Një rrëfim analizë për 2 Prillin

April 2, 2018 11:00

Një rrëfim analizë për 2 Prillin

Nëse në ditët e rrëmujshme kur zhvillohej gjyqi ndaj të akuzuarve për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, emri i tij ishte një prej të pestëve që u dënuan, shumë vite më vonë libri “Kush vrau në 2 prill” dhe disa intervista në DITA do ta bënin të njohur Gjek Çelajn.

Për ngjarjen ku u vranë katër protestues dhe u plagosën 20 policë është folur shumë. Dhe sa më shumë është diskutuar, aq më tepër janë shtuar dyshimet për një episod me prapaskena të errëta.

Ishte ngjarja që do “shkrepte këmbëzën” e kërkimit të zgjedhjeve të reja nga Partia Demokratike në opozitë, edhe pse kjo sapo kishte humbur zgjedhjet e para pluraliste shqiptare pas 1990-s, me rezultate të pranuara nga ajo vetë, dhe padyshim edhe nga ndërkombëtarët.

Por ka patur edhe viktima të tjera, thotë ish zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, paçka se jo kaq të publicizuara.

Cilat janë tre “të vërtetat” e 2 prillit. A kanë patur gisht shërbimet e huaja në të. Pse për rigjykimin e saj, gjasat janë minimale dhe a ka një pakt të heshtur ndërpolitik për 2 prillin.

Më poshtë intervista e Çelajt botuar në DITA në prill 2016: 

 

-Zoti Çelaj, po bëhen 25 vjet nga ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Mund të thuhet se ky çerek shekulli pluralizëm politik është “pagëzuar” me gjakun e katër të vrarëve. Megjithëse është bërë një gjyq dhe janë dhënë disa dënime, mes të cilëve edhe ndaj jush, e vërteta zyrtare nuk ka dalë. A do të ndodhë ndonjëherë?

Megjithëse fjala “pagëzoj” ka disa kuptime, për hir të së vërtetës, më duhet të them se përpara ngjarjes së 2 prillit, në të njëjtën periudhë, ka pasur edhe ngjarje të tjera tragjike ku kanë humbur jetën shtetas shqiptarë të pafajshëm. Nuk e kam fjalën për vdekje aksidentale dhe as vrasje ordinere, por për raste ku krijimi i skenave të kaosit shoqëror për të arritur synime politike ka sjellë tragjedi njerëzore, siç ishte vrasja në turmë e një të riu me mbiemrin Hoxha në Laç ndërkohë që një tufë njerëzish, të yshtur nga politikanët e rinj dhe pafundësisht ambiciozë të Shqipërisë, hakërreheshin se do të sulmonin komisariatin e qytetit. Akoma më tragjike ka qenë humbja e jetës së tre qytetarëve të pafajshëm kur turma horrash të nxitur nga ordinerë të veshur me pardesy politikani, sulmuan dhe tentuan të hynin në territorin e Akademisë Ushtarake në Tiranë me pretekst se do parandalonin zhvendosjen e shtatores së Hoxhës nga oborri i kësaj shkolle drejt sheshit Skënderbej, megjithëse askush s’e kishte ndërmarrë një veprim të tillë.

Sa i përket ngjarjes së 2 prillit 1991, kohë kur unë isha shefi i Policisë së Rendit, më duhet të them se deri tani ka tri “të vërteta”. Njëra është e vërteta e politikës ose, më saktësisht, e atyre që inskenuan ngjarjen e cila pretendon se viktimat e ngjarjes u vranë nga shteti i asaj kohe, me dashje dhe për qëllime politike. Kjo e vërtetë e sajuar është produkt “muzikor” i trumbetave politike që zhurmojnë nën dirigjimin e kriminelëve politikë, por pa u mbështetur në partiturat e fakteve reale dhe ligjore.

Një “e vërtetë” tjetër është ajo që thotë se vrasjet u bënë nga vetë opozita e kohës. Edhe kjo mbështetet në hamendje kafenesh që marrin zë nga sjellje të dyshimta të disa prej drejtuesve të opozitës së asaj kohe.

“E vërteta” e tretë është ajo që konkluduan organet e drejtësisë të komanduar nga sajuesit e “të vërtetës” së parë. Kjo thotë se personat e akuzuar dhe të dënuar, ku bëj pjesë edhe unë, “as kanë vrarë dhe as kanë dëshiruar të vijnë pasojat, por i kanë lejuar ato të ndodhin”.

Këto janë “të vërtetat” e pazarit, por jo e vërteta që iu nevojitet familjeve të viktimave, të dënuarve padrejtësisht për ngjarjen dhe historisë. Kjo e vërtetë nuk është zbardhur ende për shumë shkaqe që, më së shumti janë subjektive sesa objektive. Nëse do ta njohim ndonjëherë këtë të vërtetë dhe kur, kjo është e vështirë të thuhet.

 

Ish zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjek Çelaj

Ish zv.drejtori i Policisë
së Shkodrës, Gjek Çelaj

Ju keni shkruar hollësisht në librin tuaj “Kush vrau në 2 prill”, jo vetëm mbi detajet e ngjarjes siç i keni përjetuar por edhe për atmosferën politike të kohës dhe lidhjen e pashmangshme shkak-pasojë. Pra, kujt i interesonte kjo ngjarje dhe kush përfitonte nga ajo. Se kush e përdori 2 prillin, kjo dihet. Ajo që unë dua t’ju pyes është: A mendoni se kanë pasur gisht edhe shërbime të huaja në përgatitjen e kësaj ngjarjeje?

Në kohën që ndodhi ngjarja, ne nuk dinim pothuajse asgjë rreth atyre që gatuheshin në prapaskenë. Vetë punonjësit e organeve të zbulimit ishin tulatur për shkak të situatës politiko-sociale, ndërsa burimet e informacionit të fshehtë ishin tërhequr, pasi dihet se shumica dërmuese e informatorëve politikë ishin persona që bënin pjesë në familje kundër-regjim.

Në këto kushte, përderisa askush nuk ishte paraqitur si organizator i demonstrimit dhe vetë krerët e opozitës politike në Shkodër na thanë: “Shpërndajini apo bëni çfarë të doni, sepse ata nuk kanë lidhje me ne!”, ne besuam se kishim të bënim thjesht me disa njerëz të pakënaqur që përdornin rrugën për të shfryrë mllefet e tyre, të justifikuara apo jo, por në mënyrë të paligjshme.

Në këto kushte, qyteti dhe rendi ligjor nuk mund të liheshin si peng i disa shtetasve me ndërgjegje të turbulluara, shumica e të cilëve kishin një të kaluar të padenjë për t’i marrë si pjesë e opozitës dhe aq më pak si përfaqësues të saj. Në qytetin dhe rrethin e Shkodrës, qysh nga lejimi i pluralizmit politik, ishin bërë me dhjetëra mitingje dhe protesta me kërkesën e opozitës dhe nuk kishin ndodhur pasoja të rënda as në dhunimin e pasurive shtetërore e private dhe as në lëndimin apo rrezikimin e jetëve njerëzore.

Dy protestat e vetme që u bënë pa kërkesën e opozitës në Shkodër, thënë ndryshe pa organizatorë legalë, ishin ajo e 13 dhjetorit 1990 që u shoqërua me dhunime të rendit, të objekteve social-ekonomike dhe protesta e 2 prillit 1991 që solli pasojat që dihen. Megjithëse organizatorët e tyre qëndruan në prapaskenë, më vonë u vetëzbuluan, sepse filluan të krenohen me rolet që kishin luajtur në organizimin e fshehtë të tyre dhe, sapo opozita e kryesuar nga PD-ja erdhi në pushtet, filloi dekorimet dhe shpërblimet e shumë individëve pjesëmarrës, që hiqeshin si organizatorë. Por, organizatorët e vërtetë ishin të tjerë.

Se kujt i interesonte kjo ngjarje dhe kush përfitoi prej saj, nuk është e nevojshme ta them unë. E ka vërtetuar koha dhe e kanë pohuar vetë përfituesit që janë edhe kontribuuesit kryesorë në krijimin e një artifici të tillë politik, krejt të panevojshëm në aspektin politik kombëtar, mjaft të dëmshëm në aspektin human dhe shumë fitimprurës për një grusht banditësh politikë që, me sjelljet dhe veprimet e tyre të mëvonshme, vërtetuan plotësisht se kanë qenë dhe janë të gatshëm t’i vënë flakën vendit për të arritur synimet e tyre politike, të lidhura ngushtësisht me vjedhjen e pasurive kombëtare.

Sa i përket pyetjes a kanë pasur apo jo dorë shërbimet e huaja në gatimin e asaj ngjarjeje, unë jam plotësisht i bindur se ka qenë një kombinim fatal i interesave të tri palëve: I fqinjëve tanë veriorë që iu interesonte një Shqipëri kaotike dhe e destabilizuar; e “fqinjëve” më të largët që kërkonin të nxirrnin mllefet e shkaktuar nga derëmbyllja që regjimi komunist iu kishte bërë për 45 vjet, dhe i sharlatanëve tanë politikë të kryesuar nga Sali Berisha që donin të merrnin sa më parë pushtetin nën nxitjen dhe mbështetjen e “fqinjëve” të largët dhe të afërt.

Nëse të parët, fshehurazi ose nën maskën e “këshillave” që jepnin nën petkun e diplomatit apo gazetarit të huaj për mosnjohjen e zgjedhjeve, përbënin trurin e incidentit, të fundit, gangsterët shqiptarë të etur për pushtet politik, kanë vepruar në terren duke bërë punën e çirakut që pret të bëhet zotëri. Dhe, s’u duhet ngrënë haku, ia arritën qëllimit.

 

shesh pas 2 prillitJu flisni për “artific politik”. Çfarë doni të thoni me këtë?

Sipas fjalorëve të huaj fjala “artificë” do të thotë një plan, skemë apo veprim hileqar me të cilin mashtron kundërshtarin, ndërsa në gjuhën tonë bisedimore ka kuptimin e një marifeti që bën dikush për t’ua hedhur të tjerëve dhe për të dalë vetë “burrë i mirë”.

Nuk ka dyshim se ngjarja e 2 prillit ishte një marifet hileqar politik, skema e të cilit ishte dezinjuar nga të huajt dhe vënë në jetë nga palaçot e Shqipërisë me një çmim shumë të lartë për popullin shqiptar dhe me përfitime për skenaristët dhe regjisorët politikë. Pavarësisht çfarë thuhet e pretendohet për 25 vjet, e vërteta është se populli ka qenë viktimë e këtyre “lojërave” të gatuara në prapaskenë dhe njerëzit që janë ndodhur në shesh atë ditë, kanë qenë figurina të pavetëdijshme të “lojës” tragjike.

Një nga ideatorët e skemës në fjalë, që endej në Ballkan nën maskën e diplomatit, është shprehur shumë vite më vonë dhe nga shumë larg Shqipërisë, se “Po të mos organizonim ngjarjen e 2 prillit, komunistët nuk do të largoheshin nga pushteti me vota”. Pra, ata që na jepnin leksione për votimet e lira pluraliste si çelësi i artë i demokracisë, sajonin artifice të tilla politike me pasoja tragjike, pikërisht për ta përdorur ngjarjen si mjet “demokratik” për zhvlerësimin dhe përmbysjen e vullnetit të lirë të popullit.

 

Sipas jush, pse duhej të ndodhte ngjarja e 2 prillit?

Ngjarja e 2 prillit nuk kishte asnjë arsye morale, politike dhe as juridike që të ndodhte. Përfituesit e incidentit në fjalë janë përpjekur vazhdimisht t’ia shesin popullit shqiptar atë ngjarje si “luftë kundër komunizmit”, si “dita kur u përmbys diktatura” dhe përralla të tjera prej shakaxhinjsh që synojnë trushplarjen e njerëzve dhe mbajtjen pas vetes të një ushtrie militantësh pa mend dhe jeniçerësh pasionantë që iu pëlqen të jetojnë me lavdinë e rreme për veprime antidemokratike dhe të paligjshme, të mbuluar me vellon e leckosur të antikomunizmit.

Ngjarja e 2 prillit jo vetëm nuk ishte luftë kundër komunizmit dhe diktaturës, por, përkundrazi, ishte dhunimi flagrant i parimeve bazë të sistemit që sapo kishte nisur jetë, i parimit se pushteti merret me votë dhe se liritë e fjalës dhe të grumbullimit nuk mund të shkojnë deri tek mospërfillja e ligjit për organizimin e tyre dhe aq më pak deri tek dhuna, si ajo që u ushtrua atë ditë. Të pretendosh se po lufton kundër diktaturës vetëm dy ditë pasi ishin zhvilluar zgjedhjet e para të lira pluraliste dhe demokratike, kjo do të thotë ose je injorant, siç ishin shumica e pjesëtarëve të turmës, ose maskarallëku dhe ligësia të kanë përmbytur mendjen dhe shpirtin, siç ishin në fakt organizatorët e ngjarjes.

Opozita politike kryesore e kohës, e udhëhequr nga PD-ja, vetëm 30 minuta pas ngjarjes i mori në mbrojtje dhunuesit e rendit publik dhe, me gojën e Sali Berishës, përcaktoi edhe “fajtorët” e pasojave. Dukej qartë që ngjarja kishte qenë një inskenim i fshehtë për të arritur synime politike. Eksponentë të lartë të PD-së, nën instruksionet e skenaristëve të ngjarjes, nuk ishin të interesuar në organizimin e ndonjë mitingu të autorizuar dhe paqësor, për dy arsye themelore:

E para se nuk mund të dilnin hapur kundër zgjedhjeve të cilat u konsideruan të drejta dhe të lira nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe, e dyta, që është edhe më kryesore, sepse nga një miting paqësor ata nuk mund të arrinin synimet e tyre për krijimin e një krize politike që të çonte në zgjedhje të parakohshme. Duhej të hidhnin gurin dhe të fshihnin dorën. Duhej një incident që të sillte pasoja dhe pastaj këto të përdoreshin si mjet për acarime, konflikte dhe krizë politike, siç u përdorën.

