EKSKLUZIVE – Rrëfimi i Vito Kapos

August 24, 2016 14:59

EKSKLUZIVE – Rrëfimi i Vito Kapos

Nga Xhevdet Shehu

Këto ditë u takova, piva një kafe dhe bisedova me Vito Kapon. Ishte një takim i rastësishëm që u mundësua pas një telefonate të papritur nga miku im i vjetër, Naim Saraçi, një nga truprojat e burrit të saj Hysni Kapo, i cili vazhdon të jetë një nga miqtë më besnikë të familjes Kapo.

Vito Kapo jeton në një shtëpi modeste, në katin e parë të një ndërtese që dikur ka qenë institut studimesh, diku pra 21 Dhjetorit. Gjithsesi nga një vështrim i shpejtë që i hodha asaj shtëpie, të krijohej menjëherë ndryshimi i madh që ka pësuar nga jetesa e dikurshme në Bllok, në këtë hapësirë të ngushtë banimi ku jeton tani. Në atë që mund të quhet dhoma e pritjes, vihet re menjëherë shija e hollë për të qenë gjithçka në vendin e vet. Në atë dhomë Vito Kapo mban në një faqe muri një portret të madh të Hysni Kapos, të pikturuar me ngjyra vaji. Në faqen tjetër të murit mban një fotografi gjithashtu të madhe të fshatit Tërbaç, vendlindjes së Hysniut. Në një ndarje tjetër është biblioteka. Ndërsa disa shkallë të brendshme të çojnë në katin e dytë, ku banon djali i Vitos, Besniku.

Pavarësisht modestisë, gjithsesi, kjo shtëpi duket më e përshtatshme dhe më e qetë se ajo e Nexhmije Hoxhës në ish-pularinë e Laprakës, të cilën unë e kam vizituar disa muaj më parë.

Mësoj se takimet me miqtë i bën zakonisht aty pranë shtëpisë, në një kafene të qetë. Vitoja, pasi vishet me kujdes, deri te kafeneja ecën ngadalë dhe e mbështetur në një bastun. Nuk pranon ta mbajnë për krahu. Ecën ngadalë dhe me kujdes, por ecën vetë. Madje, sikurse na tregoi edhe vetë, herë-herë shkon edhe bën pazar në një dyqan aty pranë, pasi rruga është e qetë dhe nuk ka qarkullim makinash…

Nga distanca e më shumë se 25 viteve nga përmbysja e regjimit komunist, e tërhequr tërësisht nga jeta publike edhe për shkak të moshës, (pas disa javësh, ekzaktësisht më 9 nëntor, ajo mbush 94 vjeç) emri i Vito Kapos është mbështjellë me mister dhe shpesh edhe me spekulime sa herë janë përmendur apo komentuar ngjarje të rëndësishme të atij regjimi, por sidomos me ato që lidhen me vdekjen e Hysni Kapos. Ka dhënë tek-tuk ndonjë intervistë, por prania e saj në jetën publike ka qenë mjaft e rrallë. Ky fakt e bën edhe më interesant bisedën me të. Për më tepër që është mjaft e kthjellët dhe nuk deformon faktet dhe emrat. Sidomos me ngjarjet që kanë të bëjnë me vdekjen e Hysni Kapos në vjeshtën e vitit 1979 ajo është tejet e ndjeshme dhe pavarësisht se kundërshton dëshmitë e botuara nëpër gazeta, përsëri ngre pikëpyetje të tjera… Dhe kjo ndjeshmëri e saj është e natyrshme.

Për vendlindjen e Hysniut ka një dobësi të veçantë. Dhe tregon këtë fakt:

Para disa ditësh në Tërbaç u bë një festë që organizohet çdo vit. Takohen brezat e tërbaçiotëve. Më ftuan edhe mua, por unë nuk shkova dot për shkak të moshës. Po ja më kanë ardhur tërbaçiotët këtu si përfaqësues të bashkëfshatarëve të Hysniut… Më nderojnë herë-pas here këta me vizitat që më bëjnë dhe unë çmallem, pasi kujtojmë Hysniun, Tërbaçin e ngjarje që i kemi jetuar së bashku.

Në tavolinë me ne atë ditë erdhën e u ulën Isuf Xhaka e Hysni Berda, miq të afërt të familjes Kapo, të cilët i shprehën Vitos të falat e tërbaçiotëve dhe emocionet e takimit të sivjetëm.

Ajo ka një kujtesë të jashtëzakonshme dhe kujton detaje të një jete të gjatë dhe aktive që ka bërë gjatë regjimit komunist. Pas Nexhmije Hoxhës, (si dhe pas vdekjes në burg të Fiqrete Shehut) ajo është gruaja e dytë e rëndësishme e atij regjimi, ndaj dhe biseda me të është interesante në disa aspekte, si një dëshmitare dhe protagoniste e shumë zhvillimeve të një periudhë 45-vjeçare që tashmë është fiksuar si diktatura e proletariatit. Mbi të gjitha ajo ishte një grua e zonja për atë kohë dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në parti dhe në qeveri. Dinte të vishej bukur dhe të impononte respekt me një sjellje njerëzore. Edhe tani në moshë të thyer, tek ajo spikat shija e hollë në veshje, në sjellje dhe në komunikimin e ngrohtë.

