Ekskluzive/ Shkodra dhe Esat Pashë Toptani

August 20, 2017 11:12

Ekskluzive/ Shkodra dhe Esat Pashë Toptani

 

Studimi / Një përgjigje për ata që mendojnë se Shkodrën e kemi pjesë të Shqipërisë falë Esat Pashë Toptanit. DITA publikon sot studimin e historianit shkodran Hamdi Bushati se si Esati tentoi të shiste Shkodrën te malazezët.

Bedri Islami

Në të vërtetë nuk kisha menduar kurrë se do të vinte një ditë dhe do të shtrohej një pyetje e tillë. Historiografia shqiptare, në të gjithë kohrat, e kishte përcaktuar rolin e tij në historinë e kombit dhe ai ishte bërë sinonimi i njeriut që ishte i gatshëm të shiste gjithçka për sundimin e tij; njeriu i punëve të errta, varri i të cilit ende sot dergjet në varrezat serbe.

Kohët e fundit kjo pyetje është rizgjuar, janë botuar libra dhe bërë shënime duke rikthyer në vëmendje figurën e një pashai që, sa ishte gjallë nuk u nderua aq sa kërkohet të nderohet tani, nga një grup njerëzish, të cilët, për interesa të veçanta ose pa asnjë interes, duan të ringritin një figurë tjetër nën emrin e Esad Pashës.

Në njërin nga shkrimet e tilla lexova se Esat Pashës i detyrohemi që Shkodra është sot pjesë e Shqipërisë, pasi pa të ajo do të kishte mbetur nën Malin e Zi.

Cila është e vërteta.

Një historian i shquar i Shkodrës, ndoshta më i shquari i saj, Hamdi Bushati, “Mësues i Popullit“, figurë poliedrike dhe për shumë dekada i përndjekur dhe i internuar politik, në veprën e tij madhore, „Shkodra dhe Motet“, bazuar në dokumente të shumta, të vendit e të huaja, kujtime të bashkëkohësve, figurave historike dhe luftëtarëve, ka shkruar edhe të vërtetën e tij mbi figurën e Esat Pashës dhe Rretimin e Shkodrës nga forcat malazeze e serbe.

Duke qenë të bindur se askush nuk mund të cënojë figurën jashtëzakonisht atdhetare të profesor Hamdi Bushatit, as kjo risjellje e kujtimeve të botuara të tij, le të ja lëmë fjalën studimit të tij:

***

KUSH ISHTE ESAT PASH TOPTANI

Nga Hamdi Bushati

..Me 11 tetor filloi i pari sulm i madh. Shpallja e luftës nga Mali i Zi dhe kalimi i kufinit nga forcat malazeze nga ana e perëndimit, shkaktoi një situatë kërcënuese për mbrojtjen e Shkodrës.

Ushtria në fillim të marshimit u ndalue në “Kodraç”,prej ku u dalluen forcat e anmikut, në vargun e maleve të Krajës. Një forcë prej 200 vullnetarësh shqiptarë marshoi përpara drejt një majeje të “Taraboshit“.Lufta u ashpërsue, kambësoria anmike u afrue deri 1050 metra dhe aty filloi qitja. Nisi luftimi trup më trup e përleshja mes dy palëve. Lufta mori karakter të tmerrshëm. Ndërsa malazezët po luftonin gjoks për gjoks me ushtarët e batalionit të dytë, arritën edhe vullnetarët shqiptarë.

Kjo betejë, e para, zgjati gjashtë orë me kacafytje të përgjakshme, ma në fund u kurorëzue me fitoren e ushtrive osmano-shqiptare..malazezët lanë 800 të vdekun, përveç armëve,thikave e flamujve.

Kjo qe beteja e parë, që u zhvillue kundër forcave të Malit të Zi prej shkodranëve dhe shqiptarëve të tjerë..të tilla beteja u zhvilluan gjatë 6 muajve të rrethimit. Ndër të gjitha morën pjesë shkodranë e të tjerë shqiptarë të krahinave të ndryshme.

Drejtues i aparatit ushtarak në Shkodër ishte Hasan Riza Pasha, që erdhi në Shkodër në vitin 1911 dhe me 7 mars 1912 u emnue vali e komandant i kësaj guvernature.

