Ekskluzive: Tre burra në stacionin e trenit në Zyrih… Si u sajua “Shtëpia e Verdhë”, kush ia dorëzoi dosjen Dik Martit, ku u bë takimi, çfarë kishte në zarfin që nuk u hap kurrë

November 16, 2020 20:46

Ekskluzive: Tre burra në stacionin e trenit në Zyrih… Si u sajua “Shtëpia e Verdhë”, kush ia dorëzoi dosjen Dik Martit, ku u bë takimi, çfarë kishte në zarfin që nuk u hap kurrë

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Në stacionin kryesor të trenit në Zurich tre burra, dy nga të cilët të ardhur posaçërisht për këtë takim nga Serbia, punonjës të rëndësishëm të shërbimit inteligjent serb, të cilët që prej 10 viteve merren me ndjekjen e ngjarjeve në Kosovë, po presin një ish prokuror zvicerian, që tani është senator i Këshillit të Europës.

Njëri prej tyre është Milan Protiç, që nga maji i vitit 2009 ambasador në Republikën Zvicerane, pasi kishte qenë më parë ambasador në Shtetet e Bashkuara. Vinte nga një familje e njohur serbe, lidhur ngushtë me politikën. Gjyshi i tij kishte qenë kryeministri i parë i Jugosllavisë në vitet 1918-1920 dhe më pas si kreu i Bankës Qendrore Jugosllave, anëtar i kabinetit qeveritar ( 1941).

Milan Protiç ishte një figurë e besuar e shtetit të tij, diplomat dhe publicist, opozitar i Millosheviçit, por edhe i përkëdhelur i regjimit. Disa ditë më parë, në klubin parlamentar zvicerian, -që atij iu duk si mensë punëtorësh, -pikërisht në papafingon e asamblesë federale në Bern, Bundesplatz, do të ndodhte takimi i parë mes tij dhe një senatori.

Disa vite më pas, ambasadori do të shkruajë në librin e tij, “Toka e Njerëzve të Vilhelmit” se “ishte pothuaj e zbrasët kur hyra në të, duke kërkuar me një vështrim të paqartë për bashkëbiseduesin tim të planifikuar, senatorin zvicerian, ish prokurorin kantonal dhe informatorin e Këshillit të Evropës, radikalin liberal Dick Marty.
M’u afrua një burrë i moshuar me gjatësi mesatare… “Dick Marty”, tha ai me zë të thatë, duke anuar me dorën e zgjatur.

– “Më vjen mirë” u përgjigja butë me një buzëqeshje të detyruar dhe u prezantova. Ai pohoi me kokë, duke më treguar një nga tryezat. Ishte e hënë, 4 maj 2009, pasdite e hershme”.

Biseda është e shkurtër, pasi shumë gjëra janë thënë nga larg, me ndërmjetës. Ambasadori i tregon qëllimin, Marty është dakord. Ai ende nuk di thuajse asgjë se çfarë ka ndodhur, por është i gatshëm. Nuhatja e tij prej ish prokurori kantonal dhe miqësia me ish shefen e tij, Karla del Ponten, e bënë të besoj se fjala është për një ngjarje të bujshme, pas së cilës mund të mbetet edhe emri i tij.

Pasi e dëgjon, disi shpërfillshëm, në fakt është shumë i interesuar, flet ngadalë: “Jam për përgjegjësitë nëse vërtetohet ekzistenca e fajit. Pra, e përsëris, kjo nuk është një çështje politike, por një çështje penale. Kjo është e gjitha që unë kam për të thënë”.

Më tej shtoi se: “E vetmja gjë që mund t’u them është se unë jam pesimist në parim. Si prokuror afatgjatë, e di që ka qenë praktikisht e pamundur të gjesh prova materiale për dhjetë vjet, duke supozuar, natyrisht, se aktet e inkriminuara janë kryer vërtetë”.

Faqja e parë, DITA

Ambasadori shkruan:

– “Ai u ngrit në këmbë, gjë që tregoi se takimi kishte mbaruar. Nuk mund të thosha asnjë fjalë. Sidoqoftë, bazuar në ato që dëgjova, fitova një pamje të caktuar të Martit dhe të qëndrimit të tij”.

Ndërkohë ishte lënë takimi i ardhshëm dhe ambasadori e kishte garantuar se shteti i tij do e përgatiste të gjithë dosjen e duhur. Kosova nuk duhej të lihej në rregullin dhe qetësinë e saj. Duhej krijuar një gjendje vorbulle, disfata duhej shfrytëzuar për revanshin e pritshëm dhe akuza duhej të ishte e tillë, sa që të trondiste këdo që e dëgjonte. Ishte apo nuk ishte e vërtetë, kjo nuk kishte asnjë rëndësi.

