Gazete e përditshme e pavarur

Eksodi ’99, Majko: Shqipëria dhe Kosova sot janë një

April 16, 2014 15:25

Eksodi ’99, Majko: Shqipëria dhe Kosova sot janë një

Eksodi ’99, Majko: Shqipëria dhe Kosova sot janë një

“Vështirë gjen njerëz që nuk kanë dhënë kontribut”, u shpreh Pandeli Majko pas ceremonisë përkujtimore të eksodit të shqiptarëve nga Kosova të vitit 1999.

“Për mua Shqipëria dhe Kosova janë një e vetme”-tha ish-kryeministri Pandeli Majko, raporton Balkanweb.

Deputeti socialist, tha se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i kthejnë borxhin Kukësit për atë që bëri 15 vjet më parë.

 “Ka ardhur koha që t’i kthejmë borxhin Kukësit. Kukësi ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Vështirë gjen njerëz që nuk kanë dhënë kontribut”, u shpreh Majko gjatë një prononcimi pas ceremonisë së kujtim të eksodit kosovar të 1999.

Ish-kreu i qeverisë shqiptare që përballoi krizën e Kosovës të genocidit serb dhe mbështetës i ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës, tha sot se Shqipëria dhe Kosova janë një e vetme.

“Viti ’99 kujtohet si dramë e madhe. Kukësi mbetet simbol, këtu ishte stacioni i parë. Shqipëria bëri të vetën”, u shpreh Majko.

 

Kosova 15 vjet më parë

Foto nga Armando Babani

1

 

foto 2

 

3

 

4

 

5

 

 

April 16, 2014 15:25
Komento

5 Komente

  1. Samir April 16, 16:14

    Respekt Majko, por akoma nuk jemi nje!

    Reply to this comment
  2. Gege Kosova April 16, 16:21

    Në vend të përvjetorit
    KUR DREJTESIA SHPETON KRIMIT NDAJ NJEREZISE
    Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia
    Memorandum I ASSHA (SANU) per debimin e shqiptreve nga trojet e tyre etnike, kishte hartuar Projektin “PATKOI”, qe ishte vazhdimesi e dhjetra projeteve antishqiptare serbve qe nga “Nacertania” e Garashninit e vitit 1844 e deri te Memorandumi I 1986, te cilit gjate bombardimeve te NATO-se, me gjitha formacionet e forcave ushtarake e policore te dhunes serbe iu permbajten me perpikri. Ne hapesiren lindore te treves se Lypjanit Gadimja e Eperme me fashtrat e aferta malore Vrelle e Plitkoviq, mbeten nje nenpatkua i projektut serbe, me fashtrat e fundit e te vetmet ,ne te cilet shqiptaret e ndjekur nga dhuna serbe mund te strehoheshin, deri me 16 prill 1999.Ne Gedime pas sulmeve serbe fashatit Babush te Muhaxhireve me 28 mars 1999, banoret e te cilit erdhen ne Gagime te Eperme, si dhe ne vazhdim, kur u sulmuan Gllavica e Marevci I Vogel e Gadimja e Poshtme, shumica e banorve te tyre poashtu u strehuan ne Gadime te Eperme, Mandej pas debimit te shqiptareve nga Kishnapola, Gadishi e Sllakovci, shqiptaret e ndjekur erdhen ne ku tjeter pos ne Gadime te Eperme. Ndersa , me 15 prill 1999 u sulmua Akllapi, e sidomos sulmi tragjike ne Sllovi, me 45 te vrare. qe pervec banoreve te vet, kishte edhe mbi 5 mije refugjate te strehuar nga hapesirat e ndryshme shqiptare po ate dite ndodhi edhe debimi I shqiptareve nga Samllusha. Shumica e te ndjekurit e ketyre fshatrave u strehua poashtu ne Gadime te Eperme, si edhe banoret e ndjekur pas sulmeve te 15 prillit 1999 ne Bresalc, Zhegoci, pas Betejesse Zhegocit, ne Zhegoc dhe fshatit Verbice e Zhegocit. Te nesermen, me 16 pril 1999,mbi njemije banore, kryesisht gra, femije e burra te moshuar, pas udhetimit te gjithe nates me shi e te ftohet mes 15 e 16 prillit 1999, arriten ne Vrelle te Gadimes mga vazhduan rrugen e u strehuan ne Gadime te Eperme
    Keshtu qe Gadimja e Eperme, Vrella e Plitkoviqi, praktikisht mbeten te vetmet vendbanimet ende te pa sulmuara nga forcat serbe. Me 16 prill 1999, per te realizuar symimin e ndjekjes, gjithnje sipas Projektit “Patkoi”, forcat e dhunes serbe organizuan sulme vrastare dhe ndjekjes se shqiptareve edhe nga keto vendbanime te mbetura. Plitkoviqin e sulmuan kah ora 11-te e paradites, pasi ishte vendbanim I vogel, me popullate te mbetur, aty nuk vonuan shume dhe vazhduan sulmet edhe ne Vrelle per te arritur ne Gedime te Eperme, diku para ores 15 e pasdites. Forca policore e ushtarake u duken nga krahu I Vrelles ne lindje te Gedimes, erdhen ne fasht duke djegur e leshuar britma kercnimi,Kallen disa objekte banime dhe objekte ndihmese.Popullata nen kercnim te dhunes serbe, masovisht doli nga shtepit dhunshem mori rrugen e ikjes. Pjestaret e dhunes serbe arriten ne familjaret e pjeses lindore te fshatit dhe i detyruan te drejtohen ne kolone ne drejtim te Gedimes se Poshtme per ne autoudhen Shkup-Prishtine ne drejtim te Lypjanit. Gedimja e Eperme, vendbanim me shume banues, thuaja nga gjithe trevat e hapesires Prishtine, Lypjan, Ferizaj e Gjilanit me rrethine, si dhe shumefishin e te strehuareve aty. Diku kah ore 15 gadimasit bashk me te strehuarit e tyre, mes te cileve kishin strehuar edhe kater ushtare te plagosur te UCK, me afro 25 mije civile te pa armatosur shqiptare, ne kolone te gjate, me traktore, vetura, automjete te ndryshme madje edhe me qerre kuajsh e deri edhe me autobuset e kompanive transportuese vendore “ Gmica”,”Nexhi” dhe “Jehona” ne percjellje, kercnimi e turture psikike e fizike, u nisen ne rrugen e egzodit per Shqiperi. Forcat policore e ushtarake serbe, ishin ne percjellje rigoroze e kercnuese, perkunder kontrellit rigoroz te rruges, me qellim qe askush nga kolona mos te shkeputet, e te hyje ne fshatrat shqiptare. Per disa momente, disa nga familjaret u pervodhen dhe ne forma te ndryshme arriten te hyjne ne fashtrat per rreth rruge, Llugaxhi, Guvnaselle-Bujari, Banulle,Gllogoc, deri sa nuk u vrejten nga pollcia sebe, e cila menjehre vendosi police ne gjitha rruget dalese nga magjistrale ne keto fshatra deri ne Lypjan. Ne qytezen e Lypjani, mu para stacionit policor, disa police vendore serbe, ndalen disa automjete nga kolona e qytetareve civile shqiptare, i kerncuan, I fyen dhe kerysisht ju kerkuan para dhe stoli ari. Askush nga pjestaret e kesaj kolone, deri ne afersi te Shtimes, nuk ka mundur ti shpetoje syrit vezhgues te policies dhe ushtrise vrastare serbe, Apo me ndonje forme tjeter te ndahet nga vezhgimit kercnues serbe e te hyje ne ndonjerin nga keto fsahtra. Ashtu ne percjllje e kercnim kjo kolone egzodi vazhdonte rrugetimin ikjes nga dhuna serbe. Pati ndonje rast qe eshte cfrytezuar mundesia e kthimit ne ndonjerin fshat shqiptar edhe deri ne Shtime, si ne Davidovc ku pak familjare arriten te ndahen nga kjolona, dhe ne Shtime, ku me leje te policise serbe, bile me urdherin e tyre, disa familje ashkalijsh u shkeputen nga kolona dhe te futen ne ndonjeren nga familjet ashkalish te Shtimes. Kolona vazhdoi rrugtimin e kercnimit e rrezikut Grykes se Caraleves e deri ne Duhel e Suhareke, kolona e te ndejkureve, pervec qe ishte eksponuar dhunes,plackitjes e kercniumit ishte e rrethuar per rreth rruge nga forcat policore serbe.Kishte pervec sharjeve dhe kercnimeve edhe placktije,kerkim te hollash dhe stoli ari. Gjate ketij rrugetimi dallohet postblloku policor te Fabrika e Suharekes “Ballkan” si dhe momente te shpeshta rrezikimi deri ne dhunen serbe, qe vazhdoi deri ne Prizren.U dallua vecmas edhe kersnimi nga policia e dehur serbe ne Zhur Dhe ndonje postbllok tjeter deri e ne vendkalimin kufitar me Shqiperine Morine, ku arriten ne mbremjen e 16 prillit 1999.Gadi gjithe nata dhe ore te paradites kaloi ne kontrolim te vendkalimit ne Morine. Nje kohe popullata e shpetuar, tash e gezuar, qe arriten te dalin ne “token e premtuar” ne teritor te Shqiperise. Ku u priten nga shume media nderkombetare te cilat inqizonin e merrnin rrefimet e qyteatareve,per ate qe perjetuan ne kete rrugtim kalvari, Ne Kukes arriten te “rahatohen” ne mbremjen e 17 prillit 1999. Kjo kolone e te ndjekureve shqiptare, gjithnje sipas projktit te Akademise Serbe “Patkoi”, qe kishte qellim debimin e shqiptareve jashte trojeve etnike nga gjithe hapesirat shqiptare te Kosoves. Shqiptaret e ndjekur nga Gedmija e Eperme, me 16 prill 1999, ishin jo vetem banore te Gadimes, Por, aty kishte edhe nga shume vende te Kosoves, qe me pare ishin strehuar ne vendbanime te ndryshme. Vendstrehimi I fundit per ata ishte Gedimja e Eperme nga e cila bashke me gedimasit u depertuan ne Shqiperi, kaluan rrugen deri ne Kalvar.Per rrugtimin e egzodit shqiptare gadimas, dijne dhe mund te tregojne shume, vetem vet perjetuesit e asaj golgot, si dhe sa u ofenduan, si u rrehen e u lenduan fizikisht e shpirterisht, e sa u kercnuan dhe sa u plackiten e u vodhen pergjate kesaj golgote deri ne shpetimin vellezrore neToken e Premtuar, mes vellezerive ne Kukes Te Shqiperise.
    Per debimet shqiptare, golgoten e Egzodit 16 prill 1999, nga Gadimja e Eperme dhe te strehuarve te tjere shqitare aty, ngjashem dihet e njihet edhe Egzodi nga Mitrovica duhet dhe kemi sa te flasim e te shruajme, edhe pse poashtu njihen edhe depertimet e shume shqiptareve ne dite e kohe te ndryshme, por jo kaq masiv sic jane te njoihgura kolonat nga Gadimja e Eperme dhe masivitetit I ndjekjes se shqiptareve nga Mitrovica. Shqiptaret dhe egzodi I tyre nga dhuna serbe,praktikisht dhe natyrshem mori tri drejtime kryesore. Ata, sipas projektt serbe Patkoi, u depertuan ne tri drejtime te mdha. Zakonishte ku ishin dhe jane toka etnike shqiptare dhe te shtetit shqiptar. Drejt Kanalit te Shkupit-Maqedonise, ne drejtim te Malit te Zi dhe shumicen e ndjekur shqiptare e drejtonin, ne drejtim te Shqiperise, Serbet kishin te vetmin qellim gjenocidal, qe synin ne patrimin etnik te planifikuar, zbrazjen e trevave shqiptare te Kosoves, per moskthimin e tyre, dhe populllezimin e kesaj hapesire etnike autoktone shqiptare me “banore” serbe.

    Reply to this comment
    • Gege Kosova April 11, 14:50

      Lusim Keshillin Organizativ per shenimin e pervjetoreve te Ekzidit, kete shkrim ta kete parasysh per manifestimin e ketij viti 2016, te permendet Gadimja dhe te tjeret nga treva e Lypjanit, kjo popullate e ndjkeur nga barbaria e dhunes serbe. ekgzodi nga keto hapesira drejt Shqiperise e vendosur me 16 Prill 1999 ne Kukes,

      Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic April 16, 17:44

    Keto fotografi shume mbeselense.! Te dhembshme pore nje dhembje keranare.!

    Reply to this comment
  4. Begu April 16, 18:43

    Te lutem i ndruari Majko.Ju keni folur per Eksodin e kosovareve ne Shqiperi, diku kah 12 a 13 prilli 1999 nw TVSH.Nese keni ate fjlale apoi deklarate botojeni ne gazetat tona ne Kosove apo Shqiperi,Por, nese ka mundesi ne ndonje forme, TVSH edhe sot, ne emer te nje Jubileu, mund ta transmeton te njejten sic ishte ate dite.Jam shume i interesuar,por eshte e deobishme shume, edhe per te gjithe shqiptaret, ta degjone edhe njehere ne origjinal..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*