Ngjarja e 2 prillit u përdor si preteksti kryesor për greva të sindikatave që ishin vegla të opozitës dhe pastaj si preteksti kryesor për zgjedhje të parakohshme. Drejtuesit e policisë së Shkodrës iu ofruan leje për miting paqësor drejtuesve politikë vendorë, duke ua lënë në dorë të tyre ta bënin në stadiumin e qytetit ose në sheshin “Isa Boletini”, por ata refuzuan duke thënë se ata që donin të demonstronin “Nuk janë tanët. Nuk na binden!”.

Në gjyq, eksponenti i lartë i PD-së dhe një nga figurat më të errëta të saj, Ali Spahia, e pranoi se policia u kishte ofruar lejen e mitingut dhe se iu kishte kërkuar ndihmë por, tha ai: “Na e kërkuan ndihmën si hileqarë”. Tani është e qartë për gjithkënd që ka jetuar atë kohë se cilët ishin hileqarët.

Ndoshta është rasti i vetëm në histori kur protestohet në një qytet apo zonë që i kishte fituar zgjedhjet politike me mbi 70% të vendeve që i takonin në parlament. Mirëpo ishte zgjedhur Shkodra sa për faktin se kishte shumë individë dhe familje të goditura nga regjimi i para 1990, po aq edhe për faktin se në rrethin e Shkodrës (ku përfshihej edhe Malësia e Madhe) ndodhej, mjerisht dhe turpësisht, një numër i konsiderueshëm individësh që vepronin aktivisht në shërbim të UDB-së jugosllave.

 

2prillshPo mirë, me çfarë pretekstesh protestohej dhe justifikohej demonstrimi?

Si gjithkund dhe si gjithmonë turma ishte laramane, në përbërje, në mentalitet, në motive dhe në veprime. Dukej qartë që ishin të manipuluar dhe të keqpërdorur. Ne filluam të dyshojmë se demonstrimi ishte i organizuar dhe i dirigjuar, vetëm kur pamë nxënësit e shkollave të mesme që po vinin në rresht, me disa mësues në krye, drejt qendrës së qytetit dhe pas tyre dhe në mes të tyre me qindra individë, kryesisht lumpeni dhe batakçinjtë, ish-të dënuar ordinerë.

Më vonë turma u zmadhua dhe në të ka pasur edhe qytetarë të denjë dhe të respektuar, të cilët vinin aty ose për të tërhequr të afërmit e tyre nga ajo rrëmujë, ose thjesht si spektatorë të një ngjarjeje të pazakontë. Dikush pretendonte se zgjedhjet ishin manipuluar, të tjerë thoshin se Xhelil Gjoni do të vriste Ramiz Alinë dhe do të rivendoste diktaturën, disa të tjerë thërrisnin “Shkodra Republikë!” etj.

Ishin kaotikë në mendimet e shprehura, në sjellje dhe në veprimet agresive që kryenin. Ky është tipar dallues i turmave të manipuluara. Pjesa më e errët e turmës ishte e dhunshme dhe përdorte mjete të forta, lëndë djegëse dhe eksplozive kundër forcave të policisë dhe objekteve shtetërore që ndodheshin në shesh. Kishte edhe nga ata që me britmat “Liri-demokraci” ngarkonin në shpinë karrige, kolltukë apo qilimat (tapetet) e zyrave që sulmuan dhe plaçkitën.

Më mbrapa vetë PD-ja u përpoq t’i merrte në mbrojtje dhe t’i shfajësonte dhunuesit e rendit, duke paraqitur tri pretekste të ndryshme. Në fillim tha se njerëzit kishin protestuar sepse ishin falsifikuar zgjedhjet. Mirëpo, jo vetëm delegacionet ndërkombëtare të vëzhgimit kishin konkluduar se zgjedhjet u zhvilluan normalisht, por edhe vetë opozita i kishte pranuar rezultatet e tyre.

Nëpër muret e Shkodrës ato ditë ishin vendosur “trakte” të PD-së drejtuar qytetarëve ku thuhej se “Për PPSH-në votuan fshatarët dhe ushtarakët…” etj, por nuk thuhej se votimet ishin falsifikuar. Të nxitur nga këto trakte vagabondët e qytetit shkuan tek tregu fshatar dhe ua morën ose prishën të gjitha perimet dhe mallrat fshatarëve duke iu thënë: “Ikni prej këtu se ju keni votuar për komunistët!”

Për ironi dhe për turpin e shqiptarëve, siç e thotë njëri nga figurat kryesore të Lëvizjes Studentore, z.Shinasi Rama, “E para dhe e vetmja herë kur u votua në mënyrë me të vërtetë demokratike ka qenë në zgjedhjet e 31 marsit 1991”.

Më vonë opozita pretendonte se njerëzit protestuan sepse rezultatet e votimeve u dhanë me vonesë. Mirëpo jo vetëm që rezultatet e votimeve u njoftuan në të njëjtën kohë për gjithë Shqipërinë, por këto rezultate u njoftuan pas 18 orësh, gjë që nuk ndodhi kurrë më në zgjedhjet e mëvonshme.

Rezultati i zgjedhjeve u njoftua në 1 prill, ndërsa protesta u bë në 2 prill. Pasi e panë se u diskredituan edhe me këtë mashtrim, thanë se njerëzit kishin dalë në protestë në 2 prill rreth orës 8 të mëngjesit, sepse nga ora 3 pasmesnate kishin dëgjuar një breshëri arme që festonte fitoren e PPSh-së. Është për të qarë dhe për të qeshur.

Një eksponent i PD-së për Shkodrën, z. Ndoc Liqejza, i cili u paraqit si dëshmitar në gjyqin tonë, tha se: “Kam shkuar disa herë tek selia e PD-së këtu në Shkodër dhe iu kam kërkuar Arbnorit, Spahisë dhe Uruçit që të qetësojnë turmën dhe ta nisin në shtëpi, sepse s’ka arsye për protesta. Kështu e ka demokracia. Sot kanë fituar ata, nesër fitojmë ne. Ata më panë me përbuzje, më thanë se ti nuk merr vesh nga këto punë dhe më kërkuan të dal përjashta. Prandaj, po ju them se këta e kanë organizuar demonstrimin e 2 prillit…”.

