EKSPERTIZA: Aksidenti i Olldashit, nga pakujdesia dhe mungesa e barrierave në rrugë

November 25, 2013 15:00

EKSPERTIZA: Aksidenti i Olldashit, nga pakujdesia dhe mungesa e barrierave në rrugë

Prokuroria e Përgjithshme bën publike rezultatet e ekspertizës së kryer në automjetin e Sokol Olldashit, i cili humbi jetën në aksident të mërkurën e kaluar, në aksin Elbasan-Tiranë.

Sipas ekspertizës, shkaqet e aksidentit që i mori jetën deputetit të PD-së janë pakujdesia dhe  mungesa e barrierave anësore në rrugë.

Në raport përmenden edhe faktorë të tjerë që çuan në pasojat fatale të aksidentit.

Shpejtësia: Olldashi udhëtonte me 45 km/h. Automjeti duhet të lëvizte me shpejtësi më pak se 20 km/h.
-Nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit
-Mungon sinjalistika horizontale
– Nga Enti pronar i rrugës nuk janë vendosur barrierat e sigurisë në pikat kritike, shkeli nenin 14 të Kodit Rrugor.

 

EKSPERTIZA E PLOTE
Ekspertiza autoteknike e kryer mbi automjetin me të cilin është aksidentuar deputeti Sokol Olldashi mbrëmjen e datës 20.11.2013 pranë Krrabës, Tiranë, ka nxjerrë si konkluzion përfundimtar se shkak i daljes së mjetit nga rruga ka qenë pakujdesia e drejtuesit të makinës. Gjithashtu, për ekspertët, rrethanë tjetër që ka ndikuar në aksident ka qenë edhe mungesa e barrierave anësore në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Raporti përfundimtar, i hartuar nga një grup ekspertësh të kërkuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konstaton se shkaqet kryesore që kanë sjellë aksidentin janë:
1. Shpejtësia e automjetit (neni 139 i Kodit Rrugor)
Në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit po udhëtonte me shpejtësi 45 km/h. Sipas ekspertizës, në bazë të nenin 139 të Kodit Rrugor, më specifikisht, në paragrafim 3 të tij, thuhet se: “Veçanërisht, drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa…..në pjerrësi të forta, ….. në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ……”. Në kushte atmosferike të rënduara, siç ka qenë në momentin e aksidentit dhe në një kthesë të fortë, siç është konstatuar nga kqyrja e vendit të ngjarjes, automjeti duhet të lëvizte me shpejtësi më pak se 20 km/h
2. Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore (neni 144 i Kodit Rrugor)
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, është konstatuar se ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e kthesës në të majtë. Megjithatë, sipas ekspertëve, mungon sinjalistika horizontale.

3. Përdorimi i rripit të sigurimit (neni 170 i Kodit Rrugor)
Nga kqyrja në vendngjarje dhe nga ekspertiza, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit.

Raporti i ekspertëve autoteknikë ka nxjerrë edhe një përfundim tjetër, mbi gjendjen e pareteve anësorë të rrugës. Sipas materialit zyrtar, dorëzuar ditën e sotme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konstatohet se: “Nga enti pronar i rrugës nuk janë vendosur barrierat e sigurisë në pikat kritike, të cilat rrisin sigurinë e përdoruesve të rrugës në qarkullim”. Lidhur me këtë çështje, grupi i ekspertëve prezanton edhe një këndvështrim teorik, sipas të cilës: “Një barrierë garanton të gjitha performancat – që janë mbajtja e mjeteve të rënda, zbutja e efektit të përplasjes për personat, mjetet e lehta dhe ridrejtim të kontrolluar të mjetit pas-përplasjes – duhet gjithashtu të sigurojë një veprim efikas kundërshtues për përmbysjen e mundshme të mjeteve që kanë bariqendrën e lartë (situatë që mund të jetë po aq e rrezikshme aq sa edhe mungesa e mbajtëseve), dhe mundësisht duhet të karakterizohet për të pasur hapësira të limituara pune ( gjerësi operative, deformim edhe devijim)”.
Lidhur me rastin konkret, ekspertët autoteknikë shprehin mendimin se “…konstatojmë edhe shkeljen e kërkesave të nenit 14 të Kodit Rrugor nga enti pronar i rrugës”.