Me zotësinë prej strategu të rrallë ka fitue një nderim ndërkombëtar. Harta ushtarake e Mbrojtjs së Shkodrës, përpilue sipas udhëzimeve të tij, ndodhet e ekspozueme në reliev në Muzeun ushtarak të Zvicrës. Këtë ma pat pohue vetë Lumo Skendoja, që e kishte vizitue personalisht atë muze.

Hasan Riza Pasha, i shtyem nga idetë e tij mbi të drejtat e liritë që duhej të kishte çdo komb, ai vetë ishte bagdadas, përpiqej që shqiptarëve t’ua mbante të gjallë, bile t’ua nxiste sam a tepër nacionalizmin. Kështu, një herë, i propozoi Gjergj Fishtës të kompozonte një marsh shqip për me ua mësue ushtarëve shqiptarë. At Gjergj Fishta ia përgatiti marshin dhe ia dërgoi.

“Hasan Riza Pasha, tue pa se perandoria osmane kësaj here po dëbohej përgjithmonë nga Evropa, dau me qindrue për të drejtat e popullit të vogël shqiptar, për këtë qëllim u vue në përpjekje, nëpërmjet atë Gjergj Fishtës, të cilin e donte dhe e çmonte shumë, me emzot Jakë Serreqin, arqipeshkvin e Shkodrës. Qe dërgue menjëherë një korier me letra tek i pari i Kuvendit të Rubikut, që të bajnë gati krenët e maleve me u ran ë shpindë malazezve posa të shifnin të ngritun flamurin Kuq e Zi“. ( „Shkolla shqiptare“ botim i Ministrisë së Arsimit, Tiranë, 1941,nr 47, fq 245)….Vetëm në këtë mes po përgatitej një ngjarje e madhe brenda në Shkodër. Esat Toptani kishte dijeni rreth rrjedhjeve të punës dhe Hasan Rizakja do të vritesh pak ditë më vonë.( E përkohshmja „Dituria“.)

Opinioni publik shkodran pat përshtypjen dhe bindjen se, Esat Pasha e kishte kurdisë planin e vrasjes së Hasan Riza Pashës me dorën e kriminelëve Osman Bali nga rrethet e Tiranës, të Mahmutit nga Kavaja dhe të një të quajtuni teofik nga Shqipnia e Mesme.

Humbjen e atij burri e vajtoi mbarë Shkodra ,sepse me vdekjen e pashës parashihte rrezikun e madh që i kanosej.

Marrëveshja e Esatit me malazezët

Literatura historike dhe tradita popullore dëshmojnë se Esat Toptani nuk gëzonte fare simpati në popull.

Në çastet e fundit, Hasan Rizaja nuk pat ba asnjë deklaratë për zëvendësimin e tij. Kur i thanë që ta zëvendësojë Esat Pasha, bërtiti e tha: „ Në asnjë mënyrë nuk ban, se e ban hatanë“.

Pasi siguroi postin e zëvendës valiut dhe komandant i Shkodrës, Esat Toptani përnjëherë nisi bisedimet me malazeztë. Komandanti i përgjithshëm i forcave malazeze, Princ Danili, me pretekst, gjoja, ilaçe për të plagosun, me anë të një delegacioni i uroi Esat Pashës detyrën e naltë që i ishte ngarkue. Shkodra vazhdoi të mbesë e rrethueme edhe tre muej. Kjo qëndresë u detyrohej komandantëve të zonave ushtarake dhe popullit të Shkodrës në përgjithësi, që në asnjë mënyrë nuk pranonte të dorzohej deri në kafshatën e fundit.

Esat Toptani për me sigurue postin e naltë të sundimit të Shqipnisë duhej t’i kënaqte serbo – malazezët me tokat shqiptare për me pasë mandej përkrahjen politike, punë që do të tolerohej edhe nga anglo-francezët. Esat Toptani nuk mund të realizonte planin e tij, dmth të hynte në marrëveshje me ballkanasit tue qenë Riaza Pasha gjallë. Punë kjo që u vertetue dy ditë pas vrasjes së këtij të fundit, kur dilte nga shtëpia e pashës,ku ishte mik i thirrun. Esati,porsa e mori në dorë komandën e përgjithshme, hyni në marrëveshje me malezezët.

