EKSKLUZIVE / Surpriza, grafisti misterioz Banksy zbulon identitetin, ja kush është

October 8, 2018 12:08

EKSKLUZIVE / Surpriza, grafisti misterioz Banksy zbulon identitetin, ja kush është

 

TIRANË – Duhej të ndodhte episodi i hatashëm i shitjes së një pikture të artistit legjendar në ankandin Sotheby për 1.4 milionë dollarë, dhe vetëshkatërrimi i veprës menjëherë më pas, që personazhi misterioz Banksy të zinte edhe njëherë vëmendjen e mediave botërore.

Askush nuk e njeh, asnjeri nuk e ka parë ndonjëherë. Ose më saktë, mund ta kenë parë me mijëra vetë, por nuk e njohin kush është. Kjo deri këtë të dielë.

Në një konferencë për shtyp të thirrur me urgjencë, 89 vjeçarja shqiptare me letra amerikane, Shegushe Molla, nënë dhe gjyshe e shumë fëmijëve, nipërve e mbesave, pranoi para gazetarëve se në fakt, ajo ishte personi real që fshihej pas artistit të njohur Banksy.

“E keni fjalën për ato pikturat dhe vizatimet nëpër mure? I kam bërë unë, you know”, tha e moshuara 153 cm e gjatë që jeton prej shumë vitesh në zonën e Brrylit në kryeqytetin shqiptar, dhe vete e vjen në Amerikë ku ka dy vajzat dhe njërin nga djemtë.

Molla, me origjinë nga Dardha por që ka jetuar disa vite në Vreshtas, e pranoi se i pëlqen shumë të ngjisë shkallë, të kërcejë gardhe me skejtbord dhe të vizatojë nëpër muret e fasadat e Bostonit, Nju Jorkut, Jeruzalemit dhe së fundi, edhe Tiranës, imazhe që satirizojnë veset e shoqërisë moderne dhe difektet e strukturave institucionale e politike.

E njohur për artin që tallet me epokën e globalizmit, Banksy – tashmë Shegushja, shpjegon se shumë prej arratisjeve të saj misterioze i bën në kohën e lirë kur nipërit janë në shkollë dhe sigurisht, pasi e ka bërë gati gjellën e drekës.

Pas këtij rrëfimi, Banksy deklaroi se duhet të largohej, sepse e kishte lënë për kafe me shoqet e pallatit, e me këtë rast do të bisedonte për disa ide mbi ilustrimin me grafiti në mbikalimet e autostradës, të paradigmave të kapitalizmit.

Shënim / Gojët e Liga është rubrikë satirike materialet e së cilës nuk vetëshkatërrohen, por keqkuptohen. Shpesh është e njëjta gjë.

Një vepër e Banksy’t në muret e Bregut Perëndimor, Izrael

Piktura e vetëshkaterruar e Shegushe Mollës

Piktura e vetëshkaterruar e Shegushe Mollës

October 8, 2018 12:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*