 

Në njohuritë tuaja juridike, a ekziston mundësia që kjo çështje të rigjykohet? A do të ishte e mundur pas kaq kohësh (mungesa e provave etj)? Kemi parasysh që tashmë edhe mjaft prej protagonistëve të dorës së parë nuk jetojnë si Hajdari, Arbnori, Spahia etj…

Sigurisht që teorikisht mundësia për rishikimin e vendimit ekziston. Por midis kësaj mundësie dhe jetësimit të saj, ekziston një hendek i gjerë sa një det. Ligji procedural penal parashikon disa raste kur vendimi mund të rishikohet, njëri prej tyre është ai i zbulimit të provave të reja apo të paparaqitura më parë, që tregojnë se vendimi i dhënë është i gabuar. Është e vështirë të gjesh provën, por më vështirë është të vësh në lëvizje drejtësinë, sepse për çështje si kjo, ku politika i ka zhytur duart përtej bërrylave, duket se ka një lloj “paqeje” me “drejtësinë”, por ndoshta edhe midis krahëve të politikës. Të kujtojmë çështjen “Hajdari” për të cilën Sali Berisha bënte be e lëshonte rrufe se, sapo të vinte në pushtet, do ta rishikonte vendimin “me motiv të turpshëm për vrasjen e Heroit”, por që nga vitit 2005 kur u kthye në pushtet, Saliu nuk e ka përmendur asnjëherë atë vendim. Duket se për këtë çështje nuk mungojnë provat e reja, por nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se prokuroria dëshiron t’i administrojë.

Përmenda shkakun ligjor të rishikimit të vendimit të dhënë për ngjarjen e 2 prillit, por në atë proces shkeljet e të drejtave themelore të njeriut janë të panumërta dhe nga më të rëndat. Jo vetëm hetimi dhe arrestimet u bënë nën presionet e politikës që sajoi ngjarjen e 2 prillit, por edhe moslejimi për t’u njohur me dosjen hetimore, shkelja e parimit të prezumimit të pafajësisë dhe mbajtja në gjendje arresti pa një vendim gjykate për një kohë të gjatë, kanë qenë shkelje ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale të asaj kohe dhe të kësaj kohe. Ajo që është akoma më flagrante dhe e rëndë, është komandimi total i procesit të gjykimit nga politika dhe veçanërisht nga ish-Presidenti i kohës Sali Berisha. Siç mund ta keni lexuar në librin që përmendët, unë kam sjellë fakte që vërtetojnë plotësisht se ishte ky “dashnor i drejtësisë së pavarur” që përcaktonte në prapaskenë nëse duhej bërë ose jo gjyqi, kur duhej bërë, çfarë akuzash dhe dënimesh duheshin dhënë dhe, madje, edhe cilët gjyqtarë do ta gjykonin çështjen dhe cilët duheshin përjashtuar nga procesi i gjykimit. Këto akte të tij politikisht dhe ligjërisht të dënueshme nuk i kam vërtetuar me dëshmi dhe prova të marra nga “komunistët”, por nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt si ç’ishin drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Hetuesisë së Përgjithshme të asaj kohe, të emëruar prej tij. Ato i vërtetojnë edhe dëshmitë e lëna me shkrim nga ish-avokati i familjeve të viktimave, i caktuar në atë detyrë nga vetë Sali Berisha. Kur një kryetar shteti ndërhyn kaq thellë dhe kaq shpesh në të gjitha fazat e hetimit dhe të gjykimit të një çështjeje penale, kjo do të thotë se ai ka një hall të madh. Kur një kryetar shteti këmbëngul dhe urdhëron që një çështje penale, si në rastin tonë, duhet të gjykohet me doemos, edhe pse drejtuesit e akuzës dhe avokatët e tij i thonë se nuk ka prova për fajësimin e të akuzuarve, kjo do të thotë se kryetari i shtetit nuk është i interesuar për të vërtetën por për gënjeshtrën. Dhe ai që është i interesuar për gënjeshtrën, është një individ që ka diçka ose shumëçka për të fshehur.

Ju përmendni fjalën “mungesë provash”. Ne nuk u dënuam se kishte prova që na fajësonin, por u dënuam sepse dënimi ynë duhej t’u shërbente qëllimeve politike të Sali Berishës për të justifikuar të gjithë propagandën mashtruese dhe të gjitha aksionet e tij që tronditnin themelet e shtetit, se pushteti nuk kishte më themele, duke vënë si kusht shtrëngues 2 prillin. Në procesin hetimor dhe atë gjyqësor, përveç llomotitjeve politike dhe përçartjeve ordinere të halabakërisë së ardhur nga rruga, nuk kishte asnjë provë gojore, të shkruar apo shkencore (ekspertime balistike, mjeko-ligjore etj.) që fajësonte policinë në përgjithësi dhe as neve në veçanti. Të gjithë akt-ekspertimet balistike (të armëve) e kanë përjashtuar policinë nga autorësia e vrasjeve. Gjashtë vjet më vonë, ish-avokati i familjeve të viktimave do të deklaronte për shtypin shqiptar se, “Ata të pestë që u dënuan për 2 prillin nuk kishin asnjë lidhje me krimin…”. Para dhjetë vjetësh, njëri nga pjesëtarët e trupit gjykues që dha vendimin kundër nesh në Gjykatën e Lartë, tashmë ishte bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, më dërgonte fjalë “me shaka”: “I thoni Gjekës se tani nuk është më viti 1992 kur ta patëm futur…”.

Me këto dua të them se kjo nuk është çështje provash, por është një çështje më shumë morale për të ndryshuar një vendim haptas të kundërligjshëm. Mirëpo, që të bëhet kjo përveç provave të reja apo të papërdorura, duhet edhe vullnet burrash. Jo burra të tipit Muji e Halili, por individë që e duan të drejtën, që e respektojnë atë dhe që janë gati të sakrifikojnë sadopak për hir të saj. Sa iu përket protagonistëve të dorës së parë, siç thoni ju, mosqenia e tyre në këtë botë nuk ka kurrfarë ndikimi as pengese në rishikimin e çështjes. Edhe sikur halabaku dhe “Nderi i Kombit” Azem Hajdari të ishte gjallë, është e vështirë ta mendosh se do të guxonte të pohonte publikisht apo në salla gjyqesh ato që thoshte dikur korridoreve politike, se “Do ua bëj edhe këtyre siç ua bëra atyre në 2 prill”. Pafajësia jonë nuk mund të mbështetet në thëniet apo “ndihmën” e organizatorëve të demonstrimit të paligjshëm që përbën edhe shkakun themelor të ngjarjes dhe pasojave që e shoqëruan atë.

 

k.a / dita

April 2, 2018 11:00
Komento

30 Komente

  1. Shkodran April 1, 13:52

    KJO FRAZE E SHKEPUTUR ESHTE PERSHKRIMI ME PERFEKT QE I BEHET POPULLIT INJORANT QE VOTON PD NE SHKODER .. ” “trushplarjen e njerëzve dhe mbajtjen pas vetes të një ushtrie militantësh pa mend dhe jeniçerësh pasionantë që iu pëlqen të jetojnë me lavdinë e rreme për veprime antidemokratike dhe të paligjshme, të mbuluar me vellon e leckosur të antikomunizmit.” INTERVISTA ESHTE NJE NGA ME E VERTETAT QE KAM LEXUAR NDONJEHERE. BRAVO DHE RESPEKTE !

    Reply to this comment
    • Aleks April 1, 16:09

      “I thoni Gjekës se tani nuk është më viti 1992 kur ta patëm futur…”. Ky zotria dmth tani eshte “gardiani” i kushtetutes tone ëëë!!!!!!!!! Po ca vendimi do jepte ky vemja po te hapej ceshtja perseri???? Sala ka ditur ti shperblej mire sherbetoret e tij. Bravo i qofte Sali Berishes qe talli koqet me kete popull dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Sa te kete perballe socialistet sharlatane e ka te sigurte sundimin. Keqardhje per Gjek Celajn dhe te tjeret qe kane vuajtur padrejtesishte.

      Reply to this comment
  2. MH April 1, 13:57

    Nji nate para 2 prillit,Azemi Hajdari me Pjeter Arbenorin kishin rreth tyre nji grup,sic i cilesoni dhe juve halabeke,bash ne pijace ne te hyre te rruges qe te con tek turizmi.Nen driten e shtylles elektrike.Aty ishin ndalur dhe po organizonin se si do behesh protesta te nesermen qe u vrane 4-5 veta.Aty vendosen qe te marrin pjese nexenesit e shkollave te mesme 29 nendori dhe Jordan Misja.Njeri nga halabaket me te ndigjue pjesmarrjen e nexenesve te shkollave.Tha:Si te marrin pjese ato jane me libra.Ne vend iu pergjigj Arbenori.Edhe ato qe nuk duan ti marrin librat te detyrohen per ti marre dhe asgje te mos bejne vetem e vetem te ulen e te qendrojne ne shesh para Kom.Partise.Po nexenesit do na i rrahin edhe mund ti dhunojne keqas.Mos kini frige pergjigjet Hajdari.Ne kemi zane te gjitha pikat e vrojtimit ne te gjitha lertesit.Keshtuqe,ne,e shohim sheshin ne pellambe te dores nese behet levizja ma e vogel.
    Ne nji interviste te ma vonshme mjeku kirurg nga ma te vjetrit si pune dhe profesion,deklaroi: gjate jetes time mjekesore,kam pare plage nga ma te ndryshmet.Por kjo plaga ne trupin e Arben Brocit ishte e jashtzakonshme c’ka me krijoj bindjen se goditja kishte per qellim marrjen e jetes te sigurte.(kerkoni e keni ne interviste kete domethenje.)
    Ndersa fshataret kishin tmerre se nuk mund te tregtonin prodhimet nga shqelamt e perditeshme qe shkelmonin militantet e PD duke i thane qe ju votuat per PPSH.
    Ndersa vete S.Berisha mbas perfundimit te zgjedhjeve deklaroi me urrejtje fituesit e PPSh dhe mbar popullin:
    Ju fituat sepse per ju votoj fshatarsia injorante.Harroj ky qe vete ishte fshatar vicidolit.Mbas nji viti.Fitoi PD dhe Berisha u ba presidenti i mbar popullit shqiptare ku shumicen dermuse e perbante fshatarisia injorante.
    Keto jane konstatimet e mija ku ndiqja si spektator ngjarjet.

    Reply to this comment
    • maxi April 1, 21:35

      pyeteni edhe Zef Sekuj mekanik ne zooteknike mik i Bacit te famshem ku flente Azem hajdari ne Kiras ….keto i dine mire punet po nuk doni vete me i gjete se edhe Dritan Broci e din tash po te kalume e rahatija ja ka mbylle syte edhe nanas vet

      Reply to this comment
  3. fuqia April 1, 14:37

    Ngjarjen e dy prillit ma kujtuan ngjarjet para dy tre vjeteve ne iran. Ku u vra me snajper nje studente fix si ne shkoder

    Reply to this comment
  4. MeteH April 1, 14:52

    2 prilli u organizua nga PD-SB,AH.PA,AS,etj,per destabilizimin e Shkodres,marrjen e pushtetit me manipulim,gjak gjat gjithe kohes nga kjo parti ne gjithe vendin,ku pasojat ndihen edhe sot.SB eshte k/krimineli i shqiperise se krimet e tij jane te panumurta…!

    Reply to this comment
  5. tani April 1, 15:43

    fuqishem Gjek Celaj. bravo se me ke pelqy. por pse nuk e mbush gojen mor burre se ti nuk je ne Shqiperi qeke ne Kanada, thuje ate qe din te gjith se ishte Rajersoni i SHBA qe organizoi vrasjet se donte te vinte ne pushtet miku i ngusht i SHBA burri i shteti te 21 janarit 2011 dora vet Sal Berisha. Izet Haxhia ka sjell plot prova per krimet e Sal Berishes po ai i ka kraet e ngrot sa te ket SHBA. Respekte Gjek Celaj.

    Reply to this comment
  6. LORA April 1, 15:53

    E kam lexuar librin e Gjek Celes,-“Kush vrau me 2 Prill”.
    Kur kujtoj maskaraden,pa limit, te qazim gjonajt (gjykatesi I famshem ) dhe prokuroreve te procesit,neshat fana dhe Nafiz Bezhani ,te turrur si hijena per kocka,per te bere kurban me urdher politik pese te pafajshem, ndjej nje dhimbje te madhe per kater djemte shkodrane te vrare me plumb dhe per pese te denuarit ,me nje proces te manipuluar,ne menyren me te peshtire,transparente dhe kriminale.
    Por dhimbjen me te thelle,atehere edhe sot,e ndjej per kryqezimin qe ky “process gjyqsor” i beri Policise se Shtetit ne breket e dhjera te dr.krimit,dhe degdisjen e sherbimit te rendit ne nje kaos te kalkuluar kriminalisht dhe antikombetarisht.Nuk me vjen mire qe Gjeka heq nje pararlele krahasimi (persa u perket veshtiresive te nje inicimi te ri gjyqesor) me procesin e azem hajgares ,,,ngordhja e te cilit ishte shpagimi me I merituar per krimet dhe hajnite e tij.Provat jane te gjitha ne kujtesen e shkodraneve te mire,te cilet nen ze e thonin qe atehere se kush ishin vrasesit e vertete te djemve te tyre.Inicimi I nje procesi gjyqsor te mirfillte per masakren e 2 Prillit 1991 do te ishte nje gur themeli ,per shtetin e se drejtes qe aspirojme,,,,mosberja perfundimtare e kesaj drejtesie do te ishte nje trishtim I pafalshem,ndaj fatit te ardhme te nje kombi te tere.
    Qendrimi I Gjekes ne ate proces “gjyqsor” ishte nga me burreroret ,dinjitozet dhe profesionalet,,,edhe pse ishte shume i ri ne moshe dhe detyre.
    Librin e tij e cmoj si kontribut shume te rendesishem atdhetar,por edhe ne sherbim te dinjitetit te armes se ciles I sherbeu me nder dhe konseguenca krejt te pamerituara.Cmoj shume kthjellesine e tij ,perballe turmave gangstere dhe pisanjoze te salles se gjyqit,qe ishin te orkestruara per te intimiduar te tere ate proces fals.

    Reply to this comment
    • Akrepi April 1, 17:44

      Gjek Cela thote nje te vertete te madhe dhe nuk tejkalon ato me shume se sa di, ndaj ato qe thote ne analizen psiko-metafizike une i besoj me shume se cdo interviste tjeter
      Avokati i familjeve, Nazif Bezhani e thote qarte ne librin e tij, shume pak njerez e kane ate liber sepse u zhduk shume shpejt nga qarkullimi, nuk e di si e qysh, po besoj se e zhduken vete ata qe skishin interes te lexohej
      Gjeka ka te drejte, Nazifi e ka thene qarte dhe prere, asnje nga keta qe jane te pandehur ketu nuk eshte autori dhe thjesht mund te denoheshin per shperdorim detyre kaq, nje vit apo dy ku di une, por vetem per kaq dhe pike
      Autoret ishin tjeter kund
      Per ata qe nuk e dine
      Te libri i Nazif Bezhanit permendet edhe Remzi Hoxha si deshmitar
      A ju kujton dike emri Remzi Hoxha???
      Ai njeri ka dit dhe ka pare nje nga autoret e snajperave qe qellonin nga tarracat, si duket ka pasur dijeni te plote se agjenturat e huaja gjendeshin ne Shkoder dhe kishte mision te dokumentonte
      Ku eshte Remzi Hoxha tani??
      Nazifi e shpreh hapur, te 4 personat jane vrare nga kendet ku nuk ishin ushtyaret dhe policet
      Pra nga kende diagonale nga siper-poshte, rezultate te ekspertizave mjeko-ligjore
      Te gjithe te qelluar nga tarraca godinash perreth
      Nga keqyrja e materialeve, as policia as ushtria nuk kishte caktuar njerez ne ato pika dhe persona te dyshimte ishin pare te dilnin nga ato godina pas vrasjeve, me kapele e pardesy
      Pyetja eshte e thjeshte; Kush perfitoi me shume nga 2 Prilli? E pra ai eshte autori i atij krimi
      Kush e ndihmoi?
      Operacionet e zeza te CIA-s ne Ballkan, ky ky organizem, ndryshe nga sot, kishte potence te jashtezakonshme per pislliqet me te padegjuara, sikurse ne Ameriken Qendrore dhe Latine, Laos, Malajzi, Filipine, Vietnam etj etj
      Nje operacion i tyre ishte dhe 2 prilli ne favor te “pushtetit te ri” qe po lindte
      Kush ishte drejtuesi i CIA-s ne Ballkan?
      Rajersoni
      kush erdhio ne shqiperi per ta pergezu PD?
      Rajersoni
      Mund te diskutojme gjithe diten, por kam pas gjithnje mendimin se pergjigja e 2 prillit gjendet tek libri i Nafiz Bezhanit, avokatit te familjeve te viktimave
      lexoni ate liber dhe gjeni autoret, qe emrat nuk ua thote, por kuptohen kollaj
      Edhe vdekja e Nafizit shume e mistershme ishte, sikurse arbnori, hajdari, spahia dhe kush e ka radhen??

      Reply to this comment
    • Jaho Lunxheria April 1, 22:22

      Te falenderoj Lora per komentin brilant.

      Reply to this comment
  7. KALI XENIT(Trojes) April 1, 16:03

    DI TE NA THUASH TI KOÇIKU:
    Ne nje ÇEREK SHEKULLI:Sa shqipetare te lindur e rritur ne keto troje jane ARRATISUR me gjenocid ne MILIONA!?
    Sa te ashtuquajtur KoQevare nen emerin shqipetare u eshte dhene SHTETESI SHQIPETARE—Mbi òfare parametra e ne EMER TE KUJT—Beograd Biberaj-Berisha!?Jashte kesaj llogjike informacioni ngelet ‘PORDHE ME RIGON’!

    Reply to this comment
  8. intelektuali April 1, 16:46

    PO SHEFI YT BOSI I KRIMIT DHE MIKU I EDVINIT, GRAMOZ RUCI NUK KA ASNJE FAJ PER KETO VRASJE MAKABER ME URDHER DIREKT TE TIJ SI MINISTER I BRENDESHEM?

    Reply to this comment
  9. A.GRAMSH April 1, 18:07

    ‘Edhe ti o ‘Bruti’ LORA!?
    ———–
    Si ta nxe goja e flet per ‘ribërje gjyqi’ kur krriminelet jane ne krye te tere pushteteve pa shtet-parlament-gjyqesor-ekzekutiv e mbi te gjitha informacion!?
    A di gje ti per ‘trekendeshin e frojdit:Beograd-Biberaj-Berishe apo trekendeshin e ngjashem te ngritur ne pjedestal ZOGOLL-AZEM-ARVIZI!
    Edhe ti o LORA pa mire keta ‘gazetaret’ qe kane zevendesuar gomaret se u theren per mish,po ti a je ne gjendje te kuptosh se ne 25 vjet kane vdekur sipas grup moshave rreth 1 milion shqipetare ajka e shqipetarizmes e atyre ngelur gjalle qe bene luften e ndertuan vendin nuk i lene as TE NDEROJNE ME GRUSHT–Salisjanet e socialSSalistet!?
    A e di ti LORA mire te tjeret qe e perdorin kete rubrike per te share njeri tjetrin nga nena apo te meren me nje politikane te nje shteti tjeter ,qe per mijera shqipetare,gra e femije te vdekur shitur per organe e perdhunuar apo gra te therura e qe prostituohen ne Bote nuk flet njeri –ndersa ne VARRIMIN E NJE BANDITI apo trafikanti,gjysem shqipetar qe ne shekullin e 20-te ,djali i simbolit te tradhetise hajduterise e antishqipetarizmes AHMET ZOGOLLIT-LEKA ZOGUT ju hapen per homazhe dyert e parlamentit te popullit shqipetar te kthyer ne parlamentin e ‘leshit’ te Topallit ku e nderuan kreret antishqipetare perfshi edhe kreret kujslinge BE NA ME -Berisha-Nano-Meta e nje fare bojaxhiu apo ‘babai i zahos’ i ben thirrje te rikthehet ne ‘politke’ se kane ngelur edhe ca bageti pa u arratisur apo pa ngrene qe dikur quheshin SHQIPETARE!?
    EDHE TI O LORA!?Respekt!

    PS-Adi gje kjo redaksi kur do hiqet nga vorrezat e deshmoreve te kadavera qe po qelb atje me emrin HAJDARI apo akoma nuk u ka vajtur era ‘shoqatave ambjentaliste serbo biberjane’!?

    Reply to this comment
  10. Beroe April 1, 19:27

    Eshte per te ardhur keq per popullin e Shkodres qe lejoi qe bijt e tij te beheshin kurban per te sjelle ne fuqi agjentin e Serbise, kryevandalin e Vicidolit per te zezen e Shkodres dhe Shqiperise.
    Keqardhje per Shkodren tone!!!

    Reply to this comment
  11. Mark uk April 1, 21:24

    Gjek Cela: Po hajde mbasi ke komunistet perseri ne pushte mbasi i thue vehtes burre.Eshte e vertet se Pd organizoj ket demostrat ne Shkoder.Kurse Gramoz Ruci urdheroj komandantin e korposit ne Shkoder nje me mbiemrin Gaba qe tenxierri tanket ne qytet.Po ky nuk e zbatoj urdherin.Sikur te mos vinte nje karrocier nga Berdica e te thoshte siper karroces me te madhe ra komitet qendror do kishe ba namin more kryeminel.Nuk me habisin disa ish sekretar partie fshati qe te perkrahinse aq dine.Per ndonje ngjarje tjeter mund te rresh po aty ishim me mijra shkodran

    Reply to this comment
    • Jezerca April 1, 22:25

      @Mark uk,
      Shko ha ndonje garuzhde ne kuzhinen e shqup-it more kokpalare i Pdh-se.

      Reply to this comment
    • koromania April 2, 05:58

      Nga komentet duket qarte qe njefare ” intelektuali” i rrjedhur dhe i pjerdhur dhe nje budalla klasik me pseudonim spiunesh ” Mark uk “,qe nuk le shkrim as gazete pa komentuar, me nje nivel kulturor te njejte me mjeleset e dikurshme te kooperativave bujqesore dhe me moral te huazuar nga SHQUP-i, derdhin vrer ndaj shkrimit dhe autorit. I intervistuari ka dale me emrin e tij ndersa keta legene rrugesh bejne rolin e qenve bastarde qe i kane debuar nga shtepite e tyre dhe lehin pas kazaneve te plehrave dhe sapo dikush iu versulet ikin me vrap. Keto bajga, me te cilat eshte mbushur vendi yne dhe qelbet cdo dite, jo vetem nuk kane kurrfare kulture dhe aftesie per te hedhur poshte ato cfare thuhen ne interviste por nuk kane as vleren me te vogel morale te dalin me emrat e tyre. Njerez te frustruar qe duket qarte qe s’i pjerdh kush as ne familjet e tyre dhe kane gjetur shtypin online dhe lehin cdo dite duke gogesuar fasulet qe kane ngrene ne SHQUP dhe keshtu masturbojne ne trute e tyre te kalbur. Njeri prej tyre i ben thirrje autorit te vije ketu ” nese eshte burre “. I intervistuari ketu ka qene, ka ardhur dhe ka shkuar ndersa katundari i tredhur ” Mark uk ” eshte aq burre sa leh i maskuar. Duket qarte qe eshte nga ata ” burra ” qe po ta takosh ne rruge dhe ta kapesh per veshesh, te ulet ne gjunje dhe… te ha mune. Keto monstra jane nga ato vemje qe lehin pa kurrfare nevoje dhe fyejne e akuzojne te tjeret ndersa vete avokati i familjeve te viktimeve , i caktuar nga S.Berisha, e ka thene qarte dhe prere qe keta persona nuk kishin kurrfare lidhjeje me krimin. Tani dalin qente e rraces ” Mark ” dhe ” Intelektupordhe ” dhe duan te japin mend dhe te bejne edhe prokurorin, edhe avokatin, edhe gjyqtarin. Tamam rrace e kryqezuar me cakallin.

      Reply to this comment
  12. 2XL April 2, 08:42

    Markaruku edhe intelektuali,
    jane te mençur,koqe kandari,
    si sherbetore te Sal-uk-malokut,
    perhapin virusin e Stafilokokut,
    dhe nuk dine se u ka dale boja,
    nga fryma qe nxjerrin nga goja,
    duke lehur ne oborrin e shqupit,
    si zagare prapa Lulush-Salukut

    Reply to this comment
  13. Mark uk April 2, 09:13

    Jezerca: Ku je more karaduz Bajram Currit.Dy burra nxierri zona juaj,dhe te dy i vrat vet.Bajram Currin e Azem Hajdarin.Po ju organizuat te parin antimiting PD vetem se ishin dy tropojan qe ishin ne krye te saj.Me siguri krasniqas je qe shquhen per pabesi.

    Reply to this comment
  14. Claus April 2, 11:55

    Edha pas shkrimit te 1259-te per 2 Prillin me; “ky hyri, ai doli,” “ai erdhi, ajo iku”, “ai ishte, ai nuk ishte”, perseri nuk e morem vesh se kush i vrau ata te katert!

    Keto muhabete kane vazhduar, vazhdojne dhe do te vazhdojne ketu tek “Dita”.

    Reply to this comment
  15. Arbeni April 2, 12:02

    Ish-zv.Drejtori i policise se Ramiz Alise e Gramoz Rucit ne Shkoder Gjek Celaj eshte nje nga vrasesit e 4 shkodraneve ne 2 prill 1991. Ka qene ate dite brenda atij ish-Komitetit partise Punes nga u erdhen plumbat 4 shkodraneve. Nuk thote dot se eshte vrases, nuk eshte pare ndonjehere qe vrasesi te shkruaj krimet e veta ne liber. Ky eshte nje ushtar i Gramoz Rucit atehere si minister i brendeshem dhe sot prap i sherben partise Rucit ne favor te Pjerin Ndreut qe kerkon te behet kryetar bashkie ne Lezhe me shpifjet e Gjek Celajt.
    Gjek Celaj eshte nje vrases, e di mire e gjithe Shkodra. Keto perrallat qe ai tregon i besojne vetem ushtaret e partise Rucit, duhet truri i shplare i rilindIdjoteve per te besuar se ato 4 shkodrane i paska vrare PD dhe PS ka 27 vjet qe e fsheh kete se i pelqen ta mbaje vete ne kurriz ate krim.

