

– “Mendohu mirë para se të flasësh me ta”, tha Bashkimi. E bëri të sigurtë që duhej të flisja. “Do mendohem, por më duket e pamundur të bëhet kjo gjë”, i thashë. Nuk di nëse Kazazët mund ta merrnin përsipër atentatin, por në atë kohë Salën e kishin idhull. Të thashë dje që nuk di arsyen pse u zgjodhën Kazazët për atentatin kundër Meksit. Lami kishte miqësi me Meksin dhe e donte. “Ke një muaj kohë” më porositi me të butë si shprehje, por i vendosur për të patur një përgjigje pozitive nga unë!

– Mendoni se Bashkimi e bëri me kokën e tij këtë propozim?

– Për mua është Saliu dora vetë autori që ka urdhëruar. Nuk e bënte dot kurrë Bashkimi një veprim të tillë pa miratimin dhe lejen e Saliut.

– Pra ju e morët detyrën apo porosinë. Çfarë bëtë më tej?

– Në ato çaste, vetëtimthi m’u kujtua një moment kur Bujari pas një debati verbal në zyrën e Bashkimit, u nxeh aq shumë sa Bujari i tha Bashkimit se do e hidhte nga dritarja! Atë moment po e mendoja, ndërsa dola pa u përshëndetur. Ishte i dyti paralajmërim një mujor që më jepej. Njëri për trafikun e armëve dhe kjo që më jepej tani, dhe ishte tepër më i rëndë, pasi kërkonte jo vetëm kokë njeriu, por kokën e Kryeministrit të Shqipërisë. Një lojë e pistë deri në fund! E pistë dhe pabesë.

– A u morën masa për atentatin ndaj Meksit?

– Jo, asnjë masë. Sigurisht qe atentati nuk u realizua pasi unë nuk bëra asnjë përpjekje për t’i kontaktuar Kazazët për këtë problem, ndonëse Islamin e takoja thuajse çdo ditë, meqë e kisha vartës.

– Si kini pasur marrëdhëniet me Kazazët?

meksi-1– Lam Kazazin të thashë që e kisha në punë, por me Eqeremin kam patur një episod që më ka lënë mbresë. Në 6 qershor të vitit 1993, po udhëtonim me tragetin “La Vikinga” për në Itali për një kurs specializimi në Romë.

Me atë traget udhëtonte dhe Eqeremi, i vëllai, por dhe të tjerë si Art Pagria, të cilit i thanë të kujdesej për mua pasi e kisha për herë të parë atë rrugë.

Para se të ndaheshim, Eqeremi futi dorën në xhep dhe më dhuroi 20 mijë lireta… “Mbaji për kafe se e di që jini bosh”, më tha. E falënderova e nga ky xhest i tij dhe sot pas kaq vitesh ndjej falënderim dhe mirënjohje.

– Sidoqoftë, juve u ishte dhënë një detyrë jo e lehtë dhe me këta do ta kryenit…

– Kurrë nuk pata kurajo e as dëshirë të bisedoja me Kazazët për këtë problem. Sa herë më pyesnin në telefon nëse kishte gjë të re, i përgjigjesha: “Jo nuk ka e nuk mundem”. Por e nuhasja se për këtë problem duket që nuk po ndjeheshin mirë në Tiranë. Sidomos ishin në merak se mos i kisha treguar “Lomit”, për çfarë i kërkohej dhe u bë një inskenim i ndyrë.

– Çfarë inskenimi?

– Në kalim në Kavajë, ish shefi i antiterrorrit A.Sh., kish bërë fjalë me Lamin dhe ky i fundit i thotë se ishte punonjës i SHIK-ut. A.Sh. më vjen në zyrë dhe ankohet për sjelljen “vulgare” të Islamit. Meqë Islami ishte vëzhgues (pra punonjës jo legal), i thashë që e njoh si person, por nuk është punonjës në SHIK. Ai menjëherë këtë ia kish raportuar Bashkimit dhe i nxorën urdhrin e lirimit.

Lami ishte nga pishtarët e parë të demokracisë dhe në atë kohë ishte vështirë t’i largoje nga puna, për të mos thënë e pamundur. Por urdhri ishte djallëzor. Prisnin që kur u bë takimi me Bashkimin, të mund të merrnin vesh në ishte në dijeni për çfarë do i kërkohej të bënte. Prisnin nëse do shfrynte që e liruan, meqë nuk pranoi atë detyrë që nuk iu dha asnjëherë nga unë. Kur kuptuan që nuk ishte në dijeni, e rimorën përsëri dhe Lami pas kësaj lëvizte me fenelinë ndezur në çdo vend ku kalonte me makinë.

– Nga gjithë kjo histori, kuptoj se në njëfarë mënyre ju e shpëtuat Meksin, apo shefat e tu hoqën dorë nga ai plan?

– Thashë, që nga zyra e Bashkimit atë ditë që më dhanë këtë mision dola pa e përshëndetur, por nga pas më erdhi zëri: “Këtu nuk është bërë kurrë kjo bisedë!”. Dhe në fakt atje mbeti! Për një muaj rresht, përditë më merrnin në telefon dhe më pyesnin në kishte gjë të re. Më pas heshtën. As unë nuk bëra ndonjë lëvizje, por edhe ata duket se hoqën dorë nga ai plan. Nuk e di përse. Nuk kemi diskutuar më tutje për këtë çështje. Meksi është shëndoshë e mirë, ndonëse të tjerë dinë edhe më shumë, që ai ishte vënë vërtet në shënjestër.

Xhevdet Shehu April 19, 2016 10:38
Komento

27 Komente

  1. Baxhanaku nga Derdeci April 19, 11:17

    Remzi Hoxha,Azem Hajdari,Gramoz Pashko,Arben Broci,Zulali,Ali Spahia,Koste Trebicka,Sokol Olldashi,Haklajt me Fis,21 Janari,Gerdeci…..deri Aleksander Meksi,….kane nje autor,eshte Ai, qe me ndihmen amerikane,do beje reformen per drejtesi.TUUURP!!!

    Reply to this comment
    • kujtesa April 19, 17:46

      Do te ishte rrenqethese po te ishte e vertete.
      Mendoj,qe e verteta fle diku tjeter dhe jo ne rreshtat qe thote ish nepunesi i SHIK-ut.
      Nese atij i ishte dhene kjo detyre,gje dhe kishte afat 1 muaj,e sigurte eshte qe diten e pare pas nje muaji,ky tipi qe ben rrefimin,nuk do ta kishte kete mundesi qe e ka tani!
      Si personi qe kishte shume dijeni,ai do te ishte ne nje rresht me Azemin apo te tjere qe ai kafsha i eliminoi vetem e vetem te ishte sa me gjate ne pushtet.
      Nese ishin burra keta,le ta benin kete rrefim ne ate kohe sa ishte “hekuri i nxehte”. E them kete sepse per kohen qe behet fjale,viti ’97 ishte shume afer dhe “te vertetat” e ketij do kishin me shume vlere se sa kane sot.
      Sot qe ish kryetari i SHIK-ut nuk jeton me,asnje gje nuk mund te provohet dhe vetem sa shtohet nje urrejtje ndaj qeneve te ngordhur,dhe kaq!

      Reply to this comment
    • Bredhi April 24, 02:17

      Jam “deshmitar” i gjalle, qe SHIK-u i kohes se Berishes,donte te vriste vete Berishen.
      Me thirri Azem Hajdari ne nje lokal ne Durres dhe me tha:
      -Te kemi njeri te besuar dhe trim.Ke 500 mije euro per te vrare Sali Berishen!
      Ke 1 jave afat!
      I raportova shefit tim per kete oferte,por ai me beri nje super oferte :
      -Shko e vrit Azemin dhe ke 1 milion euro shperblim dhe pasaporta me identitete te rreme per te gjithe familjen!
      Dhe keshtu veprova!
      Tani jetoj si bos ne nje ishull parajse,te Karaibeve!
      Jam gati te jap disa intervista per kete aksion fantastiko-politik,sa mund te mbani gjalle kersherine e lexuesve per 3 muaj!
      Kam edhe gjera te tjera me rendesi…!

      Reply to this comment
  2. Claus April 19, 11:18

    Kill Leka.Volumi II.Vazhdimi.
    Sot ne episodin e radhes se filmit me te suksesshem te diteve te fundit “Kill Leka” kemi deshmi rrenqethese nga personazhi i radhes.
    Publiku po ndjek me ankth te madh serialin e ri.Perqendrimi eshte aq i madh sa edhe sikur te coje termet,te plase ndonje epidemi,apo largqofte ndonje lufte,e aq me pak te shantazhohet ndonje profesor nga nje delinkuent, nuk mund te prishet ai.
    Askush nuk mund te matet me autoret e serialit tone.Te gjithe dashakeqinjte le te perpiqen sa te duan, por lodhen kot.
    Ata denoncim – ne episod te ri te “Kill Leka”…
    Ata denonco ne nje ane – ne denonco ne anen tjeter…
    Ata me shullazer – ne me “Kill Leka”…
    Sa me i rende denoncimi – aq me rrenqethes seriali!
    Denonco Sali denonco,se ne kemi gati episoda te reja njeri me rrenqethes se tjetri te “Kill Leka” .
    Nuk do te dorezohemi kurre.Sy per sy e dhemb per dhemb.
    Ti Sali me denoncime – ne me ekranizime…

    Reply to this comment
  3. Iliri April 19, 12:40

    Berisha denoncon Shullazin kercenues me jete te rektorit Koni, pergjigjet Pushteti me perralla per tentative para 22 vjetesh te Berishes per te vra…Meksin. Tamam ate Meksi qe mbas 2 vjetesh nga perralla e bani prap kryeminister! Vazhdoni perralla koti e pastaj ankoheni kush e mban Berishen. Ju more e mbani me keto budallalleqe te stisura aq keq sa duket se i ben Berisha vete per t”ju felliqur.

    Reply to this comment
  4. luli April 19, 12:55

    PO KJO ISHTE LOJA MORE ZOTERINJE . PSE KY PERSON NUK BERI DENONCIM PAS 97 PO NA THOT SOT .MOS JU BESONI SHIKSAVE TE SALES SE JAN JASHQITJA E KOMBIT

    Reply to this comment
  5. mir April 19, 13:26

    thuj ies qe te boj hallve o leka meksi, ke shpetu per lesh

    Reply to this comment
  6. Armina April 19, 14:37

    Berisha .per sa kohe qe hesht per kete histori……..e ka nje plan,ishallah per koken e tij

    Reply to this comment
  7. SaliBisha April 19, 14:37

    Sikur ta vije Saline para alternatives te zgjidhte ose pushtetin ose familjen, ai pas hezitim do te zgjidhte pushtetin para familjes.
    Nuk e ka ne dore ai. Exousimania eshte gjendje shpirterore patologjike .

    Reply to this comment
  8. shik April 19, 14:43

    islam kazazi kater klase shkolle nuk e ka mbaruar!
    nuk eshte pishtare domokracie!
    ne kohen e sistemit monist vidhte shishe e kovanoza tek qelqi i kavajes!
    njeri qe nuk e perfillte askush ne kavaje shtrese mjerimi!
    nuk ka te beje fare me demostratat ne kavaje eshte quajtur nga kavajsit spiun i policise!
    ka shitur gjysmen e golemit te kavajes si kampin pal mylishi studentet dhe kampin rinia mbas shitje te gjitha ketyre pasurie u be i forti i kavajes ne ekonomi dhe disponon dhe objektin e rezervave te karburantit ne kavaje etj!
    kurse qeremi vellai i lamit ka shfrytezuar me vite kineman e kavajes kthyer ne bingo ka lyer duart me gjak paguan cdo qeveri qe eshte ne pushtet
    nuk ka te beje me demostradat e vitit 1990 nga klani i kazazeve quhet skenderbeu i kavajes!
    kete te dhene duhet te japi ish kryetari shik Andrea Dimushi jo perradhet e nastradinit

    Reply to this comment
    • Brave April 25, 15:08

      Ky pishtari i Dimushit, do ia kete dhene ketij ate cope toke qe ka shit ne Golem… nuk ka kushtuar 20 mije lireta… sipas llogarive te familjes ka lene 400 milion leke ne bixhoz Andrea… ku i gjeti pao investoi liretat?????????

      Reply to this comment
    • Iris March 29, 21:42

      Po ku bazohesh per kto qe thua? Apo lloqe Kavaje?

      Reply to this comment
  9. MH April 19, 14:52

    E kuptoni se per te cilen kohe duhen te hapen dosjet.
    Dosjet e monizmit nuk ia vlen te hapen po te shurrohen.Keto te keti cerk shekulli ia vlen te hapen dhe te vendoset vertetsisht liria demokratike e popullit.

    Reply to this comment
  10. Xha.Xha April 19, 15:18

    Eshte e habitshme se si njerez pa as me te voglen njohje mbi punen qe ben SHIK, u instaluan, emeruan dhe ekzekutuan vepra vertet te demshme e kriminale gjate sundimit te Sali Berishes se pare. Emerimi i Bashkim Gazidedes i cili ishte njekohesisht edhe Kryetari i Shoqates se Intelektualeve Myslymane ne krye te SHIK e ktheu kete institucion ne nje kosh plerash ku plehrat dhe njerez nga ordineret e PD zune poste te cilat jo vetem nuk i meritonin per gjithashka profesionale qe do ai institucion, por edhe nga ana njerezore e me pas kriminale, sepse keta birbot e Saliut e Gazidedes u perfshine ne krime te ulta te cilat
    do te vije nje moment qe te zbardhen, sic eshte vrasja e Remzi Hoxhes.
    Shiko cfare kriteri punesimi ve ky treguesi Dimoshi per B. Ramen, ishte burre i mire se hodhi teseren e partise, dhe per kete arsye Bujari dhe shoku i tij i ngushte Andrea, te dy oficere ne Permet u graduan e punuan ne nje institucion ku nuk duhej te hynin sepse nuk kishin ate profesion, dhe se ishin ne nje pune qe nuk e njihnin dhe nuk kishin te benin me te. Ketu fillon ceshtja. Pse pranuat te punonit ju dhe Bujar Rama ne nje institucion qe skishte lidhje me punen tuaj te meparshme si oficere reparti ushtarak, dhe shkuat ne nje institucion inteligjence ku duhet te punojne njerez me nje profesion tjeter e te vecante, per te cilin duhet te kryejne shkolla, te edukohen e te kene eksperience. Pse pranuat te rrini aty ju zoti Andrea, kur te gjithe specialistet me te mire qe kishte shteti shqipetar u pushuan nga puna dhe ne SHIK sherbyet ju elifmatraket si Gazidedja, Bujari, Xhahiti dhe Andrea??
    Nuk mendoj qe eshte e vertete kjo qe thua per vrasjen e Aleksander Meksit ne nje atentat kaq banal dhe kaq te pa pregatitur, e para sepse vrasja e Aleksander Meksit nuk i sherbente askujt. Aleksander Meksi ishte thjesht figure ne qeverine e Sali Berishes, dhe nuk e pyeste njeri, dhe e dyta, pavaresisht se si ishte Aleksander Meksi, ai kishte per koperture emrin dhe karrigen e kryeministrit dhe atentati ndaj tij, i pergatitur nga qeveria e tij, do te kerkonte nje organizim tjeter, pa Andrean qe nuk ishte pjese e grupit te Gazidedes, dhe nuk njihte metodat e konspiracionit e kombinacionet profesionale, Por edhe ketu duhet ndaluar, nje sherbim informacioni serioz nuk merret ne asnje rast me eliminime fizike, per shkak te interesave e inateve personale te njerit apo te tjetrit, edhe aty ka ligje dhe te rrepta madje..
    Po te jene te verteta tezat qe ngre Andrea, bisedat, marredhenia ordinere dhe e hapur, gjate pergatitjes se nje atentati, tregohet qarte se ne cderexhe paskesh qene SHIK-u, ne cllum e cbalte punonte ai, dhe me cnjerez shpellare kaverdisej.. Andrea drejtonte dege te SHIK te kthyera ne reparte ushtarake paramilitare por qe ishin tape topi nga ana profesionale.
    Cte thuash me per Andrean qe kerkon te behet protagonist duke treguar histori ne te cilat ai ska qene prezent asnjehere.
    Ky eshte niveli i atyre qe drejtuan presidencen, qeverine dhe SHIK te atyre viteve dhe e kthyen ate ne nje institucion te urryer te cilit eshte veshtire ti heqesh imazhin e fytyrave te Gazidedes, Bujarit, Xhahitit, Andreas e lloj lloj surrugatosh qe zevendesuan specialistet, me injorante te tipit te tyre… dhe qe me pas i vune pushken popullit te pafajshem. popullit qe kerkonte kursimet e tij, te cilat ja u vodhi Sali Berisha me ndihmen e po ketyre emrave..

    Reply to this comment
    • Nemo April 19, 19:43

      Ti Xha.Xha je pak naiv. Berisha me nje gur vriste dy zogj. Meksin nuk e donte ne PD. E shihte si pengese. Por nuk mund ta largonte dot se Meksi ishte themelues ne PD. Nga ana tjeter, duke vrare Meksin, do akuzonte kundershtaret e tij politik si vrases te Meksit. Sic veproi me Azem Hajdarin qe ia faturoi Nanos.

      Reply to this comment
      • Xha.Xha April 20, 12:47

        Ti Nemo ke mbetur romantik, 24000 lega nen det.
        Berisha e largonte Meksin qe cke me te, e shtrengonte, e lironte, e shantazhonte, sepse ky Meksi i leu edhe nje cike gishtat, por bie deri diku dakort me ju qe mund te prishte ndonje ekuiliber. Por arsyeja e vertete qe ai e mbajti Meksin deri ne fund, ishte se Berisha nen presionin e keq qeverisjes, nen presionin e zgjedhjeve te vjedhura te 96-es, protestave dhe firmave piramidale, ku Meksi ishte perzjere drejtperdrejt, nuk donte te bente nje nderrim te kryeministrit dhe te vertetonte ne nje menyre apo ne nje tjeter qe me largimin e kryeministrit kishte rene dhe qeveria e cila kishte punuar keq. Kete Berisha nuk e lejonte, dhe e kishte lene Meksin te hante pershesh. pra ketu bie interesi per atentat, sepse ishte me mire qe meksi te ishte saper figure.
        Po qe se e keni lexuar ate qe une kam thene, nuk ka te beje shume me Meksin, por me injorancen e capaculeve kriminele qe punuan ne SHIK dhe donin te pregatisnin nje atentat kunder kryeministrit duke hapur e mbyllur pushke, e duke ja dhene njeri tjetrit neper zyra e ne prezence te personave te trete e te katert, e duke folur sikur po shkonin per gjah, etj..etj..tregues i mirefillte i shtetit dhe pushtetit qe kishte rene ne dorre te horrave…..Kurse ky palo Andrea idiot e delirant, i ka hedhur per konsum keto per tipa romantike e utopike, qe mendojne se konspiracioni vepron ne menyra kaq diletante..
        Megjithate te pershendes Nemo…Me mire kur ka pak debat..

        Reply to this comment
  11. Niku April 19, 16:12

    Dhe ky marroc ishte pergjegjes i SHIKut ne Pogradec….!
    Mjaft me marrira e trillime, keto me nuk krahasohen as me telenovelat e Kolumbise.

    Reply to this comment
  12. we people April 19, 16:30

    Katandisja e ketij krye-editoriali (pjesa e dyte) me dy komente deri tani tregon se politika “editoriale “e gazetes Dita duke fryre qimet e Meksit dhe duke “harruar” traret e krimeve te sali qenit ka deshtuar.

    Pra ne kete rast kemi nje denoncim qe mender me thene presidenti i nje vendi ne bashkpunim me sherbimin sekret ben plan te eleminoje kryeministrin e vendit.

    Pra kemi nje skenar qe luhet ne filmat horror te HOLLIWOODIT ku skenat e krimit luhen”live” dhe skenare te tille jane me dhjetra…THRILER..
    Eshte e turpeshme e denueshme dhe kriminale POZICJONI I SHTYPIT SHQIPTAR.perballe ketyre akteve makabre qe po luhen para syve te njerezve
    Eshte e turpeshme e denueshme dhe kriminale POZICJONI i gazetes DITA dhe TEMA dhe disa te tjera qe nga nje shtyp pararoje qe kane merite ne zbritjen nga kali te MONSTRES BERISHE…tani kane kapitulluar..jane dorzuar dhe po ofendojne opinionin,lexuesit dhe atdhetaret me keto histori “te tmerreshme” qe po tergohen per te kaluar kohen..

    Cfare duhet te bejme ??
    Eshte fare e thjeshte …Berishaleja eshte nje kriminel i sinqerte dhe duhet ta falenderojme se ai nuk eshte fajtor…

    Te pakten ne keto momente fajtoret kryesore jane:

    1-tradhetia kriminale e Edi Rames ndaj 23 qershorit 2013..ndaj jetimeve te 21 janarit 2011 dhe mijra nenave te veshura me te zeza

    2-hipokrizia kriminale e ambasdoreve euroatlantike qe nuk ka hu ti mbaje..kane dale jashte kontrolli…me ne krye DONALD LUL BASHA

    PSE DUHET TE ARRESTOHET SALI QENI ??
    Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Bisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
    Sali Bisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
    Sali Bishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

    Akoma më tej Sali Bisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.
    Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.

    Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
    keq ardhje per gazeten dita qe merren me kriminelin e sinqerte berishoviq…dhe nuk merret me impotencen kriminale te PS dhe hipokrizine kriminale te nderkombetareve..miq apo armiq qofshin….boll me kete terror mediatik…

    Reply to this comment
  13. Cadra pistolete e Salikut April 19, 16:33

    Tani te presim deri te enjten.
    Ne qofte se Sali B(er)isha nuk reagon, duket se e ka pranuar ne heshtje komplotin e deshtuar.
    Megjithate, ti Aleksander nuk duhet te shprehesh deri sa te llagarohen ujerat.
    Saliku ka akoma para per te paguar vrases profesioniste.

    Reply to this comment
  14. Koki April 19, 16:53

    Duket pak si.fantazi.Meksi paska shpetuar ne saje te.ketij shikasi”te.mire”‘qe e mashtroi gazideden me sorollatjet.per detyren qd jj dha.Kush e ha.kete? Mundet edhe te jete projektuar nje veprim I tille nga gazidede por jo kaq thjeshte
    si trajtohet nga ky mjeshteri
    shpetimtar.

    Reply to this comment
  15. Patriot April 19, 16:56

    Perse do ta vrisnin Meksin,ngase ushqente boten e krimit e te korrupsionit politik,apo ngase u be bashkeorganizatore e cvates i firmave piamidale?
    Nje artikulli tille i sherben vetem dizinformimit dhe jo rrealitetit,shume politikane jane laruar nga kjo bote,pa tjeter per ne ferr se nje mute,muterish ishin per sa kohe bashkeqeverisen e Nanon,apo Berishen e Godon me shoke.
    Te ishte per ndersherine e artikullshkruesit sot Meksi ky sozi e diktatures kouniste dhe e mbetjeve te saj,do te ishte tek te shumtet,por pse i sherbeu dhe u be pjese me to,vazhdon sot e kesaj dite te lidhadhise ne miljonat e grabitura me fuqine e pushtetit.
    Nese do te vendoset drejtesi,shume shpejt ai si shoket e tije do te jene ne bangen e akuzes,per mijra krie dhe superkorrupsione si bashkepuntore.

    Reply to this comment
  16. Bejdo April 19, 17:54

    Te pakten Z: Meksi e mori vesh : Jetegjati nuk behet kurre jeteshkurter !!!!

    Reply to this comment
  17. Antikonformisti April 19, 18:02

    E nise me vrull o Andrea rrefimin tend te djeshem, por sot e kaperxeve si ata skenaret e filmave indiane.
    Ç’pate mor burre qe e le jetim rrefimin, apo te terhoqi ndokush veshin. Gjithsesi eshte puna jote.
    Por ne kete rast populli thote “U mbars mali dhe polli nje mi”.
    Ajo qe me terhoqi vemendjen new rrefimin tend te sotem te llojit as mish dhe as peshk, eshte jo vetem kaperximi i objketit te rrefimit dhe mbylljen shpejt te tij, por mbrojtja qe i bene me konseguence nje prej autoreve dhe zbatuessve me te zellshem te skenareve ogurzi te “Berisha -’97”, oficerit te zbulimit te ushtrise , Bujar Rama.
    Nje delenxhi, arrogant, brutal dhe demagog i llojit te vet, qe ti e quan “burre te mire me pune te keqe”.
    Apo mos valle kerkon te justifikosh me kete llaf dhe bemat e tua, se edhe ti nuk ke qene me i paket, o servil i Bashkim Gazidedes ne te gjalle.

    Reply to this comment
  18. Nemo April 19, 19:38

    Tani ky Meksi do mbese per jete gomar nese nuk nxjerr ne shesh pislleqet e Berishes per periudhen 91-97. Flas per ato qe nuk eshte perfshire edhe ky. Se edhe ky ka ato te tijat ne ate kohe.

    Reply to this comment
  19. demo April 19, 19:46

    Bashkim Gazidede ka qene intelektual,mesues matematike,person me reputacion,i dashur me shoket dhe me shoqet,familjar shembullor.Nuk pinte raki,konjak,as duhan me te dredhur.Te gjithe flasin mire per te.As nxenesit nuk i rrihte me shpulla.Si mund te jepte urdher per te vrare kryeministrin e vet,ky njeri?Nuk ia lejonte as feja islame! Iku si qeni ne veshte!

    Reply to this comment
  20. gazibeo April 19, 20:44

    Hija e frikshme e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes duket te gjarperi Ajazi

    kush e mendonte qe EDI RAMA…do dekoronte visho ajazin para dy muajsh ?? do gjunjezohej para nje “kendez-kanadezi”…

    Bashkim Gazidede nuk jeton më. Por hija e tij e frikës është ende mes njerëzve dhe tashmë, me rikthimin e njerëzve të besuar të tij në krye të shërbimit, ajo frikë rikthehet, jo më si kujtim, por si një realitet. me Visho Ajazin ku toleranca e nderkombetareve eshte me poshte se aleanca..c’janë këta aleatet tane “te medhenj” me kriminele si Berissha dhe visho ajazi neper kembe.
    Mos po nxjerrin keto Bujar Ramet per reabilitimin e Shikut Naziskin dhe kthimin per here te trete te Berishoviqit ne pushtet per here te tretë..sepse shenjat i ka dhenë i pari Donald Lu qe eshte dukshem nje berishist tip Podesta
    ****
    Në vitin 1995, ndërsa isha në vitet e para të punës si reporter tek nje gazete, zhvillova një takim në kafenenë e ish-Hotel Dajtit me disa sindikalistë, të cilët po përgatiteshin të shpallnin një grevë. Në mbrëmje, më thërret kryeredaktori dhe më tregon fije për pe të gjithë itinerarin e ditës sime të punës. Në sa kafene isha ulur, asokohe gazetarët nuk shkelnin në asnjë lloj zyre, përveç atyre që punonin në fletushkat e kontrolluara nga SHIK-u, dhe të gjitha lajmet prodhoheshin nëpër kafene dhe skutave të tjera. Më tregon me kë isha takuar, e madje në ç’pozicion të tavolinës isha ulur. Dikush apo disa, më kishin ndjekur gjatë gjithë ditës sime të punës, nga ora 9.00 deri në orët 17.00 kur unë u ktheva nga terreni për të shkuar në redaksi.
    Kryeredaktorin e kishin thirrur në një zyrë, që ishte maskuar diku si zyrë shërbimesh tek Hotel Rogneri dhe i kishin kërkuar “me mirësjellje” që arrtikulli im për grevën të mos publikohej. Në fakt artikulli u publikua, por shumë i shkurtër dhe jo në vend të dukshëm.
    Ishin kohë të rrezikshme dhe të frikshme ato…!
    Këta ishin njerëzit e SHIK-ut. Ata ndiqnin këmba-këmbës gazetarë, sindikalistë, rivalë, kundërshtarë politikë, biznesmenë….pra, çdo gjë që mund t’i bëhej pengesë apo i duhej Sali Berishës. Struktura shtetërore që merrej me sigurinë kombëtare ishte shndërruar në një polici private me shef komisariati Bashkim Gazideden, njeri i bindur në mënyrë fondamentaliste ndaj Berishës. Shumë shpejt Gazidede e shndërroi SHIK-un në një emër drithërues. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Një Sigurim Shteti edhe më të frikshëm nga ç’kishte qenë ai i komunizmit. Survejime amatoreske, duke ndjekur njerëz nga pas si hije, lista njerëzish “me ne “ dhe “kundër nesh”, telefonta për çdo artikull që shkruhej dhe që nuk ishte në të mirë të pushtetit, gazetarë mercenarë që rekurohesin për një garsoniere për të spiunuar, provokuar, shpifur dhe sulmuar njeri-tjetërin…!
    Në vitin 1996, ndrësa me nje kolegun po ecnim në rrugicat e ngushta të Parkut Rinia të mbushur me kioska, për të dalë në Sheshin Skëndërbej ku do të mbulonim një protestë të paralajmëruar të opozitës, u sulmuam nga dy civilë trupmëdhenj dhe vetëm ndërhyrja e një nëpunësi të qeverisë, që na njihte, ndëryshoi rrjedhën e jetës tonë.
    Çdo strukturë shteti ka peshën e vet në piramidën shtetërore dhe nga pesha vjen edhe autoriteti dhe “frika” që ajo përcjell tek shoqëria. Por SHIK-u nën drejtimin e Bashkim Gazidedes mund të ketë pasur për analogë vetëm ‘Gestapon’ naziste dhe Sigurimin e Shtetit komunist. Nëse gjatë një proteste do të thonin se erdhi policia, pakkush do të kthente kokën, por nëse dikush do të thoshte, “erdhi SHIK-u”, atëherë të tërë do të trazoheshin.
    Në vitin 1997, kur Gazidede ishte arratisur bashkë me shpurën e tij dhe shërbimin sekret e mori në dorë një tjetër pedagog i Shkencave të Natyrës, Fatos Klosi, hyra për herë të parë në ndërtesën e SHIK-ut, për të intervistuar Zotin Klosi. Ishte tërësisht e zbrazur. Oborri bosh, i mbushur me letra që i shpërndante era, nja dy-tre makina (ishin ca Volksëagen ngjyrë jeshile që bridhnin pa targa por që ne i njihmin, pasi qëndronin me shërbim 24 orë para redaksive të gazetave jo-qeveritare), korridore të shkreta, disa zyra të hapura e disa jo, por këmbë njeriu brenda. Nisur nga emri që kishte pasur, të krijohej ndjesia e një kampi përqëndrimi nga i cili sapo ishin larguar nazistët. Këtë ndjesi përjetova kur u futa brenda. Kisha frikë, mendoja se dikush ishte duke më ndjekur nga pas, ngrija sytë mbi çati pasi kisha një ndjesi sikur në taracë kishte snajpera.

    Mos mendoni se isha paranojak. Jo jo, këtë ndjesi do të provonte çdo njeri jo pjesë e qeverisë, e aq më shumë një gazetar të cilit i ishte dashur të zbriste në mesnatë nga apartamenti përmes tubit të rrjedhjes së ujërave, kur njerëz misteriozë i binin derës me shkelma. Fatos Klosi kishte vendosur mbi tavolinë një mori fotosh që tregonin njerëz të SHIK-ut, të veshur civilë, të cilët ishin në vijën e parë të forcave që shpërndanin demonstruesit e opozitës. Një djali i ri, me flokë kaçurrella të gjata si bubuzhel, kishte në dorë një hu nga 2 metra të gjatë me të cilin kishte goditur tre vetë njëherësh. Të tjerë që po tërhiqnin zvarrë dikë nëpër trotuar. SHIK-u kishte dokumentuar aksionet e veta për të fotografuar ata që merrnin pjesë në demonstrata, pasi kjo, me llogjikën e asaj kohe, ishte e paligjshme. Kam parë edhe qeli të përgjakura këtu – vazhdonte të tregonte Klosi, i cili ndërtoi një strukturë shtetërore nga e para.
    Ndërsa kujtoj frikën tonë nga SHIK-u, kujtoj një nga viktimat më absurde të asaj kohe, një djalë nga Mirdita, Bardhok Lala, i cili shumicës së lajmeve që shkruante në një gazetë ku punonte, u referohej “sipas burimeve që nuk duan të identifikohen”, burime të cilat as vetë Bardhoku i shkretë nuk i dinte në shumicën e rasteve, pasi ishin thashetheme kafeneshë. Pikërisht për të treguar këto burime, Bardhoku u rrëmbye dhe u gjend disa ditë më pas i hedhur në një kanal, i menduar si i pajetë.
    Një miku i tij e fshehu në një banesë në periferi ku e mjekoi dhe unë me kolegët e mi e vizitova atë. Ishte masakruar kafshërisht. Nuk di se çfarë shtazësh mund të kenë qenë. Tortura të para vetëm në filma ku ndonjë terroristi islamik i kërkohet të tregojë se ku është fshehur bomba atomike që do të shpërthejë e do të vrasë miliona njerëz. Ndërsa Bardhoku ishte masakruar për të treguar se kush ia jepte informacionet që dilnin në një gazetë që kishte gjithësej 500 blerës. Bardhok Lala i shpëtoi vdekjes, por nuk u bë më njeri normal, pasi ndaj tij ishin bërë të gjitha ato që u bënë hebrenjve ata që përfunduan në Nuremberg.
    Për t’i vënë vulën, në vitin 1997, SHIK-un e shndërruan në strukturë ushtarake dhe e hodhën në luftë kundër popullit për të prodhuar një nga pjesët më të zeza të historisë së Shqipërisë.
    Ajo që bëri Fatos Klosi ishte zhdukja e frikës së njerëzve nga SHIK-u. Zhdukja e frikës nga një institucion shtëteror të cilin Gazidede e mbushi me soj-soj kriminelësh e injorantësh që nxirrnin dokumentin e agjentit sekret në autobus për të mos paguar biletën e urbanit.
    Pikërisht për këto dhe shumë më tepër se kaq, Fatos Klosi tha se zëvendësimi i Bahri Shaqirit me një nga njerëzit më të besuar të Bashkim Gazidedes, spiunin Ajazi.. do të sjellë gjëra të frikshme në këtë vend. Pikërisht për këto dhe shumë më tepër se kaq, unë kam sërish frikë nga SHIK-u (SHISH-i).
    . Ndaj dhe për këtë ne duhe ta ngrejmë zërin të gjithë, edhe ata që e kanë përjetuar e vuajtur atë kohë, edhe ata që e kanë harruar, edhe ata që nuk e kanë jetuar por kanë dëgjuar e lexuar.
    Bashkim Gazidede nuk jeton më. Por hija e tij e frikës është ende mes njerëzve dhe tashmë, me rikthimin e njerëzve të besuar të tij në krye të shërbimit, ajo frikë rikthehet, jo më si kujtim, por si një realitet.

    Reply to this comment
  21. TIRONA June 9, 09:54

    Por cfar shiku ishte ai mor aman shiku i sal alpinit shik bythe injoranc qe nuk ekziston ne gjithe boten
    pa shkoll pa dituri sigurimi kombetar si eshte vendi behet kuvendi me islam kazazin shqiperia fluturon>>> fluturo fluturo gomari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*