Shefqet Peçi: Kundërpërgjigja partizane, “gjenocidi” i Buzëmadhit

May 6, 2016 15:30

Shefqet Peçi: Kundërpërgjigja partizane, “gjenocidi” i Buzëmadhit

E vërteta e të ashtuquajturit “gjenocid” në fshatrat Buzëmadh, Lusën e Novosej të Kukësit në 20 shtator 1944. Si u ça rrethimi dhe gjyqi partizan ndaj kriminelëve të Muharrem Bajraktarit. Vrasja e Llambro Andonit dhe roli i Kadri Hazbiut e Ethem Gjinushit

Av. Idajet Beqiri

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Si reagoi Brigada e 5-të dhe Shefqet Peçi ndaj masakrës që bëri Muharrrem Bajraktari kundër partizanëve. Mendoj se rrëfimi i Gjeneralit është i mjaftueshëm për gjithçka ndodhi ato ditë në Kukës.

Shefqet Peçi tregon:

Sikurse të thashë, kompanitë tona partizane në Lusen e Ujmisht ishin të dënuara pabesisht me vdekje prej Muharrem Bajraktarit. E gjithë Luma po përjetonte vrasjen më të pabesë në historinë e saj nga vetë dora e lumjanëve. Aq më shumë që vetë lumjanët i bujtën si vëllezër të tyre partizanët dhe u kishin shtruar sofrat e bukës.

Dhe shiko paradoksin, mor bir! Në kohën që Muharrem Bajraktari na vriste ne në pabesi, duke na rrethuar partizanët që ishin në besë të lumjanëve dhe ishin shtruar për të ngrënë bukë në sofrat e tyre, forcat tona partizane të kompanive të tjera luftonin kundër gjermanëve. Më informuan se në rrugën Prizren – Kukës – Shkodër do të lëvizte një kolonë gjermane prej 100 makinash. Caktova Batalionin e katërt “Perlat Rexhepi” dhe forcat partizane të Kosovës që të ndeshej dhe t’i binte kësaj autokolone. Pritën e organizuam në vendin e quajtur Kulla e Lumës. Në krye të kësaj beteje që do të ishte nga më të ashprat ishte komandant Llambro Andoni. Autokolona erdhi. Filloi përleshja në të dyja anët e Drinit. Sapo autokolona u fut në pritë, Llambro Andoni hodhi dy granata. 40 makina u mbuluan me flakë. Ushtarët gjermanë që ishin në to, të zënë në befasi dhe të lemeritur hidheshin nga mjete, por binin në lumin e Drinit dhe i përpinte vala. Lufta pastaj u bë trup me trup. Komandanti Llambro Andoni u fut në këtë luftim me dy plagë në trup. Meqenëse një çerdhe mitralozi gjerman rrezikonte çdo çast asgjësimin e forcave tona partizane dhe pa heqjen e kësaj pengese, ne as edhe që mund të tërhiqeshim, Llambrua me zvarritje futet në mes të makinave. Gjermanët rrinin të fshehur në rrotat e  makinës. Llambrua vret kolonelin gjerman Branberger, hedh bombën dhe gjithçka u shndërrua në flakë. Pengesa u eliminua. Llambrua së bashku me dy shokë të tjerë, Halil Matuka dhe Veledin Rukaj mbetën të vrarë. Më iku një trim i rrallë dhe i paparë, heroi Llambro Andoni. U mbylla në vetmi dhe e qava si ta kisha djalin tim Llambron.

Enver Shefqet

Shefqet Peçi dhe Enver Hoxha

(Këtu filloi të qante përsëri me ngashërim Shefqet Peçi, duke treguar për këtë ngjarje).

