Ekspertët: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola, ja shkaku

July 28, 2017 12:27

Ekspertët: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola, ja shkaku

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI, ka reaguar pas shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Velipojë.

Sipas ISHTI-t, ka pasur rrjedhje gazi gjë që shkaktoi edhe shpërthimin e bombolës e më pas përhapjen e flakëve.

“Ka pasur rrjedhje të një depozite gazi në bodrumin e lokalit. Në bodrumin e lokalit ka pasur një çisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Inspektorët u futën në ambientet e lokalit. Shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e gazit të çisternës. Bombolat e gazit nuk kanë shpërthyer, ato janë në rregull”, thotë Inspektoriati Teknik.

Nga shpërthimi në lokal mbetën të asfiksuar 4 persona, mes të cilëve pronari i lokalit Besnik Zenuni. Ai është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, dhjetra të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

July 28, 2017 12:27
Komento

2 Komente

  1. ULLI MAGNA July 28, 13:06

    CFARE D.M.TH. QE ‘ISHTI’, KY INSPEKTORAT KA KONSTATUAR SE …”Bombolat e gazit nuk kanë shpërthyer, ato janë në rregull”… NDERSA NUK THOTE ASGJE SE SI ESHTE E MUNDUR QE NE BODRUMIN E LOKALIT I CILI ESHTE I VENDOSUR NE NJE GODINE TE MADHE 7-8 KATESHE DHE ME SHTRIRJE TE GJERE NE HAPESIRE …”Ka pasur rrjedhje të një depozite gazi në bodrumin e lokalit. Në bodrumin e lokalit ka pasur një çisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë.”…

    SI ESHTE E MUNDUR ?! … NJE CISTERNE 1.000 LITERSHE NE BODRUMIN E NJE PALLATI ?! … JA QE AKSIDENTI NDOSHI, DHE FALE ZOTIT NUK KA NDODHUR KASAPHANA QE MUND TE TE NDODHTE … !!!

    Reply to this comment
  2. ULLI MAGNA July 28, 13:09

    CFARE D.M.TH. QE ‘ISHTI’, KY INSPEKTORAT KA KONSTATUAR SE …”Bombolat e gazit nuk kanë shpërthyer, ato janë në rregull”… NDERSA NUK THOTE ASGJE SE SI ESHTE E MUNDUR QE NE BODRUMIN E LOKALIT I CILI ESHTE I VENDOSUR NE NJE GODINE TE MADHE 7-8 KATESHE DHE ME SHTRIRJE TE GJERE NE HAPESIRE …”Ka pasur rrjedhje të një depozite gazi në bodrumin e lokalit. Në bodrumin e lokalit ka pasur një çisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë.”…

    SI ESHTE E MUNDUR ?! … NJE CISTERNE 1.000 LITERSHE NE BODRUMIN E NJE PALLATI ?! …

    CFARE INSPEKTIMESH KA KRYER DHE KRYEN VERTETE ‘ISHTI’ ?! NJE CISTERNE 1.000 LITERSHE NUK MERRET NE XHEP E PASTAJ FUTET NE BODRUM ?! …
    JA QE AKSIDENTI NDOSHI, DHE FALE ZOTIT NUK KA NDODHUR KASAPHANA QE MUND TE TE NDODHTE … !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*