Ekspertë nga Irlanda për sigurinë ushqimore në Shqipëri

January 22, 2019 10:47

Ekspertë nga Irlanda për sigurinë ushqimore në Shqipëri

Ekspertë nga Irlanda që është vendi me sigurinë e dytë ushqimore më të mirë në Botë do të bëjnë ekspertizën e mallrave ushqimorë në vendit tonë.

Lajmin e bëri të ditur dje ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi. I ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ai tha se shumë shpejt në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit do të instalohet një grup specialistësh nga Irlanda bashkë me pajisjet moderne.

“Ata do të monitorjnë të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore në të gjithë Shqipërinë që nga prodhimi e deri në momentin e konsumimit” tha ai.

Sipas ministrit ata do të sondojnë të gjitha ushqimet në vend duke nisur në ferma, fabrika dhe tregje.

“Kjo do të bëhet me qëllimin për të rritur sigurinë ushqimore dhe si një masë që do të sjellë rezultate të prekshme” tha Çuçi.

Fakti është që në media ka një sërë denoncimesh për shumë mallra ushqimore në treg që janë abuzivë.

l.h/ dita

January 22, 2019 10:47
Komento

3 Komente

  1. P January 22, 12:47

    po shyqyr ….???

    Reply to this comment
  2. MH January 22, 13:26

    Deri kur monizmi nuk kishte futur teknologjin e perpunimit te krematoriumit te kafsheve prodhimi i te cilit rriste me rendiment te larte prodhimin e vezve dhe te mishit te kfsheve si te imtave ashtu dhe te trasha njikohesisht dhe rritjen e qumeshtit garancia e ushqimit njerzor ishte nga ma cilesorit ne bote.Duke fillue nga fermeret e deri me perfundimin e perpunimit ne teknologjin e industrise se lehte ushqimore.Por edhe me kete futje te kesaj tekonologjie perseri dominonte ushqimi ma ekselenc per jeten e njeriut ne te gjithe boten.Jemi vete indikatoret qe po jetojme ne prendim dhe e themi me bindje qe ai prodhim ushqimore cilesor nuk e ka snji vend i botes sot per sot.

    Reply to this comment
  3. MH January 22, 13:28

    Cdo ushqim organik (Medi Terrano)Mesdhetar.

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim