Eksperiencë personale: Sa mundësi ka realisht një shqiptar të punësohet në Gjermani

December 12, 2017 15:48

Eksperiencë personale: Sa mundësi ka realisht një shqiptar të punësohet në Gjermani

I nderuar z.Kryeredaktor

Une qe po ju shkruaj quhem Lulzim Jonuzaj (lind. 12.10.1957) dhe prej me se 24 vjetesh jetoj dhe banoj ne qytetin e Dortmundit te Gjermanise. Jam nje lexues i rregullt i Gazetes Dita.

Gjate procesit te ndihmeses, qe po i jap nje kusheriri tim per t’u punesuar ne menyre legale ne Gjermani, u ndesha me praktiken e procedures se Ambasades Gjermane ne Tirane per paisjen e ketij personi me vize punesimi ne Gjermani. Per mendimin tim, kjo procedure nuk eshte gje tjeter vecse nje trik diplomatik per te penguar dyndjen e shqiptareve ne Gjermani.

Bashkangjitur kam pregatitur nje shkrim,te cilin desheroj ta beni te njohur ne gazeten tuaj me qellim qe njerzit te mos genjehen me luge te zbrazet, as nga Ambasada Gjermane dhe as nga Qeveria Shqiptare.

 

Si gjithandej, edhe ne Gjermani, çdo punonjes, ndermjet taksave te tjera, paguan edhe nje takse per periudhen e pensionit, e cila de juro do te perdoret per pagesen e tyre ne kohen e daljes ne pension, ndersa de fakto perdoret per pagesen e pensionisteve aktuale.

Vitin e kaluar, ne Parlamentin Gjerman, nje diskutant, ne fjalimin e tij tha se, pagesat e pensioneve ne Gjermani jane te rrezikuara, pasi Gjermania ka rreth 590 000 vende pune te lira dhe deficiti perkates qe do te krijohet ne kete rast do te ndikojne ne buxhetin per pensione.

Destabiliteti i vazhdueshem ekonomik dhe luhatjet drastike te politikes ne Shqiperi,  kane bere qe nje shumice e shqiptareve ta shikojne te ardhmen e tyre ne vende te tjera me ekonomi me te stabilizuar dhe me terheqese.

Ne kete kuader, informacioni i parlamentarit gjerman, nga shqipetaret  u interpretua si ftese dhe shume syresh, meqenese kishin te drejte levizje te lire brenda zones Shengen, u nisen drejt Gjermanise, duke kerkuar strehim politik (!).

Autoritetet gjermane, te ndodhur nen trysnine e dyndjes se shqiptarve per azil politik ne Gjermani dhe eksodit masiv te sirianeve, afganistansve, irakianeve, etj. per te frenuar dyndjen e shqipetarve, menduan politiken e punesimit legal te shqipetareve ne Gjermani, sipas se ciles, shqipetaret, pasi te kene gjetur nje vend pune ne Gjermani, mund te paraqesin prane Ambasades Gjermane ne Shqiperi, kerkesen e tyre per paisjen me nje vize punesimi ne Gjermani.

Por a eshte realisht  i mundur punesimi i shqipetareve ne kete forme?

Une, meqenese prej  24 vjetesh jetoj dhe punoj ne menyre legale ne Gjermani dhe jam perballur me shume se nje here me problematiken e punesimit, them qe shanset per shqipetaret jane shume te vogla ose pothuaj te pamundura.

Pse ? Sepse, pas afishimit ne portalet e punes te nje vendi te lire pune, kanidatet per kete vend pune jane me qindra. Ne kushtet e konkurences, sigurisht qe ne kete rast ka prioritet kandidati me i pare, me i mire dhe me me i lire. Te mos harrojme se kusht paraprak per vendin e punes eshte njohja e gjuhes gjermane.

