Ekspertët: Pallati 12-katësh në Durrës i pabanueshëm, por nuk do të shembet

December 2, 2019 13:10

Ekspertët: Pallati 12-katësh në Durrës i pabanueshëm, por nuk do të shembet

Pallati 12 katësh në lagjen 17 të Durrësit, i cili është një ndër pallatet më të dëmtuara është shpallur i pabanueshëm për banorët.

Ekspertët e vlerësimit të përbërë nga inxhinierë gjermanë dhe shqiptarë thanë se pavarësisht kësaj, ndërtesa nuk do të shembet pasi nuk ka probleme strukturore.

Pallati numëron gati 280 apartamente dhe banorët prej 26 nëntorit, nuk kanë hyrë në pallat.

“Tre shtyllat i kemi markuar me të kuqe dhe nuk ka arsye që për momentin ndërtesa të shkatërrohet. Ne e pamë me çekiç. Shkallën e parë e kemi parë me çekiç, ndërsa shtyllat kanë nevojë për vlerësim të mëtejshëm. Ndërtesa është e pabanueshme për momentin. Ndërtesa me këto mure që ka nuk të jep garanci, se bien muret. Pamë pjesën poshtë të garazhit dhe nuk pamë dëmtime të mëdha sa i përket kolonave. Ndërtesa nuk ka rrezik për rënie”, është shprehur inxhinieri gjerman.

Edhe inxhinieri shqiptar në një linjë me kolegun gjerman dha të njëjtat konstatime, por u kujdes të theksojë që Policia duhet të marrë masa që të mos lejojë asnjë banor të futet brenda.

“Bëmë inspektimin. Shumë shpejt do të vinë t’i kontrollojnë. Objekti është i pabanueshëm, asnjë banor nuk do të hyjë brenda sepse shkallët e katit parë kanë pasur çarje pasi skema statike e zgjedhur nuk ka qenë e përshtatshme. Kjo ka bërë që shkallët të thyhen por nuk përbën rrezik për qëndrueshmërinë e  objektit. Ne nuk dimë sa mban objekti. Në konstruksion objekti ka qëndruar. Asnjë nuk do të hyjë në banesë, policia duhet të marrë masat. Muratura është totalisht e shkatërruar, armatura është më e shtangët. Jorgani është prishur. Pjesa lart ishte më mirë se poshtë. Për atë që ka llogaritur konstruktori, i ka qëndruar”, tha ai.

j.l./ dita

December 2, 2019 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*