Takimi i ardhshëm dhe dorëzimi i dosjes voluminoze do të bëhej larg sallës së parlamentit. Në stacionin e trenit, ose, si thonë Bahnhof. Shumë gjëra bëhen në këto stacione treni, që nga bizneset e zeza, trafikimet, droga e shpërndarë, patriotizmi i bahnhofëve dhe deri tek prostitucioni, që kësaj here do të jetë politik.

Tre burra: Njëri ambasador, tjetri prokuror që kishte hetuar ngjarjet në Kosovë, Vukçeviç dhe hetuesi i policisë, përgjegjës për shumicën e materialit të mbledhur.

Ambasadori vazhdon në librin e tij:

“Do prisnim Dick Martin në një dhomë në stacionin e trenit të Cyrihut. I mbushur me njerëz, disi prapa restorantit dhe kuzhinës, që ishte ende pjesë e kompleksit hotelerik. Dhjetëra platforma trenash shiheshin përmes dritareve…”.

Takimi tjetër është edhe më i shkurtër, si gjithë gjërat e fshehta të errësirës. Dy dosje i dorëzohen senatorit. Njëra, e paketuar bukur, është voluminoze, tjetra e hollë. Senatori largohet.

Përmbajtja e dosjes së madhe dihet tashmë, përmes saj janë ngritur akuzat ndaj krimeve të supozuara të luftës. Meqenëse asnjëra prej tyre nuk është aq e rëndë, sa që të trondisë, është dashur të gjendet diçka tjetër.

Dy herë me radhë kolegia e tij dhe shefja e tij e vjetër ka dështuar në paditë e ngritura. Të gjitha akuzat për kampe të burgosurish, burgje, qendra të torturës, njerëz të zhdukur, keqtrajtime, vrasje, janë hedhur në erë. Në dy procese, njëri pas tjetrit, të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, ashtu si edhe kishte ndodhur në të vërtetë.

Del Ponte e kishte nisur gjithçka me njërin nga komandantët që kishte jetuar shumë vite në Zvicër, ku ajo ishte përpjekur të ndalonte, si kryeprokurore, çdo aktivitet në dobinë e luftës çlirimtare. Ramush Haradinaj i ishte dukur më lehtë për t’u dënuar. Kishte shfrytëzuar çdo rrjesht të dy librave të tij, kishte thirrur çdo njeri që mendonte se kishte qenë kundërshtar i tij, kishte hetuar dhe pyetur serbët e ikur nga rajoni i Dukagjinit dhe në fund, kur e kishte menduar se burgimi do të ishte i gjatë, kishte ndodhur e kundërta: Ramush Haradinaj, në dy procese, ishte i lirë. Kishte dështuar edhe më keq me procesin Limaj.

Shërbimi serb nuk ishte lodhur deri sa e kishte gjetur një zë të tij në Këshillin e Europës. I kishin dorëzuar të gjitha materialet e grumbulluara, gjithnjë duke e plotësuar, deri sa ishin bërë më shumë se pesë mijë faqe dhe qindra biseda të regjistruara.

Kjo nuk kishte mjaftuar. Pastaj ishte shpikur Shtëpia e Verdhë, që megjithse kishte qenë e bardhë, ishte quajtur ashtu si një sinonim i një shtëpie të tillë në Serbi.

Tani akuza e Shtëpisë së Verdhë, shkaku i takimit në stacionin e trenit në Cyrih nuk është më. Askush nuk flet për të, sepse të gjithë e dinë se ajo, pasi e bëri efektin e saj, tani nuk është më e rëndësishme.

Dik Marty erdhi disa herë edhe në Shqipëri. Shëtiti Kosovën, u takua me funksionarë të lartë në shtetin serb dhe, tani që akuza ka rënë, nuk u përgjigjet asnjë telefonate. Libri i ambasadorit solli të vërtetën se si shërbimi i fshehtë serb, në një stacion treni, tërhoqi senatorin si të ishte një bandit i zakonshëm dhe i dha me vete dosjen e ngritur mbi mashtrimin.