Procedura e Ambasades Gjermane ne Tirane per paisjen me nje vize punesimi, fillon vetem pasi personi te kete siguruar nje kontrate pune. Qe ketu fillojne problemet.

Shumica e shqiptareve e kerkojne nje pune nepermjet te njohurve te tyre. Kur keta te njohur marrin ne telefon per te verifikuar aktualitetin e njoftimit dhe per te paraqitur kanditaturen per kete vend pune per kusheririn apo te njohurin e tyre, ata perballen me pyetjen e llogjikshme te punedhensit:

– Perse nuk telefonon vetë  i interesuari? Pergjigja se –  i interesuari nuk di gjermanisht (ne te shumten e rasteve) , – ben qe punedhenesi te mos preferoje vazhdimin e bisedes, pasi ndermjet alternatives se opsionit te nje punonjesi me probleme komunikimi dhe atij pa probleme, ai zgjedh automatikisht ate pa probleme.

Ne rastin fatlum, kur nje punedhenes, per miresjellje, pranon vazhdimin e bisedes dhe elokuenca dhe argumentet e bashkebiseduesit jane me teper se bindese, qe behet fjale per nje kanidat “shume te mire“,  atehere lihet nje takim.

Ne diten dhe oren e caktuar, ndermjetesi dhe kanidati i mundshem, paraqiten per prezantimin dhe proven. Pas nje small tooking dhe provës, kur vendoset pozitivisht, punedhenesi kerkon nga punemarresi se pari, karten e identitetit, pashaporten ose lejen e qendrimit, se dyti lejen e punes, se treti vertetimin e rezidences se qendrimit, se katerti karten e siguracionit shendetesor dhe  dhe se pesti llogarine bankare.

Kur ndermjetesi ose kanidati i mundshem thone qe: –  leja e qendrimit dhe leja e punes do te merren pas aplikimit ne ambasade per marrjen e nje vize pune, punedhensit, pyetja e pare qe i vjen ne koke eshte: – per sa kohe e merr  vizen? Pergjigja se – pas aplikimit elektronik, pas 2 – 3 javesh vjen  pergjigja e ambasades per daten e marrjes se njoftimit per paraqitjen e dokumentave dhe se kjo date eshte rreth 2-3 muaj me mbrapa e le pa fjale punedhenesin.

Pa pasur leje qendrimi, keshtu apo ashtu, nuk te jep njeri shtepi dhe nuk te hap dot asnje banke nje llogari bankare.

Kush punedhenes ne Gjermani eshte i gatshem te prese nje munemarres nga Shqiperia 4-6 muaj? Çfare motivaimi do te kishte ky punedhenes per te pritur 4-6 muaj nje punemarres nga Shqiperia?

Me i pari, ky punemarres nga Shqiperia nuk eshte, sepse sic thame shumica e shqipetareve e kerkojne nje pune nepermjet te njohurve te tyre, te cilet jane te angazhuar me problemet  e tyre te perditshme. Keta te fundit merren me kerkimin e nje vendi pune per nje te aferm te tyre kur kane mundesi.

Me i miri, ky punemarres nga Shqiperia nuk eshte, sepse kualifikimin profesional ne nje shkolle gjermane nuk e ka, praktiken ose eksperiencen e punes nuk e ka, gjuhen gjermane pa aksent nuk e njeh.

Me i lire, ky punemarres nga Shqiperia nuk eshte, pasi qindra, indiane, afrikane, afgane, etj. jane te gatshem te punojne per fare pak leke 12 – 14 ore ne dite (jo legalisht), ndersa shqipetaret nuk jane te gatshem te skllaverohen 12 – 14 ore ne dite per tjetrin.

Te gjitha keto, e bejne punedhenesin  qe ne fund ai te vendosi negativisht per kandidatin, megjithese mund te jete nje opsion interesant.

Po keshtu, ne baze te procedures se Ambasades Gjermane ne Shqiperi, ambasada, para dhenies se nje leje pune per nje shqipetar, duhet te beje verifikimet e saj per pastertine ligjore te personit (dmth.  a ka kerkuar asyl politik, a ka pasur probleme me policine, etj.)

Se fundi, Ambasada Gjermane duhet te informohet ne zyren Federale te Punes, ne se vendi i lire i punes kerkohet se pari nga punonjesit gjermane dhe se dyti nga punonjesit e vendeve te Bashkimit Europian.

Pershendetje miqesore

Lulzim Jonuzaj

(Dipl. Merceolog)

December 12, 2017 15:48
Komento

11 Komente

  1. Teli December 12, 16:26

    Nje informacion i vlefshem dhe me argumente!

    Reply to this comment
  2. e verteta lakuriq December 12, 18:13

    Te gjitha ato qe thuhen me siper jane mese te verteta dhe jo vetem ne gjermani por ne te gjitha vendet e BE dhe vetebrenda per brenda vete BE.

    Reply to this comment
  3. Trimi patriot. December 12, 20:39

    Faleminderit z Jonuzaj per informacionin e detajuar !

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit December 12, 23:00

    Rregulli i pergjithshem eshte ky dhe s’e luan as topi. Qe te te marre ne pune, punedhenesi ka nevoje per lejen e qendrimit, karten e identitetit, rezidencen, dmth adresen ku rri personi. Mund ti jape ai vend ku fle dhe ha ushqim, por kush punedhenes merr persiper kaq shume? Dhe perse do ta beje? Keto i duhen per ti kopsitur qe te jete ne rregull me inspektoriatin e punes, por jane dokumente qe shkojne ne sintoni me njeri-tjetrin. Psh, qe te besh karten e identitetit nevojitet te kesh leje qendrimi e njekohesisht edhe rezidencen, por rezidencen nuk ta jep njeri nqs nuk ke leje qendrimi, e kryesisht nuk te jep njeri leje qendrimi nqs nuk ke nje kontrate pune. Nje variant eshte qe kontrata e punes te jete me kusht, dmth, qe do i jap pune nqs i jepni lejeqendrim, por nga ana tjeter punedhenesi eshte i ftuar te punesoje njehere ata qe kerkojne pune ne zyren e punes ku eshte afishuar lista e te papuneve. Tani, qe te themi e pamundur matematikisht nuk eshte absolute, se ka ca mundesi te vogla. Psh, para nja 10 vjetesh une mora ne punen time nje te aferm. Derguam ne Shqiperi proçeduren e kerkeses se punedhenesit, pritem aprovimin, mori vizen pas nja tre muaj varavingo dhe erdhi. Por punedhenesi ma beri si nder, se kishte te papune verdalle sa te duash. Une u mora me lejeqendrimin, i dhashe rezidencen ne shtepine time, madje garantova me nje shume ne banke per kthimin pas kontrates me kohe te mbyllur, dmth nje vit fiks dhe jo me shume. OK, i afermi im beri ca para qe i duheshin, erdhi ne Shqiperi dhe provoi disa here por nuk iu miratua kerkesa per pune, per shkaqet qe z. letershkrues permend me lart.

    Reply to this comment
  5. Adih December 12, 23:50

    Beni mire qe i sqaroni shqiptaret , Dua tju shtoj edhe nje gje tjeter. por ka dhe shume shqiptare, qe kane firmat e tyre qe jetojne ne Gjermani e Austri ( ku kane te njejtat ligje) dhe me nenshtetesi Gjer oder Austr , Keta shefa shqiptare ,plot here kane provuar , kane tentuar te ndihmojne njerez te tyre , miq e shoke ,plotesojne formularin me emrnin e shqiptarit dhe jane te detyruar te shkojne me formular ne zyrat e punes . (Arbeitsamt ) .Pra kjo zyre, ka ne dore te beje letrat e punes . Qe keto jane shteti vete .Keta shefa shqiptare paraqiten , se kam nevoje per specialiste ,ose ndihmes puntore ,direkt punonjesi i zyres se punes , qe pefaqeson shtetin e tije , hyn ne kompjuter ,dhe i dalin shume gjerm ose austriake te tyre te pa pune dhe direkt na thone ,zgjidh e mer kete apo kete vendali ne pune ,Ku pervec na ndihmon, por edhe i shpetojme asistences sociale ,ku ne austri eshte me e larte se Gjerm rreth 840 euro ne muaj .ndryshon kur ke femije ,e i ndihmon shteti ti plotesoje e deri tek qeraja e shtepise .Kurse per ciftet , minimumi eshte 1200 Euro ne muaj. .Pra shancet jane 0 .Kemi provuar edhe me inxh nga shqiperia ,ku kemi thene se eshte shume i zoti ,por kushti eshte qe ketij ing, ti ipet rroga sa dy fishi i vendaliut ,ku shefi shqiptar i firmes ,nuk mund te manovroje, per arsye, se siguracioni ,semundje e pension del i madh ,i pa perballueshem,dhe je i detyruar tja japesh shtetit ,qofte edhe per vellain tim .. .Prandaj shancet jane prap 0. e falemderoj leter shkruesin ,ku i ndihmon vellezerit tane shqiptare, me keto informacione me se te sakta …
    PS..sinqerisht me vjen personalisht keq qe te rinjte duan ta lene shqiperine ,natyrisht ,eshte e drejta e tyre ,por ,mos funksionimi i shtetit ,dhe mos dashja e politikaneve te bejne detyrat ,kane gatuar me kujdes mos inkuadrimin e shqiperise ne BE . Ku kjo i ka prishur shume pune rinise ,ku , nuk do kishin probleme as edhe me gjuhen si barrigate ,ose letrat e punes ,do kishin si qytetare te BEse te drejtat si gjermani ,austriaku etj .

    Reply to this comment
  6. Bonehead December 13, 04:09

    Nqs shqiptaret jane te prirur per te punuar edhe ilegalisht, ndersa gjermanet pranojne vetem ata qe jane legal me rezidence edhe leje pune, si eshte e mundur qe indian, afrikan, edhe afgan punesohen ilegalisht nga punedhenesi gjerman edhe deri ne 12 ore pune ne dite?
    Ka dicka qe nuk shkon ne shpjegim. Ndoshta personat e angazhuar te ndihmojne vuajne per veten e tyre si persona me pak kualifikime edhe me pak njohuri te gjuhes gjermane.

    Reply to this comment
    • L. Jonuzaj December 19, 23:02

      Zoti Bonehead, behet fjale per indian, afrikan dhe afgan qe kane leje qendrimi ne Gjermani dhe punojne de juro 8 ore dhe de fakto 12-14 ore (kjo eshte ilegale). Supozimi juaj eshte shume medioker.

      Reply to this comment
  7. G. J. Moni December 13, 06:52

    Informacioni eshte i sakte! Ligji eshte bere jo per te punesuar shqiptaret ne Gjermani! Ai eshte bere per te mos penguar sipermarresit gjermane te punesojne ndonje shqiptar (apo te huaj, ne pergjithesi), ne qofte se vertet u nevojitet. Pike!

    Reply to this comment
  8. emigranti December 13, 10:23

    Edhe nese nje i aferm ka firmen e tij dhe vendos te te punesoi ai vet, atehere gjat procedurave duhet ti pergjigjet pyetjes se perse nuk ka marre specjalist vendas por ka dal deri ne Shqiperi?? dhe ketu fillojn telashet edhe per punedhenesin. ..

    Reply to this comment
  9. Marku December 17, 07:50

    Me shume se gjysma e Azilkerkuesve jane punesuar.

    Reply to this comment
  10. Marku December 17, 07:50

    Me shume se gjysma e Azilkerkuesve jane punesuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*