 

November 25, 2013 15:00
Komento

66 Komente

  1. t.o. November 21, 14:39

    U be kjo pune sikur e vrau dushmani ne kufi me dyfek ne dore duke luftuar… Aksident eshte

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati November 21, 16:42

      Duket qe nuk ka perdorur ripin e sigurimit, sepse megjithse makina nuk eshte demtuar fare ..ai ka vdekur nga plaget

      Kjo tregon se ai nuk ka pasur ripin e sigurimit te vendosur dhe tregon edhe tipin e tij

      Mendo tani si do eci Shqiperia , se si ky jane te gjithe keta pioneret qe vendoesn minsitra e depudete -Jan te gjithe nje prerje
      __Po te kishte ripin e sigurimit te vendosur do kishte shpetuar _-Ripi i sigurimit te shpeton jeten _-Ket e dijne edhe femijet

      Reply to this comment
      • gazetar durres November 21, 16:50

        DELETED

        Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati November 25, 21:53

        Olldashi mund te jete rasti i vetem ne bote qe humbet jeten ne nje aksident me 45km /ore …dhe me nje makine super moderne

        Kjo eshte e vecanta e vdekjes se tij, dhe kjo flet shume per ate si njeri

        Por nje pyetje kisha une, pyetje qe nuk e ben askush as nga media as nga politka,
        sepse ju duket normale qe nje politkan te kete nje makine super moderne……Sepse nqs poltikanet jane te koruptuar konkretisht ketu del , media eshte e koruptuar menderisht …

        Ku i gjeti parate ky politkan qe kishte nje makine kaq moderne ..?

        Kishte ndonje biznes ky zotnia qe perdorte kete makine ..?

        Pra, fatkeqsia jone nuk eshte politika qe leviz me makina luksoze, por Media qe behet pale me politiken dhe me artikujt e saj i ben fresk ketyre te korruptuarve
        qe perodorin parate e shqitpareve te varfer per te levizur lart e poshte te zhytur ne lluks te pamerituar

        Shteti me i varfer i Europes dhe politikanet e saj levizin ne makina super luksoze —
        Ky eshte Korrupsioni !

        Reply to this comment
    • beni November 21, 22:04

      Shume e sakte!!!

      Reply to this comment
    • doni November 24, 13:57

      Na cane koken na cane ….nje aksident I shkaktuar komplet nga budallalleku I drejtuesit te mjetit…pa rrip sigurimi duke folur ne telefon sikur te ishte ne kafene dhe keta bla bla bla….po na bejne njeri te madh tani nje DELETED ….
      perse nuk flisni per fiktimat e gerdecit, viktimat e 21 janarit qe ky shofer I pakujdesshem I shau e I mallkoi fukarenjte qe kerkonin buke e jete me te mire…perse ngrini ne qiell njerez ordinere qe nuk meritojne asnje gje me shume se une e se shqiptaret e tjere…perse nuk thoni te verteten qe ky ka qene servii dhe bashkepunetori I kriminelit sali berisha….

      Reply to this comment
  2. 'Dora e zeze" Sali Bisha ...... November 21, 14:40

    Koncidence eshte dhe Ky rast ? ….. ne dite shiu Saliu vrau dhe Azem Hajdari.
    Ky eshte krim politik !

    Reply to this comment
    • Fatos sal meta November 24, 19:19

      Po i fryni ketij aksidenti si me qene Ledi Diana,faji i vete ka qene ky aksident ,prandaj ne duhet te mesojme te veme rripin,pse behet gjithe kjo zhurme ne fund te fundit aksident ishte ,pse su moret me deputetin Xhindi qe e vrane,apo se ishte ne pushtet krimineli Berisha

      Reply to this comment
  3. Dike Mullai thote- November 21, 14:53

    Te nderuar EKSPERTE: Verifikimi ne FAKT nuk le vend per ‘DYSHIME’! Personat qe nxorren Viktimen (apo Viktimat?) ia hoqen Rripin e Sigurimit apo ISHTE pa rrip sigurimi?

    Reply to this comment
  4. Vrasje politike November 21, 15:30

    …. Nuk keni aftesi per zbulime … ky eshte krim politik … asnje gjurme nuk le shiu, pra jini serioze dhe mos flisni kot.
    Populli nuk ju besojne aspak juve, pasi jeni te lidhur me poiltiken dhe fshihni gjithmone te verteten.
    Koncidence eshte qe politikanet me emer brenda PD-se vriten apo zhduken pa gjurme, ne erresire dhe dite shiu ? … si me te ndjerin Hajdari ? …. pa harruar vrasjet e Trebickes, Artan Hoxhes, Xhindin ? … te gjithe persona qe kritikonin duke kundershtuar me fakte Sali Bishaen ?
    Eshte nje vrasje politike e paster.

    Reply to this comment
  5. Vrasje politike November 21, 15:52

    …. “Ikje kaq tragjike” thote Z.Rama ….
    Populli hedh dyshime per keto vrasje politike.
    Berisha personi me i dyshuar qe e luftoi edhe pse Ai i ndjeri rrezistonte shume here, por “Nuk mundi ti rrezistonete deri ne fund ashtu si Azemi”.
    Vrasje politike !

    Reply to this comment
  6. al November 21, 16:06

    ca koincidence eshte aksidentuar te varrezat e fshatit

    Reply to this comment
  7. Hithri November 21, 16:34

    Duket e qarte se ketu dicka nuk shkon.

    Reply to this comment
  8. Hyska November 21, 17:20

    .Shkaqet e verteta te aksidentit kam frike se do ndjekin ceshtjen ‘Xhindi’ nese nuk merren ne pyetje urgjent ata qe shkuan te paret ne vendin e ngjarjes.Une me llogjiken e qytetarit te thjeshte pyes :a duhet te nderhynin ne vendin e ngjarjes njeres jo pjestare te organeve kompetente?.Nuk e di por une them ‘JO’.

    Reply to this comment
    • lili November 21, 21:13

      Pa shume sikur aksidenti i kostes ky aksident, rrypi lene shenj ne gjyks,air bagu po ashtu-me apo pa rryp – nuk lejon demtimet qe ky ka pasur….

      Reply to this comment
  9. ben November 21, 17:33

    Lexoni komentet e mesiperme dhe kuptoni sa popull shpirtkeq jemi, si mund te ecet perpara keshtu ? Cfare njerezish……….makaber

    Reply to this comment
    • Tan Peka November 21, 18:08

      E verteta themb me shume se plaget. . .

      Reply to this comment
    • ARUSHA November 24, 19:56

      Politika eSales e ktheu kete popull ne makaber , se populli nuk ishte i tille kur votat ja dha Sales ne1991 , ne gjithe keto vite u vra e tere Shqiperia dhe lapidaret e bijve dhe bijave te Shqiperise , kur i sheh anembane ,te kthejne ne makaber do apo nuk do njeriu !

      Reply to this comment
  10. ne grope ishalla November 21, 18:24

    DELETED

    Reply to this comment
  11. ...5 Yjet... November 21, 18:53

    Ben,komentet janë të lira,nuk shpetojnë a denojnë viktimën (pse paska dhe një vajzë tjeter qe kriminalisht komunikata zyrtare e shtetit,policise nuk e thotë? Ministri duhet të ndëshkojë ose të jap dorheqje per fshehje shtetrore të fakteve,qe s’kanë të bëjnë me sekret shtetror! Turp për ministrin e Rilindjes! Vertet shoh qe pas aksidentit mund të kemi krim të mirorganizuar!
    Si iku viktima 150 metër duke dal nga rruga kryesore ne nje dytesore dhe ra ne “greminë”,ku makina nuk ka pesuar dëme dhe ka viktima jo nje por dy qe SHTETI me Tahirajn në krye e mohon dhe turpesisht,kriminalisht,Rama e mbivlerson me “ditë zie”(?!)
    Nuk ka për SHTETIN e së drejtës,kush ishte viktima(qenkan dy) kryesor,por edhe nën qartësi aksidenti,pa prapamendime,viktimat janë për shtetin të barabartë dhe vetem partitë qe perfaqesojnë po të duan u japin tributet,sepse nese Olldashi i ndjer,ishte deputet i PD,nuk ishte i LSI,as i PS,Republikane a partive “cane” qene të tjera!
    Natyrisht ceremonia ne kuvend e drejtë,por cne ditë zie,o Rilindas koqe? Ku u vra dhe në ditvdekjen plot dyshime cfare lavdie i dha vendit,ta dimë,momentin tragjik? Nese e beni ditezie se ka pistë dyshimi ne zberthim,ku autoret duhen zbuluar më parë,dhe kjo qoft Saliu a Basha,qofshin nga Beogradi ku dhe ai për mua” lëpihej”,dhe “shkeli dhe vijën e kuqe”, duke u dekonspiruar, dhe nga kjo duhej eleminuar,(fantashkenca ime) atëherë perseri gabim shpallja ditë zie
    jane thjesht viktima aksidenti nga vetvetja,koha,dreqi!…
    Olldshit mund ti themi njeqind merita dhe njemijë e nentqind e shtatedhjete e dy të keqia,por ai ka dy rrugë qartesimi ose u vetvra nga pakujdesia,humbja e kontrollit të mjetit(kontrolloni frenat,sepse nuk thuhet difekt ne sistemin e frenimit) ose rruga me e mundëshme u eleminua si të tjeret!
    Dhe nese kjo vertetohet,atëherë Banda e Ramiz Alisë ne PD e ka kryer,pasi Saliu ka garanci jetësore nga ish kapobanda e Beogradit në Tirane,Alia i cili mesiguri,kur coi Berishën tek studentët e ka garantuar me jetë gjer duke “prerë” ferrat dhe drizat qe do i delnin perpara! Dhe numroni sa “ferra” janë prerë gjer me sot!

    Di mire se Berishën askush nuk do ta zevendesojë me gjallje në PD,meperjashtim vetëm të ndonjë ish komunisti të rinovuar qe”do ta mund” dhe vetëm me “njeriun që ai vet,Berisha, do percaktojë!…”

    RiLindja me këtë gafë ne dëm të shtetit të shqiptareve,per shpallje ditë zie,meriton të zbres në mbeshtetje politike nga ata qe jane vertet koshjentë dhe lealë për humbjen tragjike të deputetit Olldashi! Duhet urgjent shteti të konfirmojë e mbajë pergjegjesi personat pergjegjës ndaj fshehjes se viktimës se dyte,pothuaj minorene,si u bë dhe pse!

    Ministrit personalisht i kerkojmë dorheqje,per fshehje shtetrore të faktit! Ka shumë paqartësi dhe shumë pista kjo ngjarje me dy viktima njeri deputet i PD ne parlamentin shqiptar! Probabiliteti më i madh,qëndron në paqartesinë që sjell shteti i cili me keto fshehje e bën enigmatike vdekjen vertet tragjike të dy qytetareve shqiptarë,njeri deputet dhe kandidat per kryetar, i eleminuar me “votë”,më parë në partinë e tij pse jo,kriminale, dhe më pas pse jo, sipas njoftimeve të gjertanishme, me mafjozitet perjetsisht!

    Ne e konsiderojmë pjestar në shkaterrimin total dhe varfëror,të Shqiperise dhe shqiptareve, i njohim meritën e denoncimeve për vjedhjen e manipulimin e votës qe i bënë “ata qe i lexuan nekrologjinë, dhe kurrsesi nuk i kemi dashur humbjen e jetës,e cila,kuptojmë se ka ardhur befsisht dhe në mundesi gjer dhe eleminimi të perllogaritur nga ata që “pastrojnë ferrat” për ramizizmin!…

    Ngushellime familjes,pasi humbi njeriun e saj,e cila nuk duhet të rresht të kerkojë të vertetat qe edhe shteti i Rilindjes me Tahirin ne krye,i fshehu…

    Reply to this comment
  12. Skanderbegu i Tropojes November 21, 19:28

    Hej ta lumsha baca Sali. Gjemen ben kur ta don logu i zemres e kush ka me te prek fije floku.

    Reply to this comment
  13. Argita November 21, 19:55

    NUK E KUPTOJME KY ISHTE NE LUFTE PER SHQIPERINE DHE E CLIROJE SHQIPERINE BERI NDONJE AKT MADHOR PER SHQIPERINE?
    KY ISHTE NE BIZNESET E TIJA PRIVATE DHE BERI NJE AKSIDENTE SI GJITHE BIJTE E NENAVE TE TJERA DHE NUK E KUPTOJME PSE DUHET DITE ZIE

    NGUSHELLOJME FAMILJEN SI NGUSHELLOJME GJITHE BIJTE E NENAVE SHQIPTARE

    Reply to this comment
  14. nuru November 21, 20:26

    Nuk I kuptoj ata qe bejne komente antihumane edhe ne raste te tilla ? Keto njerez qe nuk ndalen as nga vdekja shprehin rrezikshmeri te larte shoqerore, ata nuk jane te majte, nuk jane socialiste por thjesht kafshe te terbuara qe duhen izoluar. Mos i publikoni!

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit November 21, 20:59

      nuru kukudh, keta qe sbejne “komente humane” kane bere te qarte perpara se Olldashi te vritet nga shefi i tij, se jane te korruptuar dhe vrases, mos do qe te behen pale me vrasesit, as mos te shkoje neper mend.

      Reply to this comment
  15. Vrasje politike November 21, 20:57

    po Azemin kush e vrau ?
    Po Olldashin kush e vrau ?
    TMos harroni aksidentet e Trebickes, Tanit te Topit, Xhindit … etj etj.
    Kjo eshte “dora e zeze” Krimineli Sali Bisha.
    Pse nuk zbardhen kurre keto krime??

    Reply to this comment
  16. Oscar November 21, 22:03

    Politika shqiptare eshte kthyer ne nje patologji. Te shikosh komentet e njerezve ketu nuk mund vecse te te vije keq deri sa thelle ka vepruar kjo semundje ne mendjen e njerezve, te cilet vecse po shfaqin njera pas tjetres teori konspiracioni pa asnje fare baze, jane shnderruar dhe ne persona antihumane. Gjithsesi sic thuhet bota eshte me rrota dhe secilit do i vije momenti i tij. Shpresoj njerezit qe do gjenden aty te tregohen me humane ndaj jush

    Reply to this comment
  17. Kopani November 22, 00:16

    E verteta eshte nje dhe vetem nje , dhe duhet thene e plote sado e hidhur qofte ajo , do jete e turpeshme , do jete e pa moraleshme , ne qofte se ka viktima te tjera te pa bera te njohura, trasparente per publikun , kujt i hyn ne pune dy fytyresia , ne qofte se imoraliteti shitet per heroizem , vrasesi i nje jete tjeter behet Martir i Kombit , viktima denohet per se dyti , mos qofte e verteta keshtu se e ben shtetin , organet e hetimit , prokurorise te pa deshitueshem , te pa dinjitetshem , te po denje ne rapori me ligjin , te verteten, barazine e informimit ne fatkeqesise.

    Reply to this comment
  18. Edi November 22, 00:54

    Un nuk denoj as viktimen dhe as rrugen. Un denoj ata qe perpiqen te transformojne te verteten. Un nuk i marr vesh keto ekspertet e juaj sa ekspert jane. Po e bejne me enigmatike te gjithe ceshtjen.
    Me thoni si ka mundesi nje njeri me qafe te thyer ne aksident sic thoni ju, me hemoragji gjaku ne tru, pas asaj perplasje e rrokullisje me makinen 180 grad me kembe perpjet te gjej telefonin e para punes. Sokol Olldashi perdorte dhe syze optike qe ma merr mendja do i jene thyer ose minimumi i kane ikur nga syte. Pra i duhet te gjej syzet ne fillim, pastaj te gjej tel se ku e ka, pastaj ti bjere numrit edhe te thote kam ber aksident jam keq. Por me sa di un njeriu ne keto raste gjeja e pare qe ben eshte te perpiqet te dali nga makina me aq fuqi sa i kan ngel (instinkti i mbijeteses) dhe jo te bej veprimet e mesiperme. Edhe pastaj po keta ekspert vijn e na tregojn qe nuk hapnim dot dyert se ishin te mbyllura nga brenda. Makina nuk ishte bere pershesh aq sa mos kishte fuqi i plagosuri te ngrinte siguresat e dyerve perderisa ka pas fuqi me fol ne tel. Keshtu qe ate telefonaten nuk e ka bere olldashi se eshte e pamundur po me aq informacion sa ka than ekspertiza. Ajo telefonat esht bo nga dikush tjeter. Se nga kush ta gjejn ato ekspertet qe tregojn perralla.
    Me aq sa na thone keta ekspert hetimesh un kuptoj se skena e krimit eshte tjetersuar me paramendim dhe ky eshte krim akoma me i rende.

    Reply to this comment
  19. Argita November 24, 11:35

    NGJARJA TREGOHET SA KALOJ TYNELIN ,O NJEREZ KU ISHTE ,KE TAKOJ ,ME KE PIU ,CFARE I HODHEN NE USHQIM APO PIJE , AUTOPSIA KAQ URGJENTE ,QYFLAKU NUK KA DALE LIVE AKOMA NE TV KA SHUME GJERA PER TE THENE

    Reply to this comment
  20. Arben November 24, 13:06

    Renia e makines nga lartesia 20 – 30 m?! Distanca qenka elastike ? As kete ekspertet nuk e
    saktesojne dot, ndoshta duhet speciaisti i firmes Mercedes?

    Reply to this comment
  21. Vlora November 24, 13:36

    ekspertet, si ai mjeko ligjor dhe ata te kriminalistikes dhe prokurori qe shkoi ne vendin e ngjarjes jane njerez te besuar te Saliut.Cfare tu thote Saimiri atyre?
    A se shihni qe Sala eshte i sprovuar si vrases?

    Reply to this comment
  22. toni November 24, 15:35

    Edi, e ke shume gabim. U tha se Olldashi ishte duke folur ne cel. ne momentin e ktheses, pra kur sapo po ndodhte aksidenti dhe ne ate moment tha: bera aksident!

    Keshtu qe eshte shume e qarte qe e gjitha ndodhi nga shperqendrimi i vemendjes.
    Sa per ju qe thoni qe e ka bere Berisha e keni shume gabim, pasi eshte me mire te shikoni keta ditezinjte e Rilindjes suaj famekeqe!

    Reply to this comment
  23. olti November 24, 15:36

    shpejtesia 60 ne ore qe thone keta ekspertet sa per sqarim kur e vendos ne ose kur e gradon nuk eshte se automjeti do eci gjithe kohes me 60por ti mund ta ngadalsosh ate dhe asnjehere mos e kalosh shpejtesine prej 60 km ne ore.fakti qe ai e ka vendosur ne 60 ore tregon se ka qene i kujdesshem keshtu qe ekspertet te shikojne ndonje teori tjeter se po behen bajat me keto teori

    Reply to this comment
  24. nirvana November 24, 15:41

    Nese makina ishte 1 ore e 30 min ndezur nuk paska qene ne Elbasan atehere !!!
    tjeter, nese sipas pretendimeve te fundit te shoferit ai e ka marre ne telefon sa ka dale nga tuneli mendoj se nuk ka pasur mundesi reale ta beje sepse makina eshte rrezuar me pak se 1 km nga dalja nga tuneli, ne kete hark kohor kaq te shkurter nuk ka mudnesi te realizosh nje telefonate, ti thuash shoferit qe po vjen shpejt, ti thuash ku je etj etj….

    Reply to this comment
  25. VF LP November 24, 15:54

    MJAFT!

    Reply to this comment
  26. abana November 24, 16:14

    Fajin e ka rripi dhe cel. – kot qe lodheni me teori konspiracioni!

    Ne makine nuk kishte asnje person tjeter, pasi vete viktima ka thene qe: bera aksident, duke parakuptuar se ishte vetem. Per, me teper, po te ishte me tjeter person, aq me teper me nje femer, do te fliste ne cel. me te tjeret? A nuk duhet te ruante fshehtesine? Pra, po e perseris – ishte aksident, si cdo aksident nga pakujdesia dhe nuk ka asnje gje per t’u diskutuar! Ta leme te ndjerin te prehet ne paqe!

    Reply to this comment
  27. keli November 24, 16:19

    Mjaft, o popull me komente te tilla monstruoze! Nuk shihni punen tuaj, por c’fare nuk po shkruani per te ndjerin. Lereni te prehet ne paqe!

    Reply to this comment
  28. tol francezi November 24, 16:42

    Kush del kundra sali udb dhe lulit qe firmosi paktin detar ne favore te gerqise e gjen koken e kandilit ,edi ramen dhe rilindjen e mbeshtetem per te vene drejtesine ne vend ,jo te meret me llafollogjira e tehorira duhet te veproje ne praktike .

    Reply to this comment
  29. Emigranti November 24, 17:54

    KUJTES: PER GRAT E DEPUTETVE TE PD DHE PER BURAT E GRAVE SEKRETARE TE ATYRE QE IKEN DHE ATYRE QE JAN “RUANI BURAT,dhe JU sekretarxhi RUANI GRAT” T’JU MBLIDHEN NE DARKE NE SHTEPI MOS T’JU a mbledhin TE TJEREY DHE TUA SJELLIN NE THES PER PD ESHTE RASTI I DYTE ME SA DI UNE……

    Reply to this comment
  30. Arjani November 24, 18:30

    Mund te kete qene aksident por disa pyetje lindin
    1-Pse ishte ne Elbasan ne kete mot te keq?
    2-Kush e thirri?
    3-Makina 1.5 ore e ndezur, atehere, ne Elbasan ka qene?
    4-Pse devijoi rrugen mbasi doli nga tuneli ne rruge dytesore?
    5-Pse u fol ne fillim se nuk ishte vete?
    6-Me tel. komunikoi para apo pas aksidentit?
    7-Kur demtimet ishin te medha ne koke si arriti te komunikoje ne cel ?
    8-A u vertetua qe demtimet ne koke e qafe ishin shkaktuar nga perplasja brenda mjetit?
    9-Me cilen pjese te brendeshme te makines ishin shkaktuar demtimet fatale?
    10-Kur u be kaq shpejt ekspertiza e trupit nga kom.mjeko-ligjor?

    Reply to this comment
    • Skavse November 26, 01:04

      Une do shtoje si ka mundesi qe ne lufte me jeten celulari ju gjet ne dore pasi kishte pushuar se jetuari?

      Reply to this comment
  31. Marin November 24, 18:58

    Ai jo vetem rrypin e sigurimit nuk e ka lidhur, por as te pantallonave. Nejse, eshte gjynah, se te gjithe e kemi qejf ate pjeshken…

    Reply to this comment
  32. Pavarësia November 24, 20:42

    Këtu, sipas shumë komentuesve, të tilla vrasje janë politike dhe dora kryesore qenka S.Berisha. Po Saliut kush do tia kthejë këmbët nga dielli? Me siguri ata të cilëve u ka shërbyer për 40 vite me radhë por që një ditë nuk do tu hyjë më në punë. Ruajna, o Zot Shqipërinë!

    Reply to this comment
  33. redisheheri November 24, 20:48

    Deputeti iku ne mekat,kujtoni hamletin tek skena e lutjes se xhaxhait vllavrases dhe incestar.Nuk e vrau qe te mos shkonte i falur ne ate bote.Kryeministri nuk ka atributet e perendise qe te shpalle dite zie per nje deputet qe nuk dihet se si iku.

    Reply to this comment
  34. selimi November 24, 20:54

    Kam frike se eshte nje skenar i parapergatitur.C ne ne Elbasan benzi dhe 1.6 ore i ndezur?Nga tuneli 30 minuta mban.Ky eshte njeri publik , ku shkoi , pse, ke takoi, me ke udhetoi.Ka per dreq nje paralele me aksidentin e Kosta Trebickes.Ne se PD humbet zgjedhjet lokale te 2015 a duhet te jape doreheqjen Lulzim Basha?. Kush do t mund te kandidonte perballe Sali Berishes pervec Olldashit?.Sa e cuditeshme . Si ke kohen e diktatures. U vra Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Vdiq papritur Pjeter Arbnori, etj.

    Reply to this comment
  35. bato November 24, 21:19

    Kush do i zbuloje krimet e mundshme? Te gjithe hetuesit profesionist kriminalist jane hequr nga puna qe me 2005 kur erdhi ne pushtet Sala. Ata qe jane tani mender eksperte, nuk dallojne dot lopen nga dhija! Harruat Trebicken? Ekspertet shqiptare qe guxuan dhe kundershtuan “ekspertet” amerikane ( nje polic rrugor i pakualifikuar ishte),ua mbyllen gojen me telefonata anonime. Dhe Trebicka fle i qete nga eleminimi politik. Sic fle Azemi e shume te tjere.

    Reply to this comment
  36. Shqipe November 24, 21:21

    Duhet bere nje ekspertize nderkombetare. Po per Arminda Qylafkun perse nuk flitet?

    Reply to this comment
  37. thuthuqi November 24, 22:05

    ai ra ne krye te detyres…leshin…ai ra ne rrugen qe e inaguroj 10 ore para votimeve…rruge e sigurte…me benz 140 mije eurosh…pare te vjedhura nga djersa e popullit..thone edhe qe kishte me vehte…me mire spo e them…thone qe perdorte hunden…..thone….thone….epo pushofte ne paqe…me ne fund….

    Reply to this comment
  38. aksidenti November 25, 00:04

    Or ma hoqet trunin fare!!!! Po pse nuk thoni sa e kishte sasin e alkolit ne gjak qe eshte veprimi pare qe duhet te beje policia,per me teper mbas nje aksidenti me pasoje vdekje.

    Reply to this comment
  39. Genti November 25, 04:48

    A iu be autopsia trupît te ndjerit ne spital? A kishte alkol apo helm ne gjak?
    Si ka mundesi qe ai te beje aksident qe i merr jeten dhe te kete kohe te flase qetesisht ne cellular me shoferin e tij “Bera aksident, jam keq”?

    Reply to this comment
  40. dada November 25, 09:55

    Pse thoni makina e Olldashit , ajo makine nuk eshte e olladshit me letra se kushton 150.000 euro dhe do ta deklaronte , por ne fakte nuk eshte e deklaruar sepse ajo eshte e regjistruar tek Drejtoria e automjeteve ne emer te nje bizesemeni qe ketij ja kane regjistura kote se ajo eshte blere nga bizesemen tjeter qe eshte afre Berishes thjeshte per te fshere gjurmet . PER KETE JU TE GAZETES VERIFIKON . ESHTE nje dhurate per tendrin e fibrave te internetit.

    Reply to this comment
  41. genta bardhoku November 25, 15:20

    Te merret ne pyetje nga prokuroria Skender Gjinushi, sepse ai e ka paralajmeruar Kolin se do perfundosh si yt gjysh. Dashnor Mamaqe zyrtarisht vdiq aepae u rrezua nga kamioni. Koli zyrtarisht vdiq se u rrezua menje benz prodhim i vitit 2012, blere me parate e biznesmenit Bashkim Ulaj! per kete koincidence duhet pyetur Gjinushi.Prokuroria duhet te hetoje kush dhe pse ka treansferuar gjithe te dhenat nga lap-topet e gjetura ne bagazhin e Benzit ne hard disc nje terrabyte?

    Reply to this comment
  42. alb November 25, 16:05

    Ore ne te gjithe komentet qe shoh-lexoj, ve re shqetesimin per familjen e te ndjerit, teori konspirative per eleminimin fizik te tij, kushtet e motit, rast fatkeq etj budalliqe si keto.
    Ju kujtoj shkurtimisht:
    Sokol Olldashi ne jeten e vete ka qene nje “rrogetare” fillimisht gazetar, pastaj deputet dhe se fundi minister dmth ka pas nje rroge normale ministrore prej po themi 1 milion lek te vjeter.
    Tani lind pyetja prej 1 milion $ KU DREQIN I GJETI LEKET PER TE BLERE NJE MAKINE 140 MIJ DOLLARESHE? SI KA MUNDESI QE NE ASNJE MEDIA NUK U PERMEND NJE FAKT I TILLE? SI KA MUNDESI QE NJE NJERI ME NJE RROGE TE TILLE TE MBAJE SHOFER, KOSTUME TE SHTRENJTA SHTEPI 1000$ M KATRORE? TE GJITHE KEMI PRINDER, VELLEZER ETJ QE PUNOJNE SHUME ME FORT SE I NDJERI DHE NUK KANE KETO KUSHTE!!! Per post fatkeqesise qe i ka rene familjes dhehumbja e nje njeriu, besoj se duhet te shqetesohemi me shume per fatet tona, taksat tona te vjedhura, te ardhmen tone dhe femijeve tane qe po na vidhet!!!
    Kjo vdekje duhet te na sherbeje si mesim, duhet te reflektojme per vendin dhe njerezit qe po dhe do te na qeverisin.

    Reply to this comment
  43. Symiza!... November 25, 17:02

    Po perse ekspertët nuk deklarojne se në makine Olldashi ishte vetêm? Harrese? Duhet të kuptojne se neser pasardhesit e tyre do pergojohen dhe tregohen me gishta!Vertet ishte aksident?Po perse u deshën mbi dy orë per ta nxjerr të ndjerin nga makina? Nuk perben shkelje të rëndë kjo “vonesë”? A mundet dikush të ma shpjegoi kete vonese? Dhe pse gazetaret nuk jane lejuar të filmojnë e fotografojnë qe ne momentet e para? Cka ndodhur,o shtet i Rilindjes?

    Reply to this comment
  44. Horri i Bulevardit November 25, 17:59

    Informimi i pare qe ju be publikut ishte me i sakti, panvaresisht se duan ta quajne si nje loje e Lulit me gazetat e veta.
    Por mbasi shkuan , qe nuk duan te gjejne shkakun, por te mbulojne shkakun, puna u prish fare, se PD-se i duhej Olldashi Hero i Demokracise, nuk i duhej nje njeri me vese te keqija, qe kudo qe shkonte linte gjurme krimi dhe fodulleku.
    Sokol Olldashin e kane vrare, mire paska qene vetem, po e besojme, por na u deklarua se makina ishte shtypur ne ate gjendje, sa duhej zjarrfikesi dhe gersheret prerese, per te prere llamarinen, qe ta nxirrnin jashte te ndjerin, por ne pame makinen e Oldashit ne karrotres, ne gjendje te mire, vetem gervishjte.
    Ska qene vete i dyte, por rastesia qe rastis vetem tek krimineli Sali, ishte se edhe nje plak ka qelluar qe ka hyre paralel ne morg me trupin e Olldashit, ehe mire edhe kete rradhe po ju besojme se ne fund te fundit, sna behet vone se po hiqni qafe njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  45. lisdushku November 25, 18:37

    Mua me shqeteson fakti se PD nuk protestoi per vonesen e reagimit te policise 1.ne mbrritjen ne vendngjarje 2-Ne nxjerrjen e te ndjerit 3-Verifikimin e prere profesional per egzistencen e personit te dyte 4-Sqarimin e prere nga vinte i ndjeri?,ishte apo nuk ka qene kurre ne Elbasan,ende sot nuk del nje person i vetem ne Elbasan qe ta kete takuar,(1,5 ore makina ndezur,i bie te vinte nga Korca)5-Autopsia e bere me nxitim si per ndonje te pastrehe te gjetur rrugeve,me rezultate kontradiktore 6-Kontrolli teknik i mjetit i kryer me vonese,jo profesional me te dhena kontradiktore qe bien ndesh me kartelat e garancise qe shoqerojne mjete te tilla.7-Fshehja dhe mos publikimi i provave,gjurmeve,elementeve biologjike ne vendngjarje 8-Mos kryerja e analizave me te thjeshta te gjakut dhe peshtymes.Edhe per nje nga keto elemente do te kishte pasur revolta per paaftesine e qeverise dhe policine e Tahirit..

    Reply to this comment
  46. bbb November 25, 20:07

    Njoftim

    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:

    1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
    2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
    3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
    4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
    5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
    6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
    7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTI JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
    8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALOKOLIKE ME NGJYRE
    9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
    10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKNE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
    11. FAMILJARE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDNETI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR

    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
    QAFE KERRABE 25.11.2013

    Reply to this comment
  47. nick November 25, 22:41

    http://www.youtube.com/watch?v=XNCGRaQrDPk

    Crash Testi euroNCAP behet me shpejtesi 60 km ne ore dhe manekinet supozohet se nuk pesojne asnje demtim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*