EKSKLUZIVE / Zoti Dule flet ngadalë, ndan rrokjet dhe vrenjtet; shenjë se e ka seriozisht

October 30, 2018 19:47

EKSKLUZIVE / Zoti Dule flet ngadalë, ndan rrokjet dhe vrenjtet; shenjë se e ka seriozisht

Kreu i Partisë Bashkimi për Drejtat e Njeriut mori pamje të merakosur dhe mbërtheu edhe njëherë shallin, njoftojnë burimet, para se të fliste para kamerave për ngjarjen e Bularatit.

Duke u kujdesur të mos përmendë të drejtat e policëve ndaj jetës kur ndodhen përballë plumbave, zoti Dule kërkoi, duke ndarë me pauza rrokjet dhe ulur vetullat, që hetimi i vrasjes së një 35 vjeçari me uniformë ushtarake dhe me kallash të modifikuar si snajper në dorë, të shkojë deri në fund.

“Duke investiguar me profesionalizëm, për të parë nëse mund të shpëtohej jeta e një njeriu,” tha zoti Dule, që me të drejtë shtoi se partia e tij mbron të drejtat e njeriut, në njëjës. Pra, jo të njerëzve në shumës, ku futen banorë të fshatit, të ftuar zyrtarë grekë e shqiptarë në festën e Bularatit, apo qenie të dorës së dytë si policët në uniformë që u vërshëllyen plumbat rrëzë veshit.

Në vijim, duke parë me seriozitet kamerat, zoti Dule kërkoi që hetimi të jetë dypalësh, greko-shqiptar, njësoj siç ka ndodhur me dhjetra rastet e shqiptarëve të vdekur nga rrufa dhe virozat e stinës në burgjet greke.

“Jeta e njeriut mbi të gjitha,” theksoi zoti Dule, teksa u pyet për 30 e ca gëzhojat e gjetura pranë komandos së improvizuar dhe rreth njëqind fishekët që ishin llogaritur për t’u shtënë në mish të dorës së dytë, pra të policëve shqiptarë.

“Fishekët blihen prapë, jeta e njeriut nuk kthehet më,” shtoi zoti Dule, i cili kur një oficer dhe një kufitar shqiptar u vranë në postkomandën e Peshkëpisë në vitin 1994, i mbante llambadhën ose mikrofonat imzot kryepeshkopit, sipas rastit.

“Nëse duam të jemi një vend europian, duhet të sillemi si të tillë,” nënvizoi kryetari, partia e të cilit kandidoi në zgjedhjet e fundit lokale, një kandidat që akuzohet si bashkëautor pikërisht në ngjarjen e Peshkëpisë.

“Duhet gjakftohtësi,” shtoi zoti Dule, “se ja, unë për shembull gjatë tre orëve që vazhdoi përplasja mund të kisha kërkuar numrin e telefonit të atij djali, të kisha folur me të dhe ta bindja se po bënte një marrëzi. Po jo, unë ruajta gjak-ftoh-të-si-në,” rrokëzoi zoti Dule me të njëjtën pamje të merakosur.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, ndryshe nga disa sjellje politike që janë auto-satirike.  

Zoti Dule ne vitin 1994, ne versionin Xhorxh Majkëll

October 30, 2018 19:47
Komento

6 Komente

  1. Aleksander Thana October 30, 20:04

    Dule- Daullja, bashke me Panajotis Varikaris, duhet te kishin shkuar ne Athine e te provojne te mbajne fjalime ne sheshin Omonia.

    Reply to this comment
  2. Kosovari October 31, 10:11

    TE DUKET VETJA KOXHO ME MORR TE MADH A!?ASKUND NE BOTEN DEMOKRATIKE PERVEC SHQIPRISE,NUK KA MINOREN QE EKSPONOHEN DERI NE PROVOKIM,SIC ESHTE MINORITETI GREK NE HAPESIRAT SHQIPTARE NE SHQIPRI.KET TOLERANCE PO E KEQPERDORIN VETE MINORENTE GREK DHE TI.SHTETI DERI NE TERPI LEJOJ QE EDHE KISHA ORTODOKSE TE HUMBE AUTOQEFALINE ME JENULLATOSIN E 40POPALLARE GREK,QE “RREMININ” KUDO E KURDO PER RRENIMIN E SHTEIT SHQIPTAR,VRASJA E KRIMINELIT KUDO EDHE NE SHQIPRI E GREQI,NUK ESHTE KRIM,POR SHEPIM I KRIMIT,SIC ISHTE EDHE RASTI ME KETE EKSPONIM TE KETIJ KLRIMINELI NAIV E PRIMITV GREK.

    Reply to this comment
    • KORçARI November 7, 17:55

      Kosovari, ne SHQIPOT JEMI SI RRACË PAK IDIOTË OSE ME THËNË POPULLORÇE , CA SI LOQE , DHE KJO ËSHTË E VËRTETUAR ME FAKTE, PSH; NË MAL TË ZI NE PËRBËNIM SHUMICËN POR LIGJIN E BËNIN SLLAVËT , GJITHASHTU NË KOSOVË ,SËRBËT JANË 10 % POR BËJNË LIGJIN , GJITHASHTU DHE NË MAQEDONI SHQIPOT 40 %, SLLAVËT 20% POR LIGJIN E BËJNË SLLAVËT DHE NË SHQIPËRI PO ASHTU ,GREKËT 1% POR BËJNË LIGJIN.
      NE JEMI POPULLI MË LOQE NË PLANET, NA I QINË NËNËN DHE JU THËRRESIM BABA.
      DEL DULE BIDONI BASHKË ME BOLLEN DUKE BËRË PROPAGANDË ANTISHQIPTARE NË TOKË SHQIPTARE DHE NE SHQIPOT SI KARË QË JEMI BËJMË SEHIR, DEL NJË TERRORIST ME ARMË QËLLON MBI POLICINË , E SHPALLIN HERO GREKËT DHE NE LOQET BËJMË SEHIR DHE JO VETËM KAQ POR I PAGUAJMË DHE VARRIMIN, JA KAQ LOQE JEMI NE SI KOMB.
      KONICA KA THËNË DIKUR QË ” ARMIKU MË I MADH I SHQIPTARIT ËSHTË VETË SHQIPTARI”

      Reply to this comment
  3. Nuci October 31, 10:32

    O kosovaro mjaft pash Zotin, ose Allahun, ke tmerresisht shume probleme me shqipen. Mbase ne koken tate ke ide brilante, por duhet dhe gjuha byrazer…

    Reply to this comment
  4. Latif doka October 31, 19:54

    O zoti dule shqiptaret ne burgje nuk kam vdekur NGA gripi apo virozat gripale sic thu ti por NGA torturat e policeve grek .

    Reply to this comment
    • tahipi November 1, 00:38

      o LATIF o pall kari eshte ironi ajo qe ben autori nuk eshte seriozisht o loqe , nuk e thote dulja ate fraze dhe nuk eshte e thene seriozisht por satirishit o kar !!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*