EKSKLUZIVE / Signor Ramuçi shfaqet në emisionin e famshëm të gazetarit Bruno Papaqi

March 7, 2019 20:00

EKSKLUZIVE / Signor Ramuçi shfaqet në emisionin e famshëm të gazetarit Bruno Papaqi

Kur u hap llafi se kryeministri Eddo Ramuçi do të shfaqej në emisionin e famshëm të gazetarit Bruno Papaqi, shumica ishin skeptikë.

Por nga ana tjetër, u mobilizuan, u bënë masazh duarve dhe u shtriqën mirë e mirë internetistët nga të dyja kampet:

Ushtria e komentuesve profesionistë hyri në veprim ende pa filluar emisioni.

“O kriminale, o qelpsino che hai preso nel collo un intero popolo,” shkruante njëra ushtri.

“O stella mondiale, o mai visto, o gigante; che vivi quando le montagne, che prendi da gli nostri giorni!,” kundërpërgjigjej pala tjetër.

Megjithatë, signor Ramuçi e kishte të qartë misionin: Meqë shqiptarët çokllanë dhe dembelë nuk e kuptonin gjenialitetin e tij, do t’u paraqiste italianëve Shqipërinë e vërtetë.

“Hë mo, ç’bëhet këtej nga ju pepinot, a merrni ndonjëçikë erë nga jeta,” pyeti ai shkujdesur Brunon 147 vjeçar, që e mbante mirë mend Luftën e Vlorës ku kishte marrë pjesë dhe e dinte se “pepinot” ishin italianët.

“Ehhh, che dire, signor Ramuçi, a pena si spinge. Mezi e shtyjmë,” tha Bruno. “Po Shqipëria ç’thotë?”

Dhe Ramuçi filloi:

“Siç e shihni dhe nga bilancet që keni përpara, tabelat janë shkruar bukur, pastër, pa gabime. Si ndërmarrje, shifrat e tremujorit i realizuam 103%. Ne si komb, çdo mëngjes e lyejmë bukën me aloe vera për një vakt të shëndetshëm. Shokët e shfrytëzimit janë të kënaqur…”

Nga ekrani i madh ndërkaq doli një portret i njohur, që e ndërpreu Ramuçin me një zë të egërsuar, edhe pse çuditërisht mimikën e kishte të buzëqeshur:

“Shpifje! Hajdut! Ke vjedhur votat para tre vjetësh! E mbushe Shqipërinë me hashash para dy vjetësh! Për mua ke folur keq në autobus! Drogato!”

Ramuçi u çel në fytyrë dhe i tha Brunos:

“Lëre të hyjë, është mio amico Lulzim, Fioritura kapish? E shikon? Edhe kur zemërohet vetëm qesh. Po si t’i mbash inat këtij rrushi?”

Bruno e sqaroi: “Nuk ka ku të hyjë, flet nga Shqipëria, është në ekran”.

Atëherë Ramuçi u vrenjt: “Nga Shqipëria? Ça provinciali, zot i madh! Mirë, vazhdojmë…”     

Por aty emisioni u ndërpre. Teksa dikush i fliste në kufje, Bruno iu drejtua i merakosur kamerës:

“Sapo marrim vesh përgjatë kësaj interviste, se turma italianësh nga Milano, Torino, Bolzano, Firence etj, janë dyndur nëpër porte e aeroporte për të vajtur në Shqipëri. Ju bëj thirrje: Mos e braktisni vendin! Ne mund ta ndërtojmë këtu të ardhmen, do na ndihmojë dhe Shqipëria…”

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike e specializuar në italishten shqiptare

March 7, 2019 20:00
Komento

12 Komente

  1. MULLETI March 7, 20:20

    HAHAHAHAAAA
    AHAHAHAAAAAAAAAAAAHAAAA
    KRYEVEPER!