Me 3 mars 1913 nga ana e Liqenit erdh një vapor me një delegacion nga Mali i Zi. Delegacioni vinte për bisedime me Esatin. Delegacioni ishte i formuem prej gjeneralit Miter Martinoviq, kryekomandant i ushtrisë së bregut, i cili solli letrën e shkrueme me datën 15 fruer – shkurt 1913. Në delegacion merrte pjesë edhe Pjetër Pllamenaci, ministër i jashtëm i Malit të >Zi dhe ish ambasador në Stamboll. Mbas sa bisedimeve rreth bombardimeve të bame gabimisht kundër spitaleve etj, man ë fund Pllamenaci kërkoi të rrinte vetëm me Pashën. Sipas autorëve të librit „Rrethimi i Shkodrës“,kur Esati qenka pyet rreth takimit me delegacionin malazias qenka përgjegjë tekstualisht: „Qëndresa është e kotë! Serbët për me çue në vend hakmarrjen e disfatës që ata patën në Bërdicë , sot a nesër posjellin 20.000 ushtarë e 75 topa. Inati nuk të jep asnjë dobi. Fortesa e Shkodrës e ka ba detyrën e saj.Madhninë dhe nderin ushtarak ka kohë që e ka plotësue“.

Esat Pasha me anëtarët e komisionit malazias shfaqej krejt intim.Ai nuk dëshironte të merrte pjesë ndojë tjetër ndër bisedimet private që kishin në mes tyre. U kuptue mirë, thuhet në literaturën e cituar , se Esati ishte tuj ba pazarllëk për të ardhmen e tij dhe të Shqipnisë. Pllamenaci, pas këtij takimi, erdh edhe dy herë të tjera. Esat Pasha hidhte gurin e fshihte dorën. Ai nuk kishte guxim t’ua doreëzonte Shkodrën malazezve në krye të vet.

Esat Toptani, i marrun vesh me malazeztë, me një mënyrë ose në një tjetër, pavarësisht nga qëndrimi zyrtar, përsonalisht përpiqej të ia dorëzonte Shkodrën Malit të Zi. Qeveria malazeze andrrronte se mbas pushtimit, Shkodra do ti mbetej malit të Zi,prandaj me çdo kusht pranonte pushtimin e këtij vendi.

Me datën 16 prill 1913 ushtria serbe e përbame prej 15.000 vetësh, me 6 bateri, po tërhiqej drejt Lezhës. Në këtë rast komandanti Bojoviq, komandanti i ushtrisë serbe, e kishte bam e ditë krejl Nikollën e Malit të Zi për vendimin e largimit të ushtrisë serbe nga rrethimi i Shkodrës.

Me datën 20 prill 1913 Esat Toptani dërgoi delegatët pranë komandës malazeze për me bisedue kushtet e dorëzimit të qytetit. Po këtë ditë ai mori një telegram të Mahmut Shefqet Pashës, ministër i luftës së Turqisë, me të cilin urdhnonte komandantin e Shkodrës që të mos ndiqeshin serbët, mbasi kishin marrë urdhnin të largoheshin nga rrethinat e Shkodrës.

Të nesermen më datën 21 në mëngjes,vapori i Malit të Zi sillte gjeneralin Janko Vukatiq dhe ministrin e jashtëm Pjetër Pllamanacin, të cilët ishin të ngarkuem vetëm për marrëveshje të kushteve të dorëzimit.

Me datën 22 prill 1913 EsatToptani ua dorëzoi projektin për kushtet e dorëzimit…Kushtet e marrëveshjes së dorëzimit ishin 15.

Ndër këto dy ditë Esat Toptani ishte shumë i shqetesuem dhe i frikësuem: kishte bindjens e populli i Shkodrës kishte përshtypjen e një tradhtie që ky po bante me dorëzimin e qytetit dhe e gjykonte si vrasës të Hasan Riza Pashës.

Esat Toptani vazhdimisht kishte përshtypjen e kurdisjes së një komploti nga ana e shkodranëve, prandaj ai merrte masa paraprake.

Më datën 23 prill 1923 Esat Toptani mblodhi parinë e Shkodrës në zyrën e Doganave. Esati me këtë donte me argumentue dorëzimin që gjoja po bahej edhe me dshirën e popullit dhe u njoftoi se qytetin do ta dorëzonte e nuk ishte man ë gjendje me qindrue.

Për këtë mbledhje, autori i librit „L’Assedio di Scutari“, ndër të tjera shkruen : „ Gjashtë kristianë ishin të pranishëm në mbledhje, të cilëve u vinte keq për dorëzimin dhe dhanë sigurime që në qoftë se valiu kërkonte ndihmë ishin gati. Një pjesë e myslamanëve propozuen të shtyhej edhe disa ditë qëndresa, ndër ta Sylçe Begu i ofronte 100 lop valiut, tue e sigurue edhe për të tjera. Jakup Rroji, nga tregtarët e parë të tregut bashkë me disa të tjerë jo vetëm qe gadi me dorëzue bagëtitë e trasha dhe të imta,por me dhanë edhe ndihma në të holla. Këtë na e pohonte Muharrem Gjylbegu, kryetari i bashkisë, që kishte qenë prezent në mbledhje. Fjala e shumicës ishte veç të mos i dorëzohej qyteti anmikut. Në këtë diskutim esat Pasha foli ashpër kundër shkodranëve edhe ma në fund „ doli nga mbledhja tue kthye krahët“.

Meqenëse anmiku e kishte sigurue ramjen e qytetit nga Esat Toptani e tue qenë në dijeni se paria e qytetit ishte mbledhë për këtë çështje, për me i trembë të mbledhunit, nisi të bombardojë qytetin me një breshni predhash e shrapnelash: mbi treqind hodhi atë natë në qytetin e Shkodrës.

Me datën 24 prill 1913 malazeztë hynë në qytet….

 

August 20, 2017 11:12
Komento

25 Komente

  1. ELIOT August 20, 11:30

    Keto femijet e ENVERIT NUK KANE GJERA TE TJERA PER TE NA TEGUAR ….. DUAM TE DIME ME HOLLESIRA SI ENVERI JA SHITI KOSOVEN TITOS … SI ENVERI I VRAU MBAS SHPINE TE GJITHE KOMANDANTET E L N C … DUAM TE DIME KU I COI ENVERI FLORIJTE QE JA MORRI SHQIPTAREVE TE PASURVE .. .SE NUK JA BERI DHURATE POPULLIT QE SKISHTE AS BUKE PER TE HONGER .KUR FEMIJET E VET JETONIN SI FEMIJET E PASHALLAREVE … DUAM TE DIME PER KUFOMAT E KOMUNISTAVE QE VRANE RININE NE KUFIJ DHE FAMILJET KURRE SI GJETEN ESHTRAT …KETO GJERA KEMI JETUAR … NE JEMI BREZI I ENVERIT DHE KOMUNIZMIT DHE SE NJOHIN ESAT PASHEN .. .. PRANDAJ A KA NJE HISTORIAN PER TE NA DHENE HOLLESIRA PER ENVER HITLERIN .APO DO TE NA BENI GJIRON E VITEVE 20 …… FOLET PER ZOGUN TANI ESAT PASHEN NESER QAZIM MULLETI .DHE HARRONI KRIMINELIN ME TE MADH TE SHQIPERISE ENVER HITLERIN…… E CUDITSHME … OSE NA BENI PER BUDALLENJ OSE JENI PJELLA E KEQE E ENVERIT DHE TREGONI GJERA QE SNA INTERESOJNE NGA HISTORIA QE E MANIPULOI ENVERI DHE KOMUNISTAT …… JA PERSE NUK ECEN PERPARA SHQIPERIA ..SEPSE VENDI E ZOTEROJNE AKOMA PJELLAT E BOLSHEVIZMIT … BAJGAT E CIVILIZIMIT … BAJGAT E DEMOKRACISE .. PA DEMOKRACIE SKA MIREQENJE … SKA LULEZIM SKA . PROGRES DHE JU KETO HISTORIANE JANE INFEKTUAR NGA KOMUNIZMI DHE SE LENE POPULLIN TE ECI PERPARA ME IDETE E TYRE FASHISTE … QE BOTA I HODHI NE PLEHRA ME KOHE …MERCI

    Reply to this comment
    • belshani August 20, 14:47

      Ose je idiot ,ose nuk ke sy…shkrimi nuk eshte i B.Islamit,por i historianit me te shquar te Shkodres, profesor Bushatit,ish i burgosur politik ne komunizem..

      Reply to this comment
    • Tirana August 20, 14:47

      Eliot ti je i semure, gjynah, shko vizitohu, se duket nga fjalori, nga shkronjat qe perdor dhe nga fjalite. Eshte per te miren tende kjo, jo per gazeten.

      Reply to this comment
    • belshani August 20, 15:17

      Ose jo idiot,ose nuk ke sy. Artikulli asht shkrue nga prof. Bushati e jo nga B.Islami.

      Reply to this comment
    • Nick ta mère August 20, 16:13

      @ELIOT
      Ecoute moi bien , nje HAJVAN si ty, fils de pute, na çave menderen me komentet e tuaja.
      Per me teper, sale con, me ate MERCI ne fund te fjales per te na thene qe je ne france.
      Mbylle halen, dhe here tjeter , mon cher analphabète mos komento me germa te medha.

      Reply to this comment
      • Edi August 20, 17:32

        Kufijte e shqiperise Jane percaktuar ne kongresin e Berlinit ne 1913,keshtu qe Enveri skishte CTI falte askujt…lexoni NGA pak kur keni mbaruar ke klubi che skedina!!

        Reply to this comment
      • ELIOT August 21, 20:29

        HA HA HA U NGRITEN SHURRAT E DEMOKRACISE .. TE ME KRITIKOJNE ..MORE COBANE TE ENVERIT ..PO JU JENI AQ TE TRASHE MORE QE EDHE FJALEN DEMOKRACI NUK E DINI TE PERKTHENI …E KUPTONI …. .. UNE CDO GJE CDO FJALE QE SHKRUAJ … PA CE QUE JE VEUX DES EXPLICATION POUR LA PERIODE QUE NOUS LES ALBANAIS ONT PASSE ME HITLERIN ENVER… DUA QE HISTORIANET E ZGJUAR SHQIPTARE TE NA JAPIN HOLLESIRA PER KRIMET E PRINDERVE TUAJ … DUA TE DI PERSE KATUNARET U KTHYEN NE BARBARE ….. ME FALNI NUK E KAM JETUAR PERIODEN E ESAT PASHES SI JU ME FALNI . JU KENI SHUME KURRESHTJE SE CFARE HANTE ESAT PASHA … NDERSA MUA SME INTERESON .. …DHE TI MOJ DEBILE ..QE GJUHEN E PASKE MESUAR ME LEKET E POPULLIT …. UNE E MESOVA VETE ME DJERSE GJUHEN E MOLIERIT ME NDERS TI ZVARRANIKE E KE MASUE PAK SEPSE MAMI JOT JA THITHTE ENVERIT .. JA DIFERENCA …. …. DHE BEJI NJE PIPE RAMES TE GJEJ NJE VEND PUNE… SE MUA ME GJIKOJNE FRANCEZET PER INTILIGENCEN TIME ..SKAM NAVOJE QE GOCA E TEFTA CAMIT TE ME GJUKOJE … VOUS AVEZ COMPRIS … SALOPE ….. SALE PUTE …. APO TI BEJ VE VIZATIME .SE JENI T TRASHE JU RRACA E BOLCHEVIQUEVE ……MERCI …

        Reply to this comment
    • MONIKA , NEPERKA-PIKA PIKA August 20, 17:55

      Do picken e sat eme , ti UDB-ashi i mutit , Eliot !
      Je aq armik i betuar i shqiptareve , vecanerisht shkodraneve , sa qe nuk do te dish fare , se perse
      po flitet . Je nje plehre , qe e do plumbin ne goje e
      ne b… , zagar , qe na folke edhe shqip !

