Ekspertët e FMN në Tiranë, analizë sistemit financiar

March 10, 2016 09:15

Ekspertët e FMN në Tiranë, analizë sistemit financiar

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka nisur në Tiranë takimet zyrtare me përfaqësuesit më të lartë të sistemit financiar në vend.

Takimi i parë është zhvilluar me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare se çfarë është diskutuar, referuar axhendës së takimeve janë parashikuar të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike dhe perspektiva e rritjes dhe kushtet fiskale.

Gjithashtu, do të analizohen struktura e borxhit dhe parashikimet, qëndrueshmëria e borxhit, diskutimi i strategjisë së menaxhimit të borxhit të brendshëm, por edhe të jashtëm.

Axhenda e këtij misioni është parashikuar të jetë e ngjeshur që në ditë e parë të tij, ndërsa në ditët në vijim do të pasojë me takimet në stafet teknike.

Gjatë këtyre takimeve misioni do të analizojë treguesit e buxhetit, politikat fiskale, një rishikim të politikave ekonomike dhe të shkëmbimeve monetare, por dhe strukturat e reformave të ndërmarra. Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi në mes të muajit shkurt dhënien e dy kësteve të radhës së kredisë për qeverinë shqiptare në vlerën 72.4 milionë euro, duke e çuar shumën e përgjithshme në 226.8 milionë.

March 10, 2016 09:15
Komento

1 Koment

  1. pararoja kapitaliste March 10, 14:45

    Po diskutohen menyrat e neokolonializimit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*