Dhe pasi fshin lotët me shaminë që mbante gjithmonë në dorë, vazhdon:

 “Hë, fol ti nashti, me çfarë merreshim ne partizanët, me çfarë merrej Muharrem Bajraktari. Ne luftonim dhe derdhnim gjak për të çliruar vendin nga nazistët, Muharrem Bajraktari na vriste ne me bukë në gojë, sepse ishte bërë bythë e brekë me gjermanët dhe u kishte dhënë atyre besën se do të luftonte pa mëshirë kundër nesh. Hë, vërja vetë emrin ti këtij veprimi të Sali Berishës, që më quan mua “gjenocidist”, dhe dekoron Muharrem Bajraktarin si “hero”!  Po ky është tradhtar dhe bir tradhtari more. Po ky është kryefshist që po i bën gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve more! Po ky është bushtër e Serbisë, më i poshtër se Muharrem Bajraktari mor djalë! Ky do i bëjë gjëmën këtij vendi. Vetëm plumbi në ballë i lanë hesapet me këtë laro të Serbisë, more djalë, i cili ashtu si babai i Muharremit ndërroi mbiemrin dhe u bë “Bajraktar”, ashtu dhe ky Sali qeni i ndërroi gruas emrin, nga Sllobodankë, ia vuri “Liri” dhe po e bën Shqipërinë nevojtoren e Serbisë!

 Vazhdon më tëj rrëfimin Shefqet Peçi:

“E që ta pata llafin, duhej çarë rrethimi dhe duheshin ndalur vrasjet mizore që po u bënte partizanëve të rrethuar Muharrem Bajraktari. Ethem Gjinushi, ose “Goliku”, siç e kishte llagapin, trim, i zgjuar dhe komandant me cilësi të rralla, sapo e studioi situatën, kur pa kasaphanën që kishin bërë mbi partizanët mercenarët e Muharrem Bajraktarit, nuk pati kohë të njoftonte as Çelo Arrzën, e madje nuk pati mundësi komunikim as me korrierin e tij partizan nga Kukësi, Ramadan Gjanën, por si një dragua i vërtetë mobilizoi disa partizanë dhe me një guxim e trimëri të pashoqe, me bomba dore u hodh në sulm. I shpartalloi kriminelët dhe e çan rrethimin. Borizani i Brigadës që mësoi tashmë situatën, me borien e tij dha sinjalin e kundërsulmit. Atë që bëri boria e tij, me tingujt e fuqishëm vajtues e mobilizues nuk mund ta bënin as një qind urdhra komandanti! Por një mercenar i Muharremit e  shënjoi dhe ma vrau borizanin! Boshllëkun e borizanit e mbuloi vajza heroinë nga Tragjasi, Hanko Gjata. Thirrja e saj trumbuese “Para shokë! Për gjakun e shokëve në sulm! Poshtë krimineli Muharrem Bajraktari!”

U bë si bishë vajza labe, herë me bomba, herë me automatikun e saj nuk ndalej. Veç përpara. Dukej sikur donte një çast e më parë t’i zinte cubat e Muharrem Bajraktarit dhe t’ua shkulte fije-fije mustaqet e qenit. Ishte e vetme mes dhjetëra tytash armë të tyre. Megjithëse e vranë, ajo mbeti e ngrirë dhe larot e Muharrem Bajraktarit filluan t’ia mbathin nga sytë këmbët të lemeritur se menduan që ajo ishte ende gjallë. Kjo vajzë ishte e fejuara e borizanit të Brigadës. Do e bënin dasmën pasi të çliroheshim. Por u vranë në një ditë nga duart gjakatare të mercenarëve të bashkëpunëtorit të nazistëve Muharrem Bajraktari.