    Reply to this comment
  16. Ty t,ka lali xhan. April 2, 15:11

    Verini re mbeshtetesve te kenetes se UDB ne Shqiperi, se si prononcohen, kur flitet per perfaqesues te shtetit shqiptar, ne kohen e Gjek Celajt.!!!
    Direktiva e UDB, eshte se ata qe nuk jane pjese e llumit antishqiptar, ata qe si Gjek Celaj, nuk shiten per dy kacidhe dhe vene vetveten si gojore ne sherbim te fqinjit verior, jane KOMUNISTE TE RAMIZ ALISE APO GRAMOZ RUCIT.
    Kjo grope bollash, qe organet e sigurise se shtetit e kishin te identifikiuar, keta krijesa te deshtuara qe lepijne cdo prapanice (here nga qejfi e here nga frika), nuk munden kurre, te krijojne shumicen ne kete vend. Nuk munden as sot, edhe pse akoma vazhdojne te djegin dhe te vrasin, edhe pse ky kryeminister i sotem, iu jep 1 mije arsye, per tu ngritur ne kembe, nga gropa e gjirizit, qe shqiptaret i derguan me vote.
    Gjeke Celaj, eshte simboli i asaj qe meriton respekt. Ai, eshte simbol i shetit tone, qe u sulmua nga agjenturat e huaja, per ti lene vend Flamur Nokeve.
    Ne kohen e debilizmit me diploma KRISTALI, Mulet, jane simbol i zgjuarsise, jane shembull se si behet rruga e gjate nga dhomat e UDB ne Prizren deri ne qendren e bllokut ne Tirane.
    I kane bere hesapet pa hanxhine, ata qe menduan se u mjaftonte te zhduknin dosjet e sigurimit te shtetit, dhe cdo gje do shkonte si ne vaj per ta. I bene hesapet pa shqiptaret dhe neverine e tyre per krijesa te deshtuara.
    Ja ku jemi sot. Saliu, uturakmbajtesi me i zellte i komunisteve qe na u kthye ne “antikomunist”, eshte nje gerdalle e gjalle, nje “DED MAN WALKING”, garancia me e mire per kete kryeministrin tone sot, per suksesin ne cdo zgjedhje lokale apo parlamentare.
    Anasjelltas, ata, ua dine atij per nder, qe nuk i con atje ku e kane vendin. Ti mbaj qeverine, na ler neve te shijojme milionat e vjedhura. Ky eshte titulli i marreveshjes dypaleshe.
    Misioni qe iu ngarkuai Saliut, ka deshtuar. Atij, nuk i bene pune as serbet dhe as greket, amerikanet jo e jo. Ata e kuptuan shpejt se kali i hipizmit qe kishin zgjedhur, ishte vetem nje gomar arash. Sot, vetem se e ruajne te mos degdiset qelive. Asgje tjeter. Eshte cmimi, qe paguajne per cdo gomar, qe u kane hipur 2 a 3 here, kudo ne bote.
    I nderuar Gjek Celaj. Ne kohen tuaj, keto bolla te ndyra, vrisnin Arben Brocin. Sot, djegin kabinat e koncesionarit ne rrugen e kombit. I vetmi ndryshim, eshte ajo turma qe kishin pas, ne kohen tuaj.
    Sot, u kane mbetur vetem ata qe shkrepin armen. Edhe ata, kane mbetur pa arme sot sepse Artan Hoxha i filmon kudo. Iu duhet te rrembejne guret dhe cakmaket kineze, per te prishur Shqiperine.
    Kete, e bejne, ne emer te “varferise kuksiane”, natyrisht pa harruar te filmojne gjithcka me I PHONE X.
    Kryeministri yne cinik, ua dhuroi kete shans te arte, me lehtesine e vendimeve qe ai merr rendom keto kohe.
    5 Euro per nje rruge 60 km, nuk jane problem per Zoterine. E meqe nuk jane problem per te, edhe te tjeret nuk kane pse ankohen.
    Lumturohuni o minj te Serbise. Shqiperia, akoma nuk ka vendosur te beje politike per qytetaret e saj. Eshte akoma, koha juaj edhe pse e reduktuar.

    Reply to this comment
  17. john April 2, 16:57

    Urdherin per te xjerre tanket ne qytet e ka dhene Xhelil Gjoni nepermjet Sekretarit te Pare te Shkodres, por Ai me mbiemrin Gaba, qe ishte komandant Korpusi u pergjigj: “taknet i kemi per ne kufi jo kunder popullit, po te keni ndonje rrezik ne kufi po i nxjerr une…” Dhe ky komandant me vone eshte nxjerre nga ushtria ne “lirim” nga Sali Berisha, megjithse ishte i pa-politizuar, patriot dhe ushtarak i zoti. Shkodra e njeh mire.
    Gjyqi i Shkodres per 2 prillin ishte nje maskarade politike.

    Reply to this comment
  18. me shkodranet April 2, 17:06

    Shkodra dhe shkodranet i njohin me mire se tjeret vrasesit e 2 prillit 1991! Ai qytet e ka treguar dhe e tregon neper votime se kush jane ata! Shkodra dhe shkodranet as i kane votuar, as kane per ti votuar kurre ato qe vrane ne 2 prill 1991, komunistet e ripjellur socialiste. Shkodranet kane mencuri dhe e dine mire kush i gjakosi ne 2 prill, vota e tyre kurre nuk shkon per vrasesit e 2 prillit. Populli ka zgjuarsi dhe nuk rrehet nga palaco qe kerkojne ti fshijne kujtesen, aq me shume kur kete kerkojne ta bejne me vrases si Gjek Celaj.

    Reply to this comment
  19. Mark U.K April 2, 18:06

    Si ka mundesi si sa vjen 2prilli i nxierrni kto komente sikur jan shkruar sot?Ka 6 jet qe i kam ber kto komente e ju e reklamini sot.Fajin e kan gjermanet e luftes qe nuk arriten ta zhduknin ket rregjim te ndyre.Gazeta dita meriton te quhet organ i partis socialiste.Flasin disa si me 2 prill ndiqnin per te paditur kur tu vij dita ate popull te ndershem qe shkulen ate ere te keqe.

    Reply to this comment
  20. STOP ELEZ SERBIBERISHES !! April 2, 18:44

    Lexova artikullin dhe komentet dhe sinqerisht habitem me Shqiptaret:

    Edwin Rajersoni tha para dy vitesh dy vitesh sakte dhe hapur pa ju dridhur qerpiku:
    .
    ” Ne (billat & hillat) organizuam 2 prillin 1991 se pse ndryshe nuk binte komunizmi””
    .
    Pra ne nje fare menyre ky kolonel-ambasdor i ardhur nga VENDKOMANDA E BEOGRADIT mori autoresine e kesaj masakre.
    .
    Por ajo qe i ve vulen se Elez SERByberaj ishte regjizori i asaj masakre akuzohet direkt nga Izet Haxhia qe jo vetem e quan te iimplikuar familjarisht me UDB por dhe BOSSI i Azem Hajdarit me banden e Tropojes (komiteti i maleve) qe pas dy prilli 1991 i nxorren uje te zi atij vendi::

    JU LUTEM
    1000000000000 HERE JU LUTEM LEXONI KETO DEKLARATA TE PABESUESHME TE IZET HAXHISE:

    ___________________________

    JU FLET IZET HAXHIA
    .
    (si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
    __________________
    Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
    Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
    “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
    Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
    Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
    Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
    Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
    Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
    Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
    Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
    .
    Nga sa me siper nese ka DEMOKRACI DHE MORAL ne planetin e Tokes shteti amerikan dhe shqiptar duhet te formojne nje TASK FORCE per te ballafaquar IZET HAXHINE ME ELEZ SERBIBERAJN.
    .
    Nese Izeti ka mashtruar duhet te denohet si i tille dhe te perplaset ne burg..
    .
    Por ne rast se keto qe thote Izeti jane te verteta qeveria dhe drejtesia amerikane duhet qe pasi ti kerkoje falje shqiptareve per gafat dhe krimet e saj ne 2 prill 1991 dhe disa krime te tjere berishiste duhet te coje prapa hekurave islamikun e serbizuar Elez Byberaj qe eshte kryearkitekti i 2 prillit 1991 dhe Sali Berisha i Vertete i Amerikes…

    Reply to this comment
  21. M A R K O April 2, 18:50

    Mark-Uk si jathqitje thiu…

    Reply to this comment
  22. Paul Tedeschini April 4, 10:19

    Ky asht nji shkrim nga “Ish zv.drejtori i Policisë së Shkodrës se vitit 1991, Gjek Çelaj” kur ishte president Ramis Alia.

    Besoj se nuk ka nevoje te bahet ndonji koment rreth vertetesise se ngjarjeve te pershkrueme ne ket shkrim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*