Por biseda me të është me interes se ajo ka qenë një nga gratë më të shquara dhe me përgjegjësi të kohës që ka spikatur për aftësitë e saj.

“Unë kam qenë anëtare e Komitetit Qendror, kryetare e grave dhe ministre për meritat e aftësitë e mija dhe jo si gruaja e Hysni Kapos. Hysniu kishte meritat e tij, por edhe unë kisha të mijat”, thotë pa modesti të shtirë Vito Kapo.

2016-08-23 21.39.22

Vito Kapo gjatë bisedës me gazetarin Xhevdet Shehu

Gjatë bisedës ajo më thotë se i pëlqen korrektesa, sidomos nga gazetarët. Mërzitem shumë kur m’i shtrembërojnë fjalët apo kur spekulojnë me fjalët e mia. Prandaj dhe thuajse i kam ndërprerë marrëdhëniet me shtypin. Gazeta ‘DITA’ më pëlqen për guximin dhe kulturën e të shkruarit, për debatet që hap dhe qëndrimin që mban ndaj çështjeve me rëndësi madhore. Ja, ky debati për luftën që kini hapur këtë muajin e fundit është shumë i mirë. Por edhe për tema të tjera ju debatoni me kulturë, shprehet Vito Kapo.

***

Biseda me Vito Kapon filloi paksa ndryshe nga bisedat e zakonshme me si je, si mbahesh, etj.; përgjigja e të cilave dihet ose merret me mend menjëherë. E pyeta:

Ju rridhni nga një familje e pasur zagorite dhe ka shumë arsye që pas përmbysjes së regjimit komunist t’ju thërrasin zonjë. Si ndiheni kur ju drejtohen kështu?

– Në fakt nuk kemi qenë ndonjë familje shumë e pasur. Kemi qenë familje e mesme. Por, prapë, kur më thonë “zonjë” nuk ndihem mirë. Se si më duket kjo fjala zonjë. E huaj dhe e papërshtatshme për mua. Më pëlqen më shumë kur më drejtohen “shoqe”. Unë dhe brezi im i luftëtarëve antifashistë kemi qenë idealistë dhe luftuam jo për zotërinjtë, po për të varfrit, – u përgjigj ajo.

Pas kësaj hyrjeje të pazakontë dhe jashtë klisheve të rëndomta, Vito Kapo fillon e zhytet në kujtimet e kohës së luftës, se si u përfshi në valët e luftës antifashiste që në fillimet e saj, bashkë me Nexhmije Hoxhën dhe shumë të rinj e të reja që ajo i përmend me lehtësi. Përmend Qemal Stafën, Misto Mamen e heronj të tjerë. Por edhe dy vëllezërit e saj Alqi dhe Pirro Kondin…

Duket e habitshme, thotë ajo, por unë, Alqi dhe Pirroja u bashkuam me lëvizjen antifashiste dhe dolëm partizanë thuajse në të njëjtën kohë, pa komunikuar me njëri-tjetrin. Unë në Gjirokastër, Alqi në Berat e Pirroja në Tiranë.  

Mandej ajo tregon për demonstratën e parë antifashiste të 28 nëntorit 1941 të udhëhequr nga Enver Hoxha, ku ka marrë pjesë bashkë me Nexhmije Hoxhën, flet për aksione konkrete në Tiranë e Gjirokastër, për sakrificat e panumërta, për organizimet e para partizane dhe ngritjen e celulave të Partisë Komuniste. Doemos flet më gjatë për Hysni Kapon, një nga figurat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste dhe një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Shqipërisë së pas luftës, me të cilën ajo lidhi jetën dhe nuk u nda asnjë ditë prej tij deri sa ai vdiq në shtator të vitit 1979. Flet me një adhurim të veçantë për Hysniun, duke çmuar pjekurinë, maturinë dhe trimërinë e tij për të përballuar sfidat e kohës deri në fundin e jetës.

***

Kur i them se ajo e pranoi dekoratën “Medalja e Mirënjohjes” që i dhanë dy vite më parë si pjesëmarrëse në luftën antifashiste, një dekoratë që u kontestua nga opozita, sidomos nga Partia Demokratike dhe pati një jehonë të gjerë mediatike, Vito Kapo përgjigjet se e ka pranuar me kënaqësi atë dekoratë se e meritonte. Madje thekson se në radhë të parë me atë medalje duheshin dekoruar Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha.

E kam thënë kur më dekoruan, e kam thënë vazhdimisht dhe do ta them sa të kem jetën. Ato dekorata ne i kemi merituar dhe i meritojmë se kemi bërë një luftë heroike. Ne çliruam vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Këtë nuk mund të na e mohojë askush. Enver Hoxha ishte në krye të luftës, udhëhoqi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Si Enver Hoxha dhe Nexhmija Hoxha luftuan kundër pushtuesve. E përsëris: Qeveria të gjejë kurajon të dekorojë Enverin dhe Nexhmije Hoxhën, të cilët janë figura qendrore të luftës. Të dekorohen me ceremoni dhe jo në fshehtësi! Akuza e ditëve të sotme janë politike, thotë Vito Kapo.

Pikërisht këtu hapet biseda rreth polemikës që po vazhdon prej rreth një muaji në gazetën ‘DITA’ për Luftën Antifashiste dhe argumentet që janë hedhur pro dhe kundër asaj lufte. Vito Kapo është krejtësisht e qartë dhe e prerë në këtë pikë, e padashje bëhet pjesë e këtij debati, duke kundërshtuar Andrea Stefanin.