    Reply to this comment
    • Tallni bythen - Do te merrni cfare kerkoni kur xhelati i Vicidolit tju vije ne pushtet March 8, 00:37

      Keto lloj humoresh na bejne per te vjellur dhe jo per te qeshur. Turp per ata qe shkruajne gjera te tilla. S’keni faj! Duhet tju vije ne krye prape xhelati i Vicidolit qe tju djegi redaksine dhe tju fusi plumba bytheve qe te kujtoni se sa i mire eshte Ai Ramuci qe nuk ju pelqen. Ndersa ai qe hodhi tere bajgat e banjos se tij kunder Shqiperise, Lulzim esadisti, ju paska pelqyer per komentet qe beri.

      Reply to this comment
      • Urra March 8, 20:27

        O tru shkulur “Tallni…”!
        Po kush tha qe do vije krimineli i Vicidolit?
        Po a nuk e ke kuptuar se GOGOLI i Vicidolit eshte loje e Rames per te trembur budallenjte si ty,qe t’u sundoje rehat?
        Kush kujtoni ju o derra se eshte Rama?
        Mos e ngaterroni me Enverin se as si muti i tij nuk eshte!
        Rama nuk eshte as burre shteti,por vetem nje GRUA SHTETI!
        Ke pare ti qe nje kryeminister te nxjerre gjuhen,te tallet me kundershtaret politike duke u kujtuar cenet fizike?
        Kur nuk je i zoti te perballesh me argumente me opoziten se te kane kapur bolet ne dore doemos qe me gjuhen e Ver Llapes do komunikosh!

        Reply to this comment
  2. fran March 7, 21:43

    jeni bere plehra fare me keto hajvanlleqe qe shkruani

    Reply to this comment
  3. Shvejku March 7, 21:43

    Dhe pas intervistes se Ramucit te dhene ne Rai unici ate e pristnin tek hyrja e nderteses qindra gazetare nga e gjithe bota!
    Kishin kercitur celularet e te gjitha redaksive te televizioneve dhe gazetave me te medha te globit duke u kerkuar reportereve te tyre ne Rome se si nuk e kishin marre me pare ata vete ne interviste kete koke te madhe te politikes boterore aq sa edhe presidentet e fuqive te medha kane zene radhen per takim me kete personalitet te pa pare ne histori!
    As takimi Trump-Kim Jong nuk ka bere kaq buje!
    I pari i drejtoi pyetjen Ramucit reporteri i HSINHUA-se kineze:
    Zoti Ramuci kur mund te lini nje takim me kryeministrin e Kines kete vit ose mundesisht brenda ketij 5 vjecari?
    Ramuci,pasi qeroi gurrmazin i thote:Me keto pune merren menaxheret e mij,por me siguri radhen te paret e kane lideret antare te Keshillit te Sigurimit ne OKB!
    -New York Times:
    Zoti Ramuci:
    Sa e keni minimumin jetik ne Shqiperi dhe me cfare te ardhurash e mbuloni?
    Ramuci:Minimumi jetik ne Shqiperi nuk ka nevoje te percaktohet se ne nuk e ushqejme popullin me tallona!
    Njerezit jane te lire te fitojne sa te duan e si te duan!
    Ne u kemi hapur te gjitha rruget qe te zgjedhur te shkojne ne te gjithe boten per ta gjetur lumturine e tyre!
    Me largimet e 2 milion shqiptareve ne kemi siguruar edhe mireqenie te larte per keta qe kane mbetur!
    Shqiptaret sot jane aq te mireqene sa nuk pyesin fare se e falin voten ne zgjedhje edhe per nje gote birre!
    BBC: A nuk ju shqetesojne protestat e opozites?
    Ramuci:
    Ne asnje menyre.Opozita me keto protesta na e perforcon imazhin ne bote se e shikojne se me cfare kemi tre bejme!,se boll u morem me ata te vjetrit ndersa me keta deputetet e rinj te opozites do dime te merremi vesh!
    Ja psh nje nga deputetet me te zjarrte te tyre e kishim pregatitur me kohe si kamikaz duke e emeruar zv.drejtor te burgjeve dhe kete ai na e di per nder!
    Pravda:
    A ju shqetresuan transmetimet e televizionit rus gjate protestave?
    Ramuci:
    Na ndihmuan qe t’u themi nderkombetareve se opozita bashkevepron me ruset kunder perendimit!
    Gumhuriet:
    Padishah Ramuci:
    Ju akuzoi opozita se keni dhene tendera nje firme mafioze me dokumenta fallco,sa eshte e vertete?
    -Ramuci:-Ne te gjithe boten behen tendera me dosje fallco,por serioziteti i nje qeverie matet se si reagon ndaj tyre!
    Dhe ne me te na e denoncuar media e anuluam!
    Ne se do kete patur edhe raste te tjera me pare,le te dalin e te na e thone se kush jane ato dhe ne do reagojme!
    -Ministrin e shkarkuam ndonese ai ka punuar shume mire!
    Elefteritipia:
    Qirjo Ramuci,A keni korrupsion ne qeverisje?
    -Ramuci:Si kudo ne botre kemi edhe ne pak korrupsion!
    Por fajin e ka drejtesia qe nuk i ka denuar ata!
    E si mund te ndalojme ne korrupsionin kur drejtesia nuk i denon?
    Prandaj zyrtaret tane edhe sot vjedhin pa hesap se nuk ka drejtesi qe t’i kape!
    Se une 14 ministra kam e nuk jane as gjyqtare e as prokurore!
    -La Republika:
    -Onorevole Ramuci,sa vite mendoni te qendroni ne pushtet?
    -Ramuci:Sa te merzitem vete,se me kete lloj opozite (se popullin e kam te urte) nuk iki sa te me marre ai lart!
    Pravda:Gospodin Ramuci,pse nuk ka sindikata puntoresh tek ju si ne gjithe boten?
    -Ramuci:Po pse tek ju ka ndonje sindikate?
    Sindikata ka atje ku nuk ka demokraci!
    Tek ne puntoret e kane pare te arsyeshme qe hallet t’i zgjidhin vetem me “bashkeqeverisjen me qytetaret” dhe nuk ka qene nevoja per sindikata!
    Kjo eshte pervoja ime si lider boteror:Pa sindikata,pa ankesa qytetaresh,pa minimum jetik etj,etj!
    Al Ahram:Z.Ramuci,pse i financoni komunitetet fetare,se ju jeni shtet laik?
    -Ramuci:-Ndryshe nuk mund t’i mbajme nen kointroll!
    -Allahu Akhbar:Z.Ramuci,A do te beheni ndonjehere musliman?
    -Ramuci:-Per deri sa u bera katolik,ortodoks,pse nuk mund te behem edhe musliman,budist etj?
    Ku eshte e keqja ketu?
    -Tefter aksham:Z.Ramuci,kur ju akuzon opozita cfare qendri mbani?
    -Ramuci:-U nxjerr gjuhen nje pash!

    Reply to this comment
  4. Nuci March 7, 22:02

    A pena si spinge, mezi shtyhet????? O c’i punoni italishtes, hahahahah

    Reply to this comment
  5. Boku March 7, 22:07

    O i papare, o mai vistooooo!

    Reply to this comment
  6. Ardjan March 8, 13:44

    Po mbani era supë kazani….o diita !

    Reply to this comment
  7. Calma March 8, 21:16

    Dukesh i stervitur ne supe kazani qe e dallon kaq shpejt Ardjan. Po pse mor cun ju dhemb kaq shume te Rama edhe ne rubrike humori, si mund te adhurohet kaq pa kushte Pontifex Maximus ne ket epoke; a kini sy ne balle…

    Reply to this comment
  8. Plaku Xhuxhumaku March 11, 14:13

    Brilantissima.

    Reply to this comment
  9. i inatosur March 11, 19:09

    Njelloj si Andi dhe Tosi! Nuk shoh ndryshim! Luftojne Ramen duke mbrojtur Saliun dhe Like floririn! Sa poshte ka rene gazeta Dita!

    Reply to this comment
  10. Besi March 20, 19:29

    Homur kari gazete koti me duket se e financon marif erdogani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?