Në luftime për të çarë rrethimin dhe për të shpëtuar dy kompanitë me partizanë nga vdekja e sigurt që po u shkaktonte Muharrem Bajraktari me mercenarët e tyre, hyri edhe batalioni që udhëhiqte komisari Kadri Hazbiu. Ata pasi lanë në Shishtavec 20 partizanë të plagosur, erdhën si rrufeja. Futja në luftime ishte shumë e rrezikshme, pasi pozicionimi i forcave të Muharrem Bajraktarit ishte i tillë, sa ishte e vështirë të shpëtoje i gjallë. Ndaj “dhelpra” Kadri Hazbiu hodhi në veprim dinakërinë e tij. Organizoi një sulm mashtrues në drejtim të Novosejës dhe të Kollovozit. Në këtë mënyrë barbarët mercenarë do tërhiqeshin në grackë për të shpartalluar sulmin, por që do të ishte sulm i gënjeshtërt. Ashtu u bë. Forcat mercenare u turrën nga sulmi i gënjeshtërt, Kadri Hazbiu me forcat e tij partizane çan rrethimin në të kundërtën dhe ua bëri gjëmën, i shpartalloi dhe ua çoi në tokë moralin këtyre horrave bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë.

Forcat e Muharrem Bajraktarit kishin zënë robër edhe 9 partizanë të plagosur. U dhashë detyrë Zenel Hamitit dhe Halim Xhelos të niseshin për në Buzëmadh dhe t’i shpëtonin. Këta grumbulluan forcat që u duheshin dhe u nisën rreth mesnatës. Me aftësitë e tyre të përsosura u futën në fshat dhe arrestuan bashkëpunëtorët e Muharrem Bajraktarit. I shtrënguan mirë ata dhe i detyruan t’i çonin te një kasolle ku i mbanin peng 9 partizanët e plagosur. Partizanët e shkretë veç plagëve, kishin mbi dy ditë e dy netë pa ngrënë dhe pa pirë një pikë ujë. Ata u gëzuan sa më s’ka kur u liruan dhe u morën prej shokëve të tyre partizanë.

Nga krismat e armëve u orientua edhe Batalioni partizan i Lumës në fshatin Turaj si dhe i gjithë populli heroik i këtij fshati, të cilët morën pjesë në luftime dhe i pritën si heronj partizanët që dolën nga rrethimi dhe i shpëtuan krimit barbar të Muharrem Bajraktarit.

Forcat e Muharrem Bajraktarit morën gjatë luftimeve mësimin historik të merituar. Ato u shpartalluan me turp dhe 70 prej tyre u kapën të gjallë. Kadri Hazbiu dhe Ethem Gjinushi i çarmatosën. I shoqëruan aty ku ndodhesha unë, në Shtabin e Brigadës. Aty do të gjykoheshin nga gjykata partizane. Kur erdhën për gjykim 70 burra, pavarësisht se më raportuan se të gjithë kishin lyer duart me gjakun e mbi 28 partizanëve, pa marrë parasysh dhjetëra të plagosur, m’u dukën shumë. Ndaj me ndihmën e Shtabit Nacional Çlirimtar të Qarkut të Kukësit bëmë një analizë të hollësishme për gjithsecilin, çfarë përfaqësonin, çfarë roli kishin luajtur, kush ishin të mashtruarit me kacidhet e Muharrem Bajraktarit dhe kush ishin kriminelët gjakftohtë. Kjo analizë më çoi në vendimmarrjen që plot 40 prej këtyre mercenarëve që na sulmuan, vranë dhe plagosën t’i linim të lirë duke i këshilluar që të mos e merrnin më në dorë armën për të vrarë shqiptarët.

Si rregull, të tjerët duhet të gjykoheshin para Gjykatës Partizane. Nisur nga përvoja dhe përgjegjshmëria si ushtarak i Akademisë Ushtarake të Torinos, me emër prestigjioz në botë në atë kohë, nisur nga përvoja e luftës afro dy vjeçare të LANÇ-it, i kërkova Shtabit të Përgjithshëm që, meqenëse Brigada jonë ishte e dëmtuar prej krimeve të këtyre kriminelëve, për rrjedhojë nuk do të ishim objektivë në gjykimin e tyre, sepse gjaku i të rënëve na ziente në kokë dhe në shpirt, gjykimi i tyre të bëhej nga një gjykatë partizane e krijuar nga Shtabi Antifashist Nacional Çlirimtar i Kukësit.

Ky propozim u mirëprit dhe kështu u bë. Në Gjykatën që u krijua nga ky Shtab i Kukësit, u propozua të futej si anëtar i trupit gjykues edhe partizani Xhevdet Çino. Ky propozim i bërë nga Shtabi Antifashist i Kukësit u bë më shumë simbolik, sepse Xhevdeti ishte vëllai i Hysen Çinos, i cili u vra nga mercenarët e Muharrem Bajraktarit, dhe që përbënte humbjen më të madhe që kishim pësuar, pasi Hysen Çino, që më pas u bë “Hero i Popullit”, ishte jo vetëm një luftëtar i çmuar, por edhe një udhëheqës legjendar në LANÇ.  Xhevdet Çino u ngrit dhe tha:

“Më falni, por nuk pranoj të jem në trupin gjykues. Unë jam vëllai i Hysen Çinos që u vra prej këtyre kriminelëve. Nuk dua të mendoj askush se u tregova i padrejtë sepse më kanë vrarë vëllanë!”

Nga 30 kriminelë të seleksionuar, gjykata e Shtabit Antifashist Nacional Çlirimtar të Kukësit dënoi 21 prej tyre me pushkatim.

Ekzekutimi do t’u bëhej atje ku u varros heroi ynë Hysen Çino.

Para se të pushkatoheshin, erdhi një partizan nga Kukësi dhe më tha që njëri nga këta të dënuar me pushkatim, Ymer Lala quhej, kishte prerë ditën e dasmës dhe pas një jave martohej. Urdhërova që ta sillnin Ymerin tek mua. Erdhi. Doja ta dëgjoja prej gojës së tij të vërtetën e martesës. Ishte e vërtetë që pas një jave ai do të martohej.

“Je i falur, – i thashë – shko bëj dasmën dhe jeto me nder si shqiptar, jo si bashibozuk antishqiptar”. 

Iku. Në vend që të bënte siç i thashë, shkoi për t’u ndarë me ata 20 kriminelët e tjerë. U dha kurajo atyre. Një kuadër i Brigadës, i pa ekuilibruar, njeri me defekte në karakter, nuk pyeti për urdhrin tim, por nxori pistoletën dhe e vrau Ymer Lalën. U nxeha shumë me të, e bëra “qepaze” dhe i dhashë mësimin e duhur, por e keqja që ai bëri, nuk kthehej dot më mbrapsht.

Ja, mor i dashur Idajet, kjo është “Masakra e Buzëmadhit” që gjoja paskam bërë unë. I nxirrni vetë ju dhe gjithë shqiptarët konkluzionet. Dhe më thoni mua pastaj që nuk kam të drejtë me pashë ta quaj kryekriminel këtë të ashtuquajturin President Republike, Sali Berisha, i cili në vend që të bëjë rolin e unitetit, të mbajtjes së popullit shqiptar të bashkuar dhe të zezën mos ta bëjë të bardhë, bën të kundërtën, po e kthen Shqipërinë në vendin më të zi fashist, në vendin ku spiunët e Beogradit vendosin për fatin tonë…

 

(Vijon)

 

Nesër do të lexoni:

-Si iu hodhën prangat Shefqet Peçit dhe si e priti ai arrestimin.

-Qëndrimi i pashembullt në burg dhe dy grevat e famshme të tij

-Pse e mbrojti Shefqet Peçi deri në frymën e fundit Enver Hoxhën

 

 

 

 

 

May 6, 2016 15:30
Komento

21 Komente

  1. Bajraktari May 6, 16:04

    Ik o shefqet o kelysh komunisti se sa masakra keni bere ju gjate dhe pas lufte nuk i lan lumi i Drinit ju plehra qe e torturuat kete popull per 40 vite me radhe

    Reply to this comment
    • PARTIZAN4EVER May 6, 16:43

      @ bajra-kar
      Heroi qe beri burg ne 4 rregjime te ndryshme, edhe ne moshen 90 vjec e bente mengjes per mengjes, nga nje si ty Barjra-kar!

      Reply to this comment
    • Theofani May 6, 17:09

      Eh,more bajraktar i poshter!
      Shefqet Peci eshte treguar shume i bute me ju lumjanet!
      Ju duhet vte ishit SHFAROSUR te gjithe per ato krime qe betre duke vrare partizanet clirimtare!
      Dhe thoni pasdtaj se LANC-i ka qene LUFTE CIVILE!
      Ku je o Edi Rama,qe akoma nuk ke kerkuar FALJE per akuzen me tre poshter e me kriminale qe ke bere kunder LANC-it duke e quajtur LUFTE CIVILE!
      Pa na e thuaj ti se kush quhej LUFTE CIVILE dhe kush ishin palet qe luftuan kunder njeri tketrit???
      TURPI TE MBULOFTE,EDI RAMA!
      Edhe ti je po aq ANTI SHQIPTAR sa edhe Sali Berisha!

      Reply to this comment
    • maks May 6, 19:48

      o bajraktar na trego pse muharrem bajraktar dha urdher per te vrar 28partizan shqipetar duke ngren buke dhe pastaj denojm vrasjt qe ben partizanet ketyre fshatarve me gjyq partizan qe njihen ne koh lufte

      Reply to this comment
  2. rremi May 6, 16:31

    Te leme propaganden dhe te perqendrohemi ne fakte:

    “Qëndrimi i M. Bajraktarit ndaj Lëvizjes

    Pikërisht pse M. Bajraktsri ishte i këtillë, Lëvizja jo veç e konsideronte atë atdhetar, por bënte çmos për ta përvetësuar. Këtë e tregojnë një numër faktorësh. Në mbledhjen e Pezës (shtator 1942), duke qenë tashmë i njohur kundër pushtuesit italian, Muharrem Bajraktari u ftua për të marrë pjesë. Bajram Bajraktari në “Promemorie..” të tij të depozituar në qelitë e Sigurimit (1948), thotë: “Kur u mbajtë Kongresi i Pezës, ftesa na erdhi vonë, vetëm dy ditë para mbledhjes. Megjithatë, unë e Dostani (Rexhepi – eb) kërkuem me këmbëngulje që të shkojshim”. Megjitatë, lufta e tij kundër pushtuesit fashitë u vlerësua si ndër të parat në Shqipëri. Më vonë njerëzit e LANÇ-së, me urdhër të eprorëve të tyre, bënë një takim me M. Bajraktarin në Gjurrë-Reç (nëntor 1942), ku, duke qenë tashmë M. Bajraktari i njohur si kundër fashist, u pajtuan të vazhdonin së luftuari kundër pushtuesit të vendit. Po ashtu ata u takuan edhe në Kalisë (mbase në gusht 1944), ndonëse me tone të acaraara, kur i dha M. Bajraktari Lirie Gegës bishtin e berrit, ranë në ujdi për të vazhduar luftën kundër pushtuesit gjerman. Në Plenumin e dytë të KQPKSH (nëntor 1944) Beratit jo vetëm u fol gjërësisht për M. Bajraktarin, por qëndrimi i Frontit ndaj tij u vlerësua si i gabur, madje edhe masakra në Buzëmadhe. E. Hoxha thotë: “Çështja e Muharrem Bajraktarit është më tipike. Jo vetëm këtë njeri, që s’paraqitej haptazi kundë Frontit dhe që kishte shumë shpresë të bashkohej me ne, jo vetëm që e trajtuam nga lart dhe në një mënyrë krejt në kundërshtim me vijën tonë politike, po e goditëm pas krahëve kur ai na jepte dorën si mik… Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në një mënyrë histerike 20 (21 – eb) katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë” (P. Palushi,”Muharrem Bajraktari në vitet 45-46”, Tiranë, 1998) ose (E. Hoxha, AQSH, F. 14/APD, v. 1944), ose U. Butka, Ringjallja, f. 272, Tiranë, 1995). Kurse Hysni Kapoja (Besëniku) thotë: “Ka pasur grindje për punën e Cen Elezit dhe atë të Muharrem Bajraktarit, të cilit i kemi kërkuar të jetë o me ne, o kumdër nesh, megjithëse ka dashur të luftojë. I them këto të meta Lirisë që t’i ndreqë” (Plenumi i Dytë i KQPKSH, 23 – 27 nëntor 1944). Kurse Nako Spirua, ndër të tjera, thotë: “Çështja e Muharrem Bajraktarit është një mur i madh që i kemi vënë popullit. Ne e kemi dëmtuar Frontin me këtë vijë… (Po aty). Sejfilllah Maleshova pohon: “Donim ta provokonim Muharrem Bajraktarin dhe për këtë ne i binim prapa krahëve. Kjo s’ka të bëjë fare me një politikë komuniste” (Po aty), po me një bolshevike. Në dritën e kësaj që u tha, nuk mund të mendohet se ka vend për ndonjë hie, se lere më terr!”