Përse pikërisht Dick Martin? – është një pyetje e ngritur shpeshherë nga analistë dhe njerëz të zakonshëm. Përse shërbimi i fshehtë serb nuk gjeti një tjetër? Në fakt, atë nuk e gjeti shërbimi i fshehtë serb. Atë e dërguan tek ai shërbim. Njerëz që më parë ishin të lidhur me të. Që kishin bashkëpunuar, gjithë mllef për të ndëshkuar pikërisht ata që, edhe kur mendohej se ishte zonja e hekurt e shtetit, e shpërfillën dhe e bënë detyrën e tyre.

Karla Del Ponte do të ishte kryeprokurorja e vetme e një shteti evropian që nxori vendimin për ndalimin e të gjitha aktiviteteve të ushtrisë Çlirimtare në Zvicër dhe mbylljen e fondit të luftës “Vendlindja thërret”.

E megjithatë, edhe aktivitetet u bënë, edhe fondi vazhdoi jetësimin e tij. Hakmarrja e verbër e zonjës që mendohej se do të ishte faktimi i drejtësisë gjeti një të verbër tjetër, që një pasdite të vonë maji të vitit 2009 pranoi me bindje të bëhej zëri i shërbimit të fshehtë serb dhe të publikonte atë që as ai vetë nuk e besonte.

 

——-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

November 16, 2020 20:46
Komento

26 Komente

  1. Mos i fal Zot, e dine cfare bejne. November 16, 02:47

    I nderuari z. Bedri, cfare mutin duan shqiptaret qe kerkojne te behen pjese e kesaj bote te ndyre dhe te shpifur.
    Evropa eshte nje kurve (prostitute) plake e asgje me shume, te martirizuarit shpallen vrases dhe vrasesit kriminelet heronj te persekutuar.

    Reply to this comment
    • Preza November 16, 09:41

      Artikuj me shkembime dosjesh ne stacione trenash, dhe zhanre fiction.
      Doli edhe e verteta. E fshehta u zbulua. Dosjen e kane pergatitur serbet. Del Ponte dhe Marti hakmarres kunder luftes dhe organizatoreve te saj.
      Shume e thjeshte.
      Po si ka mundesi qe shtetet e Kosoves dhe Shqiperise, sherbimet e tyre informative e diplomatike, sherbimet tyre juridike e te drejtesise, nuk kane ndermare sot e kesaj dite veprime per ti denoncuar ne te gjitha menyrat manipuluesit me dosje te servirura nga serbia?!. Ne te gjithe paskemi pritur qe diplomati serb ne menyre fare te hapur dhe aspak sekrete te shkruaje nje liber me kujtime dhe te zbuloje para gjithe botes se si ata ( serbet ) manipuluan dhe pergatiten dosjen ne fjale.
      Te vertetat mbi perpjekjet serbe kunder Kosoves, kosovareve dhe drejtuesve te tyre nuk ka nevoje te na i thote nje diplomat serb. Ato na i thone perdite qeveritaret serbe. Por shpesh here keto perpjekje serbe nuk gjejne kunderveprim nga pala shqiptare te Kosove dhe ne Shqiperi.
      Kete duhet te analizojme dhe shkruajme. Perse jemi kaq te papaergjegjshem ne kunderveprimin tone, per te mbrojtur gjene tone?
      Eshte shume e thejshte. Qe nga 1999 kur u fitua lufta e deri me sot, kreret shtetare ne Kosove dhe ne Shqiperi ne menyren me te turpshme jo vetem qe kane bere yesmanin por çeshtjen e ruajtjes dhe mbrojtjen e arritjeve kombetare e kane pare ne plan te fundit, duke vene ne plan te pare vjedhjen dhe korrupsionin, abuzimin me pushtetin, keqmenaxhimin politik ne funksion te dy te parave.
      Te mos i kerkojme deshtimet ne politikat e ruajtjes se sovranitetit dhe integritetit ne armiqesine e te huajve ndaj nesh.
      Duhet ti kerkojme tek drejtuesit shqiptare qe shesin vendin dhe kombin e tyre per pese aspra. Ky zakon jo vetem shqiptar rritet sa here qe shteti dhe shtetaret e tij jane te dobet dhe ulet sa heret qe shteti dhe shtetaret e tij forcohen ne dobi te kombit.
      Autori i shkrimit do te mbushe rradhet dhe le te hapur shtegun qe te beje nje shkrim tjeter pas ketij, por ketyre çeshtjeve te rendesishme duhet tju biem ne koke.
      Boll i kemi duruar te bashbozuket delenxhilere dhe anadollake ne Prishtine dhe Tirane.

