EKSKLUZIVE / Xeni akuzon Gjykatën e Apelit në Florida si letër higjienike…

September 6, 2020 10:25

EKSKLUZIVE / Xeni akuzon Gjykatën e Apelit në Florida si letër higjienike…

TIRANË, MIAMI, LALZ – Siç u mor vesh më vonë, e vërteta ishte se avokatët e tij, sapo morën në dorë vendimin e gjykatës së Floridës, nuk ua bënte zemra të njoftonin klientin më bio që kishin pasur ndonjëherë, Xen Boronicën, se e kishte humbur gjyqin. Padia që Xeni kishte bërë për shpifje ndaj një palo-gazetari e shkrimtari amerikan, ishte hedhur poshtë.

Qelbësira e Amerikës kishte bërë një libër, që më pas u bë dhe film, sikur gjasme Xeni dikur nuk merrej me tregtinë e boronicës me shumicë dhe pakicë, por me shitje fisheqesh. Madje këtyre fisheqeve ua ndërronte paketimin dhe datës e skandencës, siç bëjnë disa supermarkete sot, për t’i shitur me të shtrenjtë. Mirë kjo, po demek gjithë këtë allishverish Xeni e bëkërkësh pikërisht aty ku ka sot kompaninë Boronica Impex.

Kuptohet, normalisht që Xeni duroi sa duroi, por burri për një nder rron, ja dy, e shumta tre. Maksimumi katër. Ndaj i kërkoi maskarait 60 milionë dollarë dëmshpërblim. Ndërkohë, kishte bërë dhe një biznes-plan se si do t’i investonte këto 60 milionë.

***

Padyshim që një dorë të mirë, nja 85 mijë lekë të vjetra, do t’i jepte për sadaka, të ndara në tre pjesë nga 25 mijë lekë, për secilën nga tre komunitetet kryesore fetare në vend, katolikët, myslimanët dhe bektashinjtë. Nga 10 mijë lekëshi që ngelej, 5 do t’ua jepte evangjelistëve, ndërsa 5 mijë lekë të tjera të dëmtuarve nga tërmeti në Manzë.

“Këtyre të tërmetit do t’u jap edhe të mira materiale, se paratë i prishin ata,” llogariti Xeni, “sapo të vijë furnizimi i ri, gjithë stoku i vjetshëm i zhartierave dhe sytjenave që kemi në dyqanin e Bllokut, do kalojë për nevojtarët. Se ja, po vjen dimri”.

Me pjesën e parave që do ngelej nga 60 milionë dollarëshi, ato pak thërrime, do themelonte një kompani, e cila do bëhej pjesë e një firme, që do blihej nga një studio, e cila do ishte aksionere në një holding, që në fakt do zotërohej nga një konglomerat i regjistruar në Panama, i cili adresën do ta kishte në Lalz, ndërsa zyrat në Gërdec.

 ***

Këto mendonin avokatët e shkretë kur u erdhi vendimi i gjyqit Floridian në dorë. Si t’ja thoshin Xenit të shkretë, që kishte thurrur gjithë ato ëndrra me sy hapur, si peshku i qenit?

E gjetën zgjidhjen. Do lajmëronin me shumë takt disa gazetarë të pavarur, miq të zotit Boronica, dhe disa të njohur të besuar, që ta mbulonin Xenin me një lumë urimesh për gjyqin e fituar, ndërsa vetë do t’i mbyllnin telefonat për nja tre ditë. Dhe kështu u bë.

Në fejsbukun, vajberin, emailin, koshin e sms-ve në celularin e Xenit, u derdhën përgëzimet dhe duartrokitjet virtuale për fitoren e madhe. Nja dy entuziastë madje kishin regjistruar me zë e figurë edhe duartrokitje të vërteta, dhe ja kishin çuar si video.

“E vërteta vonon, por nuk harron,” i shkruante Qim Kokëqoshja.

“Hajde hajde, urime, nuk kisha asnjë dyshim për rezultatin,” i thoshte Bastir Burdullaku.

Por mes morisë së mesazheve, Xenin e mallëngjeu më shumë kumti lakonik, por shumë i thellë, kuptimplotë dhe filozofik i gaztorit semi-profesionist të Estradës së Ushtarit Demokrat Xhulio Dedeja.

“Je OK,” i shkruante Xhulio, dhe Xeni aq deshi që të fluturonte nga gëzimi. Nuk ishte kollaj të merrje miratimin e Dedesë. Kjo ishte hera e dytë që mbushej me krenari për veten në këtë jetë. Hera e parë ishte kur i ati pushoi së lëshuari të shara në drejtim të tij, mesa duket i lodhur dhe i zbrazur nga arsenali vokabolaristik.

Nuk ia dilte dot t’u kthente përgjigje të gjithëve. Sepse ndërkohë duhej edhe të fillonte planet për sistemimin e milionave të reja nga Amerika.

“Më zuri koka, një mijë halle e probleme! Më mirë të bëj një statement, si i thonë në Florida,” tha me vete Xeni, dhe e përmblodhi mirënjohjen në një mesazh për të gjithë.

“Të dashur miq! Faleminderit për fjalët e mira. Si gjithnjë, miqtë e vërtetë njihen në ditë të…”.