      Reply to this comment
      • ELIOT August 22, 18:46

        HA HA HA U SHPREHEN FEMIJET E TRADHETAREVE TE POPULLIT … FEMIJET E SSSSSPIUNAVE TE POPULLIT ..MUA TE MA RRUANI K ….SEPSE SJA THITH E RAMES DHE BANDES SE KORRUPTUAR SI JU PER TE GJETUR PUNE BANDE LOPESH … JU JENI MJERIMI I BOTES … NUK JU PELQEN KUR SHKRUAJ KESHTU SEPSE BABALLARET TUAJ ¨I KANE DUART ME GJAK .KANE SPIUNUAR POPULLIN E NDERSHEM DHE TI ..MONIKA HAJDE NE FRANCE DHE TA SHIKOSH SI TA RRJEP SKALPIN RRJEPACAK ZGJEBS QE TE MBAN ERE GOJA UNE PLUMBIN TA FUSE NE BYTHE TY DHE RRACES SATE PREJ KATUNARESH … ZHULSA … RRACE E QELBET BOLSHEVIKE …. CJANE GJITHE KETO ANALFABETA NE SHQIPERI … DHE LOPET NE NORMANDIE JANE ME TE ZGJUARA SE JU … BANDE DE CAFARDS .. BANDES DE DEBILASH MENTALES ….. FLAS ITALISHT FRENGJIShTE DHE SHQIPE … DO ME THENE 3 GJUHE QE CDO EUROPINE ME KA ZILI .. DHE JU RRJEPACAKE JA THITHNI RAMES PER NJE VENd PUNE 200 EUROS NE MUAJ .UNE BAND DE IDIOT ME 200 EUROS I BLEJ VETEM LETRA PER B .. E KUPTONI FSHATARET E BOTES …. JO SE KUPTONI ..SE KENI LINDUR BUDALLENJ …. DHE DO TE VDISNI DEBILA ……. HA HA HA HA ZHULSAT NAG SHQIPERIA ME ………..OFENDOJNE ..JAM I SIGURTE SE SHUME NGA JU SKANE VENE ASNJEHRE PARFUM NE TRUP .JAM I SIGURTE SE SHUME NGA JU MBANI ER E DERRASH JE SUIS SUR …. …. HA HA HA GOMARET NGA SHQIPERIA QE SE DINE C ESHTE JETA ME OFENDOJNE …. HA HA HA HA AH .KUR OFENDOHEM NGA NJE BANDE BOLCHEVIKESH ESHTE PLAISIR POUR MOI .. C EST UN COMPLIMENT DE VOTRE PART …MERCI … ME FAL POR JETOJ NE FRANCE DHE JO NE SKRAPAR ….. ..EJ KATUNARET E EUROPES ….A I KENI AKOMA BIDONAT E VAJGURIT QE JU A LA DAJA JUAJ ENVERI … HEJ COBANE JEN GJITHMONE ME BICIKLETA E MAOS APO JENI BER BORGJEZA ME BENZA ….. …SA PO U KTHEVA NGA PUNA ..PAK I LODHUR …POR JU ME BETE PER TE QESHUR MA HOQET LODHJEN ME BATUTA TUJA PREJ NASTRADINASH .. A BIENTOT BANDE DE CLOCHARDS …..

        Reply to this comment
  2. A August 20, 12:38

    Shkodra, duhet te ngreje nje monument HASAN RIZA PASHES. Kush ka dhene per Shkodren duhet te nderohet dhe te respektohet.
    ESAD TOPTANI, eshte tradhetari i mbare popullit dhe kombit shqiptar.
    Kuptohet ka shqip folesa nga Shqiperia e Mesme, mender tironsit qe duan te transformojne historine duke na nxjerre deri tradhetar Heroin Legjendar te Popullit dhe Kombit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN sepse ka tradhetuar Baba Sulltanin, ne nje kohe qe GJERGJI dhe vellezerit e tij kishin shkuar peng tek sulltani dhe nuk kishin shkuar per turizem ne Turqi.
    ESAD TOPTANI me “veprat” e tij kishte bere kaq zollume, sa nuk po durohej me nga patriotet shqiptar, sa hodhen short per ta hequr qafe kete pizeveng tradhetar dhe ky short i ra per ti bere atentat dhe per vra e qeruar ne Paris nga Heroi i Popullit nga Libohova AVNI RUSTEMI.
    Megjithate duhet thene edhe kjo tjetra edhe sikur Shkodra te pushtohej nga Malazezet, te cilet kerkonin ta benin kryeqytet te Malit te Zi, eshte gjendur nje dokumet dhe nje leter e Carit te Rusise derguar Krajlit te Malit te Zi qe mos ngulmo shume per ta pushtuar Shkodren, sepse ne momentin qe behet qytet ose kryeqytet i Malit te Zi, fillon asimilimi i malazesve nga shkodranet, sepse shkodranet jane force e madhe arsimore, kulturore, ekonomike ne kete rajon me 3500 dyqane dhe me nje tregti te zhvilluar.
    Fitorja ndaj Malit te Zi dhe kunder ESAD TOPTANIT erdhi si rezultat se shqiptaret sipas mesimeve te Patrioteve te medhenj te Rilindjes Kombetare kishin mbi te gjitha: “FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA dhe MOS SHIKONI KISHA dhe XHAMIA” qe duhet shikuar edhe sot sepse eshte reale dhe aktuale.

    Reply to this comment
  3. Sophia August 20, 12:43

    Pse nuk jeni konsultuar para se te shkruani kete shkrim me historianin bashkohores (se bashku me bashkeshorten tironase nga Peqini) Bonin Toptani, keshilltar i pergjithshem ne ministrine e mbrojtjes.

    Reply to this comment
    • b.elshani August 20, 14:49

      kush te konsultohet…profesor Bushati, autori i librit nga jane nxjerre keto rrjeshta,ka vdeke tash 25 vite e ma teper

      Reply to this comment
    • Dashamiresi August 20, 18:03

      “Sophia” , ti e sheh , se ky shkrim eshte bere shume kohe me pare nga historiani i shquar Hamdi Bushati , i cili nuk kishte as nje mundesi te plotesonte kerkesen tuaj sa qe gjalle ! Bedri Islami vetem sa e ka publikuar pa shtuar , apo paksuar5 gje !

      Reply to this comment
  4. Arber I August 20, 13:19

    Hasan Riza Pasha e ka nje permendore ne Shkoder. Eshte i nderuar nga i gjithe populli shqiptar, pervec ca kalemxhinjve qe shkruajne per leke. Bedri Islami t’i permende pseudolibrat qe e mbrojne apo justifikojne tradhtine e Esat Pashes.

    Reply to this comment
  5. Nje shqiptar August 20, 13:26

    Kam lindur dhe jam rritur ne shtepine ku vdiq i madhi Hasan Riza Pasha, i plagosur per vdekje nga kelyshet e Esat Pash Toptanit. Beteja per mbrojtjen e Shkodres nga garnizoni turk, shkodranet dhe vullnetaret nga Shqiperia e Mesme, Tirana, Mati, Peqini, Durresi etj. eshte pjese shume e rendesishme e kujteses historike te popullit tone. Me keto shkrime qe boton, Dita tregon qe eshte gazete patriotike ne sherbim te popullit dhe te vendit dhe jo ne sherbim te tregut dhe te pisellekut.

    Reply to this comment
    • Zef August 20, 17:43

      Bravo per komentin. Hasan Reza Pasha e ka dashte Dhe mbrojte Shkodre Dhe Shkodra I detyrohet shume a tij. ….Dhe e nderon Hasan Reza Pashen

      Reply to this comment
    • ELIOT August 23, 19:00

      bravo shkodraneve ;;;; jane krenaria e shqiperise ;;;;;; dhe esat pasha ;;; mire e hongri ;;e meritoi ate tradheti qe na boni ne shqiptareve;;;;;;;

      Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 20, 14:29

      se kisha degjuar e jo me lexuar ndonjeher kete tip fejtoni
      te publikosh analiza historike , fakte , te kesh kendveshtrimin tend per kohen se atehershme
      nuk dmth qe sulmon askend
      pastaj , kur ti e fillon me titullin “enveristi” dhe akuzon per sulm ben dhe pak per te qeshur
      pak me poshte shkruan po ky anonimi (nuk kishte emer artikulli ) po te kishte shkuar muhaxhir do mbronte Ataturkun
      njerez , para se te krijoni nje debat duhet te dini se nga te filloni me e pakta , duhet te kene nje fare sensi fjalet
      Ataturku beri shtet , e nderon nje popull i gjithe !
      sidoqofte , historia nuk fal askend , askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te kaluaren e tij
      dhe pse dalin historiane me mustaqet alla erdogan , dhe te financuar po nga baba erdogan , bejne emisione se di ku , nuk dmth qe do binden te gjithe
      dhe pse “enveristi” Bedri diskuton tradhetine e Esatit , nuk dmth se nga inati i enveristit ne do i themi hero Esatit
      ne kete menyre i vetmi rezultat qe do keni , do legjitimoni gjithmone e me shume Esatin e radhes , dhe po ju kujtoj qe do i vij radha Envorrit te rehabilitohet
      nejse
      Esati eshte nje tradhetar !!!
      dhe vete kushtetuta , ajo e para qe njoh une , e shkruar nga mbreti Zog , denonte me pushkatim kedo qe tradhetonte vendin e tij !
      nuk ka pse , po , çfare , e di une me , ai shiti , e shiti vendin e tij , shiti djepin e qyteterimit , shiti arterien kryesore te asaj qe bente qe vendi yne te ekzistonte
      sepse duhet te dini ti dhe ajo gazeta qe nje vend rron ne saje te shkrimeve , te historise se shkruar , pikerisht ne njohjen e te kaluares se tij …kete e ka ber gjithmone veriu i Shqiperise dhe merita me e madhe i shkon Shkodres (une qe shkruaj jam nga jugu dhe nuk jam enveriste )

      Reply to this comment
    • belshani August 20, 14:50

      e sulom historiani Bushati, e jo Bedri Islami, dhe ia ben mire qe e sulmon….Esat Toptani ne histori eshte tradhtar….

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes August 20, 15:08

      Eshte i çuditshem fakti qe ketu ka shume shkerdhata te cileve u dhimset figura e urryer e Esat Toptanit, ketij shkerdhate tradhetari.
      Gati, gati, ma ven te besoj qe jane serb qe shkruajne shqip.

      Reply to this comment
  6. Nje shqiptar August 20, 15:29

    Shkodra nuk ia fali asnjehere Esatit Pashes vrasjen pas shpine qe i bene kelyshet e tij Hasan Riza Pashes ate nate kur doli nga shtepia e tij dhe po kthehej ne shtepine tone, ku ai banonte. Esati, mori komanden dhe vazhdoi luften per mbrojtjen e Shkodres edhe 4 muaj te tjere pas kesaj vrasjeje, duke perdorur shkodranet dhe vullnetaret e Shqiperise se mesme qe i kishte sjellur ai ne qytet. Me ne fund ai u pagua nga Mali i Zi per dorezimin e Shkodres. Shenoj se me 1926 Myslym Peza e Lam Leka, vrane Osman Balin qe kishte qelluar pas shpine Hasan Riza Pashen ne vitin 1913.

    Reply to this comment
  7. haki August 20, 15:31

    Për këtë ngjarje ka shkruar edhe Syrja bej Vlora, njeri i afërt i esat pashës në lidhje familjare.

    Syrja beu në librin e tij KUJTIME shkruan :

    Me këmbënguljen e veçantë të Austrisë si shtet i madh, për një javë malazezët dhe serbët mbetën të detyruar të tërhiqeshin nga rrethimi i Shkodrës. Malazezët ndonëse e mësuan këtë, me mendimin të bëhet ç’të bëhet në pushtimin e Shkodrës, kërkuan të përballeshin me urdhërin e Europës. Rruga ishte gjetur…Esat Pasha u detyrua të përdorte mjete të tjera. Zoti Plambaç ( petar Plamenac) kishte patur miqësi me Esat Pashën kur kishte qenë ambasador në Stamboll. Ai i dërgoi fshehurazi Pashait lajmin se merrte përsipër të siguronte pagesën e dëmëve që kishin kryer serbët në shtëpinë dhe çifligjet e tij. Esat Pasha e pranoi propozimin e zotit Plambaç dhe vendosi ritjen e kushtit në pagesën e dëmëve të tij. Në këtë mënyrë, me 21 prill të vitit 1913, ditën e hënë në mbrëmje, filluan diskutimet midis esat Pashës, gjeneralit Vukoviç dhe zotit Plambaç. Me këtë rast u lidh një marrëveshje dhe u bë dorëzimi i i drejtpërdrejtë i fortifikimit të Shkodrës.

    Për VRASJEN e Hasan Riza Pashës, Syrja bej Vlora ka shkruar:

    “Esat Pasha, ftoi për vizitë(festë) në shtëpinë e tij Valiun dhe komandant Hasan Riza Pashën, i cili u ballafaque me një tradhti që i kushtoi. Esatm Pasha u bë dëshmitar i kësaj ngjarje. Populli nuk mbeti pa reaguar në kët[ë drejtim. esat Pasha mori nga qeveria e Malit të Zi 6-7 mijë lira me dorën e çifutit vjenez të “Betlehemit”…Ky njeri, (çifuti në fjalë) si përfaqësues i baronit Raycer nga Vjena, i cili ishte njëri nga miqtë financiarë të Mbretit të malit të Zi , ..erdhi në Shkodër tri ditë para se të vritej Hasan Riza Pasha dhe u takua me ata që i duheshin, gjë që mbeti një mister…

    Reply to this comment
  8. 'Shkodra e moteveì' August 20, 16:25

    Historine e vrasjes se kapitenit Hasan Raiza Pashes nga Esad pashe Toptani pasi i shkoj edhe ne shtepi per te marre ‘avdes’ e vrau mbas shpine dhe shkodranet e qane me keto dy vargje:
    ‘Ran dy pushke mbas Jacije
    sikur t’kish rane rrufeja prej zotit…”

    Reply to this comment
  9. Edi August 20, 17:38

    Kufijte e shqiperise Jane percaktuar ne kongresin e Berlinit ne 1913,keshtu qe Enveri skishte CTI falte askujt…lexoni NGA pak kur keni mbaruar ke klubi che skedina!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*