Pas Korkutit duhet të japë dorëheqjen Gudar Beqiraj

September 10, 2017 23:54

Pas Korkutit duhet të japë dorëheqjen Gudar Beqiraj

Akademiku i shquar Rexhep Qosja u shpreh mbrëmë afër mesnatës lidhur me letrën e Akademisë së Shkencave, ku pretendohej se kishin nënshkruar nëntë anëtarë të Akademisë, kryesisht jashtë Shqipërisë. Prof. Rexhep Qosja e mohoi një fakt të tillë.

Dje unë bisedova me Prof. Qosen, duke i u marrë vesh se do të japim thelbin e bisedës, pasi më hollësisht Prof. Qosja do t’i shtjellojë në një intervistë ekskluzive në DITA shumë shpejt.

 

Ja një përmbledhje e bisedës me Prof. Qosen mbrëmë:

Mua më kanë ardhur dy letra. Një letër më ka ardhur pardje, është me emrat e Altimarit dhe Mandalasë, dhe letrën tjetër që më ka ardhur dje ku janë 23 emra anëtarë nderi të Akademisë shqiptarë dhe të huaj. Kurse kjo tjetra që me erdhi mbrëmë është me 9 emra. Ku shkuan emrat e tjerë? Ku janë 14 emra? Ku shkuan dhe si janë hequr këta emra? Kjo ishte e para.

E dyta. Mua nuk më ka kërkuar askush të shpreh pajtim apo mospajtim me këtë letër që është botuar me të.

E treta, unë jam shprehur qartazi kur Sali Berisha i ka futur përnjëherë 18 vetë a 20 në Akademi. Dhe aty kanë filluar të gjitha problemet e mëvonshme të Akademisë.

E katërta, unë mendoj se për të filluar mirë tani punët në Akademi, ndryshimet në Akademi, pas dorëheqjes së Myzafer Korkutit, duhet të japë dorëheqjen menjëherë Gudar Beqiraj. E do rendi akademik, qytetar dhe demokratik këtë gjë. Ashtu sikurse dha dorëheqje zoti Korkuti pas atyre zgjedhjeve që u cilësuan shumë negative, ashtu duhet të japë dorëheqjen edhe ky (Beqiraj) pasi ka shumë mospajtime. Reforma e Akademisë së shkencave të Shqipërisë është shumë e nevojshme. Mendoj se reforma e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka shumë më tepër probleme se Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe duhet urgjentisht të reformohet. Ajo duhet të ndjekë këtë shembull.

E pesta, mendoj se kudo në këtë botë, të financuarit duhet të japin llogari financiare, morale para shtetit që i financon.

Mendoj se në dy akademitë shqiptare të Shqipërisë  dhe Kosovës duhet të mendojnë për formimin e nje Akademie gjithëkombëtare. Këtë mendim unë e kam shprehur shumë kohë më përpara dhe e kam botuar.”

Bisedoi Xhevdet Shehu

September 10, 2017 23:54
Komento

10 Komente

  1. kirurg September 11, 00:30

    Isha e sigurt qe Qosja do ta pergenjeshtronte ate leter. S’mund ta kishte nenshkruar ai. Po mire, keta qe e publikuan, as kaq gje nuk dine, se cili do te ishte reagimi i Qoses? Ky eshte skandal akademik. Gudar Beqiraj duhet te jape doreheqjen edhe vetem per kete falsifikim zyrtar (letra mbante koken zyrtare te Akademise), gje qe ne rrethet intelektuale eshte e paimagjinueshme, eshte baraz me nje sakrilegj te ferrshem ne fjalorin e feve.

    Reply to this comment
  2. lejlek September 11, 09:00

    Ju pershendes perzemersisht i nderuar profesor Qosja , edhe per idene e krijimit e nje te vetme te akademise mbare shqiptare.
    Nese Noli ,Ismail beu dhe para prijsi i shqiptareve Gjergji i Kastrioteve erdhen me atdhedashurine e tyre ne zemer ne token meme , ne dheun e te pareve te tyre,pas pesqind e pesedhjete vjetesh nuk e gjejne te udhes te bashkohen bijte me te devotshem te ketij kombi ne nje kuvend te perbashket.
    “Fukaralleku eshte maskarallek” i thone ndaj dhe , njerzit ketu tek ne vrapojne vetem pas lekeve dhe jo pas patriotizmit si nje detyrim madhor per cilindo mendimtar qe ka ide te medha per kombin e vet.
    Po duket sikur po filozofoj ,e kuptoj edhe vete por me ka rene rasti te lexoj nje tekst per mesueset e ardhshem shqiptare te mbushur me huazime absurde thue se keta njeres nuk dinin shqip , dhe me e keqja edhe inlustriin e shembujve gjoja shqiperimin e bejne me fjale greke latine e lloj lloj huazimesh sa te vjen per te qare me keta lloj pseudoprofesoresh .
    Ashtu si del Beqir Meta qe duke bere histori i thote djalit te ish kom te pergjithshem te ushtrise se LANC ” ne Shqiperi nuk eshte bere lufte pervecse lufte civile”.

