Eksperienca ime me Vettingun

July 5, 2017 10:27

Eksperienca ime me Vettingun

I nderuar z.Kryeredaktor

Do ta filloj këtë shkrim duke falënderuar seriozisht politikanët që përzgjodhën “vettingasit” e që s’më bënë pjesë të farsës politike të rradhës.

U bëra pjesë e kësaj “gare”, që e tillë s’mund të jetë, vetëm për të shprehur mbështetjen time ndaj perceptimit masiv që “drejtësia duhet shkundur”, megjithëse isha mjaft skeptike që kjo shkundje mund të vijë nga politika.

Aplikova vetëm on-line dhe në fakt nuk besova që aplikimi konsiderohet i vlefshëm, por aplikova sepse besova fort , se vetingu po bëhet sipas qëllimit të përcaktuar në nenin 1 të ligjit 84/2016”… –për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi.

I falënderoj deputetët që s’më votuan, me në krye zj. Hysi, sepse nuk më bënë kolege me juristë të tipit “lek plepi”, se do të ndihesha njëlloj siç ndihen magjistratët kur ndajnë të njëjtën tavolinë me kursantët e plepave, dhe me thënë të drejtën nuk do mund ta duroja dot një gjë të tillë.

Dikur, teksa rropatesha dyerve të Ministrisë së Drejtësisë, me dëshirën dhe pasionin për tu bërë gjykatëse , më dërguan tek shefi i personelit, i cili më tha që gjykatat janë plot.

Por, janë me kursantë ,-i thashë unë me naivitetin e një të sapodiplomuari. –Pse nuk bëre kurs edhe ti?- më tha pa pikë turpi. Dhe, që atëherë hoqa dorë të shpresoj drejtësi nga politikanët. Të njëjtën gjë bënë edhe këto komisione parlamentare, që patën fatin të kenë në dorë reformën më të rëndësishme të shqiptarëve.

Në ligjin 84/2016 neni 6 janë vendosur 11+5 kritere për tu plotësuar nga kandidatët. Me keqardhje vërej se është shkelur ligji kokë e këmbë, si në përcaktimin e kandidatëve, apo në emërimin e tyre. Shikoni psh. Pika ë) nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit përpara kandidimit; Pika ç) nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit;

Mund të them me krenari se jam një nga ata kanditatë që kanë plotësuar 11+3 nga këto kritere të përcaktuara në ligj dhe se ndërgjegja ime profesionale nuk do më kishte lejuar të aplikoja, nëse nuk do të plotësoja të paktën kriteret e domosdoshme dhe më shumë se gjysmën e kritereve të nevojshme, sepse njerëzit e drejtë dhe të ndershëm nuk kërkojnë kurrë më shumë sa u takon . Por , më duhet të pranoj që e kam një “mëkat”, më mungon titulli –“prof. Dr.” – edhe pse , po të më ish dashur, mund ta kisha marrë.

Kam parë në fakt Honoris Causa me shkollë të mesme që promovohen nga politika jonë, kam parë edhe Doktorantë në Juridik, pa studiuar asnjë ditë për drejtësi , por kartonat e blerë nuk kanë vlerë. Nëse ju deputetë të komisioneve përzgjedhëse me në krye zj. Hysi keni zgjedhur 27 juristë të shkëlqyer , të paanshëm dhe të ndershëm, që kanë edhe titullin prof.-dr., atëherë ju kërkoj ndjesë edhe për këtë shkrim,në rast të kundërt, jeni ju që duhet tu kërkoni ndjesë shqiptarëve për dështimin e procesit.

Por, veç titujve shkencorë, ligji ka edhe një kriter absurd “përvojë studimore dhe profesionale jashtë shtetit shqiptar”. Çfarë ka dashur të thotë ligjvënësi me këtë kriter?- Psh, të ketë punuar e studiuar në Kakavijë si roje pylli ? Pse studimi dhe puna jashtë Shqipërisë, pa e përcaktuar se ku dhe për çfarë, vlekërka më shumë se studimi dhe puna në Shqipëri?. – Mos vallë kriteret janë vendosur duke patur parasysh persona të caktuar?!

Ndërgjegja nuk i vret ata që nuk e kanë ndërgjegjen, biles ndërgjegja nuk vret fare , sepse nuk ka plumb, por ndërgjegja mban erë, mban erë të mirë ose të keqe sipas rastit.

Nëse unë do isha njëri prej atyre deputetëve që morën përsipër një përgjegjësi të madhe, atë të përzgjedhjes së “lavatriçes” së drejtësisë, do të më mbyste era që do të kutërbonte ndërgjegja ime me këta palo juristë që kanë përzgjedhur për të bërë “lavazhin” e drejtësisë së kalbur, disa prej tyre të riciklueshëm ,që mbajnë mbi vete gjithë mëkatet e mosfunksionimit të sistemit në këto vite.

Rezultati i këtij procesi dëshmoi qartë se, nën hundën e ndërkombëtarëve, që u mjaftuan me “puthjen” e palëve kundërshtare, nuk u përzgjodhën tutorët e drejtësisë, por përkundrazi njerëz lehtësisht të manipulueshëm e të padinjitet , sahanlëpirës të politikës,që nuk meritojnë të mbajnë peshoren e drejtësisë në dorë, e që do të shërbejnë si ëngjëj mbrojtës për gjyqtarët bamirës ndaj politikanëve të korruptuar.Politikanë që kanë dosje të ndryshme penale dhe që asnjëherë nuk kanë marrë pafajësi , por kanë shfrytëzuar kleçka procedurale për të mos u futur në burg, sigurisht që kanë patur mbështetjen e prokurorisë dhe gjykatës.

Gjithmonë e kam thënë, e do të vazhdoj ta them që Shqipërisë nuk i kanë munguar ligjet, as reformat, por i kanë munguar burimet njerëzore të ndershme , politikanët e ndershëm, dhe përzgjedhja e kësaj skuadre është prova për këtë.

Kam njohur prokurorë që sfidojnë ligjin pa frikë, gjyqtarë që nuk njohin as servitutin, e posedimin për të mos folur për OPGj-të pa shkollë. Jam e sigurtë që me këta vettingas do të vazhdojnë ta bëjnë, se këta vikërkan nga i njëjti brum. Kam patur fatin e keq ,të shoh shkresa të cikluara nga kryeprokurorja në formën –Beni ,shihe pak këtë! – a thua, se po i drejtohej shokut të bankës, për ti parë vizatimin në fletore, dhe kjo na qenka kryeprofesionistja e vetingut?

Më shumë se plotësimi i kritereve, përzgjedhja e vetingut ka patur një dhe vetëm një kusht- mosplotësimi i kritereve.

Vetingu, pra shqiptarë të nderuar nuk na qenka një lajm i mirë, por një lajm i keq , farsa e rradhës e politikës shqiptare, më së shumti me këta vetingas, mund të ketë gjueti shtrigash, por jo drejtësi.

Ndaj, komisionet përzgjedhëse me në krye zj. Hysi kanë për detyrë tu provojnë shqiptarëve ,me fakte, se kanë përzgjedhur 27 juristë të shkëlqyer, të paanshëm e të ndershëm , që plotësojnë plot 16 kushte , që mbajnë dhe tituj të lartë akademikë, ose të mos e tundin më flamurin e vetingut por të pranojnë dështimin total të procesit.

Lindita Blinishti – Juriste- Notere

Një prej anëtarëve të vlefshëm për të trija pozicionet 

July 5, 2017 10:27
Komento

11 Komente

  1. Capi dhia July 5, 13:06

    Drejtesia nuk triumfoi ne komunizem, si mund te gjalloje ne kapitalizem ku paraja ben ligjin, dhe ligji ben Maliqin?!!!!

    Reply to this comment
    • Vjollca arapi December 1, 05:27

      Mua me vrane burrin paguan gjykatesin paulin ceri ne durres dhe prokuror bledar bejko moren pare nga busat e durresit dhe jane te lire .une ska as jeten te sigurt se jetoj me nje kulm shtepie me kriminelet vitingu duhet te behet por ne kapitalizem si jemi ne eshte e veshtire.

      Reply to this comment
  2. tomsojeri July 5, 15:00

    Pergezime Lindita per kte shkrim sa kurajoz dhe te vlefshem per ne “vdeksit”e ksaj shoqerie qe po presim shpetim ! Vettingu ,ky flamur i alibis se fitores dhe votes qe shqiptaret vrapuan tju japin ksaj klase politike ,me cfar po lexoj, qenkerka mashtrimi i radhes te qetesoj nje popull qe i ka ardhur ne maj te hundes nga sundimi i banditeve te mbrojtur ne bunkeret e drejtesis ! Nese shqiptaret mashtrohen edhe kte radh ,e nese kta sheik gjyqtar e prokuror vazhdojn te paprekur sundimin e tyre te veshur ne ate degjenerim e korupsion deri ne krim , besoj se shqiptaret nuk do rin duar lidhur ma ! Nese vettingu esht thjesht nje genjeshter e madhe ,vec nje revolucion mbar popullor i zgjidh hesapet …E them kte se sot ata e tregojn zemrimin me voten e tyre ,neser do e tregojn me revolt e jo me cadra kllounesh !
    Edhe nje her pershendetje Zj Linda e keshtu si ty, duhet te ken zemer e mendje shqiptaret e vertet
    Le te presim pre te shohim cfar “ftyre” do ket ky vetting kaq i pritur ……

    Reply to this comment
  3. Che Guevara July 5, 18:22

    Vetingu kurre nuk do sjelle drejtesine ne Shqiperi!
    Arsyeja:
    1-Nuk u caktuan prioritetet dhe radha e zbatimit te tyre , qe do benin te mundur korigjimin e te gjitha shkaqeve qe sot drejtesia eshte e rrenuan!
    2-Nuk eshte verifikimi i pasurise prioriteti kryesor i pastertise se figures se gjyqtareve dhe prokuroreve se pasurine e vertete kurre nuk mund ta gjeni dot!
    Ajo qe do kapni do jete vetem maja e ajsbergut!
    Fakti qe me ligj u sanksionua qe ata qe do jepnin doreheqjen nga sistemi i drejtesise NUK DO HETOHEN eshte realiteti i hidhur dhe djallezor i organizatoreve te kesaj maskarade!
    3-Kriminalizimi i drejtesise ka ardhur nga hartimi i Kushtetutes qe ne shume raste shkel vete Lirite dhe te Drejtat e njeriut dhe parimin e SIGURISE JURIDIKE, duke mos patur fuqi qe t’i mbroje keto,ndaj shkelesve te saj!
    4-Prioriteti me kryesor i reformes ne drejtesi duhet te jete verifikimi i te gjithe legjislacionit shqiptar qe nga Kushtetuta,ligjet dhe aktet nenligjore qe te mos jene ne kundershtim me njeri tjetrin gje qe i ka dhene mundesi gjyqtareve te bejne interpretime personale ne interes te pales fajtore.
    Mbi te gjitha duhet te sanksionohet se parimi i SIGURISE JURIDIKE eshte baza per nje drejtesi te vertete gje qe i jep besim tek shteti juridik te gjithe qytetareve te tij!
    Deri me sot parimi i SIGURISE JURIDIKE eshte perdorur per te shkelur te drejtat e njerezve dhe shtresave te caktuara duke bere selektimin e tyre per qellime politike kriminale .
    Shembull i fundit ,per ta vertetuar kete eshte nje vendim unifikues i kolegjeve te Gjykates se Larte per pensionet e ushtarakeve,duke e justifikuar padrejtesine ndaj kesaj shtrese te varfer gjoja ne emer te mbrojtjes se interesit publik.!
    Sipas ketyre gjyqtareve i bie qe gjate 27 vjeteve sistem demokratik ne Shqiperi,interesin publik e paskan rrezikuar VETEM PENSIONET E USHTARAKEVE,gje qe vihet re se legjislacioni per kete shtrese eshte ndryshuar vazhdimisht gjithmone ne dem te perfitimeve ligjore te sanksionuara me pare.
    Bile per 3 vjet rresht(96-98) ne kundershtim me Kushtetuten,neni 52/2,regjimet antipopullore qe erdhen ne fuqi nuk u dhane asnje lek pension,krim qe as ndaj roberve te luftes apo te burgosurve ne kampet e perqendrimit nazist nuk u lejohej sipas ligjeve nderkombetare!
    5-Korrupsioni i gjyqtareve nuk gjendet vetem me verifikimin e pasurive te tyre te deklaruara.
    Ai eshte pasoja,ndersa shkaku jane shkelja e ligjeve qe duket ne te gjitha vendimet gjyqesore ku mbrohet fajtori dhe ndeshkohet viktima.
    Vetem me vendime anti ligjore te jep tjetri ryshfet e jo ndryshe.
    Ne se nuk kontrollohen nje per nje te gjitha vendimet gjyqesore qe nga viti 1990 e ne vijim,NUK KA REFORME,por mashtrim.

    Reply to this comment
  4. alphade July 6, 12:26

    Mos valle kerkoni Drejtesi ne kapitalizem zoterinj ?
    Harrojeni ! Forget it !!! Drejtesia eshte vetem dhe
    ekskluzivisht per VIP-at ! Sa te mjere qe jemi ! Rrojme
    me iluzioni derisa te na hapin nje grope dy metra te gjate
    dhe nje meter e gjysem te thelle …!!!

    Reply to this comment
  5. MH July 6, 13:44

    Vitingu asht vitingu qe po i behet vitungut nga vete vetingu korrket me diplome te larte vetingasve me kurse “Lek Plepi”

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit July 7, 13:32

    Te mos kete qene as gjyqtar, as prokuror, as keshilltar ligjor keto 2 vitet e fundit- thone keta, pse jo 5 vitet e fundit apo 6 muajt e fundit? Po mire, vetem Nard Ndoka i ploteson keto kushte, sikur te heqin ate kushtin e keq qe nardndoka ka qene minister shendetesie per kriterin e vetem se duke treguar qyfyre ndikonte ne shendetin e popullit meqe shprehja tyhote se humori te zgjat jeten. Me vjen keq ta them, se nuk eshte shembull per te marre, por Vetting safi vetem Xhaxhi beri ne ’44, kur ndau shapin nga sheqeri. Kta te sotmit jane te tere te tymosur nga parfumi i parase, te blere e te shitur nga i pari tek i fundit. Ky eshte kapitalizmi, mos kujtoni se drejtesia dhe barazia konvergojne, biles drejtesia eshte koncentrat i pabarazise. Pas ngjarjes se 21 kur kryeprokurorja Silvia Konti guxoi te kryente detyren u leshua barbari i Vuçidolit duke e cilesuar lavire bulevardi, me ate fjalor shantazhi qe protagonistet ia dinin domethenien. Po keshtu barbari e cilesoi horr bulevardi edhe presidentin, qe pasi e qepi gojen edhe ky i vene poshte nga shantazhi i hapur, se ku tha diku se presidenti flet duke heshtur. E pra, po te riciklosh keta njerez te shantazhueshem, e ke te qarte vazhdimin e filmit.

    Reply to this comment
  7. Laperi July 7, 17:45

    Sigurisht qe ke plotesisht te drejte sepse lista e fituesve ishte e parapregatitur nga individet e interesit duke filluar nga cifti i lsi dhe ai i ps.
    Kjo liste supozohet se do t’i shpetoje nga burgu!
    Por, jane mallkimet ato qe nuk te shpetojne dot .

    Reply to this comment
  8. kampaçurreta July 10, 12:38

    Kjo zonja ka te drejte ne te gjitha pikat e kerkuara nga ligji por i mungon vetem nje edhe pse nuk ka qene kurre drejtuese politike eshte ekstremisht e politizuar,dhe keto tipa jane edhe me te rrezikshem se ata qe kane qene drejtues politike.

    Reply to this comment
  9. fteri July 11, 19:22

    Drejtësia (prokuror /gjykats ) në Kapitalizmi i shërben kapitalit dhe intersave sajë ,është parajsë në teori ,dhe krim në praktikë .Nuk presim asgjë të ndryshojë përveç se po pate gjepin plot atëherë i zgjidhë problemet.

    FISHTA duke folur për korrupsionin në gjykata në kohën e A.Zogut tha : Malësor or lum miku , drejtësi është meteliku !

    Reply to this comment
  10. Vjollca arapi December 1, 05:28

    Mua me vrane burrin paguan gjykatesin paulin ceri ne durres dhe prokuror bledar bejko moren pare nga busat e durresit dhe jane te lire .une ska as jeten te sigurt se jetoj me nje kulm shtepie me kriminelet vitingu duhet te behet por ne kapitalizem si jemi ne eshte e veshtire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*