– Këtu është bërë një luftë heroike dhe këtë luftë e bëmë ne, bij e bija të këtij populli. Ishim 70 mijë partizanë. Nga ne ranë 28 mijë dëshmorë. Nuk bëri luftë Balli, nuk zbrazi asnjë pushkë kundër okupatorit, por bashkëpunoi me të. Kjo është e vërtetë. Prandaj nuk mund të hiqet kurrën e kurrës vija e barazimit midis luftës sonë dhe Ballit Kombëtar. Ne kemi luftuar e derdhur gjak për këtë vend, kurse Balli luftoi kundër nesh duke bashkëpunuar me okupatorin. Nga ana tjetër, është tërësisht i gabuar barazimi që i bëhet Enverit me Hitlerin. Jooo! Nuk e pranon kush këtë. Kjo është e patolerueshme. Enver Hoxha ka qenë komandant i përgjithshëm i një lufte çlirimtare dhe ka merita të jashtëzakonshme për ndërtimin e Shqipërisë… Janë bërë gabime? Po, dhe ne vetë i kemi pranuar. Në luftë bëhen edhe gabime. Por jo të barazosh Enverin me Hitlerin. E ka gabim Stefani këtë. Ju bëni mirë që i trajtoni këto tema sepse të rinjtë kanë nevojë të dinë të vërtetën, po kurrsesi nuk duhet lejuar të hidhet baltë mbi luftën tonë antifashiste nacionalçlirimtare dhe mbi gjakun e dëshmorëve.

***

Doemos që biseda me Vito Kapon do të dilte te vdekja e Hysni Kapos. Për Hysniun ajo mund të flasë pambarimisht, pasi e ka pasur jo vetëm një bashkëshort të shkëlqyer që e ka adhuruar dhe vazhdon ta adhurojë edhe pas afro dyzet vjetësh pasi ai është ndarë nga jeta, por e ka pasur edhe shok e bashkëluftëtar të respektuar.

Nuk jam përzier asnjëherë në punët e Hysniut, thotë ajo. Dhe ai nuk më ka treguar e nuk më fliste kurrë për mbledhjet e Byrosë, apo për çështje të rëndësishme që diskutoheshin e mirreshin vendime atje. Punonte shumë dhe nuk ankohej asnjëherë. E kisha model të jetës sime…

Hysni Kapo deri në vitin 1979 bënte pjesë në treshen më të shquar të kupolës komuniste, bashkë me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. E pyes zonjën Kapo për dyshimet që janë hedhur mbi vdekjen e Hysniut dhe ajo me qetësi më përgjigjet se dyshimet ekzistojnë dhe janë të justifikuara, pra e kanë një bazë.

Vijon nesër

Nesër do të lexoni:

– Çfarë i tha Enver Hoxha pas vdekjes së të shoqit

-Dyshimet për vdekjen e parakohshme të Hysniut dhe një bisedë me Petrit Gaçen.

-Marrëdhëniet e Hysni Kapos me Sali Berishën dhe konsiderata e Vitos

-Si ishin marrëdhëniet e Hysniut me kryeministrin Mehmet Shehu…

 

August 24, 2016 14:59
Komento

36 Komente

  1. MeteH August 24, 16:35

    Ju lumte DITES dhe Z.Xh.Shehut per intervisten.Eshte knaqesi te degjosh e lexosh historine nepermjet udheheqesve te tille si V.Kapo,pamvarsisht se kundershtraret politik te rregjimit nuk e admirojne ate.I urojme Sh.Vito edhe 100 vjete te tjera per te miren e familjes se saj.Le ta mbaj lart emrin dhe vepren e H.Kapos gjate luftes e punes per çlirimin e ndertimin e Shqiperise,krahun e djatht te E.Hoxhes,ku pas vdekjes se tij-Enveri e humbi toruan dhe gaboi rende sidomos me trajtimin e ngjarjeve te M.Shehut.Por edhe te shume kuadrove te tjere te luftes dhe punes.Lavdi LNÇL & 28 mij deshmoreve te Atdheut.

    Reply to this comment
  2. LLL August 24, 17:10

    Vitooo !
    Kur isha në gjimnaz , në tekstin e letërsisë jepej një vjershë e patëriotit të Vitos , Andon Zako Çajupit , ku ndër të tjera shkruhej :
    Vitua një punë e madhe ,
    E bukurë si sorkadhe ,
    Nga gjithë shoqetë shquan
    Dhe gjithë trimat e duan ….!
    Vitooo !
    Për ballistët fol ç’të duash dhe mua më ke me vete po ç’patët me komunistët , moj Vito , që edhe heronjtë e popullit I vratë si zagarë rrugësh ?
    Vitooo !
    Ti , Enveri , Hysniu yt etj asnjëherë s’kini qenë e s’u bëtë komunistë . Ju ishit e mbetët mikroborgjezë . Ju , me injorancën tuaj politike dhe me egoizmin tuaj e nxitë komunizmin dhe tradhëtuat Luftën .
    Mbylle gojën , ti Vitua e Sali Berishës , akoma vazhdon të tallesh me ne , popullin lolo ?!

    Reply to this comment
    • Ai larg August 24, 21:19

      Nuk jam Komunist, por edhe me bashkpuntoret ne terriritorin Shqiptare mund te ishin treguar me pak te bute, por nejse. Por mire i the bushtres qe vrane njeri tjetrin si gjate luftes mbas shpine dhe deri ne pleqerine prej ZHGORROJE…… Keta e ben ate vend ciflig, se pak rendesi ka sistemi , por ka shume rendesi pastertia, aftesia dhe miresia qe keta KRIMINEL nuk i kishin. Keta ishin te gjithe POLIAGJENT dhe karrjeriste te ndyre.

      Reply to this comment
  3. Maçu Piçu August 24, 17:12

    Cfare t’i bej une Sali Berishes, kelyshit te devotshem te Enverit, qe ua shpetoi lekuren ju kasapeve te diktatures.

    Reply to this comment
  4. Lori August 24, 17:25

    ME PAK FJALE “PORDHI KALI NE DERE TE HANIT”!Nuk kuptoj se perse po keta persona ne skene,Vitoja me dy shtetesi(kush u kujtua per “zonjen e PEUGEOTIT”pasi keshtu njihet kur i dhuruan Peugeotin per kontributin e vdekjes se Hysniut!Perse Nexhua qe hengri Envere!Te pashpjegueshme keto fije qe lidhin regjimin e dikurshem me kete te sotmin,perseri te njejtet aktore te njejtet figurante veçse kete radhe te kamufluar si dhimokrate te flaket!Poshte diktatura e budallenjeve!

    Reply to this comment
  5. Atdhetari August 24, 17:40

    Edhe kaq pak sa keni botuar ketu flet per idealizem te pabesueshem, karakter te forte e fisnikeri te kesaj bije te nderuar doktori.
    Sa eprore ndaj kastes qe erdhi ne fuqi ne Shqiperi ne keto 25 vjet.
    Pse ka kaq pak njerez fisnike e te ndershem ne vendin tone?
    Vite drite larg kesaj gruaje fisnike jane Sali Berisherat, Fatos Lubonjerat, Ismail Kadarete etj.

    Reply to this comment
  6. Karpi August 24, 18:04

    Nderim dhe respekt te pakufishem per keta idealiste te shtreses se pasur te Shqiperise, qe dolen malit me fshataret e qytetaret e varfer ne lufte per clirimin e Atdheut.
    Rasti i Vitos me kujton ate te nje komunisti tjeter nga nje failje e pasur per te cilin Haki Toska thoshte: E kam amanet nga nena te kujdesem per te, se nena me thoshte se ai ka merite te vecante sepse doli malit me ju edhe pse e dinte qe do te humbiste gjithshka trashegonte nga i jati.

    Reply to this comment
  7. Guri Naimit D. August 24, 18:07

    Rrefim qetesues-per idhujt e L.N.Cl. sa pas clirimit.

    Te pergezoj i nderuari Xhevdet Shehu, per sa na keni sjell kete intervist, me shoqen Vito Kapo,prag te 94 viteve(paste largim te qete), qe ky mbiemer na imponon rrespekt.
    Sa lexova, faleminderit asaj dhe juve.
    Ajo bashkeshorte Hysni Kapos, mbiemrin Kapo dhe “kapo’ ne kuptimin e mire te fjales ne ate Parti apo qeveri udhehequr sa ishin mbajtur me nder.
    Gjelle treshia; ENVER-HUSNI-MEHMET,pa injoruar te tjeret qendruar besnike,ndoshta dhe ‘”persekutuar”.
    Ata i ekgazekutoi “agjentura’ antishqiptare” e jashtemi dhe pike.
    I prene krahet ENVER HOXHES dhe popullit shqiptar te sumevuajtur. Prishia me Jugosllavine,largpamje e asj udheheqie, tregoi kush ishte udheheqia shqiptare me Enver Hoxhen ne krye.
    Fatkeqesisht me emrin e Enverit,(gjoja ligjit) vriteshin shoket e tij,sa ai vete me ate vdekie te ngadalte.
    Dy shoqet,9qe mbeten shoqe, qe kem fatin akoma te jene gjalle, vite pas tyre..ndaries nga zoti.,le te na e thone fjalen e fundit, edhe me lishio.
    Te na thone “dirigjentet e kesaj katastrofe shqiptare, beso se e kane “celesin”.
    Me shume konsiderate per penen tuaj z.Xhevdet Shehu.
    Nje cerrek shekulli qe kerkon vemendie; gjetur ruga e shpetimit te ketij Vendit SHQIPONJAVE me krahe KASTRIOTI- Shpirt Ismail Qemali dhe FRYME
    e L.N. CL-res.
    Falemideri; “Pene atdhetare” se pari- Xhevdet Shehu.
    ( Po presim shkrimin e neserm..edhe tej oqeanit.)

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 24, 20:16

      Ik dhe bej shurren ti Spiun i Sigurimit ne Kanada qe i kendon si kukumjacke krimineles se Enverit dhe bashkepuntores ne te gjitha krimet e tij makaber me popullaten, bile qe Enveri jo vetem qe e pallonte paq, por i vrau edhe vellane Alqi Kondin sepse nuk ishte dakrord me krimet e tij sadistike.

      Na trego se ku jeton ne Toronto qe te lajmerojme autoritetet qe te vijne dhe te marrin prej bythe o Spiun i Enverit dhe te cojne ty dhe familjen tende te felliqur ne vendin e origjines, ne Rusi ose ne Korene e Veriut.

      Reply to this comment
      • bragjini August 24, 23:55

        Pa bythe keni ngelur ju ,njelloj si gjysherit tuaj!Ju trembin dhe te vdekur.25 vjet qe kur iku sistemi kaluar dhe akoma se keni ngritur koken.Nivel bakalli jeni akoma.Gagaga gjithe diten dhe trembeni nga nje grua e moshuar ne mes te Tiranes.Ne fakt pak frike duhet te keni sepse ajo familje ka aq dashamires dhe farefis perreth sa nuk e imagjinoni,produkt i jetes dhe veprimtaris se Hysni Kapos.

        Reply to this comment
      • fteri August 28, 12:19

        *****Ky perversi -me nofkën- intelektuali !.., ky balash blogjesh i përsërit komentet sa gjërë e gjatë ,shkruan shumë e përlum ,kjo bagëti e trashë po na tregon çfar është demokracia ?!…si kaposhi majë plehut çirret me zërin e kukuvajkës ,nuk e dinë se mbi kokë tijë i këndojnë dyzet gjela të tjerë me zërin e bilbilit të shkollës së Enverit.
        ****Ky balash blogjesh që e mban veten lart duke replikuar me të gjithë si llafazan i madhë e hap gojnë çorap duke sharë e mallkuar të gjithë ata që mbrojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptar me E.HOXHËN komandant legjendar i pa pamposhtur .Ky është falsifikuar i pa skrupullt denigrues i sakrificave të popullit tonë si gjat luftës por edhe asaj të ndërtimit modern të shqipërisë socialiste. Ky kokë bosh,mundohet të argumentoi se gjeli ban vezë !!!,duhet vrarë me buk në gojë,kush hedhë baltë mbi floririn E.Hoxha se vepra e tijë shëndrit në jetë të jetëve .******

        Reply to this comment
      • fteri August 28, 12:19

        *****Ky perversi -me nofkën- intelektuali !.., ky balash blogjesh i përsërit komentet sa gjërë e gjatë ,shkruan shumë e përlum ,kjo bagëti e trashë po na tregon çfar është demokracia ?!…si kaposhi majë plehut çirret me zërin e kukuvajkës ,nuk e dinë se mbi kokë tijë i këndojnë dyzet gjela të tjerë me zërin e bilbilit të shkollës së Enverit.
        ****Ky balash blogjesh që e mban veten lart duke replikuar me të gjithë si llafazan i madhë e hap gojnë çorap duke sharë e mallkuar të gjithë ata që mbrojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptar me E.HOXHËN komandant legjendar i pa pamposhtur .Ky është falsifikuar i pa skrupullt denigrues i sakrificave të popullit tonë si gjat luftës por edhe asaj të ndërtimit modern të shqipërisë socialiste. Ky kokë bosh,mundohet të argumentoi se gjeli ban vezë !!!,duhet vrarë me buk në gojë,kush hedhë baltë mbi floririn E.Hoxha se vepra e tijë shëndrit në jetë të jetëve

        Reply to this comment
  8. lili August 24, 19:26

    Po uji u rrit ne shkollen e mbretit ,prandaj ia pak edukate,se shkolla e Enverit po shihet se cka la pas,

    Microburgjez edhe e frustruar bile!

    Reply to this comment
  9. vjola August 24, 19:52

    Nexhmie Hoxha , Vito Kapo znj gra .Respekte

    Reply to this comment
  10. Lumani August 24, 20:26

    Shikoni kete grua fisnike sa lart qendron mbi deputetet injorante te sali Berishes.

    Reply to this comment
  11. intelektuali August 24, 20:30

    INTERVISTA E KRIMINELES VITO KAPO ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE QE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE

    Ndryshe thene:

    CFARE TE RE THA KJO KRIMINELE?

    Asgje te vecante nga ato qe ka derdellitur per 50 vjet me radhe kur kjo kriminele dhe BOSI i saj sadist mbushen lumenj me gjak njeriu ne Shqypni, falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin si asnjehere ne histori.

    PSE NUK PENDOHET VITO KAPO, ASHTU SIC NUK PENDOHET EDHE NEXHMIJE HOXHA PER KRIMET E TYRE MAKABER NA BASHKEPUNIM ME ENVERIN?

    sepse:

    ja jane gazetare i Xhevdeti i DITES apo Rudina e Vision Plusit qe i reklamojne dite e nate me intervistat e tyre te felliqura qe pikojne gjak njeriu te pafajshem anembane vendit tone, kudo qe te shkelesh nje cope toke shqyptare, po te germosh pak gjen nje kufome me koke apo pa koke te Enverit, Nexhmijes dhe Vitos.

    A E KUPTONI O GAZETA DITA SE CFARE DO TE THOTE KJO GJE?

    sepse:

    Ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore nuk ka bere vaki nje poshtersi e tille si tallje me viktimat e Enverit dhe krimineleve te tij, ne asnje vend ish komunist te Evropes Lindore nuk ka bere vaki qe lakejte e diktatoreve te intervistohen ne media si pa gje te keq, pa asnje pendim per krimet e tyre

    sepse a e dini pse?

    SEPSE NE ASNJE VEND DEMOKRATIK TE BOTES DIKTATORI GJAKATAR NUK MUND TE MENDOHET QE TE JETO HERO SI ENVERI NE SHQYPNI

    Reply to this comment
    • moza August 25, 01:14

      avash ti ore gazep se na trembe mushken, dashke dhe te japesh mend pa le, po ti s’ke as sa per vete or qyqar..

      Reply to this comment
  12. Ramy kopili i saliut August 24, 21:32

    Hahahahaaaa. E humbe qetsine more nastrudin. Se qe te dinim qe ishe vella binjake i hajvanit e dinim. Po qe je nevrastenik ste dinim. Ne fakt ti ke te drejte se ta ropen tetat te gjalle si kec per krimet qe kishte bere. Po dhe ti pa gjak ne duar nuk je more kopil plak.

    Reply to this comment
  13. alphade August 25, 01:14

    Me kete interviste shoqja Vito ka zbritur ne tabani qe i
    takon te jete, sidomos kur behet fjale per Enverin dhe
    Nexhmijen …!!

    Reply to this comment
  14. Skender August 25, 02:18

    Ne kete bote vlen atdhetaria dhe idealizmi.
    Shih kete grua fisnike, Pavaresisht nga konjunkturat e perkuhshme do te jete e nderuar edhe pas vdekjes edhe pse nujk trashegoi asgje periudha e komunizmit por doli si te gjithe ne.
    Sali Berisha e Fatos Nano me shoke u bene milionere e po tu jepet rasti mund te jetojne ne luks ne cdo kryeqytet te botes (ne qofte se i shpetojne reformes ne drejttesi), kur populli vuan per buken e gojes, por do te mbeten te urryer e te mbuluar me turp per vjedhjen e pasurise se popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  15. Guri August 25, 02:21

    Po si su penduan nje nga keta, Te kishte kerkur falje para se të shkonin ne boten tjeter per ato krime qe bene? Eshte Shume interesante me kete rrac kaq anti njerzore!

    Reply to this comment
  16. info analitike August 25, 07:25

    Po mire moj shoqja Vito ti thua se luftuat per te varfrit, po pse pas lufte ju jetuat si pasunare e cifligare te ketij vendi.
    Pra ne te vertete ju genjyet sepse realititeti deshmon se luften e paskeshi bere vetem per te siguruar pushtetin e te mirat materiale per vete dhe klanin tuaj.
    Kaq shume e keni genjyer kete popull me propaganden tuaj boshe sa keni perfunduar qe ti besoni edhe vete genjeshtrave tuaja. Kjo ceshtja e 28 mije deshmoreve tashme eshte bere objekt barcaletash sepse nuk ua beson askush pervec disa te fandaksurve ketu tek Dita.

    Reply to this comment
  17. Berlin August 25, 07:48

    Boll me keto vemje jugosllave !

    Reply to this comment
  18. Maçu Piçu August 25, 08:29

    Ky komb eshte pa shprese.

    Reply to this comment
  19. Malsori August 25, 08:42

    Na shurdhuat veshët,
    me ham e me hum,
    bëni për Enverin,
    një Referendum!
    Lavdia e tij,
    mbeti e paprekur,
    ju të gjallëve-pisa,
    u mund dhe i vdekur!
    U mund dhe i vdekur,
    e u bën hatanë,
    se ai punoi,
    veç për fukaranë!
    Dhe të gjithë Vatanin,
    e bëri një blind,
    dhe persekutoi,
    zero-pesë përqind!

    Reply to this comment
  20. nje qytetare August 25, 09:58

    Ju lumte juve dhe shoqes Vito per realitetin e pasqyruar.

    Meritat e udheheqesve te luftes apo rindertimit te Shqiperise nuk i mohon dot nje Sali servil, i paafte, genjeshtar dhe i pangopur apo shpura e tij.

    Respekt per luften, udheheqesit e saj dhe per ata qe rindertuan Shqiperine
    Kush punon gabon. Kjo eshte me e drejta. Ashtu si flitet per gabimet duhet te flitet dhe per meritat e padiskutuara te drejtuesve te luftes, Shqiperise, te elektrifikimit, sistemit arsimor apo mjeksise. Ka shume per te thene. Respekt per Vito Kapon

    Reply to this comment
  21. demo August 25, 11:40

    Lufta e Vitos dhe lufta e Nexhmijes,ka qene si lufta e Grida Dumes._Zbrit Vito ne bodrum ti japim lamtumiren Miladinit,se do te na lere-i therriste Enveri ne mes te nates!I ndau gjithe komandantet dhe komisaret nga grate dhe ju dha zockat e njoma te institutit “Nana Mbretneshe”Beri gati edhe pastruesen e Shtabit Pergjithshem,t`ja jepte Babe Myslymit 48 vjec,por ky i tha:-Jo dum baba,te paren ma zgjodhi baba,te dyten e gjej vete.Dhe mori Lijen 15 vjec.Keto mesele qe i kurdiste vete Enveri, bente sikur i harronte dhe ne plenumin e Komitetit Qendror mbi veprimtarine armiqesore te Kadri Hasbiut,i gerhyshet Kadriut::-Kush ja futi ne krevat Jorgjien,Llambi Pecinit?Sado te perpiqet Sali Berisha me qytetarin dixhital,nuk e arrin dot,se eshte malok,.Te pakten kjo Vito nuk ka bere ndonjehere fushate per lufte klasash,sic benin Nexhmia me Fiqiretin.Edhe kur u kap per flokesh ne Kine me Eleni Pashkon,nuk u hakmor.Vecse po ja pat lene amanet maxhordomit te familjes Sali Berisha.Edhe sot po ta kontrollosh nga xhepat Sali Berishen,do gjesh listen e porosive te Vitos.

    Reply to this comment
  22. Qamili August 25, 14:01

    Po si eshte e mundur qe te i ipet ne media hapsire ktyre gjakatareve te popullit te vet dhe nuk ndiejne prap nevoj te kerkojne falje se cfar kan bere keta me te zinj se fashistet. Po si more shoqe e pafytyre nuk thua ti se cdo i ri do te luftoj per liri por jo ate liri pastaj ju ta shfytzoni per epshet e juve mazoiste. Edhe dreqi po te vinte ma keq nuk do ti ndodhte ktij populli te mjere. Dhe prap fare nuk ndiheni fajtore dhe te kerkoni meshire por perendia ty nexhmijes dhe te tjereve ngadal ngadal po ju shohim se si nuk do te vdisni ngadal sikur qe i keni vrare patriotet por ngadal do tju vie vdekja sepse kete e meritoni bre soji i poshter qe ke mbetur as me kete bote dhe as me ate tjetren qe ti nuk e beson. Marria tjeter qe ty te ipet si shembull per te tjeret nga media edhe keta qe nuk kan ku te shkojne dhe vijne te ti si te mjere. Qamili

    Reply to this comment
  23. Guri Naimit D(Dh.Xh) August 25, 15:15

    Nje LUTIE PUBLIKE Gazetes “DITA”(si”Avakatia ime)

    Gazeta “DITA”; Ju lutem “bejuni “avukati”im” e sqaroni z.”intelektual”sa ndoshta me gjyq, per akuzen time “SPIUN” a ku di une…ne komentet me gazetarin e nderuar Xhevdet Shehu- polemizuar.
    . Me mire se “gjyqi”permes gazetes suaj, nuk ka, per kete ceshtien time.Sa per autoritetet Kanadeze, te mos lodhet z.”intelektual” se ky shtet HUMAN, i njeh shtetasit e tij…
    Me falni per kete barre, nje 80 vjecar jam,.qe ju lutem te ma hiqni qafe se me rendon.Jo per mua po lexuesve sa me njohin e i njoh.Pse jo dhe shtetin shqiptar qe ti njohi “spiunet”sipas “intelektualit”.
    Gazetarit Xhevdet Shehut me fal per amanetin;
    I nderuar gazetar Xhevdet Shehu.Me fal se po te ngarkoj me nje detyre shoqerore,po jam i detyruar.
    Ne ka mundesi,me sqaro kush eshte “intelektuali” qe me akuzon mua per”Spiun” dhe ka dosie per mua, ta zbardhish.
    Fatlumesine time,pos fukarallekut kohes kaluar me ndershmeri e atdhetarizem, skam asgje tjeter.
    Sa per ate qe don z. “intelektual”per te njofyuar shtetin Kanades per mua,mos merakoset. Kanadaja i njeh shtetasit e vet dhe nuk pret kesi “keshillash”.Po ai ate pune ka. Megjithate,sot po shkoj vete,atje ku duhet.
    Me shume konsiderate,
    Po ka mundei,ma thuaj kush eshte ky “intelektual” te pakten ta di,c’tii them,qe deri tani.( i kam thene) ; mos ke qwnw sekretari im i partise P. qe une nuk e fsheh.
    Gjithe miq e shoke te me falin, se e di,do jene shqetesuar, sidomos farefisi XHOGA-DAMMA qe edi, flene rehat se e dine c’gjak jam.., Po deshen le tia kapin ata pergjigjen per mua “Agjent sigurimi” pse jo dhe vete organet perkatese te asaj Ministrije.
    Me acik nuk kam c’ti them atij “misionari Intelektual”. Merak e kam, ta di me ke kam te bej, asgje tjeter.
    Guri Naimit D.
    Dhimiter M Xhoga nga Zavalani Naimjan.
    Toronto 25-08-2016

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 25, 20:33

      O miku im, ty te paska avancuar Alzhaimeri mire fare, thuaju atyre ne shtepi te ta heqin laptopin nga dora e ik e futi ndonje kafe aty ke Tim Hortonsi e mos u merr me keto budallalleqe se le nam. Plak i marre.

      Reply to this comment
    • intelektuali August 25, 22:12

      NUK KA NEVOJE TE PYESESH GAZETEN DITA

      por:

      Pyete Duro Shehu, vellane e Mehmet Shehut, se e ke ne Kanada dhe ta tregon mire ai historine e Enver Hoxhes, Vito Kapos dhe te Partise Famkeqe te Punes

      Reply to this comment
  24. demo August 26, 00:34

    O komisar Dhimitri!Nqs.ti je 80 vjec,intelektuali eshte 90.E pi kafen tek Taivani me Bardhul Ahjazin,Uran Kostrecin dhe Avni Xhomaqin.

    Reply to this comment
  25. Bashkim August 26, 03:15

    Nuk e di se kush ka gabuar gazetari apo shoqja Vito ne dy raste
    1.Historikisht nuk ka pasur ndonje demonstrate me 28 Nentor 1941.Sadik Premtja eshte organizatori i demonstrates te madhe Antifashiste te 28 Tetorit 1941 ne Tirane dhe enver Hoxha ka qene pjesmarres ne fakt aktiv dhe ra ne sy sepse u grushtua me milicet italiane dhe hoqi nga duart e tyre nje te ri.Per histori nga kjo demonstrate se fill edhe dyshimi se i riu Ramiz Alia u arrestua dhe me pas u be spiun i SIM italian me veprimtari ne Berat nen pseudonimin “Veriori” ku e pesuan Kristaq e Margarita Tutulani si dhe Kristaq Capo e roja e tij Interesant eshte fakti se te rijte e arrestuar ne kete demonstrate jane liruar sic thuhet per te mbuluar lirimin e R>Alise
    2.Enver Hoxha de jure ka qene drejtues i PKSH dhe Komandant i Luftes por sin e ka pranuar edhe vet ne Pl.e Beratit ne nentor 1944 drejtues i Partise dhe Luftes ka qene Miladin Popovici bile vet shoqja Vito ka qene sekretare e Miladinit perpara se te caktohej si sekretare e E Hoxhes fakte keto te dale ne nje interviste te meparshme te saj

    Reply to this comment
  26. Dhimiter M. Xhoga August 26, 20:31

    Ndiese,sa ju vura ne siklet dhe,
    faleminderit per komentet-‘trinitrine”.

    Faleminderi te nderuar dashamiresit e mij; nga “Plaku Xhuxhumaku”,qe me rekomandon Kafen “Tim Horons”, ku une vertet e pi kafene me miq e shoke si Ju..sa “demo”qe me drejtohet me “komisar”kolegu im do jete.Nuk di si tu pergezoj, per kohen harxhuar, mare me kete “konflikt” pa “konflikt” po e quaj, me ate 90 vjecar “intelektuali” si thoni ju,(ta dija kete moshe, nuk do isha futur ne ate “valle”pa muzike), qe ju falenderoj.
    Atij, “intelektualit” do ia plotesoj porosine(nese eshte ketu z.Durro Shehu do ta takoj me konsiderate,ani se nuk e njoh personalist,po kam marre,(qe ta dije ai “intelektuali” ndijimet e duarve te Tyre, nga afer”( nuk ka qw pwr tu cuditur. mesuesit me te gjithe takohen jo me persona udheheqes te cdo kohe). Une kam patur fatin e mire,ti takoj te tillet,qw nga viti 1952( mbremia e viti ri, ne pallatin e Brigatave, me ne krah shoke e shoqe te mij te atyre viteve nxenes si psh Mjekia sot si une pensioniste Haxhir Eshia apo mos gabo, kadri gjate e tj mes 100 nxenesve ardhur nga gjithe vendi. Aty mora “trinitrinen”jetesore .Jetoj me mesuesit e atyre viteve ne shkollen “10 Korriku” dhe sot, nderoj ata qe si kemi me midis nesh: nga Antonete Koci Drejtoreshe, te e mira mesuese muzikes merushe, qw dhe sot me kenaq pi kafe me te me lot te dy kaluar te 80-tat). naga ata mesues e sa kam njohur ne pune si mesues e drejtues, me kontakte pune te ndierin Abdyll Kellezi qe e kam “idhull” si njeri drejtues i kohes.). Na ata, kam perfituar jo per vete, po per shkollat ku kam drejtuar.me ate shkolle e Mesme te Zall- Dajtit,deri me konvikt, qe s’me del shpirti, ajo mbyllur pas viteve te fundit
    Ju jam mirenjohes sa ju kerkoj ndiese te gjithsa kane punuar me mua.
    Kam shkruajtur dhe me pare hapur. Une s’kam cte fsheh para shoqerise. Jam “lakuriq”para saj dhe, ndihem krenar. kush me trajton per ndryshe, puna e tij.
    E mora kuptimin me ke kam te bej, ndaj tani nuk merakosem. Paci miresi.
    Nuk e di nga nisesh i nderuar “Plak xhuxhumak”,( ti je me sipmpatiku i simpatikeve);me thua “plak i marre”. Megjithate per keshille po e mar.
    Gjithe te mira “Miqte e mij” dhe faleminderit gazetes “DITA’ per sa na jep keto mundesi komunikimi.
    “intelektualit” pleqeri te mire dhe zoti qofte me te.
    Ta dija se ishte 90 vjecar, per rrespekt,(megjthe me reespekt i jam drejtuar) do i thosha;
    – Piji ato kafe me ata miq te mire,sa i njoh une: ‘Opozitar-Vellezer”.

    Toronto 26-08-2016, Guri Naimit D. Shkruaj,
    marre emrin nipi, lindur e rritur ne emigracion.
    Me falni per kete,se e diqe se meritoj as si GUR, jo me,si Naim.
    Pershendtie miq nga Toronto e pikerisht
    Kafe “Tim Hartons” me miq Tiranas,Dibran sa Devollij.
    Po ka mundesi, bejini te fala, mikut tim nga femijnia shkollore,Inxh. Zhani Canco,nuk po me del ne telefon…

    Ndiese ju letem.separi Gazetes “DITA”une bere “bajat”

    Toronto 26-08-2016 Dhimiter M. Xhoga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*