      Reply to this comment
      • Biometri November 16, 09:50

        Pa ja na i thuaj ti zotrote te verteten.
        Ik ore pleh anti atdhe

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 November 16, 11:25

        Preza
        “Po si ka mundesi qe shtetet e Kosoves dhe Shqiperise, sherbimet e tyre informative e diplomatike, sherbimet tyre juridike e te drejtesise, nuk kane ndermare sot e kesaj dite veprime per ti denoncuar ne te gjitha menyrat manipuluesit me dosje te servirura nga serbia?!. Ne te gjithe paskemi pritur qe diplomati serb ne menyre fare te hapur dhe aspak sekrete te shkruaje nje liber me kujtime dhe te zbuloje para gjithe botes se si ata ( serbet ) manipuluan dhe pergatiten dosjen ne fjale.”
        o lal,ne nuk kemi denoncuar si politikë,e kosovës a e shqiptërisë,krimet që ka bërë,drejt për drejt në TV,i fundit i sërbisë sllobodan millosheviç!ato të mëparshmet janë harruar edhe nga shqiptarët e kosovës e jo më nga ne të tjerët!!krimet janë denoncuar,ashtu si gjysëm zëri nga OJQ,dhe me ulërima nga njerëz të thjeshtë,kurse politika dhe kur është sulmuar,nuk ka hapur gojën!!
        lali kur e ke gojën plot nuk mund të flasësh,por më keq kur e ke gojën plot me diçka të vjedhur,jo vetëm nuk mund të flasësh por dhe nuk ke qef të kesh afër dikë!!
        kjo ka qënë dhe politika jonë,andej e këtej kufirit!veri,lindje e qëndër,në të gjitha trojet shqiptare ku politika është e drejtuar nga shqiptarë,nuk ka pasur kohë të merret me shtetin dhe interesat e tij!jo ajo është marrë me interesat private të saj!është marrë me marrjen, mbajtjen e pushtetit dhe pasurimin e paligjshëm!
        përfytyroni sërbinë sikur të ishte në kushtet që është kosova,pra sikur kosova të kishte bërë ato masakra e genocid të pastër në sërbi!?a thu se do të rrinin kaq urtë,se do të flinin gjumë e do të shikonin ku të vidhnin ndonjë palë “dane leshi”(benevrekë) dhe nuk do të deshin tia dinin për të vrerët,masakruarit,përdhunuarit,dëbuarit e tyre??
        jo asnjëherë!!ata nuk e kanë lënë detyrën e tyre në duart e europës!ata e kanë bërë punën e tyre dhe kanë përdorur dhe europën kur kanë pasur mundësi!
        ne si popull kemi bërë të kundërtën,kemi “zgjedhur”,mbajtur në krye tradhëtarë dhe kemi shpresuar që europa jo vetëm do të na japë të drjetën tonë që ne nuk e kërkojmë por dhe të na shpëtojë nga ndyrësirat që i vendosim ne vetë për të na përdhunuar!!
        shikoni sa agresion ka pasur europa nga ndyrësirat tona,llumin që ne e vëmë për fasadë!!
        që nga saliu e deri tek ky ndyrësira,gjithnjë europa ka qënë armike jona sepse nuk na ka pranuar në gjirin e saj si hajdutë,e kriminelë që jemi!sepse europa nuk na ka pranuar si myslymanë,sepse europa është antishqiptare!!
        dhe të gjitha këto akuza bëhen gjithnjë nga ata që kanë pushtetin!!kur janë në opozitë!?
        europa është shpëtimi popullit shqiptar dhe më e drejta e të drejtëve!
        për fat të keq të politikës,ne kemi pasur rotacione,pra ata politikanë që kanë lavdëruar europën kanë qënë të njëjtit që e kanë sharë!!

        Reply to this comment
        • Preza November 16, 13:03

          anticensurë25642654

          Flm per komentin tuaj realist dhe llogjik te cilit nuk i heq asnje presje.Eshte pikerisht ashtu.
          Por duhet theksuar se edhe shtypi, i cili duhet te jete avantgarde dhe te thote fjalen e tij hapur e prerazi, per shume arsye nuk e ben kete, dhe merret me çeshtje dytesore dhe komerciale.
          Kosova dhe Shqiperia sigurisht qe kane njerez me vokacion, opinionberes, por shpesh ketyre njerezve ju eshte mbyllur rruga, pikerisht nga keta qe zevendesojne njeri tjetrin dhe ndjekin perpikmerisht te njejten vije. Kjo vije po i ha koken jo vetem Kosoves por edhe Shqiperise.
          Na duket se kemi fituar ndonje pozicion ne arenen nderkombetare me krijimin e shtetit te Kosoves dhe futjen ne NATO, por sot jemi ne pikat me te ulta ne poziten nderkombetare.
          Fqinjet po na bejne presione te hapura, ne jug e ne veri. Presione per te cilat duhen qendrime te forta per ti perballuar. Por duhet edhe force, te cilen mendjelehtet ne qeverisje e injorojne.
          Politikat e brendeshme regresive, pa parime, korrupsioniste dhe klienteliste, ne lufte pa kompromis me faktoret e tjere, opozitare ose jo, ndikojne teresisht edhe ne vijen e politikes se jashtme. Uniteti kombetar dhe politikat e bashkimit per çeshtjen madhore kombetare, jane ne pike te hallit.

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 November 16, 16:46

            preza,
            ishte e vërtetë “Na duket se kemi fituar ndonje pozicion ne arenen nderkombetare me krijimin e shtetit te Kosoves dhe futjen ne NATO, por sot jemi ne pikat me te ulta ne poziten nderkombetare.”,ishte se nuk është më!!
            ne shqiptarët në përgjithsi kemi një miopi të tmerrshme!!nuk arrijmë të shikojmë më larg se hunda tonë,për rastin,mendojmë se bota është ashtu si dëshërojmë ne!!
            ne dëshirën e kemi,për momentin,se jemi miku më i afërt i amerikës!dëshira jonë është se kjo miqësi do të jetë e pathyeshme në jetë të jetëve!pra thjesht në infinit!!
            nuk kemi mësuar se miqsitë mes shteteve janë tranzitore,janë momentale,nuk janë të përjetshme!!
            sepse interesat nuk janë të përjetshme,ato ndryshojnë!!
            ne kemi parë fuqitë e mëdha në kohë,në mardhënje me ne,që të ndryshojnë interesin e tyre!!i kemi pasur miq,i kemi pasur armiq,e i kemi pasur po ashtu miq,o neutralë!
            por nga kjo përvojë asnjëherë nuk kemi mësuar!!
            si njerëz të thjeshtë e dimë se “miqsia duhet mbajtur”,jo me llafe por me punë!në politikë ne na duket vetja më të zgjuar se ata që jo vetëm drejtojnë shtete që janë me qindra herë më të mëdhenj se ne,por dhe sjellin vërdallë një botë të tërë!!
            e kështu “zgjuarsia” jonë na këthehet kundër!!ata të mëdhenjtë pasi ju ka ardhur në majë të hundës me ne,”fëmija”mistrec dhe i pandreqshëm,ndryshojnë drejtimin e interesave të tyre!!
            këtë e pamë në 60-70 vitet e fundit!!pamë rusin të bëhej mik i madh me ne e të shkelmonte jugosllavinë që para nesh e kishte jo vetëm mike por dhe ndërmjetës për “miqsinë” tonë me rusin!!por vite më pas,ndryshimi i interesave e këtheu shqipërinë nga mike në armike,dhe jugosllavinë nga armike në mike!!e njëta gjë me kinën!sot kemi amerikën dhe BE,por a do ta kemi dhe më për shumë kohë??
            a do të durojnë “kritikat” e hidhura të ramës,si nuk duruan ato të berishës!?
            a do të shohin ndonjë shpresë të re,këta miq të mëdhenj,për të qëndruar në krahun tonë apo do të bëjnë zakonin e të tjerëve dhe do të marrim shkelmin e radhës,bythëve e do të kërkojmë “mikun e madh të radhës”!?
            dhe miq të tillë ka boll!është gati erdogani e të tjerë!
            mentaliteti feudal,klanor,primitv po na lë gjithnjë në të njëjtin batak!!

  2. labi November 16, 08:18

    Keta dy Serbet o Bedri bejne detyren bdaj atdheut te tyre,e gjejne gomarin Zviceran nese nuk e kane paguar,po si i behet qe deshmitare ne gjyq do dalin Kosovare,kete na trego e mos be hartime me spiune si nje here e nje kohe ne gazeten zeri popullit.Akuzat ndaj tyre i ka bere gazeta Bota sot per nje kohe te gjate,pse te themi se i kane dhene Serbet,pse mos te mendojme se Dik Marti ka lexuar gazeten ne fjale,dhe ka marre deshmi njesoj si i ka marre Lul Basha e kompani.

    Reply to this comment
  3. ?!! November 16, 08:19

    Mos këto dosje nuk janë përpiluar me dijeninë dhe ndihmën e ministrit Vuçiç të (dis)informimit në kohën e kasaphanës së arkanëve sërb në Kosovë? Duhet pyetur miku shengenian i Vuçiçit, i nerumi Edi Rama që me siguri do të ketë informacion sërb për të pandehurit qeveritarë të Kosovës gjatë bisedave të fundit për futjen e Kosovës në stanin minishengen të sllavëve të jugut. Pa tjetër miku i shqipëtarve, Sandri i Edit tonë i ka hapur barkun si miku mikut për dosjet sërbe të prokurorit special dhe Edi duhet të ketë ndonjë informacion të rezervuar që po të botoheshin në Dita do të ishin më demaskuese se ato të takimit sekret në banhofin e Zyrihut. Në qoftë se ato që di shoku Edi për këto dosje të mikut të tij Vuçiç nuk janë sekret, pse nuk e intervistoni që të prononcohet edhe ai për këto do për mikun tjetër të ij të nerumin Thaçi? Ndihmohet edhe komisioni i Taulant Ballës për Dik Martin në këtë rast.që duhet të thërras shokun Edi mbase di ndonjë të saktë për këto probleme nxjer nga miqsia e sinqert me Vuçiçin.

    Reply to this comment
  4. Lala i Lushnjes November 16, 08:32

    I munde ENVER, i munde! I mude të gjithë palaçot dhe bijtë e kurvave. Thjesht ta punuan lëpirësit e bythës. Krushku Ramiz me UDB-në e CIA-an të eleminoi shokët e luftës e besnikët e para 90-ës dhe Salimilobiberoviçi të gjithë patriotët dhe dashamirët e kombit të pas 90-ës.

    Reply to this comment
  5. TemO-MallaKASTRIOTI November 16, 09:07

    DITA:Spiunimi,Krimi i Lyl Bashës ndaj UÇK është shumë i saktë.Kjo argumentohet sot në DITA.Mohimi i problemeve që ngren dëshmitarët okular kundër tij është shumë konkret.
    -Dalja në krahë e S.Berishës për mbrojtjen e BIRIT POLITIKË-LB,bijës së tij-Argita dhe grupit të tyre tashmë familjar,tregon se KOKA E KRIMIT NË SHQIPËRI E UÇK-KOSOVË-Lb,Sb..ka marrë erë të qelbur.Dihet që Sb ka qënë me kohë agjent i UDB që në 1974,qëkurse deklaroi vet se ” Në Francë më takuan 3 Serbë..” Por ne nuk dinim se L.Basha ishte futur kaq thell kundër UÇK.
    -Dinim se si Lb u vendos në krye të PD pa asnjë aktivitet politikë…dhe për shkakun e tij u eleminua SOKOL OLLDASHI.Dim se Lb ka vjedhur e vrarë me dienin e Sb dhe mbrohet prej tij për të shpëtuar të dy prej hajdutërisë galopante duke i bërë karshillëk popullit në 30 vite.
    Kjo tregon se L.Basha ju rekomandua Saliut nga Beogradi për ta ngritur në përgjegjsi pasi i kishte bërë një shërbim të madh atyre-Kundër UÇK, Kosovës dhe se Shqipërinë si Atdheu mëmë e kishte në patronazh vet Sb,ku S.Berisha po i punonte qindin për ta mbajtur nën therror që nga 1991.
    -Tashmë drejtuesit e UÇK janë në Hagë prej L.Badhës 100 %,por nuk ka DREJTËSI që ta gjykoi.Ajo është kapur nga Sb që në 1990,ku në 1991 Sb organizoi vrasjen e A.Brocit me shokë dhe fain ja ho dhi G.Ruçit.Në 98 Vrau A. Hajdarin dhe fain ja hodhi F.Nanos,etj.
    -Përbindshi Shqiptar është konkret.Ai po thot se..do varja E.Ramën,H.Thaçin dhe A.Vuçiçin(këtë e thot për ledhatim) dhe drejtësia mban sehir.Ajo është në KOMA,90 % e kapur nga Sb dhe e VDEKUR.Ashtu siç deklaroi para ca ditësh Presidenti A.Moisiu në DITA “…Ajo nuk lëviz fare..”Dhe nuk do lëvizë deri sa Sb të jetë mbi tokë.SPAK,KLGJ,KLP,KED.. janë të kapura prej Sb,Im.Në këto kushte populli është në dilemë..të qëndroi këtu apo të ikë nga syt këmbët.
    -Dua të shtoi se Edi Rama nuk ka çi bën S.Berishës.Sb mbrohet nga agjenturat huaja-Sërbe-Greke-Ruse dhe E.Rama duhet ta mbroi mirë Atë,pasi për të DIGJET SHQIPËRIA.Kjo u vërtetua në 97,98..! Sb ka bërë mbi 70 krime dhe sot drejton Opozitën më kriminale në Bote po prej tij,Shpif në të gjitha kancelerit e Botës(PPE) dhe nuk ja bën syri ttëërr.Mbi 50 % të SHISH e drejton Ai,pasi DIXHITALBI tij punon non-stop 24/24.Ai di çdo gjë në rruzullin toksor.Këtë e dinë mirë Ata që e emruan në 92.Dhe Ai do të largohet nga politika me urdhërin e tyre.Vetëm Topi Mato Grudës i vërtet e neutralizon Atë.
    -FLM-DITA,FLM B.ISLAMI

    Reply to this comment
  6. Haka Tekizoti November 16, 09:13

    Libri i atij qelbësirës serb, që e ka shkruar për t’u mburrur e për të kërkuar shpërblim shtesë, por që nxierr të vërtetën në shesh, duhet marrë e trajtuar si provë e intrigave serbe nga avokatët e udhëheqësve të akuzuar të UÇK-së. Prapa të gjitha këtyre qendron Vuçiçi, që hiqet si politikan i moderuar dhe që Evropa e çmon si të tillë dhe, më keq akoma, i besojnë edhe këta lolot tanë, të cilët, mu si Don Kishotë, pandehin se bëjnë politikë, madje, të madhe.

    Reply to this comment
  7. Bac duhet tè Kryhet November 16, 09:57

    Ndoshta edhe pa kètè segment tè poshtèrsive tè serbisè, bashkè me tè korruptuarit prokurorè zviceranè, Carla del Ponte (monte) e big Dick Marti, opinjoni shqipètarè èshtè i bindur pèr pafajsinè e Liderve tè sajè. Ajo qè dua tè them e qè èshtè mè e rèndèsishmja:-Pèrse Thaqi nuk e paditi big Dick??? Po shteti i nderuar i Zvicerès si lejoi njè korrupsion tè kètillè??? A èshtè e bindur EU se çfarè kanè kombinuar serbèt para, gjatè dhe pas Luftès??? A nuk pèrbèn e gjitha kjo njè zhvlerèsdim, njè humbje autoriteti tè Europès dhe tè gjithè opinjonit pèrparimtarè botèrorè?? Si èshtè e mundur qè nuk kemi asnjè manifestacion bashkè Kombètarè pèr tè mbèshtetur Luftèn e Drejtè çlirimtare tè UçK dhe pèr tè drejtat tona tè munguara dhe mohuara???

    Reply to this comment
    • Mollosi November 16, 11:04

      Eshte pune shume e thjeshte ore zoteri. Serbia gjithmone me genjeshtra eshte munduar qe te perfitoje. Ajo tere punet i ben me plan. Shqiptaret e Kosoves ta lene retoriken. Thaci me komandantet tjere ta deshmoje pafajesine. Per nje krim te supozuar mund te akuzohesh por nuk eshte e thene qe te denohesh (nese nuk e ke bere).

      Reply to this comment
  8. Lieber November 16, 11:44

    Bac, shqiptaret jane te percare si asnjehere me pare.UDB e ka vazhduar luften politike me intensitet edhe me te madhe ne Kosove dhe ka bere qe Clrimtaret,nga kosovaret te shifen jo si luftetare por si hajduta,te korruptuar,kriminell…Gazeta Bota sot ka qene dhe eshte baltosesi kryesor i UCK,pa u penguar nga askush.Partit politike LDK,gjithmon me gjithe fuqin e saje ka qene kundra luftes sidomos komandanteve dhe ka ndjek linjen e serbis ne kete plan.Kryesia e VVka Webe po ne keto binare por shume e kamufluer,qe tash i doli boja dhe dihet nga kush eshte themelu.Partit e dala nga lufta,kurre nuk gjeten perkrahje dhe te paafte nuk bene asgje per quarjen e proceseve perpara.Shqiperia pas Enverit,ekapur nga agjenturat sebe dhe greke e ka te pamundur te ndermarre dicka.Te shpresojme,megjithate se e verteta vonon por nuk harron.

    Reply to this comment
  9. dritani November 16, 12:21

    Shkrim brilant, i thjeshte, konciz, i besueshem. Per te tilla shkrime ka nevoje lexuesi e jo me brockulla folklorike. Te lumte Bedri Islami qe gjithnje hedh drite mbi te verteta te pakontestueshme!

