Ekspertët kërkojnë të zbulojnë pasurinë e Pablo Eskobarit

November 25, 2017 20:23

Ekspertët kërkojnë të zbulojnë pasurinë e Pablo Eskobarit

Pablo Eskobar, lideri famëkeq i kartelit të drogës në Kolumbi mendohet se ka fshehur një pasuri të madhe, përpara se ai të vritej në një shkëmbim zjarri me forcat kolumbiane në 2 dhjetor 1993.

Dy ish-oficerë të CIA-s janë në një mision për të zbuluar të vërtetën rreth parave të fshehura që kanë prekur Kolumbinë dhe ata kanë folur me disa trafikantë droge të besueshëm, të cilët kontribuan në seritë e Discovery Channel ‘Duke gjetur milionat e Escobarit’, i cili u lançua më herët gjatë këtij muaji

“Unë mendoj për këtë si një rast misteri. Disa nga njerëzit që kanë njohuri për çështjen mezi po dalin nga burgu dhe nuk janë të gatshëm të flasin” tha ish-oficeri i CIA-s Ben Smith për Fax News.

“Ne do kthemi në Kolumbi për të kërkuar dhe për të parë nëse mund të gjejmë fakte rreth pasurisë së Pablo Eskobarit”

Smith dhe partneri i tij, Doug Laux, me ndihmën e qeverisë kolumbiane, kanë krijuar kontakte me vendasit. Ata kanë folur edhe me John Jairo, një vartës i Eskobarit.

Smith dhe Laux përdorën disa nga teknologjitë më të fundit, duke përfshirë detektorë metalikë të sofistikuar.

Ish agjentët e DEA Steve Murphy dhe Javier Peña, të cilët u ngarkuan për gjetjen e Eskobarit gjatë mbretërimit të tij gjithashtu i kanë ofruar ekspertizën dhe njohurinë e tyre ish agjentëve të CIA-s.

November 25, 2017 20:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*