    Artikulli i plote per Muharrem Bajraktarin mund te lexohet ne DY Drinat: https://dydrinat.com nen ttitullin
    Betejat e reja nuk fitohen me dyfeqet e vjetra!

    Reply to this comment
  3. Labor May 6, 16:48

    Nga e mori vesh shoku Shehqet se do nisej nga Prizreni autokolona gjermane me 100 makina? Borizani paska qene i fejuar me nje partizane?! A lejoheshin dashuriçkat per partizanet e thjeshte atehere?

    Reply to this comment
  4. mirel May 6, 17:24

    Te 70 ti kishit vrare
    Mbase do shuhej fara e keqe e tradhetarit

    Reply to this comment
  5. Përbreg Kukes May 6, 17:44

    Ky kriminel bie ne kundershim me veten e vet: me pare kerkonte qe roberit te trajtohen mire dhe si rober luft dhe pas tregon se i pushkaton roberit. Me thashethemin e tij ky genjen. Partizanet komuniste me urdher te komandanteve jugosllave vrane jo 21 burra por 70 civile te paarmatosur qe i moren nga fshati. Nga ky kriminel, as nga kriminelet e tjere Mehmet Shehu, Ethem Gjinushi (i ati i shokut Skender Gjinushi), as nga krimineli Kadri Hazbiu nuk priten te verteta.

    Reply to this comment
  6. Tarrasi May 6, 18:40

    Pallavra komunisteshi .Fisher thote se Ceta e Muharrrem Bajraktarit ishte ceta e pare antifashiste ne Shqiperi.Kukesin e ka cliru Bajraktari.Bajraktari ishte antikomünist ne ideologji po atdhetar ne formım.Sot edhe Idajeti eshte bo antikomunist,se ne demokraci i ra me mire.As krimineli Peci as sharlatani Beqiri nuk i kane vlerat e Bajraktarit.

    Reply to this comment
  7. Arben May 6, 19:45

    KABLLOGRAM I AMBASADORIT LU PER EPRORET E TIJ.