    Reply to this comment
  10. SBUDBA November 16, 13:23

    Këtu duhen thënë se paku edhe dy kryeqendra nga ku është fryrë dosja për italo mafiozin Marti Prishtina dhe Tirana njerëz rreth Ldk ose të ashtuquajturat institucione paralele dhe ish qeveria e Pd në Tiranë deri sa Prishtina nuk pati tjetër mundësi veç propagandës linçuse dhe spiunllëqeve te UDBA Tirana veproi njëjtë si Beogradi arrestoi zbuloi burgosi dhe zhduku aktivistë të ish UÇK

    Reply to this comment
  11. VATRA November 16, 13:28

    Po Hashim Thaqi ju patë kërrcnu me kundërmasa të forta Dik Martit çka e gjeti që u zbyth kush e mashtroi dhe kështu mori në çafë dhe të tjerë

    Reply to this comment
  12. kosova November 16, 15:03

    Hashim Thaqi e ka pase UDB ne kuvend.Komplet LDK,VVne mase te madhe,kryetarja e kuvendit V.Osmani…

    Reply to this comment
  13. mirel November 16, 17:48

    Eksluzive ne 2020en per dosjet e 2009es. Tallen, apo jo?

    Reply to this comment
  14. Buda November 16, 17:56

    Kryeministri i Pare i Jugosllavise ka qene Stojan Protić (1918-1919)

    Reply to this comment
  15. alberti November 16, 18:03

    Dhe e tere kjo story pas sa vitesh qe vet eksperti dhe kirurgu i fameshem serb deklaronte se transplanti/ nxerrja e organeve ishte e pamundur ne ato kondita dhe rrethana. Ndermarrje te tilla kirurgjike ne ate kohe nuk beheshin as ne klinikene Tiranes lere me ne Shtepine e verdhe.

    Reply to this comment
  16. dardan I November 16, 18:14

    Bravo, Bedri Islami! Vetem nje fakt i mungon ketij shkrimi brilant: sa eshte paguar plehu Dick Marty nga qeveria serbe?

    Reply to this comment
  17. Tori November 17, 08:45

    Politika jone bashkohet vetem per vjedhje dhe per asgje tjeter .Ata jane armiq te njeri tjetrit vete neper artikujt e shtypit.A nuk e keni vene re qe me gjithe ato akuza e kunder akuza asnjeri nuk shkon te beje nje denoncim ne organet e drejtesise !

    Reply to this comment
  18. Diktat November 17, 14:21

    E keqja e kombit êshtê në tiranê dhe truri êshtê sali berisha! Pse salia nuk e donte uçk qysh né fillim ? Pse e paraqiti nê opinion ndêkombêtar si oganizat terroriste marksiste ? Pse kérkoj sabotimin e marrveshje sê rambujesé e cila i hapi rrugên ndêrhyrjes sê natos dhe çlirimit tê kosovés ! Pse krijojê formacione paralele ushtarake né kukés dhe nxiti pêrplase me uçk.? Pse tentoj dhe nxiti vllavrasjen mes shqiptarve nê kosové ? Pse vrau dhe zhduku figura tê lêvizjes çlirimtare kosovare ? Pse u angazhua personalisht me nxirjen e luftés ? Pse njerzit e tijé u punêsuan nê misione qé godisnin luftén dhe uçk ? Pérse vajza e tij,shoku i vajzés, dora e saj , mori “flamurin” e zbardhjes së “krimeve” tê uçk ndaj serbve ? Pérse i shérbyen njerzit e saliut k.d.pontes dhe d.martit, té cilét bénin lojén e serbisê dhe rusisé? Pérse banda mediatike e saliut po rivret tê masakruarit e forcave serbe krushe e kudo né kosové ? Pêrse b…lépirsit e saliut goditét dhe kércénuan dêshmimtari hero tê filmimeve tê njé prej masakrave mê té mêdha né kosové asaj né krushe? Pérse luli dhe argita e saliut kanê mbuluar krimet serbe nê kosové? Pêrse saliu dhe banda e tijé ështé angazhuar si asnjé tjetér me sabotimin dhe minimin e qeverisjes dhe mbarvajtjes sé punêve nê kosovê ? Pérse i pérçan liderêt kosovaré ? Pérse do ta diegi kosovén ? Pêrse nuk e do kosovén? Pérse pavarsia e saj e helmon ? Pérse e do nén serbi?.

    Reply to this comment
    • mirel November 17, 15:43

      Vazhdo pyet pse dhe nja 20 vjet te tjera, sa per UCKne e ka marre lumi me kohe qe kur Rama perqafoi Vucic ne Beograd

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim