Ekspertët grekë negociojnë për “Detin”

May 1, 2018 19:05

Ekspertët grekë negociojnë për “Detin”

Greqia është angazhuar maksimalisht për negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, duke zgjedhur ekspertët më të njohur në vendin fqinj.

Mes grupit të palës greke bien në sy tre emra që edhe më herët janë marrë me këtë problem.

Ata ishin një ditë më parë në tryezën e parë të negociatave që u zhvilluan në Tiranë.

Vizion plus ka mësuar se tre ekspertët kryesorë të palës greke janë: Petros Liakuras, Kristos Rozakis dhe Efthimios Papastavridhis.

Liakuris është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe është pjesë e grupit të punës për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë prej vitit 2015.

Ka kryer studimet në Harvard ku është specializuar për negociata në teori dhe praktikë.

Rozakis është profesor në Universitetin e Athinës, diplomat dhe gjyqtar. Ai ka qenë në detyrën e Nënkryetarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa Papastavridhis është jurist dhe është specializuar për të drejtën ndërkombëtare detare. Takimi i parë mes ekspertëve zgjati rreth 8 orë dhe takimi i ardhshëm pritet të jetë së shpejti në Athinë.

Ndërsa ditën e enjte dhe të premte Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Selanik ku do të takohet me homologun grek Kotzias.

o.j/dita

 

May 1, 2018 19:05
Komento

6 Komente

  1. arberia May 1, 19:18

    Pse nuk u aktivizua, por u perjashtua Prof. Myslim Pashaj?!

    Reply to this comment
    • spata May 2, 11:18

      U zvendesua me Pr . Krisafin i vetmi qe njeh Konventat Detare dhe ka punuar per shume vite ne kete sektor te rendesishem .Myslymi e beri te tijen .Tani nuk duhen pika por llogjike Nderkombetare per ti mbrojtur pikat e kufirit detar .

      Reply to this comment
  2. Alban Dardani May 1, 20:17

    — Theksohet qe jane mare me keto probleme dhe me pare …Jane profesore dhe mesimdhenes ne universitete Amerik e Athin….Njohin legjislacionin dhe te drejten ndekombtare ….etjert qe vine pas…
    — PRA,…..LE TE KUPTOHET QE FLINI REHAT … SE KETO PUNE DO I BEJM SI THONE ATA… PRA… FAL ME SHNET FIIIIIZIIIT !!!..

    Reply to this comment
    • Po,Po May 1, 21:11

      Pse nxitohesh more Alban Dardani ?! Edhe ne , kemi ekspoertet tane , bile me pervoje e pergatitjen e duhur . Nuk jane idjotet shqiptaro-serbo-greke , qe firmosen faljen e qindra km2 det shqiptar ! Nuk duhen futur ne nje thes me bajraktarin serb te Vicidolit, te gjithe shqiptaret !

      Reply to this comment
  3. toni May 2, 06:23

    Me pak fjale kufiri do ndahet si e duan greket sepse ata kane ekspert te mire dhe ne jo! Ne 2009 nuk ishte po gjenerali Saliut qe tha pak a shume te njejten gje se Shqiperise nuk ka ci duhet deti se nuk kemi flote detare kurse Greqia ka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*