    Donald Lu-Sekretarit të shtetit amerikan: Më keni syrgjynosur në një vend hajdutësh
    Wikileaks boton kabllogramin e Donald Lu
    I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit,
    Kam nderin t’iu bëj një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit.
    Ashtu si edhe më kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqësorë, dhe kanë një lloj fetishi të pashpjegueshëm ndaj të huajve. E kam fjalën për njerëzit e thjeshtë, pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.
    Megjithëse formimi im është diplomat karriere dhe kultura ime e origjinës është ajo kineze, çka do të thotë që e njoh artin e përdorimit të gjuhës dykuptimshe, këtu ajo ka arritur majat e saj. Sapo futem në takim me një nga përfaqësuesit e forcave politike, të gjithë më pohojnë se janë të gatshëm, dhe kur dal, nxjerrin ndonjë spurdhjak në TV, nga ata që nuk i pyet as roja i godinës së partisë së tyre, dhe më nxjerrin bishta.
    Kjo ka të bëjë sidomos me çështjen që edhe ju vetë zoti Sekretar, e quani jetike, siç është ajo e reformës në drejtësi, të cilën e latë porosi edhe në vizitën që bëtë këtu.
    Meqë ra fjala për reformën, përfitoj nga rasti t’iu pyes nëse e njihni një farë Spartak Ngjela. Ai ka një parti politike dhe del natë për natë dhe flet në FB, sikur i merr udhëzimet direkt e nga ju. Nëse është e vërtetë, ju lutem ma bëni me dijeni, pasi nuk dua që të krijojmë përplasje.
    Për t’iu rikthyer temës, dua t’ju vë në dijeni se e kam shumë të vështirë të marr konsensusin. Këtu janë të gjithë hajdutë dhe unë vetë nuk e kuptoj sesi mund të japin konsensus për një punë që do t’i fusë në burg. Por megjithatë, më kanë thënë një frazë të famshme të tyre të cilën e kanë për zemër shumë politikanët e këtushëm, që pak a shumë në anglisht përkthehet “Ku ka ligje ka edhe shtigje”. Mesa duket kjo është edhe fabula e tyre. Mendojnë se do t’i bëjnë ligjet por do të gjejnë edhe mënyrat t’i shmangin.
    I nderuar Zoti Kerri,
    Kam frikë se kjo puna e ligjeve do të përfundojë si puna e dekriminalizimit. Nga ky ligj, ata që po e hanë janë ca ditëzinj që kanë bërë burg jashtë, sepse s’kanë ditur gjuhën dhe me paratë e fituara andej, kanë blerë nganjë vend pune, të cilin tani po e humbin. Deputetët dhe kryetarët e bashkive që i kam thënë edhe me emra, më ligjërojnë çdo ditë ekraneve.
    Edhe reforma, më duket se do të përfundojë me ca gjykatës të Berishës që ikin dhe të Ramës që vijnë.
    Gjithsesi, unë po e bëj timen. Por do ju lutesha, të kini mirësinë të kuptonit se në çfarë vendi të vështirë punoj. Kjo quhet syrgjynosje. Këta shpesh thonë që kjo lloj kulture e tyre është faj i pushtimit turk, por këta turkun do ta binin vërdallë 40 herë. Kaq të djallëzuar janë. Ndaj, kur të mbaroj periudhën e shërbimit, ose më nxirrni në pension të parakohshëm, ose më çoni në ndonjë vend që të mund të mbledh veten.
    Me respekt
    Donald Lu
    Ambasador

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHA

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM TRAP DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  8. padrino May 6, 20:02

    Sa mire, do ishte o Komandanti Legjendar, i Brigades se Peste, ti kishe vrare te gjithe keta kriminelet, miqte sali udbashit. Nderim dhe repekt, per partizanet dhe luften e tyre heroike.

    Reply to this comment
  9. kerzikuqi May 6, 22:59

    0 Idajet haleja pse se ke pyetur kete kriminelin si ndodhi qe mbasi hengri ne kazanin e fashisteve nje dite te bukur hoqi kemishen e zeze dhe veshi gjimnastorken ruse Te ka treguar qe mbasi vrau njerez te pafajshem mblodhi shoket e tij dhe kendonte:Hidhe vallen/luaje kemben/kesaj Lumes do i q….. t’emen . pty plehra

    Reply to this comment
  10. ai qe shkerdhe racen tuaj May 7, 00:26

    Vdekje fashisteve dhe kolaboracionisteve!

    Reply to this comment
    • Fusha May 7, 17:01

      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

      Reply to this comment
  11. XXXL May 7, 00:50

    “Tarras” t’a paskan rras deri sa nuk mban me bej durim duro, se ke nevoje edhe per nje gojere, bajge.

    Reply to this comment
  12. spata May 7, 09:59

    Sigurishte keta, qe flasin me kaq mllef per heronjte e Luftes Nacinal Clirimtare skane azgje te perbashket me popullin e vertet shqiptare .Ose jane bastarde ose te shitur qe nuk e ndryshojne dote lekuren .Ai qe e ka mbajtur dhe e mban sot gjalle kete fryme eshte Sali tradhetari qe ska azgje te perbashket me kombin shqiptare .
    Ballisto -zogistat e tipt Bajraktari kane shkruar nje histori te turpshme qe nuk korigjohet me ardhjen ne pushtet te fares se tije sic jane ata te Pd ne Saliun ne krye .Kjo duket qarte dhe me disa dekorime e statuja qe Pd u ka bere atyreve qe populli per 70 vjete i quan armiq e tradhetar te popullit .Kjo duket dhe nga disa shkrime te poshtra qe luften nacional clirimtare te popullit shqiptare e barazojne me lufte civile .Keto si dhe shume poshtersira, ku mohone te vraret dhe dita e clirimit jane te qellimshme per ta mohuar ate periudhe te lavdishme te popullit shqiptare qysh nga koha e Gjergjit te Madh .
    Une qe komentoje jam nip i korierit partizan te Brigades se 5 sulmuese qe ne pabesi e tradheti e kapen forcat e Bajraktarit .E torturuan e poshteruan duke e cveshur lakuriq dhe i derdhen karikatoren me fishek ne trup. Nuk mesuan gje per fatin e tij.U bene disa perpjekje mbas luftes me urdher te Mehmet Sheut dhe sot kemi nje varre qe nuk i dim a jane kockat e tij. Dim qe Kadriu kur ngushellonte gjyshen thoshte:Mos me pyet me se cila dore e vrau .Hakun ja morem. Nga fshataret e Buzmadhit mesuam se e vrane ne pabesi .
    Nuk dua te fus percarjen midis popullit qe quhet shqiptare por gjyshja qante me vargje se hasmi me i madh per shqiptarin eshte shqiptari dhe gjishtin e drejtonte nga Veriu .Kur emeruan babane ne Malsi gjyshen nuk e zinte me gjumi. Thoshte nen ze :O zot.Ma ruaj djalin nga hasmi.
    Keto dhe shume histori te ngjashme, jo kelyshet e Saliut, por as te shiturit e kombit nuk e nxijne ate faqe te lavdishme qe trashegohet brez pas brezi .I jam mirnjohes gjakut te te renve qe nuk do te njolloset historikishte brez pas brezi lavdia e tyre .

    Reply to this comment
    • maks May 7, 15:40

      bravo zoti spata ka ardhur ora qe te gjith ne niperit e femijet e deshmoreve dhe partizaneve te bashkohemi dhe te mbrojm njerezit tan nga perbaltja qe po u behet nga keta politikan hajduter dhe antishqipter qe shikojn vetem te vjedhin dhe popullin e kan cuar ne gjendje te mjerushme Lavdi deshmoreve te atdheut dhe respekt te djith famijeve te deshmoreve dhe partizaneve

      Reply to this comment
  13. Domje October 2, 09:34

    Zagar i shpifur. Klysh komunisti. Si mund te flasin per patriotizem dhe tradheti ata qe erdhen ne pushtet nga Dushan Mugosha e Miladin Popovic. Ata qe urdheruan masakren e Tivarit. Ju o qener as te thoi i kembes nuk i afriheni Muharrem Bajraktarit jo me te krahasoheni me te. Jeni nje rrace e shpifur qe qelbeni ere gjak njerezish te pafajshem. Jeni ju shpifesira qe Muharrem Bajraktarin e keni ftuar disa here per marreveshje dhe gjithmone i keni realizuar atentate per vrasje. Besa juaj zgjaste me pak se boja e flokeve o te degjeneruar. Jeni ju qe me urdher nga Beogradi prishet marreveshjen e Mukjes. Jeni ju qe shkuat ne Lusen duke kenduar kenge “Hidhe Mide hidhe kemben se Lumes ne ja qim temen” e prej ktyre qe keni bere nuk keni meritu vetem plumb ne ball po me ua q* vorrin e familjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*