***

Por e ndërpreu tekstin e thurrur me aq mjeshtëri, sepse njëri prej avokatëve të tij po e merrte në telefon. Avokati i kërkoi të mos e ndërpriste, se kishte diçka me rëndësi. Dhe teksa ai fliste nga ana tjetër e telefonit, Xenit i kaluan nëpër fytyrë nuancat e ngjyrës së shegës të përzier me boronicë, pastaj e verdha e squfurit, pastaj ajo ngjyra tipike e dheut të helmuar me lindan, dhe në fund nuanca e baltës së shprishur pas një shpërthimi të madh baruti.

Në fund e mblodhi disi veten, mërmëriti, “ikën dollarët e mi, na shkoi jeta tu punu për dynjanë”, dhe e mbylli telefonin. U mendua pak, dhe vijoi të shkruajë mesazhin që sapo kishte nisur.

“Siç e dini, miqtë e mi, vendimi i Gjykatës së Apelit në Florida, kjo letër higjienike që nuk meriton as të përmendet…”

 

———-

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike guackë. Adresën e ka në Bruksel, ndërsa zyrat në Delaware, atje ku bëhen të gjitha punët e mira…   

September 6, 2020 10:25
Komento

12 Komente

  1. Kola September 6, 10:53

    Shkelzeni eshte nje figure. Me mire te themi eshte i nadh, ne tipin e kohes. Une i uroj shebdet, sinqerisht. Biznesi mbetet biznes. Te tjerat, pallavra…une jam nje i deshtuar. Shkelzeni jo. Eshte fitues dhe mbeteti tille, megjithese mban nje orofil te heshtur.

    Reply to this comment
  2. demo September 6, 11:05

    Kur te behet Saliu president i Amerikes dhe Armina miss Amerika,dro e fiton gjyqin tjeter.

    Reply to this comment
  3. Krokodili September 6, 11:54

    Cfare ke me teper se te tjere o Shkelzen, parane?Po fute aty ku sthuhet se eshte para gjaku dhe e vjedhur o te vrafte Zoti . Ja mendo njehere se nuk ke asgje dhe buka e dites do te ishte problemi yt i madh. Te siguroj se do flije rehat o i pangopur qe po te vjen ora bashke me ate monstren , qe krahasuar me Nexhmijen , qe u denua per kafete , i bie te varet kokeposhte e ta shqyejne sorrat.

    Reply to this comment
  4. v September 6, 11:58

    Populli shqiptar nuk duhet ta pranoje kete padrejtesi.Duhet te mblidhemi ne vore nen drejtimin e Fiqos e te protestojme.Ish ministri jashtem Kac komunist demokrati 24 karat duhet te bej nje note proteste per kete vendim.Ky edhe nese plasi predhat,e beri per te miren e ushtrise ,biles ky nuk donte po iu lut ministri mbrojtjes Fatmir republikani

    Reply to this comment
  5. Mala September 6, 12:35

    Ky eshte shemtia e shemtise shqiptare,eshte klonim i keq dhe nje kryqezim banal ballkanik.Andaj as nuk mund te jete e as nuk mund te dilte ndryshe,pervec natyrshem keshtu sic eshte.

    Reply to this comment
  6. Fatmir Dodona September 6, 15:12

    Pergjigje e huajtur nga yt at Saliu ,qe quante dikur NYjorkTimes”leter higjenike”Edhe ti po ecen ne gjurmet e tij dhe si ai ke per te perfunduar; i perbuzur , i urryer , i mallkuar, bartes i fatkeqesive dhe fatkeqesi kombetare si individ e si familje, njerez te neveritshem,qe drejyesia duhet te thote me ne fund fjalen e saj me peshe per te qetesuar miliona njerez te cfilitur nga paudhesit dhe veprimtarit tuaja te felliqura , te uleta e te neveriteshme!

    Reply to this comment
  7. Tony September 6, 15:22

    çfare ke me libër shpie o sy peshkaqen.

    Reply to this comment
  8. h September 6, 17:44

    Tani do i drejtohet gjykatës së “apelit malok” me gjykatës
    xhin xhonin dhe e ka të fituar kauwen dhe bile do marri
    edhe parata që i duhen karminës.

    Reply to this comment
  9. demo September 7, 15:52

    Ku jane Intelektualet antikomuniste,demokrate,qe hartojne peticione me 200 emra te shqyer ne mbrojtje te shpelles..
    Avni Mula,
    Qemal Sakajeva
    Besnik Mustafa
    Fari Balliu,,
    Gjalle jane lolot e enverit
    Aktoret heroike te shpellarit
    Te mbrojne MAKUTIN e shpelles qe vrau nje fshat te pafajshem?
    Peticion ne OKB te bejne.

    Reply to this comment
  10. Arben September 7, 19:46

    Ashtu eshte, leter higjenike.

    e lexuar ate gazetarin qe kishte pulbikuar lajimin

    cfare thoshte.

    Reply to this comment
  11. alphade September 13, 17:29

    Pse nuk e coni ne hapsane kete “sype-
    shkaqenin” ku nje mal me krime e vje-
    dhje rendojne mbi kete si familje,fami-
    lja me e urryer e kombit shqiptar. Vecse
    delenxhijne,jo politikane por hajdute, kri-
    minele,mafioze e mbeshteti kete familje
    te degraduar plotesisht ne llumin e ma-
    fias dhe te krimeve me monstruoze qe
    ka njohir historia e Shqiperise 108 vje-
    .care. Kjo eshte banda e Sali Vicidolit
    .dhe ILIR HAJDUTIT ! Nuk do t’i shpetoj-
    ne kollaj shpates se Drejtesise ..,.
    VETTINGU dhe BKH te mos merret me “cironkat” por me ” PESHKAQENET” E
    LARTPERMENDUR ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim