Miliarda në koncesionet për Shëndetësinë, shihni ç’gjen në spitale OBSH

August 14, 2019 12:40

Miliarda në koncesionet për Shëndetësinë, shihni ç’gjen në spitale OBSH

Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe kjo me te vërtete i ka surprizuar ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një nga klinikat shqiptare publike gjatë një inspektimi në vitin 2018.

Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore.

Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëri kishte një mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard.

Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose okuloskop.

“Një qendër kishte ende në funksionimin makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze” thotë raporti.

Nga ana tjetër intervistat konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të pacientëve në shërbime laboratorike, veçanërisht në zonat rurale. Edhe për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet të shkojnë në poliklinika.

Qendrat mjekësore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve. Sidoqoftë, pajisjet e vjetëruara, mungesa e specialistëve të kualifikuar, veçanërisht në nivelin lokal, dhe buxhetet e kufizuara shtrëngojnë aksesin e barabartë në shërbimin shëndetësor, shkruan monitor.

Më herët ekspertët vendas të shëndetësisë pohuan, se qeveria ka keq-menaxhuar sistemin e shëndetësisë me Koncesione PPP, të cilat thithin miliona euro për shërbime dytësore të tilla si sterilizimi. Ekspertë pohojnë se investimi më i mirë në shëndetësi sidomos në rrafshin parandalues janë pajisjet mjekësore.

Pak kohë më parë u bë një rikonstruksion total i godinës në poliklinikën e specializuar të mushkërive në Tiranë në mure e orendi, por la të pandryshuara pajisjet e diagnostikimit shumëvjeçare dhe tashmë me rrezatim të lartë.

Inspektoret e OBSH-së vërejtën se ndërtesat janë kryesisht të vjetra. Disa ambiente janë rinovuar kohët e fundit, por me tavanin e mbuluar me myk, pa ngrohje dhe sistem ventilimit. Zyrat ishin të vogla dhe të pakëndshme, thotë raporti. Disa zyra akomodojnë tre deri në pesë njerëz, përfshirë pacientin, mjekun dhe një ose dy infermieret.

 

 

b.b/dita

August 14, 2019 12:40
Komento

15 Komente

  1. Mjek August 14, 10:52

    Me milionat dhe stermilionat qe jane hedhur per shendetesine, i bie qe qe sot te kishim spitale moderne .
    Por fatkeqesisht, cdo qeveri mafioze ne pushtet ka vjedhur me shume se 90 % te fondeve

    Reply to this comment
  2. demo August 14, 12:36

    Concesioni chak-fap i Vilma Nushit+
    Concesioni i car cafeve dhe batanijeve+ Concesioni i Hemodializes i donofroses+
    Concessioni i Guzhines te gjithe spitaleve+
    Concessioni i Laboratoreve te spitaleve’+
    Concessioni i furnizimit me Ilace+
    Concessioni i Paisjeve spitalore
    Po ti mbledhesh te gjitha,i kane marre buxhetit te shtetit 1 miljard e 200 miljon euro.
    Ti sheseh sot te gjithe spitalet me gjithe laboratore dhe ambulanca nuk shkojne me shume se 200 miljon euro.

    Reply to this comment
  3. Besi August 14, 12:55

    Edvin hajduti per veten e tij e dergoi bashkeshorten e tij te dyte te lindte princin e tij te dyte ne itali. Ky i korruptuar sinonim i vjedhjes dhe shperdorimit katastrofal te parase publike per interesa korruptive te tij duhet burgosur dhe bere shembull per te gjithe politikanet perfshi ketu kriminelin sali dhe te korruptuarit e neveritshem lulush dhe ilir qelbesiren

    Reply to this comment
  4. Lili August 14, 12:57

    Faji eshte edhe i joni qe durojme ato qe vjedhin90%te fondeve , apo jo mjek?!
    Nuk degjuam asnje mjeke shqiptar qe te dell e t’i thot Njishit se keto nuk jane detyrat prioritare! Nuk degjuam ne media cfare kerkojne specialistet e fushes si pajisje te domosdoshme urgjente!
    Ndoshta se edhe mjekeve iu pelqen ky kaos qe te kene te ardhura dytesore neper klinikat e tyre?!

    Reply to this comment
    • Tepsia August 14, 14:04

      Nga sa di, ka plot mjeke qe ua kane kerkuar pajisjet ministrave e ministreve, por nuk degjojne jo. Nuk degjojne se urdhri eshte firmosur nga i madhi me lart se ministrat e ministret.

      Per me teper, sa me e keqe situata te spitalet publike, aq me shume njerez do te shkojne te privati — dhe kjo eshte qartazi qe privati paguan hartimi ne politikave te tilla. Pra, pushtetaret tane mbushin xhepat si nga privati ehde nga 3P-te e fuqishme te Edi Rames, e para tij te Saliut, te Lulit, dhe Metes, nese do te ishte ne pushtet. Qe te gjithe jane bashke ne nje tepsi.

      Reply to this comment
  5. USA August 14, 13:08

    Eshte vjedhur cka ardh dhe ceshte gjet nga 92 e pas duhet te shkojne ne burg te gjithe ministrat e shendetsise pas 92 eshte lek i madh qe mund ti kthehet Shqiperise.

    Reply to this comment
  6. Vasili August 14, 13:18

    Cudi!
    Nuk doni te kuptoni qe truri jone eshte dhe me i vjeter dhe i gjithi i atrofizuar:
    Pese shekuj mbrapa.
    Ne kemi mbetur ne kohen e nuskes dhe jo te spitaleve.

    Reply to this comment
  7. Qente le te lehin karvani te shkoj perpara August 14, 14:01

    Doni edhe spitale ju ! Shkoni jashte shtetit si te gjithe, Shqiperia si ka akoma mundesite tju perkedheli per cdo gje bythen

    Reply to this comment
  8. Adhamudhi August 14, 15:21

    Ju shplaft mortja ju qe genjeni! I gjithe personelimjeksor me gjithe ministren e shendetsise dhe k/ministrin kur flisni per shendetsine publike !
    Asgje nuk ka ndryshuar madje gjendja eshte edhe me keq
    paaftesi dhe abuzime te medha me pacientet ne Spitalet e Tiranes!
    Organizim mizerable!
    Me roje spiralesh qe blokojne hyrjen dhe luajn rolin e Recepsionistit !
    Ku recepsionistet tallin bythen me telefona
    Ku pastries Ja luan rolin e infeoeres dhe infeierja rolin e Doktorit dhe doktori rolin e ministrit !
    Skandaloze asnji reforme shendetsore !

    Reply to this comment
  9. mirel August 14, 16:05

    Kurvat Ramiste ja kane luajtur fene ketij populli. Koncesionet e rruge e qe shemben..koncesionet e parqeve dhe bulevardeve qe qelbin puseta, koncesionet e parkimit ne spitale, sterilizimit..dhe gjithe skema e ndertuar nga qeveria per grabitjen e qytetareve do reflektohej doemos ne turpin e shtetit qe ka pajisjet me rreze te 1918es ndersa na bejne si te merakosur per suvane e teatrit nderkohe qe te semuret kurohen si ne epoken e gurit.
    Shtet qelbesire, popull idiot..rilindje maskarenjsh kriminele.
    Informaliteti, informaliteti…kuponi i qepes se mos nuk e paguan “biznesmeni” me trasta nga fshati

    Reply to this comment
  10. Monika hajdute me cizme August 14, 17:28

    Ju thame ne qe mos e hiqni nard noken dhe petrit vasilin nga minister shendetsie se do katandisemi keq,por ju nuk merni vesht,dhe ja rezultati.
    Mire saliu qe ishte mjek dhe e beri mjeksin oficine,kurse nard noka nga axhustator e beri mjekesin si saliu

    Reply to this comment
  11. ??? August 14, 20:02

    Koncesioni i sterilizimit eshte i dores se dyte…..kush e tha kete ?? Specialistet vendas te PD besoj.
    Po te ishte PD ne pushtet do degjonim specialistet vendas te PS….loje e vjeter kjo.
    Nuk eshte koncesion vetem i sterilizimit i cili nga spitalet behej ne autokllave te kohes se Zogut dhe te futura ne kusira ,pa piken e ekzagjerimit ne kusira llamarine.Eshte pajisja me vegla moderne operacionale e gjithe sallave te kirurgjise .
    Nese OBSH do shikonte gersheret e ndryshkura dhe bisturite 50 vjecare te seteve te vjetra ….do shkulte floket nga tmerri.
    Po kur ne mes futet propaganda per perfitim politik ,atehere nuk behet fjale per kritike por per shfrytezim politik te situates .
    Kush do pranonte nga ju komentues qe femija ti linde siper nje carcafi qe eshte lare ndonje 100 here dhe mbas pritjes se femijes tuaj do sterilizohet te autokllavat e kohes se pordhes me copa te grira sapuni ???
    Mos lini nam me komente sikur jeni zyrtare te larte te OBSH .
    OBSH dhe ne Gjermani te shkoje ,prap verejtje do bej….eshte pune e saj kjo gje !!

    Reply to this comment
  12. Arben August 15, 06:04

    Nga fitorja ne fitorje

    Reply to this comment
  13. spitalet nuk kane dushe ! August 15, 21:01

    Ne spitalin publik Ne Tirane

    1 -Nuk ka dushe !
    2-Nuk ka banjo normale !
    3-Nuk ka higjene dhe pasterti !
    4- Nuk ka Recepsion !
    5-Nuk ka organizim profesional urgjence sigurie higjeno sanitare !
    Cdo gje eshte mbrapsht komunikimi rregulli dhe sherbimi eshte 100 i dobet korruptiv abuziv !
    Sherbimi spitalor ne kohen e Enver Hoxhes ishte 100 here me i mire sec eshte sot ! Gjithmone flasim per sherbimin publik !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*