    Reply to this comment
  3. Illi September 11, 09:59

    Prof. Qosja besoj se duhet te shkonte me tej ne kerkeses e tij per doreheqjen e Beqirajt. Qe te kete nje fillim te ri dhe Akademie te reformohet ne kuptimin e vertrete te fjales duhet te dorehiqen te gjithe Akademiket aktuale.

    Reply to this comment
  4. Lola Komimi September 11, 11:36

    Respekte dhe admirim Profesor Qosja.
    Por do te desheroja, qe ne mungese te aktiviteteve te Akademise qe ka mbetur, ju dhe Akademiket e vertete, te cilet ju ka lindur dhe mbeshtetur ky popull, te mos prisni, por te shprehni me shpesh opinionet tuaja, ne kohen kur populli ka nevoje.
    Dhe populli ka shpeshnevoje morale ne nje kohe te tille te prapshte, kur sa me shume kerkon drite aq me shume ia zene.

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE September 11, 16:11

    Ç’te drejte kane morrat e ASHAK, deges se Beogradit ne Prishtine, t’i fusin hundet tek Akademia e Shkencave e Shqiperise?…
    Pse ju mediat u jepni kaq hapesire?
    Hapini syte more qorra me sy ne balle, se na mori llymi i Serbise dhe Jugovines “shqiptare”!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. demo September 11, 18:50

    Prof.Qosja mbetet Moisiu i shqiptareve.Edi Rama ben mire te keshillohet me profesorin per reformimin e Akademise.

    Reply to this comment
  7. alphade September 12, 13:12

    Po te hedhim ne gjirizet e ujrave te zeza : lokalizmat ,
    krahinizmat, egoizmat, dhe izma te tjera qe i mundoj-
    ne gjithekund shqiptaret,njeriu me adapt per te krye-
    suar Akademine Shqiptare do te ishte pamedyshje,i
    nderuari akademik,profesor Rexhep Qosja ! Po a
    ndodh ne Shqiperi qe te ndodhe nje permbysje kon-
    ceptesh te tilla, besoj se JO ! Ku te lene korkutet,artanet
    e Co. Sapo te vihet emri i profesorit mbi tavoline menje-
    here “hienat” sulmojne a degjuar asnje argument vecse
    duke shhtruar “argumentat” e tyre : Cilin propozoni ? Prof. R.Qosen ?! Ne asnje menyre do thone “hienat” ,
    Zoti Qose eshte stalinist,enverist …….duke perfunduar
    deri ne akuzen me makabre se Pro.eshte agjenti i Ser-
    bise dhe me kaq mbaron filmi i akuzave te bandes se Vi-
    dolit . Megjithate kjo shkundje e Akademise do te sjelle
    ma do mendja nje reformim e freskim te saj me elemente
    dinjitoze dhe te pakorruptuar nga ana financiare e nepo-
    tiste. Pershendetje safit te “DITES” – Pune te mbare !!

    Reply to this comment
  8. Kamunisti September 12, 23:08

    “AKADEMI KOMBETARE KOSOVE-SHQIPERI!”
    Profesori ka shume te drejte. Me nje staf akademik te paperdorur politikish, sidomos ne studimet historike albanologjike. Nje Akademi e tille e reformuar shkencore do ishte mjalti i formimit te vetedjes kombetare shqiptare per brezat e ardhshem te shqiptareve.

    Reply to this comment
  9. Bogonica September 14, 14:09

    “Drenica e Kuqe”.As une e as ju nuk kini fjetur me Akdemiket,ne i njohim ata nga ato qe thone e shkruajne.U bera burre plak,por me konkret e me te qarte njeri nga shkencat albanologjike se prof Rexhep Qosja nga te dy anet e kufirit nuk kam degjuar.Se c’hatere lokale ju kane mbetur ju ne Kosove qe jeni gati ta “hani ne bark” ate burre ju qofshi,Ju ka mbetur ora tek Titua!Po nejse edhe nga e shkuara e kemi kete semundje,keshtu e hengren dhe Isamil Qemalin,e shume te tjere.Hidhu ne Maqedoni,i hengren shqiprtin deri sa u semur Arben Xhaferit,kete mendje te ndritur te kombit Shqiptar.Eshte semundja jone e trasheguar, hame njeri tjetrin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*